11/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 gusht 1993

Turizëm? Duhet të presim edhe 5 vjet

Mundësi të mira investimi për shqiptarët Flet Ministri Edmond Spaho. Projekti për pesë hotelet në Tiranë Turizëm? Duhet të presim edhe 5 vjet Mundësi të mira investimi për shqiptarët CARLO BOLLINO TIRANË — Pesë hotele tepër luksoze vetëm në qytetin e Tiranës, një tjetër në Gjirokastër, dy fshatra turistike (ndoshta) midis Durrësit dhe Vlorës. Dhe me dhjetëra aktivitete private tashmë kanë filluar dhe të tjera gati për të filluar, edhe falë financimeve që Komuniteti Evropian vë në dispozicion të shqiptarëve që kanë ndërmend të investojnë në këtë sektor. Ja bilanci i projekteve turistike në Shqipëri, për vitin 1993. “Duhet sikur gjërat lëvizin ngadalë, por turizmi ndjek zhvillimin e gjithë degëve të ekonomisë” shpjegon Ministri për Turizmin, Edmond Spaho. Është si të thuash se nuk mund të pretendohet më shumë nga një vend që po ndërton me sforco të madhe demokracinë dhe ekonominë e tregut. Ministër, le të fillojmë nga problemet: çfarë e pengon sot zhvillimin e turizmit në Shqipëri? “Para së gjithash mungesa e infrastrukturës: për të pritur turistë duhet rruga, drita, telefoni, uji. Vendet pranë nesh propozojnë modele shumë të zhvilluara të turizmit, dhe ne duhet të përshtatemi. Sigurisht duhet kohë...” Sa kohë? “Ne themi se duhen të paktën 4-5 vjet për të hyrë në treg me një farë kapaciteti, por për një zhvillim të plotë duhen të paktën 15 vjet. Është kohë fiziologjike. Këtu te ne duhet të përshtatet jo vetëm infrastruktura, por edhe mentalitetin e njerëzve. Sepse të bësh turizëm është edhe një fakt kulture dhe edukate dhe njerëzit tanë duhet të ambientohemi edhe me këtë”. Çfarë tipi turizmi keni ndërmend për Shqipërinë: një turizëm masiv, i tipit grek apo spanjoll, apo një turizëm elite si ai francez dhe p.sh. ai italian? “Ne do ta evitojmë me çdo kusht turizmin masiv, dhe do të synojmë në një nivel mesatar dhe të lartë. Nga ana tjetër Shqipëria është i vetmi vend i Mesdheut që disponon zona me male dhe me detet krejtësisht të pashtra. Është një privilegj i tillë që kemi ndërmend ta shfrytëzojmë”. Çfarë mund të bëjë një qytetar shqiptar që ka ndërmend të investojë në sektorin turistik? “Për shqiptarët janë parashikuar disa oferta në programin Fare të Komunitetit Evropian: për vitin 1993 janë ende në dispozicion rreth 1 milion e 300 mijë dollarë për financimin e iniciativave vetjake dhe të mesme si restorante, dyqane, aktivitete artizanati. Informacionet për të realizuar këto financime mund të mblidhen pranë ekipeve të ndryshme teknike që veprojnë në Tiranë dhe në 7 qytete të tjera. Por ne linja të përgjithshme ky program synon të nxisë aktivitetin në Jug të vendit, në veçanti në Gjirokastër dhe në Sarandë”. Le të flasim për projektet konkrete: cilat janë iniciativat tashmë të aprovuara? ”Ato më të rëndësishmet janë të sektorit hotelier. Midis të tjerat dhe ndërtimi do të fillojnë punimet e ristrukturimit të Hotel “Tiranës”, mbi bazën e një kontakti midis një shoqërie italiane dhe Albaturizmit tonë. Kjo do të thotë që hoteli duhet të mbetet: punimet do të zgjasin jo më pak se një vit. Edhe hotel “Dajti” do të ristrukturohet dhe do të zgjerohet, edhe pse ende nuk kanë përfunduar praktikat për financime: do të ndërtohen 110 dhoma të reja. Janë në fjalë punimet për një hotel të tretë, mbi kodrat e liqenit artificial: do të jetë i një strukture prej 200 dhomash e realizuar nga një grup sipërmarrësish kuvajtjanë. Hoteli i katërt (120 dhoma, 20 apartamente dhe 20 zyra) do të ngrihet në zonën ku ishte projektuar kohë më parë komiteti i ri gjendror. Projekti është i një shoqërie austriake që tashmë e ka marrë financimin nga Banka Evropiane dhe që do të ndërtojë edhe një qendër tregtare prapa ambasadës italiane. Dhe në fund është një projekt i pestë — edhe ky në pritje të financimit — i propozuar nga një shoqëri zvicerane për realizimin e një hoteli me 100 dhoma superluksoz, në një zonë pranë varrezave të dëshmorëve”. Kjo i përket Tiranës: por për pjesën tjetër të vendit? ”Në Gjirokastër kanë filluar punimet për ndërtimin e një hoteli të ri me 70 dhoma, e realizuar nga një firmë italiane dhe Albaturizmi...” Po fshatrat turistike do të bëhen apo jo? ”Ne shpresojmë brenda vitit të përfundojmë dy marrëveshje për fshatra turistike në Vlorë dhe në Durrës. Pastaj duhet të zgjidhim ofertat. E thashë: që duhet kohë. Nuk mund të ecet më shpejt. Nuk mundet” Hotel «Tirana», ndërsa pranë plazhi i Durrësit

«Lojtarët e çmuar» të Cremonese-s

Sport Si do të jetë seria A «Lojtarët e çmuar» të Cremonese-s GIANNI ANTONUCCI Pas 10 vjetësh rikthehet në serinë A Gigi Simoni që risjell në këtë seri Cremonesen pas vetëm 10 muajsh nga «disheza» në B. “Këtë herë — thotë presidenti Domenico Luzzara, 71 vjeç dhe që nga 26 në krye të Cremonezes — marrim vetëm biletën e vajtjes. Pa kthim. Në A jemi dhe do të mbetemi”. Për këtë objektiv të saj, ka mbullur llogaritë e sezonit të shitblerjeve «me humbje»: 5 miliard e gjysëm për blerje lojtarësh dhe pak më shumë se një miliard për shitje. Bombarduesi (sulmuesi më i fortë) mbetet në skuadër. Tentoni kushtoi një sakrificë të vërtetë për Cremonezen që, për një kampionat të qetë, ka marrë portierin Mannini (36 vjeç) që ka luajtur me Pisa, Bari, Fiorentina, qendërfushorin S. De Agostini të Atalanta, Castagna të Vicenza, Lucarelli të Padova, Bassani të Chievo. Përveç Lombardini-t të shtitur Vicenzës, ka mbajtur «copat e çmuara»: Maspero, Colonnese, Nicolini e Tentoni. Do të flitet vitin tjetër për një sjellje të tyre. Basti i Luzzara-s është ai që të mbetet më shumë se një vit në serinë A. Kjo s’i ka ndodhur kurrë deri më sot Cremonezes që mbështetet akoma mbi dy lojtarët e huaj Florjancic (gola shënuesi i turneut anglo-italian) dhe De Zotti. Blerje: Mannini (Fiorentina), De Agostini (Atalanta), Castagna (Vicenza), Lucarelli (Padova), Bassani (Chievo). Shitje: Lombardini (Vicenza) Skuadra: portierë A. Mannini, Turci, Razzetti; mbrojtës: Bassani, Castagna, Colonnese, Gualco, Lucarelli, Montorfano, Pedroni, Verdelli; mesfushorë: Cristiani, De Agostini, Ferraroni, Guindani, Pessotto, Maspero, Nicolini, Giandebaggi, Pirri; sulmues: De Zotti, Tentoni, Florjancic, Bruzzano, Cabrini L. Trainer: Simoni (i konfirmuar). 3. Vazhdo n.

Dje në Shqipëri

GJYKATA KUSHTETUESE SHQYRTON KËRKESËN E PS PËR LIRIMIN E FATOS NANOS - Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PS për heqjen e masës së arrestit ndaj Fatos Nanos, kryetarit të Partisë, aktualisht në burg i akuzuar për shpërdorim në lidhje me ndihmat italiane. Menjëherë pas arrestimit të tij Grupi Parlamentar i PS bëri ankësë pranë Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij grupi arrestimi i Nanos, duke qenë ende deputet ishte i paligjshëm dhe pse Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të tij. NE BURREL ZVOGËLOHET NUMRI I MESUESVE PA ARSIMIN PËRKATËS - Disa nga rezultatet jo të mira që u verifikuan në arsimin në rrethin e Burrelit vitin që shkoi u konsideruan edhe pasojë e ekzistencës së një numri relativisht të lartë arsimtarësh pa arsim përkatës mbi 158. Këtë vit shkollor po merren masa që kjo dukuri të kufizohet. Do të fillojnë nga puna 68 mësues të rinj që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe që janë nga ky rreth. KRYEMINISTRI MEKSI TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E PNUD-IT - Delegacioni i Guvernatorëve të PNUD-it i siguroi edhe njëherë Kryeministrin Meksi, se organizata ndërkombëtare do të vazhdojë të vazhdojë të mbështesë reformat që ka ndërmarrë qeveria e tij. „Ndihma do të shkalëzohet sipas nevojave të vendit“, theksuan zyrtarët e lartë të PNUD-it që ndodhen për vizitë zyrtare në Tiranë. Nga ana e tij, Meksi i cilësoi si shembullore marrëdhëniet e deritanishme të qeverisë me organizatën e fuqishme ndërkombëtare. Shqipëria aktualisht gëzon statusin e vendit në zhvillim dhe synon që të arrijë së shpejti statusin e vendit me zhvillim të ulët, gjë e cila do t’i bëjë më të mundur rritjen e ndihmës nga organizmat ndërkombëtarë.

Kisha do ndërtojë spitale në Tiranë

Do përfundojë Klinika e Urgjencave TIRANË — Kisha katolike do të fillojë financimin e ndërtimeve për zonën e re hospitalore të Tiranës. Lajmi erdhi nga Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Ministria e tij prej kohësh në kërkim të fondeve për realizimin e reformës shëndetësore, ngritja e kompleksit të ri është vetëm njëra prej pikave të parashikuara në këtë reformë. Veç kësaj, sipas Ministrit Shehu, Kisha katolike do të marrë përsipër edhe përfundimin e një objekti, punimet e të cilit kanë kohë që kanë filluar në periferi të Tiranës. Ky spital, i cili do të trajtojë rastet e urgjencave, kishte kohë që kishte filluar të ndërtohej i financuar edhe nga pasanikë italianë-shqiptar Ferra, por fondet për ndërtimin e tij u përdorën për qëllime të tjera nga qeveritë e fundit. „Zona e re spitalore — tha Shehu — do të jetë nën administrimin e Kishës Katolike, por ajo do të bëjë pjesë në sistemin publik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të udhëhiqet nga politika jonë shëndetësore“. Bëhet fjalë për miliona dollarë të cilat kisha katolike do t’i shpenzojë për ndërtimin e godinave të spitaleve dhe — ç’ka kushton më shtrenjtë — për pajisjen e tyre me pajisje laboratorë moderne. Shehu ka ndërhyrë pranë Qeverisë për të siguruar lehtësi për këtë iniciativë.

Ministri Teliti i premton minoritarëve shkollë të mesme në gjuhën greke

TIRANË — Minoritarët grekë në Shqipëri, brenda dy vjetësh do të arsimohen edhe në shkollën e mesme në gjuhën greke. Kështu deklaroi Ministri i Arsimit Teliti në një takim me komisarin e lartë të KSBE për pakicat etnike, van der Stoel, që po viziton për herë të dytë Shqipërinë. Sipas Ministrit shqiptar në këta dy vitet e ardhshëm do të bëhet një kapërcim cilësor në arsimin e pakicës greke në vend. Aktualisht, këtë vit arsimin më të gjuhën greke në zonat e minoritetit arriti deri në klasën e gjashtë dhe janë krijuar kushtet që ky të ngrihet deri në shtatë. Në Universitetin e Gjirokastrës do të hapet edhe dega e mësuesisë në greqisht.

Nga Shangai në Tiranë për të hapur një restorant tradicional

Lokali i parë kinez në Kryeqytet TIRANË — (fa. ba.) - Tashmë Tiranës i mungonte vetëm një restorant kinez për t’u quajtur kryeqytet i plotë europian. Pas hapjes së një sërë restorantesh luksoze, të hapura në shumë kënde të Tiranës, erdhi rasti i disko-tekat, gjithnjë thashe të mbushura plot në këtë stinë dhe më në fund: një çifti kinezësh nga Shangai. Kishin vënë re se Shqipëria ishte kthyer në vendin më të vizituar e më të frekuentuar nga turistët, e për këtë shpresojnë dhe të tjerë. Është një tabelë fare e thjeshtë që në sinjalizon praninë e tij, menjëherë posa hyn nga rruga e Kavajës në kryqëzimin me unazën e Kryeqytetit, shkruhet Restorant Kinez në gjuhën shqipe dhe përbri pesë hieroglife të mëdha kineze, të cilat dukshëm nuk di t’i përkthesh. Ideja interesante ka qenë e tyre të sjellin kuzhinën nga Shangai. Kishin vënë re se Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në Europë pa restorant kinez, dhe vendosën të provojnë fatin. Brenda lokalit të pret buzëgëzha e ngrohur kuzhine dhe një aromë karakteristike, si të gjithë restorantet lindore që përdorin erëzat pikante. Aroma e restorantit nuk e ka fshirë ambjentin karakteristik kinez — kinezët që punojnë këtu do të vazhdojnë të modifikojnë diçka — por menuja është krejt shqipt-kineze. Emrat e gjellëve tingëllojnë disi ndryshe nga ato që janë mësuar të dëgjohen deri tani në restorantet tona: pule dhe mish viçi Se Cuan, sallatë lotusit. Nuk mungojnë natyrisht gjellët me ushqimin kryesor të kinezëve, me oriz; janë pesë lloje të ndryshme të gatuara sipas traditës së vjetër kineze. Kështu, kinezët shfaqen për herë të dytë në Shqipëri, shqiptarët ishin mësuar t’i shihnin si ekspertë të teknikës së ndërtimit e “dhurues të përsosur” dhe të ngjashme me një glamnistak kolektiv të menjëhershëm pa u konkluduar ku banonin. Tani kanë ardhur si biznesmenë të shkathët në disa fusha. Dhe më lajm i restorantit kanë ndryshuar edhe rolet. Para disa vjetësh ishin specialistët kinezë që sillnin kuzhinën shqiptare. Tani janë shqiptarët që jo të duan në Shqipëri e Bellëti e kuzhinierëve nga Shangai.

Lajme sportive

ATLETIKË — (P.M.) - Edhe pse asnjë atlet shqiptar nuk ka arritur normat e pjesëmarrjes, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka fituar njëlloj dy atletë në kampionatin e ardhshëm botëror që fillon në 13 gusht në Shtutgart; dhe kështu do të marrin pjesë në gara Ermelinda Shehu, 16 vjeçare, në kërcim së gjati (disa ditë më parë në Tiranë ka arritur 6,20 m) dhe në kërcim tri hapësh e Ilir Xhani në 400 m dhe 400 m me pengesa që aktualisht është federuar për klubin e njohur gjerman Universitetit të Mainz-it; dy atletët synojnë të përmirësojnë rekordet e tyre të mëparshme; delegacioni shqiptar do të jetë kompletuar nga Petrit Qendro (sekretar i federatës) që do të marrë pjesë në Kongresin e IAAF. KUPAT EUROPIANE TE FUTBOLLIT — Janë përcaktuar më në fund datat që i përkasin ekipeve shqiptare; Patosi do të luajë ndeshjen e parë në Liechtenstein në 15 gusht në orën 17,30; skuadra do të niset në 13 me linjën ajrore Tiranë — Zyrih dhe vazhdim me autobuz për në qytetin e vogël të Balzers; ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin «Qemal Stafa» në 31 gusht në orën 16,30 nën drejtimin e një arbitri slloven. Janë konfirmuar datat edhe për Partizani-IA Akraens: 22 gusht në Tiranë (ora 17) dhe në 1 shtator në Islandë. KAMPIONATI BALLKANIK — Në program në Bukuresht, nga 9 deri në 14 gusht Kampionati Ballkanik për Kombëtaret e të rinjve; do të marrë pjesë Rumania «A» e «B» (kjo për shkak të ndalimit të pjesëmarrjes për ish Jugosllavinë), Bullgaria, Greqia, Turqia e Shqipëria; skuadrat janë ndarë në dy grupe; në grupin «A» Shqipëria do të takojë në 10 gusht Rumaninë «A» dhe në 11 gusht Greqinë, të dyja fillojnë në orën 18. Ja të grumbulluarit që janë nisur: portierë: Mergjyshi (Tirana), Shehu (Teuta); mbrojtës: Pali (Flamurtari), Gjoka (Skënderbeu), Dino e Shehu (Tomorri), Veliu (Besa), Xhegiri (Besëlidhja); mesfushorë: Kola (Besëlidhja), Kela (Tirana), Fetushi (Shkëndija), Bulku (Teuta), Hoxha (Kukova); sulmues: Slaku (Vllaznia), Qose (Skënderbeu) e Qorri (Apolonia). Trajnerë: Luan Deliu e Petrit Haxhiu. FUTBOLL — Ndeshje miqësore përgatitore të ditëve të fundit: Dinamo-Tirana 0-3 dhe 2-2; Vllaznia-Dinamo 1-0; Lushnja-Besa 2-2; Besa-Albpetrol Pato(si) 0-1; Elbasani-Tirana 2-3. Kupa e Republikës — Ndeshjet parapërmbyllëse: Skënderbeu-Ersekë 6-2, Saranda-Përmeti 3-0, Ballshi-Kuçova 1-0, Kukësi-Korabi 2-0 (për mospjesëmarrje të dibranëve).

Në Brendësi

Serbët i lënë Sarajevën kaskave blu Është betuar Alberto mbreti i ri i Belgjikës Këtë natë do të ndodhë «kërrnia» e yjeve

Letra nga përtej detit

Ke në të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përqaro, apo do të lexojnë në. Ne do të ndodhemi në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano 264, 70100 Bari. Nëse do të jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë. Ma rastin e ditëlindjes të motrës Anna Maria a cila jeton pranë kolegjit në Bari, e përshëndet nga Shkodër Enkela Kola. U rron jetë të gjatë dhe lumturi. E falenderon në këmbë për librat që i ka dërguar me miell, Pierro-n. Gjithashtu së bashku me Enkelën e përshëndesin dhe Denisa, Lindita, Anila dhe Ergy-si. (Enkela Kola — Shkodër) Që nga largimi i Adrit, djalit tim, së bashku me të shoqen, muajin e kaluar për në Itali nuk kam asnjë njoftim për të. Me të mbërritur në Bari më njoftoi pastaj kam humbur lidhjet me të. Meqënëse nuk kam as adresë dhe as numër telefoni ku mund ta kërkoj jam shqetësuari. Kërkoj ndihmë dhe falenderoj ata që do të më ndihmojnë për të gjetur adresë e tij. Ju faleminderit. (Familja Konomi — Korçë) Vajza Jonë Boi, siç e thërrisëm ne kur ishte e vogël, që prej tre muajsh ndodhet në Romë, pranë një klinike për kurim. Më 12 gusht ajo mbush 5 vjeç dhe me këtë rast unë dhe gruaja e përgëzojmë nga larg me mall duke i uruar të kalojë sa më gëzuar dhe të mos mërzitet. Dhe pak javë kanë mbetur dhe ne do të takohemi së shpejti. Për ditëlindje i kemi blerë mjaft dhurata të cilat janë të gjitha për Boin. Me këtë rast falenderojmë edhe personelin e spitalit dhe në veçanti prof. Girolamo-n që na ndihmoi dhe po na ndihmon aq shumë për shërimin e Boit tonë të vogël. (Etleva — Tiranë) Tiziana Di Bari përshëndet Blerinën Matin nga Vlora. Unë dhe Blerina jemi takuar në Brindisi më 13 qershor të këtij viti. I dhashë adresën time por nga ajo nuk mora asnjë lajm. Përtoj nga rasti që me anë të kësaj gazete të mund ta kontaktoj. Nëse është atë letër me mesazhin tim unë pres telefonatën e saj. Faleminderit. (Tiziana Di Bari — Brindisi)