Fillon veprimi i mb taksës prej pesë për qind Nesër taksa të reja doganore Për makinat e përdorura 45.000 lekë TIRANE — (d.k.) Që nesër hyn në fuqi një ligj i ri për doganat. Tashmë, tregtarët duhet të bëjnë llogaritë me taksat e reja. Është një masë që do të pasqyrohet edhe në nivelet e poshtme deri tek konsumatorët. Me ligjin e ri taksa doganore do të variojë nga 0 deri në 30 përqind. Tani edhe mallra të tilla ushqimore si detergjenti, orizi, vaji ushqimor, makarona, sapuni dhe vëza do të nënshtrohen taksës. Veç kësaj, të gjitha mallrat do të ngarkohen me një mb itaksë doganore prej pesë përqindësh të vlerës së mallit. Një tjetër taksë fikse do të rritet: për makinat e përdorura mbi 10.000 kilometra tani nga 22.5 mijë lekë do të paguhet 45 mijë lekë në pikat e kontrollit doganor. Një masë që synon kufizimin e hyrjes së makinave tepër të përdorura në vend. Një problem për të cilin ishte prononcuar edhe Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit. Nga pagimi i doganës do të përjashtohen gruri dhe mielli, ndërsa nga mb itaksa prej 5 përqindësh janë përjashtuar ndihmat humanitare. Por ligji i ri nuk parashikon vetëm rritje të taksave doganore. Për rreth 45 përqind të mallrave të nomenklaturës taksa do të ulet nga 10 në 5 përqind. Ekonomia shqiptare ende prodhon shumë pak. Si bazë e saj kryesore shërben sfera e qullkullimit. Një tregti që kryesisht mbështetet në mallrat e importit. Duke kaluar nëpër dogana këto mallra taksohen me taksa të ndryshme dhe më pas duke kaluar dorë më dorë, arrijnë tek konsumatori me një çmim, ku normat e fitimit janë shumë të larta. Ligji ekzistues i ndante mallrat në shtatë grupe doganore ku taksa ndryshonte nga 0 deri në 40 përqind. Një klasifikim i tillë krijonte mundësinë e lindjes së atij fenomeni që quhet evazion fiskal, pra një fshëheje e taksave. Mallra të ndryshëm për efekt të mos pagimit të taksave përfshiheshin në grupin doganor me pagesë më të ulët. Ky faktor ka peshën e tij në realizimin vetëm 57 përqind të doganave në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. A do të ndikojnë këto ndryshime në çmimin përfundimtar të artikujve që arrijnë deri te konsumatori? Specializtja në Drejtorinë e Doganave, Sabina Shyti, përgjigjet: “Ndryshime mund të ketë, por jo në atë masë sa kanë ndryshuar taksat doganore. Tregu vetë ka formuar një nivel të tillë çmimi, ku janë mjaft faktorë që ndikojnë dhe mekanizmi kërkesë-ofertë është shumë përcaktues. Faktorët e tjerë janë më pak të ndjeshëm. Ndërsa mbikapja prej pesë përqind nuk duhet marrë e shkëputur nga ndryshimet e tjera në ekonomi. Ajo është një masë e përkohshme që synon të rregullojë masë e përkohshme që synon të rregullojë një çështje ekonomizmi për prodhimet e pakta që kanë filluar në vend”. Si argument për mosndryshimin e çmimeve nga ndonjë ekspert jepet edhe shembulli i ndryshimeve që u bënë në mars të këtij viti. Atëherë u hoqën taksat doganore për mallrat e sportës. Ndryshimi u krye me synimin e stimulimit të importueve nga tregëtarët shqiptarë, por kjo u reflektua vetëm fare pak në çmimet e këtyre mallrave. Me ndryshimet e reja mbetet për t’u verifikuar reagimi i tregëtarëve, tregut dhe konsumatorëve të thjeshtë. Vetëm atëherë mund të bëhet një bilanc i efikasitetit të kësaj mase.
Tiranë: shpërthim i zhurmshëm në vendqëndrimin e taksive
Autorët e shkaqet ende të paidentifikuar
TIRANE — Shpërthim i zhurmshëm në qendër të Tiranës.
Pas ngjarjes — në të ndodhur në orën 12 e 15 minuta në vendqëndrimin kryesor të taksive — nuk është verifikuar asnjë viktimë apo plagosur. Vetëm dy makinat, në mes të cilave u hodh papritur lënda e cuditshme, u dëmtuan nga gomat dhe pjesët anësore të tyre. Specialistë kriminalisti Specialisti kriminalist i Ministrisë së Rendit Publik, i ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes konstaton se gropara e shkaktuar nga shpërthimi ishte e përmasave 20x20 centimetra dhe me thellësi 2 centimetra. Deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së premte lënda plasëse ende nuk ishte përcaktuar. “Ka filluar çështja penale për zbulimin e shkakëve dhe autorëve”, ishte konfirmimi i parë i Komisariatit numër 1 të Policisë së kryeqytetit. Edhe pse për verifikimin e ngjarjes Komisariati thirri shumë persona, për asnjë prej tyre nuk u muarr masa e ndalimit. Sidoqoftë — edhe sipas pronarëve të dy makinave të dëmtuara — motivet që shtynë këtë veprim janë të karakterit të dobët. Policia Kriminale dhe Hetimoret e Komisariatit numër 1, e ndodhur menjëherë në vendngjarje, përgjegjësitë zërat e përhapur për të plagosur dhe se ngjarja ishte një vepër e mirëfilltë terroriste. Sipas ekspertëve të policisë makinat e dëmtuara lehtë dhe zhurma e frikshme, ishin të vetmet efekte që la pas shpërthimi misterioz. Hetimet vazhdojnë.
Një nga makinat e dëmtuara gjatë shpërthimit
«Çështja e pesticideve»: në stacionin e Bajzës tentohet të vidhen bidonat
Përdoren nga fshatarët për të mbushur ujë të pijshëm
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Ka filluar tashmë të dëmtojë në proporcion të gjera ngarkesa e helmuar e Bajzës. Pas thirrjeve të bëra nga specialistët e Komitetit të Mjedisit, veprimtarët ekologjistë dhe qytetarë të thjeshtë për rrezikun që përbënin vagonat e ngarkuar me pesticidet e skaduara të ardhura nga Gjermania, ditët e fundit janë zbuluar shenjat e para të rrezikshme. Këtë herë më shumë se vetë lënda frika është nga bidonat në të cilat ruhet. Një nga punonjësit e Komitetit të Mjedisit, që merret prej kohësh me këtë çështje, Andrea Mato, i tregoi Gazetës një episod mjaft shqetësues të verifikuar prej tij. Kanë filluar të shiten bidonat që mbajnë pesticide. Raste të tilla janë vënë re prej tij në vendbanimet rreth Bajzës, ku fshatarë të ndryshëm i kanë përdorur bidonat për të transportuar ujë.
Janë zbuluar në stacion 11 bidona gati për shitje. Tetë prej tyre u gjetën të boshatisur. Ende nuk dihet ku është derdhur pesticidi nga personat e panjohur. “Lënda është shumë e rrezikshme — shprehet Mato — dhe unë i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë blerë bidona të tillë që të mos i përdorin për përdorim familjar”. Bidonat janë përdorur për të transportuar një pesticid me bazë zhive që quhet falizan. Sipas ekspertëve ai është shumë i helmues. Mjafton 30 kilogram për t'i për të helmuar 3.000 persona. Pesticidi është i destinuar për të dezinfektuar farë të llojeve të ndryshme. Një rast i helmimit masiv me të është verifikuar shumë vjet më parë, në 1966. Atëherë një fshat i tërë pranë Përmetit u helmua dhe dy vetë vdiqën nga që kishin përdorur grurë të dizinfektuar me falizan. Vetëm se atëherë gruri të pakten ishte shpëlarë disa herë me ujë.
Një polic që ruan vagonat me pesticide në Bajzë
Orët e para në burg të Alisë
Përurohet për të burgosurit një mjedis i ri sanitar
Orët e para në burg të Alisë dhe të gjashtë blokrmenëve
Përurohet për të burgosurit një mjedis i ri sanitar
TIRANË — Kanë kaluar tre netë në Burgun e Tiranës për Ramiz Alinë dhe gjashtë ish-funksionarët e tjerë të lartë të PPSH që janë arrestuar ditën e enjte. Por që të nesërmen e ditës së arrestimit Alia dhe të tjerët u gdhinë në një ditë të veçantë: Burgu festonte hapjen e sektorit të banjove të reja. Një festim modest i shoqëruar me një racion hallvë — ëmbëlsirë tradicionale — të cilën fillimisht nga të burgosurit e rinj, e provoi Pali Misika. Në mbrëmjen e ditës së enjte të shtatë të arrestuarit morën në ngarkim nga një dyshek, jastëk dhe dy battanije të reja për secilin. Sot gjenden të shpërndarë në dhomat e izolimit të tre kateve të Burgut të Tiranës, ndërsa ata që kohën e pushimit italian.
Mëngjesi i ditës së premte bashkoi Alinë, Murrën, Çamën, Çerravën, Miskën, Asllanin dhe Bektëshin — gati pas një vjetëve — në një dhomë të vetme: vetëm pak dhe vetëm për t’i prezantuar rregulloren e burgut, që duhet zbatuar me rigorozitet. Pastaj në orën 9.30 të gjithë njëri pas tjetrit iu nënshtruan qethjes zero. Ndërkohë filluan edhe takimet e para. Besnik Bektoshi iu lejua që të takohë për disa minuta — dhe të marrë edhe ushqime — me bashkëshorten, djalin dhe një të afërm tjetër. Të gjithëve pa përjashtim iu lejuan ushqime, më të preferuara prej të cilëve ishin makaronat. Ramiz Alia ka veshur një palë tuta sportive ngjyrë blu, ndërkohë që edhe të tjerët janë pajisur me një veshje të tillë. Në burg të tregojnë se morali i të arrestuarve te enjen për “përvehtësim të pasurisë shtetërore dhe shpërdorim detyre” nuk është edhe aq i lartë. Madje, ndokush prej tyre nuk i ka mbajtur dot lotët.
Rregullat që duhet të përballojnë Alia dhe gjashtë të arrestuarit e fundit — ashtu si gjithë të izoluarit e tjerë — tashmë janë prezantuar.
Në Brendaësi
Kosovë OKB-ja dënon serbët
Nënë Tereza shtrohet në një spital indian
Trembëdhjetë krime misterioze në Itali
Një sponsor italian në futbollin shqiptar
Buxheti: 100 milion. Blihen tetë lojtarë
Sporti
PINO MONTAGNA
KJ Tirana, pas një periudhe të gjatë krize, kujtojmë se ishte e vlerësuar si e rrezikuar nga kategoria, ka bërë në ndihmën e një firme të njohur italiane Anetron, ku tërhequr e kanë nga tregëtari i vetëshuar me tregun e Metush Beleri dhe Diego Ferrara, përfaqësues të Aristonit në Shqipëri, u bë konkretizua me krijimin e një shoqërie sportistike me të ardhura të mëdha, me program shumë ambicioz për të qenë sa më afër tifozëve. Buxheti vjetor i sezonit 99-04 u llogarit në 100 milion lira (8 milionë), nga bazë për lojtarët u caktua një rreth 100 dollarë në muaj dhe shuma në klub mund të shkojë në 100 milion. Për këtë mënyrë, pra, emri i sponsorit italian qëndron si klub i italianit Ferrara ka mundur të bëjë një revolucion në vërtetë tek një: janë blerë 8 lojtarë (Fortuzi, Malko, Prenga e Tole nga Dinamo, Skela nga Flamurtari, Leka dhe Abazi nga Pogradeci, Shkurti nga Besa) ndërsa po ashtu larguar janë të sezonit të kaluar; mbeten vetëm Mema, Sula e Dede. I
Sot në orën 17 në Stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”
PARTIZANI — IA AKRANES (ISLANDA) NË KUPA E KAMPIONËVE — ndeshja e vajtjes.
Arbitër: BENSON (ZAGREB, KROACI)
Vëzhguesi i UEFA: CASAWIN (ITALIA)
Formacioni i mundshëm: Bardi-Berkeri-Mytari-Baçi-Shukriu-Bisha-Sinjali-Deliaj-Dost-Reshka (Satka)-Goci.
Ti dhe traineri Fatmir Frashëri që do të jetë i ndihmuar nga të njohurit Millan Baçi e Shkëlqim Muça; në këtë kohë nga Italia kanë ardhur gjithë kompletet sportive dhe këpucët. Përgatitja është zhvilluar në Qendrën Turistike të malit të Dajtit (ky vend do të tërhiqet dhe modernizohet nga klubi për një kohë të shkurtër) dhe në Durrës. U krye edhe shoqëria e tifozëve të Klubit Tirana. Në fund u huazua nga Ministria e Kulturës, administrimit i stadiumit “Sulejman Stërmasi” (ish-lokali i Dinamos), sezonin sportiv filloi me një fitore domethënëse 3-1 kundër Besës së Kavajës për Kupën. Por është kaq shumë një prijmë me padurim për derbin e 4 shtatorit (1, 1 Kampionatit) kundër kampionëve të Partizanit! Tirana ka si objektiv të shpallur fitimin e titullit dhe pjesëmarrjen në Kupën e Kampioneve.
Në Brendësi
Kosovë
OKB-ja
dënon
HOROSKOPI I JAVËS
Stella Wilder
Dashi 20/III 20/IV
Gjithë javën njerëzit duket se nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin për ju. Mos lejoni që thashethemet t’ju detyrojnë për diçka. Kontaktoni jo të zakonshme me persona jo ndër miqtë tuaj.
Demi 21/IV 20/V
Komunikimi me ata që nuk mbë- shtehen ambiciet tuaja mund të jetë mjaft i vështirë. Mundohuni të shijoni gjërat sensi praktik dhe vullneti do të jenë dhuntitë e domosdoshme për javën.
Binjakët 21/V 20/VI
Akoma edhe një herë do të keni të bëni me një problem që rritet nga e kaluara juaj, por, ndryshe nga zakonisht zgjidhja do t’ju duket bile si e shijoi. Do të ndjeheni të liruar nga një peshë.
Gaforrja 21/VI 22/VII
Do të keni në dorë atë që prej kohësh e kërkonit: ka qenë ndota gjithmonë aty dhe ju nuk e vini re. Një fillim lave i shkëlqyeshëm rrezikon të përmbysë. Shijojeni pa jetur mbi dafina.
Luani 23/VII 22/VIII
Do të nxirrni rezultatet të shkëlqyera nga një bashkim harmonizues, intelektit dhe instinktit. Lëreni veten të lirë: edhe për ju rekomandohet një bosht absolut në instinktin krijues.
Virgjëresha 23/VIII 22/IX
Pjesa e parë e javës do të karakterizohet nga një konkurrencë e pamëshirshme. Mos lejoni t’ju mundin: të kundërshtoni hyn algurisht në mundësitë tuaja. Mos humbni kontaktin me realitetin.
Peshorja 23/IX 22/X
Kush jeton ose punon afër jush nuk do t’i kuptojë motivet tuaja. Kjo do të ndodhë me një herë në ditët e ardhshme. Ju bëni mirë të mos lejoni asnjë spegime. Jeni në një pozicion që ju kërkon durim.
Akrepi 2/X 21/XI
Duhet të punoni më shumë se zakonisht për të kënaqur kërkesat jo të zakonshme. Mos harroni ekzigjencat tuaja. Asgjë nuk do të jetë e lehtë. Duhet të reflektoni shumë.
Shigjetari 22/XI 21/XII
Suksesi do të varet krejtësisht nga përgatitja e bërë deri tani, vazhdoni në mënyrë metodike dhe me kujdes; arrini momenti ti paraqesin kërkesat tuaja. Të tjerët do të mundohen t’ju plotësojnë.
Bricjapi 22/XII 19/I
Keni ristabilizuar më në fund ekuilibrin tuaj emocional. Duhet të punoni për të vënë rregull në dëshirat dhe projektet tuaja. Mëndja juaj është gati të përballojë çdo lloj problemi.
Ujori 20/I 19/II
Mos lejoni që një bllokim në emocionet tuaja të komprometojë punën tuaj dhe të shkaktojë zhgënjime të pajustifikuara. Imagjinata dhe kritika juaj do t’ju jenë shumë të nevojshme.
Peshqit 20/II 19/III
Do të jeni e rëndësishme për të lënë objektivat. Mos lejoni të rrëmbeheni nga ngjarjet deri sa të humbni karakterësinë e të menduarit. Praktikoni «buon sensi» do të jenë të rëndësishëm.