25/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 gusht 1993

Në gjyq çështja e birësimeve

Në përfundim hetimet për Vasil Plakun Akuzë: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash FATOS BAXHAKU TIRANË — Ka përfunduar çështja komore për dy të akuzuarit kryesorë të “çështjes së birësimeve” dhe dokumentat do t’i paraqiten së shpejti Gjykatës së Tiranës, e cila do të gjykojë për drejtësinë e akuzave të ngritura ndaj tyre. Shkon kështu drejt përfundimit një nga çështjet që është diskutuar më shumë nga opinion i shqiptar këto dy vitet e fundit. Dy të akuzuarit kryesorë janë Vasil Plaku, ish zvëndës Prokuror i Përgjithshëm dhe Myzejen Belshaku, ish-drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës. Akuza deri tani janë në këtë mënyrë: “shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash”. Akuza për të cilat Kodi Penal parashikon dënime të rënda: maksimumi dhjetë vjet burg për të parën dhe tetë vjet për të dytën. Hetimet mbi birësimet kanë vazhduar për shumë kohë. Ka qenë një punë voluminoze — me qindra dosje — që hetuesit kanë kontrolluar gjatë këtij viti. Hetimi për këto çështje filloi në korrik të vitit të kaluar, menjëherë pas konkluzioneve të Komisionit të Birësimeve, që u ngrit menjëherë pas ndërprerjes së birësimeve nga Dekreti i Ramiz Alisë. Ky Komision vërejti edhe parregullsitë e para. Në mbi 300 raste të adoptimeve të gjykuara nga gjykatat shqiptare në periudhën qershor 1991 — mars 1992, hetimet kanë verifikuar shkelje proceduriale të rënda. Shatë ish-gjyqtarës e avokatë janë nëndekje penale, shumica e të cilëve janë larguar prej kohësh jashtë shtetit. Vasil Plaku, në atë kohë ish-Nënkryetar i Gjykatës së Tiranës, ka gjykuar 98 çështje të tilla. U urua si i pandehur nga Prokuroria e kryeqytetit, menjëherë pas heqjes së imunitetit nga Parlamenti në janar të këtij viti, ndonëse vazhdonte të ishte zvendëspokorur i Republikës. Para disa kohësh iu ndryshua masa e sigurimit dhe që atëherë vazhdon të jetë i mbullur në Burgun e Tiranës. Për ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës akuzat mbështeten edhe në një ngjarje të ndodhur në Durrës. Sipas akuzës ajo ka falsifikuar në dokument për adoptimin e një foshnjeje nga një familje italiane. Shkresa e falsifikuar, paragjiste miratimin e një nëne për të dhënë fëmijën e saj të mitur, që të cilën vetë të prindërit më vonë e kundërshtuan me forcë. Të dy të akuzuarit janë mbrojtur duke u shprehur se veprimet e tyre nuk kanë sjellë asnjë pasojë të dëmshme për fëmijët e birësuar. Dhe pikërisht kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë çështjes. Meqë e dhënë zyrtare nuk është depozituar për keqtrajtimin e fëmijëve jashtë, apo aq më tepër për tregtinë e tyre. Këtë e vërteton edhe fakti që asnjë gjykatë minorenësh jashtë vendit, nuk ka kërkuar post vendimin shqiptar për birësimet. Përkundrazi, familjarë të ndryshëm kanë paraqitur dëshmi e prova indirekte se shumë fëmijë jetojnë në kushte të mira në familjet që janë adoptuar. Problemi duhet zgjidhur në rrugën zyrtare, por deri tani asnjë hap konkret nuk është marrë me këtë çështje e vazhduar.

shme të Prokurorisë së Tiranës për dikasteret që mund të kontribuojnë. Në dosjet e dy të akuzuarve kryesorë nuk është depozituar asnjë dokument origjinal i gjykatave të huaja. Shqipëria e viteve 90-91 ishte një parajsë e vërtetë për çifte e huaja që kërkonin të adoptonin fëmijë. Procedura të shpejta, thuajse falas, gjykatat që nuk kishin përvojë në këtë fushë dhe, për më tepër prindër — që të detyruar nga varfëria ekstreme — nuk hezitonin të jepnin miratimin e tyre. Shumë të mitur kanë përfunduar në Itali e Greqi dhe më pak në SHBA. Nuk mungojnë dhe rastet e Finlandës e Maltës. Tani birësimet nga të huajt janë ndërprerë dhe shumë ish-gjyqtarës, dikur të mesuar të gjykonin të akuzuarit, presin vendimin e drejtësisë. Por e gjithë historia ka edhe një aspekt tjetër, më pak sensacional dhe shpeshherë të harruar. Një nënë e re nga Vlora ka kohë që kërkon të hyjë në lidhje me familjen italiane që ka adoptuar fëmijën e saj. Si procedurë rasti është krejt në rregull. Por këtu është shfaqur humaniari që intereson më shumë. Nëna e re kishte marrë premtime të shumta nga çifti italian. “Të paktën do të rregullohej fëmijët e tij”, kishte menduar ajo. Por muajt kaluan dhe dhuratat e premtuara nuk erdhën. “Prisja një vapur me roba, por mora vetëm një televizor të përdorur”, thotë ajo.

Nga bodrumet e ish-KQ kalojnë në Arkiv dokumentet e para

Janë 18 dosje nga financa dhe kuadri TIRANË — (va. ba.) — Ka filluar marrja në dorëzim nga Arkivi i Shtetit i dokumentave të jetuara në bodrumin e ish-Komitetit Qendror të PPSH. Në ditën e parë të punës së një komisioni të posaçëm, të ngritur nga përfaqësues të Arkivit Shtetëror dhe të Partisë Socialiste, janë 18 dosjet e para që kanë kaluar në inventarin e këtij arkivi. Dokumentat e para të “të sketëzuara” janë në numër i madh nëntësh e kanë të bëjnë me marrëdhëniet financiare të Komitetit Qendror të PPSH. Në të njëjtën vend janë zbuluar edhe dokumenta të tjera. Shumë prej tyre — sipas burimeve të Arkivit — mbajnë vulën sekret ose tepër sekret. Janë shkresa që kanë të bëjnë me emërime dhe shkarkime kuadrosh të aparatit të lartë burokratik të kohës. Dokumentet shumë të rëndësishme, të firmosura nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Simon Stefani, Lenka Cuko, Ndoshta do të kenë ditë mbi disa nga aspektet më të pandriçuara të historisë së diktaturës: lufta kundër grupeve puçiste. Për persekutimin e plotë dhe për kohështrirjen e tyre ende nuk ka prononcim zyrtar. “Në fund, pasi t’i kemi marrë të gjitha dokumentat do të japim një komunikatë shtypi”, shprehet Luan Maltëzi, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit. Sela e ish-Komitetit Qendror të Partisë komuniste Seleksionimi i tyre u bë në mënyrë të rezervuar, për të evituar çdo lloj konfusioni. Procesi i klasifikimit dhe marrjes në dorëzim të dokumentave — gjatë e të cilave u denonçua kohët e fundit nga Maltëzi — do të kërkojë kohë. Në bodrumet e godinës së madhe specialitet janë duke punuar në kushte të vështira ndriçimi. Dokumentet u gjetën pas sinjalizimit të një qytetari të thjeshtë. Bashkë me to u gjetën edhe disa kuti metalike, të zhytura thuajse krejtësisht në ujë, për të cilat u shfaqën 1 tyre shkaktoti shumë diskutime jo vetëm në shtyp. Pati zëra që u shprehën se dokumentat ishin lënë aty thjesht për t’u asgjësuar si pa vlerë. Kjo ide u hodh poshtë menjëherë nga Maltëzi. “S’ka dyshim se ndonjë prej tyre mund të jetë pa vlerë — ishte shprehur ai — por përgjegjësimi e dokumenteve ka rregulla shumë rigoroze. Pikërisht këto nuk janë zbatuar. Pastaj, nuk nuk e kuptoj si mund të quash pa vlera arkivore dokumenta të cilat mbajnë vulën “tepër sekret” dhe firmën e atyre që për më shumë se 40 vjet drejtojnë sistemin komunist në vend”. Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave ishte shprehur për përzgjedhës shumë të rëndë të tyre që i kishin braktisur dokumentat në bodrumet e ish-KQ të PPSH.

Në OKB bisedime direkte midis Greqisë dhe Maqedonisë

NJ. JORK — Qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë kanë vendosur të nisin bisedimet formale që do të nisin me 28 shtator, në selinë e Shteteve të Bashkuara, për të përmirësuar marrëdhëniet reciproke dhe për të zgjidhur çështjet kushtetuese. Lajmi u dha të hënën nga përfaqësuesit e Greqisë dhe Maqedonisë OKB-së, pasi foli me të dërguarin special të OKB-së për çështjen greko-maqedonase, Cyrus Vance. Maqedonia u pranua në OKB në pranverën e kaluar, pas refuzimit të greqisë për t’i kundërvënë pranimin nga ana e Maqedonisë të emërtimit provizor “Republika Ish Jugosllave e Maqedonisë”.

Kavajë: Vritet një 25-vjeçar në përleshjen pranë plazhit të Golemit

KAVAJË — (ed. la.) — Përleshje me armë në afërsi të Plazhit të Golemit në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në orët e vona të natës. 23 vjeçari Ndriçim Kaza, 23 vjeç, incidenti ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së shtunë në rrugën automobilistike Golem-Kavajë, shumë pranë plazhit. Autorët, tashmë të identifikuar, janë në kërkim nga punonjësit e Degës së Rendit Publik të Kavajës. Sipas këtij organi përleshja ka ndodhur për motive të dobëta, shkak i të cilave ishte një zënkë e dy-tre ditëve të shkuara. Viktima Kaza — që ka qenë edhe drejtues i makinës — ka vdekur në Spitalin e Kavajës një orë pasi ishte goditur.

Së shpejti ligj më liberal për investimet e huaja

Parashikohet edhe lejimi i punëtorëve jovendës TIRANË — (a. s.) — Ka përfunduar dhe së shpejti pritet të diskutohet në Parlament projektligji “Për investimet e huaja në Shqipëri”. Në gushtin e vitit të kaluar Parlamenti shqiptar miratoi të parin ligj për investimet e huaja, duke krijuar kështu më në fund, një bazë dhe mbështetje ligjore për investitorët e huaj. TIRANË — (a. s.) — Ka përfunduar dhe së shpejti pritet të diskutohet në Parlament projektligji “Për investimet e huaja në Shqipëri”. Në gushtin e vitit të kaluar Parlamenti shqiptar miratoi të parin ligj për investimet e huaja, duke krijuar kështu në fund, një bazë dhe mbështetje ligjore për investitorët e huaj. Eksperienca thuajse njëvjeçare dëshmoi edhe për disa mangësi, të cilat shu më disa faktore të tjerë i bënë ndryshimet ligjore, të nevojshme në tërësi. Një ndër këto ndryshime do të jetë lejimi i punëtorëve jovendës që të punojnë në Shqipëri. Projektligji i ri është më liberal. Nisur nga kjo gjendje, Qeveria Shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për rritjen e ritmeve të investimeve të huaja. “Ekspertët e Qeverisë po shkojnë mundësinë e kryerjes së disa përmirësimeve në Ligjin për Investimet e Huaja”, pohol për këtë Kryeministri Meksi. Projektligji është hartuar nga specialistë të Ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me Jashtë dhe pas kalimit në Qeveri, pritet të shqyrtohet nga Parlamenti i ardhshëm. Ai ka një natyrë më liberale se ligji ekzistues dhe kryen mjaft lehtësira për investitorët e huaj. Një radhë procedurash burokratike — të panishme deri tani — janë shmagur. Partnerët e huaj nuk do të jenë më të detyruar që, krahas licencës, të marrin edhe autorizime paraprake nga bashkitë apo nga Qeveria. Gjithashtu atyre u njihet e drejta të punësojnë edhe punëtorë jovendës. Projektligji përcakton qartë mjaft terma juridikë e në radhë të parë atë të investitorit të huaj. Vëmendje i është kushtuar edhe problemeve të hartimit dhe zbatimit të kontratave si dhe krijimit të shoqërive aksionere kompleksur me procesin e privatizimit.

Në Brendësi

Incident hekurdhor në Kosovë Brindizi klandestinë në frigorifer Mjaft simpati për Dinamon në Bergamo

Kurorëzohet në Shkodër Top Modeli i parë

Në Paradën e Modës morën pjesë 30 vajza dhe 4 djem EDMOND LAÇI SHKODËR — Në Shqipëri ekziston edhe një TOP MODEL. Vajza shkodrane e sapokurorëzuar në teatrin “Migjeni” të qytetit të saj, është e para femër shqiptare që vlerësohet me këtë emër të ri. Nis kështu u materializua një tjetër ëndërr e ndryshuar për shumë vite, të cilën femrat tona e kishin vështirë ta shfaqnin nga frika e tejkalimit të revistave që kalonin pa dobi. Para se të kurorëzohej e shpallur në Shkodër — organizuar nga Federata e Rinisë Shqiptare dhe Forumi Rinor i PD — 30 mbodhi në spektakël mbi 30 vajza (përmasat dhe modelat) ... EDMOND LAÇI SHKODËR — Në Shqipëri ekziston edhe një TOP MODEL. Vajza shkodrane e sapokurorëzuar në teatrin “Migjeni” të qytetit të saj, është e para femër shqiptare që vlerësohet me këtë emër të ri. Nis kështu u materializua një tjetër ëndërr e ndryshuar për shumë vite, të cilën femrat tona e kishin vështirë ta shfaqnin nga frika e tejkalimit të revistave që kalonin pa dobi. Para se të kurorëzohej e shpallur në Shkodër — organizuar nga Federata e Rinisë Shqiptare dhe Forumi Rinor i PD — 30 mbodhi në spektakël mbi 30 vajza (përmasat dhe modelat) dhe 4 djem. Në instalimin e parë u kalua në lojë të Shkodrës u paraqitën 17 stilet, të cilat klon pitarë kostume të ndryshme mbrëmjeje. Edhe një mënyrë më e re në Shqipëri, pas hopës së shumë lokave të karakterit modern, stilistet e reja menduan edhe për mëngjes e paraqitje në to. Tashmë pirten vetëm kërkesat e para nga klientët. Natyrisht sukses i përkthyer fituesës së çmimit “Stillist më i mirë”. Për çmimi kishte edhe “Komustum më të bukur”. Ndërsa çmimi më i veçantë i spektaklit ishte për vajzën “Top Model”. Mb 5 firmë tregtare të qytetit të Shkodrës sponsoruan paranë e Modelës që u shpallua përmbledhje. Top Model i parë — e zgjedhur nga juria — ishte ... ka faqe të bëhej e para femër që komercializon në Shqipëri blu kostumet e saj. Foto e saj — ndoshta të kërkuara së shpejti nga gazetat dhe revistat shqiptare — janë pikërisht njëry prej Shkodrës se është shpallur fituese të përhapet dhe një qytet të tjera të vendit. Sepse Parada e Modës në Shkodër nuk duhet të mbetet vetëm në “Show”.

Dje në Shqipëri

BEHET NË SHKODËR VARRIMI I ARBEN UJKES — Dje në Shkodër u bë varrimi i Arben Ujkës, punonjës i të policisë që ishte ure drejtuar për gjatë kryerjes së detyrës. Pardje në Ministrinë e Rendit Publik në Tiranë, trupi i të Ujkës — efektiv i repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, iu bë homazhe nga Presidenti Berisha dhe funksionarë të tjerë të lartë shtetërorë. Pas kryerjes së kësaj ceremonie kolegë të tij të repartit, por edhe punonjës të aparateve të tjera të policisë në Tiranë e shoqëruan trupin e viktimës deri në varrezat e kryeqytetit, ku ai u nis për në Shkodër. Arben Ujka ishte kryevit përpjekje për të jetuar një person, i cili — për daklarje — kishte marrje dy persona të tjerë. MINISTRIA E MBROJTJES SQARON KONTRAMIN MINIS FERMEN BULLGARE “BOLID 1990 PETROV” — Për mungesë eksperiencë nuk janë përk…ruar sanksionet që duhet të aplikohen ndaj palëve kontraktuese për moszbatimin në afat e me cilësi të detyrimeve kontraktore. Pas publikimit në disa organet të shtypit më 15 gusht, në çështje në Ministria e Mbrojtjes sqaron se kontrata midis ndërmarrjes së Eksport-Import “Meico” dhe firmës bullgare “Bolid 1990 Petrov” është kryer nga pezullime energjetike, të diktuara nga procesi i reformimit të Ushtrisë. Edhe pse kontrata ishte kryer konform dispozitave ligjore, pala bullgare nuk ka respektuar afatet e dorëzimit të autokarburanteve “IFA”. Prandaj nga ndërmarrja “Meico” kërkohet dhe prishja e kontratës.

Letra nga përtej detit

Falemnderime redaksinë e “Gazetës Shqiptare” që na dha mundësinë për të falenderuar miqtë tanë përjetë. Unë që po ju shkruaj këtë letër jam një i sëmurë nga Tirana. Në vitin 1991, në muajin maj isha i shtruar në spital në Tiranë, në repartin e hipertonisë. Këta të fundit dyshonin për një adenomë. Për të përcaktuar në mënyrë të saktë këtë duhej pa tjetër që unë t’i nënshtrohesha një vizitë në një klinikë kaq të shtetit. Gjithashtu muaj ndjenjëm nëpërmjet organit të Shëndetit të shtetit dhe ambasadës greke dhe asgjë nuk u bë. Në këtë kohë vjen në Shqipëri në një familje tone, banon në Assago të Milanos (Itali): Valter dhe Anna Longoni. Ata pas një muaji më morën në Itali dhe nën kujdesin e profesor Massimo Ferreti më bënë të gjitha analizat dhe vizitat e nevojshme deri në përmirësim të plotë të diagnozës. Në Itali qendrova një muaj në spitalin italian dhe u bë me shpenzimet e familjes Longoni. Unë dhe familja ime e jemi shumë mirënjohës dhe për këtë i falenderojmë shumë. Gjithashtu i jemi mirënjohës dhe profesor Massimo Ferreti i cili bëri gjithçka për shëndetin tim. (AL Dervishi dhe familja e tij në Tiranë)