Filloi në Tiranë operacioni i madh i Bashkisë
Në Kodër-Kamëz e në periferi rrëzohen mure
Filloi në Tiranë operacioni i madh i Bashkisë
Shembën ndërtimet pa leje
Në Kodër-Kamëz e në periferi rrëzohen mure
EDMOND LAÇI
TIRANË — Sapo ka filluar në Tiranë prishja e ndërtimeve pa leje. Pas Durrësit dhe Shkodrës, tashmë Bashkia e kryeqytetit ndërmerr hapin e saj të parë të madh kundër ndërtimeve të paligjshme. Është ndërhyrë deri tani vetëm në dy zona: në Kodër-Kamëz dhe në zonën e Parkut të Madh të Tiranës, ku janë prishur 10 objekte, midis të cilave edhe ndërtime me vlerë rreth 10 mijë dollarë. Kanë filluar kështu edhe reagimet e para të qytetarëve. Pardje në operacionin e dytë të madh për prishjen e ndërtimeve pa leje mori pjesë edhe Sali Kelmendi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Është një angazhim mjaft i madh — i tha Gazetës Gëzim Kallçiu, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës — sepse janë rreth 1.700 objekte që rezultojnë pa leje në gjithë qytetin e Tiranës”. Vendimi i fundit i Bashkisë së kryeqytetit është marrë në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave. Vendimi ngarkon të gjitha bashkitë e qyteteve që të organizojnë grupet e prishjes së ndërtimeve pa leje. Gjithashtu për këtë problem detyrohen të angazhohen Ministria e Rendit Publik, e Mbrojtjes, Prokuroria dhe instanca të tjera. Kështu edhe në Bashkinë e Tiranës u ngrit komisioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, i cili drejtohet — për nga rëndësia — nga vetë Kryetari i Bashkisë, Kelmendi. Vendimet e fundit janë marrë në bazë të njoftimeve të 11 urbanistëve të lagjeve të Tiranës, të cilët bëjnë pjesë në Urbanistikën Ligjore brenda Drejtorisë së Rregullimit të Territorit.
“Fillimisht — vazhdon Nënkryetari Kallçiu — prishet një ndërgjegjësuar në periferi të qytetit”. Të shtunën e kaluar operacioni — i pari në shkallë të gjerë kundër ndërtesave pa leje — u përqëndrua në zonën e Kodër-Kamzës, ku u prishën 6-7 objekte.
Ndërsa pardje puna e komisionit special të Bashkisë u përqëndrua në zonën e Parkut të Madh të Tiranës. Janë 10 gjithsej objektet pa leje të shembura vetëm në dy operacionet e para. Edhe pse një angazhim mjaft i vështirë anëtarë të Komisionit sigurojnë se puna e nisur këtë ditë do të vazhdojë me ritme të shpejta. Ashtu si edhe dy operacionet e para Komisioni i ngritur në Bashki do mbështetet nga forcat e Rendit — që bëjnë rrethimin paraprak të objektit të paligjshëm — si dhe të Ushtrisë që vënë në dispozicion mjete prishëse, si fadroma dhe eskavatorë.
Në fakt Bashkia kohë më parë kishte leshuar sinjalet e para kundër ndërtimeve pa leje. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin gjobitur 800 qytetarë. Ndërsa Prokurorisë së Rrethit i janë dërguar 70 qytetarë dhe 62 ushtarake për pushtim toke e kundërshtim urdhëri administrativ. Gjithashtu në këtë periudhë u prishën edhe 15 themele dhe 8 shtëpi nga qytetarë ish-pronarë. Madje vazhdon ende bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorisë së Mbrojtjes për menaxhimin e shkeljeve administrative, si hipotekime të trojeve me shumë se një herë apo për sheshet e shtuhura ose të dhuruara.
Operacioni i madh i Bashkisë së Tiranës sapo ka filluar. “Nuk mund të jepet asnjë afat për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje — përfundon Gëzim Kallçiu — sepse çdo ditë lind një tjetër problem i ri, shumica prej të cilave janë pa leje”. Sidomos objektet e para pa leje sapo kanë filluar të prishen.
Një pamje e sheshit Skënderbe në Tiranë
Turistët në Shqipëri: më shumë biznesmenë
Sinjalet e para të rimëkëmbjes Turistët në Shqipëri: më shumë biznesmenë Taksa më të ulta për hotelet TIRANË — (an. st., fa. ba.) — Kanë filluar, tashmë, të shfaqen sinjalet e para se turizmi shqiptar — një sektor ku janë mbështetur shumë shpresa — po e rimerr veten. Të dhënat që disponohen deri tani në Ministrinë e Turizmit bëjnë fjalë për një fenomen interesant: Shqipëria ka më shumë turizëm biznesmenësh se sa pushues të thjeshtë. Nga 17.732 të huaj, që janë shtruar në hotelet turistike shqiptare gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, vetëm 17.5 përqind kanë ardhur për të kaluar pushimet, pjesa tjetër, disa herë më e madhe, 72.5 përqind ka ardhur për arsye biznesi. Vendin e parë për ardhje në Shqipëri deri tani e mbajnë grekët, 25 përqind të numrit, të ndjekur nga italianët, 24 përqind. Sipas burimeve italiane, janë pikërisht këta të fundit tek të cilët është vënë re një zgjim i interesimit për Shqipërinë turistike. Sipas të njëjtave burime, në periudhën nga korriku deri këto ditë, mbi 200 italianë — shumica nga Puglia — kanë vizituar Shqipërinë. Një numër që është më i lartë se ai i një viti më parë, por që mbetet përsëri i ulët dhe larg synimeve që kanë ekspertët shqiptarë. Zëvendësministri i Turizmit, Lazarin Mazreku [...] Zvëndësministri i Turizmit, Lazarin Mazreku, i shpjegon Gazetës arsyet e ekzistencës së këtij numri të ulët të turistëve: “Niveli i shërbimit është ende larg niveleve që kërkohen. Në hotelet turistike shqiptare, kushtet janë të vështira për këdo që kalon natën në to, duke filluar që nga mungesa e ujit. Përgjithësisht çmimet shumë të larta nuk u justifikojnë nivelin e ulët të shërbimit”. Në fakt shumë klientë të huaj janë ankuar për çmimet që arrijnë në nivele të hoteleve të mira evropiane, në një kohë që shërbimi nuk mund të pretendohej se ishte i tillë. Drejtuesit e hoteleve nga ana tyre justifikohen: ata detyrohen të derdhin në arkën e shtetit 10 dollarë për çdo të huaj që frekuenton hotelin pavarësisht nga kategoria e tij. Një muaj më parë Presidenti i Republikës me dekret i liroi hotelet nga ky detyrim që kishte filluar të dëmtonte. Tashmë, ata i paguajnë shtetit vetëm 10 përqind të çmimit të çdo natë fjetjeje për shtetasit e huaj. Megjithë numrin ende të ulët, shumë turistë — ata që preferojnë natyrën e pacenuar dhe traditat lokale — kanë filluar të zbulojnë Shqipërinë. Një vend thuajse i panjohur në mes të Evropës dhe me çmime të arsyeshme nuk është një okazion i zakonshëm. Këtu ndikojnë pa dyshim edhe projektet që Ministria e Turizmit po mundohet të zbatojë. Dhe duket se diçka po lëviz. Kohët e fundit është sinjalizuar edhe një iniciativë interesante: “Randonnee naturavventura”, një agjenci udhëtimesh nga Modena, i propozon klientëve të saj një pushim të veçantë. Do të jetë një ekskursion 11 ditor me mountain-bike në shumë qytete shqiptare. Një lloj turizmi disi i pazakontë, i destinuar për ata që preferojnë lëvizjen dhe kontaktin e afërt me natyrën. VLORE — (an. st.) - Në zonën e Llogarasë, aq të përmendur për bukurinë e saj natyrore, do të inaugurohet fshati i parë turistik shqiptar. Ceremonia e përurimit do të zhvillohet ditën e hënë. Investimet për ndërtimin e këtij fshati turistik malor — i thanë Gazetës në drejtorinë e ndërmarrjes “Albturist” — kanë filluar që nga viti 1989 me blerjen nga Danimarka të disa godinave të lehta të tipit “bungalow” të përshtatshme për këtë projekt. Pas një periudhe ndërprerjeje, punimet rifilluan në vitin 1992. Fillimisht projekti mendohej të zbatohej në kooperim me ndonjë investitor të huaj. Por pamundësia në këtë drejtim të tillë, punimet u realizuan me të ardhurat e ndërmarrjes turistike “Albturist” dhe të filialeve të saj të Vlorës. Fshati turistik përbëhet nga dymbëdhjetë godina dhe një restorant. Godinat sigurojnë një komoditet normal për turistin me ujë, banjë dhe ngrohje. Restoranti është modern, i paisur me dhoma frigoriferike, soba elektrike, pjatalarëse dhe paisje të tjera të nevojshme. Furnizimi me energji elektrike do të bëhet nëpërmjet rrjetit të shërbimit komunal si dhe nga një grup ndriçimi për rastet e emergjencës. Në projekt parashikohet të ndërtohen kënde lodhjeje, një fushë basketbolli, përmirësimi i rrjetit rrugor që të shpie në fshatin turistik.
Në Llogara do inaugurohet i pari fshat turistik në Shqipëri
VLORË — Në zonën e Llogarasë, aq të përmendur për bukurinë e saj natyrore, do të inaugurohet fshati i parë turistik shqiptar.
VLORË — (an. st.) — për ndërtimin e këtij fshati turistik malor — i thanë Gazetës në drejtorinë e
Dje në Shqipëri
NË VLORË MIRATOHET NJË SHESH NDERIMESH TË REJA. - Këshilli i Miratimin dhe Rregullimin e qytetit të Vlorës ka miratuar kohët e fundit një shesh për ndertime të reja. Projekti parashikon më se shumti vila dhe tre kateshe si dhe hotele. Objektet e reja do të ndërtohen nga sipërmarrës privatë. Shteti do të ndërtojë vetëm rrjetin infrastrukturor për këtë shesh ndërtimesh.
KËRKESA TË MEDHA NË SARANDË PËR KREDI AFAT-SHKURTRA. - Që nga fillimi i këtij viti Banka Bujqësore e Sarandës ka dhënë kredi afatshkurtra për 100 vetë. Këto janë përdorur për aktivitete tregtare dhe bujqësore. Kohët e fundit, kërkesat për marrjen e kredive të tilla nga kjo bankë janë shtuar. Problemi është vështirësuar nga mosardhja e planit të kreditit për muajin gusht. Nga kjo është vështirësuar planifikimi i dhënies së kredive.
Emisionet e TV Shqiptar do reflektohen nga sateliti
Në dispozicion të projektit 2 milion marka
TIRANË — (Ed. La.) - Televizioni Shqiptar i drejtohet Evropës. Për daljen e TVSH në satelit tashmë pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nga pala shqiptare do të bëhet prej Telekom-it.
TIRANË — (Ed. La.) - Televizioni Shqiptar i drejtohet Evropës. Për daljen e TVSH në satelit tashmë pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes që nga pala shqiptare do të bëhet prej Telekom-it. Në këtë fazë po punohet — përmes një fondi fillestar prej 2 milionë markash — për instalimin e një studioje moderne regjistrimi e transmetimi. Obligimi i ri është fryt i Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës në strategjinë e përbashkët gjithëkombëtare për informimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe integrimin në hapësirën evropiane.
“Do të transmetohet me njërin nga satelitët Eutelsat, si organizmi më i fuqishëm në Evropë — thotë për Gazetën Apostol Noth, përgjegjësi i transmetimeve televizive në TVSH — dhe si një organizëm ndërqeveritar evropian”. Drejtuesit e Televizionit mendojnë se programi satelitor do të fillojë në tetor. Gjithashtu është kristalizuar edhe struktura e këtij programi 100 për qind shqiptar: do të jenë dy orë çdo mbrëmje, nga ora 18.30 deri 20.30. Parashikohen spektakle, varieté, drama, film, sport, por edhe informacion dhe të gjitha ngjarjet e Gjermanë. Kështu së shpejti për herë të parë të gjithë shqiptarët në Evropën Perëndimore mund ta ndjekin TVSH e tyre.
Bllokohet letër higjienike tentoi të hynte ilegalisht
Ishte fshehur në një kamion me ujë mineral
TIRANË — (fa. ba.) - Është letra higjienike ka hyrë në listën e mallrave që hyjnë në kontrabandë në Shqipëri.
Produkti sanitar — në përdorim nga shqiptarët vetëm në kohët e fundit — ka tentuar të kalojë kontrrollin e doganës së Tiranës, në mënyrë klandestine i fshehur në mes të shisheve me ujë mineral. Të mërkurën doganierët e kryeqytetit e zbuluan të fshehur në cepin e një kamioni që vinte nga Greqia, i cili ishte 380 koli të vendosura për mos deklarim mallrash edhe pse tregtari shqiptar kishte këmbë derë të fumit që nuk kishte dijeni për ekzistencën e tyre.
Ende nuk janë zbuluar hollësitë e kësaj ngjarjeje dhe kush është fajtor i vërtetë. Taksa doganore e letres higjienike — si për të gjitha produktet e ngjashme me të — është rritur kohët e fundit, 20 përqind. Ndoshta kjo është arsyeja që dikush është munduar ta fusë atë fshehurazi në Shqipëri. Historia ka një nga që ka të bëjë me policinë në financiare. Dikush ka vabuar dhe për këtë janë marrë masat përkatëse, por e gjithë kjo është edhe një tregues më tepër që ky produkt është bërë i kërkuar nga shqiptarët. Historia e tilla lëshin dëshmuar me pare me cigaret apo pije alkoolike.
Vidhen ndihmat në Lunder ndalohet autori
TIRANË — (ed. la.) - Është vërtetuar një vjedhje në magazinat e LUNdrës, në periferi të Tiranës.
Autori, këtë herë nuk ishte ndonjë person i huaj, por një rojet që ruante magazinat e “Helmisionit” aktivizuar. Operacioni i Policisë Kriminale të Komisariatit 4 të Tiranës, mundi të kapë në befasi autorin së bashku me 6 thasë të mbushura me materiale të ndryshme. Menjëherë pas kësaj, në banesën e autorit, u gjendën edhe 10 thasë të mëdhenj me veshmbathje, vlera e të cilave arrin në shuma të konsiderueshme. Ndërsa hetimet vazhdojnë autori gjendet i mbikëqyrur nga Policia.
Yesterday in Albania
Inside
In Vlora APPROV- [?]
The problem
Në dispozicion të projektit 2 milion marka
Dje në Shqipëri
Në Brendësi
Në Vlorë MIRATO- [?]
Problemi
Në Brendaësi
Problemi i papunësisë përfshin Evropën
Jackson pas akuzave pezullon koncertin
OÇP-ja në krizë do ndërpriten bisedimet?
Mbi dhe poshtë yjeve
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
BABAI
Interpretimi psikologjik: Si figura e nënës edhe ajo e babait paraqet një aspekt pozitiv dhe një negativ. I pari identifikon babanë si autoritet, forcë, ligj e siguri; për të birin është personi që duhet imituar, kurse për bijën modeli sipas të cilit duhet të zgjedhin shokun apo burrin e saj. Shpesh në vizionet e ëndrrave babai bëhet pika e referimit, personifikimi i rregullit e drejtësisë, nganjëherë i paraqitur në aspekte të tjera (luan, mbret...).
Veç kësaj, babai mund të marrë në pamje negative (në veçanti në qoftë se në jetën reale nuk ka qenë një raport i ekuilibruar me të), si tiran, baba-patriark, forcë e verbër e kundërshtare kundër së cilës nuk ka mundësi fluturimi. Në këto raste, është e lehtë që karakteri despotik i figurës së babait të përfaqësohet nga simbole alternative (shqiponjë, ujk...), sipas mënyrave që përdor censura e ëndrrave për të maskuar aspektet e tmerrshme të realitetit.
Parashikimet: Të shohësh të vdekur babanë është një tregues i palumturuar, kurse ta ëndërrosh të gjallë është sugjerim me parashikim i favorshëm.
MOCAL
Interpretimi psikologjik: Paraqet aspektet negative të pavetëdijes e të figurës mëmërore. Ve në dukje një gjendje shpirtërore trishtimi, vetmie e frike.
Parashikimet: Pengesa të mëdha, vështirësi në punë.
BUKE
Interpretimi psikologjik: Çdo gjë që është esenciale mund të jetë simbolizuar nga buka: bukë si dëshirë për të kërkuar një familje, ose idealë e një dashurie të vërtetë, apo pendim për një jetë të paster e të thjeshtë nga e cila je larguar.
Parashikimet: Buka është një parashikim i mirë për martesë e fitime, nganjëherë parathohet një lindje të djalit, për nëse buka është e papjekur, atëherë duhet të trembemi për shëndetin e miqve tanë, një bukë në formë të gjatë si bastun siguron jetë të gjatë.
PARALIZE
Interpretimi psikologjik: Kemi frikë të marrim një vendim? Ndihemi të tërhequr nga diçka, por në të njëjtën kohë kemi dëshirë që është e gabuar? Jemi në një situatë që s’e vlerësojmë dhe asnjë drejtim, instinktet tona janë kontradiktore; në ëndërr kjo gjendje konfusioni simbolizohet nga paraliza, që riprodhon në nivel fizik paralizimin e jonë psikologjik.
Parashikimet: Parashikon e keqe e fatkeqësive dhe shëndetit jo të mirë.