31/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 gusht 1993

Sot Jimmy Carter në Shqipëri do të takohet me biznesmenë

Ish-Presidenti vjen nga Togo dhe i përgjigjet ftesës së Berishës Në program edhe një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare TIRANË — Rritet lista e personaliteteve të njohura amerikane që vizitojnë Shqipërinë. Jimmy Carter, ish-President i SHBA, do të mbërrijë sot mbasdite në Tiranë për një vizitë njëditore. TIRANË — (fa. ba.) — Rritet lista e personaliteteve të njohura amerikane që vizitojnë Shqipërinë. Jimmy Carter, ish-President i SHBA, do të mbërrijë sot mbasdite në Tiranë për një vizitë njëditore. Qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri është të kontribuojë në avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Carter vete është në krye të një fondacioni që ka për qëllim pikërisht mbrojtjen e të drejtave elementare njerëzore. Ish-Presidenti amerikan ka vendosur t'i përgjigjet pozitivisht një ftese të bërë nga Presidenti shqiptar Berisha. Vizita e tij në Tiranë do të kryhet pas një udhëtimi në disa vende amerikane. Togo ishte etapa e fundit afrikane e Carter-t. Një program shumë i ngjeshur është parashikuar për Carterin në Tiranë. Nesër ai do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e firmave më të mëdha amerikane që veprojnë në Shqipëri. Në të do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Në takim do të shqyrtohen rrugët e mjetet për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Një takim tjetër është parashikuar me një grup të krishterë baptistë amerikanë. Carter-i, edhe vetë baptist, do të marrë pjesë në një koncert që një grup baptistësh amerikanë do të zhvillojë në Tiranë. Liria fetare dhe roli i fesë në shoqërinë e modernen demokratike do të jetë tema e takimit të ish-Presidentit me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në takim do të marrin pjesë, veç kryetarëve të feve tradicionale edhe përfaqësues të besimeve që kanë hyrë kohët e fundit në Shqipëri. Pushimin e kësaj dite, Carter-i do ta kalojë në një kryejtë i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit shqiptar, Pjetër Arbnori. Vizita e personalitetit të njohur pason vizitat e Bar-kësit dhe Eagleberger-it. Pas tyre një numër i madh senatorësh dhe përfaqësuesish të tjerë të lartë kanë vizituar Shqipërinë kohët e fundit. Ish presidenti amerikan, Carter

Top model i parë: «Asnjë kohë nuk ndihmon jetimët»

Baleti pasioni i shkodranes Gjeloshi SHKODËR — Është top modeli i parë në Shqipëri. Quhet Vera Gjeloshi, 20 vjeçarja e kuruarzuar këto ditë në sfilatën e modës në Shkodër. Punëtore, mbetur jetim që e vogël në një familje me shumë fëmijë, ka kaluar në fëmijëri shumë të vështirë. E apasionuar mbas baletit dhe vallës popullore, edhe Vera nuk i ka shpëtuar ëndrrës për të punuar jashtë: “Dua të punoj që të mbaj familjen. Jeta ime i përket asaj”. E adhuruar të jetë në qendër me kaq shumë krahë. Është intervista e parë që jep me kurorën e top modelit. Çfarë ndjetë kur morët titullin? “Një ndjenjë që nuk e kam provuar kurrë, por që nuk ta shpjegoj.” Endrra e shumë vajzave është të sfilojnë në një sallon mode. Te Vera Gjeloshi fillon kthimi i kësaj ëndrre në realitet. A ndjeheni e lumtur për këtë? “Unë pata fatin të jem e para dhe i pari — si për një gjë të bukur edhe për një gjë të shëmtuar — kujtohet gjithmonë. Duke mbajtur kurorën e top modelit në këto kohë kur nuk dëgjojmë e shikojmë shumë gjëra të këndshme, është një gjë që i kalon kufijt e lumturisë.” Çfarë fëmijërie keni kaluar? “Një fëmijëri shumë të vështirë. Babai më ka vdekur kur isha vetëm dy vjeç dhe nënës iu desh të na rritste vetëm e me shumë mundime. Jemi pesë motra dhe u djem që kohë nuk ishte dhe nuk e shoh të në favor të jetimëve.” Çfarë menduat kur publiku shkodran po ju duartrokiste si fituese e titullit? “Që të shihja babanë tim të ulur në radhën e parë, në mes të atij publiku. E ndjej shumë mungesën e tij.” Ju marrin edhe me balet. Sa kohë keni që merreni me të? “Baleti është pasioni im, që nuk do ta braktisja për asnjë gjë. Jam marrë që e vogël me vallen popullore dhe para katër vjetëve kam dhënë shfaqje në Rilindje me Ansamblin Folklorik “Rozafa” të Shkodrës. Ishte një përvojë shumë e bukur.” Endrra juaj për të ardhmen? “Jeta të rezervon surpriza, që as nuk i mendon. Ndoshta me fitimin e titullit top model të dalë diçka, por jam e sigurtë se në balet mund të jap shumë më shumë dhe fushë tjetër”. Ndonjë synim? “Këtu nuk shoh ndonjë perspektivë për të realizuar atë çka dëshëroj. Zot më ka krijuar kështu siç jam dhe i lutem që të më hapë rrugën për pasionin tim që është Shqipëria. Synimi im është të punoj për familjen time. Jeta ime është e tyrja”. Idhulli i jetës suaj? “Nëna ime. E adhuroj me gjithë kuptimin e fjalës.”

Alarm i rremë në një burg të kryeqytetit

U dyshua për lëndë eksplozive TIRANË — Alarm i rremë në njërën nga dy burgjet e Tiranës. Të burgosurit e një qelie të “Institucionit të Riedukimit” ish-Reparti 325 — kanë kërcënuar tre policë të personelit me anë të një çakmaku dhe të një shisheje misterioze. Vetëm përleshja i ka detyruar të burgosurit të mos ia arrijnë qëllimit. Dy ditë më vonë ekspertiza vërtetoi se “lënda eksplozive” ishte veçse një truk. “Ishte një nga kontrollet periodike që bën Policia e Burgut nëpër qelitë e të dënuarve — tregon për Gazetën Altin Dilaveri, inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve — kur shefi i Policisë bashkë me dy policë hynë te të dënuarit S.P., 24 vjeç, H.D., 24 vjeç dhe A.L., 20 vjeç. Njëri nga të dënuarit mbante në dorë diçka që, në pamje të parë, të jepte përshtypjen e dinamitit. Pastaj me çakmak të ndezur i ka bërë thirrje policëve që të largoheshin menjëherë, sepse në të kundërt do t'i hidhte në erë.” Gjithçka ka përfunduar shpejt në favor të policisë, të cilët i janë hedhur të dënuarit, duke ia marrë “dinamitin” nga dora. “Analizat treguan — vazhdon inspektori Dilaveri — se bëhej fjalë për një shishe deodoranti, të mbushur me tul buke dhe disa koka shkrepësesh. Kjo lëndë — sipas ekspertizës — rezultoi fare e padëmshme.” Burgu i Tiranës

Izraeli do të njohë OÇP-në marrëveshja tashmë përfundoi

Beteja e Arafatit për të bindur njerëzit e tij TUNIZ — Sipas burimeve të OÇP-së në Tuniz u arrit një marrëveshje për të njohur zyrtarisht Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OÇP) nga ana e Izraelit, i cili gjithmonë e ka konsideruar këtë organizatë një «qendër të terrorizmit ndërkombëtar». Marrëveshja, kështu, një burim i panjohur, u përfundua ndërmjet ministrit të Jashtëm izraelit, Shimon Peres, në takimin e së premtes me sekretarin e Shtetit amerikan, Warren Christopher, gjatë të cilit u arrit marrëveshja mbi njohjen paraprake të autonomisë së Rripit të Gazës dhe Gericos. Duke parashikuar këtë njohje nga pala izraelite presidenti i OÇP-së, Yasser Arafat, arriti t’ia dilte mbanë pjesës opozitare të Komitetit ekzekutiv të kësaj organizate me anë të një marrëveshjeje të parë të pjesshme territoriale, por ende në polemikë, me Shtetin izraelit. Arafat kishte hartuar me delegacionin palestinez që do niset në Washington për vazhdimin e bisedimeve të dyanshme arabo-izraelite, një linjë politike që nuk u pranua nga kundërshtarët e tij, që ishin shumica, 13 nga 18 anëtarët pjesëmarrës të Komitetit. Deklarata kundërshtimi të zëdhënësve të Arafatit e të grupeve radikaliste janë ushqyer nga dyshimet mbi faktin se qeveria izraelite nuk ka qëllim aspak të tërheqë forcat e saj të sigurimit nga Rripi i Gazës dhe nga Gerico. Zëdhënësi i delegacionit të bisedimeve, Hanan Ashrawi, ka pohuar se ndjehen «frika dhe dyshimet», por nuk mendon se këto mund të pengojnë përparimin e bisedimeve. Udhëheqësi i OÇP-së, Arafat

Ndalohet nga serbë senatori amerikan

Perisic përsërit akuzat ndaj shqiptarëve PRISHTINË — (p. r.) — Është ndaluar për më shumë se dy orë nga policia serbe senatori amerikan Paul Koverdell. Misionari i lartë amerikan po zhvillonte një vizitë dyditore në Kosovë kur në 28 gusht u ndalua. Shpjegimi zyrtar i autoriteteve jugosllave: “Autovetura me të cilën udhëtonte personaliteti amerikan, nuk ishte teknikisht në rregull dhe se pas një kontrolli të saktë u lejuan të largohen”. Për komentet e vëzhguesve të ndryshëm rreth ngjarjes i largohen mjaft variantit zyrtar. Ato e shpjegojnë ndalimin si një formë hakmarrjeje të policisë serbe, ndaj qëllimit të vizitës së senatorit amerikan në Kosovë, që ishte shqyrtimi i denoncimeve mbi abuzimet e kryera nga policia serbe kundër banorëve shqiptarë të saj. Ky incident ndodh në momentin kur tensioni Kosovë-Serbi është në rritje. Janë shtuar deklaratat e ushtarakëve të lartë serbë se nuk do të lejojnë zgjerimin e konfliktit në Kosovë, ku — sipas tyre — “disa udhëheqës separatistë shqiptarë duan të provokojnë konflikte”. Këtë e shtohet dhe deklarata e gjeneralit Momçilo Perisic — shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, që zëvendësoi Zhivota Panic — mbi sulkset e arritura nga policia jugosllave në parandalimin e çfarëdo rebelimi. Ndalimi i senatorit amerikan, me sa duket bën pjesë në këto masa policore parandaluese.

Tregtarët shqiptarë paguajnë pak taksë për anijet kozmike

Mbetet pesë përqind tarifa e re doganore TIRANË — Tarifa doganore për anijet kozmike nuk ndryshoi. Eale pas datës 24 të këtij muaji — kur hyri në fuqi aneksi I Ligjit të Tarifave Doganore — për anijet kozmike dhe pjesët e tyre, tarifa mbeti 5 për qind. Nuk dihet ende si e kanë pritur këtë masë tregtarët shqiptarë të anijeve kozmike. Taksa prej 5 përqindësh, ishte më e vogla ndërmjet gjithë listës së kësaj të “Ligjit për Tarifat Doganore”. Pas shumë vitesh mbyllje hermetike, tashmë shqiptarët kanë filluar u mendojnë edhe për anijet kozmike. Vetëm dy vjet zgjati dëshira shqiptare për t’u çmallur me pjesën tjetër të botës. Tashmë shkohet më larg: një vizitë në planetin më të afërt të Tokës nuk është më çudi. Anijet kozmike kanë mbërritur edhe në Shqipëri. 1. Eale pse vetëm nëpërmjet një dokumenti dhe parashtkën taksën doganore u tyre. Sepse anijet kozmike dhe pjesët e tyre janë thuajse të vetmet — nga ato që parashikon Kodi Doganor — që kanë ngelur pa u eksportuar. Taksa e ulët që e pandryshuar është joshn e madhe për “tregtarët kozmikë” shqiptarë. Anija kozmike Shuttle

Masa kundër naziskinëve

Vazhdojnë provokimet: dhunohet me kryqe të thyer një ish kamp përqëndrimi BERLIN — Ndërsa vazhdojnë dhunimet dhe mbledhjet neonaziste, qeveria e Bonit paralajmëron për vendosjen e masave të reja për ndalimin e organizatave ekstremiste, por duket e ndarë në brendësinë e saj për sa i përket strategjisë për të luftuar rrezikun nga e djathta. Të dielën dy të rinj kanë gjendur kryq të thyer mbi një statujë që gjendet në ish-kampin e përqëndrimit të Sachsenhausen, tani vend i kujtimeve të tmerrëve naziste i vendosur pak kilometra nga Berlini. Të dy u ndaluan menjëherë, por episodi ka ringjallur indinjatën e provokuar një vit më parë nga atentati me vënje zjarri kundër “barakës çifute” të ish-kampit të përqëndrimit. Policia ka bërë të njohur që ka vënë në gjendje arresti për disa orë edhe një grup prej rreth 30 skinheadësh (të rinj me kokë të rruar) që po bënin një festë në një oborr privat të Hennigsdorf (Brandenburg, veri-lindje të Berlinit) duke kërkuar këngë naziste apo të ekstremistëve të djathtë. Disa skin, pothuaj të gjithë të dehur, i kanë bërë rezistencë forcave të rendit publik, por nuk pati të plagosur. Ndërsa policia ndërhynte në kufijtë e Berlinit, ministri i brendshëm federal, Manfred Kanther, i kthente buzëqeshjet «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» të së dielës paralajmërimin e tij: “Për të ardhmen masat ndaluese janë mjet më i përshtatshëm për të luftuar fenomenin e ekstremit të djathtë. Ministri është shprehur në favor edhe të ndalimit të simboleve të ngjashme ose që zëvendësojnë ato naziste. Ndalimet e mëtejshme të simboleve neonaziste apo të ekstremistëve të djathtë u muarën në mbrojtje edhe nga ministri i Drejtësisë, zonja Sabine Leutheusser-Schnarrenberger. Por është thënë, ka nënvizuar edhe një herë ministri, duke folur në radion e Assia, për masa «kujtëzuese» që nuk supozojnë shpesëprime të përgjithshme të ligjeve në fuqi. Në ndryshim me Kanther dhe zonjën Leutheusser-Schnarrenberger bëjnë të tjera kërkesa të shprehura. Schnarrenberger ka përforcuar që nuk ka një mungesë legjislative, por një defekt në aplikimin e tyre: në thelb, ka pohuar, ka vetëm nevojë për më shumë impiengjim nga policia kundër ekstremistëve të djathtë. Për më tepër, edhe opozita socialdemokratike (SPD) në dritë e shkuara kishte theksuar që shpërthimet i ligjeve, duke munguar më pas aplikimi efikas i tyre, mbetet një zgjidhje me një supertë. Edhe pse numërohen më shumë se një mijë ekstremistë, janë të ndaluar katër organizata përberë në përgjithësi nga rreth 600 persona. Dy nga organizatat janë bërë kërkesa për shpërndarje nga policia, kanë janë konstatuar dy javë më parë nga një korte prej rreth 500 neonazistësh në Fulda (në Assia). Duke folur për këtë manifestim, shefi i shërbimit sekret të bundesländerit federal, Karl Werbernbach, ka thënë që në Fulda neonazistët kanë demonstruar se mundësin të kthejnë një front të bashkuar.

Presidenti i ardhhur nga Jugu

«Më quajnë Jimm Carter dhe kam ndërmend të prezantoj kandidaturën për presidentën e Shteteve të Bashkuara. Jam bujk, inxhinier, afarist, qeveritar dhe kristian». Kështu më 13 dhjetor 1974 njëri i panjohur i Jugut u paraqit në Uashington për tu hedhur në garën drejt Shtëpisë së Bardhë. Dhe dy vjet më vonë arriti pikërishtimin e çmuar. Katër vjet konflikte dhe lëvizjesh të mëdha ndë- qëndrimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Për përgjegjësit e tij, ishte vetëm «president i latimeve», për shkak të aktivitetit të tij si industrialist. Për ata që e mbështesnin, ishte njëri që solli paqen në Lindjen e Mesme me marrëveshjet Camp David. Për të gjithë pas tij një tjetër demokratik në Shtëpinë e Bardhë do duhej të pritej Bill Clinton.

Beteja e Arafatit për të bindur njerëzit e tij

Perisig përsërit akuzat ndaj shqiptarëve

Në Brendësi

Futboll fitojnë skuadrat «e mëdha» Automobilizëm Prost dhuron fitoren Çiklizëm një amerikan triumfon në Oslo

Çfarë familjeje keni patur? “Një familje shumë të vështirë. Babai më ka vdekur që 28 vjeç.”