22/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 prill 1993

Një miqësi e re për italianët dhe shqiptarët

Monumenti i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. GIUSEPPE GORJUX midis dy vendeve. Populli i Italisë jugore, jo vetëm ka pasur gjithnjë respekt për bashkësitë me origjinë shqiptare, me kohë banuese në gjirin e saj, por thekson me krenari se ka mirëpritur në rrjetin e saj shoqëror, për dekada të tëra, qytetarë shqiptarë, të cilët pikërisht në këto vise kanë gjetur miqësi dhe perspektivë. Shumë mbiemra puljezë janë me origjinë të partë shqiptare. këtij shqiptarë: mjaft të kujtojmë të gjitha familjet e mëdha Kastrio[t?]i, ekzistente në Pulia dhe në vise të tjera të Italisë. Pa përmendur më tej monumentin në kalë të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, i cili i bën hije një rruge të Romës, si një shprehje krenare e lirisë dhe pavarësisë së popullit shqiptar. Edhe emigracioni i fundit shqiptar, në mars dhe në gusht të vitit 1991 — ndonëse e pashmangshme trazira e krijuar nga mësymjet e paparashikuara të një mase të pakontrolluar të mërguarish në brigjet e Brindizit dhe të Barit — u mirëprit dhe u përkrah në mënyrë të sinqertë nga popullsia pulieze dhe sot janë të shumtë shqiptarët që punojnë me dinjitet në sektorë të ndryshëm prodhues të vendit tonë. Natyrisht, vlen të përmendet fakti se, domosdoshmëria e futjes në shoqërinë italiane, të miqve tanë shqiptarë, vjen në një periudhë mjaft të vështirë, ekonomike e politike edhe për vetë Italinë, dhe fakt[e?] që është, në këtë proces ndikojnë negativisht edhe fakti se mijëra shqiptarë shpesh ndjejnë mbështetje edhe pasojat e regjimit obskurantist dhe ir[r?]ealist, i cili ka ndrydhu[r?] ata, për gati gjysmë shekulli. E njëjthta, dalëngadalë, ndonëse duke përballë, janë vështirësitë dhe sakrificat e mëdha, shohin për të ardhmen e më qartë mundësitë e zhvillimit progresiv të Shqipërisë. Gazeta Shqiptare, uron dhe shpreson, të japë kontributin e saj konstruktiv për një bashkëjetesë më të mirë e më të ndjeshme dhe praktikisht midis dy brigjeve të Adriatikut dhe në këtë numër të parë, bën përshëndetjen e saj të përzemërt, miqësore dhe respekti, popullit shqiptar dhe klasës së re drejtuese, e veçanti presidentit të saj Berisha dhe qeverisë së tij.

«Cili është fati i bijve tanë?»

Shtatë të rinj të zhdukur në ikjen drejt Italisë Pas 17 muaj qetësie një apel dramatik nga një fshat afër Fierit Ishin nisur në 13 nëntor 1991 me një motoskaf drejt brigjeve puljeze: që nga ajo kohë askush nuk i ka parë më. Familjarët e tyre të dëshpëruar tregojnë dhe kërkojnë ndihmë EDMOND LAÇI FIER — Shtatë persona nga Povëlca e Fierit kanë humbur në përpjekje për t'u nisur në drejtim të Brindizit qysh prej 13 nëntorit 1991. Pas 17 muajsh nga ora 17.45 e asaj dite, të afërmit e tyre denoncojnë ankthin e tyre dhe presin të ndihmohen. Apeli i tyre është i qartë: “Ku kanë përfunduar të afërmit tanë? Dhe a janë ende gjallë?”. Sepse askush s’ka marrë qoftë edhe një lajm, të paktën në formë thashethemi. Kështu deti i kripur, i adhuruar prej të afërmve të tyre, sot ka mbërritur si lot në sytë e fëmijëve, prindërve e bashkëshortëve, që vetë i përcollën për një jetë më të mirë. Povëlca, fshati bregdetar 18 kilometra larg Fierit, sot është si në zi. Të gjitha adresat, të cilat i kishin marrë me vete djemtë para se të niseshin për në bregun tjetër të Adriatikut, aprovojnë mosmbërritje. “Nuk mund ta besoj kurrë që djali im bashkë me të tjerët, është mbytur — thotë me buzë të dridhura Skënder Bushi, babai i Ferhatit — motoskafi do të kishte dalë patjetër në bregun që ne e kemi kontrolluar çdo ditë”. Shqetësimi s'është vetëm i tij, sepse bashkë me Ferhat Bushin, 35 vjeçar, janë nisur edhe Bejamin Bushi, 29 vjeç, Aleksandër Marku, 42, Dhimitraq Çuka, 33, Nazmi Avdurramani, 35, Kristaq Zarka, 37 dhe Zenel Mustafa, 29 vjeç. Të gjithë mekanikë, elektricistë, punëtorë, apo edhe shoferë. Me një thes me ëndrra dhe me dy ditë bukë me vete, të 7 të humburit janë nisur drejt detit, atë ditë të qetë. “Do të ecin drejt Brindizit dhe nga Otranto — kujton njëri nga ata që i ka përcjellur, Aguri, vëllai i Nazmi Avdurramanit — edhe sepse Otranton ato e kishin provuar para 3-4 ditësh, gjatë një nisjatëve pafat”. Aguri e kujton mirë atë ditë: “Me vete kishin marrë elektrik dore, fenarë, vajguri, busull si dhe dy bidona, njëri me 30 litra ujë dhe tjetri me 70 litra benzinol”. Për 5 orë jemi në Brindizi, kishin thënë ata që u nisën atë ditë. Nuk dihet se a i vjeljten rrobat e reja apo edhe pasaportat, dokumentet e shkollave dhe adresat në Torino, Roma, Milano e SHBA. Madasi motoskafi që së bashku e kishin blerë pas parave që mblodhën në Greqi. “Ishte thjesht një motoskaf gome i ushtrisë, që vëllai dhe shokët e tjerë e blenë në Vlorë — kujton përsëri Aguri — i vjetër dhe me pulla. Edhe motori s’e kishte në gjendje të mirë.” Por të motoskafës s’i dyshon njeri tjetër në Povëlcë, kur kujtojnë se në Itali kanë shkuar edhe me fuçi, në kohën e eksodit të famshëm të fuçive dhe kur mijëra vetë arritën shëndoshë e mirë. “Motoskafi i vunë edhe dy komardare traktori anash” përforcon Floresha, njëra prej bashkëshortëve të të ‘vetës. “Kemi frikë mos kanë dalë në Jugosllavi, ose mos i ka rëmbyer ndonjë anije” pëshpërit Lumturi Sula, e motra e Ferhatit dhe ajo që para mori iniciativën t'i tregojë Gazetës për të humburit. Ajo dhe të tjerat tashmë vetëm presin. “Të gjitha detet që kam, do t’i them për atë që do më japë një lajm të mirë”, betohet gruaja e Bejaminit, Engjëllusha. Një lajm i mirë, që s'dihet kush e shpëtë, pritet me padurim, në radhë të parë nga Italia dhe autoritetet e saj. Nga të gjithë ata që 17 muaj më parë, përcollën të humburit e Povëlcës. Një motobarkë e përdorur nga të mërguarit.

Berisha: «Vizita e papës ngjarje historike»

Përgatitjet e fundit SHKODËR — “Shqipëria krenohet me tolerancën e saj fetare, kjo është një nga arsyet që ajo është dhe do të mbetet vend laik. Ardhja e Papës, për ne, është një ngjarje historike”. Duke e komentuar me shtypin italian vizitën e Papës, e para në 2.000 vjet, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, ka treguar gjithë kënaqësinë e tij për këtë mision të Giovanni Paolo II “që është i pari që kryhet në Ballkan”. Në gjithë vendin zjejnë përgatitjet. Se bashku me problemin e sigurisë, organizuesit po merren edhe me mikpritjen që u ofrojnë qindra të huajve që do të vërshojnë që të shtunën në mëngjes. Për gazetarët janë vënë në dispozicion qendra shtypi si në Tiranë ashtu dhe në Shkodër: në kryeqytet, Papa-pasi të takojë presidentin Berisha — do të mbajë një fjalim, duke folur në sheshin qëndror “Skënderbej”. Ndërsa në Shkodër, ku do të qëndrojë për disa orë, mëngjesi të shkurtër, Giovanni Paolo II do të mbajë një rit fetar solemn në Katedralen e madhe të sapo rindërtuar, në të cilën do të shugurojë katër pe- peshkopët e rinj. Shkodranët e kanë stolisur për festë qytetin e tyre. Bashkia këto ditë i ka bërë një thirrje qytetarëve për të mbajtur rrugët të pastra dhe për tu ofruar mikpritjen më të madhe të huajve. Në ceremonitë fetare do të marrin pjesë edhe qarku e Komuniteti Mysliman dhe të Kishës ortodokse, që gjithmonë jetojnë në harmoni të plotë me katolikët. Pritje edhe për ardhjen e papashkruar të Madre Terezën e Kalkutës, çmimi Nobel për paqe, me origjinë shqiptare, grupi i murgeshave të të cilës prej kohësh vepron në vend. Kanina, gur këtu i parë për të ndërtuar ... [tekst i prerë dhe i palexueshëm] ... qytetit ... të gati ...

Bllokuar në Vlorë e Durrës

Pulie[s]ët peshkonin në mënyrë ilegale në ujrat kombëtare

Blokuar në Vlorë e Durrës shtatë peshkarexha italiane

Pulisëset peshkonin në mënyrë ilegale në ujrat kombëtare DURRËSI — Shtatë peshkarexhe italiane janë bllokuar pranë brigjeve të Durrësit dhe të Vlorës nga autoritetet Shqiptare. Ekuipazhet, të gjithë me origjinë pulieze, janë bllokuar ndërsa peshkonin në mënyrë ilegale në ujrat ndërkombëtare të Shqipërisë. Në bord[in?] e motobarkave autoritetet detare kanë gjetur 200 arka peshk me vlerë. Emrat e motobarkave të ndaluara janë: “Antonia Clemente”, “Giambattista padre”, “Santa Severia”, “Rocco Comes” (të gjitha nga Monopoli), “Città di Mola”, “Aurora” dhe “Nuova Enza” (të qytetit të Mola di Bari). Sipas deklaratave të dhëna nga kapitenëria e portit të Durrësit të shtatë barkat nuk janë akoma sekuestruar, por vetëm janë ndaluar në pritje hetimi nga ana e Policisë Financiare. Ndërkohë bër[e?]en orëve të tjera do të merret një vendim që mund të konsistojë në pagesën e një shifre të madhe. Ngjarja është ndjekur nga autoritetet e ambasadës italiane këtu në Shqipëri dhe nga ana të Marinës Ushtarake italiane, që ka në bazë të saj pikërisht në Durrës. Ishin ata që informuan Barin për bllokimin e shtatë motobarkave. Problemi i raportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e peshkut është veçanërisht i rëndësishëm. Tre javë përpara peshkatarët e Durrësit ishin gati në grevë. Shpesh peshkatarët italianë blenë nga Shqiptarët peshk me vlerë duke e paguar 200 lek kilogramin, duke e shitur pastaj në tregun e Pulias më shumë se 20 dollarë. Gjatë vizitës të Ministrit italian Tesini në Tiranë, u fol edhe për një marrëveshje dypalëshe pikërisht në sektorin e peshkut, por deri tani nuk është vendosur asnjë kontratë. Ndërkohë në Bari të afërmit e peshkatarëve të mbajtur këtu në Shqipëri jetojnë ore të ankthit të madh. Shpresojnë të mund të përqafojnë sa më shpejt të dashurit e tyre dhe që situata të mund të zgjidhet. Anije peshkimi në portin e Monopolit.

Filloi diskutimi mbi ligjin për tokën

Ndoshta në parlament maxhoranca dhe opozita dakord TIRANË — Në parlamentin shqiptar filloi shqyrtimi i projektligjit “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokave bujqësore”. Projekti përmban 18 nene. Ai parashikon të drejtën e kompensimit në vlerë të tokës bujqësore të pronarëve që e kanë pasur atë deri në gusht të 1945. Sipas një titulli projektligji pronarët, ose trashëgimtarët e tyre, do të përfitojnë kompensim të plotë financiar punë vlerën per sipërfaqe deri në 15 hektarë. Për të tjerat nga 15 deri në 1200 hektarë çdo hektar do të kompensohet në bazë të disa koeficienteve. Nuk është parashikuar kompensim shtesë për sipërfaqet tokësore mbi 1200 hektarë. Projekt[?] që ligji të miratohet pa vështirësi. Në favor të tij, nw fakt, janë shprehur paraprakisht partitë më të mëdha parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën socialiste. Mbeten të pakënaqur përfaqësuesit e pronarëve. Xhavit Turkeshi, nënkryetari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”, deklaroi: “Është një ligj antidemokratik dhe komunist”. Një nga deputetët e Partisë Demokratike, Jemin Gjana, duke folur me Gazetën shpjegoi: “Pronarët parimisht kanë të drejtë, por duhet menduar edhe për mundësitë e kufizuara të shtetit dhe për rrezikun e lindjes së konflikteve sociale”.

Një njeri i mbytur në Përmet 10.000 lekë për trupin

PERMET — Shemo Aluli, një qytetar i varfër, 42 vjeçar nga Përmeti, u mbyt në lumin e Vjosës thuajse një muaj më parë. “10.000 lekë për personin që do të gjejë trupin e Shemon” kështu bënë të ditur dy familjarët e tij. Kurse, met e një jete, këto ofrojnë të afërmit e orfër[?] në vështirës pas shumë ditë kërkimesh pa reult[?] cilat në të dy anët e Vjosës. Një moment i vdekje[s?] Aluli mban me vete vetëm një cantë ushtarake e përdorur.

Ja këshillat praktike të kësaj jave: Mos i hidhni kurrë poshtë mbeturinat e çajit. Kur është shumë i fortë mund të përdoret si locion. Lyerve në fytyrë, në qafë e përse jo, në këmbë e në duar, u jep një nxirje të lehtë atyre që nuk e kanë marrë akoma dhe një zgjatje atyro që janë nxirë gjatë pushimeve. Për të lehtësuar nxirjen, pini leng karrote dhe një lugë vaj ulliri pas çdo ekspozimi. Nuk duhet harruar kurse se nxihesh më mirë në lëvizje se sa në një vend. Mos harroni kurrë të hiqni embrionin je[?]shil që ndodhet brenda thelbit të hudhrës; është ai që e bën hudhrën të patretshme. Për të evituar erën e rëndë, egzistojnë zgjidhje të ndryshme: të hani majdanoz i gjallë, të pihet pije mente, të përtypen kokrra kafeje. Për të qetësuar skuqjen, rrahim një të bardhë veze, e përziejmë me vaj bajamesh dhe lyejmë pjesët e skuqura me këtë lëng. Mund ta sbusim dhimbjen e vendit të infektuar me anë të një balsami me meli orizi ose lini. Në qoftë se duam që të jetë e dobishme, janë disa rregulla për tu respektuar: mos bëni kurrë banjo tepër të nxehta ose të për të zgjatura, sepse mund të shterojnë zemrën. Hidhuni pak vaj taviline në ujit e banjos, lërje dhe të zbutet. Për të bërë të ndritshme karrocërinë, pastroni me një solucion prej një të dhjete alkool dhe nëntë të dhjetat vaj vazeline. Pijet më të mira gazepoze hapëse, në qoftë se vihen në frigorifer me kokë poshtë. Për të marrë dy gota të ngjitura njëra me tjetrën, nevojitet të avullohet njëra tu nxeh[?] një fundi i gotës së dytë dhe të hidhet ujë i ftohtë në gotën e sipërme.