28/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 prill 1993

Udhëtim nëpër muzeumet e plaçkitur

Historië e Apollonisë, Butrintit dhe Durrësit Porta të mbyllura, roje të mobilizuar dhe sistema alarmi: kështu shpëtohen thesaret shqiptare FATOS BAXHAKU TIRANË — Vazhdonjë të jenë të kërcënuara thesaret e historisë dhe artit shqiptar. Pas vendosjes së tërhequr e armatosura në muzeët kryesorë, është kërkuar Qeverisë shqiptare nga Ministria e Kulturës financimi i blerjes së 4 sistemeve të alarmit për disa nga muzeët me rrisk më të madh. I gjithë operacioni, në se do të miratohet nga qeveria, do të kushtojë rreth 16.000 dollarë. Me këtë rast shtohen shanset që disa nga këto muzeët t’i hapen publikut të gjerë. Veç kësaj po vazhdojnë puna nga ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me ata të huaj për përmirësimin e ligjit mbi trashëgiminë kulturore i cili së shpejti do t’i paraqitet parlamentit. Por, sa ka qenë dëmi që ju shkaktua në këto vitet e fundit thesarit të artit shqiptar? Grabitja e objekteve me vlerë, sipas të dhënave të para zyrtare të dhëna Gazetës, filloi që në dhjetor të 1990. Të parat u bënë pre e thyerjeve muzeumet arkeologjike të Butrintit, Apollonisë e Durrësit. Nga inventari i dy të parëve, të vendosur në zona rurale dhe të vështirë për t’u ruajtur, mungojnë mjaft objekte antike. Në mars 1991 nga muzeu i pasurisë Durrësit u vodhën 13 gurë varri të periudhës greke e romake, pa llogaritur objektet e tjera më përmasa të vogla: lotore dhe enë qeramike të së njëjtës periudhë. Në Butrint vjedhësit kanë synuar për më lart. Brenda dy vjetësh nga muzeu thuajse i pambrojtur u zhdukën, sipas të dhënave që disponon Qendra Arkeologjike në Tiranë, pesë koka antike të skulpturë të pesti para erës së re. Në Apolloni vjedhës ende të paidentifikuar arritën që, brenda periudhës mars-tetor 1991, të thyejnë tre herë me dhunë derën e manastirit ku ruheshin objektet arkeologjike të nxjerra nga dekada të tëra gërmimesh. Pre e dëmtimeve janë edhe muzeët e tjerë më të vegjël. Kështu, në Tepelenë, në janar të këtij viti, u vodh një shpatë e argjendë dhe disa relike të tjera të çmueshme të cilat ekspertët i’a atribuojnë Ali Pashë Tepelenës, fisnikut të famshëm shqiptar të shekullit të 18. Deri tani një pjesë e mirë e objekteve të vjedhura kanë përfunduar jashtë Shqipërisë. Tre nga pesë kokat e Butrintit arritën të gjendëshin nga policia greke: një në një shtëpi të thjeshtë në rrethinat e Pargës, dhe dy u sekuestruan dy shqiptarëve të cilët po përpiqeshin t’i shisnin në pazarin e Korfuzi për një shumë prej 3 milionë dhrahmi (afër 15.000 dollarë). Sipas ekspertëve të Qendrës Arkeologjike në Tiranë, “egziston një trafik i tërë klandestin i amforave antike midis Shqipërisë dhe Italisë”. Në fakt, një rast i tillë u verifikua korrikun e shkuar, kur një motoskaft italian plot me amfora antike u bllokua në ujrat territoriale shqiptare por, arriti të shpëtojë falë shpejtësisë së tij të madhe. Ka të dhëna që objektet të vjedhura kanë arritur edhe në vende të largëta si Holanda e Gjermania. Deri tani, nga njoftimet zyrtare që ka në dispozicion Guri Pano, inspektor i muzeumeve në Ministrinë e Kulturës, në ndjekje penale janë marrë pak persona. Midis tyre, njëri rast i rrallë: një prift, ai i manastirit të Ardenicës, i akuzuar se bashkë me tre bashkëfshatarë për vjedhjen e ikonave që ai vetë duhej t’i ruante. Në Berat, u pushua nga puna drejtori i muzeut “Onufri”, i cili gjithashtu dyshohej se kishte shitur gjisht në dhëndjen e disa ikonave. Pikërisht kështu, siç do t’a shohim, përbëjnë një biznes mjaft fitimprurës për trafikantët e veprave të artit. (1 — vazhdon) Reportazh Special

Në Brendësi Arrestohet sindakalisti shqiptar në Kosovë Në Bari një udhëzues për të ndihmuar emigrantët Përshytyjpet e Papës mbi vizitën në Shqipëri

Interi përpiqet të arrijë Milanin

Kampionati italian i futbollit Futbollisti i Inter-it, Ruben Sosa, gëzohet pas golit të dytë DANIELE VULPI ROMA — Ç’do të ndodhë tani në përpjekjen për kupën e kampionatit kombëtar. Interi, të cilin vetëm katër pikë e ndajnë nga Milani, kërkon ta arrijë atë duke shpresuar në pesë ditët e ndeshjeve të parashikuar për këtë kampionat. Lojë e vullnshme — e konsideruar deri pak javë më parë një “çmenduri”, sot më pak — po entuziazmon gjithësynë e Italisë sportdashëse, edhe pse ata që besojnë më pak në të janë vetë protagonistët. Por, një tjetër parapaskenë, një tjetër sfidë fshihet nën sfidën e dukshme të rivalitetit Inter-Milan. Ndërkohë, që interesit mohojnë vazhdimisht pikësynimin e tyre për të fshihet nën sfidën e dukshme të rivalitetit Inter Milan. Ndërkohë, që interistët mohojnë vazhdimisht pikësynimin e tyre për të mos rënë sysh, sepse po korrin një pas një fitore të entuziaste, dhe milanezët kënaqen çuditërisht me fitore të lehta (zero me zero në Udine), del në pah nën dritën e fortë të dielIit rivaliteti, sfida e dy lojtarëve rivale, Ruben Sosa, deri tani autori i 16 golave në rrjetën milanese, dhe flamurtari, ylli i të vitëve të shkuara që ndrite fitoret e Milanit, Marco Van Basten, i cili hyri në lojë pikërisht në ndeshjen në Udine, pas një mungese të gjatë. Nga ky duel mbase varet përfundimi i hovit pak të vonuar interist, e megjithatë është pikërisht kjo që e bën më të ethshme ndjekjen e ndeshjeve. Periudha e pushimit të kampionatit për garat e Kombëtares kundër Zvicrës, do t’i japë mundësi Interit të ruajë formën e tij të mrekullueshme psikike dhe fizike, dhe Milanit të gjejë, me ndryshimin e futjes së Van Bastenit në lojë, elementë të rinj për të siguruar fitoren. Dhe e gjitha kjo do t’i shtojë ndeshjes mjaft emocione. Në hijen e duelit të gjatë në duart e dy milanezëve, përkatësisht më mirë ekuilibri Uefa — me Juventusin protagonist që ndodhet në një formë të mrekullueshme, Lazio-n dhe Parmën, gjithnjë e më shumë të projektuara drejt Europës — dhe bëhet përherë e më shumë dramatike lufta për të mos u tërhequr mbrapsht. Vetëm Foggia e cila në tabelën e klasifikimit ndodhet me 28 pikë mund të marrë frymë lirisht në këto momente (por në tre ndeshjet e mëparshme do t’i duhet të përballojë lojën e Juventusit). Fiorentina, e cila përballoi humbjen me Juventusin, është më e vërtetë në pikë të hallit. Qëndron në vendin e pestë nga fundi (në shoqërinë e Genoës) me një distancë prej një pikë nga Udinese. Dhe pas tre turnesh në Firence do të zhvillohet ndeshja e drejtpërdrejtë me Juventusin. Një shmangie për florentinasit është gati e detyrueshme, edhe sepse Brescia (në vendin e tretë nga fundi me 22 pikë) nuk jep aspak shenjë e qënies pashpresë dhe vetë Genoa është natyrisht më e përgatitur se Fiorentina për përpjekjet për të vazhduar ndeshjet deri në pikën e fundit. Dhe të gjitha këta skuadra në rënie e sipër mendohet që sigurisht do të shijojnë guston e barazimeve.

Qeveria Shqiptare ...

Një etapë e re midis dy vendeve Qeveria Shqiptare

Pesë shqiptarë të masakruar në K... në kufi me Kosovën

Një qytetar tjetër nga Tropoja i vrarë në Pejë

Qeveria Shqiptare njeh Maqedoninë

Një etapë e re midis dy vendeve TIRANË — Shqipëria njohu Maqedoninë si shtet sovran dhe të pavarur. Vendimi i’u dorëzua edhe përfaqësuesve shqiptarë pranë KSBE-së. Njohja zyrtare u bë nga qeveria shqiptare me emërtimin e ri të miratuar nga komuniteti ndërkombëtar — “Ish — Republika Jugosllave e Maqedonisë” — vetëm disa ditë pas pranimit të shtetit të vogël sllav në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kriten kështu në një nivel më të lartë marrëdhëniet midis dy vendeve kufitare ballkanike, marrëdhënie të cilat që prej demokratizimit të vendeve në të anët e kufirit patën njohur ecuri pozitive megjithë problemet jo të vogla. Në Maqedoni jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh i cili disa herë ka kundërshtuar me forcë të drejtat e veta. Kjo ka bërë që raportet midis dy vendeve shpeshherë të njihen edhe ftohje në këto dy vitet e fundit. Këtu kanë ndikuar edhe një numër incidentesh kufitare, kur disa shqiptarë që kishin kapërcyer ilegalisht kufirin u vranë ose u plagosën nga kufitarët maqedonas. Sidoqoftë, megjithë uljet e ngritjet marrëdhëniet shqiptaro — maqedone, në këto dy vitet e fundit kanë qenë frytdhënëse për të dy vendet. Maqedonia është i vetmi vend i huaj që ka hequr regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Një sinjal që është pritur me dashamirësi prej qeverisë së Tiranës. Nëpërmjet saj kalojnë me mijra shqiptarë të Kosovës që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri. Nga ana tjetër, nga portet shqiptare kalon një pjesë e mirë e importeve maqedone. Një ndihmë jo e vogël për ekonominë maqedonase prej kohësh në krizë.

Pesë shqiptarë të masakruar në Kukës në kufi me Kosovën

Një qytetar tjetër nga Tropoja i vrarë në Pejë shqiptarë të masakruar në Kukës në kufi me Kosovën KUKËS (Ed. La.) — Pesë qytetarë të rinj shqiptarë në kufirin shqiptaro-kosovar prej forcave serbe. Episodi i fundit dramatik ndodhi në afërsi të qytetit verior të Kukësit, ku edhe herë të tjera shqiptarë që dëshironin të kalojnë kufirin për t’u takuar me të afërmit e tyre, vriten e masakrohen. Vrasja e këtyre 5 qytetarëve ka ndodhur disa metra brenda kufirit të quajtur jugosllav. Një incident i ngjashëm, me sa duket, ka ndodhur në afërsi të qytetit kosovar të Pejës, ku një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë. Për të verifikuar ngjarjet e fundit, nga Tirana me urgjencë u nis një helikopter me përfaqësues nga Ministria shqiptare e Rendit, Ministria e Jashtme dhe operatore, të cilët pas këqyrjes reale, i referuan autoriteteve hollësitë e mëtejshme. Rasti është i ngjashëm edhe me shumë të tjera të kohëve të fundit, për të cilat Qeveria Shqiptare ka protestuar energjikisht. Sepse s’është hera e parë që kufitarë serbë qëllojnë pa paralajmërim, në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, qytetarët shqiptarë. Viktimat shqiptare, sipas Degës së Rendit në Kukës, janë: Behar Adem Adem, 25 vjeç nga Bardhoci, Mersin Hysen Sila, 27 vjeç nga Morina, Hysen Hasan Sila, 25 vjeç nga Morina, Ethem Dod Sila, 26 vjeç nga Morina dhe Mendur Sadri Sila, 15 vjeç po nga Morina. Katër të fundit ishin të afërm të njëri-tjetrit. I njëjti burim tregon se: “Vrasja nga forcat kufitare serbe, është bërë disa metra në brendësi të kufirit kosovar dhe gati 3 orë larg postës kufitare të Qafë-Morinës. Të shtënat me automatik kanë sjellë si pasojë vdekjen e menjëhershme të pesë personave, madje në trupin e njërit janë gjendur edhe 18 plumba”. Pesë viktimat nga rrethi i Kukësit, ditën e vrasjes nuk janë sjellë për dorëzim në kufirin shqiptar, por është preferuar që gjeneralitetet mortale t’i bëhen në qytetin më të afërt me ngjarjen, Prizren. Ndoshta edhe për të kamufluar sa dopak përmasat e kësaj vrasjeje masive nga autoritetet serbe. Sidogoftë, ende pa u dorëzuar viktimat tek autoritetet shqiptare, s’mund të bëhet fjalë për fakte të plota. Nuk njihen ende hollësi për episodin tjetër të ndodhur në Pejë, ku ka mbetur i vrarë qytetari nga Tropoja. Nga i njëjti rreth, që nga fillimi i vitit janë vrarë nga forcat serbe 24 persona të moshës 20-30 vjeçare. Episode dramatike, për të cilat pritet një ndërhyrje e vendosur nga organizmat ndërkombëtare.

“Pellicano” ka shpërndarë 400 ton ndihma në dy vjet

ROMA — Me shpërndarjen e më shumë se 400 mijë tonelatash, “Pellicano”-i kontingjenti ushtarak italian që nga më shumë se një vit e kryen transportin ushqimor dhe ilaçet në çdo vend të Shqipërisë, të Kosovës një tjetër pikësymin. Të dërguar përtej Adriatikut në shtator të vitit 1991 për të ndihuar vetëm pak muaj, ushtarët italian janë për tashmë pjesë përbërëse e ekonomisë dhe jetës përbashkë- jore. Njerëzit e “Italfor”-it nga 700 që ishin në fillim pranë janë vetëm 550 kanë përshkuar kërder e gjatë me shum e se 10 milion kilometra me 435 automjete, duke shkarkuar në zonat më të humbura të vendit.

Letra nga përtej detit

Jam një qytetar nga Elbasani: Lagjja 29 Nëntori nr. 27, quhem Qamil Kasa. Nga muaji Mars e deri sot nuk jam marrë vesh me djalin: N. Kasa ne Torino të Italisë, me numër telefoni: 0039 122629255. (Qamil Kasa — Elbasan) * * * Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Nëse ndodhesh në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Viale Scipione l’Africano 269, 70100 Bari — Në se jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë. Jam printer de djalit tone. Eshtë refugjat i muajit Mars. Kemi 5-6 muaj që s’kemi lidhje fare as me telefon, as me letër. Kupothet shqetësimet janë si prinder. Nuk eshte shkëputur as nga vendi ku banonte dhe as nga puna ku ai punonte. Numri i telefonit ku ai ka punuar, lokalkafe) është 0039 937951076, kurse numri i telefonit te shtepise ku e mbante pronari eshte: 0039 87954657, pronari nga Pelegorona, Catania, Itali. Nuk di t’u shkruaj me gjate, ne kete gjendje shqetësuese qe jemi. Ju lutem shume te na ndihmoni per djalin tone Artan Deliu ose Artur siç e thirrin italianet ku ai punonte. Ja lutemi edhe nje here, me teper per nenën e tij qe eshte e shqetësuar na ndihmoni se ku eshte djali. Qofte edhe siç e kane vrarë sido që te jete puna ose gjendja e tij. Presim pergjigje sa me pare. Me nderime e respekt. (Familja Delia) Me ka lëkur djali me Itali me eksodin e Marsit 1991 dhe u sistemua me pune dhe banim në Lika, te Italia. Djali quhet Gjerqi Qose, eshte 22 vjeç, kam patur lidhje deri me 10 Gusht 1992 dhe me pas ma mori e merrte në telefon me ate numer se do te shkonte ne Milano dhe qe nga ajo dite (10 Gusht) nuk kam marre asnje haber, prandaj ju lutem te gjeni se ku shkebe dhe vet Gjergji e thotjofone peremer. Gjergji i eshte me adresen: Saide Duro, NB Maliq Pritias. Ju lutem ai quhet Gjergji Qose. Me shume shpresë. (Saide Doro — Drithas)