15/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 maj 1993

Shqipëria ka dhuruar 3 milion dollarë

PPSH financoi të gjithë botën për 23 vjet Nga arkivat sekrete, ja historia e plotë e «Fondit të solidaritetit» Hapen arkivat i rëndësishëm ndriçimi i historisë sonë FATOS BAXHAKU TIRANË — Partia e Punës së Shqipërisë i ka paguar në 27 vjet më shumë se 3 milion dollarë partive dhe grupeve marksiste-leniniste të huaja. Kjo rezulton nga dokumentet e tjera që janë zbuluar në arkivin sekret të PPSH. Bëhet gjithnjë e më e plotë shpërndarja e fondit “të famshëm” të solidaritetit. Nga dokumentat thuajse të plota që disponon Gazeta rezulton se Partia e Punës i ka paguar, nga viti 1964 deri në 1991 më shumë se 3 milion dollarë lëvizjes marksiste-leniniste në të gjithë pikat e globit. Janë të shumta partitë, grupet apo persona të veçantë që kanë përfituar, për afër 30 vjet, nga varfëria e Shqipërisë. Duke filluar nga Hollanda e Danimarka, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në vendet e largëta thuajse të panjohura të botës së tretë si Malgashet e Guadalupa. Dokumentet janë një numër vendimesh të marra kryesisht në muajt e parë të çdo vitit ato që lejojnë të ndjekësh gjeografinë e udhëtimit të shumave të konsiderueshme. Shumat më të mëdha kanë përfunduar te marksistë-leninistët e Europës Perëndimore. Nga këto të parat kanë përfituar Partitë Komuniste (m.-l.) të Italisë, Francës dhe madje, edhe një organizatë marksiste në Linjën Komuniste: Partia Marksiste e Polonisë. Për shumë kohë këto kanë përfituar nga 25 mijë dollarë në vit. Vetëm, për marksistët italianë deri në vitin 1977, kohë në të cilën ata thuajse i ndërprenë raportet me Tiranën, janë dhënë rreth 200 mijë dollarë. Në dokumentet që lidhen me financimin drejt Italisë, si denoncatarë të të hollave përmenden, herë Partia Komuniste (m.-l.), herë Komiteti Politik i gazetës “Nuova Unità” dhe herë korrespondentët enigmatië të organit kryesor të Partisë së Punës. Parti të tjera në Europë kanë përfituar shumë më të vogla. Edhe partia marksiste-leniniste e Zvicrës së këtij viti ka marrë në 1969 3.000 dollarë për realizimin e revolucionit proletar. Nga vendet e botës së tretë duket se më e preferuara ka qenë partia e Brazilit: më 1974 asaj i është caktuar një shumë më e madhe se të gjitha partitë tjera, 50 mijë dollarë. Por, subvencione të konsiderueshme ka marrë në mbarë këto vitet edhe partitë e Ekuadorit, Kolumbisë, Perusë, Uruguajit, Australisë e Zelandës së Re. Në dokumente përmenden shpesh edhe emra të personash të veçantë që përfitonin para nga Shqipëria. Një shembull: në maj 1977 Sekretariati i Komitetit Qendror vendos t'i japë publicistit marksist francez Patrick Kessel një shumë prej 20 mijë dollarësh për të propaganduar në Francë “Botimet e PPSH dhe Lëvizjes Marksiste-Leniniste Ndërkombëtare”. Duket se pas prishjes me Kinën, Partia është detyruar t'i ulë pagat që i jepte bashkëpunëtorëve të saj të huaj. Në vitet ’80 fondi i solidaritetit fillon e pakësohet, sidoqoftë shumë mbeten gjithë të konsiderueshme. Në 1984, gjashtë parti marksiste-leniniste nga Brazili, Peruja, Turqia, Kolumbia, Ekuadori dhe Republika Domenikane, kanë marrë 55 mijë dollarë nga Shqipëria e cila kishte filluar të ndiqte vështirësitë e para ekonomike. Planifikimi i shpërndarjes së fondit të solidaritetit ka vazhduar deri në fillim të 1991, edhe pse vendi po ziente nga lëvizja demokratike. Dokumenti i fundit mban datën 15 mars 1991 dhe në të përcaktohet se si do të ndahet shumë prej 50 mijë dollarësh që partia kishte në dispozicion atë vit. Nuk përmenden më emra partish apo grupesh, thuhet vetëm shumën do të përdoret për shpenzime udhëtimi, veprimtari propagandistike dhe për “raste të veçanta” të cilat do të vendosë Sekretariati”. Shërbimi i fundit i fondit të solidaritetit: në prill 1991 i vihet në dispozicion neozelandezit Ron Taylor 10 mijë dollarë për t'u larguar nga vendi dhe për t'u riatdhesuar. Taylor kishte përkthyer në anglisht të gjitha veprat kryesore të Enver Hoxhës. “Kjo ndihmë i jepet duke marrë parasysh vështirësitë që ka Ron Taylor në sigurinë e miqve e të jetesës në një moshë të thyer (71 vjeç) si edhe kontributin e tij në përkthimin e materialeve të PPSH gjatë 23 vjetëve”, thuhet në vendimin e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Mbyllet kështu me largimin e një të moshuari drejt Oqeanisë së largët, historia e një institucioni që për afër 30 vjet nuk rreshti së paguari kudo nëpër botë kontribuues për një ide që ishte destinuar të mbetej një rrënjë e muresh e shtetesh totalitare. Ndërtesa ku ishte i vendosur Komiteti Qendror i Partisë

Bllofi i ndihmave 12 vetë nën akuzë

Hetohen De Michelis dhe funksionarë të Ministrisë së Jashtme Italiane Romë/ Edhe «Levant.Co.» në gjyq CARLO BOLLINO TIRANË — Ndihmat italiane në Shqipëri përbëjnë një skandal. Pas muaj hetimesh, Prokuroria e Republikës së Romës ka dorëzuar dje dymbëdhjetë para-lajmë­rime garancie (të jesh në ndjekje penale të lirë), domethënë marrja e masave që paraqesin inkriminimin. Në akuzë ndodhet Ministri aktual i Mjedisit, Valdo Spini (socialist), parlamentari Claudio Vitalone (demokratkristian), ish-Ministri i Jashtëm Gianni De Michelis (socialist), përgjegjësi i Kooperimit Italian, ambasadori Giuseppe Santoro. E pastaj Giuseppe Perniola, përfaqësues i ligjshëm i... shme kanë qenë të impelj­uar për të bërë të ditur ndjekjen penale të lirë, por emrat e të paktën dy të akuzuarve nuk u bënë të ditur. Rezervimi i kërkuar nga hetuesit, nuk ka lejuar deri tani të sqarohet roli që të akuzuarit aktualë kanë pasur në skandalin italo-shqiptar. Sigurisht, Spini e Vitalone janë akuzuar për funksionimin e tyre si ish-zhvendëssekretarë të Ministrisë së Jashtme me emërim special për Shqipërinë. Për sa i përket De Michelis dhe Santoro (ky i fundit në burg që nga 25 marsi), ata janë përfshirë në skandalin e Kooperimit Italian që i përket edhe shumë vendeve të tjera në zhvillim. Hetimi i Prokurorës Ca- Italiane: Pasqualino Procacci, Giuseppe Caso, Aldo Sicignano, Vincenzo Altamura, Giuseppe Fini e të tjerë. Vendosja e kësaj mase është firmosur nga Zëvendëskryeministrorja Evelina Canale, që ishte e para që filloi hetimin — para një viti e gjysmë bashkëshorti Bareze “Levant. Co.”, që është akuzuar edhe nga autoritetet shqiptare për vjedhje të disa miliarda ndihmash, të destinuara për Shqipërinë. Kthesa e suksesshme në hetimet romane është e destinuar për të përfshirë edhe emra të tjerë. Karabinierët për gjithë ditën e dje bënë kontribu(e) për një ide që është destinuar të mbulojë he nga rrënjoja mur(e)sh e shtetesh totalitare. Valdo Spini (socialist), parlamentar Claudio Vitalone (demokristian), ligjshëm i shoqërisë së Barit “Levant. Co.”, Iolanda Brunetti, përgjegjëse e anës teknike të Kooperimit dhe gjashtë funksionarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme Fini e të tjerë. Hetimi i Prokurores Canale kryhet në bazë të një sërë denoncimesh që akuzonin “Levant. Co.” të Barit — e ngarkuar të furnizonte me ndihma Shqipërinë dyshime 1990 — se i ka dorëzuar Shqipërisë materiale ushqimore dhe mjekësore, duke bërë që të paguheshin nga qeveria italiane me një çmim më të lartë se ajo e tregut. Kontratat aktualisht në hetim arrijnë vlerën më shumë se njëzet miliardë. Mbi këtë çështje janë bërë shumë pyetje në Parlament. I intervistuar nga “Gazeta”, përgjegjësi i “Levant. Co.”, Giuseppe Perniola, gjithmonë ka përgënjeshtruar çdo përgjegjësi, duke mbështetur që në dëm të tij është ngritur vetëm një fushatë shpifuri. Valdo Spini i emëruar ministër vetëm para pak ditësh në qeverinë e Ciampit, është treguar i gatshëm të paraqesë dorëheqjen e tij.

Kavajë/ Policia Financiare merr masa për një joint-venture

Shoqëria italiane i vidh(e)t taksave «Alb-Italia Boshtovë» detyrohet 7 milion lekë KAVAJË (Ed. La) — Detyrime të pashlyera prej 70.000 dollarësh dhe me moszbatim kontrast pas ndërmarrjen e përbashkët italo-shqiptare “Alb-Italia” Boshtovë. Kontrolli i Policisë Financiare të rrethit të Kavajës që rezultoi në këtë mënyrë, ende s’ka përfunduar. Deri tani janë sekuestruar vetëm 485.585 lekë. “Kontrolli i kryer u bë menjëherë pas qëndrimit mospërfillës të drejtorit të “Alb-Italia”, Alberto Rançini, ndaj kryetarit të Degës së Tatimeve të Kavajës” — shkruhet në një dokument zyrtar të Policisë Financiare të këtij qyteti. Detyrime të papranuara u vunë re nga viti 1992, për sigurimet shoqërore, asistencë sociale, moshlyerje të taksës doganore, tatim qarkullimi si dhe tatimit mbi pagat. Përveç këtyre detyrimeve kjo ndërmarrje nuk zbatoi edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave për dhënien e kompensimit ushqimor për të punësuarit e saj. Një kontroll tjetër u kërkua të bëhej edhe në drejtim të statusit, pasi informacionet verbale që kishte Policia Financiare theksonin se përfaqësuesit shqiptarë, të miratuar për drejtimin e aktivitetit, pothuajse ishin nxjerrë jashtë detyre. Drejtori administrativ, Alberto Rançini, i ballafaquar me këto probleme, detyrohet të bëjësoj Presidentin Enxo Di Simone. Deri tani edhe ballafaqimi i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ka dhe luhteuar. Pala italiane, e quajtur “Shoqëria Bujqësore Italiane e Investimeve”, me adresë Rruga “Aldo Moro”, Numër 55, Selia në Brindizi dhe me llogari rrjedhëse në Bankën “San Paolo”, ka zhvilluar edhe aktivitet sekondar në Shqipëri, duke tregtuar konfeksione dhe artikuj elektroshtëpiak. Për të gjitha këto parregullsi janë në dijeni edhe Kryesia e Këshillit të Kavajës si dhe Kryeplaku i fshatit Boshtovë. Ndërsa pritet të vijë nga Italia, drejtuesi administrativ, Rançinia. Dyshime të tjera hidhen mbi “Alb-Italia”. Dega e Policisë Financiare të Kavajës, ka kërkuar ndihmë te eprorët e saj në Tiranë: Bëhet fjalë për eksportin e produkteve bujqësore të kësaj ndërmarrjeje pranë firmës italiane “Latina Eksport”. Dihet vetëm se çmimi i shitjes së lule lakrës është 500 lireta, çmim ky që konsiderohet tepër i ulët për tregun evropian, tek i cili është i destinuar në të vërtetë. Këto produkte në fakt — sipas dyshimeve të Policisë Financiare të Kavajës — kanë përfunduar në Shtutgard të Gjermanisë. Dhe kështu kërkohet të verifikohen raportet reale midis “Latina Eksport” dhe “Shoqërisë Bujqësore Italiane të Investimeve”.

Projekte kooperimi: ambasadori Foresti në Shkodër

SHKODËR — Perspektiva të reja bashkëpunimi ndërmjet Shkodrës dhe Italisë. Për këtë u fol ditë më parë me rastin e vizitës së parë zyrtare të Ambasadorit Italian në qytetin e Shkodrës. Paolo Foresti, takoi Kryetarin e Bashkisë dhe Shefin e Rendit Publik të Rrethit. Foresti pati pastaj një takim me Arqipeshkvinë e qytetit, vizitoi Katedralen e sapo ristrukturuar dhe selinë e ish-konsullatës italiane, aktualisht e zënë nga Salezianët. Mbi perspektivën e bashkëpunimit ambasadori Foresti u tregua tepër optimist duke kujtuar dhe raportet antike që kanë lidhur Shkodrën dhe Italinë.

Katër adoleshentë dënohen për vjedhje kompjuterash

Të magjepsur nga ekrani elektronik përfundojnë në burg EDMOND LAÇI TIRANË — Janë vj((?)k)ltimat e para shqiptarë të informatikës. Kompjuterët rrëmbenin midis të tjerëve në botën e tij të pasun, edhe mendjen e katër adoleshentëve në Tiranë. Një histori që lind shumë kohë pas pasionit të tyre që çmendur për informatikën, Kishin një ëndërr, por jo para për ta realizuar. Dhe kështu një ditë nuk i rezistuan tundimit. Rrëmbyen në marsin e 1991 në kompjuter në katin e dytë të Universitetit të Tiranës, në një tjetër në shatorin e 1992 në fakultetin e Gjeologji-Minierave. Dhe janë të lumtur. Punojnë deri natën vonë, Shqipkinë një version të lojës së njohur Tetris (loja e famshme me tulla), bëjnë një program vizualizimesh në ekran nëpërmjet tastove të tyre të çrregullshme. Pastaj kompozojnë fletaset e Kongresit Rinor Shqiptar. Kri-jojnë shoqatat informatike “Saturn”, por ndërsa presin së legalizohen, përfundojnë në qelinë e Burgut të Tiranës. Pasuria prej 2 kompjuterave “Olivetti”, një tjetër “ARC” dhe dy printerave “Epson”, konfiskohet. Ndërpritet kështu edhe korrespondenca me shoqërinë irlandeze IPE, e lidhur prej 1 kohësh. Kompjuterat që s’kishin mundur t’i blejnë, i futën edhe në botën e burgut, të rënde që moshën e tyre. Ne datën 18 maj ato do të lirohen. Kështu vendoset Gjykata e Tiranës. Por Renis, Besniku, Andi dhe Ardjani, të gjithë 18 vjeçarë, ndoshta një ditë, do të shkruajnë mbi kompjuterat e tyre edhe këtë histori. Universiteti i Tiranës, në qelinë e Burgut të Tiranës.

Hapen arkivat i rëndësishëm ndriçimi i historisë sonë

(c. bo.) Portat e arkivave me në fund hapen në dy kasata dhe një dritë e fortë përfshin gjithë vendin. Është drita e historisë. Diktaturat, kudo në botë, kanë nxjerrë vetëm vite të errëta dhe kështu i përket demokracive të ndriçojnë të kaluarën e tyre. Edhe Shqipëria po e bën dhe duhet të ndihmojë të bëjë për vete përgjegjësinë që ka për darkë historisë dhe përpara botës. Është ky kuptimi më i rëndësishëm i dokumentave, që dalëngadalë, ditë pas dite, dalin plot pluhur nga baullet ku ishin kyçur. Përmbajtja e tyre përfaqëson fragmentë të një mozaiku që të gjithë kemi mi të drejtë ta rindërtojmë dhe ta njohim. Pa censurë dhe pa paragjykime. E kaluar kjo dhe ku duhet ta mbajë për të treguar me qetësinë e duhur ngjarjet e largëta. Shqipëria po përparon dhe po hyn në botë. Dhe tani — si çdo vend i civilizuar — ka filluar të përballojë këtë detyrë të delicate dhe të dhimbshme, që është të rishkruajë historinë e vet.

Në Brendësi

Italia i përgjigjet kërcënimeve serbe Andreotti do të hetohet për lidhje me mafien Një park në Barile i quajtur Gjirokastër

Projekte

Letra nga përtej detit

Kuhem Orlando, jam nga Tirana. Me urimin tim dua të përshëndes mikeshen time të dashur Chiara Giannuzzi në Castellano Grotte të Barit. “Carissima amica Chiara di Castellana Grotte: Buon compleanno e tanti successi nella Vita. Mi manchi e spero di rivederti il più presto possibile. Con affetto, Orlando”. (Orlando — Tiranë) Familja e Sulejman Çullakut në Tiranë, i uron ditëlindjen djalit të saj Arjan Çollaku, që ndodhet prej dy vjetësh në Itali, në Vestrano — Como. Gjithashtu me kënaqësi ka kohë pa u lajmëruar me të afërmit e tij në Shqipëri, ata i japin edhe një numër telefoni (të fqinjit). Numri është 324 33 (familja Kërpu). (Sulejman Çollaku — Tiranë) Familja Bashkim Hoxha nga rrethi Fierit përshëndet Fi(t)urën dhe Dritanin në Itali. I urojnë nga larg. Me shumë mall dhe dashuri i përshëndet Zana, motra e vogël, Beqiri dhe të gjithë të afërmit. I falenderojnë për fotografitë dhe dhuratat e tyre. I ftojmë në fund të qershorit me rastin e martesës së Kujtimit. Duken shpresuar se do ta lexoni mesazhin tonë ju uronjmë edhe një herë fat dhe lumturi. (Bashkim Hoxha — Fier) Jam Bari nga Elbasani. I drejtohem vëllait tim Gencit në Brindizi të Italisë. Që prej Vitit të Ri nuk dimë asgjë për të, nuk kemi as adresën e re dhe as numrin e telefonit. Marrim me telefon numrin e vjetër por na përgjigjen se nuk dinë asgjë. Në qoftëse shokët e tij lexojnë këto rreshta ju lutemi, ju lutemi shumë që të na lajmërojnë në faqet e gazetës, se ku ndodhet ai. Dëgjojmë çdo ditë lajme nga më të ndryshmet për filan refugjat që është në burg për vjedhje apo vrasje. Lusim zotin që ai të jetë mirë dhe mos këtë halle të tilla. Pra në Një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Nëse ndodhesh në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano 264, 70100 BARI — Nëse jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë. qoftë se dikush di ndonjë lajm në e falënderojmë në qoftë se na përgjigjet. Me shumë shpresë. (Barie Hasa — Elbasan) Q[u]hem Drita Gjika. Jam një gjyshe nga Korça. Me anë të kësaj letre dua të përshëndes dy nipat e mi binjakë në Foggia të Italisë, të cilët me 17 maj mbushin katër vjeç. Por dua t’u them se gjyshja e tyre nuk vjen dot aty ku jeni sepse është shumë larg, por dua t’u them se i puth fort e fort dhe se malli më ka marrë shumë, dua t’u them se shtëpia më duket bosh pa ata, se tani nuk ka kush të bëjë vendin rrumujë dhe nuk ka kush të më mbush shtëpinë me gaz. Ju tani jeni rritur, por kujtohen e ka marrë malli shumë se ka 18 muaj që s’u ka parë. Ju puth fort ayë e ëma dhe v-o-gla. Përshëndes edhe Lulin, muesen, dhe Ardin, djalin tim. (Drita Gjika — Korçë)