16/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 maj 1993

Ndihmat: e vërteta në 500 faqe

Ja dokumentat mbi të cilat hetojnë gjykatësit italianë Hollësi të reja nga Roma mbi hetimin e bujshëm që hetohet po kryen në çështjen e ndihmave për Shqipërinë CARLO BOLLINO TIRANE — Ja dokumentat e skandalit. Një dosje me më shumë se 500 faqe, që tregon historinë misterioze të ndihmave në Shqipëri. Rr. Ndodhen të gjitha atje, mbi një tavolinë të Prokurorisë së Romës. Dokumenta që lëjuan Prokuroren Evelina Canale të çoje në bankën e të akuzuarve një ministër, dy zëvendsekretarë, një sipërmarrës dhe tetë funksionarë të Ministrisë së Jashtme Italiane. Ndër emrat më me famë është ai i ish-ministrit Gianni De Michelis, të ministrit aktual të Mjedisit, Valdo Spini, të ish-zëvendsekretarit të Ministrisë së Jashtme, Claudio Vitalone, të administratorit të shoqërisë “Levant. Co.” të Barit, Giuseppe Perniola. Një mashtrim prej disa dhjetëra miliardësh në kurriz të popullit shqiptar, të cilit i ishin destinuar këto ndihma nga populli italian, që i kishte ofruar zemërgjerësinë e tij. Janë dokumenta tepër të rezervuara, e megjithatë disa nga këto dokumenta na ranë në dorë. Si për shembull ajo e zgjedhjes së shoqërisë që duhej të dorëzonte 20 miliardë, në ushqime dhe ilaçe. Domethënë, vetë “Levant. Co.” e akuzuar edhe në Shqipëri, nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit, për spekullim së bashku me eksponentë të politikës shqiptare, mbi shpërndarjen e ndihmave. Tani dihet me siguri që zgjedhja e “Levant. Co.” u vendos nga autoritetet shqiptare të kohës (jemi në 1991), ndërsa Ministri i Jashtëm Italian nuk ishte dakord. Në një notë të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Kooperimit, lexohet: “Misioni teknik ka propozuar t’ia besojë blerjen dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe të ilaçeve një organizate joshterërore, por pala shqiptare përmendi shoqërinë “Levant. Co.” të Barit, që është marrë edhe me ngarkesën e parë të ndihmave, me vlerë prej dhjetë miliardësh”. Në dosje përfshihet edhe një çështje (numër 225/XV/UTC) në të cilën tregohet për bisedimet e kryera në 13 mars 1991 midis zëvendëspresidentit të Këshillit të Ministrave, Claudio Martelli dhe ministrit Fatos Nano”, gjatë të cilave u planifikua organizimi i ndihmave dhe u vendos dërgimi në Shqipëri i një komisioni teknik italian. Komisioni erdhi në Tiranë midis 29 majit dhe 3 qershorit 1991: “Paketa e ndihmave prej 10 miliardësh — lexohet në procesverbalin e Ministrisë së Jashtme — u nda me kërkesë të Qeverisë dhe autoriteteve lokale shqiptare, 8 miliardë ushqime dhe 2 miliardë ilaçe. Përsa i përket shumës së destinuar për ndihma ushqimore, pa ngrira, mish lope të ngrirë, gjalp, djathë të freskët, fasule, bizele dhe qumësht pluhur”. Hetuesia italiane po kërkon të dijë edhe se çfarë kriteresh janë ndjekur për zgjedhjen e ushqimeve, megjithëse skandali u vërtetë i përket çmimeve të paguara: shumat janë — theksojnë hetuesit — shumë më të mëdha se ato të tregut. Por me çmimet, të paktën zyrtarisht, shqiptarët nuk u morën. Në një tjetër dokument në dosje duart e hetuesve italianë — i firmosur nga Misjoni Teknik i Ministrisë së Jashtme — shkruhet: “Çmimet e ushqimeve dhe të ilaçeve të kërkuara, do të caktohen në një kohë tepër të shkurtër, menjëherë pas aprovimit të iniciativës nga ana e Komitetit Drejtues Italian”. Kush duhej të kontrollonte në Itali? Kush duhej të verifikonte çmimet dhe cilësinë e mallit që vinte në Shqipëri? Pikërisht këtu hyn në lojë përgjegjësia e ministrave, zëvendsekretarëve dhe funksionarëve të Ministrisë së Jashtme. Sipas Prokurores Canale, në fakt, asnjë kontroll nuk është kryer dhe verifikimi i çmimeve u mor vesh vetëm nga faturat e paraqitura nga “Levant. Co.”. Është e njëjta vëmbëtrjote paradoksale e thënë nga përgjegjësit e dërgesave së Barit: “Asnjë nuk na ka kontrolluar”. Selia e Levant.Co në Bari

Levant-Co mbrohet «Sejdia mashtrori»

Perniola: «Italia nuk më ka paguan» (c.ba.) “Qeveria italiane ende nuk më ka paguar plotësisht. Unë duhet t’i dorëzoj Shqipërisë akoma edhe një miliard e 800 milion ndihma mjeksore, por derisa Roma nuk kryen pagesat e saj, unë bllokoj gjithçka. Dhe tani më thonë se jam edhe në ndjekje penale. Është absurde”. Giuseppe Perniola, administratori i shoqërisë së Barit “Levant. Co.” në qendër të skandalit për ndihmat, flet nga makina, me telefonin e tij celular. “Kthehem nga jashtë vetëm tani — shpjegon — nuk e di se çfarë ka ndodhur, duhet të flas më parë me avokatin tim”. Ai është akuzuar nga hetuesit italianë për pjesëmarrjen e tij në çështjen e ndihmave të caktuara për popullin shqiptar... “Unë nuk kam ngatërruar asnjëri. Përkundrazi janë të tjerët që më kanë ngatërruar edhe mua. Zoteria Hajdin Sejdia, për shembull, më ka përlare 700 milion, ndërsa tani dikush pohon se unë jam bashkëpunëtor i tij”. Pse pikërisht ju u ngarkuat me furnizimin e ndihmave në Shqipëri? “Unë kam punuar për pesëmbëdhjetë vjet në Kosovë. Ishin miqtë kosovarë ata që më prezantuan dhe më futën në Shqipëri, në 1990. Vazhdoja të sjell ndihmat deri në tetor të 1992-shit. Më vonë Qeveria Italiane nuk më pagoi më dhe unë nuk u dërgozova më mallin. Shpresoj që kjo histori të përfundojë sa më shpejt”. Selia e Levant.Co në Bari

Komisioni i kontrollit shqyron financimet e PPSH-së

TIRANE — Edhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit ka në dorë gjithë dokumentacionin e “fondit të solidaritetit”. TIRANE — (Fa.Ba.). Edhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit ka në dorë gjithë dokumentacionin e “fondit të solidaritetit”. Këtë fond, prej më se 3 milion dollarësh, PPSH ia shpërndau në periudhën 1964-1991 “miqve marksistë” nga e gjithë bota. Specialistëve të Kontrollit të Shtetit u duan të shqyrtojnë parregullsitë e mundshme në shpërndarjen e këtyre financimeve të konsiderueshme. Sipas vendimit nr.190 të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH (qershor 1964), qëllimi i krijimit të fondit të ishte “në interes të punës për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për luftën kundër imperializ-

Policia arreston tre persona. Kërkohen bashkëpunëtorët

Proces i apelit me dyer të hapura

Nesër në gjyq Nexhmije Hoxha

Proces i apelit me dyer të hapura TIRANË – Dhimitër Beshiro do të jetë përsëri avokat i Nexhmije Hoxhës. Nesër ai do ta mbrojë atë në Gjykatën e Apelit, që do të shqyrtojë, nëse Vendimi i 27 janarit 1993 me 9 vjet heqje lirie, është i drejtë apo jo. Pak ditë më parë Nexhmije Hoxha u përgatit të jepte një deklaratë për shtyp nga dhomat e burgut, për të protestuar për heqjen e avokatit të saj. Ishte vetë avokati Beshiro që e qetësoi klienten, pasi ligji i Parlamentit që i ndalonte atij dhe 48 të tjerëve të drejtën e avokatisë, sot është në Gjykatën Kushtetuese për t’u riparë. “Në e kemi lajmëruar të pandehurën — thotë Kryetari i Gjyqkatës së Apelit, Pera Martini — asaj i janë krijuar të gjitha kushtet për të asistuar në gjyqin e saj”. Gjithashtu që të shtunën janë lajmëruar edhe forcat policore që do të sigurojnë mjediset e Gjykatës. “Këtë herë edhe gazetarët janë të lirë — vazhdon kryetari Martini — gjyqi është me dyer të hapura”. Ardhja e të pandehurës në gjyq, ende nuk është konfirmuar. Në Shqipëri… (shënim anësor i dukshëm) doksale e thënë nga përgjegjësit e departamenteve, nga: “Asnjë nuk ka kontrolluar”. … në Shqipëri, për … ruqshme. imperializmit dhe revizionizmit, për propagandën në botën e jashtme dhe mbrojtjen e marksizëm-leninizmit”. “Nuk është zbuluar ende asnjë provë që të vërtetojë destinacionin e vërtetë të shumave të akorduara për marksistë-leninistët e 5 kontinenteve. Sqarimi i këtij misteri duket i vështirë. Nga dokumentat e fondit të solidaritetit që janë nxjerrë deri më sot, ende nuk janë gjetur as faturat që vërtetojnë pagesat. Vetëm në disa dokumenta janë bërë shënime me laps në margjinat e faqeve. Këto shënime herë janë disa pluse e herë shënojnë shifra dhe data. Shenja që, sidoqoftë, tregojnë se shumat kanë dalë nga Shqipëria.”

Rrëmbime në Shkodër e Bulqizë një vogëlush 7 vjeç dhe një vajzë

Policia arreston tre persona. Kërkohen bashkëpunëtorët SHKODËR — Rrëmbëhen brenda pak ditëve në Shkodër e Bulqizë, një djalë 1-vjeç? EDMOND LAÇI SHKODËR — Rrëmbëhen brenda pak ditëve në Shkodër e Bulqizë, një djalë 1-vjeçar dhe një vajzë 24 vjeç. Sokol Uruçi, 23 vjeç, që ka tentuar të rrëmbejë vogëlushin Fatmir Muça, gjendet në spitalin e Shkodrës, por jashtë rrezikut, pasi është plagosur me thikë nga i jati i fëmijës. Ndërsa në Bulqizë, Edmond Tollja, 22 vjeç dhe Lulzim Kostunja, 23 vjeç, që ledhn? nga fshati Striçkan, 20 kilometra larg qytetit, sot gjen? arrestuar. Për këto çështje ka filluar procesi i hetimeve. Në Shkodër, rrëmbimi ende është një mister. Dihet vetëm që në bashkëpunim me persona të tjerë, Sokol Uruçi, përveç Fatmir Muçës, ka tentuar t’i rrëmbejë edhe vajzën e tezes. Por në tentativë e sipër, brenda në shtëpinë e vogëlushit, është zbuluar dhe plagosur. Më qartë episodi i Bulqizës ku u rrëmbye Hatixhe Uka, 24 vjeç, nga fshati Sopot. “Motivet e rrëmbimit janë të paqarta — konfirmon shefi i Policisë, Kastriot Çako — ndonëse hetimet do vazhdojnë”. Vajza e rrëmbyer ka qenë e afërmit në fshatin Striçkan kur, e shoqëruar nga tezja e saj, është sulmuar në rrugë. Personat, tashmë të arrestuar, Tollja e Kostunja, kanë kërcënuar me forcë e kanë hipur në makinën e tyre pa targë Hatixhe Ukën. Vetëm pas katër ditësh Policia e Bulqizës arriti ta gjejë në qytetin e Peshkopisë, brenda në një shtëpi. Gjatë gjithë këtyre ditëve ajo ishte ruajtur rreptësisht, madje edhe me automatik. “Të arrestuarit menjëherë pranuan se po i përgatitnin Hatixhesë një pasaportë, për ta pasur me të lehtë kalimin drejt Maqedonisë. Qëllimi ishte shitja e saj me forcë”, vazhdon shefi i Policisë. Këqërbësve i është gjetur edhe një pistoletë tjetër pa leje. Femija nga Shkodra dhe vajza nga Bulqiza, të dy të rrëmbyer së fundi, tashmë janë jashtë rrezikut dhe pranë familjeve të tyre. Motivimet dhe hollësitë e mëtejshme të rrëmbimit të tyre, priten të konfirmohen nga policia e Shkodrës dhe Bulqizës, ditët e ardhshme.

Të studiosh jashtë vendoset procedura

Ambasada italiane hap regjistrimet TIRANË — Universitetet italiane janë hapur për studentët shqiptarë. Është caktuar 7 qershori afati i fundit për prezentimin e kërkesave për bursë dhe diplomë universitetare pranë universiteteve të Italisë. Ndërmjet të dhënave që kërkohen, është shpjegimi dhe njohja e gjuhës; provimi do të jepet në Itali më 6 shtator. Ambasada italiane në Tiranë në shpalljen se cilat janë dokumentat që duhen paraqitur: kërkesë për regjistrim në universitetin që pëlqen, e cila do të paraqitet në modularin përkatës, emrin e degës ku do të pranohesh (në origjinal ose në kopje autentike) e pasqyrë mbi përkthimin e noterizuar, të fotografit nga të cilat njëra autentike, garanci ekonomike, të paktën 837.000 lireta në muaj deri në 31 dhjetor 1998 (e paktën me një kartë krediti e vlefshme në Itali, ose një një dokument i ngjashëm). …shem i lëshuar nga qeveria shqiptare ose nga Insitucione Italiane o shqiptare dhe me një fuqi që garanton për kuadrin mjekësor. Fakultetet universitare të Tiranës kërkohet pranimi, ja në ato që janë caktuar nga ambasada italiane në listat që i janë vënë në dispozicion MI ministrisë së Jashtme shqiptare. Pas kallmit të provës së gjuhës italiane, kandidatët shqiptarë që duan të regjistrohen në universitet ose në kurset për diplomim për dentist, mjekësi veterinare, mjekësi ose kirurgji, duhet t’u nënshtrohen provimeve të tjera të konkurimit (të parashikuara edhe për studentët italianë). Për informacione të tjera, dhe për të paraqitur kërkesën e pranimit, ambasada italiane në Tiranë, në dispozicion të studentëve shqiptarë çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte (deri në datën 7 qershor) nga ora 17 deri në orën 19.

Në Brendësi

Bari, dhjetë klandestinë në port Clinton: do të mbrojmë Kosovën Sport, Milani në prag të fitores

HOROSKOPI I JAVËS

— i Stella Wilder Dashi 20/III 20/IV: Do të jetë mirë të jeni të përgatitur të përballoni edhe situata të papritura edhe sepse nuk është e thënë të verifikohen. Jini të shpejtë e mendime dhe reagime. Ndiqni rrugën që keni zgjedhur dhe mos lejoni të pengoheni nga vështirësi dhe kundërshtime. Demi 21/IV 20/V: Tregohuni të kujdesshëm dhe mos u përqendroni në rrethe të forta. Pushtoni sa herë që ndjeni të nevojshme dhe kujdesuni për mendjen tuaj me të njëjtin kujdes që tregoni për trupin. Mund të jeni të kënaqur gjatë javës. Binjakët 21/V 20/VI: Do të jeni në kërkim të gjërave shumë prezico dhe dhe pse ju vetë nuk jeni në gjendje të realizoni objektin e dëshirës suaj? Për shumë kohë keni qenë pa dobi nga një aspekt i rëndësishëm i jetës suaj. Tani keni mundësi të vini në vendin e humbur. Gaforrja 21/VI 22/VII: Do të merrni të gjitha llojet e garancive dhe premtimeve: vetëm me nuhatjen tuaj mund të kuptoni cilat janë të vërteta dhe cilat fallco. Mos e lejoni veten të përfshiheni nga rutina e zakonshme, kini nevojë më shumë se kurrë për të reja. Luani 23/VII 22/VIII: Sforcimi tuaj në fushën krijuese do të kurorëzohen me sukses të jashtëzakonshëm dhe të papritur, por duhet të jeni të sigurt se përgatitur shpesh do të gjendeni të përballur pas pak nga një dozë masive realiteti. Do të jeni shumë të besueshëm kur të zbuloni fatin paranormal që të tjerët kanë bërë për ju. Virgjëresha 23/VIII 22/IX: Do ju kërkohet, këtë javë, të bëni një sakrificë personale dhe ka mundësi që do t’ia dilni deri edhe të jeni të lumtur që sa stitu? e duruar. Do të jeni të qetë, nuk keni nevojë shumë të ndihmash më mirë të ndiqni objektivin të rëndësishëm për të kërkuar në shumtë kohë apo të kënaqeni me një shpërblim të menjëhershëm. Peshorja 23/IX 22/X: Ata që ju përgjojnë do të jenë veçanërisht luftarakë dhe të informuar mirë, duhet të jeni gati të mbroheni. Do të provoni një dëshirë të madhe të dilni nga shtëpia dhe të shpenzoni para. Akrepi 2/X 21/XI: Do të jenë shumë të lirë që të rrishtohen për krah jush, por për tat, do të jetë pakëra rastet për të pasur nevojë për ndihmë nga atëherë. Çdo gjë do të shkojë mirë në javë. Mos thoni “jo” ... Shigjetari 22/XI 21/XII: Nuk përjashtohet që këtë javë të bëni edhe gabime por do të jeni në gjendje t’i rregulloni menjëherë, besoj se ... Bricjapi 22/XII 19/I: Do të merrni të tjera nga të cilat njëra do të pëlqejë jotë? zgjidhni me kujdes se cilën do të pranoni. Ndjenjat tuaj mund të ndryshojnë papritur dhe kjo do t’ju shtyjë të merrni vendime jo aq të papritura. Ujori 20/I 19/II: Do të arrini që zinë një vend të parë dhe me shumë prestigj, por vetëm në qoftë se përdorni metodate ... Brënda fundit të javës do të jeni të detyruar të tentoni për diçka jo të zakonshme dhe të rrezikshme që me ambjentet e punës ose shtëpisë suaj. Peshqit 20/II 19/III: Gjithë javën do të jeni të bombarduar nga një sërë alternativash të këndshme por ju shpeshherë por bukac? i përqet? ...