27/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 maj 1993

Udhëtim sekret i Blerim Çelës

Takim në Romë me hetuesit italianë SKANDALI I NDlHMA VJE / Prokuroria e Tiranës heton mbi përgjegjësit CARLO BOLLINO TIRANE — Mision sekret në Itali për Kryetarin e Kontrollit të Shtetit, Blerim Cela. Një udhëtim i filluar të hënën në mëngjes, në fshehtësinë më të madhe. Kjo është bërë e nevojshme për të “sqaruar disa pika” të lidhura me çështjen e skandalit të ndihmave në Shqipëri. Në Romë, për herë të parë, që kur ka shpërthyer kjo intrigë ndërkombëtare, Cela takoi Prokuroren Evelina Canale, titullare e procesit italian mbi kooperimin. Një takim i bërë në katin e tretë të Pallatit të Drejtësisë të kryeqytetit, i ruajtur nga sytë zbulues dhe nga agjentët e policisë përpara portës së zyrës, që — si zakonisht — mbron gjykatësën italiane me xhupat antiplumb dhe armët gati. Një skenë e akoma më ital. Cela, që takoi edhe ambasadorin shqiptar në Romë, Edmond Dule, u ndal gjatë në Gjykatën e Romës. Siç u tha, sekret mbi udhëtimin e tij është absolut, prandaj asnjë nuk ka ndërmend të tregojë përmbajtjen e bisedave. Sipas disa pamaturive — jo të konfirmuara nga burime zyrtare — Kryetari i Komisionit të Kontrollit duhet t’i dorëzonte Prokurores Canale edhe një kopje të dosjes së tij mbi çështjen e ndihmave, tashmë e ilustruar në javët e kaluara në Parlament. Është ky raport eksploziv me të cilin Cela ka kërkuar të hetojë mbi majën e qeverisë së vetë socialistë, të akuzuar për përvetësim të disa mijëra mileve në ndihma ushqimore, të ofruara Shqipërisë nga pozicioni italian. Një ngatërrës që — sipas mendimit të Komisionit të Kontrollit, ka përfshirë edhe funksionarë të Ministrisë së Jashtme Italiane (përfshirë edhe ish-ambasadorin italian në Tiranë, Torquato Cardilli), dhe shoqërinë Italo-Shqiptare “Levant. Co.” e ngarkuar nga qeveria italiane — por me kërkesë të asaj shqiptare — për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe, mbi vlerën e së cilës është luajtur mashtrimi. Dhe pikërisht titullari i “Levant. Co.”-s ditë më parë u thirr në pyetje nga Prokuroria Canale, e cila kishte njoftuar edhe 11 të tjerë: ish-Ministrin e Jashtëm, Gianni De Michelis, zëvendëssekretarin Vitalone dhe Spini (aktualisht Ministër i Mjedisit) dhe shumë funksionarëve ministerial. Udhëtimi në Romë i Blerim Çelës merr në këtë moment një vlerë të veçantë: nuk përjashtohet as mundësia se mund t’i ketë dëshmuar gjykatëses italiane dhe kopje të dokumentave të zbuluara gjatë hetimit të tij dhe që sot mund të rezultojnë të dobishme për Prokurorinë e Romës. Përsa i përket pozicionit të ambasadorit Cardilli (mbi përgjegjësinë e të cilit akoma nuk është vërtetuar asnjë provë), Kryetari i Komisionit të Kontrollit, deri tani është kufizuar të shpjegojë se do që “të informojë autoritetet italiane”. Detyrë të cilën mund ta ketë zgjedhur gjatë kësaj vizite. Ndërkohë, në Tiranë, Prokuroria ka pranuar kërkesën e Komisionit të Kontrollit dhe ka hapur ndaj ish-qeveritarëve socialistë një çështje gjyqësore mbi çështjen e ndihmave. Hetimet i janë besuar një grupi hetuesish të drejtuar nga Marenglen Rrapi, i njohur për kryerjen e hetimit mbi ish-udhëheqësit e partisë, që solli edhe dënimin e Nexhmije Hoxhës. Ndër personat që janë përfshirë në çështjen e ndihmave, të bie në sy emri i Fatos Nanos, kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministër në 1990, kur eksodi drejt Italisë i mijëra refugjatëve dhe kriza ekonomike e sociale kishte mbërthyer vendin, shtynë Komunitetin Evropian të ofrojë ndihmat e para. Edhe nga Italia u nisën anije të ngarkuara me ushqime dhe me ilaçe, por disa miliarda të destinuara për popullin shqiptar janë devijuar — sipas Komisionit të Kontrollit — në xhepat e Nanos, te ba-shkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe në ato të disa politikanëve dhe të disa sipërmarrësve italianë. Ndër të akuzuarit shqiptarë (midis të cilëve shefaqet edhe ish-Presidenti i Republikës, Ramiz Alia), i vetmi që gëzon imunitetin parlamentar është Fatos Nano. Pozicioni i tij duhet të kalojë në provën e Parlamentit brenda pak ditësh, kur të gjithë deputetët duhet të vendosin nëse do të autorizojnë hetimin gjyqësor edhe mbi të, apo jo. dave. Sipas disa pamaturive — jo të konfirmuara nga burime zyrtare — Kryetari i Komisionit të Kontrollit ishte dërguar Prokurorores … të një përgjegjësi …? … Italia (përfshirë nga nga ambasadorin e ngarkuar nga qeveria italiane — por… … zetes”: “Greven krijojë probleme sociale? Përkundrazi — përgjigjet Coku — rëndësi për të gjithë kombin”. … funksionarëve ministerial. Udhëtimi në Romë i Blerit Celës merr në këto momente t’i ketë dënuar gjykatës italiane dhe… … qeveria italiane — por… … Kurse pasuniversitare — vijon artikulli përkatës në kolonën tjetër. … të shoqëruar … një… Ndrkohë, dhe ka hapur ndaj ish-qeveritarëve socialistë një… … mund ta ketë zgjidhur gjatë kësaj vizite. sinjali i nisjes nga Roma” tha. Një “sinjal misje” që erdhi vetëm pak orë më vonë.

Do të hapet Banka Italo-Shqiptare

Një sportel do të fillojë punën pas dy javësh Hoti firmos marrëveshjen në Romë TIRANE — Pas muaj prrjetje, diskutimesh dhe dyshimesh, Banka “Italo-Shqiptare” fillon aktivitetin e saj: kontrata përfundimtare u firmos pardje në Itali, në selinë qendrore të Bankës së Romës. Pala shqiptare përfaqësohej nga In Hoti, guvernator i Bankës Shqiptare, i cili i konfirmoi “Gazetës” lajmin. “Po, marrëveshja më në fund u vendos. Banka Italo-Shqiptare do t’a hapë sportelin e saj në Tiranë brenda pesëmbëdhjetë ditësh. Pastaj aktiviteti do të zgjerohet dalëngadalë: duhet pak kohë për të përfunduar disa detaje teknike dhe organizative. Theksoj pra, që brenda 1 korrikut aktiviteti do të jetë vënë në vijë përfundimisht”. Ka kohë që tabelat e bardha të institutit të ri të kredisë janë montuar, por hapja e sportelit është shtyrë mijëra herë. Në këtë lokale, muaj më parë duhet të ngrihej “Swiss Albanian Bank”, një tjetër shoqëri e famëkeqit Ajdin Sejdia, pastaj e bllokuar nga autoritetet e vendit. Tani, pas firmosjes së kontratës të bërë në Romë, punimet në selinë shqiptare të Bankës “Italo-Shqiptare” janë shpejtuar. Dje një drejtues teknik i konfirmoi “Gazetës” që gjithçka është gati: sistemi informatik është vënë në lëvizje dhe lidhjet elektronike me Italinë funksionojnë në mënyrë të përsosur. “Na mungon vetëm sinjali i nisjes nga Roma” tha. Një “sinjal” mjaft i rëndë që erdhi vetëm pak orë më vonë. Selia e Bankës italo-shqiptare

Sot në Tiranë vihet në skenë drama teatrale Fando dhe Lis e Arrabal-it

TIRANË — Shfaqja teatrale “Fando e Lis” e autorit Fernando Arrabal, menjëherë pas suksesit të premierës, prezantohet para një publiku akoma më të gjerë sot në orën 19.00 (e çdo të enjte, të premte dhe të shtunë), në Teatrin Popullor. Regjisor është Agim Qirjaqi, skenograf Shaban Hysa dhe kompozitor Vladimir Kotani. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e Teatrit Popullor: Naun Shundi (Fando), Suela Konjari (Lis), Roland Trebicka (Mitaro), Pirro Malaveci (Namur), Ilia Shyti (Taso).

Tiranë, vazhdon greva e urisë

Ish pronarë të mbYllur në selinë e PR TIRANË — (Fa.Ba.) - Vazhdon greva e urisë e filluar dy ditë më parë në selinë e Partisë Republikane në Tiranë, nga ish-pronarë, anëtarë të “Pronës me drejtësi” dhe të “Shoqatës së të persekutuarve politikë dhe ekonomikë (ish-kulake)”. Është rritur gjendja në Shkodër, ku një nga grevistët është shtruar në spital. Në Tiranë në grevën e urisë kanë hyrë mbi 50 përfaqësues nga ish-pronarët e rretheve Lezhë, Elbasan, Vlorë, Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Laç e Skrapar. Grevistët kanë krijuar një komision drejtues me përfaqësues nga rrethet, i cili i ka drejtuar opinione publik një deklaratë ku rithksohen kërkesat e njohura të ish-pronarëve. Godina e Partisë Republikane, ku zhvillohet greva, ruhet nga forcat e policisë për të evituar çdo lloj shqetësimi për rendin publik. Si grevistët e Shkodrës edhe këta janë të vendosur të vazhdojnë protestën e tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre. Njëri prej tyre, Dodë Coku 58-vjeçar nga Lezha i deklaroi “Gazetës”: “Grevën jemi të vendosur ta vazhdojmë deri në plotësimin e kërkesave tona. I futëm kësaj rruge sepse të gjitha mënyrat e tjera rezultuan pa sukses. Na vjen keq që shumë parti politike nuk na kanë mbështetur. Shpresojmë se do të na mbështesë populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Për të sensibilizuar opinionin, do të shpërndajmë edhe një thirrje për solidarizim”. Por kthimi i pakondicionuar i pronave a nuk do të krijojë probleme sociale? Përkundrazi — përgjigjet Coku — atje ku toka është ndarë sipas kufijve të vjetër nuk ja kërkuar probleme. Gjëra të tilla kanë lindur aty ku ligji aktual mbi tokën është zbatuar me forcë”. Arben Boçari, mësues 39 vjeçar nga Tirana dhe anëtar i komisionit drejtues të grevës, shton: “Fakti që shumë herë janë detyruar të zbatojnë ligjin me ndihmën e policisë tregon se ekziston një padrejtësi që duhet ndrequr. Në greve uriemi futur jo për hallet tona personale, por sepse mendojmë se ky problem ka rëndësi për të gjithë kombin”.

Edhe 22 bursistë nisen për në Itali

Kurse pasuniversitare TIRANË — Të tjera bursa studimi për në Itali. Por këtë radhë bëhet fjalë për bursat pasuniversitare të vitit akademik 1992-1993. Janë 21 të diplomuar në degë të ndryshme, që me 1 nëntor nisen për një periudhë 9 mujore specializimi në Itali. Sipas fakulteteve, emrat e tyre janë: Agronomi: Zamir Dedei; Arben Hasani. Ekonomik: Edlira Çiftja; Ada Vlora. Inxhinieri Elektrike dhe Naftë: Dritan Xhillari; Nadir Dibra; Nafije Dajko. Inxhinieri Ndërtimi: Erid Hamzaraj; Sokol Dhamo; Doris Sahatçi. Inxhinieri Mekanike: Shaban Kasli; Teuta Dobi. Gjuhë dhe Letërsi Italiane: Ermina Berhi. Mjekësi dhe Kirurgji: Enri Glozheni; Una Anagnosti; Eha-Du Troshani; Petrit Vargu; Sali Urovi. Veterinari: Ritvan Shehi; Kujtim Duhanxhiu; Albert Hoxha. “Conix”, organizmi ndërministror, që merret me kurset e specializimit, i ka dërguar universiteteve përkatëse njoftimin për të ri hapur pranimin vetëm për studentët shqiptarë, duke bërë kështu një përjashtim, meqënëse ata do ta ndjekin kursin e tyre të kualifikimit me një vit vonesë, për sezonin 1993-1994. Edhe Ambasada Italiane ka lajmëruar universitetet për vajtjen e këtyre specializantëve.

Dje në Shqipëri

BILISHT, SEKUESTROHEN “COOPER” KONTRABANDË — U procedua, ndërsa hunte natën vonë në doganën tonë, një manë shqiptare me mall kontrabandë. Pas kontrollit fizik, të ushtruar nga Policia Financiare dhe Dogana e Bilishtit, Korçë, u zbulu se fatu-në që shënonte portokallada dhe “Coca Cola”, ishte e gënjeshtër. Sepse vetëm dy rrëshat e fundit kishin një mall të tillë, ndërsa në brendësi u gjetën cigare “Cooper”. Zëdhënësi i Policisë Financiare tha: “Këto mashtrime bëhen zakonisht për t’i shpëtuar akcizave të larta që ka për importin e cigareve”. Cigaret kontrabandë u sekuestruan nga organet kompetente. KRYERDREJTORATET GREVISTE TAKOHEN ME RAJERSONIN — U pritën në Ambasadën e SHBA-së ambasadorit Rajerson, gjashtë kryeredaktorët e gazetave që kanë shpallur grevë. Mungonte midis tyre vetëm Bashkim Trenova i “Rilindjes Demokratike” që ndodhej jashtë shtetit. Greva e tillë u javë më parë, tashmë ka pozicionuar edhe kërkesën kryesore: heqjen e drejtorit të Shtypshkronjës “Demokracia”, Petro Dhimitri. Afati i përfundimit të grevës, lidhet vetëm me plotësimin e kësaj kërkese. MIRATOHEN NJË RREGULLORË PËR MBROJTJEN E MJEDISIT — Miratohet nga Ministria e Ndërtimit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë një rregullore për ruajtjen e mjediseve urbane nga ndotjet. Rregullorja e re u shtua vendimit të para një viti për krijimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit, që funksionon në të gjitha bashkitë e vendit. Qëllimisht Ministria e Ndërtimit miratoi edhe një sasi fondesh për këtë qëllim.

Ja këshillat praktike të kësaj jave:

Monarkistët: «Leka Zogu nuk vjen së afërmi në Shqipëri»

EDMOND LAÇI TIRANE — “Leka Zogu, biri trashëgimtar i mbretit shqiptar Ahmet, nuk do të vijë në Shqipëri”. Kështu deklaron Nardem Kupi, kryetar aktual i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit Shqiptar, i tregon Gazetës edhe arsyet e këtij vendimi, tashmë definitive. Kongresi i 12-të i kësaj partie, që zhvillohet në Tiranë pas 50 vjetësh, jepte një mundësi reale për ardhjen e trashëgimtarit mbretëror. Mungesa e tij bën për shtypje, sepse Lëvizja e Legalitetit Shqiptar, është e vetmja parti që kërkon monarki konstitucionale. “Kongresi i Përmetit me 1944, që nxorri si të paligjshëm familjen mbretërore shqiptare, si dhe Kushtetuta e 1946, që ndryshoi formën e regjimit nga Monarki në Republikë, janë akte që s’mund të lejojnë ardhjen e Leka Zogut — thoshte Nderdem Kupi — përderisa edhe qeveria demokratike aktuale s’ka abroguar asnjë nga këto ligje, kuptohet mosardhja”. Në fakt zërat për ardhjen e të birit të Ahmet Zogut në Shqipëri, filluan menjëherë pas shembjes së komunizmit. Për gati nëntë vjet, shumë adhuru… Për këtë në dy vjet, shumë adhuruestë monarkisë, mbajtën nëpër duar fotografi të tij dhe bënë propagandë. Emënimet “Kongres i 12-të i Lëvizjes së Legalitetit Shqiptar” që fillon më 29 maj në Tiranë, bëri që shumë gazetare e reporterë të ndryshëm të dilnin para një muaji në Rinas për të intervistuar atë që nuk do të sinte. Leka Zogu. Sot mosardhja e tij është e sigurt. Vetë Nderim Kupi, kryetar i partisë deri në zgjedhjet e Kongresit, para 6 muajsh është kthyer në Shqipëri. Ai është nipi i Abaz Kupit, një nga eksponentët më të njohur të Legalitetit. Pas largimit nga Shqipëria, së pari në Jugosllavi e Itali, arriti më gjithë familjen e tij në SHBA, ku udhëhoqi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Legalitetit (në mërgim). Më 9 fund Kupi, pas 10 kongreseve të zhvilluara në Nju Jork, do të asistojë si kryetar i një partie që bën Kongresin e saj, ta mban dheu e vet. Vetëm Kongresi i Parë i Lëvizjes në Shqipëri, për vitin 1943, në Stathatin kullor të Tiranës. Leka Zogu lindi më 5 prill 1939 dhe qëndroi vetëm dy ditë në tokën e tij. Në 7 prill Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, u largua nga Shqipëria e cila u pushtua nga divizionet e Musolinit. Që prej asaj dite Leka Zogu s’ka mundur të futet në atdheun e tij. Megjithëse njerëzit kanë ndryshuar mjaft. Nuk ka ndryshuar vetëm qenia e Shqipërisë së Republikë. Vendimi i vitit 1924, i propozuar nga Asambleja Kushtetuese, për nderimin e Shqipërisë në një Mbretëri Kushtetuese, për ndryshimin e Shqipërisë në një Mbretëri Kushtetuese i përket historisë. Edhe pse akush thotë se mund ta…

Në Brendësi

«Asnjë lloj pavarsie për shqiptarët e Kosovës» Meksikë Ipeshkvi i varrë gjatë një shkëmbimi zjarri Tanzhente në Napoli hetohet De Mita

Po vetëm për gratë

Ja këshillat praktike të kësaj jave: Për të patur një lëkurë normale është e rëndësishme të bëjmë maska që heqin çdo papastërti nga fytyra dhe japin një pamje të shkëlqyeshme, egzistoj- në disa preparate, të gjitha njëlloj efikase. *** Për të mbyllur poret, bëjmë një përzierje me të lengun e 100 gr mollëve dhe 100 gr tul bostani. E aplikojmë në fytyrë dhe në qafë dhe e shplajmë pas gjysëm ore. *** Kulltimi i patateve është mirë të bëhet në maj dhe të vihet kur kërcelli dhe gjet janë tharë. *** Patatet e kërkuara ruhen për disa ditë në frigorifer në qoftë se do t’i mbulojmë mirë me ujë të ftohtë dhe uthull. *** Në pergjithësi bimët e duan dritën, por nuk duhet t’i ekspozojmë direkt nën rrezet e diellit se rrezikojmë të digjen. Megjithatë disa bimë kanë nevojë për më shumë dritë se disa të tjera. Sa më e kjanë të jenë ngjyrat e tyre, aq më shumë dritë kërkojnë, ndërsa sa më të shndritshme janë aq më e madhe është mundësia për t’u mbajtur në shtëpi, në nje disa me pak dritë. Bimët me gjethe të shndritura… *** Ngjyra kanë nevojë për më shumë dritë se ato të para. Bimët me lule kërkojnë shumë më tepër dritë. Kaktuset kanë nevojë për shumë dritë dhe për reze dielli. *** Që femijët e vegjël të mos fusin gishtat në priza korenti, mund t’ua mbulojmë prizën me pak ngjyrë transparente; kështu nuk tërheq vëmendjen e fëmijëve dhe i mbron në rast kontakti. *** Kopshti mbillet në mars, në qershor, ose në fillim të vjeshtës. Mbillet kur klima është e butë dhe sidomos kur nuk ka erë, sepse shpërndan farërat. Toka duhet të jetë e punuar dhe e shkrifëruar. Në vjeshtë duhet të mbledhim gjethet e thara pasi nën to formohet myshk. Në tetor mbjellim pleh organik për të ushqyer tokën. *** Që qendiset me ngjyra, para se t’i laj-më, i fusim në një shishmë të kripur. Që orizi të bëhet i shushëm, nuk duhet ta përzijmë gjatë zjerjes. Që të mos ngjitet bradhi i shtojmë disa pika limoni në ujë, ku do të zjehet. Që të mos ngjitet gjatë zjerjes, i hedhim pak vaj ulliri në ujë. *** Zhurmën e veshëve mund ta evitojmë duke hedhur disa pika glicerinë. Mund t’i vëmë edhe një pambuk të lagur në lëng qepe. *** Rasti që u kuqi i buzëve të thyhet në mes, ngrohimi dy ekstremet në flakën e shkrepëses dhe i ngjisim dy pjesët. E ftohim pastaj në frigorifer. Njollat e kuqit i pastrojmë me eter. *** Për të kuruar reumatizëm, fusim dy kokrra hudhra të mëdha në 1/2 litër raki, për dy ditë. Çdo ditë marrim 1 lugë kafeje në gjysëm gotë ujë, në mëngjes pa ngrënë. Po vetëm për gratë