Në burg një funksionar i Ambasadës Shqiptare të Beogradit
TIRANE / Shumë hije rreth çështjes së Sulejman Lanit, i akuzuar për dhënien e dy vizave të paligjshme
EDMOND LAÇI
TIRANE — Sulejman Lani, sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare në Beograd, sot është në Burgun e Tiranës. Siç ka veçse tre javë që ka ardhur “me shërbim” në kryeqytet. Një mister i vërtetë, që askush nuk ka ndërmend ta zbulojë. Në datën 10 maj së thë ndaluar nga autoritetet shqiptare, dhe pas kalimit të 48 orësh, quhet i arrestuar. Vazhdon procedura e zakon[t]ë për një personazh të pazakontë. Dhe diplomat në një vend që është pika më e nxehtë e globit dhe sot, një izoluar i thjeshtë i Republikës së re kosovare dhe i t’i të tretë të tij.
Në këtë histori të errët, rreth së cilës rrotullohen hije intrigash ndërkombëtare dhe të shërbimeve sekrete, e vetmja gjë e qartë është lajmi i arrestimit. Vasıl Plaku, Zëvendësprokuror i Republikës, e konfirmon: “Ky person se të vërtetë gjendet i arrestuar, çështja e tij është e lidhur dhe me të tjerët, që sot ndodhen në të njëjtin burg”. Sulejman Lani, 42 vjeç nga Shkodra, sekretari i Ambasadës Shqiptare në Beograd, deri më tani ka qëndruar tre avokatë: i pari Bashkim Gjollani, pastaj avokatja Valbona Cekni nga Shkodra dhe, një ditë më parë, Spartak Ngjela. Zgjedhja e avokatit Ngjela, avokat i njohur, tregon edhe rëndësinë e çështjes. Megjithëse “çështja Sulejman Lani” është ende një mister. Pjesa e ngjarjeve apo edhe persona zyrtarë që hetojnë rreth tij — të gjithë — nuk i përgjigjen pyetjeve të Gazetës.
“Ndoshta arrestimi i Sulejmanit ka lidhje me anijen greke ‘Nikos K’”, që është sekuestruar pak ditë më parë në Shqipëri”, përgjigjet dikush. Hipoteza — jo fort e qartë — deri tani e vetmja, avancon kur mësohen se 5 shtetas jugosllavë të ekuipazhit të kësaj anijeje klandestine, sot gjenden në të njëjtin burg me diplomatin shqiptar. Anija me flamur grek gjendet ende në radhët e një baze ushtarake shqiptare; dhe kjo është një enigmë tjetër për një anije cisternë që zvarritet është akuzuar vetëm se ka thyer embargon ndaj ish-Jugosllavisë. Ndërsa personeli i saj — sipas informacionit zyrtar, pa pasaporta të rregullta — është i ndaluar dhe pret të gjykohet nga drejtësia shqiptare për kalim të paligjshëm të kufirit. Anija në fjalë ishte perceptuar nga një anijet e NATO-s që vazhdonin misionin e tyre “Nallar”. Autoritet shqiptare, pas falenderimit të bërë nga përfaqësuesit e Misionit së Ndihmës për Sanksionet — për kapjen e anijes që transportonte 860.000 litra benzinë — u duhet të shqyrtojnë të tjera gjëra.
Por as informacionet që dimë për historinë e “Nikos K” nuk majftojnë për të hedhur dritë mbi arsyet e arrestimit të Sulejman Lanit. Gjithçka deri më tash është kryer në fshehtësi. Është njoftuar edhe Ambasada Shqiptare në ish-Jugosllavi për këtë gjë. As gruaja e Sulejman Lanit, që — sikurse para tre javësh — e dinte dhe e di se burri i saj do të shkon[t]e me shërbim për në atdhe.
“Në Tuz të Malit të Zi e pri[?] ta unë me makin[ë] — thotë i vëllai i tij që ka ardhur për t’i sjellë ushqime në burg — ai vinte me tren nga Titogradi”. Hilmi Lani, që është i shokuar nga historia e të vëllait, është tregtar dhe në pasaportë ka me vete viza gati për të gjitha shtetet e Evropës. Është i frikësuar dhe ende i pasigurt për fatin e Sulejmanit. Ndonëse diçka di: “Ka dhënë dy viza” i shpëton dhe nuk shton gjë tjetër. Ndoshta ky është versioni familjar. Deri tani i vetmi. Madje as përfaqësues të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, nuk janë në dijeni për këtë arrestim. “As unë nuk e di për çfarë më akuzojnë”, i pat thënë avokates Cekni, në ditët e para të arrestimit, Sulejman Lani. Kanë kaluar 17 ditë nga futja e tij në burgun e Tiranës. Dicka e rëndësishme patjetër ka ndodhur në Ambasadën Shqiptare në Beograd.
Selia e Ministrisë së Jashtme
Por njerëzit kanë nevojë që dikush t’u shpjegojë
(c. bo.) - Një drejtues i lartë i Ambasadës Shqiptare në Beograd përfundon në burg, e të gjithë heshtin. Një heshtje që ushqen misterin, dhe rreth misterit rriten dyshimet, frika: dikush arrin të flasë, madje edhe për spinach. Në këtë pikë një version zyrtar për sa ka ndodhur, mund të kontribuojë sigurisht për të qetësuar shpirtërat dhe për të menjanuar lindjen e fantazmave. Beogradi nuk është Roma apo Washingtoni: Beogradi është zemra e një lufte që kërcënon miliona shqiptarë në Kosovë dhe për këtë — direkt dhe indirekt — përket edhe Shqipërisë. Lajmi i arrestimit të diplomatit arriti kulmin për ditësh në vend, por rrefimi i tij vetëm në zë, ka kontribuar për ta zmadhuar atë. Është e vërtetë: ekziston nevoja e hetimit, duhet kujdes dhe maturi. Por njerëzit — për së është e mundur — kanë nevojë të dinë.
Kolegët e tij në Serbi: «Nuk dimë gjë për të»
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Një vel misteri egziston në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi arrestimin e sekretarit të parë të ambasadës shqiptare në Beograd, Sulejman Lani. Shumë nga nëpunësit ngritën supet dhe habitor kur u pyetën nga “Gazeta” për këtë rast. Ndonëse, një arrestimi i një diplomati të këtij rangu, aq më tepër që punonte në një vend të tillë si Beogradi, nuk është një okazion që ndodh përditë. Vetëm njëri prej tyre, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, pranoi: “Lajmin e kam marrë vesh rastësisht. Më duket se kanë arrestuar për shpërndarim detyre”.
Zëdhënësi i shtypit i kësaj Ministrie, i përgjigjet “Gazetës”: “Për këtë rast nuk kam marrë njoftim nga superiorët e mi. Kjo është një gjë krejt normale sepse unë njoftohem vetëm për deklaratat zyrtare që shpje[?]në qëndrimin e Ministrisë së sonë lidhur me ngjarje të veçanta dhe jo me ndryshimet që ndodhin në personel”. Sidoqoftë, zyrtarisht Lani, megjithëse në burg prej dy javësh ende figuron sekretar i ambasadës shqiptare në Beograd. Këtë e konfirmon, të paktën, qëndrimi i kolegëve të Lanit në Serbi. “Ne nuk dimë asnjë gjë — iu përgjigj telefonatës së “Gazetës” njëri prej tyre — Sulejmani është njeri sur tre javë më parë për Tir anë me shërbim dhe prej asaj kohe nuk është kthyer. Gruaja e tij ende ndodhet në Tiranë”, tha me kë do na thotë?
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd prej kohësh ka reduktuar aktivitetin dhe personelin e saj. Si shumë ambasada të shteteve të tjera edhe kjo nuk ka aktualisht ambasa[dë] dor dhe dhe aktiviteti i saj drejtohet, deri pak kohë më parë, thuajse krejtësisht nga sekretari i parë Lani. Detyrë e saj aktualisht është mbledhja e informacioneve dhe paraqitja e qëndrimeve zyrtare të Shqipërisë për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë e Bosnje.
Sulejman Lani, 42-vjeçar, i martuar me dy fëmijë ka lindur në Shkodër, ku aktualisht jeton ende babai Adem (ish-kryetar i kooperativës së fshatit Dajç për qytetin) dhe i vëllai që merret me tregti. Është diplomuar për gjuhë-letërsi ruse në Universitetin e Tiranës dhe për disa kohë ka punuar si mësues në fshatin Bajzë. Pas kësaj dy vjet e gjysëm më parë ka filluar punë si atashe tregtar në Ambasadën shqiptare në Beograd. Që prej gjashtë muajsh punonte si sekretar i parë. Tre javë më parë u kërkua të nisej me shërbim urgjentisht për Tiranë dhe përfundoi direkt në birucat e burgut të kryeqytetit.
«Italia s’pranon refugjatët shqiptarë»
Nga SHBA kritika të ashpra
TIRANË — Shumë shqiptarë që gjetën në SHBA, janë solidarizuar me grevën e urisë që zhvillojnë ish-pronarët shqiptarë prej katër ditësh në Tiranë dhe në Shkodër.
Lajmi i protestës së tyre, në Nju Jork, përshkruhet nga Asambleja së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tashmë ka mbërritur edhe në Tiranë. Faksi i dërguar nga tempulli i demokracisë bën të ditur: “Kërkesat e ish-pronarëve janë shumë të drejta”. Një përkrahje që bëhet e vogël kjo, për të gjithë ata që janë ngujuar në atë sallë, për të protestuar për pronat e tyre. Pas faktit të mbërritur nga Nju Jorku, dera e hyrjes për në grevë, u hap përsëri. Vullnetarët e ardhur në Tiranë nga të gjitha rrethet, e çuan në 80 numrin e atyre, që me mirë pranjojnë të flijohen, se sa të lëshojnë pronat e vjetra. Kjo grevë nuk dihet sa do të zgjasë. Po kështu, edhe ajo e grevistëve shpërndarësve e kullakëve që vazhdon në Shkodër. Nuk dihet edhe se si autoritetet qeveritare shqiptare, për t’i shpëtuar ndonjë ndodhje të pazakontë, do t’i përgjigjen grevës. Deri tani është. Por konsensusi politik i arritur në Parlamentin Shqiptar, kur aprovoheshin ligjet për tokën e pronën, s’mund të aprovohet më.
Kuvendi i dytë i besimit Bahai në Shqipëri zgjedh organin administrativ
TIRANE — Komuniteti Shqiptar Bahá’í organizon kuvendin e tij të dytë duke filluar nga sot deri pasnesër në qytetin e Tiranës, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve.
Ka për qëllim të zgjedhë Asamblenë Shpirtërore Kombëtare — organ i tij administrativ. Aktualisht Komuniteti Bahá’í i Shqipërisë përbëhet nga 7.000 besimtarë, të ardhur nga shumë fetare të ndryshme, si myslimanë, kristianë ortodoksë apo katolikë. Delegatët e këtij Kuvendi janë nga e gjithë Shqipëria. Me votat e tyre do të zgjedhët trupi i Asamblesë Shpirtërore Kombëtare.
Protestë në Nju York pro grevës së urisë
Një grup shqiptarësh para OKB-së
UASHINGTON — Komiteti amerikan për mbrojtjen e refugjatëve bën polemikë me politikën «jashtëzakonisht kufizuese» të Italisë në lidhje me atë që largohen nga ish Jugosllavia, nga Shqipëria dhe vende të tjera në krizë.
Në raportin e tij vjetor mbi refugjatët në botë «U.S. Committee for Refugees» (Uscr) kritikoi ashpër ligjin italian, i propozuar atëherë nga ish Ministri i Drejtësisë Claudio Martelli, në bazë të së cilës nuk pranohen ose dëbohen nga Italia të huajt që nuk kanë një leje qëndrimi ditore të rregullt. Komiteti ankohet sepse këtyre personave që kanë nevojë për ndihmë nuk i jepet mënyra të paraqesin kërkesën për strehim politik. «Ligji Martelli — thuhet në raport — që do merrte drejtë pasëkimit të numrit të personave që kërkojnë azil politik… Në vitin 1992 numri i kërkesave ka qenë në 2.216 dhe vetëm 86 prej tyre janë marrë në konsideratë». Në prill të vitit 1992 Uscri i shkruajti një letër qeverisë italiane ku kundërshton «dekretin Boniver» dhe bën të qartë se të ndalosh kërkesën për azil politik, nga ana e refugjatëve që nuk kanë dokumenta është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare mbi refugjatët nënshkruar edhe nga Italia.
…në mënyrë të paraqesin kërkesën për strehim politik. “Ligji Martelli — thuhet në raport — me marrëveshjen ndërkombëtare mbi refugjatët nënshkruar edhe nga Italia.
Mundimi i të qenit publik në kohët e sotme
Për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar një vepër absurde. Mundimi i të qenit publik në kohët e sotme. Sukses i shfaqjes «Fando e Lis» të Arrabalit. TIRANË — (A.K.) Më në fund pamë në një vepër teatrale (si dhe një koncept për teatrin), më sonë për në, por jo më shumë për gjërat e tjera në Shqipëri. Për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe për të qenë në Shqipëri, u shfaq një dramatizim e njëri nga më të rëndësishmit dhe i njohur botërisht për teatrin, i Arrabalit, Akim Qirjaku, një prej aktorëve me në njohura të teatrit absurd: “Fando e Lis” e Arrabalit. Patjetër në veprat e kualiteteve të lartë artistike njohuri në skenat e teatrit botëror që prej 35 vjetësh. Fando e Lis prej dashurisë pas një paralajmë që karakteri i dashurisë së tij. Ata duan të shkojnë në Tur (në Edorado të kohëve tona), rrugës takojnë tre burra me cadrë, të cilët edhe ata udhëtojnë për në Tur. Çdo ditë ata nisen dhe përseri mbërrijnë në pikën e nisjes. Arrabal i lidh lëvizjet e tyre metaforizon absurditet e përpjekjes njerëzore për të ndryshuar diçka, për të lëvizur diku brenda limiteve materiale të jetës. Teatri absurd tashmë konsidrohet një teatër klasik. Zhvillimet dhe pikat kulmore të tij që në fillim në vitet ’50-’60, por në Shqipëri është fare i panjohur. Spektatori shqiptarë nuk ka pasur mundësi të shohë në skenë të tij autorë si Becket, Ionesco, Camus, Genet, Adamov, për argje që ta shohë ditën. Prandaj nga këto vlera të mëdha të teatrit bashkëkohor i ka sjellë një ditë të konsiderueshme kulturën shqiptare. Duke u nisur nga kjo pikë shikimi një nga momentet më interesante të pjesës së Arrabalit në skenën e Teatrit Kombëtar ishte kontakti i tij me publikun. Publiku i pakët, jo për faj të mos interesimit, por për faj të mungesës së publikut, ishte tepër i dëshpëruar dhe rezononte me shumë me një etikë të lartë artistike gjatë gjithë spektaklit, që e tregoi fillimin e shfaqjes se kishte egzistuar në mendjet e disa prej kritikës the drejuesve tanë artistikë. Marrja përsipër e veprës i treguar në mes tuba të përceptuar i tër teleniku. Duke luajtur publikun e krye qyteti le mos jetë aq indiferent në këtë kohë ka ndarje e dhënie shume, por të ndihmojë sado pak në emancipimin e vetes. T’urroj krerët e këtij spek… artistik, përgezimet tona me të sinqerta.
Mitet dhe ëndrrat
. Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. Martesa. Logjikëa të çon të mendosh që këtë ëndërr e shohin më shumë ata që janë gati t’a bëjnë këtë hap të madh. Interesante është të vrojtohet çdo detaj i ceremonisë, të ftuarit dhe të reflektojmë mbi gjendjen tonë shpirtërore përballë këtij eventi. Një ndjenjë trishtimi ndjej fytyrat e të ftuarve? Mbase nuk ka ardhur akoma momenti i duhur. Dera m’u momentin e fundit nuk jeni gati, mungon fuqia, nuk dini ku zhvillohet ceremonia, çfarë të bëni, çfarë të thoni? Vendimi ka qenë shumë i nxituar. Pengesa për lidhjen e martesës, veç frikës nga ajo, sjell me vete edhe idenë e vdekjes. Për të martuarit, të martohesh në ëndërr është keq, parashikon grindje të përditshme dhe mungesë lumturie. Të asistosh në martesën e të tjerëve mund të paralajmërojë mungesën e besnikërisë ose edhe vdekje. Mollë. Interesant është të konstatosh se si në të gjitha traditat ekziston mollë e ndaluar. Duke u nisur nga e para, molla e ndaluar e parajsës, vjedhja e së cilës solli shkatërrimin e njerëzimit, e deri tek e fundit, molla që duke e kafshuar njerëzit, Bokrëbarha. Në të gjitha epokat ky frut lidhet me dëshirën, mëkatin, dashurinë, fimin. Nganjëherë në ëndrrat tona molla hyn e ngarkuar me një domethënie seksuale, e lidhur me format e rrumbullakta femërore. Gëzim dhe lumturi për kë sheh në ëndërr këtë frut, por në qoftë se mollët janë të tharta, parashikohen grindje e pakënaqësi. Lypës. Në ëndërr ky veprim nuk përfaqëson pothuajse kurrë një situatë varfërie ose frike të karakterit ekonomik, por më tepër një ndjenjë zhgënjimi. Do të thotë që ndjeheni të lënë pas dore ose dëshironi vëmendjen e dikujt (partnerit, miqve, kolegëve, mesuesve). Kështu vualjat janë shprehur nëpërmjet lypësit. Në qoftë se në këtë rol shohim dikë në robinë do të thotë se për të nuk kemi shumë konsideratë. Shumë lypësa përfaqësojnë probleme të përditshme, një lypës në shtëpi paralajmëron që, por në qoftë se shpërndahet lëmosha, kënaqësia nuk do të mungojë.
Die në Shqipëri
MINISTRI I MBROJTJES ZHULALI DO TË VIZITOJË SHBA. — Zhulali do të shkojë në fillim të qershorit në SHBA. Ky mision ka për qëllim shkëmbimin e mendimeve me homologun amerikan Les Aspin mbi gjendjen delikate aktuale në Ballkan dhe mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Janë parashikuar në numër vizitash në disa baza ushtarake amerikane dhe një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA Colin Powell. KRIJOHET SHOQËRIA ANONIME “KANTJERI DETAR DURRES-GDANSK” — Kantjeri polak “Josef Pilsudski” ka marrë nga autoritetet shqiptare miratimin për të investuar në Shqipëri për themelimin e një shoqërie aksionare në kantierin e Durrësit për riparimin e anijeve si edhe për ndërtimin e konstruksioneve e lidhjen me to dhe eksportimin e tyre. VAZHDON PRIVATIZIMI I NDERMARJEVE — Është përgatitur dokumentacioni i privatizimit për 50 ndërmarrje e fabrika. Thuajse të gjitha i përkasin sistemit të industrisë së lehtë. Do të jepen me qira 9 fabrika e reparte. Brenda këtij viti duhet të përfundojë dokumentacioni i privatizimit për 300 ndërmarrje. Me këtë proces po merret Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës. BASHKEPUNIMI MIDIS SKAUTISTEVE SHQIPTARE DHE ITALIANE — Përfaqësues nga skautistët e të dy vendeve u takuan në Sarandë ku biseduan për disa probleme të përgatitjes së drejtuesve të skautistëve shqiptarë dhe për kampingjet e përbashkëta.
…KRIJOHET SHOQËRIA ANONIME “KANTJERI DETAR DURRES-GDANSK” — eksportimin e tyre. VAZHDON PRIVATIZIMI I NDERMARJEVE — Minerare dhe Energjetikës. BASHKEPUNIMI MIDIS SKAUTISTEVE SHQIPTARE DHE ITALIANE — të skautistëve shqiptarë dhe për kampingjet e përbashkëta.
Në Brendësi
Milani i shpëton Kupa e Kampioneve • Pelegrinazhi i madh i myslimanëve në Mekë • Arrestuar në Brindizi nënë klandestinë