30/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 maj 1993

Polemika rritet më tej «Soros» lë Piramidën

Diskutimi lindi për qiranë Fondacioni proteston kundër Qendrës së Kulturës FATOS BAXHAKU TIRANE — Pas disa muaj tratativash “Soros” ka vendosur ta lerë “Piramidën”. Konflikti me administratën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për problemin e pagesës të qirasë nuk arriti në zgjidhje të pranueshme. I indinjuar “Soros” e bën të ditur vendimin e tij me anë të një deklarate të drejtorit të saj për Shqipërinë, Fran Nazi. Lajmi i largimit të “Soros”-it nga selia e tij tradicionale ka çuditur mjaft vetë. Bëhet fjalë për një fondacion që ka bërë pak për përkthimin e institucioneve kulturore shqiptare. Ndihma e “Soros”-it për Shqipërinë gjatë vitit që shkoi ishte 800.000 dollarë, ndërsa për këtë vit 1.5 milion. Madje, për vetë Qendrën Ndërkombëtare fondacioni amerikan ka dhuruar pajisje teknike me vlerë afër 20.000 dollarë. Historia e mosmarrëveshjeve midis “Soros”-it dhe drejtorisë së Qendrës ka filluar tre-katër muaj më parë, kur Ministria e Kulturës i kërkoi administratorëve të “Piramidës” të përmirësonin të ardhurat e tyre. Godina gjigande që ka kushtuar 60 milion dollarë, duhet të justifikohet të paktën një pjesë të vogël të kësaj shume. Pas kësaj menjëherë i’u kërkua “Soros”-it të paguante qiranë e ambjenteve që kishte në dispozicion: dy zyra dhe një magazinë për 70 dollarë për metër katror në vit. Të gjitha tratativat e mëtejme dështuan. Edhe pse fondacioni ra dakord të paguajë qiranë e kërkuar. Por a duhet vërtetë të paguajë një fondacion që paguan miliona dollarë për kulturën? Sigurisht secili ka arsyet e veta për të vepruar. “Soros”-i nga një vendim i Këshillit të Ministrave e ka fituar që në janar ’93 të drejtën të strehojë fjalas. Shenjë që qeveria shqiptare i është mirënjohëse. Por megjithatë bëhet pyetje: nëse në një vend do të duhej të strehohen falas të gjitha organizatat që i ofrojnë ndihmë, a nuk do të anullohet kjo në një farë kuptimi ndihmën e dhënë? “Interpelancë absurde e paraqitur në Qeveri” Shtatë deputetë italianë

Diplomati në burg: flet një hetues që ndjek çështjen

«I ka dhënë vizë një jugosllavi» TIRANE — (Ed. La) - Fillojnë përgjigjet zyrtare rreth arrestimit të diplomatit shqiptar, Sulejman Lani. “Arrestimi i tij është bërë jo shkak të detyrës së sekretarit a parë në Ambasadën Shqiptare në Beograd — prononcohet prokurori Fitim Hoxhati — por për detyrën e kryer si konsull”. Kështu, më në fund jepet edhe versioni zyrtar — që përputhet me Gazetën — se “një vizë e dhënë nga diplomati shqiptar në Beograd, nuk ka qenë në përputhje me rregullat”. Gjithashtu prokurori, që di për këtë çështje, pranon se shtetasi jugosllav me vizë të parregullt, është kapur në kufi. Vetëm kaq, por pa theksuar se në cilin kufi, tokësor apo detar — që duhet verifikuar edhe më tej — për t’i ndarë njëherë e përgjithmonë “Nikos K” nga diplomati Lani. “Ministria e Jashtme ka thënë se për flan vizë unë nuk kam dijeni dhe ishte ajo që denoncoi rastin në fjalë”, përfundon Fitim Hoxhati. Një enigme jo e vogël kjo, kur shumë superiorë të Lanit në Ministrinë e Jashtme, e marrin vesh vetëm rastësisht rastin e arrestimit të diplomatit të tyre. “Ansjërit prej shtetasve jugosllavë që ndodhen në burgun e Tiranës, Sulejman Lani s’i ka dhënë vizë — thotë me siguri avokatia 26 vjeçare nga Shkodra, Valbona Durraj — madje mund të them, se historia e Sulejmanit, s’ka të bëjë me atë të janis greke ‘Nikos K’. Është kjo avokate, që u mor me procedurat e para pas arrestimit të diplomatit Lani. Sot, Valbona ia ka dorëzuar klientin e tij një tjetër dhe po ky, një tjetër avokati. Autoritetet portuale italiane të Brindizit, tregojnë se në bordin e anijes fantazmë “Nikos K” — për të cilën Spartak Ngjela thotë se ka lidhje me diplomatin e arrestuar — ka qenë personat Zlatko Matejevic nga Kotori, Refik Haxhi nga Kërçelja, Petar Matejevic nga Cetinja, Zorran Teodorovic nga Kotorri, Milenko Vujovic nga Vir-Pazari dhe kapitenti i anijes Dejan Xhorxhevic. Por në Burgun e Tiranës, njëri prej tyre mungon. Është pikërisht Milenko Vujovic — që përveç misterit të mosarrestimit — të ofron edhe versionin tjetër që mund të ketë qenë me vizë të rregullt. “Bëhet fjalë vetëm për dy viza”, këmbëngul përsëri avokatja Valbona Durraj. Megjithëse e di se vetëm kaq nuk mjafton për t’i hequr vellon “misterit Lani”, ajo tani për tani, nuk pranon të flasë më.

Që sot në Shqipëri «vëllai Jusuf Islami»

CAT STEVENS historia e vërtetë e tij Ish këngëtari do të flasë në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan Atëherë kur në Shqipëri ndalohej muzika rok, breza të tërë e kanë dëgjuar në fshehtësi. Mijëra të rinj kanë ëndërruar ta shikojnë, ta takojnë, ta duartrokasin duke jetuar emocionet e një koncerti, të ngjashëm me ato të transmetuara në televizion. Por fati është i çuditshëm, tani që Cat Stevens nuk është më Cat Stevens por vëllai mysliman Jusuf Islami, mundi të vijë në Shqipëri. Erdhi dje, në Tiranë, dhe deri më 4 qershor do të vizitojë vendin duke i folur të rinjve dhe intelektualëve të atij besimi fetar që ai ka përqafuar disa vjet më parë, pasi vendosi të praktikojë suksesin dhe jetën prej rock-star duke u bërë president i Shoqërisë së bamirësisë islame në selinë e tij në Londër. Inisiativa është e Shoqërisë intelektuale shqiptare “Kultura Islamike”. Sot në orën 18 Jusuf Islami do të jetë në qendrën ndërkombëtare të Kulturës, nesër në të njëjtën orë do të shkojë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe më 2 qershor — gjithmonë në orën 18 — do të shkojë në Muzeun Historik kombëtar. Më 1 qershor do të shkojë në Shkodër, më 2 qershor (në orën 10 të mëngjesit) do të shkojë në Elbasan, më 3 qershor në Gjirokastër dhe më 4 qershor në Vlorë (në orën 10 të mëngjesit) në ... I sëmurë rëndë nga tuberkulozi dhe mbi të gjitha në krizë për rolin e tij pop star, Stevens u detyrua të bëjë dy vjet pushimi dhe meditimin që e çuan drejt një zgjedhje të një vje muzikake. e të ndryshme nga ajo e mëparshmja. Në rikthimin në skenë në vitet ’70, u bë simbol i epokës me albumin Mona Bone Jakon, që përmbante këngën e paharrueshme dhe delikate Lady and the Chocolate Box dhe Numbers, edhe pse të ndjekur nga dy disqe të tjera Izitso dhe Back to Earth, ishin sinjalet e fundit drejt ... Cat Stevens duke u bërë botës perëndimore. (Macoku Stefano), (Cat Stevens) që e kanë thirrur gjithmonë admiruesit e tij italiane, jeton gjithmonë e më në vetmi, duke dhënë pjesën më të madhe të ardhurave në atë periudhë mjaft të njohur, Unesco- (f. cost) Figura e Steven Georgiou, emri i vërtetë i të cilit është Cat Stevens, 46 vjeç, lindur nga prindër grekë-zvicerakë, ka qenë gjithmonë një figurë e veçantë në panoramën e muzikës ndërkombëtare pop. Në moshën 20 vjeçare, karrierën klasifikimin diskografik anglez, në vitet e Beat les dhe Rolling Stones, me disa kompozime të veçanta të mbushura me tinguj tradicional të mesdheut (me karakteristika të qarta greke). Matthew And Son sukses i tij i parë, i ndjekur nga pjesë muzikore si I’m Gonna Get Me A Gun, The First Cut is the Deepest dhe Here Comes My Baby, i dhanë mundësinë të luajë me Hendrix dhe personazhe të tjera të asaj periudhe. Në ’70, në kulmin e karrierës së tij, vendosi t’i japë fund kuptimit ndihmën e një hëre kuptimi ndihmën e një hëre kuptimi ndihmën e një hëre [?] dhe hynë në fenë islame: emrin e ndryshoi në Yusuf Islam. Këngë të tij si Lady D’Arbanville, dedikuar Patty D’Arbanville, aktores, modeles, dukeshës dhe shpirtit të netëve të “Swingin London”, mikeshë e të gjithë personazheve të atyre kohëve të lumtura dhe krijuese në kryeqytetin anglez, Paul McCartney, Mick Jagger dhe Eric Clapton. Eda Tea for the Tillerman, me këngën Father and Son, një diskutim prekës mbi raportin e brezave të vjetër dhe atyre të rinj, fitoi vendet e para në të gjithë botën. Repertori i saj me tinguj të pastër, të thjeshtë, mjaft “intimë”, tekste ëndërruese, metafizike, të rafinuara dhe të ndjeshme – u mbajt mirë deri në vitet ’70 për të marrë më pas rrugën eksperimentale dhe tepër konfuze të (elektronikës, stërpikje sinfonike) në një kohë që preferohej muzika punk. Disku Buddah. “Cat Stevens”, (Cat Stevens) si e kanë thirrur gjithmonë admiruesit e tij italianë, të madhe të ardhurave (në atë periudhë ishte i tërë në Unesco-s dhe duke kënduar gjithmonë e më pak në publik. Në vitin 1979, me vendimin e tij për të bërë besimtar i fesë myslimane: Steven Georgiou bëhet Yusuf Islam i vërtetë nga leximi i Kur’anit që i vëllai David, i dhuruar kur u kthye nga Jeruzalemi. Gjurmët e tij në fushën artistike humbën dhe u fol për të vetëm kur u publikua lajmi i dënimit me vdekje dhënë nga Ayatollah Teheranit kundër shkrimtarit anglopakistanez Salman Rushdie për botimin e librit Vargjet satanike. Yusuf Islam tha se jo vetëm ishte dakord me dënimin por ishte i gatshëm edhe ta vriste personalisht në rast se do ta takonte ballë për ballë. Por nuk rezulton që Rushdie, edhe pse i lodhur nga vetmia e gjatë, ka ndërmend ta takojë. Këngëtari Yusuf Islam duke lexuar Kuranin

Shtatë deputetë italianë

Interpelancë absurde e paraqitur në Qeveri

Në Shkodër grevistët e urisë refuzojnë

Shtatë deputetë italianë mbrojnë Nexhmije Hoxhën

Interpelancë absurde e paraqitur në Qeveri (c.b.) Shtatë parlamentarë të së majtës italiane ndërhyjnë për të mbrojtur diktaturën e vjetër shqiptare. Me një interpelancë të paraqitur kryeministrit Ciampi dhe ministrit të Jashtëm Andretta, kërkojnë që Qeveria italiane të marrë përsipër “inisiativa ndërkombëtare për t’i dhënë fund praktikave të denoncimeve, të burgosjeve, proceseve politike, diskriminimeve kulturore dhe hakmarrjeve që karakterizojnë këtë fazë të jetës politike shqiptare”. Dokumentin e kanë firmosur deputetët Bargone (Partia Demokratike e së majtës), Leccese e Crippa (të Blerit), Brunetti, Galante, Russo Spena e Mita (Rifondacioni Komunist). Në interpelancë shtatë parlamentarët citojnë, si shembull, sentencën e gjyqit të Tiranës kundër të vesë Hoxha, dhe rrashtin e ish-presidentit Alia, që nga shtatori i kaluar ndodhet në arrest shtëpie në pritje të procesit. Parlamentarët shtojnë se “pushteti shqiptar, pavarësisht palaçërive jashtë ligjit parti në e vogël dhe të padëshirume komuniste, po e xhevsh pjesë-pjesë gjendjen shoqërore”. Nuk rezulton që ndonjëri nga të shtatë parlamentarët të kenë ardhur ndonjëherë në Shqipëri, dhe kështu është kurioze analiza ekonomike, politike dhe sociale që i bëhet një vendi të konceptuar vetëm në distancë. Dhe të habiti sepse edhe politikanët të krahu demokratik, siç janë të shtatë që kanë firmosur interpelancën, mund ta përcaktojnë të venë Hoxha vetëm “një figurë partizane me famë”, duke harruar se kjo grua, së bashku me burrin e saj dhe “partinë e përbashkët komuniste”, në këtë vend kanë bërë dhe gjëra të tjera pasi e kanë çliruar – dhe kjo është e vërtetë – nga invazioni fashist. Nuk ka dyshim që demokracia të është nga ato objektiva që gjithnjë synohen të arrihen, por që nuk arrihen kurrë. Dhe nëse kjo vlen për të gjithë demokratikët e botës, do të vlejë akoma më shumë për atë shqiptarë, të lindur vetëm 36 muaj më parë. Nuk ka dyshim se ky vend ka ende nevojë të ndryshojë shumë gjëra, një domosdoshmëri e kërkuar nga të gjithë. Por ka nevojë mbi të gjitha të bëjë paqe me veten, të harrojë të shkuarën e së kaluarës dhe të realizojë një pajtim kombëtar të qetë. Mëkat që në dokumentat e parlamentarëve italianë nuk i bëhet referim asgjëje të kësaj natyre.

Në Shkodër grevistët e urisë refuzojnë të shtrohen në spital

SHKODER — Gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë në Shkodër vazhdon të keqësohet më tej. Ish-pronarët, të mbyllur në grevë për prej 10 ditësh për të protestuar kundër ligjit për pronat, kanë filluar të kenë shqetësime të ndjeshme fizike. Deri tani ka tre grevistë janë shtruar në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Kjo i ka detyruar mjekët të kërkojnë në një komision të posaçëm për të verifikuar gjendjen e tyre. Komisioni ka konstatuar gjendje dobësie të përgjithshme te të gjithë grevistët dhe për tre prej tyre në gjendje hipotemie rekomandoi shtrimin në spital. Kërkesa e mjekëve u refuzua nga grevistët e sëmurë.

(f. cost) Figura e Steven Georgiou, emri i vërtetë i të cilit është Cat Stevens, 46 vjeç, lindur nga prindër grekë-zvicerakë, ka qenë gjithmonë një figurë e veçantë në panoramën e muzikës ndërkombëtare pop.

Në Brendësi

Vëllezërit Viti... Vëllezërit Vitalone në bankën e të akuzuarve Sport, sot Lazio luan për Kupën Uefa Në Potencë gjatë një jave do të komandojnë fëmijët

HOROSKOPI I JAVËS

I. Stelia Wilder Dashi 20/III 20/IV Kush kërkon gjë, në rast të kundërt të thotë se ajo që kërkon nuk ju intereson realisht. Janë shumë gjëra ju intereson realisht. Janë shumë gjëra që kjo javë ruan për ju, por mos jini të paduruar. Demi 21/IV 20/V Do të jeni të mbrojtur nga këshillat, por do të bëni mirë të vini në zbatim ato që ju sugjeron instinkti juaj. Gjatë kësaj jave do të jeni me durim të përballoni disa pengesa. Binjakët 21/V 20/VI Një seri elementësh të paparashikuar dhe të paorganizuara do të modifikojnë planet tuaja. Mundohuni të ruani sa më shumë ritmin dhe të mos lejoni që të dalë në shesh brenda familjes fundi i javës. Demi [?] 21/V 20/VI Duhet të vendosni të përballoni me gjoks një situatë që duhej ta kishit zgjedhur prej kohësh. Objektivat tuaj janë shumë ambiciozë, por plotësisht legjitime dhe në afër të kurrë. Luani 23/VII 22/VIII Do të keni një shumëllojshmëri mundësish që nuk do të dini kë të zgjidhni. Zbuloni se të tyrit [?] me masë. Të merrni këshilla e këto të pendoheni, mundohuni të nxirrni ndonjë avantazh. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Keni nevojë për një javë qetësi absolute. Gjatë pjesës së parë të javës keni përshpejtuar së gjendeni në një periudhë të paparashikueshme dhe për venë një ambient që të ndodheni pa vend. Peshorja 23/IX 22/X Vetëm duke qenë jashtë shtegës [?] mund të zgjidhni problemet e përditshme përpara akoma se sa të paraqiten. Mos u shqetësoni përballë një javë krejtësisht të parashikuar. Akrepi 2/X 21/XI Instinkti juaj ju thotë qartë se bien në kundërshtim me ato që ju sugjeron arsyeja. E vërteta qëndron në mes të dyjave. Mund të ndodheni pa e ditur në një situatë të vështirë. Shigjetari 22/XI 21/XII Kudo të shkoni do të gjeni gjëra ose persona që ju kujtojnë kohët e kaluara. Pregatituni për pak melankoli. Ajo që duket e jashtëzakonshme në fillim të javës mund të mos vazhdojë kështu. Bricjapi 22/XII 19/I Rezistoni tentacionit të filloni festimet para kohe, mos i u dorëzoni entuziazmit në se do të evitoni deluzionet. Mund të rezistoni në mënyrë të papritur pikërisht në shtëpinë tuaj. Ujori 20/I 19/II Nuk do të jeni të lehtë t’i shpëtoni aspektëve të pakëndshme dhe të papëlqyeshme, por mund ta bëni shumë më përballë më të durueshme. Duhet t’i përballoni gjërat me qëndrimin e duhur. Peshqit 20/II 19/III Keni mundësi t’u paraprini veprimeve të tilla, vetëm duhet të vini në punë sa më parë dhe me insistimin më të madh. Mos u shqetësoni nëse nevoja ju ngrihet [?] do të guara nga të tjerët.