05/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 qershor 1993

Selami: «Nano, të japë dorëheqjen»

Kryetari i PD-së kërkon gjyq politik për Alinë Një «go» e prerë për propozimin socialist për koalicion CARLO BOLLINO TIRANË — “Fatos Nano duhet t’i dorëzohet drejtësisë, dhe deri sa të bëhet gjykimi i tij, duhet të largohet nga detyra e tij si kryetar partie. Nuk mund të kompromentojë kredibilitetin politik të të gjithë socialistëve, vetëm për të mbrojtur veten e tij”. Eduard Selami, kryetari i Partisë Demokratike, i përgjigjet propozimit për koalicion dhe dialog të bërë nga leader i socialistëve. Dhe përgjigjet me një “jo” të prerë. “Ai nuk kërkon një dialog politik — thotë Selami — ai kërkon thjeshtë të hyjë në qeveri për të rivendosur një sistem neo-komunist. Kërkon të kalojë nga diktatura e ashpër e së kaluarës, në një diktaturë më të butë. Ja sepse ne duhet të mos e pranojmë propozimin e tij: për të mbrojtur demokracinë”. Por, tonet e Fatos Nanos duken më pajtues... “Sa ata kanë si objektiv të vetëm të marrin pjesë në qeveri. Problemi është që e gjithë forca politike e Partisë Socialiste është e uzurpuar nga një grup personash të zgjedhur personalisht nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, në krye të të cilëve është pikërisht Fatos Nano. Është e pabesueshme sjellja e tij pas akuzave të rënda për korrusion për skandalin e ndihmave të bëra nga Komisioni i Kontrollit: duhej të kishte dhënë dorëheqjen, të vihej në dispozicion të hetuesisë për të treguar pafajësinë e tij, por përkundra zi fshihet prapa partisë së tij. Për aq kohë sa ai të do të mbetet leader i socialistëve, ne me ta nuk mund të nisim asnjë dialog”. Do të thotë që nëse nuk do të jetë Fatos Nano do të bëni një koalicion qeveritar me socialistët? “Jo, por dialogu mund të fillonte. Mund të ulemi rreth një tavoline dhe të ballafaqojmë idetë. Problemi është që raportet njerëzore është miqësia, dashuria dhe martesa. Ata pretendojnë që dëshirojnë martesë, ne nuk e duam”. Si i përgjigjeni akuzave që Fatos Nano ka për ju? “Është një akuzë që pa themel sa unë ende nuk i kam përgjuar. Nëse do të isha një i korruptuar nuk do të jetoja në një dhomë konvikti në Qytetin e Studentëve. Por rrini i qetë sepse sapo procesi penal aktual në raport me të do të përfundojë, unë do ta denoncoj Nanon për akuzën që fillallo. Unë nuk kam pse të kem frikë, ai po”. Nano nuk ka ndërmend t’u hapet hetuesve, sepse thotë se nuk beson në pavarësinë e Drejtësisë... “Kjo është fallco, Madje do t’u them më shumë: Drejtësia është një strukturë e lidhur tradicionalisht me sistemin e vjetër diktatorial. Një kushëriri i Kryeministrit Aleksander Meksi, u dënua vetë pas u zbulua lidhja farefisnore me eksponentin demokratik. Drejtësia është sot sigurisht pika më e dobët e aparatit tonë demokratik, pikërisht sepse ende nuk është reformuar si duhet”. Ju mendoni se demokracia në Shqipëri është realizuar? “Absolutisht jo. Është ende tepër e re. Përpjekimi të kufizojmë gabimet”. Kryhen shpërndorime? “Fatkeqësisht po. Një ndër përpjekjet kryesore që duhet të kryejmë, është pikërisht ajo që të zgjedhim njerëzit e duhur për të krijuar një koncept të ri për politiken. Trashëgimia e së kaluarës është tepër e fortë”. Sot duket sikur mosmarrëveshjet e vendit janë në rritje... “Kjo është pështypja që krijohet nga leximi i shtypit të sotëm dhe nga niveli i mosmarrëveshjeve aktuale në nivelet e larta politike. Por në një nivel më të ulët, ajo e njerëzve nuk besoj se ka ndryshuar shumë. Sigurisht zgjedhësit tanë na kritikojnë dhe ne i pranojmë. Por miqëria me e madhe, hapësira dhe liria që e madhe besoj janë rezultatet të pa mohueshme: Ja sepse njerëzit edhe na kritikojnë, por na japin edhe besim”. Ju në mitingun e mbylljes së fushatës elektorale të 1992, kërkuat arrestimin e Ramiz Alisë. Politikisht do të kërkonit sot të njëjtën gjë? “Alia ishte simbol i mafias së kuqe, ishte pengesë në zhvillimin e demokracisë. Në këtë kontekst do të bëja të njëjtin pohim, por theksoj ende sot se Ramiz Alia dhe rrethi i tij i ngushtë i bashkëpunëtorëve duhet t’i nënshtrohen gjyqit politik. Një gjyq para drejtësisë. Kjo sigurisht është vetëm idea ime. Nuk e di nëse drejtësia mendon të njëjtën gjë”. Pra nuk beson në mundësinë e faljes dhe të pajtimit kombëtar? “Pajtja sociale nuk mund të niset nga drejtësia. Dhe koncepti i faljes ka në themel para së gjithash drejtësinë. Të shfajësohen trashëgimtarët e politikës të një sistem diktatorial do të thotë t’i japësh njerëzve një mësim të pamoralshëm: atë që mund të falen edhe kriminelët”. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Eduard Selami, në një fotografi në janar të vitit 1992, një ditë pas triumfit elektoral të partisë së tij

Një dokument i ri për çështjen Lani

Një letër e çuditshme nga Mali i Zi «Ajo vizë është e rregullt», i shkruan një agjent udhëtimeash avokatit të tij Një letër e çuditshme nga Mali i Zi Një dokument i ri për çështjen Lani «Ajo vizë është e rregullt», i shkruan një agjent udhëtimeash avokatit të tij SHKODËR — Komplikohet misteri i Sulejman Lanit, diplomat i origjinë nga Shkodra dhe sekretar i parë i ambasadës shqiptare të Beogradit, në burg prej rreth tre javësh. Ai është akuzuar sepse i ka dhënë një vizë të paligjshme një qytetari jugosllav, i kapur nga policia në Shqipëri. Tani avokati të tij, Spartak Ngjela, i ka mbërritur një letër misterioze. E shkruan një qytetar nga Tuzi i Malit të Zi, pranë Podgoricës, i cili mbështet se ka qenë ai që është marrë me kërkesën dhe plotësimin e praktikave të kësaj vize. “Sulejman Lani është i pafajshëm — lexohet në këtë dokument, i cili i ka ardhur edhe Gazetës — kërkesën për vizën e hyrjes atij personi ia kam bërë unë” Letra është firmosur nga Bajram. G — mbi identitetin e vërtetë të cilit nuk ka asnjë konfirmim — që thotë se është titullar i një agjencie udhëtimesh. “Për të pasur një vizë nga Ambasada Shqiptare e Beogradit — shkruan ai — duhej të shpenzoje deri para disa muajsh 40 dollarë, që për ne janë afër dy rroga. Kështu, shumë qytetarë kanë kërkuar, për të t’u i parë të pakëtën shpenzimet e transportit, të autorizojnë dhënien e vizave një përfaqësuesi lokal. Dëtyra m’u dha mua, që prej shumë vitesh me agjencinë time merresha me kryerjen e këtyre praktikave”. “Emri i personit për të cilin Sulejman Lani ka përfunduar në burg — shkruan Bajram. G. — ndodhet dhe në regjistrat e mi. Kam qenë unë që kam bërë kërkesën për vizë dhe jam marrë me praktikat. Dhe kujtohet që bëhej fjalë për një qytetar shqiptar që banon në Podgoricë”. Dhe këtu përmbajtja e letrës ndryshon me atë që hetuesit shqiptarë konfirmojnë: “Lani — shpjegon avokati Spartak Ngjela — është akuzuar sepse ka dhënë një vizë, për një periudhë më të gjatë nga sa parashikon ligji, një qytetari jugosllav dhe jo me origjinë shqiptare”. Bajram. G. vazhdon — “Një mik i këtij personi më dorëzoi mua personalisht pasaportën e tij dhe certifikatën që vërtetonte kombësinë e tij shqiptare. Unë jam gati të dëshmoj të gjitha dokumentat që vërtetojnë këto që them”. Por, nuk rezulton që nga momenti që letra i ka rënë në dorë avokatit, misteriozi zotëri Bajram. G. ta ketë mbajtur fjalën. Në listërin e përgjegjësive të diplomatit, shtohet ajo mbi autorin e shkrimit. Egziston vërtetë? Është një e pavërtetë? Apo ajo që është shkruar është e vërtetë dhe pra, Sulejman Lani është i pafajshëm? Letra duhet t’i dërzohet hetuesve të çështjes. U takon atyre ta vlerësojnë dhe të vendosin.

Ndaloh(et) një student vidhte në konvikte

Policia në Qytetin Studenti TIRANE — Posta e policisë së Qytetit “Studenti” ka ndaluar studentin A.P. nga Kukësi. I riu, student në vitin e parë në Fakultetin Gjeologji-Miniera, konsiderohet nga ana e policisë si fajtor për 12 vjedhje të cilat kanë ndodhur në fjetoret e studentëve në këtë qytet të fundit, ndërsa pjesa më e madhe e konvikteve kanë shkruar nëpër shtëpitë e tyre për t’u përgatitur për sesionin e provimeve. Në ndalimin e A.P. u arrit pasi një ditë më parë u rrit në flagrancë në orët e para të mëngjesit, një tjetër student i Gjeologjikut të Librazhdit i cili i pranoi policisë se sendet e vjedhura i kishte marrë nga kolegu i tij. Menjëherë pas kësaj policia kontrolloi dhomën e studentit i akuzuar për 12 vjedhje të kushtuar ku u gjetën 20 banakë, 15 carcafe dhe veshje të sende të tjera të gjithë të vjedhura në dhomat e studentëve. “I vënë përpara sendeve të vjedhura studenti pranoi që është autori i 12 vjedhjeve të kryera kohët e fundit”, i deklaroi “Gazetës” Lefter Vogli, inspektor i policisë kriminale në Rajonin 1 të policisë në kryeqytet. Një tjetër student, K.V., në Shkencat e Natyrës u ndalua sepse i ka shitur një qytetari të Tiranës televizorin e godinës ku banonte.

Kosovë, përfundon mes lotësh greva e urisë e Adem Demaçit

KSBE: «Privatizoni shtëpitë botuese» PRISHTINË — Pas 11 ditësh, mbajtësi i çmimit “Saharov”, Adem Demaçi vendosi t’i japë fund grevës së urisë. I mbyllur në pallatin e shtypit të Prishtinës, Demaçi prej 257 orësh zhvillonte grevën e urisë për të protestuar kundër mbylljes së mjeteve të informimit në gjuhën shqipe nga autoritetet serbe. Në një deklaratë për shtyp ai bëri të ditur opinionit publik arsyet që e shtynë të ndërpriste grevën. Sipas Demaçit, përfaqësuesit e KSBE e kanë dhënë tashmë garancinë se organet shqiptare të shtypit në Kosovë do të regjistrohen tani e tutje si gazeta dhe revista private dhe prandaj vështirësitë të mëtejshme nuk do të ketë. “Por çështja mbetet ende e duart e burokracisë serbe — shtoi Demaçi — se kendëj duke qenë i bindur se procedura e regjistrimeve do të zgjasë shumë i bëra thirrje vëllezërve të mi që më shoqëruan në këtë grevë të më lenë vetëm mua ta vazhdoj grevën deri në momentin e regjistrimit. Por këtë nuk pranuan dhe u treguan këmbëngulës që të mos ndahen nga unë deri në vdekje. Ky fakt m’i ngushtoi mundësitë”. Adem Demaçi edhe herë të tjera i ishte lutur mbështetësve të tij ta linin linën grevën dhe të vazhdonin aktivitetin normalisht, por pavarësisht nga kjo greva e urisë e shqiptarëve të Kosovës morri përmasa të gjera dhe u përhap edhe në shumë vende të Evropës dhe në SHBA. Adem Demaçi u tregua i rezervuar për të shqyrtuar arritur nga greva e tij e urisë, e cila u pasua nga shumë intelektualë kosovarë, kryesisht gazetarë dhe punonjës të tjerë të shtypit. “Nuk më takon mua të them çfarë do të arritur më këtë grevë, kjo u takon të tjerëve”, u shpreh ai. Përfundimi i grevës së urisë shkaktoi shumë emocion në mes të grevistëve dhe punonjësve të tjerë të shtëpisë botuese “Rilindja”. Njëri prej tyre deklaroi: “Ky është fundi i Rilindjes”. Në momentet e përfundimit të protestës së urisë të Demaçit aeroplane ushtarake serbe fluturonin ulta mbi Pallatin e shtypit në Prishtinë, Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë tensionuar e tensionuar. Greva e urisë e Demaçit, e cila acaruar edhe më tej kontradiktën mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë garantimin e të drejtave të tyre nacionale dhe njerëzore.

Bari, kthehet peshkarexha e goditur nga serbët

Në Brendësi Bari, kthehet peshkarexha e goditur nga serbët Misteri i sëmundjes së indianëve amerikanë Futboll, Shqipëria humb 4 me 0 me Danimarkën

Solidaritet i madh midis të vegjëlve

Një grup fëmijësh italianë fton për pushime disa nxënës nga Tirana FATOS BAXHAKU TIRANE — Janë duke bërë përgatitjet e fundit për t’u nisur, NJË grup nxënësish nga shkolla të telefecare “Konferencë e Paqes” në Tiranë, nisen këto ditë për në Camucia në Provincën e Arezzos në Itali. Pas kontakteve të para, të bëra me ndihmën e prindërve dhe ndihmave në materiale shkollore, nga drejtoresha e shkollës “P. Benetini” të Camucia e, Guillarona Bianchi Caleri, u organizuar një festë që ia ka mb e dhuruar nga fëmijët “Tirana” rreth pas pak pesëdhjetë? [unclear] nga shkolla jau? të një grup nga shkolla nisen për në Itali pushimet pranë shkollës “P. Benetini” të Camucia. Kjo do t’u shërbejë edhe shkëmbimeve të kulturave. Me ta janë edhe një grup mësuesish të cilët shoqërojnë fëmijët. “Te gjithe ... një?" Andrea Topare, drejtor i shkollës në Tiranë tregon për historikun e lidhjeve midis dy shkollave. Është një histori solidariteti dhe miqësie të sinqertë, që ndodh shpesh me fëmijët. “Që prej kohës që kemi hyrë në lidhje me këtë shkollë — tregon drejtori Topare — kemi përfituar shumë në jetën shkollore e didaktike. Por gjëja më e rëndësishme është cilën kanë ndjerë më shumë fëmijët, është miqësia që kanë treguar familjet italiane ndaj miqve të tyre të vegjël shqiptarë”. Në prej tetë muajsh shumë familje nga shkolla “Konferenca e Paqes” mbajnë korrespondencë me fëmijët e Camucia-s. Por për një miqësi korrespondenca është pak. Fëmijët e Camucia-s vendosën të bëjnë hapin e parë: “Ejani tek ne”, të gëllojnë ftesa e tyre. Udhëtimi i vizitorëve të vegjël shqiptarë u realizua me ndihmën e komunës së Camucia-s por edhe me paratë e fëmijëve e shkollës “P. Benetini” kanë derdhur nga kursimet e tyre. Koshtu lindi ky udhëtim. Për nxënësit nga Tirana do të jetë pa dyshim një aventurë e bukur me një vend mik dhe një rast më shumë për të folur me miqtë, fjalë tashmë për jetën dhe preokupacionet e tyre të përditshme. Nesër në dhuratë fotografia e madhe e Milanit

Jeta dhe Ambienti

Në rubrikën e ambientit do të shkruajmë sot për problemin e zonave të mbrojtura detare dhe rëndësinë e tyre. Para se të kalojmë në ekzaminimin e situatës në Shqipëri të shohim si e kanë zgjidhur këtë problem vendet e tjera. Në kushtet e përparimit industrial, gjithnjë e më tepër po del në pah domosdoshmëria e ruajtjes së ambientit detar i cili, për natyrën e tij, është shumë i ekspozuar ndaj të gjithë faktorëve ndotës. Për këtë arsye vendet e zhvilluara ekonomikisht, ku probleme të tilla kanë filluar të evidentohen, kanë përpunuar një legjislacion të veçantë për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit detar, pjesë e të cilit është krijimi i zonave të mbrojtura detare. Terminologjia e zgjedhur nga shtete të ndryshme për emërtimin e tyre dhe kriteret e administrimit janë të ndryshme, por funksioni i objektivit kryesor për të cilin krijohen. Pavarësisht nga kjo qëllim kryesor mbetet mbrojtja dhe ruajtja e biocenozave natyrore. Franca, e cila ka 16 zona të mbrojtura gjatë bregdetit kontinental e në Korsikë, është shteti që më tepër se të gjithë ka kontribuar në ruajtjen e ekosistemeve detare jo vetëm për numrin e tyre por sidomos në organizimin e një plani të kujdesshëm dhe efektiv për të mbrojtur zonat e mbrojtura detare. Zonat e mbrojtura janë të 4 tipeve kryesore: ‘Cantonnement’ dhe dhe qendrat e rritjes së peshkut varen nga drejtoria e peshkimit detar dhe kanë për qëllim rritjen e rezervave iktike. Rezervatet natyrore kanë rregullore të ndryshme në varësi të zonës dhe të qëllimit për të cilin janë krijuar; përveç roolit ruajtjes, një vend nga një i themelore të tilla edhe aktiviteteve kulturore, shkencore dhe turistike. Mëjari i njohur është parku kombëtar në Port-Cros, në arkipelagun e ishujve Hyères, i cili përfshin rreth ishullin dhe detin përreth. Rezervate detare ka në Banyuls-sur-mer dhe në Korsikë (ishujt Lavezzi e Scandola). Parket dhe rezervatet natyrore kanë një strukturë të tyre laboratorike të specializuar që frekuentohen nga studiues, studentë dhe turistë kuriozë. Për t’u përmendur është dhe rezervati detar i Principatës së Monakos. Në parqet detare franceze kërkimi shkencor është mjaft i organizuar dhe kjo është një nga arsyet që në Francë këto institucione kanë patur sukses. Përveç parkut detar në Port Cros, ku ekziston një dokumentacion i pasur mbi faunën dhe florën detare, edhe në parqet e tjerë janë ngritur laboratorë të posaçëm dhe me personel shkencor të specializuar të aftë për të bashkëpunuar efektivisht si me studiuesit e fushave të ndryshme të biologjisë detare ashtu dhe me studentët e interesuar për këto argumenta. Në ish Jugosllavinë, legjislacioni për ruajtjen e ambientit, duke mos bërë dallim midis ambientit tokësor e atij detar, nuk parashikonte ekzistencën e parqeve detare si njësi të veçanta, por si pjesë përbërëse e parqeve tokësore. Dalloheshin parqe kombëtare shtetërore, rezervate natyrore (në varësi të komunave) dhe rezervate speciale (me qëllim të posaçëm mund të përdoren për peshkimin dhe akuakulturën (Kanali Leme, Malloston).

Tekste të dukshme në fillim të materialeve të prera

Policia në Qytetin Studenti KSBE: «Privatizoni shtëpitë botuese» Dje në Shqipëri Në Brendësi DO TË FILLOJË RISTRUKTURIMI I RRUGËVE Kështu, përfundon mos lotësh

Dje në Shqipëri

DO TË FILLOJË RISTRUKTURIMI I RRUGËVE TË SHQIPËRISË — Shqipëria ka numrin më të madh të aksidenteve për një mijë banorë në kilometër rrugë në Evropë. Kjo ishte një nga arsyet që bordi i Bankës botërore miratoi me 20 maj fondin prej 18 milion dollarësh, për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa pjesëve të rrugëve kryesore që lidhin Tiranën me qytetet e Durrësit, Elbasanit, Krujës, Lezhës dhe Shkodrës. Ky fond bashkë me fondin Kuvajtian, të ndihmës prej 6.4 milion dollarësh që administrohet nga agjencia kombëtare për Zhvillim (IDA), do të përdoret për rikonstruktimin e 91 km rrugë kryesore. Zbatimi punimeve të parashikuara në projekt do të fillojë pas 15 qershorit pas botimit në “Biznes Journal” të Bankës Botërore. Është hapur një ankand për të zgjedhur projektimin të leverdishëm si firmët shqiptare dhe për firmat e huaja. “Për ndërtimin e autostradave janë zhvilluar bisedime, por projektet për tu mungojnë — deklaroi Fatos Pojani drejtor i drejtorisë të rrugëve — nga ana tjetër për ndërtimin e tyre duhen miliarda dollarë të cilët shteti nuk mund t’i realizojë”. Kjo mund të bëhet në firma të fuqishme të cilat kërkojnë garanci për përfitimet e tyre pas përfundimit. GJYKATA KUSHTETUESE SHFUQIZON LIGJIN PER LEJET E AVOKATISE — Gjykata kushtetuese e Shqipërisë, pas kërkesës së grupit parlamentar të PS-së, vendosi ditët e fundit shfuqizimin e një ligji të Kuvendit Popullor të janarit 1993, me anë të së cilit kërkohej ngritja e komisionit për riverësimin e lejeve për ushtrimin e avokatisë dhe ndryshimin e një ligi të dhjetorit 1991. Me këtë vendim anulohen të gjitha vendimet e këtij komisioni mbikryes të avokatisë, u ka hequr lejen e ushtrimit të profesionit përkatës disa avokatëve.