10/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 qershor 1993

«Në Shqipëri arrijnë klandestinë»

Një denoncim sekret i Ministrit të Turizmit Policia heton mbi ardhjen e cudithsme të shtetasve nga Bota e Tretë EDMOND LAÇI TIRANË — Pasiguri dhe frikë në Tiranë për një alarm të lëshuar nga Ministria e Turizmit. Tranzitimi klandestin i qytetarëve të Botës së Tretë, nëpërmjet Shqipërisë për në Perëndim, sot ka trembur funksionarët shqiptarë dhe janë ato që kërkojnë hetime mbi vërtetësinë e kësaj dukurie të re. Një letër sekret e Edmond Spahos, ministër i Turizmit, drejtuar organeve të Rendit, SHIK-ut dhe Policisë Financiare, kërkon të ndalojë “hyrjen në pikë-kat kufitare të të gjithë grupeve turistike që dalin jashtë rregullit të aktivitetit turistik”. “Kam një sinjal sporadik — tregon në fillim ministri Spaho — që shtetas nga Sri Lanka e India vijnë në Shqipëri, përmes agjencive të ndryshme turistike, me qëllim tranzitimi drejt Evropës Perëndimore”. Dyshimet e tij, s’mund të quhen pa baza. Aq më tepër kur mësojmë se në Hotel “Arbëria”, javën e kaluar kanë fjetur për 7 ditë 50 shtetas nga Sri Lanka. “Ata u nisën për në Vlorë — thotë sportelisti i hotelit — dhe kishin ardhur nën emrin e agjencisë ATT”. Agjencia e Turizmit Tiranë, për të cilën tregon sportelisti, është një agjenci shtetërore dhe zhvillon aktivitetin e saj përmes një zyre brenda në hollin e Hotel “Tirana”. Ndonëse ende zyrtarisht nuk është atakuar kjo agjenci, Edmond Spaho thotë: “Edhe firmat shtetërore s’mund të jenë të përjashtuara nga këto gjëra. Prandaj së fundi kam lëshuar një urdhëresë — pavarësisht se dyshimet edhe janë sqaruar — që të gjitha agjencitë shtetërore ta ndërpresin aktivitetin e tyre me këto shtetas”. E ndërsa agjencitë shtetërore janë të detyruara të zbatojnë urdhërin e ministrit të tyre, ato private kanë tjetër procedurë. Edhe sot në Hotel “Arbëria” kanë mbërritur 10 shtetas kinezë, të ardhur nga një agjenci private. Pikëpyetja mbetet vetëm te destinacioni. Duket që 50 shtetasit nga Sri Lanka janë nisur për në Vlorë. Pastaj atje edhe gjurmët humbasin. Zyra e vizave e Ambasadës Italiane në Tiranë nuk ka lëshuar asnjëherë viza për shtetas nga Sri Lanka. “Ne jo vetëm s’kemi dhënë viza për ta, por edhe nëse na kërkohen s’mund të japim, sepse vizat për në Itali jepen në vendin e tyre të origjinës” thotë përgjegjësi italian i kësaj zyre. Hipotezat për largimin e tyre drejt Italisë — ndonëse jo fort të sigurta — janë evidente. Vlora është qyteti që pret tre herë në javë tragetin e Otrantos, por edhe qyteti që tregon më tepër klandestinë drejt brigjeve italiane. Sot për sot — kur ende është herët për të hedhur hipoteza — vetëm autoritetet e specializuara mund të hedhin dritë mbi problemin e tranzitimit. “Unë kam shprehur një supozim në letrën time — përfundon ministri i Turizmit, Edmond Spaho — ndoshta ndodhemi në një situatë të tillë, pra për trafik emigrantësh në Evropën Perëndimore. Vetëm organet kompetente do të jenë ato që do të verifikojnë, nëse këta shtetas janë turistë realë, apo turistë që “kërcëjnë” drejt Perëndimit”. Asnjë njoftim zyrtar deri më sot, ndoshta edhe sepse s’ka vërtetim pak ditë që janë hedhur dyshimet e ministrit shqiptar të Turizmit. Një grup refugjatësh nga Sri Lanka në një qendër strehimi në Romë

Tani protestojnë ish-të dënuarit

Parlamenti do të rishikojë ligjin për pronat. Rrapo H. Damushi: «Një sukses i madh për ne» Përfundon greva e ish-pronarëve TIRANË (Fa.Ba. e Ar.Ça.) — Ka përfunduar greva e urisë e filluar në Tiranë dhe Shkodër nga ish-pronarët dhe ish-kulakët. Më në fund, pas 22 ditësh, nga autoritetet ka ardhur një propozim i pranueshëm edhe për grevistët: ligjet mbi tokën dhe pronën do të diskutohen rishtas në Parlament mb­bazën e projekt-ligjeve që Shoqata e ish-pronarëve ... ndërprerësim menjëherë ndihmën mjeksore, ujin dhe dritat. Do të mbyllin të gjitha mjetet e komunikimit me jashtë, derën, dritaret. Çdo njeri që do të tentojë të hyjë brenda do të gjejë vdekjen njësoj si ne”. Në debatın që zgjati deri në orët e vona të natës u arrit më në fund kompromisi. “Ishte një sukses i madh — i tha “Gazetës”, Rrapo H. Damu- pranuëshëm diskutohen mbritas në Parlament mbi bazën e projekt-ligjeve që Shoqata e ish-pronarëve ”Pronësi me Drejtësi” ka parashtruar që në shtator 1992. Pas kësaj, grevistët në të dy qytetet kanë vendosur ta lënë grevën. Një deklaratë e dy shoqatave: ”Pronësi me drejtësi” dhe ”Ish-kulakëve”, shpreh qëndrimin e grevistëve lidhur me bisedimet: ”Greva do të mbyllet kur parlamenti shqiptar të pranojë kohët publike për pecollimin dhe ridiskutimin e ligjeve për tokën dhe pronën si edhe t’i njohë edhe ish-kulakëve statusi i të persekutuarve politikë. Në rast të kundërt greva e urisë do të rifillojë”. Në arritjen e marrëveshjes midis ish-pronarëve dhe autoriteteve u arrit pas gjendja mori përmasa alarmante. Në Shkodër, grevistët me gjithë ndërhyrjen e nënkryetarit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Kujtim Çashku, kishin vendosur të vetëflijohen duke shpallur që nga e enjtja ”Greven e Vdekjes”. Në një letër që i drejto-uan presidentit Berisha ish-pronarët lëshuan një apel dramatik: ”Do të ... ... të dënuar politikë për 11 vjet, tregojnë arsyet e vendimit: ”Drejtuesit e shoqatës tërë kanë qenë në kompromis me qeverinë dhe shumë kërkesa që ne i kemi parashtruar me kohë nuk janë plotësuar, nuk na mbetet veçse kjo mënyrë proteste”. Por miratimi nga qeveria i statusit për të burgosurit politikë, një nga kërkesat e tyre kryesore, duket se i ka vënë në vështirësi organizatorët. ”Nuk jemi të sigurtë për pjesëmarrjen”, u shpreh Skënder Tufa.

Gjenerali Canino: «Pelikani do iki»

Çmobilizim brenda fundit të vitit Brenda këtij viti mund të mbyllet operacioni ”Pellicano”, programi i ndihmave humanitare të drejtuara nga Ushtria italiane në favor të Shqipërisë. Kontingjenti italian që në fillim të misionit, në shtator të vitit 1991, përbëhej nga 1200 vetë ndërsa tani ka kaluar në 800 dhe, ndoshta në muajt e ardhshëm do të transferohet në një mision tekniko-ushtarak, në mbështetje të prapavijës. ”Po pakësohemi — tha komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Goffredo Canino — sepse pranë operacionit ”Pellicano” ndodhet, operacioni ”Shqiponja”, i ushtrisë shqiptare”. Canino shprehu kënaqësinë për veprën e kryer nga Ushtria, e cila kryen në Shqipëri dy funksione të rëndësishme, atë të asistencës dhe atë të shpërndarjes së ndihmave. Përveç këtyre dy qendrave janë ngritur dhe dy poliklinika: njëra për asistencë shëndetësore dhe tjetra për furnizimin e ilaçeve. Gjatë misionit humanitar ushtrakët e operacionit italian kanë shpërndarë gati treqind e pesëdhjetë mijë tonë ndihma humanitare, duke përshkuar më shumë se dhjetë milion kilometra, duke i shoqëruar ndihmat në gjithë Shqipërinë. Të shumta urimet e mirënjohjes që kanë marrë, jo vetëm nga autoritetet ushtarake dhe civile shqiptare, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar: shumë vende të botës në fakt kanë dërguar vëzhgues për të studiuar organizimin e ushtarakëve italianë të impentuar në shpërndarjen e ndihmave.

Në Brendësi

Klandestinë shqiptare mbi dy barka në Brindizi «Akoma mjaft emigrantë» thotë ministri Vritet në Francë «xhelati» i çiftëve Përleshje në Somali njerëzit po arratisen

Si mund të bëhem të pasur e me famë

Senatori Benetton shpjegon suksesin e tij Kjo është historia e një familje të çfarëdo, që pas luftës, në një stallë të shkatërruar nga një natë dhe të ushqyer nga ngjyrat e botës unë të tjerët, nga një infacion, kërkon të tentojë të pasurohet. Italia e atyre kohëve është pak e ngjashme me Shqipërinë e sotme, dhe kështu që shëmbulli u pa përket të gjithë. Është aventurë e çuditshme e këtij qytetëruese, që mbart para kohe jetën, që fillonte tregtinë e tre vogël, filiale e tyre, pas kapuan raste si është mundur rast që në atë periudhë pulovrat ishin të karkuara. Dhe ata ndërtojnë një fabrikë të vogël, dhe me vone dyqanin e parë. Në atë kohë asnjë nuk i njihte, sot emri i tyre është ndërtuar ndër emrat e prodhuesve më të rendësishëm. ... shem të veshjeve në botë. Benetton ka 7.000 dyqane shitjeje në 110 shtete (përfshirë edhe Shqipërinë) edhe pse vazhdon të prodhojë vetëm në Itali dhe Francë. Cili është sekreti i suksesit? ”Biznesi është vetëm intuitë dhe refleks” përgjigjet Luciano Benetton, njëri nga katër vëllezërit që përparë ishte në Tiranë, ndërkohë është edhe Senator i Republikës Italiane. ”Nuk është i domosdoshëm vetëm fati” siguron ai. ”Por duhet punë, punë dhe punë”. Dukes sikur është truku më i thjeshtë për t’u bërë i pasur dhe i famshëm. Por në të gjithë, të paktën, është e sigurtë: famën dhe pasurinë nuk i’i dhuron asnjëri. Senatori Luciano Benetton

Sot një debat: Ç’do të thotë

Çmobilizim brenda fundit të vitit Gjenerali Canino: Dje në Shqipëri TIRANA KERKON NGA SHBA NJE ANGAZHIM ME TE MADH NE BALLKAN — Ministri i mbrojtjes Safet Zhulali, në momentin e nisjes në Shtetet e Ba- Në Brendësi Klandestinë shqiptare Bashkuara, shpresoi se Washingtoni do të luante një rol më energjik në zonën e Ballkanit. Në një komunikatë edhe presidenti Sali Berisha ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në krizën ballkanike. Veçanërisht në referua degimit të trupave amerikane në Maqedoni, pohoi për degirmi i këtyre trupave ishte mjaft i domosdoshëm. Berisha tha se është dakord me degirmi e forcave të Nato-s në Kosovë. KOPLIKU DHE SERREQI TAKOHEN ME PERFAQËSUES TË TRUPIT DIPLOMATIK NË TIRANË — Zëvendëskryeministri shqiptar Bashkim Kopliku dhe Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi u takuan me titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Në këtë takim biseda u përqëndrua rreth planit që Presidenti Sali Berisha shpalli në Korçë lidhur me zgjidhjen e problemit kosovar. NË TIRANË, NJE DELEGACION I KE NE NDIHMË TË BILANCIT TË PAGESAVE NË SHQIPËRI — Një delegacion i KE vizitoi Tiranën për të shqyrtuar me autoritetet shqiptare dhënien e një ndihme prej 70 milion Eku në favor të bilancit shqiptar të pagesave. Pjesa e parë e kësaj ndihme është dërguar që në dhjetor 1992. Edhe pjesa tjetër do të jetë e së njëjtës vlerë. Asistenca financiare e KE është dhënë për plotësimin e nevojave të përgjithshme të vendit për import dhe për forcimin e pozitës së vendit në rezervë valutë të huaj. NE VLORË ARRINË NDIHMA NGA KUVAJTI — Mbërritën në portin e Vlorës 7.586 ton benzine dhe 6.982 ton vajguri, si ndihmë falas nga qeveria kuvajtiane. Ngarkesa u transportua deri në Vlorë nga anija çisternë italiane ”Varano” e cila është pronë e shoqërisë së navigacionit ”Petrolifera Tankas”. Transporti i ngarkesës u bë nën kujdesin e shoqërisë kuvajtiane ”Rrineri dhe Kimi” e cila ka një filial në Napoli. Tani ngarkesa po trajtohet nga ndërmarrja shqiptare ”Albpetrol” që synon arritjen sa më të shpejtë në destinacionin final të gjithë sasisë së ardhur.

Sot një debat: Ç’do të thotë të jesh gazet(ar) në një vend si Shqipëria?

Zëvendësministri i Jashtëm italian, senatori Giacovazzo TIRANË — Cili është realiteti i gazetave në një vend ish-socialist? Çfarë do të thotë të jesh informacion, pasi ke bërë për vite të tëra propagandë? Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të tentojë t’i japë sot përgjigje zëvendësekretari i Jashtëm italian, Giuseppe Giacovazzo. Në 16.30, pranë sallës së konferencave të Universitetit: do të mbahet një konferencë e titulluar “Gazetaria në një shoqëri post-diktatoriale”. Deputeti Giuseppe Giacovazzo, ish-drejtor i “Gazzetta del Mezzogiorno”, vjen në Tiranë me ftesë të Rektorit të Universitetit, Rajmondi Sharif. Me rastin e kësaj vizite — gjatë së cilës do të zhvillojë nga një delegacion italian — ka takojë zëvendës [tekst i prerë/paqartë] ...

Që t’a ndjejmë më shumë dobìnë e ventilatorit, vendosim në qendër të dhomës një mbulesë të lagur dhe pastaj ndezim ventilatorin: dhoma do të freskohet më shpejt. Perimet kanë një rol të rëndësishëm në ushqimin e përditshëm. Duke patur pak kalori, ato ndihmojnë shumë në tretje. Përmbajnë edhe kripra minerale. Për perimet e perimeve dhe të frutave, duhet të kemi parasysh të vletrat e tyre ushqyese janë të njëjta e ndoshta ndonjëherë më të mira se ato të perimeve të freskëta, kur ato konservohen menjeherë pas t’janë vjelë dhe sipas metodave që ruajnë cilësitë e tyre. Fluskat i çpojmë me një gjilpërë me pe, të dezinfektuar më parë. E çpojmë në disa vende, duke kaluar gjilpërën në mënyrë që të vijë rrjedhë dhe në pjesë të thithjet nga lëngu. Nuk duhet të presim lekujen nga dy duhet të thahen në lëkurë vetë. Kur mbulesa e tavolinës njolloset nga vera e kuqe, hedhim menjëherë kripë, njolla do të pastrohet që me larjen e parë. Mbi një njollë të tillë. Mund të hedhim edhe verë të bardhë. E lëmë pak të veprojë, pastaj e shpëlajmë. Një mënyrë tjetër është duke futur në qumësht që është akoma duke zjerë e lëmë për disa çaste. Njolla do të zhduket. Për të ruajtur ullishtanimin, duhet t’i zbrazim Ja këshillat praktike të kësaj jave: për një kohë sa më të shkurtër dhe të shfrytëzojmë ujin e zierjes dhe shë mundur me vitamina. Në ngrirje duhet hequr t’i mbajmë në temp. — 20 grade. Duhet të blejmë konserva të përgatitura jo shumë kohë më parë. Që të kuptojmë nëse vesa është e freskët apo jo, e vemë në një enë me ujë të kripur, në qoftë se është e freskët, bie fund, në qoftë se është pak e freskët rri në mes, në qoftë se është e keqe rri në sipërfaqe të ujit. Perlat bëhen me të ndryshme nga uji dhe nga ngrohëtisa e lakurës, pra për të patur më shumë vlera, duhet të përdoren. Një penel i ri, para se të përdoret, duhet t’a lemë në ujë për disa orë, kështu bien dhe qimet që nuk janë ngjitur mirë. Për të pastruar tenxheren ku është djegur gjella, e vëmë të ziejë me pak pluhur larës. Dardhat dhe mollët mund të ruhen për një kohë të gjatë duke i mbuluar me rërë të thatë, ose duke i mbështjellë me letër, e rëndësishme është të jenë të larguara nga njëra tjetra. Pjeshkët mund të ngrijnë lehtësisht, pasi t’i kemi qëruar dhe hequr bërthamën. I zhysim në sheqer para se t’i vëmë në ngrirje. Një pjeshkë shumë e shëllë nuk duhet, prandaj duhet t’i zgjedhim të pjekura mirë deri sa të ndjehet elasticiteti me gisht. Në verë kur bën nxehtë, i ruajmë në fund të frigoriferit dhe i heqim një orë para përdorimit. Për t’i bërë të ndryshme gjelbërimeve, i pastrojmë me birrë ose me qumësht. Pllakat mund të mirëmbahem në qofte se do t’i lyejmë me dyll. Në këtë mënyrë ato mbrohen mirë edhe nga njollat, të cilat nuk mund të penetrojnë. Gjethet e preshëve thahen në rërë të grira imët, i ruajmë në një kuti dhe përdorim për supë.