12/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 qershor 1993

«Nuk isha unë spiuni i Sigurimit»

Kryetari i Parlamentit hedh poshtë akuzat ndaj tij dhe flet për infiltrime në burg Arbnori: Të publikohen dosjet sekrete Kryetari i Parlamentit hedh poshtë akuzat ndaj tij dhe flet për infiltrime në burg «Nuk isha unë spiuni i Sigurimit» Arbnori: Të publikohen dosjet sekrete CARLO BOLLINO TIRANË — "Unë agjent i sigurimit në burg? Është falso. Nuk do të kisha jetuar 25 vjet prapa hekurave dhe sot shtypi socialist nuk do të më kishte sulmuar, në qoftë se do të kisha qenë një prej tyre. Jo, nuk është e vërtetë. Dhe do t'iu them më shumë: unë përsëri kërkoj që të hapen arkivat sekrete të Sigurimit. Duhet të bëhen të njohura dosjet e të gjithë politikanëve, parlamentarëve dhe gjykatësve: është një vendim që duhet të merret nga qeveria. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë". Pjetër Arbnori, kryetar i Parlamentit, nuk i pranon akuzat e ish-punonjësit të Sigurimit, Luan Pobratit, i cili nga New York e quan agjent i shërbimit sekret komunist, të njohur me pseudonimin "Koromania". Dhe bën pozicionin që të hapen arkivat sekrete të Ministrisë së Brendshme. Me një skenar: "Duhet të ngrihet një komision hetimor — thotë Arbnori — për të denuar të gjithë ata që kanë manipuluar apo zhdukur dosjet". Ndoshta doni të thoni se dikush ka falsifikuar dosjet e Sigurimit? "Unë e di me siguri që janë zhdukur deri edhe dosje të punonjësve të Parlamentit, që nuk kanë fare të bëjnë me Sigurimin. Imagjinojnë me tani se ç'mund të ketë ndodhur me dokumenta të tjera më të rezervuara. Pjetër] akuzave që dë— kush drejton ndaj jush, ju rezulton që nëdhërjet të denuarve politikë të ketë pasur bashkëpunëtorë të Sigurimit? "Sigurisht. Dhe mua vetë më kanë bërë propozime të kësaj natyre dhe më kanë përsekutuar akoma më shumë përse nuk kam pranuar. Një herë, në burgun e Burrelit gjetëm një jashtë një letër drejtuar Sigurimit me anë të së cilës denoncoheshin Gjet Kadeli, Eduard Marashi dhe shokë të tjerë të qelisë, përfshirë këtu edhe mua. Ai njeri, sot, është midis atyre që më aku— zoni se kam qenë “Koromania”, kupton?" Beson se është e drejtë që të bëhen publike dosjet e Sigurimit? "Unë jam i bindur se është e drejtë. Por jo ato të njerëzve të thjeshtë. Por të parlamentarëve, të gjykatësve dhe të njerëzve që janë të impenjuar me politikën. Njerëzit e çfarëdoshëm jo, kjo do të sillte vetëm urrejtje. Gjatë burgimit kam njohur histori tronditës rënqethëse. Kujtoj një njeri, të denuar sepse dëshmitar kishte qenë i biri. Një dëshmi e detyruar me dhunë: i biri pasi doli nga gjyqi, u hodh nën rrotat e një ma—kine". Është e vërtetë, siç thonë disa vëzhgues, që sot në Shqipëri ka nevojë më shumë për pajtim kombëtar? "Shikoni, gjeja më e çuditshme është që sot në Shqipëri të parët që thërrasin për falje kombëtare janë kriminelët e një kohe. Unë besoj që pajtimi kombëtar është realizuar, vetëm për kriminelët të cilët ishin dhe mbeten jashtë kombit, jo. Dhe pastaj duhet të jetë i qartë një parim: Unë mund të fal vetëm atë që i pranon gabimet e veta dhe pendoh—het". Ju jeni pra në favor të proceseve politike? "Unë jam në favor të procesit kundër cilido qoftë që ka kryer krime. Në qoftë se dikush preferon ta quajë proces politik, le ta quajë. Ne shohim çdo ditë, njerëz rrugën tona, ish-drejtora burgjesh, ish-policë, ish-gjyqtarë që janë njollosur nga krime dhe mizori të tmerrshme. Çdo ligj në botë do t'i dënonte për ato që kanë bërë". Shqipëria është një vend ende pa Kushtetutë. Kur do të aprovohet ajo e reja? "Ne kemi caktuar një afat, që është ajo e 16 qershorit. Është një komision që po punon me ritme të shpejta, por nuk varet nga unë. Besoj që puna kryesore është kryer, disa parime janë të qarta. Për shembull ajo që Shqipëria nuk do të jetë një republikë presidenciale por parlamentare. Dua të them që presidenti nuk do të jetë një kukull, por nuk do të jetë as i plotfuqishëm. Problemet janë të tjera..." Cilat për shembull? "Janë opozitarët. Ka ndodhur me Ligjin mbi Drejtësinë dhe Liritë e Njeriut. Është e pabesueshme, por kena qenë pikërisht opozitarët që e kanë luftuar. Për Kushtetutën duhet konsensus i plotë. Por ne mendojmë se ata po përgatiten për një luftë të madhe: sepse nuk duan Kushtetutë, duan krizë parlamentare". Presidenti i Parlamentit Pjetër Arbnori

Shpërndahen nga policia grevat e ish-pronarëve

Tension në Tiranë e Shkodër: ndalohen organizatorët Qeveria: «Nuk tolerojmë më» Tension në Tiranë e Shkodër: ndalohen organizatorët Shpërndahen nga policia grevat e ish-pronarëve Qeveria: «Nuk tolerojmë më» Mori fund shumë shpejt kompromisi i arritur ditët e fundit midis përfaqësuesve të autoriteteve dhe ish-pronarëve, që prej datës 20 maj në grevë urie. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Policisë në Shkodër e Tiranë kanë ndërhyrë duke i shpërndarë me forcë grevistët e urisë. Gjatë aksionit të policisë ka patur edhe momente tensioni. Policia ka ndaluar për tetë orë Kryetarin dhe Nënkryetarin e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se ndërhyrja e policisë ishte bërë në emër të ruajtjes së jetës të grevistëve, të cilët ishin në prag të vetë sakrifikimit. Qeveria paralajmëroi se nuk do të tolerojë asnjë lloj presioni që vë në rrezik jetën e njerëzve. TIRANË — (Fa.Ba.) — Ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e ish-pronarëve dhe ish-ku­l­akëve, që prej më shumë se dy javësh protestonin në grevë urie, ka ngjallur reagimin e Shoqatës së Ish-kulakëve dhe asaj “Pronësi me Drejtësi”. Një deklaratë proteste iu dorëzua Presidentit dhe ambasadave të huaja në Tiranë. Sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Çamil Hamzaraj, njollosi krimin e një shtabi të posatshëm, i cili vepron në një nga mjediset e selisë së Partisë Republikane. Kryetari këtij shtabi, Abedin Preza, i shpjegoi “Gazetës” qëndrimin e Shoqatës në situatën e re: “Ndërhyrjen e Policisë ne e konsiderojmë brutale dhe kemi protestuar energjikisht kundër saj. Disa grevistë u detyruan të mjekohen në spital pas ndërhyrjes. Kemi sinjalizime se policia do të veprojë së shpejti në të njëjtën mënyrë kundër grevistëve të urisë në qytete të tjera si Vlorë e Elbasan. Shumë prej grevistëve të urisë që policia i dëboi në rrethët e tyre janë shprehur se do të kthehen për të rifilluar protestën”. SHKODËR — (Ar. Ça.) — Greva e urisë në Shkodër e cila rrezikoi të shndërrohej në “grevë vdekjeje” përfundoi me ndërhyrjen e policisë në orët e vona të natës. Tashmë godina në të cilën që prej 20 majit zhvillohej protesta është e zbrazët. Ish-pronarët e ish-kulakët shkodranë, të parët që kishin hyrë në grevën e urisë, reaguan ashpër ndaj këtij veprimi. Burhan Ulqinaku, kryetar i grevës, aktualisht në spital të parë shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore i deklaroi “Gazetës”: “Ishte një veprim antinjerëzor, që ne nuk e prishëm nga pushtet i ri demokratik. Në qoftë se greva ishte e paligjshme, atëherë policët më shkopinj gome e kaska mund ta kryenin punën e tyre 2-3 ditë më parë dhe jo të prisnin ditën e njëzetën e të”. Grevistët thonë se daljen e tyre nga ndërtesa ku ishin ngujuar do ta bëjnë të nesërmen, me ditës së ndërhyrjes së policisë. Kjo do të pasojë nga një miting që do të zhvillohet në sheshin para ish-muzeut ateist. Pse kaq vonë kur grevistët në qytetet e tjera kishin vendosur të ndërprisnin protestën? “Sepse shumica jonë është nga fshatrat rreth qytetit — përgjigjet Burhan Ulqinaku — dhe familjeve i duhej kohë të vinim deri në Shkodër”. ngujuar do ta bëjnë pas një dite. Kjo do të pasohet nga një miting shumica jonë është nga fshatrat rreth qytetit — përgjigjet Burhan Ulqinaku —

Tjetër aksident pranë Shkodrës: vdes një grua plagosen rëndë dy të tjerë

. SHKODËR — (Ar.Ça) - Një tjetër aksident automobilistik në Shkodër. Gjen vdekjen këtu herë Roza Pepaj, 24 vjeç, nënë e tre fëmijëve. Automjeti që i ishte nisur nga Shkodra për në Tiranë, u përplas — pas skëpimit të gomës së dy parë — në afërsi të Bushatit. Edhe personi që e shoqëronte në makinë viktimën, Hilë Zali, 50 vjeç, plagoset rëndë dhe sot gjendet në spital. Viktimë e këtij aksidenti u bë rastësisht edhe një person që e kalonte rrugës: Loro Doda, 33 vjeç. Organet e Policisë Rrugore të Shkodrës, ndaluan menjëherë drejtuesin e automjetit, Dedë Laci. Sipas mjekëve të spitalit, gjendja e dy të plagosurve është mjaft e rëndë. Ky aksident i shtohet rasteve të shumta këtë javë në Shkodër.

Thirrje e misionit ushtarak italian: «Na ndihmoni që të gjejmë eshtrat»

Kërkohen varret e të vrarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore . Thirrje e misionit ushtarak italian: «Na ndihmoni që të gjejmë eshtrat». TIRANË — (Fa.Ba) - Një delegacion prej tre vetësh nga Komisariati i Përgjithshëm “Nderim të Rënëve” i Ministrisë Italiane të Mbrojtjes ka filluar gërmimet për gjetjen e skeleteve të ushtarëve italianë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komisioni i drejtuar nga majori Ciro Cantore, me këtë rast, lëshon një thirrje për ndihmë të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë në rikuperimin e skeleteve të ushtarëve italianë. “Kush di diçka le të na e thotë. Do të na ndihmojmë ta kryejmë detyrën tonë me nder”, apelon Cantoro me anë të ”Gazetës”, duke dhënë dhe adresën e tij në Shqipëri: Ambasada Italiane në Tiranë. Dje misioni i major Cantores ka filluar gërmimet në një fshat pranë Tepelenës për gjetjen e dy skeleteve të ushtarëve italianë. Sinjalizimi kishte ardhur nga qytetarë shqiptarë dhe identifikimi i varreve është thuajse i sigurtë. Të hënën misioni ushtarak italian do të fillojë kërkimet në krahinën e Çermenikës për gjetjen e vendvarrimit të 129 karabinierëve të pushtuar nga fashistët nga forcat partizane të Brigadës së parë të komanduar nga Mehmet Shehu në tetor 1943. Në zbulimin e këtij episodi u arrit pas dëshmisë tronditëse të ish-komandantit partizan Kadri Hoxha, i cili pas shumë vjetësh i tregoi Komisariatit Italian për të Rënët gjithçka dinte për këtë ngjarje të dhimshme. Një grup partizanësh shqiptarë

Si të arrihet demokracia? Duke bërë gazetari të mirë

Konferencë në universitet e zëvendësministrit Giacovazzo . Si të arrihet demokracia? Duke bërë gazetari të mirë. TIRANË — Leksione për demokracinë, por edhe për gazetarinë. Duke sikur është e njëjta gjë. Në një sallë të Universitetit politeknik të Tiranës, Giuseppe Giacovazzo, gazetar dhe zëvendëssekretar i Ministrisë së Jashtme italiane, ka folur gjatë para studentëve dhe intelektualëve. Duke u nisur nga një hyrje: “Na kishin thënë se ekzistojnë dy demokraci në botë: e para — njëra ajo liberale dhe tjetra ajo popullore. Por në të fakt nuk ishte ashtu: demokracia popullore nuk ka ekzistuar kurrë”. Me rënien e komunizmit, shpjegoi Giacovazzo, demokracia liberale, e vetmja e mundshme, ka triumfuar në atë pjesë saqë sot nuk ka pasur më asnjë ar- mik të jashtëm — demokracia fillon të drejtohet për armiqtë e saj të brendshëm. Dhe Tan- xhenpoll i zbuluar në Itali nuk është tjetër veçse një nga shumë problemet e ndërlikuara. Dhe atëherë s’është çartë: demokracia nuk është tjetër gjë, por një rrugë e gjatë që të çon në mbarë n’rrë. Është e gjatë kjo rrugë që rrit informacionin. “I vetëm pushtet i lidhshëm është ai që prodhohet nga opinioni publik — vazhdoi senatori italian — por kush e formon opinionin publik përveçse shtypit?”. Por shtypi, për të qenë i lirë, ka nevojë për dy gjëra të tjera thelbësore: për të bërë dhe lirinë ekonomike. Ajo politike, sepse në demokraci intelektuali (dhe një gazetari duhet të jetë i tillë) është një shprehje keqkuptimi dhe kurrë mirëkuptimi. Liri ekonomike, sepse lajmi është një produkt që përfundon në treg, si çdo mall tjetër. “Sot përkundrazi në Shqipëri — pranon Giacovazzo — prodhohet një gazetari që duket se nuk ka nevojë për lajm. Por është vetëm çështje kohe: shembur shqiptar do të ndryshojë edhe kjo”. Dhe për barazinë dhe më shumë liri duhet të sillën, e pyeti Giacovazzo-n një gazetar shqiptar. Dhe ai u përgjigj si ish drejtor gazete: “Shtypi është instrumenti i lundur apostafat farë zbuluar të gjitha sekretet. Është një instrument që në cilën çirtohen njerëzit nga kushëzimin e sekreteve. Por edhe kjo, në fund të fundit, nuk tregon gjë tjetër përveçse demokraci.

Jeta dhe Ambienti

Vazhdojmë të ekzaminomë, me dr. Edmond Haxhërin, se si vendet e tjera po e zgjidhin problemin e mbrojtjes së detit. Zgjidhja më e përshtatshme është ajo e “parqeve” detare, domethënë e zonave të gjera bregdetare ose ishujve të tërë, të vënë nën mbrojtje. Për atë çka mund të bëhet në Shqipëri për këtë problem, do ta trajtojmë në pjesën e ardhshme. Greqia ka 3 parqe detare të ngritur mbi bazën e një ligji të veçantë. Në to janë arritur rezultate shumë të mira lidhur me mbrojtjen e fokës Monachus monachus (M. albiventër) në parqet detare në Zantë e në Sporadi. Në Zantë janë të mbrojtura veçanërisht plazhet ranore në të cilat depoziton vezët breshka e detit Caretta caretta. Edhe në Qipro janë marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen e breshkave detare Caretta caretta dhe Chelonia mydas, që e fundin është drejt zhdukjes. Areali i riprodhimit të këtyre dy llojeve, që ndodhet në pjesën perëndimore të ishullit, është plotësisht i mbrojtur dhe janë krijuar kushte të veçanta për të lehtësuar çeljen e vezëve. Në Itali, nëpërmjet një ligji të posaçëm të vitit 1982, janë përcaktuar 20 zona për ngritjen e rezervatave detare, Medes dhe Columbretes. Në Ukrainën zonat e mbrojtura detare janë të përfshira në parqet tokësore. Në Krime ka 3 parqe detare që mbulojnë hapësira të konsiderueshme të bregdetit në të cilat lejohen të zhvillohen vetëm aktivitete me karakter mësimor e kërkimor shkencor. Në Spanjë nuk ekzistojnë akoma ligje specifike për zonat e mbrojtura detare. Një ligj i vitit 1975 mbi mbrojtjen e ambientit detar detyron nuk bën dallim midis atyre tokësore ose detare, rregullat janë të përbashkëta për të gjitha llojet e zonave të mbrojtura të ndara në rezervate, parqe kombëtare të bregdetore, parqe natyrore rajonale dhe zona natyrore me interes kombëtar (Zebút e një pyll i përcaktuar të kufizuara të një rëndësie të veçantë ekologjike dhe mjaft të veçanta si peshku). Një tjetër ligj që përfshin edhe ruajtjen e zonave të veçanta detare është ai i vitit 1985 për mbrojtjen e rezervave natyrore. Parqet me të rëndësishme detare janë ata të Ishujve Tabarca (Alicante), Ramare dhe në Ustika dhe janë në përfundim ato të ishujve Tremiti, Eolie, Egadi. Ne detar detyron edhe brigjet detare të ndara në rezervate, parqe kombëtare bregdetare, parqe natyrore rajonale dhe zona natyrore me interes kombëtar. janë përcaktuar 20 zona për ngritjen e rezervatave detare, ndërmjet tyre detare që mbulojnë hapësira të konsiderueshme të bregdetit; Në Spanjë ... [pjesa e tekstit e turbullt dhe pjesërisht e përsëritur në figurë]

Në Brendaësi

Letër nga Kosova «Duam pavarsinë» Kush i lan çorapet në Shtëpinë e Bardhë Varrimi i kampionit të basketbollit Petrovic