23/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 qershor 1993

Në korrik buka më e shtrenjtë

Qeveria do të kompensojë çmimin e ri Merr fund monopoli i shtetit mbi grurin. Ja arsyet që do të çojnë në ngritjen e fundit TIRANË — (Fa. Ba.) - Çmimi i bukës do të rritet në fillim të muajit të ardhshëm. Lajmi kishte kohë që qarkullonte. Tani, pas hamendjeve të para të botuara në shtyp, më në fund një konfirmim zyrtar. “Do të ketë pa dyshim një rritje të çmimit të bukës”, deklaroi AbdyI Sinani. Këshilltar i Kryeministrit Meksi për problemet e ushqimit. Sinani sqaroi edhe shkaqet që e kanë detyruar qeverinë të marrë këtë vendim. “Liberalizimi i çmimit të grurit do të çojë në një rritje të tejeshme të kostos së prodhimit të bukës pra dhe të çmimit të saj” shpjegoi ai. Çmimi i bukës, prodhim më të përdorshëm për të gjitha familjet shqiptare, që mbanë rekordin e konsumit të përditshëm në Evropë, ka pësuar disa rritje në përputhje me fazat që ka kaluar liberalizimi i çmimeve në përgjithësi. Aktualisht një kilogram bukë në një dyqan shtetëror kushton 12 lekë, ndërsa para tre vjetësh e njëjta sasi kushtonte thuajse gjashtë herë më pak, 2.5 lekë. Kohët e fundit kanë filluar të funksionojnë edhe punishtet private të bukëve të cilat i shesin prodhimet e tyre me çmime edhe më të larta se ato shtetërore. Tani, vendimi i fundit i qeverisë për të liberalizuar çmimet e grurit dhe rezultatet që shumëkush e pret me frikë: çmimi më i lartë i bukës. “Qytetarët nuk duhet të kenë frikë — përgjigjet këshilltari i Kryeministrit — qeveria do ta kompensojë rritjen, me qëllim që të mos preket niveli aktual i të ardhurave të çdo familjeje”. Një premtim, që padyshim qetëson, por Sinani nuk e shpjegoi mënyrën se si do të realizohet konkretisht kjo gjë. Në një intervistë, dhënë para disa kohësh “Gazetës”, përfaqësuesi i Komunitetit Evropian në Tiranë, Antonio Marchini Camia, deklaroi se Shqipëria është një nga të paktat vende Lindore post-komuniste që i kanë realizuar me përpikmëri recetat e Fondit Ndërkombëtar Monetar, duke e konsideruar këtë veçori të vendit si një shenjë të mirë për avancimin më të shpejtë të reformave ekonomike në vend. Ai shtoi se edhe TPE do ta ndihmojë qeverinë shqiptare për të përballuar këtë ndryshim jo pa pasoja ekonomike e sociale. Në fakt, një nga kërkesat e FMN ishte pikërisht liberalizimi i çmimit të drithërave. Gjë të cilën tani qeveria shqiptare po mundohet ta kryejë. “Qeveria do të heqë dorë nga monopoli mbi çmimin e drithit dhe ky do të përcaktohet vetëm në bazë të kërkesës dhe ofertës. Do të hiqen edhe taksat doganore mbi importimet e grurit, me qëllim që të ofrohen çmimet lokale me ato ndërkombëtare. Vendimi i ri i qeverisë do të ndikojë në inkurajimin e fshatarëve për të rritur prodhimin e drithërave të bukës”, theksoi AbdyI Sinani. Një shpresë që e përsëriti edhe Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Petrit Kalakula para Parlamentit: “Liberalizimi i çmimeve të grurit do të na bëjë të interesiuar fshatarin për rritjen e prodhimit të drithërave të bukës”. Qeveria ka kritikuar edhe çmimin e grumbullimit të drithërave nga fshatarët. Aktualisht, për një kilogram grurë të dorëzuar fshatari paguhet me 14 lekë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, në Shqipëri sipërfaqja e mbjellë aktualisht me grurë arrin në rreth 140 mijë hektarë — 58 për qind në zonën fushore — nga 203 hektarë të mbjellë në vitin 1990. Sipërfaqe të mëdha tokë ende kanë mbetur pa u mbjellë në pritje për t’u privatizuar përfundimisht. Kjo ka ndodhur më shumë në zonat Veriore dhe Verilindore, ku ndikimi i normave të vjetra kanunore është më i madh dhe ku tendenca për t’u kthyer në kufijtë e vjetër është shumë e fuqishme. Në dy vjetët e fundit u verifikua një rënie e ndjeshme e prodhimit të drithërave dhe vendimi i ushqimeve me shumë me sasitë e drithërave që Evropa dhe vendet të tjera i sollën si ndihma emergjence. Kjo solli që çmimi i bukës për një farë kohe të subvencionohej nga qeveria e ndihmuar nga organizmat financiare ndërkombëtare. Por kjo gjë me sa duket nuk do mund të vazhdojë më gjatë dhe tani qeveria vendos të marrë këtë hap me shumë përgjegjësi. Menjëherë reagoi opozita socialiste, e cila e akuzoi qeverinë e Meksit për nënshtrim të verbër ndaj udhëzimeve të organizmave financiarë ndërkombëtarë dhe për neglizhimin ndaj vuajtjeve të popullit të thjeshtë. Sido që të jetë, shqiptarët që nga fillimi i korrikut do ta paguajnë ndryshe bukën. Më e rëndësishmja është që shija e saj të mos ndryshojë së bashku me çmimin.

Takimi i Hekuran Isait...

TIRANE — “Jam në burg që prej një viti dhe akoma asnjë hetues nuk më ka pyetur...” Kur përfaqësuesit e Organizatës për të Drejtat e Njeriut e takuan në burgun e Tiranës, Hekuran Isai, ish-Ministër i Brendshëm, ka protestuar. Delegatët e organizatës ndërkombëtare bënë shënim. Pastaj deleguan dhe të dënuarit në tjerë, përfshirë disa oficerë të ushtrisë që kanë tentuar të ikin në Itali dhe në Greqi, të dënuar në burgun e Psikiatrisë ka vazhduar në Spitalin e Psikiatrisë të Tiranës, ku ndërmjet të tjerëve, kanë mbledhur dëshmi të dy të sëmurëve që thonë se kanë qenë të keqtrajtuar. Në fotografi, një moment i takimit të Hekuran Isait me një nga përfaqësuesit e Organizatës për të Drejtat e Njeriut. Është ky imazhi i tij i parë në brendësi të burgut që nga dita e arrestimit. Ish-Ministri i Brendshëm është akuzuar për shpërdorim detyre. Takimi i Hekuran Isait...

«Piratët e rinj» zaptojnë Adriatikun

Brindizi «Piratët e rinj» zaptojnë Adriatikun Detyrojnë peshkarexhat të transportojnë klandestinë ANGELO SCONOSCIUTO BRINDIZI — Një abordazh i vërtetë. Me bërrylët akt piratësh mundën të arrinin në mënyrë klandestine në Itali një grup qytetarësh shqiptarë, të zbuluar menjëherë dhe të riatdhesuar në anën tjetër të Adriatikut. Dyshohet se në 8 qershorin e kaluar, 43 personat klandestinë të «Jonuz Pejës» dhe të «Hamit Vashko», për të arritur në Itali nuk paskan marrë kontakte direkte me ekuipazhin, por, ka shumë të ngjarë që një organizatë kriminale, të cilët dyshohet që organizojnë dhe janë në krye të një trafiku të vërtetë klandestinësh, të kenë detyruar detarët e peshkarexhës hipjen në bord të 43 personave të sipërmendur. Dyshimet e hetuesve italianë filluan të vërtetoheshin si të vlefshme kur ekuipazhi i «Jonuz Pejës» deklaroi përpara Gjykatës të hetimeve paraprake, Gaetano Buonfrate. Është në fuqi për deklaratat sekreti profesional gjyqësor, por, pavarësisht nga të gjitha këto, sipas asaj që thuhet e dëgjohet, duket se menjëherë pas arrestimit të kryer nga Policia e kufirit, detarët — të marrë në pyetje veçmas dhe kështu, pa asnjë mundësi të konfrontojnë deklaratat — i kanë saktësuar gjykatës se pas një ore nga nisja nga porti i Vlorës, akoma në ujrat shqiptare; ndërkohë që ndryshonin kursin drejt brigjeve italiane dhe pasi kryen peshkimin iu afruan tre barka shqiptare. Sipas atyre që deklaruan detarët, disa kriminalë, nga bordi i këtyre tre barkave, kanë qëlluar në ajër breshëri armësh zjarri dhe duke kërcënuar, se do të ndiqnin dhe vrisnin fëmijët e detarëve, detyruan të merrnin në bord të gjithë klandestinët që ishin me ta. Në zbulimet që bëri ekuipazhi, duket se është folur edhe për faktin se klandestinët kanë dhënë shuma parash personave të kësaj «organizate». Madje, duket se me vonë, gjatë transportimit të klandestinëve, edhe këta të fundit kanë kërcënuar ekuipazhin, pasi njëri nga makinisët ka kërcënuar të ndërhyhet në motorra, për t’u kthyer në Shqipëri. Ekuipazhet e dy peshkarexhavе u riatdhesuan disa ditë më vonë, por avokati mbrojtës zyrtarisht i emëruar nga Gjykata e Brindizit, avokat Piero Angelo Perrucci, po kërkon tani të marrë kontakt me ambasadën shqiptare në Itali në mënyrë që ajo të nxisë zhvillimin e menjëhershëm të çështjes pranë Qeverisë së Tiranës. E gjitha kjo jo në mënyrë që të hidhet dritë mbi çështjen dhe të garantohet siguri e plotë të gjithë peshkatarëve që çdo ditë me peshkarexhat e tyre peshkojnë Adriatikun në drejtim të brigjeve pulieze.

Tiranë, policia zbulon fishekë që fshiheshin në një kamion me mall turk

TIRANE — Dy kutia të vogla, me 1.000 fishekë çifteje, kalibër 12, u gjetën përmes malit të sjellë nga Turqia, prej disa tregtarësh shqiptarë. Kamioni, me targë të huaj, u kontrollua për shumë orë pas Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa". Kutitë, që ishin ngatërruar midis mallrave të tjera, u veçuan dhe u mbajtën nga punonjësit e Rrjonit 1 të Policisë së Tiranës, të cilët — në bashkëpunim me Doganën, Policinë Financiare dhe atë Kriminale — organizuan kontrollin. "Në këtë bllërë këtë fishekë — thotë Gëzim Osmani, njëri prej përgjegjësve të malltit — sepse kemi çifte me lejë". Hetimet rreth kësaj ngarkese vazhdojnë, ndonëse kamioni pas kontrollit përfundimtar u lejua të largohej.

Në Tiranë moteli i parë shqiptar

TIRANE — (Pa. Ba.) — Mban emrin e muzikantit të famshëm amerikan Luis Armstrong dhe është i pari motel shqiptar. Një tabelë modeste buzë rrugës "Punëtorët e Rilindjes" në Tiranë sinjalizon prezencën e tij 40 metra më në brendësi. Lind kështu thjeshtësisht në nga fenomenet që i takojnë shoferëve të zhvilluara. Shenja që edhe në Shqipëri ka filluar kërkesa për të patur disa shërbime të shpejta e praktike. I vendosur në mes të një lagjeje karakteristike tirana, i quajtur "Armstrong Motel" — që pranë më shumë në shtëpi banjë me shumë në perëndim, se sa moteleve me perëndim. Këtu do gjesh edhe qetë dhe zhurmat dhe drithat marra mendëse të autostradave mungojnë. Por sidoqoftë e shijon motel. Pronari i tij, Agush Gindra, një inxhinier elektrik që vazhdon të punojë në një nga ndërrmarrjet e rregjimit, por në krejt, ambienti rreth tij parkinë. "E kam krijuar vetë me këto duar — thotë — dhe besoj që u e kam krijuar diçka të bukur". Janë tre dhoma me të shtretër gjithsej ku me 15 dollarë mund të kalosh natën duke parkuar edhe makinën. Pronari e "Armstrongut" garanton edhe mëngjesin. Klientët e parë nuk kanë vonuar. Janë kryesisht të huaj. Për një shqiptar është ende një luks të shpenzojnë 15 dollarë për fjetje. "Vijnë shumë sepse i pëlqen ambienti i qetë e familjar që bëjnë të ne", thotë Agushi. Mes shërbimeve të thjeshta të Tiranës ka filluar tashmë të pulsojnë ide të reja. Para rrugës "Jeromim de Rada" ku ndodhet moteli luajnë fëmijët të shkuduesur. Ndosh­ta jo tanë, por kur të rriten dikush do t’i kujtojë se ajo shtëpi e thjeshtë me derë të zakonshme ku hyn e dilin njerëz e makina ishte motel i parë shqiptar. Deri atëherë ndoshta pronarët e "Armstrongut" do të kenë ndërruar me qindra e një për biçikleta autostradave shqiptare. A nuk kanë filluar këtu, kështu, shumë mendër marrje të jashmër?

Letra nga përtej detit

Zhvillime të bujshme në hetimet mbi zbarkimin e shqiptarëve në Brindizi

Dje në Shqipëri Në Brendësi Tiranë, policia zbulon fishekë Një bombë

Dje në Shqipëri

SHPERTHEN ZJARR NE NJE REPART USHTARAK NE KUÇOVË — Disa makina, 4 mitralozë, fishekë të sende të tjera ushtarake, u dëmtuan rëndë pas një zjarri që shpërtheu rreth orës 21.30, në një repart ushtarak të Garnizonit të Kuçovës. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ministri i Mbrojtjes Xhuldi si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Bashkë me to ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Rendit dhe SHIK-u. Grupi hetimor, që ende si ka përfunduar hetimet, ende s’ka dhënë hollësira të mëtejshme për shkakun e zjarrit që dhe sasinë e vërtetë të dëmit. DISIPLINOHET HYRJA E BARNAVE NE SHQIPËRI — Pas skandalit të barnave të skaduara që kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet ndihmave humanitare, një vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave vendosi përfundimisht për të disiplinuar hyrjen e tyre. Vendimi — i propozuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit — presupozon vendosjen e një regjimi të rreptë për import-eksportin si dhe prodhimin e barnave. Po kështu, pa miratimin e kësaj ministrie, nuk do të lejohet asnjë lloj importimi barnash. Masat e fundit shpjegohen me angazhimin e 6 tonë medikamenteve, që duhen asgjësuar nga autoritetet shqiptare për shkak të skadencës së tyre. ZJARR NE ISH-EKSPOZITEN "SHQIPERIA SOT" — Vetëm dy javë e menjëhershme e Shërbimit Zjarrfikës të qytetit të Tiranës, mund ta shpëtojë nga djegia ish-ekspozitën "Shqipëria Sot". Flaka përpiu njërën nga kolonat kryesore të hyrjes së ekspozitës rreth orës 20.10 në natën kryesore të hyrjes së ekspozitës. Sipas me minutat, kur shumë njerëz ishin atë pranë. "Sipas meje ishte një tentativë femijësh" thotë një nga personeli i ruajtës i kësaj ndërtesë, që tashmë është shndërruar në një magazinë mallrash të firmave të ndryshme. Edhe një pjesë e firmave kanë verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit.

Në Brendësi

Një bombë e terroristëve shkakton dëme në Madrid Si ndryshon Italia pas zgjedhjeve Bllokohet në Trieste skuadra e Korçës