24/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 qershor 1993

Alia: «Ja fajet e mia»

Lufta e klasave, viktimat e pafajshme Nga arresti shtëpiak flet ish-udhëheqësi komunist CARLO BOLLINO TIRANE — Pa syze, vetëm me këmishë, i ulur në kolltuk që me bulë të shtëpisë së vajzës së tij, ka humbur pak nga autoriteti që kishte kur fliste para kombit. Tani që nuk është më President i Republikës, por vetëm një i dënuar me pritje të procesit, Ramiz Alia shkruan libra: ka publikuar tani deri tani vetëm një mbi rolin e tij si “Deshmitar i historisë shqiptare”, ka dorëzuar në shtyp një të dytë mbi marrëdhëniet muajt e tij si president dhe po fillon të shkruaj një të tretë, ndoshta për Kosovën. Ramiz Alisë nuk i pëlqen të jape intervista dhe ua kushtet e tij si i pandënuar në arrest shtëpie e bëjnë këtë procedurë akoma më komplekse. Por më në fund, pas autorizimit dhe reflektimit të gjata, arritëm të marrim dëshminë e tij. Eshtë dëshmia e një njeriu — për sinqeritetin e të cilit jam të gjithë shpresë vetëm opinione — që ka qenë pjesëtar dhe dëshmitar i një regjimi 46 vjeçar. Një odise njerëzore që zhvillimi shumë i shpejtë i historisë e ka çuar nga kolltuku më i fuqishëm i vendit, në një tjetër të dobët, në atë të të penduarit, në pritje të procesit. “Unë shpresoj të takoj hemesit sa më shpejt — thotë Ramiz Alia — edhe pse do kisha preferuar të përballoja një proces politik se sa një gjykim për vjedhjen e një filxhani me kafe”. Kjo do të thotë që, politikisht, pranoni se keni luajtur një rol të dëmshëm? “Nuk jam sigurisht komunisti i parë që jam procesuar. Po në ato 46 vjet regjim gabimet e bëra kanë qenë shumë...” Nga cilat doni të filloni? ”I pari, sigurisht, më i rëndë, ka qenë lufta e klasave me ekstremet e saj. Kjo ka sjellë dëm të mëdha në shumë njerëz, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe psikologjik dhe social. Lufta e klasave ka dënuar bashkimin e popullit shqiptar. Ajo që ka qenë më e gabuar nga ana jonë, është se represioni nuk kufizohej vetëm në njerëzit përgjegjës për faje ideologjike (që ishin parashikuar nga ligji), por edhe te të afërmit e tyre që, sigurisht ishin të pafajshëm, deri sa goditën strukturën e brendshme të Partisë”. Sot Parlamenti ka rehabilituar të gjitha viktimat e komunizmit. Ju e aprovoni këtë zgjidhje? “Nuk mund të përgjithësohet. Sigurisht komunizmi ka bërë viktima të pafajshme, persona që kanë qenë burgosur, internuar, madje edhe vrarë pa pasur asnjë faj. Dhe këta janë njerëz që duhet të rehabilitohen në mënyrë absolute. Pastaj janë ata që janë dënuar për ideologjinë e tyre antikomuniste: këtu mund të diskutohet nëse kjo ishte një faj apo jo, por sigurisht dënimet bëheshin në bazë të ligjeve në fuqi në atë periudhë. Në fund vinin kriminelët e luftës, ata që kanë bashkëpunuar me nazistët, që kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë vetëm pse ishin partizanë. Në çdo vend të botës kriminelët e luftës ende edhe sot ndiqen dhe dënohen. Nuk ka rëndësi në jemi komunistë apo antikomunistë. Shqipëria, përkundrazi, i ka barazuar të gjithë dhe sot i quan me të njëjtën emër: heronj”. Le të kthehemi në fajet e diktaturës. Nuk është e vërtetë që të gjitha dënimet dhe persekutimet bëheshin duke respektuar ligjin... “Po, fatkeqësisht ka pasur shumë abuzime. Para të gjithash nga ata që e qeveronin materialisht dhe i referohën në mënyrë të veçantë Sigurimit dhe hetuesve. Kesaj i ka dhënë kontribut sigurisht klima në të cilën jetonte Shqipëria, me kërcënimet e jashtme e të përjetshme, me spiunazhin grek, jugosllav, anglo-amerikan që tentonin të hynin në vend. Por shpesh kjo situatë ka krijuar alibi për të dënuar edhe armiqtë e brendshëm, për të thyer ligjin dhe për të tejkaluar kufijtë e rregullave”. Cilat janë gabimet e tjera që sot pohoni se keni kryer? “Një tjetër gabim ka qenë ai i politikës ekonomike dhe ardhuri për ta detyruar vendin të mbështetej vetëm në forcat e veta. Në këtë mënyrë nuk kemi mundur të marrim masat për zhvillimin e ekonomisë, por vetëm për të mbijetuar. Edhe ndalimi i pronës së vogël private, për mendimin tim ka qenë gabuar: ne mund ta kishim toleruar, sepse ishte diçka që nuk mund të ne dëmtonte. Ishte vetëm prona e madhe që duhej të luftonim” Po lirinë, t’i heqësh lirinë një populli nuk e konsideroni një gabim? “Ju thashë që të izolohesh një vend është gabim. Dhe ky izolim përfshin edhe lirinë”. Ju u betuat për besnikëri para varrit të Enver Hoxhës. E mohoni atë betim? “Nuk besoj që për ndjenjën e besnikërisë ndaj Enver Hoxhës isha vetëm unë atëherë. Ne arritëm të shihnim vetëm atë që ai kishte bërë të mirë dhe diçka të mirë ai e kishte bërë. E imagj nu kisha këtë sugjerim, unë besoja me të vërtetë. Figura e Enver Hoxhës meriton një analizë historike më të thellë dhe më me kujdes se ajo që i është bërë deri sot”. Pra ju e mbroni ende diktatorin? “Ai ka kryer gabime dhe kemi folur për to, por nuk mund të jem dakord me atë që kërkon ta shkëputë tërësisht komplet imazhin e tij. Jo, për ender, unë nuk mund ta bëj”. «Gabuam kur goditëm edhe familjarët e antikomunistëve». «Janë bërë shumë abuzime». «Marrëdhëniet e mia me Hoxhën» Ish presidenti Ramiz Alia

Lind në Ksamil një oaz turistik

Për dy ditë do të firmoset projekti. Brenda verës do të fillojmë punimet Eshtë i pari fshat për pushuesit TIRANE — Ka filluar edhe në Shqipëri era e projekteve të mëdha turistike. Pas dy ditësh do të firmoset kontrata për fillimin e punimeve të fshatit të parë turistik. Ai do të ndërtohet në Ksamil, vendin e njohur për bukuritë e tij buzë Detit Jon. Projekti që është marrë përsipër nga shoqëria e përbashkët italo-shqiptare, “Shoqëria Turistike Sarande”, do të kushtojë rreth 30 miliard lireta. Ai do të financohet edhe nga Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Punimet do të fillojnë në shtator. Në dy pika të tjera të bregdetit shqiptar mbërijnë sinjale pozitive. Në zonën midis Durrësit dhe plazhit të Golemit më tej tabela e thjeshtë italiane qëndron se ka lindur i pari plazh privat në historinë e vendit. Pas shumë vjetësh ky territor i është kthyer pronarëve të tij të ligjshëm. Disa kilometra më në veri, në afërsi të Lezhës, një firmë italiane nga Lecce ka hartuar një plan investimesh për zhvillimin agroturizmit. Kjo firmë ka filluar asfaltimin e një rruge që lidh Lezhën me fshatin e Shënkollit.

Pas 1 korrikut në Shqipëri edhe e shtuna ditë pushimi

Parlamenti aprovon një ligj të ri social EDMOND LAÇI TIRANË — ”Week-end”-tashmë merr kuptim edhe për shqiptarët. Duke filluar nga e shtuna e parë e korrikut, askush në Shqipëri nuk do të punojë me tepër se 40 orë në javë. Parlamenti Shqiptar, duke aprovuar ligjin ”Për rregullimin e kohës së punës dhe të pushimit”, bën edhe një hap përpara drejt shtetit social. ”Kjo s’ishte një dhuratë, por një domosdoshmëri e kohës — thotë Dashamir Shehi, ministër i Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale — sepse një popull që ka punuar për shumë vite përmes punës së rëndë dhe i paguar keq, në fund të fundit e meritonte të pushonte si qytetarët e tjerë të Evropës”. Ligji në vetvete është mjaft kompleks, ndonëse shumë nene të tij s’kanë nevojë për koment. Mbi të gjithë dallohet përkufizimi për javën 5-ditore të punës dhe 40 orëshi i saj. Për të mënjanuar që s’kanë mbushur moshën 18 vjeç, orari i ditës së punës reduktohet në 6 orë. Përveç këtyre në këtë ligj, rregullohen edhe marrëdhëniet në të tjera të punës, si për turnin e natës, për gratë, për lejet vjetore si dhe për ato pa pagesë. Zbatimi i ligjit është më lehtë i absorbueshëm për institucionet buxhetore, si mjekësia, shëndetësia, arsimi, ushtria dhe të tjera të këtilla, pasi për ndërmarrjet joubuxhetore më parë duhet përgatitur kontratat kolektive apo individuale të punës. Sistemi i ri i punës, që do të fillojë të zbatohet më 1 korrik, do t’i shtojë shpenzimet buxhetore të shtetit me rreth 300 milion lekë për këtë vit. ”Kjo është një arritje sociale, për të cilën shtetet të tjera, i është dashur luftë e madhe politike dhe sindikale” vazhdon ministri Dashamir Shehi. Ndonëse — sipas të dhënave të po kësaj ministrie — shqiptarët e shifrat e papunësisë në Shqipëri janë rreth 450.000, aprovimi i ligjit të ri është vërtet një fitore e madhe e vetëdijes sociale.

Lirohen para kohe nga burgu tre gra

Gjykata vlerëson qëndrimet penduese TIRANË — (Ed. La.) — Që sot Shqipëria do të ketë tre gra më pak në burg. Kështu vendosi Gjykata e rrethit të Tiranës, e cila mori parasysh një kërkesë të Institutit të Ri edukimit për lirimin para kohe dhe me kusht të katër grave. ”Ishin kushtet e tyre specifike dhe qëndrimi pendues gjatë kohës së vuajtjes së dënimit — thotë për Gazetën gjyqtari Urim Bejleri — që sollën lirimin e tyre të parakohshëm”. Mimoza Spaho, 21 vjeç, nga Uznova e Beratit dhe Vjollca Laci, 25 vjeç nga Puka, ishin dënuar me 18 muaj heqje lirie ”për moskallëzim të një vepre penale”. Të dyja, nuk kanë treguar veprimtarinë e dënueshme të bashkëshortëve të tyre, tashmë edhe ata në burg. Mimoza vuan edhe nga një neurozë depresive. Gruaja tjetër që lirohet është Mimoza Lushnjari, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë. Ishte dënuar me 12 muaj heqje lirie ”për vjedhje të pasurisë së tjetrit”. Qënia e saj shkurozuesar dhe me dy fëmijë, ishte një nga shkaqet kryesore të lirimit, pasi njëri fëmijë i saj mbikqyret nga nëna e saj e moshuar dhe tjetri i marrë nga vëllai i ish-bashkëshortit — tashmë ka humbur bur gjurmë. Sidoqë lirimi i tyre është me kusht, në burgjet shqiptare sot mund të numërohen tre gra më pak. Janë tre nëna më shumë.

Kopshti i Enverit kthehet në lokal

Ku pushonte «komandanti» tani gatuhen makarona TIRANË — (Fa. Ba.) — Shumë njerëz dikur mund të kujtojnë një ulop. Sot është një gjë e kaluar thuajse për tërë këtë zonë. Me emrin ”komandanti” Enver, i rrethuar nga rojet, mendonte për luftën e klasave, sot zbavitën qytetarët e Tiranës. Në mes të gjelbërimit — që në krye të saj është një nga rrallët ku kopshtin e shtëpisë dikur banonte Enver Hoxha, është ngritur një restorant. Ai është shndërruar dhe drejtohet nga Prefektori e Sherbimeve Qeveritare e cila administron të gjitha zonat e ish ”bllokut të udhëheqjes”, deri para dy vjetësh një zonë e ndaluar për qytetarët e Tiranës. ”Mjeshtër ‘Bar-Restorant Tirana’ — kështu quhet lokali ku çdokush mund të shkojë fikso rish ë? Kur bëjmë një manifestim të rëndësishëm e më herët për batuta përpiqem,” tregojnë njerëz nga punishte e ka ngarkuar nga kualifikimin e tyre në lokal për të rruar Tiranën e re. [tekst i imët pjesërisht i palexueshëm] … në një lokali një pellg i vogël me ujë të rrjedhshëm që të kujton burimet e Vorës, vendin ku Enveri pushonte me aq dëshirë për periudha të gjata. Aty ku më parë ishte ndërtosur kolltuku i Enverit, tani punonjësit e lokalit kanë vendosur një banak për t’i shërbyer klientëve. Pas kuzhinierit dhe ndonjë gjë së parë, që provoan qytetarët e Tiranës pas mbledhjes së gardhit të kuqe, ”blloku” është kthyer tashmë në një vend të qetë shëtitjesh. Atë ku dikur mbretëronte një qetësi jo e zakonshme sot dëgjohen të qeshurat e njerëzve që bisedojnë te bordurat anash ulavë. Dhe tani, pas dyqaneve të vogla në terracë e e ”blloku” — ta shmë i ndryshuar plotësisht — është i detyruar të strehojë edhe një restorant, madje pikërisht në zemrën e tij. Shënje që në Shqipëri po ndryshojnë me shpejtësi shumë ndryshime duke përfshirë dhe ato të ditës duke dukur dukeshin vetëm ëndrra.

Titujt e tjerë

Die në Shqipëri Parlamenti aprovон një ligj të ri social Gjykata vlerëson qëndrimet penduese Në Brendësi

Dje në Shqipëri

NE DURRËS DEMTOHEN DYQANE TË ISH-PRO-NAREVE — Shumë prej dyqaneve, që tani në bazë të ligjit të porsamiruatur nga parlamenti, po i rikthehen pronarëve të mëparshëm, janë dëmtuar prej atyre që i kanë patur në pronësi deri tani. Nga kjo kanë lindur shumë konflikte midis të dy palëve shpeshherë edhe të ashpra. KRIJOHET AGJENCIA E RISTRUKTURIMIT TË NDËRMARRJEVE — Qeveria vendosi krijimin e Agjencisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve (ARN). Agjencia do të funksionojë pranë Ministrisë së Industrisë dhe Minierave me synimin që brenda një fundi të vitit të shkëputet nga ky dikaster për t’u vënë në varësinë direkte të Këshillit të Ministrave. ARN do të ketë në varësi të saj rreth 30 ndërmarrje shtetërore bilanci ekonomik i të cilave aktualisht është shumë i dobët. Këto ndërmarrje kanë një borxh të shëmtuar mjaft të lartë, i cili i ka krijuar mjaft probleme ekonomisë së vendit. NDËRTIME TË REJA NË KORÇË — Janë duke u shtuar ndërtime nga aferasit privatë në Korçë. Janë në ndërtim e sipër katër lokale për argëtimin qytetarëve dhe një ndërtesë të reja banimi. Nga sipërmarrës privatë 250 apartamente të reja banimi do të përfundojnë për të ndërtuar edhe objekte të cilat do të përdoren për të strehuar fabrika të industrisë së lehtë. Do të fillojë së shpejti puna për ndërtimin e një fabrike karrigesh, një fabrikë filtrat dhe një repart për prodhimin e sallamit. AKTIVITET PËR SALVATORE QUASIMODO NË TIRANË — U organizua nga Ambasada Italiane, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Forumi i Intelektualëve të Tiranës, në mbrëmje poetike kushtuar poetit nobelist të Pavrur, Quasimodo. Gjatë aktivitetit aktorë shqiptarë interpretuan poezi nga më të njohurat të këtij poeti. Shkrimtarja për të njohur e fjalë të pranishmëve për veprën e Quasimodos.

Në Brendësi

Në Itali normativa të reja për të huajt KE dërgon njerëz dhe mjete në Bosnje Kuzhinieri donte të vriste Clinton?