25/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 qershor 1993

Telefonatë në studio: Jam sëmurë

TIRANË — (Fa. Ba.) “Prej disa kohësh nuk ndjehem mirë dhe një mjek më ka thënë se duhet të kem SIDA-n”. Ky mesazh telefonik u dëgjua në emisionin e transmetuar direkt nga TVSH të martën në mbrëmje, duke u bërë shkak për një pyetje pas kësaj: Në rast tjetër i përket nga “sëmundja e shekullit”? Zëvendësministri i Shëndetësisë, Besim Nuri, që bashkëbisedoi me shikuesit nëpërmjet ekranit televiziv iu përgjegj qytetarit, që deshi të mbetet anonim, qetësisht: “Ky arsyetim është i gabuar. Askush nuk mund t’ju thotë se jeni prekur nga SIDA pa u bërë më parë testet përkatëse. Vetëm pas kësaj mund të flasim konkretisht”. Ky ndoshta është aspekti i tërheqjes së kësaj sëmundjeje. Është frika që e sheh sëmundja më e thjeshtë të konsiderohet si SIDA. Frikë që vetë Nuri u mundua ta luftonte në emisionin e fundit televiziv.

Sida, Shqipëria mobilizohet

Një debat në TV për të frenuar frikën Zëvendësministri i Shëndetësisë, Nuri fton qytetarët të bashkëpunojnë FATOS BAXHAKU TIRANË — SIDA, është prezente edhe në Shqipëri. Ajo që pritej prej kohësh tashmë është verifikuar. Tani jo vetëm njerëzit mund të qarkullojnë lirisht, por edhe ky virus. Pas botimit nga “Gazeta” të lajmit mbi seropozitivin e parë shqiptar, shtohen hamendjet për edhe frika: çdo të ndodhë në të ardhmen dhe a janë struktura sanitare shqiptare të afta për të përballuar alarmin SIDA? Kjo është pyetja që ka filluar të bëhet përherë e më shpesh, jo vetëm në mjediset e specializuara. Për herë të parë pas identifikimit të virusit në Shqipëri, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Besim Nuri, iu drejtua shikuesve në një bashkëbisedim direkt televiziv: “Nuk duhet të bëjmë alarm të kotë. Kjo është një gjë normale që pritet të ndodhë. Tani, e rëndësishme është ta parandalojmë sëmundjen të shërohet: personalitetet mjekësorë por edhe qytetarët, që duhet të ruhen më shumë. Duhet mesuar sa më shumë për të. Vetëm po e njohë arrin ta luftosh”. Ky ishte mesazhi i qartë që Zëvendësministri Nuri i drejtoi publikut shqiptar. Shumë probleme dolën në bashkëbisedimin telefonik të shikuesve me Nuri. Më emergjente nga të gjitha, problemi i pajisjeve që përdoren në spitale, është një nga rrugët nga virusi përhapet më shpejt: shiringat me një përdorim dhe pajisjet që përdoren në klinikat dentare. “Duhet të zgjidhnjë vetë dentistin që është më i kujdesshëm”, iu përgjigj Zëvendësministri një pyetjeje që iu bë nga Tirana. Këtë herë u diskutua edhe për berberët. “Ata duhet të përdorin brisqe me një përdorim, ndryshe shtohet probabiliteti i infeksionit”, theksoi Nuri. Për herë të parë për SIDA-n në Shqipëri filloi të flitet në vitin 1984, kur filloi të përgatitej personeli mjekësor për luftën kundër saj. Në 1987 filloi zbatimi i të parit program konkret dhe thuajse në të njëjtën kohë u hap laboratori i parë i diagnostikimit të saj pranë Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë në Tiranë. Më pas, sidomos në kohët e fundit janë shtuar disa herë fondet dhe personat që janë angazhuar në parandalimin e saj. Janë organizuar konferenca, kurse dhe më në fund një projekt: shqiptarët kanë filluar edhe spontanisht të kryejnë testet e kësaj sëmundjeje. Ndërsa, gjaku i bashkëshortes së tij, e cila nga analizat ka rezultuar e pa infektuar — por mbetet gjithnjë një individ me rrezik të lartë — i është ... nga një mjek që nuk ... të identifikohej. ... në kohën e fundit janë ... trajtuar. Probabiliteti është 90 përqind”, u shpreh një nga mjekët që nuk deshi të identifikohej. ... “S’ka asgjë të veçantë në këtë rol.” Përgjigjet Marsela ... gazetës ... në mënyrë të ... ruajtja e sekretit profesional.

Kërçënimi virusit dhe mbi dy familje

TIRANË — (Fa.Ba.) Hijet e SIDA-s tashmë janë zgjatur edhe mbi dy familje. Të dyve për shkak të ndryshimeve i është dashur të marrin gjak. Dy pacientët e vegjël — generalitetet e të cilëve nuk mund të botohen për shkak evidentë — janë një fëmijë 18 muajsh nga një fshat pranë Kavajës dhe një tjetër 6 vjeçar nga Fieri. Shkaku i dyshimeve, që fatmirësisht janë analizat e kryera deri tani nuk i kanë provuar: të dy fëmijët kanë lidhje, në një farë mënyre, me gjakun e seropozitivit të parë shqiptar dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë qenë dhurues të rregullt. Gjaku i personit seropozitiv i është dhënë fëmijës një vjeçar, ndërsa plazma është përdorur për të mjekuar një pacient në spitalin ushtarak të Laprakës, i cili më vonë ka vdekur për shkak të një aksidenti. ka rezultuar e pastër nga SIDA — por mbetet gjithnjë një individ me risk të lartë — i është dhënë fëmijës nga Fieri. Personi, i cili u identifikua si mbartës i virusit, ka dhënë gjak para zbulimit si seropozitiv, i cili është përdorur për transfuzion në disa raste. Dihet që virusi shpërndahet ka një periudhë të gjatë inkubimi. Të paktën fëmija që ka marrë nga gjaku i tij duhet të jetë i infektuar. nuk deshi të identifikohej.

Që sot dy vajza kundër krimit

Dy police femra në Shqipëri. Është ky realiteti i qershorit 1993, që patjetër do të hyjë në historinë e policisë shqiptare. Marsela Myrtaj dhe Anita Londo, mosha tarë 19 vjeçare nga Memaliaj i Tepelenës (në foto), sapo kanë filluar punë në shërbimin e Policisë Kriminale pranë Degës së Rendit Publik të Tepelenës. “Jam shumë e lumtur — i tha Gazetës Marsela — që më në fund autoritetet e plotësuan ëndrrën tonë për t’u bërë police”. Marsela Kapo Myrtaj, 1.74 metra e gjatë, që dikur ishte marrë me volejboll e basketboll, e pëlqen të luajë edhe futboll me djemtë. Në mars, kur ajo është paraqitur me kërkesën e saj “e çuditshme”, drejtuesit e policisë së rrethit, i kishin propozuar që të gjente edhe një shoqe tjetër, për të qenë më e sigurt. “Mua m’u thotë Marsela, mjaft e gjimnazit, për t’u bërë police, idea më pëlqeu ndaj edhe nuk refuzova”, thotë Anita Londo, një vajzë e emët dhe e nderuar. Barrikadat për vajzat nga Memaliaj thuajse ishin të pakalueshme. Me interesantja: kryerja e shërbimit ushtarak, e bënte të pamundur futjen e tyre në Polici. “Unë jam gati ta kryej edhe atë” kishte thënë Marsela gjatë kohës që priste me ankth përgjigjen pozitive. Pastaj që letra dërguar ministrit të Rendit në Tiranë dhe një sërë dokumentash e analizash të nevojshme. Odiseja e gjatë e pritjes për vajzat police përfundoi. Ndonëse pa uniformën blu — pasi furnizuesit kanë inventar — Marsela e Anita, kanë një jetë që punojnë pranë shërbimeve të rrethit të Policisë Kriminale. “S’ka asgjë të veçantë këtu”, i përgjigjet Marsela pyetjes së Gazetës për ndonjë informacion. Kanë mësuar shpejt se A-ja e profesionit të tyre, është ruajtja e sekretit profesional. Që sot dy vajza kundër krimit

Durrës, që dje para gjyqit trafikanti i parë i drogës

Shpërndante kokainë dhe heroinë në bazën «Pellicano» DURRËS — (Ed.La.) U vendos të dalë dje para gjyqit, Fatmir Hajdar Kulla, 28 vjeçari që u kap në fillim të marsit duke tentuar të shesë drogë në territorin e operacionit italian “Pellicano”. Kështu, pas tre muajsh izolimi të rreptë, trafikanti i parë shqiptar — sipas zëvendësministrit të Rendit, Mehja — do të rrëfehet para trupit gjykues. Konfirmimin për daljen e tij në gjyq Gazeta e mori nga Dega e Rendit Publik të Durrësit. “Në sapo na ka ardhur njoftimi nga Gjykata e Rrethit” thanë ata. Fatmir Kullës, që u kap në flagrancë nga organet policore së bashku me një ushtar italian, iu bllokuan në moment një sasi heroine dhe dy shishka peniciline plot me kokainë. Më pas, kontrolli i banesës së tij, rezultoi edhe me gjetjen e 53 shishkave të tejmbushura me kokainë dhe 10 gram heroine. Sipas specialistëve të hetuesisë, jeta e trafikantit Kulla u sigurua me kushte speciale, ndoshta për të’ju kundërvënë ndonjë tentative për helmimin e tij. Dy shtetasit e tjerë të arrestuar mënjëherë me të, Hekuran Tepi — shoferi që e dërgoi me taksi në vendin e shitjes së drogës — dhe Andrea Mali — që dyshohej si ndërmjetës — janë liruar nga Prokuroria e Durrësit “për mungesë provash”. Fatmir Kulla, përveç veprës penale të trafikimit të drogës, do të gjykohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi “blici” i Policisë Kriminale të Durrësit, bashkë me drogën, i kishte gjetur edhe një pistoletë sovjetike tip “TT” së bashku me dy fishekë. Kështu për herë të parë drejtësia shqiptare do të vihet përballë një qytetari të saj që akuzohet për trafik droge. Bëhet fjalë për drogë të mirëfilltë, si kokaina e heroina, sepse për vjedhje e përdorim petidine, janë dënuar edhe persona të tjerë para 6 vitesh në Shqipëri.

Vdes në spital gazetari i Atsh-së

Ishte goditur disa ditë më parë TIRANE — Vdiq, pas 10 ditësh qëndrimi pa shpresë në repartin e neurokirurgjisë së Spitalit civil të Tiranës, gazetari 42 vjeçar Fatmir Elezi. “Këtë gazetar — tha gjatë ceremonisë së tij të varrimit, Mero Baze, Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë — i imjaftojnë vitet e punës si gazetar për t’u mbajtur mend si i tillë, por shqiptari me sa duket ende s’i mjaftojnë dy vitet e lirisë së tij, për t’u bërë barrierë e fortë e krimit në mënjellë ordinë, për shkak të harresës gadi tragjike për të ruajtur njeriun”. I goditur me grusht — në prani edhe të dy kolegëve të tij — pas një incidenti të rastësishëm në rrugën pranë Presidencës së Republikës, gazetari Fatmir Elezi, s’mundi t’i rezistojë vdekjes. “Dëmtimi i rëndë i trurit — thotë mjeku i ri Arsen Seferi — përfundoi në një gjendje kome të pakthyeshme”. Fatkeqësia, që preku rëndë edhe dy mijëvet e tij, 14 e 10 vjeçarë, së bashku me bashkëshorten, është një humbje edhe për kolegët e tij shqiptarë. Ende hetuesit e Rajonit 2 të Policisë së Tiranës, vazhdojnë të kërkojnë personin që e goditi për vdekje drejtori e lajmeve të jashtme të ATSH-së, Fatmir Elezi. Sidokoftë gazetari shqiptar e ndjejnë se kanë një koleg më pak. Një ankth më shumë, jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Lutemi me luftën mos bëjmë shaka

Një «scoop» fals dhe roli i gazetarit ... re nga të gjitha organizmat sociale: shtypi shqiptar është shumë i politizuar. Por episodi i fundit që ndodhi, tregon se problemi i informacionit dhe në një sistem demokratik, informacioni — siç dihet — një rol thelbësor nuk është vetëm politik, por deontologjik dhe profesional. Referimi kryesor për atë që shkruan gazetë — dhe në gjithë gazetat duhet ta dijmë — janë para së gjithash lexuesit që, çdo ditë manifestojnë besimin e tyre në raport me gazetat, duke paguar para nga xhepi i tyre për të qenë të informuar. Të publikosh me dëshirë informacion të rremë, është baraz si të kryesh një tradhti të vogël. Dhe ky është faj i madh i një gazetari mund të kryejë. Është e vërtetë: ashtu si duhet të rritet një demokraci, në të njëjtën mënyrë duhet të rritet gazetarja dhe gjithçka. Për t’u rritur kemi nevojë për kohë. Por të pakten të mos përfshijmë luftën dhe me luftën, lu lutemi, nuk duhet bërë me shaka. Në një artikull në numrin e ardhshëm gazeta do shpje... “topat” duhet të kuptohen në “puna futbollit” dhe anët dhe anët janë ... lidhur me realitetin aparatura të paramenduar. Mbretet për të shpjeguar pse humoristi kl... menduar ta kontë kon... tinjentin e lodrave edhe në një bazë ushtarake. Pak ditë më parë Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, Mero Baze, duke u takuar me përfaqësuesit e Komunitetit Europian, kishte manifestuar një frikë, që ishte ... CARLO BOLLINO Një nga karakteristikat e një shoqërie demokratike është — e njohur botërisht — ndarja e roleve. Drejtuesit e takon të drejtojnë, hetuesit të zbulojnë, politikanit me rastin që ka kështí me aritje ai është i lirë. Derisa në gazetari e roli i gazetarit, që është me e thanë informacion. Të informosh të tjerët dhe të të informuarish, të transformosh ... ulërshëm, të komentosh, mendim dhe të besosh, shprehësh mendime të besh ... është ... por funksioni kryesor është shoka. Por funksioni kryesor i saj është ajo publike: mbetet ... e japë informacion. Dhe ne ... më pare, ne logjenë ... në gazetë ... ... është ... nga gazetat ... roli ... pjesë...

Shpërndante kokainë dhe heroinë në bazën «Pellicano»

Ishte goditur disa ditë më parë Në Brendësi

Die në Shqipëri

PRESIDENTI BERISHA: MALI I ZI DUHET PËR-JASHTUAR NGA EMBARGOJA — Në një konferencë shtypi Presidenti Sali Berisha deklaroi se ai është dakord për përjashtimin e Malit të Zi nga embargoja sepse ai ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj propozimeve ndërkombëtare për paqen në ish-Jugosllavi dhe për këtë duhet përjashtuar nga embargoja. Presidenti shqiptar theksoi se Shqipëria është vendi që po e zbaton më me konsekuencë embargon edhe duke e ditur se kjo gjë ka dëmtuar jo vetëm atë si shtet por edhe popullsinë shqiptare në Kosovë. “Embargoja ka edhe aspektin e saj moral — tha Berisha — dhe nga kjo po vuajnë dy popujt: ajo shqiptare në Kosovë dhe mali i zi.” NGA BANKA KUVajtJANE PËR ZHVILLIM 8.7 MILION DOLLARË PËR RESTAURIMIN E PORTIT TË DURRËSIT — Banka Kuvajtjane për Zhvillim do të akordojë një kredi me vlerë prej 8.7 milion dollarësh për rehabilitimin e Portit të Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë në Tiranë. Pala kuvajtjane me Ministrin ... firmizimin e portit të makinervajtueseve ... duke përfshirë edhe ato ngritëse dhe të transportit. PËR PESË MUAJ 936 GJOBA NGA POLICIA FINANÇIARE NË SARANDË — Gjatë periudhës janar-maj nga policia financiare e Sarandës janë vënë 936 gjoba me vlerë prej 3.163.000 lekësh. Janë zbuluar nga policia financiare e këtij qyteti 160 raste të fshehjes së fitimit nga persona juridikë e fizikë të veçantë. Këta persona janë detyruar me pas të derdhin në buxhetin e shtetit në formë gjobash rreth 146.000 lekë. Janë proceduar edhe 97 raste të ushtrimit të profesionit pa leje. Për këto raste janë vënë mbi 100.000 lekë gjoba.

Në Brendësi

Vizita e ministrit Teliti në Bari e Romë Një shqiptar i vrarë në Fasano gjatë një zenke Aeroplanë të tjerë luftë anglizë në Bosnje

Restorantet e mrekullueshme

Gastronomia pranë kinemar ditë - Oraret Gastronomia fran- hapur çdo di- Gastronomia italiana, ... - Rruga K... - hapur çdo ... ... deti - Ga... - Bulevardi ... Shkencave të ... 3.00 E SHTUNE ... ora 20-2 dhe ... orë të drejtpë... ... kilo/ha...

PATE Interpretimi psikologjik: Në sensin pozitiv ajo simbolizon besnikërinë femërore; në sensin negativ budallallëkun. Parashikimi: Pata presupozon fitime dhe mirënjohje profesionale: në qoftë se ëndërrojmë sikur rrëpjepim, e ardhmja paraqitet akoma më e bukur. SY Interpretimi psikologjik: Syri përfaqëson ndeshjet organike në misterioz e magjik që kemi, i cili është në kontakt direkt me shpirtin tonë. Thuhet se një person «flet me sy» për të përcaktuar një shikim shpreshës, që vë në dukje shpirtin dhe gjendjen shpirtërore me anë të një shkëndije të vogël, një vezullimi të shpejtë. Syri është simbol i ndërgjegjes, i njohjes dhe i intelektit. Mund edhe të përfaqësojë hyjnoren, syrin e Zotit që shikon gjithçka. Nëse se në ëndërr shihet se të spiunojnë, duket se ke një ndjenjë të fortë faj. Në qoftë se jemi pa sy, bëhet fjalë për një verbëri morale; në qoftë se refuzojmë t’i hapim, refuzojmë të shohim në sy realitetin. Parashikimi: Një shikim i qartë është shenjë e mirë për të ardhmen; në qoftë se shikimi i lamëron humbje dhe rënie financiare. Verbëria para shikon zi dhe nuk këshillon të bëhen udhëtime, të kesh më shumë se dy sy është një parashikim i mirë për kë nuk është i martuar, sepse le të kuptosh martesë. VAJ Interpretimi psikologjik: Si gjithë yndyrnat, edhe vaji simbolizon mirëqenien, sipas traditës të vjetër romake, sipas së cilës gratë e sapomartuara lyenin me vaj por të ... e shpresë së re. Parashikimi: Këputen krishtjere vaj është simbol i Shpirtit të Shenjtë. AR Interpretimi psikologjik: Ari simbolizon cilësi më të mira të personalitetit. Është metal në të cilin vëre një ndjenjë koracë tregojnë një njeri që bën shumë me zbatimin dhe mirëave materiale. Gjithashtu ari përfaqëson perfeksionin dhe bukurinë e pakorruptueshme dhe dhe ... nga mund të bëjmë identifikimin e arit me femijërinë, kuptuar si periudha e qetë dhe e lumtur. Parashikimi: Të humbasësh ar, të prekesh ar, të kesh ar: asnjë parashikim i favorshëm, vetëm mashtrime dhe humbje; në qoftë se në ëndërr gjejmë ar parashiko...

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që ne mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. Ëndrrat e ... Interpretimi i ëndrrave