Manjola 6-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë
FATOS BAXHAKU
TIRANE — “Më ndihmoni të jem si të gjithë shokët e mi”. Kjo është thirrja që vogëlushja 6-vjeçare Manjola Kafplani nga fshati Bershat i Skraparit i drejton me anë të “Gazetës” të gjithë atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë për t’u shëruar nga një sëmundje jo e zakonshme. Prej shumë muajsh Manjola e vogël është e shtruar në Klinikën e Gastroenterologjisë të Spitalit Pediatrik të Tiranës. Diagnoza: sindromë malabsor-bimi, thonë mjekët. E thënë me fjalë më të thjeshta, aparati tretës i Manjolës nuk arrin të tresë ushqimet dhe zhvillimi i saj fizik e psiqik është tepër i komprometuar. Me mjetet që ka në dispozicion Spitali i Tiranës, vetëm kaq mund të arrihet. Për të kryer verifikimet e mëtejshme nevojitet biopsia intestinale që mund të kryhet vetëm jashtë shtetit. Por për këtë duhen para, të cilat iu mungojnë familjes së varfër e me shumë fëmijë të Nexhmi Kapllanit nga fshati i largët i Skraparit.
Që në muajt e parë të jetës prindërit e Manjolës filluan të vinin re se vajza e tyre nuk zhvillohej normalisht si të gjithë fëmijët e tjerë. Ajo kishte mbetur gjithnjë me trup të vogël dhe një diarre e rëndë e tortonte fëmijën ditë e natë. Përveç kësaj, ajo nuk i përballonte dot ushqimet. Nuk dhanë rezultat as mjekimet popullore, të zakonshme për familjet fshatare. E megjithatë vajza e vogël vazhdoi të rritej, por vetëm në moshë, sepse ajo sot në moshën 6-vjeçare duket ende si një fëmijë i pazhvilluar 3-vjeçar. Derisa në ditë prindërit vendosën ta çojnë në mjekun i cili i çoi në spitalin urgjent të zonës i cili rekomandoi shtrimin urgjent në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Doktor Paskal Cullufi, i tre- [tekst i prerë]
“Gazetës” mbi gjendjen e rëndë të pacientes së vogël: “Kjo vajzë ka ardhur me shumë vonesë në spitalin tonë, kur sëmundja ishte në një stad të avancuar. Fëmija aktualisht vuan nga një diarre e fortë e cila zakonisht i vazhdon me muaj dhe ne nuk arrijmë ta frenojmë. Në qoftë se kjo gjendje do të vazhdojë, edhe funksionet kryesore vitale do të vihen në rrezik. I vetmi shpëtim për fëmijën është të përcaktojmë mjekimin e nevojshëm”.
Vetëm një shpresë për vajzën e vogël nga fshati: dhënësit duhet të paguajnë qëndrimin e saj në një nga klinikat e huaja. Vetëm kështu do të rikthehet buzëqeshja në fytyrën e Manjolës dhe ajo do të fillojë më në fund ta ndjejë veten si të gjithë shokët e saj të vegjël. Derisa të ndodhë kjo ajo do të vazhdojë të presë në një dhomë të spitalit pediatrik të Tiranës me vështirimin e gozhduar drejt derës nga ku [tekst i prerë]
normalisht dhe se të gjithë fëmijët e tjerë. Ajo kishte mbetur gjithnjë më e prapë se të tjerët. Të zënë me hallet dhe punët e tyre të përditshme në fshat, në fillim menduan se femija ishte prekur nga një ... [teksti i prerë].
Nënë e parë ... [teksti i prerë] 3-vjeçar. Derisa një ditë prindërit vendosën ta çojnë në të mjeku i Tiranës.
I preokupuar, shefi i Klinikës Gastrointestinale, ku aktualisht kurohet Manjola, ... [teksti i prerë].
Spitali pediatrik në Tiranë
Raketa amerikane mbi Bagdat
Të vdekur e të plagosur. Clinton: Hakmarrje për atentatin kundër Bushit
Saddam: Një sulm burracak
BAGDAT — Tre persona mbetën të vrarë, gjashtë, sipas burimeve irakene dhe rrjet dhe të plagosur, në vazhdim të sulmit të 23 raketave amerikane Tomahok, lëshuar në natën mids të premtes dhe të shtunës nga anijet amerikane në Detin e Kuq e në Gjirin Persik kundër komandës së shërbimeve sekrete irakene në Bagdat. Sipas presidentit amerikan Bill Clinton, aksioni u vendos pas hetimeve të bëra nga FBI-ja, nga të cilat rezulton fajtor shërbimi i informacionit iraken, i implikuar në tentativën për të vrarë ish presidentin George Bush gjatë vizitës që bëri në Kuwait City (në kryeqytetin kuvaitian) në 15 prillin e kaluar.
Lart, gjenerali i Shteteve të Bashkuara, Colin Powell. Poshtë, gërmadhat e shkaktuara nga sulmi i raketave në Bagdat
Të dielën mbrëma u bë një mbledhje emergjence në këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Boutros Ghali nuk deshi të komentojë sulmin e raketave kundër komandës së shërbimit sekret iraken në Bagdat. Potuaj gjithë Vendet Perëndimore kanë justifikuar ndërhyrjen ushtarake. Franca, e paralajmëruar të shtunën për ndërhyrjen ushtarake, kupton drejt reaksionin e Shteteve të Bashkuara; si edhe Gjermania, Belgjika, Anglia, Australia, Rusia dhe Izraeli, që e quajnë të justifikueshëm. Në Londër Kongresi Nacional Irakën, Cni, në opozitë, tha Saddam Hussein ka provokuar sulmin amerikan.
Reagime negative nga shumica e Vendeve arabe duke filluar nga Irani që ka shprehur një dënim të rëndë për atë, që ai e përkufizon agresion i qartë. Lega Arabe deklaroi se i duhet dhënë fund politikës së diskriminimit në çështjet ndërkombëtare. Për këtë koncept u shpreh edhe Egjipti që do të kishte dëshiruar një pozicion amerikan pa aq të stabilizuar në drejtim të Serbisë. Sulmi u quajt një gabim edhe nga Sudani: kurse ambasadori zyrtar nuk ka ardhur deri tani nga Vatikani.
Presidenti Saddam Hussein dhe Këshilli i komandës së revolucionit folën në një komunikatë për një “sulm burracak dhe përkufizuan si «absurde» akuzat e bëra nga Washington, duke thënë se këto janë “prodhime me të vërtetë me origjinë nga drejtuesit kuvajtjanë”. Për autoritetet e larta irakene, Kuvajti ka marrë këtë “mbështetje të administratës së SHBA-së, e cila kërkon të provokojë krizën dhe të fabrikojë shpifje për të vazhduar politikën kriminale kundër popullit iraken”. Shtypit ndërkombëtar, të sjellë në zonën e al-Mansour, ku gjendet komanda gjenerale e shërbimeve e goditur nga raketat, iu treguan tre shtretërit të shkatërruara nga tre Tomahawk që — sipas Washingtonit — kanë gabuar objektivin. Raketat kanë shkaktuar kraterë të thellë rreth 10 metra dhe rrugët në zonën përreth ishin bllokuar nga xhama të thyer dhe baltë. Gati 10 mijë persona, sipas burimeve të gazetës, kanë marrë pjesë në varrimin e viktimave.
Incident në kufirin maqedonas vritet një major shqiptar
Vazhdojnë hetimet dypalëshe për verifikimin e ngjarjes
DIBER — Vritet një major shqiptar i forcave të kufirit dhe mbetet e plagosur një kapër. Ishin këto pasojë e viktimave të incidentit të rëndë të ndodhur në kufirin shqiptaro-maqedonas.
Sipas versionit zyrtar “në piramidën 2, te Kulla e Zyberit pranë Kalisë së Dibrës, rreth të Dibrës, forcat e kufirit maqedonas qëlluan me breshëri zjarri në drejtim të njësiteve kufitare shqiptare”.
Gjithashtu është njoftuar se nga të dy anët e kufirit po hetohet me shpejtësi për të verifikuar saktë incidentin. Në vendngjarje menjëherë ka vajtur edhe një përfaqësues i Komunitetit Evropian për Incidentet Kufitare. Pas vrasjes së majorit Hajrulla Tolia, kapteri Vehbi Përzhilla gjendet tashmë rektuar në spital. Në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare incidenti ende është i paqartë, “përderisa hetimet e dy palëve s’kanë përfunduar”. Edhe mjetet informative maqedone s’kanë shpejtuar për të dhënë përfundimin.
Kupa e dytë sërish në Tiranë
UDHËTIM NË HISTORIKUN E FUTBOLLIT/ 1931: «SK Tirana» kampione
SKIFTER KELLICI
TIRANË — Kampionati i dytë u dominua nga skuadra tiranase. Le ta ndjekim shkurtimisht nga afër këtë kampionat të parë, në kampionatin e parë, në kampionatin e dytë skuadrat u ndanë në dy grupe. “SK Tirana” përin bënte pjesë “Shkodra” dhe “SK Vlora”, kurse në të dytin “Skënderbeu”, “Teuta”, “Urani” i Beratit, “Muzaka” e Beratit.
Në grupin e parë tiranasit e shkodranët i mbyllën me barazim me pesë secila, do barazim me pesë secila, ndërsa në takimin e tyre ... [tekst pjesërisht i palexueshëm].
... skuadra e “Teutës”, që ... “Skënderbeut”, “Urani” e “Muzaka”.
... për të përcaktuar kampionen ... në Tiranë. Po kur “Teuta” ... barazon 1:1, nuk është ... pakta atë që kërcënohen me Durrës, ajo do të jetë kampionia e Shqipërisë. Por të ndeshjet ... barazim ... në 1-0 dhe, ndërsa portieri ... Durrës ... sërish ... në këtë ndeshje ...
Një fotografi e vitit 1930 e ndeshjes Tirana-Teuta e Durrësit
Greqi, dëbohen 4.500 mijë shqiptarë
Përleshje në Gjirokastër, polemikë midis qeverive të Athinës dhe Tiranës
ATHINË — Më shumë se 4.500 shqiptarë, sipas agjencisë së shtypit ndërkombëtar janë arrestuar nga policia greke në kuadrin e operacioneve të spastrimit që vazhduan për 48 orë rresht, ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Shumë prej tyre, që dyshoheshin se kishin hyrë në Greqi në mënyrë ilegale, u transferuan në kufirin me Shqipërinë dhe kështu u detyruan të rihynin në atdhe. E bëri të ditur, të dielën, Ministri i Rendit Publik të Athinës.
Tensioni ndërmjet qeverive të Athinës dhe Tiranës u ashpërsua papritur të premten, kur u morr vesh për përpjekjet midis policisë shqiptare dhe popullsisë me origjinë greke, që ndodhën në Gjirokastër, qytet i Shqipërisë jugore, shkak i një miri të trazirës, aq duket, dëbimi nga Shqipëria i Marios Chrysostomos, një prift grek ortodoks. Sipas funksionarëve grekë, trazirat e së premtes ishin rrjedhë e ndër-… [teksti në kolonat vijues pjesërisht i palexueshëm].
Shqiptarë në kufi me Greqinë
... u përqendruan në baxhën agore të Hellanikon në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Që këtu transportohen pas Lufës së Dytë botërore. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të arrestuar në Greqi së parashikuar në Tiranë të Ministrit të Jashtëm, Miha... Papacostantinou, të Ministrit të Ekonomisë, Stephenos Manos dhe të Ministrit të Mbrojtjes Ioannis Varvitsiotis.
Dje në Shqipëri
FABRIKA E LETRËS NË LAÇ ME VËSHTIRËSI FINANCIARE — Nuk mund të vazhdojë më prodhimi normalisht në Fabrikën e Letrës në Laç, edhe pse lënda e parë nuk mungon. Shkaku është mungesa e tregut të gëzueshëm të produkteve kryesore të kësaj fabrike: letra dhe lingosulfona... [teksti pjesërisht i palexueshëm]. Letra e ambalazhit është bllokuar për shkak të hyrjes masive të produkteve ushqimore nga eksporti, ndërsa së prodhimi i tullave refraktare në Elbasan.
RIHAPET MANASTIRI I SHEN PODHONIT NË VOSKOPOJË — Pas 26 vjetësh u organizua pelegrinazhi i parë në Manastirin e Shenjtë të Shën Prodhonit në Voskopojë. Këtë të mblidhen sipa një tradite shumë të vjetër, besimtarë nga Voskopoja, Korça dhe nga qytete të tjera në çdo fund qershori.
NË SHKODËR FILLUAN PUNIMET PËR NJË XHAMÍ TË RE — Në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës kanë filluar punimet për ndërtimin e një xhamie të re, e para pas shembjes së diktaturës komuniste. Ndërtimi i xhamisë së re do të financohet nga Komuniteti Bamirës Musliman i Kuvajtit. Në fillimin e punimeve, të cilat u kryen sipas ritualit musliman, merrnin pjesë përfaqësues nga pushteti lokal dhe nga partitë politike në këtë rreth.
MINISTRI I OBRORIT MBRETËROR, MULOSMANAJ, MBERRITI NË TIRANË — Mbërriti në Tiranë pas shumë vjet mergimi politik, ministri i oborrit Mbretëror në mergim, Abedin Mulosmanaj. Ministri i Oborrit është arrestuar në vitin 1951 nga Shqipëria për në SHBA dhe që prej 1967 është emëruar në postin që e mban edhe sot. Ai ka drejtuar për një periudhë dhe dhjetëvjeçare gazetën “Atdheu” organ i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.
KRYETARI I PR. SABRI GODO RIBOTON NJË LIBËR HISTORIK — U ribotua libri i Sabri Godos — kryetar aktual i Partisë Republikane — që i kushtohet Ali Pashë Tepelenës. Redaktori i kësaj vepre, Perikli Jorgoni, studius e kritik, theksoi se: “vepra në versionin e dytë ka marrë një karakter më filozofik, me një intensitet më të madh mendimesh dhe me më shumë pasuri faktesh”. Figura historike e Ali Pashë Tepelenës, është mjaft e njohur dhe vepra e re, është një monument jo vetëm për të, por edhe për epokën historike që ai jetoi.