Në ri i tjetër shpëtohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës
Vdes nga etja për t’u droguar
Ngatërrresa banale shkakton një tragjedi
Viktima 20 vjeçar njihej si marrës i pethitinës
TIRANE — (to.is.) Ka filluar të vrasë edhe në Shqipëri dëshira për t’u droguar. “Plaga e shekullit” ka shkaktuar — edhe pse për shkak të një ngatërrrese banale — viktimën e saj të parë. Një i ri nga Tirana, 20 vjeçar, B.H., ka vdekur pasi ka marrë shiringën një medikament të tërë në vend të pethitinës, që dëshironte të merrte. Ngjarja ka filluar si një lojë e thjeshtë me shokët, por është kthyer në harkun e disa minutave në një tragjedi për dialogshin fatkeq. Mjekët e urgjencës toksikologjike të Spitalit Ushtarak — ku u dërgua urgjentisht — kanë qenë të pafuqishëm përballë efektit shkatërrues të medikamentit. Analizat që janë bërë më pas kanë treguar se i riu kishte marrë një medikament që nuk është drogë: pavulon, që përdoret nga anestezistët gjatë intubimit. Pavuloni ka shkaktuar thajse menjëherë bllokimin e frymëmarrjes dhe të zemrës së të riut. Në të njëjtin repart, para disa kohësh, është shëft verifikuar një rast tjetër. Këtë herë një i ri kishte marrë një overdozë të vërtetë: një shiringa e tërë me pentanyl, një medikament që hyn në familjen e narkotikëve, ku hyn edhe pethitina. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme në kohë bëri që të shpëtohej jeta e të riut.
Janë përsëritur e para të një fenomeni në rritje apo raste që denoncohen vetëm tani pas heshtjes së shtypit në pesëdhjetë e vjetët e fundit? Për Besnik Jucën, ekspert kimist në Mjekësinë Ligjore më e besueshme është hipoteza e dytë. “Fenomeni nuk ka lindur tani. Ai ka ekzistuar gjithnjë në këto vitet e fundit, por censura nuk lejonte që të botohej gjëra të tilla”, thotë ai Gazetës. Sipas tij fenomeni ende nuk ka arritur përmasa shqetësuese. Është vetëm një numër relativisht i ulët të rinjsh që përdorin disa medikamente mjekësore për të krijuar dehjen, që shkakton marrja e drogave. Nga përvoja e ekspertit Juca në Shqipëri dy janë format më të përhapura të përdorimit të substancave që japin efektet e drogës. Njëra formë është ajo e marrjes me shiringa të medikamenteve psikotrope si valiumi dhe ato të së njëjtës familje me të. Në shumicën e rasteve marrja e valiumit shoqërohet me sasi të mëdha alkool. Një modë që të rinjtë shqiptarë e kanë mësuar më tepër nga kontaktet që kanë pasur me jetën në Perëndim. Mënyra tjetër është marrja e narkotikëve po përveçijet gjakut. Më e njohura dhe më e përdorshme nga të gjitha në këtë grup është pethitina. Deri tani nuk është verifikuar asnjë rast i përdorimit të drogave të rënda si heroina e kokaina. “Rrezik për Shqipërinë aktualisht është tranzitimi i këtyre drogave dhe jo aq përdorimi i tyre — thotë Besnik Juca — këto lloj substancash kanë çmime që shqiptarët nuk mund t’i përballojnë. Nga ana tjetër pozicioni gjeografik i Shqipërisë pranë rrugëve tradicionale të trafikut të drogës e bën më problematik tranzitimin e tyre se sa vetë përdorimin”.
Çfarë duhet bërë që fenomeni të mos marrë përmasa të gjera? Problemi ka një anë ligjore dhe për këtë po merren masat përkatëse. Legjislacioni i ri shqiptar do të jetë më i rreptë me trafikantët dhe përdoruesit e drogës, duke marrë për model ligjet evropiane. Por ekziston edhe një tjetër më pak e njohur. “Shqipëria është një vend ku në vend të drogave të rënda përdoren medikamentet psikotrope dhe narkotikët — thotë eksperti i Mjekësisë Ligjore — Pikërisht këtu duhet bërë kujdes. Mjekët dhe farmacistët duhet kam parasysh edhe farmacistët privatë që kanë filluar aktivitete në këtë e fundit — nuk duhet t’i japin lehtësisht këto lloj medikamentesh. Një pacient që ka nevojë për to dallohet menjëherë nga një i ri që i përdor për qëllime të tjera.”
Gjatë një sekuestrimi droge në Durrës; lart, një afishe për luftën kundër drogës
Pikëpyetjet e koncertit të këngëtarëve sllavë në Stadiumin Kombëtar
Mungon ende leja e Ministrisë së Kulturës
EDMOND LAÇI
TIRANE — Enigmatike ardhja e këngëtarëve sllavë në territorin i ish-Jugosllavisë për pesëdhjetë e koncert në Shqipëri. Koncerti i paralajmëruar për në 9 shtator në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit deri tani bazohet vetëm mbi një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë: nga Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes së Objekteve Sportive dhe grupit artistik “Broadway” nga Bosnja.
Vetëm disa orë pas nënshkrimit të kësaj kontrate — në 25 gusht — Tirana u mbush me poster të shumtë nga portretet e këngëtarëve Shaban Shaulić, Branka Sovrlić, Sinan Sakić, Mile-na Plavšić, por edhe të një këngëtari shqiptar që jeton në Mal të Zi, Shaban Gjekaj. Deri tani Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka dhënë asnjë leje për zbri-tjen e këtyre këngëtarëve në skenat shqiptare.
“Unë nuk do të lejoj dhënien e këtij koncerti — i treg-on Gazetës Muhamed Ktujja, drejtor i Stadiumit dhe nëndrejtor i Shqiptar i marrëveshjes — nëse nuk do të marr aprovimin e Ministrisë së Kulturës”. Krahu gjithashtu siguron se nëse nënshkruesi boshnjak Sadik Pasiç nuk do të përmbajë marrëveshjen që, që javë përpara koncertit të paraqesë programin, repertorin dhe listën e këngëtarëve, koncerti nuk do të zhvillohet. Përveç kësaj sanksioni në marrëveshje janë parashikuar 10 mijë bileta me çmimin 150 lekë si dhe kohëzgjatja e programit, jo më pak se 80 minuta. Por edhe ndarja e fitimeve: 20 për qind për organizatorët shqiptarë dhe 80 për qind për “Broadway” nga Bosnja. Për Policinë — që do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e koncertit — është parashikuar vetëm 5 për qind e fitimeve të përbashkëta.
Por të gjitha këto ende janë të pavlefshme. Nëse është edhe afati i fundit për palën boshnjake që duhet të paraqesë listën e këngëtarëve. Për të vërtetuar përfundimisht nëse këta këngëtarë janë vërtetë boshnjakë, apo nga republika të tjera ish-Jugosllave të emigruar. Përfundimisht për koncertin duhet të vendosë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. “Broadway” enigmatik deri tani ka në dorë vetëm një marrëveshje, që kërkon edhe firma të tjera shqiptare për t’u realizuar.
Vjedhje e çuditshme në Hotelin «Dajti»
TIRANE — Është misterioze edhe një aparati fotografik në dhomën e një shtetaseje amerikane që buante në Hotel “Daj-ti”. Denoncimi i këtij akti nga Jenice Heejng, është shoqëruar me pezullimin nga puna të katër personave nga personeli i hotelit.
Të gjithë pa përjashtim janë pyetur nga hetuesja e çështjes, ndonëse rezultatet e hetimit ende s’janë shpallur. Por di si i çuditshëm ngulmimi i Heejng për gjetjen e dy filmave — më tepër se sa për aparatin — njëri prej të cilëve nuk ishte brenda tij. E megjithatë filmi ka tërhequr kuriozitetin e vjedhësve të panjohur.
Ridënohen nga Gjykata
TIRANE — (ed. la.) Ridënohen edhe një herë ushtarakët e Sazanit, të cilët kishin rrembyer herë korrikun e 1992 një anijen e transportit të Ishullit për t’u larguar në drejtim të Italisë.
Pas gjyqit të marsit të këtij viti — ku 17 persona u dënuan me 23 vjet e
Granatë në Sarandë
Njëri prej tyre është plagosur rëndë
Një traget tjetër
Shërbim i ri edhe me Slloveninë
Ridënohen nga Gjykata ushtarakët dezertorë të Sazanit
TIRANË — (ed. la.) Ridënohen edhe një herë ushtarakët e Sazanit, të cilët kishin rrëmbyer një helikopter e 1992 anijen e transportit të Ishullit për t’u larguar në drejtim të Italisë.
TIRANË — cilët kishin rrëmbyer një helikopter e 1992 të Italisë. Pas gjyqit të marsit të këtij viti — ku 17 persona u dënuan me 23 vjet e 4 muaj heqje lirie — mbrojtësi i akuzës bëri një protestë lidhur me masën e dënimit të disa të pandehurve që, sipas tij, ishin të lehta. Pas rigjykimit nga Gjykata Ushtarake e Tiranës përfitoi vetëm kapiteni Gligor Merko, të cilit iu dha pafajësia. Ndërsa për 13 të pandehurit e tjerë, dënimi u ngrit edhe një vit apo 18 muaj më shumë. Gjyqi u zhvillua pas hetimeve të reja plotësuese, por pa ndryshuar akuza.
Kukës: dëme në Shtiqën pas shirave Prishen ara dhe shtëpi
KUKËS — Janë shembur 8 dhe dëmtuar rreth 40 shtëpi në Shtiqën të Kukësit, pas shirave të rrëmbyeshëm të 29 gushtit.
Menjëherë, pas iniciativa së organeve të pushtetit lokal dhe të Rendit, familjarët e dëmtuar janë strehuar përkohësisht në magazinat e Ndërmarrjes Tregtare të Prodhimeve dhe Ndryshme. Ende nuk është përcaktuar vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore.
Dëmtimet ndodhën gjatë natës së 28-29 gushtit në lagjen Fërth të fshatit Kodulum në Komunën e Shtiqnit. Por dëmet u shtrinë edhe në të mbjella, si drufrutorë apo në drithin e mjalt familjeve. Në natën e fatkeqësisë nuk është verifikuar asnjë i plagosur apo i dëmtuar fizikisht.
Granatë në Sarandë kundër 3 policëve
Njëri prej tyre është plagosur rëndë
SARANDË — Një akt i rëndë është verifikuar të dielën në Sarandë. Një granatë dore ofensivë e lëshuar nga Sokol Habilaj, 18 vjeç, ka plagosur rëndë policët e shërbimit të qarkullimit rrugor, Stefan Vasili dhe Osman Todhaj.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbasdites. Polici Todhaj gjendet ende në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, i goditur nga një copë e granatës. Natën luftarake. Ka shpëtuar i paçenuar për mrekulli polici i tretë që bënte pjesë në të njëjtën patrullë me dy kolegët e plagosur.
Pas hedhjes së granatës, Habilaj, banues në Sarandë, u largua me shpejtësi me motoçikletën që drejtonte jashtë qytetit. Forcat e policisë arritën ta zbulojnë dhe ta arrestojnë pas katër orë ndjekjeje në vendin ku ishte fshehur në lartësitë e malit të Sarandës. Një motiv absurd ka deklaruar fajtori për aktin e tij të rëndë. Mungesa e patentës për drejtimin e motorrit në kohën që policët i kanë thirrur për të ndaluar, është justifikimi që i ka paraqitur deri tani Habilaj organeve hetimore. Ende nuk është sqaruar se ku e kishte marrë i riu granatën luftarake.
Një traget tjetër Shqipëri-Itali
Shërbim i ri edhe me Slloveninë
DURRËS — Një linjë tjetër detare i është shtuar atyre ekzistuese, që lidhin portet shqiptare me vendet bregdetare fqinje.
Një shoqëri italiane, Inter Europa Line ka inauguruar para disa javësh një linjë që lidh portin e Durrësit me Koper në Slloveni, Igumenicën në Greqi si edhe me dy qytete puljeze, Barin dhe Brindizin. Udhëtimi për pasagjerët që preferojnë lëvizjen në det është siguruar me anë të tre trageteve të shpejtë të komodë: “Laburnum”, “Hornbeam” dhe “Rosebay”.
Që në ditët e para shërbimi i ri ka tërhequr pasagjerët, që në këto ditë të pushimeve kanë nevojë të lëvizin shpejt dhe me kushtet optimale. Për në Koper nisja është parashikuar katër herë në javë: të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën. Për në Brindizi, udhëtarët mund të nisen të martën, të premten e të shtunën, ndërsa për në Bari ka vetëm një udhëtim: të premten. Linja është një shërbim i ri që i ofrohet qytetarëve shqiptarë dhe atyre të huaj që kanë nevojë të qarkullojnë nëpër Adriatik, i cili po përshkohet gjithnjë e më tepër nga njerëz breg më breg.
Në Brendaësi
Clinton optimist
Në Brendësi
Clinton optimist për paqen
Godet hakmarrja e faraonit
Përsëri racizëm në Romë
Dje në Shqipëri
NË LAÇ KISHA NDIHMON PËR RINKOS-TRUKSIONIN E SHËNDETSISË — Pritet të përfundo-jë së shpejti rikonstruksioni i repartit të pediatrisë në spitalin e qytetit të Laçit. I kryer me financimin e kishës katolike Reparti i ri do të pajiset me shtretër, çar-çafë e dyshekë të rinj dhe me të gjitha pajisjet hidrosa-nitare e elektrike të domosdoshme. Në rrethin e Laçit kisha katolike ka kohë që vepron e financon në rindër-timin e disa rrugëve, spitaleve dhe shkollave në këtë rreth.
RASTE TË HAKMARRJES NË HAS, NGRI-HET PLEQËSIA E PAJTIMIT TË GJAKJEVE — Shtimi i numrit të gjakmarrjeve të verifikuara kohët e fundit në Has, e ka detyruar popullsinë lokale të ngrejë një komision pleqësie për pajtimin e tyre. Në këtë rast ka qenë, në ulët e fundit, 12 viktima nga ky za-rreth ku pastaj janë verifikuar në fshatrat Vran-koni. Ngjarje të tilla janë verifikuar herë pas here në Has, Golaj e Krumë. Në fshatin Qarr banorët e dy fis-eve, Golaj e Kostë. Në fshatin Qarr banorët e dy fise-ve janë ngujuar brenda shtëpive pas një ngjar-je tragjike që shkaktoi disa viktima. Çdo gjë filloi si një zën-kë e thjeshtë për tokën dhe përfundoi në ngjarje të rënda me pasoja për banorët e fshatit. Pas kësaj katër persona janë arrestuar, por shkaqet e tyre ende nuk është bërë e ditur.
NË KORÇË RISTUKTUROHET SHËRBIMI SHËNDETËSOR — Është rritur ndjeshëm në rrethin e Korçës efektiviteti i punës së shërbimit shëndetësor. Aktualisht në këtë rreth punojnë 920 punonjës. Shërbimi i urgjencës punon me ndërmarrje prej dy mjekësh, të cilët kanë në dispozicion 4 ambulanca. Shërbimi për nënën dhe fëmijën ka 16 konsultore. Shërbimi shëndetësor dhe fëmijën ka 16 konsultore. Rrethi ka edhe një spital funksional me bazë komune. Është pasur me kabinetin e planifikimit familjar e TË është pasur me mjetet dhe aparatura e nevojshme. Në shërbimin stomatologjik dhe atë farmaceutik janë filluar që funksio-nojnë sektorë të rinj. Ekzistenca e këtij sektori i ri e ka bërë më efektiv shërbimin për nevojat e popullatës të këtij rrethi.
Letra nga përtej detit
Kë një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Në se ndodhesh në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano 264, 70100 Bari. Nëse je ton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë.
Në këndin tuaj informacione të veçanta, linja Durrës-Vlorë-Otranto e anijes “La Vingina”, nuk funksionon. Mendoj se është e domosdoshme kjo linjë, të paktën një herë në javë. Me këtë linjë njerëzit mund të shkojnë edhe deri në Vlorë me anije.
Nëse kemi mundësi, ndërhyni për ta vënë përsëri në funksionim këtë linjë.
Vilson Zipa] — Durrës
Të dashur Loreta e Natalel! Ju erdhët nga Emilia Romagna dhe e patë më parë nga unë Dukagjinën, për të cilin unë kam dëgjuar shumë të flitet, por nuk e kam parë kurrë. Vërtet që e
ndjeva veten mirë kur ju më folët aq mirë për mikpritjen e malësorëve tanë. Duke jetuar për disa ditë në atë pjesë e tyre patët mundësi të njihni më nga afër jetën e fshatarëve të asaj zone, duke punuar bashkë me ta për të ndërtuar kanalin ujitës 1 ndodjë më nga afër vështirësitë e kjo të lidhë më shumë. Uroj që një herë tjetër të shkojmë së bashku në Dukagjin. Përqafime.
Venera — Tiranë
Të dashur Francesco e Roberto!
Krejt papritur më ra në dorë gazeta juaj. Edhe pse e pashë që këtu impenjimi tuaj për të shkruar një artikull për Shqipërinë, kurrë nuk do të ma merrte mendja që në aq pak kohë në Shqipëri arritët të njiheni me problemet dhe me jetën tonë. Nëpërmjet humorit tuaj aq të këndshëm edhe kritik marrin formë të tjera. Vizatimet dhe fotografitë ishin shumë domethënëse dhe besoj se po të vini edhe herë të tjera do të gjeni materiale të shumta për t’i shtuar humorit tuaj të gjallë. Ju uroj suksese dhe ju falënderoj për vëmendjen që i kushtoni vendit tim.
Ju përshëndes Iris
Irisi — Tiranë