Bllokohet në Pulja një varkë luksoze me 20 shqiptarë pa vizë
Refugjatë mbi një jaht
Nga Vlora trafik ndërkombëtar
Pronarë ishin dy vëllezër nga Durrësi. Pesë persona do riatdhesohen, të tjerët kanë arritur të largohen
VLORË — (p.r.) - Këtë herë refugjatët udhëtonin me jaht: një barkë me një kabinë prej dhjetë metrash, me njëzet shqiptarë (e ndoshta edhe ndonjë të huaj), që tentonin të kalonin në mënyrë klandestine në Itali, u bllokua në Pulje, në plazhin e Otrantos, 40 kilometra nga Leçe. Ishte roja e financës italiane ai që zbuloi barkën që ishte nisur nga Vlora, me një vlerë prej rreth dhjetëra milionësh, ndërsa kishte arritur në plazhin e quajtur «Dell Orto», një zonë mjaft e izoluar e bregdetit puljez. Klandestinët kishin zbri-tur në tokë dhe në bord ndodheshin vetëm dy pronarët e jahtit: vëllezërit Idriz dhe Shpëtim Muço, respektivisht 44 e 29 vjeç, me origjinë nga Durrësi por me vendbanim në Sarandë. Barka — e fabrikuar në Greqi — kishte emrin e tyre: për të evituar kontrollin në Kanalin e Otrantos, mbi jaht ishte vendosur një flamur italian, dhe ky maskim kishte mjaftuar për të evituar që motovedetat e shumta italiane dhe shqiptare që kontrollojnë atë pjesë deti, të dyshonin. Deri tani nuk dihen parë kushër klandestinët në bordin e një jahti, që zakonisht përdoret për udhëtime detare luksoze.
Menjëherë roja e financës italiane dha alarmin dhe filloi kështu ndjekja e shqiptarëve klandestinë. Pas pak orësh u ndaluan 5 të tjerë: shëtisnin nëpër rrugët e Otrantos në pritje për të gjetur një sistem. U morën në pyetje në kuesturën e Leçes dhe pikërisht ata vetë referuan se në bordin e jahtit klandestinë ishin më shumë se njëzet. Nuk përshtateshin se mund të kishte refugjatë edhe të kombësive të tjera. Klandestinët do të riatdhesohen ndërsa barka është sekuestruar dhe tani gjendet në portin e Otrantos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Është kjo e gjashta barkë me në bord klandestinë shqiptarë e bllokuar në javët e fundit në provincën e Leçes. Edhe ky jaht — sipas hetimeve të zhvilluara nga policia italiane — ishte nisur nga një radhë e portit të Vlorës. Ai që u zbulua nuk është një episod i izoluar. Janë tashmë shumë sinjalet në konfirmojnë një dyshim të madh: Shqipëria po kthehet në një vendkalim për emigracionit klandestin, organizimi i së cilës e ka bazën pikërisht në Vlorë. Bëhet fjalë për një strukturë ndërkombëtare në të cilën nuk përfshihen vetëm shqiptarët dhe italianët. Kohët e fundit, së bashku me shqiptarët klandestinë në barkat që lundronin drejt Italisë janë gjetur edhe burra, gra dhe fëmijë nga Sri Lanka, nga Kina dhe Rusia, të gjithë emigrantë në mënyrë të parregullt. Ky lloj trafiku sa ma duket i sjell shumë të ardhura kujt e organizon: jahti i sekuestruar vëllezërve Muço përbën provën më të qartë. Çdo kalim ilegal në Itali kushton nga 500 në 1.000 dollarë.
Anija e peshkimit e sekuestruar në Otranto
Inter rrëshqet Milan përfiton
Sport
Seria A, e diela e surprizave
Inter rrëshqet Milan përfiton
Një pjesë e ndeshjes Foggia-Juventus: Roberto Baggio gjuan në portë. Në brendësi informacionet për çdo ndeshje
Lajmet e Fundit
DY SHQIPTARË BIEN NË DET — Aksidenti bëhet shëtitje...
DY SHQIPTARË BIEN NË DET — Aksidentë të shumtë të shtunën në darkë në Bari, për shkak të shtrëngatës së shiut të filluar që pasdite në qytet dhe në disa vende të rrotull. Asnjë pasojë për dy shqiptarë që udhëtonin në një makinë e që përfunduan në det, jo larg portit të Barit. Të dy arritën të dalin shpejt nga mjeti dhe u ndihmuan nga Kapitaneria e Portit.
NDOTJA NDRYSHON GJININË — Sipas një zbulimi të jashtëzakonshëm të një shkencëtari britanik, dëmet e ndotjes së mjedisit mund të shkaktojnë edhe ndryshimin e seksit. Derri tani kjo i ka ndodhur disa molusqeve të vegjël që jetojnë në bregdetin e Kentit: femrave u është rritur organi mashkullor, ndërsa meshkujt e kanë humbur.
Butrinti antik pasuri botërore nën kujdesin e drejtpërdrejtë
Dje në Shqipëri
NDIHMA HUMANITARE PËR FAMILJET E VARFRA TË TEPELENËS — Një shoqatë humanitare hollandeze ka dërguar për 300 familjet më të varfëra të Tepelenës një sasi ndihmash, kryesisht në veshmbathje. Ndihma të tilla janë ndarë edhe për disa familje të varfëra të fshatit Dukaj të këtij rrethi. Shoqata është e njohur në këtë rreth edhe për ndihmat që ka sjellë më parë për spitalin e qytetit.
BLLOKOHEN 381 KUTI DJATHË NË LUSHNJE — Policia financiare e Rrethit të Lushnjës ka bllokuar 381 kuti djathë në Ndërmarrjen e Përpunim-Qumështit. Bëhet fjalë për rreth 10 kuintalë djathë të blerë në Greqi në rrugë shtetërore. Pas doganimit të mallit nga drejtuesit e ndërmarrjes, djathi ka kaluar me anë të një procesverbali në pronësi të një tregëtari privat. Kjo është çështje nga Policia Financiare si shkelje e legjislacionit. I njëjti tregëtar kishte tërhequr nga ndërmarrja herë pas here sasi të ndryshme duke mos derdhur paratë në arkën e saj.
PËRGATITET HAPJA E NJË SHKOLLE TË RE NË SARANDË — Janë duke përfunduar përgatitjet për hapjen e një shkolle të re të mesme në Sarandë. Shkolla, e cila do të përfshihet tek merkurën, do të përgatitë tregëtarë e llogaritarë. Në bangat e saj do të ulen fillimisht 60 nxënës, të cilët do të jenë kryesisht nga rrethet e Sarandës e Delvinës, por edhe nga rrethet e tjera të jugut. Qëllimi i hapjes së saj është përgatitja e kuadrove të aftë për të përballuar nevojat e ekonomisë së tregut, një fushë ku ndjehen ende shumë mangësi. Nga organet e pushtetit lokal janë marrë masat që fillimi i mësimit në shkollën e re të kryhet normalisht, duke plotësuar nevojat bazë me materiale didaktike e tekste mësimore.
Sali Berisha i denoncon grupit kinez përkrahësit
Butrinti antik pasuri botërore nën kujdesin e drejtpërdrejtë të UNESCO-s
TIRANË — (d. k.). Qyteti antik i Butrintit, në afërsi të Sarandës do të konsiderohet tani e tutje “Pasuri Botërore” nën kujdesin direkt të UNESCO-s.
Lajmi është konfirmuar nga një letër e Bord von Droste, funksionar i lartë i UNESCO-s, drejtuar Ministrisë shqiptare të Kulturës.
Për rëndësinë e qendrës së njohur antike — qyteti përmendet edhe në letërsinë antike greke e romake — kanë treguar interes të vazhdueshëm arkeologë e studiues jo vetëm nga Shqipëria. Vendimi i fundit krijon mundësi të mëdha për financimin e restaurimeve dhe gërmimeve të cilat janë shtrirë vetëm në rreth 10 përqind të sipërfaqes së Butrintit.
Sali Berisha i denoncon grupit kinez përkrahësit e Milosheviçit
TIRANË — Në një takim me Zëvendëskryeministrin kinez Qian Qichen — që vizitoi zyrtarisht Tiranën të shtunën e kaluar — Presidenti Sali Berisha i ndau përkrahësit e Millosheviçit në dy kategori: ata që e mbështesin atë hapur, sikurse janë konservatorët rusë dhe ultranacionalistët grekë dhe ata që e përkrahin në mënyrë të fshehtë.
Sipas Presidentit shqiptar këta të fundit janë disa qarqe ndërkombëtare, që janë të interesuara për interesat e tyre për krijimin e Serbisë së Madhe.
Berisha i bëri edhe njëherë thirrje Kinës dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojnë “politikën e faktit të kryer”, të verifikuar në Bosnje, dhe që të ndërhyjnë që konflikti jugosllav të mos shtrihet edhe në Kosovë.
Duhet një Ligj për Shtypin edhe për të frenuar shpifjet
DEBAT/ Rregulla për informacionin
Pas artikullit të botuar të shtunën mbi domosdoshmërinë për të caktuar rregulla për Informacionin shqiptar nëpërmjet Ligjit të Shtypit, hapet debati. I pari që ndez shkëndijën është Dashnor Kokonozi, gazetar dhe Drejtor i Seksionit të Kulturës pranë Ministrisë së Kulturës.
Kjo hapësirë që është e hapur për cilindo që kërkon të marrë pjesë në ballafaqimin e ideve — e për këtë problem delikat të thelbësor; natyrisht çdo autor merr përgjegjësinë e problemeve të veta, pohime të cilat nuk ngatërrojnë linjën e gazetës sonë.
DASHNOR KOKONOZI
Në vështrimin e Ligjit të Shtypit në vendet e ndryshme të botës flet për trajtat e larmishme të ekzistencës së tij. Diku ai zë pothuaj një vëllim të tërë, diku vetëm një paragraf të një akti kushtetues dhe në vende të tjera ka ligje federale por, kjo nuk i heq të drejtën çdo landi të nxjerrë ligje të veta për shtypin. Pra, duke qenë se në vendin tonë, dikujt i duket akoma e kushtetueshme, flitet edhe për shtypin, sado tërthorazi, mund të thuhet se Shqipëria ka qenë pa një Ligj Shtypi por, në të njëjtën kohë nuk ka qenë fare pa të. E megjithatë, përderisa herë pas here flitet për nevojën e një ligji mbi shtypin, që të përcaktojë mirë të drejtat dhe detyrimet e tij, kjo pa dyshim që thotë se këtu ka diçka, që nuk shkon mirë, për të cilën përse të këtu më të butë, që ndoshta nuk shkon mirë, për të cilën përse të këtu, që ka peshën e një problemi, që kërkon ta trajtojmë. Rreziku që të ligjërohet e drejta e shpifjes është vetëm njëra nga pasojat e rënda që shoqërojnë këtë të keq, që është pasojë e rrëmujës nga ana e shtypit, në shumë raste, e atributit për të kaluar tej caqeve të çdo përgjegjësie morale, njerëzore e ligjore.
Pa hyrë në problemet e brendshme, është tepër i pa justifikueshëm një artikull i ditëve të fundit i një anëtari të Komitetit Drejtues të një partie parlamentare politike, që fronti zonte praninë e delegacionit të lartë të qeverisë kineze në Shqipëri. Problemi prek kodin moral dhe politik. Moralish është në traditën e vendit respektimi i mikut dhe kjo është e detyrueshme jo vetëm për të zotin e shtëpisë, por edhe për të pasur të ftuarit dhe për të ndërkohë, do t’i kujtoja këtu personit se për insinuatën e tij ligji gjerman i shtypit parashikon disa vjet burg për projekte të personalisteve të huaja të furnuar nga shteti.
Personaliteti në një ligj mbi shtypin e kam cilësuar të tepërt duke u nisur nga parimi, nëse vërtet është vetë ai. Arsyet e këtij fenomeni duhen parë në dy linja. Së pari, me sa duket këtë vepron ligji i kompensimit. Pamundësia për të shprehur qoftë edhe në forma elementare një mendim të pavarur gjatë viteve pa fund të diktaturës të shoqëruar e sublimuar në trasta nga një spektakolare, duke kaluar në shumë raste çdo lloj norme. Përmbajtja e tërësisë së këtij “ekzibicionimi” publik, duke parashtruar për një çast motivet politike, do të përcaktohej nga niveli profesional dhe formimi moral i gazetarit.
Një anketë e mesit të vitit 1991 flet për 75 përqind të gazetave të përditshme shqiptare me prejardhje shtetërore. Nga ana tjetër dihet se për hir të shtrirjes së territorit në fshat më shumë se territori diktatura sundoi edhe dukshëm përçanjen e grupeve, fenomen e këto që do të kishin për pasojë kultivimin e ndjenjës së klientar, hakmarrje, dhe në mënyrë të ngushta, që do të përpiqeshin për të nxjerrë fytyra të masës kurte, të t’i dhe individëve. Në këto kushte, një ligj mbi shtypin do të ndihkonte, veç të tjerash, edhe në ngritjen e vetë kredibilitetit. Në përkrahje historike ai do të përcaktonte përfundimin e fazës së foshnjërisë së tij.
Pus i ri nafte në Vlorë
Në Brendësi
Skulpturat «e vjedhura» rigjenden në Berlin
●
Në Venecia një film i xhiruar në Shqipëri
●
Biçikleta do të shpëtojë qytetet nga kaosi