16/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 shtator 1993

Ligj i ri në Ushtri ndryshon hierarkia

Sistem tjetër gradash në Shqipëri Kështu do të ecë karriera Sistem tjetër gradash në Shqipëri Ligj i ri në Ushtri ndryshon hierarkia Kështu do të ecë karriera ANDREA STEFANI TIRANË — Një jetë tjetër reformë në Ushtri. Këtë herë për gradat që ishin rivendosur pas pas shumë vitesh në korrik të vitit 1991. Sipas një Projektligji të sapomiratuar nga Parlamenti — ndryshimet në strukturën ekzistuese të gradave janë të dukshme. Më të mëdha ato janë në dy skajet ekstreme të kësaj strukture: në gradat madhore dhe ato të ulta. Kështu — pas dekretimit të Ligjit në fjalë nga Presidenti — në Ushtrinë Shqiptare do të ekzistojnë për të parën herë grada madhore e Gjeneralit të Brigadës. Po për herë të parë, në personiferët aktive janë parashikuar pesë shkallë gradimi, të bazuara në vjetërsinë e punës dhe aftësinë profesionale. Ligji parashikon ndryshime dhe në afatet dhe procedurat e dhënies së gradave. Afatet e kërkimit të gradës nga toger në kapiten dhe nga kapiten i parë në major janë rritur respektivisht me nga një vit. Llogaritja është bërë rritur respektivisht me nga një vit. Llogaritja është bërë rritur respektivisht me nga një vit. Llogaritja është bërë në bazë të një procesi të rregullt gradimi, oficerit të marrë gradën kolonel. “Reforma në fushën e gradave u bë e domosdoshme ngaqë Ligji, në bazë të të cilit u rivendosën gradat në Ushtri, kishte disa mangësi dhe nuk i zgjidhte të gjitha problemet — tha në Gazetës në Ministrinë e Mbrojtjes — krahahas kësaj, nuk do të tejkalojnë funksionim organik që ka ushtaraku. Në ristrukturim është patur parasysh, përveç përvojës shqiptare, edhe legjislacioni i vendeve Perëndimore e veçanërisht ai i Italisë, Greqisë, SHBA dhe Gjermanisë, në mënyrë që sistemi i gradave t’i përgjigjet më mirë edhe strukturës së NATO-s”. Me kalimin në një gradë më të lartë, shpërblimi i ushtarakut do të rritet sipas kuotave që do të vendosen nga Këshilli i Ministrave, Ligji parashikon stimulimin e tyre material për dy vjet. Gradat që oficerët kanë përfituar në zbatim të Ligjit për Rivendosjen e Gradave, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri ndryshojnë, duke u rritur ose ulur në varësi të funksionit organik që ata kanë. Numri i oficerëve që përfitojnë në gradë nga ky rregullim, është shumë më i madh se i atyre që humbasin. Ligji pasqyron hollësisht edhe procedurat që duhen ndjekur në domosdoshme nga problemet — i tha Gazetës në Ministrinë e Mbrojtjes — krahas kësaj, kryerja e ristrukturimit të Ushtrisë, diktoi nevojën e përputhjes më të mirë të sistemit të gradave me funksionet organike. Gradat

Tiranë, hetim ndaj Bashkisë

Akuzohen funksionarë të lartë Tiranë, hetim ndaj Bashkisë Ngjarja lidhet me një banesë të rikthyer pronarit. Një familje denoncon parregullsitë EDMOND LACI TIRANË — Bashkia e kryeqytetit nën hetim. Prokuroria e Tiranës sapo ka filluar ndjekjen penale për disa funksionarë të lartë të Bashkisë. Akuza: “për shpërdorim detyre”, është vënë përballë personave me funksione të rëndësishme në Bashkinë e kryeqytetit. Sidoqoftë ndjekja e tyre penale — edhe sepse veprimet janë bërë në hapa para — po bëhet sipas procedurës së hetimit të lirë. Ka shumë mundësi që shkaqet për këto hetime të jetë bërë denoncimi i një familjeje në Tiranë, të cilët bashkë me kallëzimin kanë paraqitur edhe dokumenta shkresore. Sipas tyre bëhet fjalë për kthimin te pronari i vjetër të një banese, nëpërmjet falsifikimeve dhe veprimeve të tjera të paligjshme, histori në të cilën janë përfshirë funksionarë si Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike apo Përgjegjësi i Seksionit të Financës në Bashki. “Bëhet fjalë vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” — konfirmojnë në Prokurorinë Hetimore — dhe veprimet janë ende në fillimin e tyre”. Versioni zyrtar për fillimin e çështjes penale i bashkëngjitet edhe ai i Kristaq Kotes, banues në Godinë 80 të Rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Është pikërisht kjo banesë që ka lindur konfliktin dhe historinë e dyshimtë. Aktualisht Godina 80, në bazë të një Vendimi të Këshillit Bashkiak — numër 10, datë 28 dhjetor 1992 — “i njeh si pronar të ligjshëm të atin e një funksionari në Bashki”. “Dyshimi nuk lidhet me dhënien e banesës babait të funksionarit të Bashkisë — tregon Kristaq Kote, banues në katin e dytë të kësaj godine — por në faktin se Vendimi numër 10 i Bashkisë, në të 15 pikat e tij nuk ka folur fare për banesën në fjalë”. Sipas tij, falsifikimi qëndron në faktin se të gjitha aktet që kanë shoqëruar kthimin e pasurisë për babain e funksionarit të Bashkisë, i janë referuar një Vendimi të Bashkisë, i cili s’bën fjalë fare për këtë rast. Familja Kote, nëpërmjet pas verifikimit të këtij rasti, bashkë me denoncimin në organet e Prokurorisë ka vënë në dijeni edhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë. “Problemi u verifikua në Bashkinë e Tiranës dhe u morën masat përkatëse”, shkruan në letrën e përgjigjes Kudret Çela, Ministër i Drejtësisë. Nuk dihet ende nëse këto masa përkojmë në fillimin e çështjeve për këtë çështje dhe se sa të vërteta janë dyshimet e familjes Kote. Sidoqoftë hetimet e sapofilluara vazhdojnë.

Alessi rikthehet në sulm: «Tani akuzoj në Parlament edhe ambasadorin shqiptar»

Deputeti italian paralajmëron interpelancën e tij CARLO BOLLINO TIRANË — “Unë dua qartësi dhe respekt: qartësi dhe respekt për çështjen Arsidi për të cilën kam dokumenta që vërtetojnë akuzat e mia. Dhe respekt për ambasadorin shqiptar në Romë që unë do të kërkoj të largohet nga Italia”. Deputeti italian Alberto Alessi, demokratian, referues i Komisionit të Hetimit mbi Bashkëpunimin, i tkhehet sulmit. Dhe është paraqitur para Parlamentit për të shqetësuar në hyrjen e Komisionit të Jashtëm për “Çështjen Shqipëria”: “Unë kërkoj që të vihet në rend të ditës pyetja ime — i shpjegoi Gazetës — sepse kam urgjencë të tregoj të gjitha dokumentat që dëshmojnë themelësinë e akuzave të mia”. Po për çfarë akuzash bëhet fjalë në të vërtetë? “Unë tashmë e kam thënë: ne jemi vënë në lojë nga Qeveria Shqiptare, e cila, ndërsa i besonte deputetit Giuliano Amato dhe pastaj deputetit Benjamino Andreata përgjegjësinë për të negociuar borxhin e saj të jashtëm, i jepte nën dorë të njëjtën përgjegjësi francezit Arsidi: kam prova për këtë që them. Kam prova dhe dokumenta”. Por ju tani sulmoni edhe ambasadorin shqiptar në Romë, pse? “Sepse ai më ka quajtur gënjeshtar, duke më akuzuar se kam shpifur për autoritetet e vendit të tij. Megjithatë ekziston Traktati i Vienës që u ndalon ambasadorëve të ndërhyjnë në aktivitetin parlamentar të vendit të huaj në të cilin punojnë. Ja sepse unë i kërkoj Qeverisë të ndërhyjë në mënyrën më të rreptë që ekziston. Jo vetëm duke i prerë me vendosmëri politikën e ndihmave, por edhe duke larguar ambasadorin. Që të jetë e qartë: nuk është ndihma ndaj popullit shqiptar që unë kam ndërmend të mohoj, por një Qeveri që ka vepruar në mënyrë jokorrekte në raport me Italinë”. Akuzat tuaja janë tepër të rënda dhe askush nuk arrin ta kuptojë ku bazohen faktikisht... “Nuk duhet të harrojmë diçka të rëndësishme: unë jam referues i Komisionit Parlamentar të Hetimit mbi Bashkëpunimin dhe si i tillë jam marrë, merrem dhe do të vazhdoj që të merrem me ndihmat dhe me marrëdhëniet me Shqipërinë”. Deputeti Alessi

Futboll, nuk zhvillohet java e tretë e Kampionatit

— Nuk do të zhvillohet këtë të shtunë — sipas programit — java e tretë e Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Vendimi i marrë nga Federata e Futbollit, është bërë për shkak të ndeshjes kundër Spanjës, që do të zhvillohet të mërkurën, datë 22 shtator. Këtë ndeshje do ta gjykojnë në treshen nga Franca. — U nis për në Bukuresht të Rumanisë, një grup prej 20 ish-atletësh shqiptarë. Ekipi është ardhur nga Federata Rumune e Atletikës, i ka thirrur ato në Kampionatin Ballkanik të Veteranëve, që do të zhvillohet nga 18-19 shtator. Përgjegjësi i ekipit është Belul Hatibi, Mjeshtër i Merituar i Sportit.

Fushë droge në Shkodër

Marihuana destinohej për Greqi SHKODER — (p. re.) — Rrezikon të marrë përmasa të gjera kultivimi i drogës në Shqipëri. Pas rasteve të Fierit, Laçit e Krujës ka arritur në pesë numri i fushave të mbjella me bimë nga e cila prodhohet droga, që janë zbuluar vetëm në këto kohë e fundit në vend. Këtë herë Policia ka zbuluar një arë me sipërfaqe prej 1 dynym e gjysmë në fshatin Mazrek, disa kilometra larg Vaut të Dejës në Rrethin e Shkodrës, të mbjellë me më shumë se 1.000 rrënjë kanabis, bimë nga e cila prodhohet marijuana. Pronari i saj, fshatari 31-vjeçar Pal Gjoni është ndaluar nga Policia e Shkodrës e cila ka grumbulluar të gjithë sasinë e bimës së rrezikshme dhe ka filluar asgjësimin e saj. Kultivimi i kanabisit ishte bërë nga Gjoni në fshehtësi duke e fshehur arën e mbjellë nga shtëpi e bashkëfshatarëve. Këtë herë vetë i ndaluari e ka pranuar plotësisht se farën ia kishte dhënë një shtetas grek dhe se destinacioni e prodhimit ishte tregu ilegal grek. Për shërbimin e kryer Pal Gjoni kishte marrë nga greku i panjohur — identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur — edhe një sasi të hollash. Nuk është hera e parë që zbulimi i rasteve të tilla lidhet në një mënyrë ose në një tjetër me elementë keqbërës grekë. I tillë ishte rasti i një fshatari nga Fieri, i dënuar pak kohë më parë. Edhe ky farën e kishte marrë diku në Greqi. Bimë të marijuanës

Dje në Shqipëri

NË TEPELENË NDËRMARRJE E PJERBASHKËT PËR PRODHIM KONFEKSIONESH — Në Tepelenë ka filluar funksionimi i firmës së përbashkët shqiptaro-greke “Athine-tep”. Ndërmarrja e re — e para e këtij lloji — do të bëjë rrethin — që ka si qëllim eksportimin e mallrave të saj. Ndërmarrja “Athine dhe Tepelena”, do të prodhojë konfeksione për mosha të ndryshme, si dhe do të jetë e destinuara kryesisht për tregun e jashtëm. Deri tani në repartet e kësaj ndërmarrje janë montuar rreth 90 makina qepëse dhe janë punësuar mbi 25 punëtorë. Pranë muajit I pritet të fillojë me të shohën me instalimin e makinerive të reja që do të instalohen në sipërfaqe. VËSHTIRËSI NË SIGURIMIN E SIPËRFAQEVE SIKERË TË RRITJES TË KULTURËS — Në rrethin e Kukësit ka shumë vështirësi në sigurimin e sipërfaqeve. Me gjithë tërheqjen këto janë në zona malore e rrethina. Në shumë komuna janë dëmtuar ambulancat dhe gjendja e mjeteve është tërësisht e rënduar, ndërsa në zonat urbane në rrethin, dëmtimet janë të rënda. Në shumë komuna janë munguar telat e telefonit, në rrethin e Kukësit. Në ndonjë komunë të këtij rrethi janë munguar disa javë nga punimet.

Vidhet automatik u një reparti special të Policisë

TIRANE — (Ed. La.) — Një tjetër armë e humbur nga depot e forcave të armatosura shqiptare. Në repartin 711 — Ndërhyrja e Shpejtë — të Ministrisë së Rendit Publik është vërtetuar vjedhja e një automatik modeli 56, tip kinez. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një vjedhje të rëndomtë me thyerje, por për një armë që mungonte prej kohësh. Konstatimi është bërë pas një verifikimi të gjendjes së armatimit në këtë repart. Menjëherë ka filluar edhe çështja penale nga Policia Hetimore. Reparti në fjalë, i instaluar në një vend mjaft të fortifikuar pranë fshatit Linzë, 5 kilometra larg Tiranës, e përjashton mundësinë e vjedhjes së armës nga jashtë. Ndodhia për këtë shkak ekspertët kriminalistikë kanë filluar veprimet grafike në dokumentacionet përkatëse, duke shikuar dhe firmat e personelit të repartit në hyrje e marrje dhe dorëzimi të armëve.

Futboll, nuk zhvillohet java

Policia ndalon fshatarin që e kultivonte Fushë droge në Shkodër Në Brendësi Kalimi me not

Nga Tetari te Gjenerali

FORCAT TOKËSORE FORCAT DETARE OFICERE NËNOFICERE Grada të ulta nëntoger nënlejtnant kapter polic logar lejtnant kapter III polic III Grada të mesme kapiten kapitenlejtnant II kapter II polic II kapiten I kapitenlejtnant I kapter I polic I Grada të larta major kapiten i rangut III kryekapter kryepolic nënkolonel kapiten i rangut II kolonel kapiten i rangut I Grada madhore gjeneral brigade kundëradmiral gjeneralmajor nënadmiral gjenerallejtnant admiral gjeneral — USHTARË tetar rreshter rreshter I

Në Brendësi

Kalimi me not i liqenit të Ohrit Trafik i vajzave shqiptare në Pesaro Izraeli bën paqe me Marokun dhe Jordaninë