Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes kompletojnë projektin
Edhe gratë midis rezervistëve të rinj
Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes kompletojnë projektin
Rifillon zbori për shqiptarët
Edhe gratë midis rezervistëve të rinj
ANDREA STEFANI
TIRANË — Ka filluar puna për riorganizimin e sistemit të përgatitjes së Forcave Ushtarake rezerviste në Shqipëri. Së shpejti shtetasit shqiptarë do të nënështrohen përsëri stërvitjeve të detyrueshme ushtarake sipas moshave dhe aftësive të përcaktuara me ligj. Sinjalin e parë në publik për këtë e dha vetë ministri i Mbrojtjes, Zhulali, ceremoninë e përurimit të një divizioni të ri pak kohë më parë. Mendohet se nuk do të bëjnë përjashtim as femrat. Një grup pune, i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm, po punon për përgatitjen e kuadrit ligjor të nevojshëm për kryerjen e restrukturimit të Forcave Rezerviste. Tashmë Qeverisë i ka kaluar për miratim Projektligji për aftësitë e përgatitjes së Forcave Rezerviste dhe një projektligj tjetër e reparteve me automjete dhe kafshë transporti të subjekteve civile shtetërore ose private. Njëkohësisht po punohet mbi Projektligjin për Forcat Territoriale. Parashikohet që gjithsej të kryhet brenda dhjetorit të këtij viti, në të njëjtën kohë me përfundimin e ristrukturimit të Ushtrisë.
“Në përcaktimin e strukturës së Forcave Rezerviste, të aftësive të stërvitjes së tyre, si dhe moshave — thotë Gazetës në Ministrinë e Mbrojtjes — është patur parasysh edhe eksperienca e vendeve Perëndimore pjesëmarrëse në paktin e NATO-s. Ato, sipas projektëve, do të përbëhen nga forca rezerviste që do të kryejnë detyra të drejtpërdrejta luftarakë në funksion të Ushtrisë dhe nga forcat territoriale”. Sipas tyre, afatet e thirrjes në armë të rezervistëve, do të përcaktohen në bazë të detyrës që do të kryejnë këto forca në situata luftarake, si dhe nga nevoja e përvetësimit sa më të shpejtë teknik-aktik të armëve të reja që do të futen në Ushtri. Është menduar që koha e stërvitjes së cilësive, pjesëtarë të forcave rezerviste me detyra të drejtpërdrejta luftarake, të shkojë deri shtatë ditë për dy vjet. Në të do të bëjnë pjesë vetëm meshkujt deri në moshën 55-vjeç. Në Forcat Rezerviste Territoriale koha e përgatitjes, po për një periudhë dyvjeçare, do të jetë 3-4 ditë. Mosha maksimale e meshkujve edhe në këtë strukturë mendohet të jetë deri 55-vjeç. Këto formacione do të kryejnë detyra për mobilizimin e qyteteve, për evakuimin e popullatës në rast nevoje, apo mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë. Në përbërje të tyre do të jetë edhe femra me moshë maksimale 35-40 vjeç. Femrat, në sistemin e ri, do të përjahen nga detyrat luftarake të ashpërsimit të desantit ajror, të zënies së bazës së njësisë së Ushtrisë si dhe të përdorimit të armëve të rënda që disponon Ushtria. Për shtabet rezerviste është propozuar që koha e stërvitjes të jetë 10 ditë për dy vjet.
Projektligjet paraqesin edhe disa variante për mobilizimin e automjeteve të subjekteve civile private e shtetërore si dhe të kafshëve të transportit. Ato mendohet të mobilizohen në prova gatishmërie 1-2 ditë.
Vidhet Muzeu Etnografik brenda një jave humbasin shumë zbukurime argjendi
Grabitësit e panjohur depërtojnë nga çatia
FATOS BAXHAKU
TIRANË — Shtohen lista e objekteve të vjedhura nga muzeumet shqiptare. Këtë herë në symin e vjedhësve ka qenë Muzeu Etnografik i Tiranës. Për tre herë brenda një jave persona të panjohur kanë arritur të vjedhin disa objekte të argjenta të vjetra nga Muzeu Etnografik i Tiranës. Pas kësaj drejtuese e Institutit të Kulturës Popullore kanë vendosur të mbyllin të gjitha objektet e vlefshme etnografike në një magazinë deri sa të zgjidhet problemi i sigurisë së muzeut. Prej disa kohësh ky muze ishte hequr nga lista e objekteve të ruajtura me policë të armatosur.
I ndërtuar rreth njëzet vjet më parë, në një pjesë të godinës së madhe metapike të ish-Ekspozitës “Shqipëria sot”, Muzeu Etnografik ishte një nga pikat e pakta turistike të Tiranës. Në të ndodheshin të ekspozuara një shumicë objektesh etnografike, disa prej të cilave me moshë shumë të vjetër. Edhe këto kanë qenë gjer tani të vendosura e të trafaikuara të veprave të artit, aktiviteti i të cilëve është shtruar në vitet e fundit duke përfituar edhe nga problemet që kanë dalë për ruajtjen e muzeumeve shqiptare.
Origjinale dhe mënyra e depërtimit të vjedhësve në godinën metalike të Muzeumit. Asnjë shenjë hyrjeje nuk kishte gjendur në portën kryesore të muzeumit. Pas kësaj, drejtuesit kanë shfrytëzuar një sistem më komod. Një pjesë e ndërtesës së madhe, që ende quhet nga qytetarët e Tiranës “ekspozita kinezë”, përdoret kohët e fundit si vend ekspozimi e shitjeje për firma të ndryshme tregtare. Kjo pjesë komunikon vetëm me anë të tavanit me pjesën tjetër të godinës ku ndodhet Muzeumi. Pikërisht këtë korridor kanë shfrytëzuar vjedhësit, të cilët kanë patur kohë të mjaftueshme për të seleksionuar për tre herë gjatë një jave antikat e Muzeut.
Dje në Shqipëri
ARRESTOHET DREJTORI I FABRIKËS SË BIRRËS NË KORÇË — Është arrestuar nga Prokuroria e Korçës Drejtori i Fabrikës së Birrës së Qytetit, Gjergji Shkodra. Vendimi i masës pas denoncimit të Sherbimit të Kontrollit të Shtetit, i cili kishte shqyrtuar aktivitetin ekonomik të ndërmarrjes në dy vitet e fundit. Sipas inspektorëve të kontrollit, ndërprerja e prodhimit për gati dy vjet ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 22 milion lekësh. Dënimi — sipas organit të kontrollit — është shkaktuar nga allishveri shit dhe e drejtuese të fabrikës së birrës të cilët kanë blerë 1.000 ton elb nga importi të cilësisë shumë të keqe edhe pse në tregun shqiptar nuk mungonte elbi i cilësisë së mirë. Nga fabrika janë prodhuar vetëm 710 hektolitra jahste standardit.
PËRKUJTOHET KONFERENCA E PEZËS — Një aktivitet i organizuar në Tiranë nga Organizata e Paqes Politike e Demokratike e Veteranëve dhe Invalidëve të L.N.Ç. përkujtast 51-vjetorin e Konferencës së Pezës. Në këtë aktivitet, të zhvilluar me amfiteatër e Muzeut Historik Kombëtar, u mbajtën një numër kumtesash.
NË SARANDË RRITEN SIGURIMET PËR PASURINË QYTETARE DHE SHTËPIE — Vazhdon të rritet sigurimet e qytetarëve dhe të pasurisë shtëpore dhe të pasurive të tjera në Sarandë. Derti janar janë siguruar pranë Degës së Sigurimeve të Pëgjithshme 1.800 automjete të Sarandës e Delvinës. Kjo degë ka likuiduar mbi 35 milion lekë pagesat me nje rez. Paralelisht është kryer aksionetle aksione për rritjen e sigurisë së shtëpive dhe bizneseve. Në 95 qytetarë të Sarandës janë bërë asi siguracione për jetën në jetën. Tani Dega e rrethit synon që të përfshijë në siguracionet me lloje të tjera motorike të regjistruara.
Shën Prokopi i jepet kishës
TIRANË — (Ed. La.) - Nuk do të ekzistojë më Restoranti i madh në qendër të Parkut të Madh të kryeqytetit dhe pranë Liqenit Artificial.
I ndërtuar para 33 vjetësh mbi rrënojat e Kishës së Shën Prokopit dhe i restauruar disa herë, Restoranti përfundimisht kthehet pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sot në restorantin e improvizuar pjesërisht, ka në filluar Meshat. Për kthimin e kësaj pasurie — që në inventarin e Kishës logaritet deri në 5.000 metra katror — janë firmosur nga Kryeministri Meksi dhe Kryetari Bashkisë, Kelmendi, edhe aktet e nevojshme.
Komiteti i Helsinkit: «Tolerancë ndërmjet besimeve»
TIRANË — Ka shkaktuar mjaft interes tryeza e rrumbullakët e organizuar të enjten nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me shoqatën “Albaned Shqipëri-Hollandë”.
Dy ishin temat qëndrore rreth të cilave diskutuan edhe aktivistët të të drejtave të njeriut nga shqipëtarët e Kosovës dhe të Maqedonisë: Qarëkullimi i lirë i njerëzve dhe toleranca dhe intoranca fetare. Kryetari i Komitetit të Helsinkit për Kosovën, Gazmend Pulaj solli faktet të shkeljes së të drejtës për të qarkulluar lirisht ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë. Në takim morën pjesë edhe aktivistë nga Holanda e Rumania të cilët i folën auditorit shqiptar për përvojën e tyre.
Sëmundje nga barna të skaduara me kohë
Denoncohen tre raste nga qytetarët
MILOT — Rihapet përsëri historia e medikamenteve mjekësore të skaduara.
Pas alarmit të Ministrisë së Shëndetësisë — e para që denoncoi ardhjen nga jashtë të këtyre medikamenteve — në Milot zbulohen fakte të reja. Ka mes një vit që aty tregtohen dhe përdoren nga pacientët preparate që duheshin asgjësuar prej kohësh. Disa pacientë — sipas një sondazhi të ATSH — janë këqësuar pas përdorimit të preparateve.
Shumë qytetarë, duke parë afatin e skadencës, kanë kërkuar që t’i kthejnë ilaçet e blera. Por në Drejtorinë e Farmacive të Rrethit kanë ngulur këmbë në pretekstin se “ilaçet e huaja i ruajnë vetë kurueset edhe pas datës së skadimit”. Nga ana tjetër mjeku i zonës ka denoncuar raste ku pacientët të ndryshem, kanë pësur dëmtime të mukozës së stomakut, rriaktiivizim të ulcerës dhe gastriteve. Për këto raste janë njoftuar edhe drejtuesit e Komunës së Milotit.
Ilaçet e skaduara — të ardhura në Shqipëri kryesisht nga ndihmat humanitare — arrijnë deri në 6 tonë dhe janë shpërndarë në të gjitha depot e barnave nëpër rrethe. Për këtë problem Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të ketë drejtën e kontrollit edhe për medikamentet që vijnë nëpërmjet ndihmave, gjë që deri më sot nuk është praktikuar.
Shkodër: Krisma në një dasëm Plagoset rëndë një familjar i dhëndrit
Shkodër: Krisma në një dasëm
Plagoset rëndë një familjar i dhëndrit
TIRANË — Një tjetër aksident në Shkodër, pas të shtënave me armë nëpër dasma. Këtë herë personi ka shpëtuar për mrekulli. Gjon Stani, 40 vjeç, është plagosur ndërsa festonte bashkë me të afërmit e tij, martesën e të vëllait. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velipojë dhe menjëherë viktima është shtruar në Spital. Sipas mjekëve Stani, tashmë është jashtë rrezikut.
Por ngjarja e fundit, është e vetmja në këtë qytet. Gjatë stinës së verës, zakoni i qitjes me armë nëpër dasma, ka shkaktuar rrezik për të marrë dhe të tjerë. Ndërsa Dega e Rendit Publik, për raste të tilla, ka paralajmëruar ndërprerjen e dasmave.
Në Brendësi
Mafia vret një prift në Palermo
Nënë Tereza operohet përsëri
Cagliari humb në Bukuresht
Tregu dhe çmimet
Valutë, çmime të mallrave, vlerësime mbi tregjet e huaja për prodhimet kryesore ushqimore. “Gazeta Shqiptare” një ofron një rubrikë të re për ju: do të jetë një kontribut për njohjen e mbarëvajtjes së ekonomisë shqiptare drejtuar për të gjithë: të ngarkuarit me punë, me tregti, por edhe për amvisat e imp- penjuara çdo ditë të kuadrojnë llogaritë e vështira të ekonomisë së familjes.
NË TREGJET E HUAJA
JA
Ja disa nga Çmimet në tregjet e huaja të tregtimit dhe disa mal- lera në tregjet e huaja:
SHQIPËRI
Në tregun e LONDRËS;
Sheqeri 1 papërpunuar 160,60 USD/tonë
sheqeri i bardhë 289 USD/tonë
VJENË
Në tregun e ROTERDAS:
MIT:
Vaj luledielli 600 USD/tonë
NË VAJ LUledielli
PER MAKINAT
Në tregun e ITALISË
Për rafineritë Diesel:
vaj gjysmsintetik duhet të përmbajë SHPBDO 5300-5600 për KG
vaj për traktorë 3800-4000 Lira për KG
Për motorët me dy ko-hë
vaj mineral 4000-4000 Lira për KG
VALUTAT
Raporti në të cilat u kuotuan valut at kryesore në tregun e Tiranës gjatë kësaj jave ishte pothuaj i njëjtë me atë të javës së kaluar. Në tregun e lirë Dollari u kuotua në shitje nga 101 deri në 110.4 ndërsa në blerje mbeti pothuaj stabil 101 Tendenza rritje të lehtë kundrejt lekut me marka gjermane e cila e rritë lehtë me 62.2 dhe arrin detri ne 64 lek të kemin në lokun.
MALLRA
Ja disa çmime mesatare të mallrave për muajin gusht 1993 në lekë për KG
Birrë kutia
Patat
Konjak
Ferreki
Makaronat imp.
vaj gjalpi
shtakutura
Makaronat vendi
Vijë gjalla
Sheqeri
Ja disa ndryshime të çmimeve për disa produkte ushqimore të vendosura në shitjet e Tiranës gjatë javës në fund (në lekë)
Tirana Fier Dibra/Gjirok. Shkodra Korça
141.2 135.3 148.2 146.9 138.0 140.7
196.1 211.9 164.4 215.3 177.9 204.2
226.6 202.6 189.1 187.5 179.2 192.3
203.0 207.2 166.5 190.6 163.2 206.4
Makaronat imp. 67.0 69.2 70.9 71.4 71.0 68.1
shtakura 67.5 72.4 71.1 71.4 72.0 69.1
Makaronat vendi 44.6 43.3 53.0 41.0 49.0 53.0
Vijë gjalla 50.6 43.3 45.3 43.1 53.2
Sheqeri 50.6 40.3 56.4 43.1 53.0 50.0
Ja disa ndryshime të çmimeve për disa produkte ushqimore të vendosura në shitjet e Tiranës gjatë javës në fund (në lekë)
Tirana Shijak Vj. Ork Vlorë Speca Papale
Java 8-12 gusht 58 115 60 71 25 25
Java 13-19 shtator 58 125 56 78 30 30
Nesër dhuratë panorama e dytë antike
MATERA
Lokalisht do të marrë nëpër jetën të ofrën nga pem- format që shpeshkuan dhe të cilët së bashku me G- qytetin Shqiptare. Panorama e ndërmarrë është riprodhim në përshtatje të vjetër të Ma- terës.