23/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 shtator 1993

Moda e re, kultivim droge

Zbulohet marihuanë për 20.000 dollarë Gjehet nga Policia në Ersekë fusha e gjashtë në muajt e fundit Rreziku i një bime ekonomike (c.bo.) – Për të pesëten herë në pak javë zbulohet në Shqipëri një fushë droge. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për bimë që janë destinuar për eksport, por megjithatë ekziston një rrezik i madh. Marihuana e prodhuar në Shqipëri kushton, në treg, siç është shënuar më pak se ajo që prodhuar në vendet e tjera. Dhe atje rreziku qëndron pikërisht në faktin se, në qofte se prodhohet në sasi të mëdha, me një kosto kaq të ulët, edhe vetë qytetarët shqiptarë mund ta blejnë. Në fakt heroina ka çmime akoma më të larta, ndërsa marihuana shqiptarë rrezikon të pushtojë tregun lokal. Fërkim është në faktin se mos fillon ai mekanizëm i tmerrshëm që e regjistrua tridjetë vjet më parë në Evropë, kur për konsumim individual u kërkua në shitjen me pakicë, i cili poi në grumbullimin e pasurive të drogës. Që prej të cilave u kalua në episodin e fundit, dramatik: përdorimi i drogave të renda, të shtrenjtë dhe vdekjeprurëse. EDMOND LAÇI ERSEKË – Ka marrë përmasa alarmante mbjellja e bimëve të drogës në Shqipëri. Pas denoncimit të rasteve në Fierit, Laçit, Krujës dhe Shkodrës, Erseka i shtohet këto ditë rasteve të zonave ku është kultivuar drogë. Edhe këtë herë bima e mbjellur rezulton – pas analizave – “Cannabis Sativa”, që shërben për përgatitjen e marihuanës. Sipas burimeve nga Policia Financiare, e cila e kreu operacionin e fundit në bashkëpunim me Degën e Rendit Publik të Ersekës, sipërfaqja e këtij lloj bime ishte mëfat e madhe: një hektar e gjysëm. Ndërsa vlera e kësaj bime, nëse do të shitej më shumicë në tregun e huaj, llogaritet 20.000 dollarë. Për këtë është ndaluar që në datën 17 të këtij muaji – kur u krye operacioni – qytetari Habib Dedulla, por pas 48 orëve është liruar nga Prokuroria e Rrethit dhe tashmë hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa dy shtetas grek, edhe këta përgjes në këtë histori, duke qenë në mbikqyrje nga Policia, kanë mundur të largohen ilegalisht për në atdheun e tyre. “Për dy shtetasit e larguar grekë – i thotë Gazetës Kapllan Xhangolli, Kryetar i Degës së Rendit Publik në Ersekë – kishim informacion të gjitha pikat e kalimit të kufirit. Tashmë pas largimit të tyre në mënyrë të paligjshme kemi njoftuar edhe Interpol-in”. I vetmi burim kontradiktor ndërmjet ndërmjet Policisë Financiare dhe asaj të Rendit është sipërfaqja e mbjellë, e sipas Xhangollit, është më afër herë më e vogël. Hetimet që sapo kanë filluar ende nuk kanë mundur të nxjerrin në pah se për ku ishte destinuar bima e drogës. Deri tani është zbuluar vetëm se farat për kultivimin kishte ardhur nga shtetasi grek, të cilët të pyetur fillimisht nga Policia, kishin ngulur këmbë se bëhej fjalë vetëm për bimën e kërpikut. Pese episodet e tjera Ja pesë fushat e drogës të zbuluara në Shqipëri përpara asaj të Ersekës. FIER, korrik 1993 — Për herë të parë në Shqipëri u zbulua në fshatin Beshlan të Fierit një sipërfaqe e mbjellë me opium që shërben për prodhimin e heroinës. Sipërfaqja 12 metra katrore. FIER, gusht 1993 — Përseri në Fier, por këtë herë një fshatin Suku, analizat treguan se bima e mbjellë në sipërfaqen 250 metra katrore ishte Cannabis Sativa, lëndë e parë e marihuanës. LAÇ, gusht 1993 — Nga Jugu në Veri. Përseri Cannabis Sativa, por këtë herë në malësinë e Laçit. Fshati quhej Dedibisht. KRUJË shtator 1993 — Në Malë të Vogël, 22 kilometra larg Krujës, zbulohet një fushë e mbjellë me Cannabis Sativa. Sipërfaqja një gjysmë. SHKODËR, shtator 1993 Edhe në Shkodër u zbulua një sipërfaqe një dynym e gjysëm e mbjellë me Cannabis Sativa. Policia ka sekuestruar në fshatin Mazrek mbi 1.000 rrënjë. Alarm i ri i tashëm i për-destinuar. Vetëm rastet e konstatuara gjatë këtij viti në Shqipëri, tregojnë se kultivimi i drogës është kthyer në një tregti të re me mjaltë fitim. Hipoteza e – e nde e pavërtetuar – se kjo sasi destinohet për tregun e brendshëm, është edhe kër-cënimi i fundit. Kultivimi dhe shitja në vend do të plotësonte përfundimisht “fenomenin e drogës”, që në Shqipëri kish filluar me trafikimin dhe vazhduar me kultivimin. Rreziku është eviti-dent jo vetëm se etja për drogë ka regjistruar viktimat e para, por edhe sepse përvoja e vendeve të tjera kultivuesve tregon se aty droga shitet shumë herë më lirë se sa në vendet importuese. Por këtyre rreziku i shthohet edhe struktura shqiptare antidrogë, që kohët e fundit po njeh sukses. Tashmë në pikët e kalimit të kufirit është mjaf e vështirë të nxirren sasitë e këtyre bimëve që kultivohen në Shqipëri. Por kjo vështirësi në kontrollin e sasive të vogla të drogës në Shqipëri.

Dimër më pak i ftohtë gati lëndët ngrohëse

480 mijë metër dru, vajguri dhe qymyrguri presin klientët Ndërhyrja e privatëve ndoshta zgjidh mjaft probleme TIRANË – (An. St.) Duket se ky dimër që po afron do të kalojë më disa vështirësi më pak për banorët e qytetit dhe të fshatit në Shqipëri. Në krahasim me vitin që shkoi, ka një përmirësim të ndjeshëm në sigurimin e sasive të lëndëve ngrohëse për popullatën. Këto sinjale optimiste vijnë nga Agjencia Ekzekutive e Burimeve Energjetike për popullsinë. “Aktualisht fushat e druve të zjarrit janë të mbushura dhe në gatishmëri për sezonin dimëror – i thotë Gazetës në këtë Agjenci. Deri në fund të vitit, në shkallë vendi, do t’i tregtohen popullatës 480 mijë metër sterë dru zjarri në një kohë që për vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, u tregtuan 440 mijë metër sterë. Gjithashtu ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’i përgjigjur një kërkese në rritje të popullsisë deri në 500 mijë metër sterë dru. Më i favorshëm paraqitet dhe bilanci financiar për fillimin e vitit 1994. Agjencia mund të blejë për ngrohjen e popullatës edhe 590 mijë metër sterë dru zjarri. Një ndikim shumë pozitiv ka patur dhe kthimi i firmave private në këtë sektor. Ato funksionojnë në të gjitha tre-gjet duke mbuluar një pjesë të ciklin, që nga prerja, transporti dhe dorëzimi i druve për të gjitha. Janë shmangur kështu një numër vështirësish, veçanërisht ato të transportit. E favorshme paraqitet dhe gjendja e vajgurit. Përveç prodhimit të vendit, janë edhe 20 mijë tonë të hua-rasid ndihmë nga Kuvajti dhe Libia. “Më këte sasi – pohon një Agjenci – plotësohen ne- rritje të popullsisë deri në 500 mijë metër sterë dru. Më i favorshëm paraqitet dhe bilanci financiar për fillimin e vitit 1994. Agjencia mund të blejë për ngrohjen e popullatës edhe 590 mijë metër sterë dru zjarri. Një ndikim shumë pozitiv ka patur dhe kthimi i firmave private në këtë sektor. Ato funksionojnë në të gjitha tre-gjet duke mbuluar një pjesë të ciklit, që nga prerja, transporti dhe dorëzimi i druve për të gjitha. Janë shmangur kështu një numër vështirësish, veçanërisht ato të transportit. E favorshme paraqitet dhe gjendja e vajgurit. Përveç prodhimit të vendit, janë edhe 20 mijë tonë të hua-rasid ndihmë nga Kuvajti dhe Libia. “Më këtë sasi – pohon një Agjenci – plotësohen ne- vojat për çdo rreth deri në fund të vitit”. Për të shpejtuar transportin Qeveria ka lejuar përdorimin e autobotëve privatë. Në të njëjtën kohë Agjencia po shikon mundësinë e importimit të disa autobotëve të tjerë. Ndërsa kërkesat e popullatës për qymyrguri janë në rritje, janë marrë masat që 10 mijë tonë të jenë në gatishmëri për tregtim. Në rast se do të ketë rritje të kërkesave janë të gatshme burimet dhe do 20 mijë tonë qymyrguri. Përmirësime ndjehen edhe do të sjellë dhe futja në fillim të vitit 1994 përdorimi në masë për gatim i gazit të lëngët. Aktualisht firma italiane Gesea në Durrës, furnizon me gaz të lëngët rreth 1000 familje. Në fillim të vitit që vjen ky aktivitet do të shtrihet edhe në Tiranë.

Dje në Shqipëri

NJE ARKITEKT FRANCEZ AKSIDENTOHET NE QYTETIN ANTIK TE APOLONISE – Është aksidentuar rëndë një arkitekt francez, ndërsa punonte në gërmimet e qytetit antik të Apolonisë në Fier. Sipas burimeve nga Spitali, arkitekti i është shkaktuar një frakturë në brinjë, megjithëse gjendja e tij vlerësohet përmirësore. Arkitekti kishte ardhur në Fier në përbërje të një ekspedite arkeologjike shqiptaro-franceze. Aksidenti ndodhi pas rrëzimit të tij nga një lartësi tre metra mbi murin e taracimit. VAZHDOJNË GJUETIA E NDALUAR E PESHKUT NE TEPELENE – Edhe pse janë ndaluar nga Policia katër persona që kryenin gjueti me lëndë plasëse në lumin Vjosës dhe Drinos, gjuetia e ndaluar vazhdon. Sipas burimeve zyrtare moshe është kualitativ të tjerë me peshk janë zhdukur krejtësisht, duke bërë që sot të arrijë pranë një katastrofe ekologjike. Gjithashtu mësohet se burimi kryesor me lëndë plasëse është mineria e qymyrit në Memaliaj. FEDERATA GREKE E FUTBOLLIT NDIHMON EKIPIN “BUTRINTI” TË SARANDËS – Baza materiale e dhuruar nga Federata Greke e Futbollit për “Butrintin” e Sarandës, kap shifrën e 500 mijë dhrahmive. Ky kontribut përbëhet nga uniforma për faqësim dhe një sasi e mjaftueshme me materiale të tjera sportive për ekipin e qytetit të Sarandës. NDIHMA TË REJA USHQIMORE NGA KOMUNITETI EVROPIAN – Vazhdojnë të arrijnë në Portin e Durrësit ndihma të Komunitetit Evropian, akorduar për popullin dhe qeverinë shqiptare. Mbërritën dje në Durrës filluan të shkarkohen anijet “El-se Fundi” dhe “Apollonia Nomad”. Ndihma e re përbëhet nga 5.012 dhe 5.000 tonë miell.

Republikanët në Kongres

TIRANË — “Në qeverisjen e vendit nga koalicioni i partive ne kemi vënë re shumë defekte serioze dhe ne nuk jemi dakord me funksionimin real të këtij koalicioni, por fajlami i fundit i Berishës na jep shpresë se gjërat do të rregullohen”, kështu u shpreh Sabro Godo, Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare në përfundim të punimeve të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë. Në mbledhje u diskutuan problemet aktuale të shtytjes së regjimit të mëtejshëm të partisë dhe caktimi i politikës në vend. Republikanët shprehën shqetësimin e tyre edhe për futjen e mundshme në Polonë dhe në Rusi që të rritet bashkëpunimi i të gjitha partive të djathta në Shqipëri. Selia e Partisë Republikane

«Shqipëria është për institucionet arsimore të grekëve»

TIRANË — “Kur në Universitetin e Gjirokastrës çelet për herë të parë degë mësimore në gjuhë-letërsi greke në nivelin më të lartë të strukturës arsimore në Shqipëri, Ministria e Jashtme e më pas edhe Qeveria Greke, akuzojnë dhe pretendojnë se ‘autoritetet shqiptare kanë urdhëruar përmes një qarkoreje mosfunksionimin dhe mbylljen e shkollave të minoritetit grek’. Përgjigja shqiptare — përmes një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, hedh poshtë si krejt të pavërteta dhe pa asnjë bazë deklaratat qeveritare të palës greke.” TIRANË — “Kur në Universitetin e Gjirokastrës çelet për herë të parë degë mësimore në gjuhë-letërsi greke në nivelin më të lartë të strukturës arsimore në Shqipëri, Ministria e Jashtme e më pas edhe Qeveria Greke, akuzojnë dhe pretendojnë se ‘autoritetet shqiptare kanë urdhëruar përmes një qarkoreje mosfunksionimin dhe mbylljen e shkollave të minoritetit grek’. Përgjigja shqiptare — përmes një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, hedh poshtë si krejt të pavërteta dhe pa asnjë bazë deklaratat qeveritare të palës greke. Përmes kësaj deklarate edhe në një herë Shqipëria rikonfirmon se ka krijuar të gjitha kushtet për arsimimin e gjuhës greke në Shqipëri. Gjë kjo — që sipas deklaratës — nuk bëhet për minoritetet që ndodhen në Greqi.

Si do lyhet ora e re e Parlamentit?

Ka ardhur si dhuratë nga SHBA. Tani duhet caktuar ngjyra që do ketë ajo TIRANË — (Ja.ba.) Ngjarjet dhe nga dhuratat të bëhen në hall. Kështu ka ndodhur ditët e fundit me Parlamentin shqiptar. Më në fund, për të vënë rregull në diskutimet e deputetëve “të pabindur” e cilën e takojnë — dhe shpesh majft ndje-shëm — kohën e caktuar për diskutim, do të montohet një pajisje elektronike. Ka ardhhur si dhuratë nga SHBA. Tani duhet caktuar ngjyra që do ketë ajo Si do lyhet ora e re e Parlamentit? TIRANË — (Ja.ba.) Ngjarjet dhe nga dhuratat të bëhen në hall. Kështu ka ndodhur ditët e fundit me Parlamentin shqiptar. Më në fund, për të vënë rregull në diskutimet e deputetëve “të pabindur” e cilën e takojnë — dhe shpesh majft ndjeshëm — kohën e caktuar për diskutim, do të montohet një pajisje elektronike. Është një lloj ore e madhe e cila do të shërbejë për secilin deputet kohën që ka në dispozicion. Ardhja e saj — ishte nga dhurata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës — ka bërë që shumë deputetë të pyesin përse në shumicë Kryesinë e Parlamentit se cili është takoni për të vënë në funksionim orën e caktuar — “për me mënyrën e caktuar kohën”. Për fat të mirë jo shumë të madh, Ora ardhhi nga SHBA e palyer nga jashtë. “Nuk na kujtohet çfarë ngjyre ishte lyer salla e ndahë e Parlamentit — ishin shpre-hur amerikanët — vendosni ju vetë se farë ngjyre do të ketë ora”. Kështu ngjyra e orës u bë një objekt më tepër për ditën e shtunës e deputetëve gjatë pushimeve ndërmjet seancave. Ndër të tjera ka bërë edhe ndonjë propozim konkret sipas preferencave që ka, por fjalën e fundit do ta thotë administrata e Parlamentit e cila ende nuk ka vendosur. Vetëm pas të leyer ora e madhe elektronike do të zbukurojë muret e sallës së madhe të Parlamentit dhe do t’i fillojë ta kryejë funksionin e saj në ndihmë të Kryesisë. Selia e Parlamentit

NE BRENDESI

Asistenca: Luftë ndaj shpërblimit të dyfishtë Janë 600.000 mijë ato që përfitojnë përkrahjen sociale NE FAQEN 3 «Në Rusi grusht shteti i Eltsin» Presidenti shpërndau Parlamentin NE FAQEN 2