24/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 shtator 1993

Futboll, kombëtarja në skandal

Akuza të rënda në vigjilje të ndeshjes në Tiranë. Por lojtarët mohojnë Spanja denoncon në FIFA: «Ka shitur ndeshje» Akuza të rënda në vigjilje të ndeshjes në Tiranë. Por lojtarët mohojnë Futboll, kombëtarja në skandal Spanja denoncon në FIFA: «Ka shitur ndeshje» EDMOND LAÇI TIRANE — Shpërthen skandali i futbollit. Që nga mbrëmja e ditës së martë kombëtarja shqiptare është nën akuzë. Juan Espino, Zëvendëspresident i Federatës Spanjolle të Futbollit (REF), ka denoncuar një ditë para ndeshjes Shqipëri-Spanjë se një ”përfaqësues i futbollistëve shqiptarë” ka kërkuar si shpërblim për lënien e ndeshjes një shumë prej 6 deri 8 milionë peseta, afro 40 deri 60 mijë dollarë. Pas kësaj — polemikat e shumta të hapura në Spanjë — kanë detyruar RFEF që maksimumi deri të hënën t'i dërgojë një relacion të gjerë FI-FA-s mbi këtë ndodhi. Edhe pse — Spanjën, trajneri i kombëtares Bej kush Birçe flet i dëshpëruar: ”Kështu si u luajt, kjo gjë edhe mund të mendohet, sepse golat e spanjollëve ishin dhuratë nga ana e mbrojtësve tanë”. Sidoqoftë Birçe pranon të flasë vetëm në aspektin tekniko-taktik dhe nuk ka dëshirë të prononcohet për këtë histori. ”Hipoteza të tilla kam dëgjuar shpesh — vazhdon Birçe — sidomos për ndeshjen me Irlandën, megjithatë këto ende janë të pavërtetuara dhe s'jam unë ai që duhet t'i vërtetojë”. Por akuzat janë edhe më të rënda se sa hipotezat që ka dëgjuar Birçe. Në intervistën për radion private të Madridit, ”Cadena Ser”, Zëvendëspresidenti Espino tregon se ”përfaqësuesi misterioz i lojtarëve shqiptarë, duke propozuar marrëveshjen për ndeshjen e së mërkurës në Tiranë, i ka pohuar atij se kjo gjë është bërë më parë edhe me ekipet e tjera të Grupit 3”, që janë Danimarka, Irlanda, Irlanda e Veriut, Lituania dhe Letonia”. Tronditja që ka shkaktuar dhënia e këtij lajmi, u ndje shpejt në Spanjë. Ministri i Sporteve, Rafael Cortes Elvira, deklaroi: ”Më bëhet qejfi mbi këtë refuzim kategorik nga Federata jonë për të mos e bërë këtë marrëveshje, por moslajmërimi i menjëhershëm i FIFA-s ka qenë një gabim i madh”. Të hënën — dita e fundit që Federata Spanjolle duhet t'i paraqesë relacionin e plotë Federatës Ndërkombëtare të Futbollit — pritet të zbulohet edhe misteri. ”E njoh ndërmjetësin shqiptar — shtoi Espino në intervistën e tij — por nuk nuk mund ta jap emrin”. Agjenci të ndryshme lajmesh referojnë se ndërmjetësi misterioz shqiptar ka udhëtuar ditën e martë më të njëjtin aeroplan që Federata Spanjolle e Futbollit kishte vënë në dispozicion të sportistëve të tyre. Por ky është një mister tjetër: ”Unë e prita vetë avionin spanjoll në Rinas — thotë Edmond Gëzdari, specialist në Federatën Shqiptare të Futbollit — dhe nga 105 pasagjerë asnjë nuk ishte shqiptar”. Tashmë pritet vetëm denoncimi nga Spanja për FIFA-n. Skandali i ndeshjeve të shitura ka shumë mundësi që të zbulohet përfundimisht. Në se akuzat nga Spanja do të rezultojnë të vërteta, kjo do të sillte një dënim mjaft të ashpër për ekipin shqiptar, por edhe për të tjerat nga Grupi 3, me pasoja të rënda sidishme për të gjithë klasifikimin e eliminatoreve. Një pjesë nga takimi Shqipëri-Spanjë: mbrojtësi Shulku (në të djathtë) i mer topin spanjollit Alkorta

Dritë jeshile për trafikun

TIRANE — (p. re.) — Katër semaforë të rinj, të importuara nga Italia, janë vendosur në kryqëzimin pranë Bankës Shqiptare. Janë të parët nga pajisjet elektronike që Bashkia ka vendosur të instalojë dora-dorës në të gjitha kryqëzimet më të rëndësishme të kryeqytetit. Që në ditët e para pas vendosjes së semaforëve të rinj është vënë re ndryshimi në lëvizjen më të disiplinuar të automjeteve të shumta që qarkullojnë në këtë pjesë — nga më të ngarkuarat — e trafikut të Tiranës. Një provë e tillë ishte bërë edhe disa vjet më parë. Atëherë u vendos që të viheshin semaforët në disa rrugë të kryeqytetit dhe për këtë filluan të punonin disa ndërmarrje të kryeqytetit. Por shpejt shumë shpejt edhe semaforët e ”prodhuara me forcat tona” dolën jashtë përdorimit. Kështu, që atëherë barrë e rëndë e rregullimit të lëvizjeve të qindra automjeteve i ka rënë Policisë Rrugore. Megjithatë përpjekjet e pjestarëve të saj, jo rrallë ndodh që të krijohet konfuzion në rrugët e kryeqytetit, të ngushtuara edhe nga kanalet që u hapën kohën e fundit. Montimi i katër semaforëve të parë të rinj është pikërisht një përpjekje për të shmangur këtë konfuzion.

Unicef në Tiranë: «Mbroni fëmijët»

Apel i organizatës ndërkombëtare TIRANE — (br.ca.) - “U bë një betim nga 70 Kryetarë Shtetesh për realizimin e disa objektivave për fëmijët e botës. Ishte betim dhe premtim i cili duhet të realizohet deri në vitin 2.000”. tha Alireza Mahallati përfaqësuesi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Shqipëri, të mërkurën gjatë një konference shtypi. Konferenca e cila u dha me rastin e tre vjetorit të këtij betimi dhe të mbajtjes së raportit nga Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it James Grant me 22 shtator 1990. Tani vendet anëtare janë 145. Edhe Shqipëria merr pjesë në këtë iniciativë humane dhe përfshihet në këtë program. Programi i filluar në një vit më parë është realizuar nga 85 vende ndërsa nga 60 vendet e tjera — përfshirë këtu edhe Shqipërinë — ka ende për të bërë. Programi përfshin eliminimin e disa sëmundjeve të fëmijët, përmirësimin e kushteve të nënave — pasi janë nënat ato që sjellin në jetë këta fëmijë — por në të njëjtën kohë ky program kërkon edhe një vend shëndetësor të zhvilluar. Ndërsa përsa i përket të dhënave statistikore për Shqipërinë nuk rezulton asnjë shifër mbi vdekshmërinë e fëmijëve nën moshën pesë vjeç pranë kësaj organizate pasi informacioni për to është i vitit 1975.

Kërkon shtëpinë e Nanos: «Ai duhet të ma kthejë»

Por ish-pronari sulmohet në mënyrë misterioze TIRANE — (Ed. La.) - Edhe Fatos Nano duhet ta lerë shtëpinë e tij. Pronesia mbi këtë banesë këto ditë ka dalë në plan të parë edhe pse pronarët e ligjshëm njihen prej vitesh. Një person nga familja Zeqja është intervistuar në Televizionin Shqiptar — me dëshirën e saj — për të demonstruar publikisht se dikush e ka rrahur vetëm për shkak të kësaj pronësie. Tashmë për këtë ngjarje po punon intensivisht edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili shumë shpejt, do të japë edhe versionin e tij përfundimtar për këtë çështje. Historia ka filluar — sipas burimeve nga familja Zeqja — para një jave, kur pronarët kanë shkuar në banesën e Nanos, për të kërkuar një ndërrim provizor, derisa vitit 1995 t’i japë përfundimisht atyre, sipas ligjit, pronësinë e ligjshme. Edhe zonja Nano e konfirmon takimin e fundit me pronarët, por shpjegon gjithashtu se ky nuk ishte i vetmi këtë kohë të fundit. “Ata erdhën para një jave — tregon Gazetës zonja Nano — dhe biseduam ashtu si herët e tjera për të konkluduar mbi lirimin e shtëpisë”. Ditën e shtunë — po sipas pronarëve të ligjshëm — disa persona kanë rrahur bashkëshorten e pronarit të shtëpisë së Nanos, me pretekstin e vajtjes në këtë shtëpi. Shkak i vetëm për këtë hakmarrje, kanë thënë ata në Televizion, ishte vetëm çështja e shtëpisë së Nanos. “Unë nuk di asgjë për ato që kanë ndodhur më pas”, përfundon zonja Nano, duke mohuar kështu përfshirjen e saj në këtë ngjarje të rëndë. Sidoqoftë ende ngjarja nuk është sqaruar përfundimisht. “Ne na duhet të verifikojmë në tre burime, sipas natyrës së punës sonë — thotë Kujtim Çashku, Kryetari i Komitetit Shqiptar të Helsinkit — dhe për një ose dy ditë mund të plotësojmë kuadrin e plotë të kësaj ngjarjeje”. Tashmë pritet jo vetëm të sqarohet misteri i hakmarrjes ndaj pronarëve të ligjshëm të shtëpisë së Nanos, por edhe koha se kur familja e liderit socialist do ta lerë këtë vendin ku jeton aktualisht.

Në Tiranë një furretar shpërndan bukë falas

Akt bujarie pas inaugurimit të punishtes së re TIRANE — (p. re.) - Një furëtar në Tiranë është bërë të merkurën objekt i admirimit të banorëve të zonës përreth furrës së tij. Të mërkurën bukë falas sot kur çmimet e saj janë rritur dy herë brenda pak kohësh, nuk është një gjë që ndodh përditë. Pikërisht kështu ka ndodhur me disa banorë të lagjes së tij të cilët të mërkurën në mëngjes kanë marrë bukë falas në dyqanin e tij të ri që është bërë zakon të quhet “Tirana e Re”. Këtu, para pak ditësh është inauguruar një furrë e re buke. Pronari i saj për të festuar këtë gëzim por edhe për të kujtuar një traditë të lashtë të furra-torëve në të gjithë botën, ka vendosur të bëjë diçka që është përgezuar nga banorët rreth e rrotull: të shpërndajë në sasí bukë falas. Janë me qindra bukë që banorët — disa të quajtur në momentin e parë — kanë marrë falas nga pronari bujar. Sipas traditës një veprim i tillë i garanton furra-torit mbarsi për të gjithë kohën që punishtja e tij do të jetë e hapur. Mendohet se mërkesa e furta[r]it do të shpërblehet nga bujaria e Perëndisë, që është gjithnjë e ndjeshme ndaj atyre që bëjnë mirë. Kështu me siguri do të ndodhë edhe me furra-torin tonë. Në fakt, kjo bujari është edhe një sistem origjinal reklame. Sisteme të tilla reklame ishin përdorur deri tani nga firma nga më të mëdha. “Një antenë falas për ata që blejnë televizor në Firmin tonë; Një orë elektronike falas për ata që blejnë relustin tonë”. Një gjë të tillë dëgjohet përditë në mjetet e informimit. Por rast i furra-tarit është disi ndryshe. Ai është një dyqanxhi i thjeshtë që hedhë nuk ka pretendime të mëdha dhe sikurse shumë firma të tjera dhe si dyqane të tjera e më merkuri per blerësit nuk ka vënë të ilanur me blerje të ndonjë malli tjetër. Ka qenë vetëm një lidhje interesante mes reklamës, besim bashkëkohor, dhe traditës së vjetër. Një veprim që ka ngjallur simpati në banorët e lagjes përreth, të cilët shurti do të kenë klientët e rregullt të punishtes së re.

Interpretime psikologjik

TE RRAHESH Interpretim psikologjik: Në ëndërr çdo frenim zhduket dhe jemi të lirë të shfaqim çdo sentiment: transformojmë rivalitet e antipati në një sentiment urrejtje të pakontrolluar dhe kryejmë veprime që nuk do ta lejonim vetes kurrë. Nëse agresiviteti ynë i drejtohet një njeriu që duam, me shumë mundësi është provokuar nga një ngjarje që na ka shqetësuar dhe që nuk kemi falur. Nëse na e provon një ndjenjë fajl deri në atë pikë sa vetëdëshkohen në ëndërr. Të rrahësh gruan tregon tradhti nga ana juaj: ndoshta të rrahësh një grua parashikon një marrëveshje. DERA Interpretim psikologjik: Të kalosh nëpër një portë semnifikon, për të ëndërruarin, një moment të rëndësishëm. Në se shohim një derë të hapur, jemi në kushtet e duhura për të marrë një vendim të rëndësishëm, por nëse porta është e mbyllur ose e rrethuar nga eterëra dikë tak që nuk shkon ashtu siç duhet: frikë, pasiguri, vështirësi ju ndalojnë të jetoni në mënyrë të vetëdijshme këtë fazë të jetës suaj. Shpesh pranë dyerve të mbyllura tregon paaftësinë për të parë tek vetja. Në se porta është e hapur kjo tregon ndryshe pozitive ose martesë. Por në se është e mbullur na presin dëshpëtimet. RRUGA Interpretim psikologjik: Rruga automobilistike paraqet rrugën të cilën për përshkojmë në jetë. Në rrugë përfshihen të kaluara e tashmja dhe e ardhmja: në se rruga është e gjerë dhe me pemë kemi hyrë në një rrugë të sigurtë. Një rrugë e shkretë simbolizon vetminë ndërsa fshatrat që mund të ndodhen në të janë rruge simbolizojnë dëshirën tonë për tu shoqëruar me njerëz. Një rrugë e gjatë dhe e gjerë paraqet fat. Një rrugë kryesore paraqet ndryshime pozitive. TELEFON Interpretim psikologjik: ky mjet i jetës moderne që zë një rol të rëndësishëm në ditët tona shpesh shoqërohet në ëndërr nga ankthi dhe dashuria: në se nuk arrini të telefononi dhe qëndroni linjën të zënë, gaboni numër janë situata të lidhura me frikën se nuk ju përgjigjen dhe dashurinë. Në se vizioni i telefonit na krijon një ndjenjë ankthi, kemi frikë nga arritja e lajmeve të këqija ose jemi të shqetësuar për vendosjen e duamit që kemi larg. Kjo ëndërr shihet shpesh nga persona të turpshëm dhe të paaftë të vendosin raportet korrekte sociale. Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. Interpretime të ëndrrave

Apel i organizatës ndërkombëtare

Dje në Shqipëri Apel i organizatës ndërkombëtare Unicef në Tiranë: NE BRENDE...

Por ish-pronari sulmohet në mënyrë misterioze

Kërkon shtëpinë e Nanos:

Die në Shqipëri

BERISHA PERKRAH JELCININ - “Të domosdoshëm për përcaktimin e vetë-shtrirëse të krijuara nga forcat konservatore antireformiste si dhe për shpejtimin e ritmit të reformave në Rusi”, kështu e ka për-kufizuar Presidenti shqiptar Berisha aktin e Presidentit rus Jelcin për shpërndarjen e Parlamentit. Një mbështetje të tillë i kanë dhënë Jelcinit shumica e kryetarëve të shteteve nga e gjithë bota. PERRUROHET LINJA AJRORE ZAGREB-TIRANE - U përurua linja ajrore Zagreb-Tiranë e cila do të funksionojë dy herë në javë me një avion 140 vende. Është ky një hap tjetër në rrugën e konkretizimit të memorandumit të nënshkruar disa kohë më parë mes dy vendeve. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë dhe një delegacion kroat i përbërë nga funksionarë të lartë të qeverisë. Pas përurimit ky delegacion mori kontakt dhe me ministrin shqiptar të transporteve si dhe me atë të arsimit për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Me këtë rast shoqëria ajrore “Croatia Airlines” dha një koktej. NJE SHKOLLE E RE KATOLIKE NE DURRES - 150 familje të ndarë në dy klasa të para dhe tre të tjera që plotësojnë ciklin fillor, siuan mësojnë në shkollën katolike min në Durrës. Investimet për ngritjen e kësaj shkolle, janë bërë nga Kisha Katolike, Instituti i Motrave Benedikte dhe Karitasi. Nxënësit do të mësojnë me programet e hartuara nga Ministria e Arsimit e parashikuara mësimin e gjuhës italiane në klasë të tre. NE DURRES NJE AKSIDENT NE CDO KATËR DITË - Gjatë periudhës korrik-gusht në rrethin e Durrësit kanë ndodhur 17 aksidente automobilistike, në të cilat kanë gjetur vdekjen 8 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë. Mesatarisht, një aksident në çdo katër ditë. Specialisti i trafikut të autostradës ka deklaruar se renditen në pjesën më të madhe nga automjetet, si dhe nga përdorimi i rregullave të qarkullimit.

NE BRENDSI

Sheshi i Kuq në Moskë Moskë, qetësi pas grushtit të Shtetit Në fuqi akoma dy presidentë NE FAQEN 2 Një tren në lumin e krokodilëve Mbase rreth pesëdhjetë të vdekur NE FAQEN 2