29/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 shtator 1993

Drejt Durrësit 38 kg heroinë

Droga ishte bllokuar në Maqedoni: «Do përfundonte në Itali» Drejt Durrësit 38 kg heroinë Ngarkesa vlente 10 milion marka EDMOND LAÇI TIRANË — Shqipëria në udhëkryqin e trafikut ndërkombëtar të drogës. Pas marihuanës — e kultivuar në qytete të ndryshme shqiptare por e destinuar për në Greqi — zbulohet një sasi e madhe heroine, që ish nisur për në Itali. Vetëm se këtë herë kapja e trafikantëve në Maqedoni, bëri të mundur që ngarkesa me 38 kilogram heroinë të mos e përshkonte të gjithë itinerarin: Turqi, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri dhe Itali. Kjo rrugë, e referuar gjatë një konference shtypi në Shkup nga Ministria Maqedonase e Punëve të Brendshme, përgjatë Shqipërisë do të përfundonte në Portin e Durrësit. Bëhen reale kështu hipotezat e Policisë Shqiptare se tashmë vendi është mjaft i ekspozuar ndaj tranzitimit të drogës. Zbulimi i sasisë së heroinës që do të kalonte edhe përgjatë Shqipërisë, është bërë javën e kaluar në afërsi të Shkupit, kryeqytet i Maqedonisë. Sipas burimeve nga Shkupi janë arrestuar dy qytetarë maqedonas, në makinën e të cilëve ishin fshehur 38 kilogram heroinë e paketuar. Vlera e kësaj sasie, e llogaritur për shitje me shumicë, kalon 10 milion marka gjermane. Policia Maqedonase, e cila e quajti aksionin e fundit antidrogë si më të suksesshmin, pranoi gjithashtu se kish qenë e informuar më parë për këtë kalim të trafikantëve. Menjëherë pas arrestimit të dy drejtuesve të mikrobuzit që transportonte heroinën, autoritetet maqedonase kanë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, emrat e të cilëve ende s'janë bërë të njohur. Sipas Komandantit të Postës së Policisë që bëri ndalimin e trafikantëve, makina e tyre ishte lyer me një lloj llaku të veçantë, në mënyrë që t'i shpëtonte nuhatjes së qenve antidrogë. “Problemi është se sa do të jemi ne në gjendje ta kundërshtojmë kalimin tranzit të drogës për në Shqipëri — tha për Gazetën Leonidha Mërtiri, Konsull i Shqipërisë në Shkup — rreziku, sidomos pas kësaj ngjarjeje, mbetet gjithmonë evident”. Sipas Mërtirit më e ekspozuar ndaj kësaj dukurie është pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku lëvizja është tejet e madhe. Por kufiri shqiptaro-maqedon ka hapur oreksin e trafikantëve të drogës, sidomos pas mbylljes së kufirit me Serbinë. Është ky shkaku ndoshta, që javë pas jave denoncohen raste të përdoruesve të drogës në radhët e të rinjve maqedonas. Alarm i tashmë i përket Shqipërisë, pozita e favorshme gjeografike e së cilës, nuk ka se si të mos i eksitojë trafikantët e helmit të bardhë. Fenomenit droga në Shqipëri — pas përdorimit e kultivimit — i shtohet tranzitimi dhe trafiku i madh ndërkombëtar. Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Një histori në dy foto

independence të përgjithshme një vinc me disa punëtorë tëvizi dhe që mbetet nga piedestali për me cilin ngrihej në bronzin gjigand, Enver Hoxha. Vetëm një grup i vogël me kurriz ndalon të shikojë, ndërsa kudo rreth e qark jeta vazhdon me një normalitet absolut. Kanë kaluar vetëm 31 muaj, e megjithatë duket një shekull. TIRANË — Ja dy imazhe që japin momente të fundit të historisë shqiptare. 22 shkurt 1991: studentët zbresin në shesh, protestojnë kundër shtypjes komuniste, policët dëgjojnë për të mbrojtur simbolin e regjimit, ndërsa indiferencë të përgjithshme një vinc me disa punëtorë lëviz atë që mbetet nga piedestali mbi të cilin ngrihej në bronzin gjigand, Enver Hoxha. Vetëm një grup i vogël me k…

Dje në Shqipëri

NË BURREL EDHE 70 OBJEKTE TË TJERA NË ANKAND — Një hap i rëndësishëm i degës i së Agjencisë së Privatizimit në rrethin e Matit. Ajo sapo ka shpallur shitjen në ankand të 70 objekteve të ndryshme që do të privatizohen. Është plotësuar dokumentacioni për vlerën e objekteve, makinerive e pajisjeve, si dhe terrenë e tokës. Ankandi do të zhvillohet në 27 tetor. Bëhet fjalë për magazina, dyqane, reparte prodhimi që ndodhen në ndërmarrjet e ndryshme të rrethit. Figur[o]n mes Figurojnë mes tyre edhe hotele i punëtorëve të rrethimit, që del për herë të dytë në ankand me një vlerë fillestare prej 5 milion lekë. MOSBESIM NDAJ SIGURIMEVE SHOQËRORE NË BERAT – Punonjësit i shmangen Ligjit për Sigurimet Shoqërore dhe nuk i përgjigjen detyrimeve. Ky është konkluzioni që bën nga shqyrtimi i shifrave për këtë problem. Me gjithë punën e bërë nga Dega e Sigurimeve Shoqërore në Berat, për propagandimin e përmbajtjes së Ligjit që mbron interesat e punonjësve, vetëm 500 nga 25.000 forca aktive që punojnë në fshat, paguajnë sigurimet shoqërore. Po kështu vetëm 1.300 punonjës të sektorit privat, paguajnë rregullisht kuotën e sigurimeve. NË SHKODËR FALSIFIKIM NË MASË I DEFTESAVE SHKOLLORE – Identifikimi është bërë nga Dega e Rendit Publik të rrethit Shkodër. Janë falsifikuar 70 dëftesa që i përkasin shkollave të mesme. Dyshohet që ato të jenë përdorur nga persona të veçantë për të zënë vendet e reja të punës në administratën shtetërore gjatë zhvillimit të Reformës. Nuk ka ende të dhëna që të faktojnë një implikim të mundshëm të mësuesve apo drejtorëve të shkollave në këto falsifikime. Mendohet që ato të jenë bërë gjatë shkëputjeve të disa shkollave 2-3 vjet e fundit.

Durrës: ndryshon komandanti i kontigjentit «Pellicano»

DURRËS — Ndryshime në…

Policë Financiarë pa grada ushtarake

Preokupacion midis punonjësve ANDREA STEFANI TIRANË — Shqetësim në radhët e punonjësve të Policisë Financiare pas miratimit nga Parlamenti të Ligjit për “Gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Reaksioni ka lindur për faktin e theksuar se, ndryshe nga deri më sot, Policia Financiarе nuk përmendet në Ligji ndërmjet organeve që përfitojnë nga sistemi i ri i gradave. S’ka as tre muaj që u vendosën gradat ushtarake në këtë organ, madje u ish premtuar dhe sjellja e uniformave nga Italia dhe befаs, gjithçka përmbyset. Policia Financiare rrezikon të mbetet pa grada. Ky degradim, perceptohet nga specialistët e këtij organi si mjaft i dëmshëm. “Në momentet e tanishme — thënë ata Gazetës — për luftën kundër spekullimit dhe kontrabandës, kërkohet me-doemos autoritet ushtarak. Ishte vetë Kryeministri Meksi që në analizën vjetore të këtij organi, nënvizoi nevojën e zgjidhjes së problemit të uniformës, gradave dhe armatimit për këtë lloj policie”. Në të të kundërtën, me një akt të tillë, Policia Financiare barazohet me Inspektoriatin Pyjor, atë të Tatimeve apo Doganave, duke humbur disa nga kompetencat për vetëpervim. “Ne kemi përgatitur një Projektligj për Statusin e Policisë Financiare — shtojnë specialistët — dhe nuk kuptojmë si mund të merren vendime për këtë problem pa marrë edhe mendimin tonë”. “Nuk mendoj se Presidenti Berisha do ta miratojë një gjë të tillë — pohon për Gazetën Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Financiare — heqja e statusit të ushtarakut do të shkaktonte, veç të këqijave të tjera dhe largim të punonjësve nga ky organ, sepse 20-30 për qind e të ardhurave të tyre buron nga ky status vështirësie”.

Mbyll një komandanti i kontigjentit «Pellicano»

DURRËS — Ndryshime në komandën e kontigjentit “Pellicano”: nesër Gjeneralin e Brigadës, Antonio Tobaldo, do ta zëvendësojë Gjenerali i Brigadës, Vito Carlucci. Në ceremoninë për dorëzimin e detyrës, që do të mbahet në ish-kampin e fëmijëve “Qemal Stafa” të Durrësit, do të jetë prezent një eksponent i lartë i Shtabit Madhor të Ushtrisë Italiane dhe shumë autoritete, italiane dhe shqiptare. Dy vjet pas mbërritjes së ushtarëve italianë në Shqipëri, mbetet ende e paqartë e ardhmja e misionit. Tashmë i përfunduar funksioni filestar, që ka qenë ajo e shqërimit dhe e shpërndarjes të mijëra e mijëra tonelatave të ndihmave ushqimore në të gjithë vendin, roli i “Pellicano”-it (kontigjenti i të cilit është shkurtuar së tepërmi gjatë këto dy vjet, qoftë si material, mund të modifikohet në një aktivitet të asistencës ushtarake që do t’i ofrohet Ushtrisë Shqiptare.

Gjirokastër: enigma e avionit mbi kala

«Ishte vetëm një dhuratë e kinezëve» TIRANË — (p. re.) Është historia e një avioni që prej shumë kohësh e shihte ekspozuar brenda mureve të kalasë mesjetare të Gjirokastrës. Një avion luftarak amerikan që u tregohesh vizitorëve shqiptarë e të huaj si simbol i paparëkshemërisë së hapësirës ajrore të Shqipërisë. “Ky është fundi pa lavdi i një imperializmi amerikan”, ky ishte slogani që përsëritej sa herë që grupet turistike vizitonin qendrën historike. Tani edhe avioni — simbol i një periudhe që sapo ka kaluar — i tufës së ftohtë — eshte bërë objekt diskutimi. Siç bëra gera te se kaluares edhe historia e tij u bë e dyshimtë. A e tillë e vertetë që avioni amerikan (Fluturante me mision sekret mbi Shqipëri) dhe a detyruar me pas u ul nga forcat shqiptare të armatosura? Në këtë pyetje janë ngritur shumë hipoteza disa prej të cilave nga më të pabesueshmet. Me që për qe i— thave dy teori, që të paktën kanë elementë të besueshëm. Njëra prej tyre që mbrohet nga disa aviatorë me përvojë, e pranon gjysmën e versionit të këtij zyrtar. Sipas aviatorëve, avioni dërteja ishte ulur në realin shqiptar, por jo i detyruar nga ushtria shqiptare. Ka qenë vetëm një defekt në aparaturat e komandimit që e ka detyruar pilotin amerikan të bëjë zbritje të detyruar. “Where am I?” ka qenë pyetja e oficerit amerikan të hutuar. Një hipotezë tjetër, që dëgjohet shpesh në Gjirokastër, e çon orbilien e avionit shumë larg, në Lindjen e Largme. Sipas saj, piloti kishte kryer një fluturim në Korese, kinezët kanë kapur këtë avion të cilin me pas kanë “dhuruar” atë? rat e miqua marksiste shqiptare. Eshtë pro një ngjarje e vjetër me tre versione. Cila është e vërteta? Ajo, pa dyshim nuk do të punohet e zbulohet al shumë enigma të tjera të kësaj 50 vjetëve të fundit. Kështjella e Gjirokastrës

NE BRENDSI

Një motër «i dhuron» një veshkë të vëllait Operacion delikat në Bari NE FAQEN 2 Shqiptarët e pinë shumë duhanin Çdo vit meshkujt konsumojnë rreth 2.717 milion cigare NE FAQEN 3 Mehmet Berballa