Prokuroria e Romës rihap hetimet mbi ndihmat për Shqipërinë
Akuza të reja kundër ish ministrit Vitalone
TIRANE — (p. re.) — Prokuroria e Romës ka filluar hetimin mbi skandalin e Kooperimit italian për ndihmat ndaj Shqipërisë.
Dhe në bankën e të akuzuarve përfundon, për herë të dytë për të njëjtën çështje, parlamentari Claudio Vitalone, të cilit prokurorja Evelina Canale i ka dërguar një paralajmërim garancie me akuzën e shpërdorimit të detyrës në qëllimin e sigurimit të një avantazhi ekonomik për vete dhe për persona të tjerë. Vitalone, që ishte zëvendësministër i Jashtëm me mandat për Shqipërinë deri më 1991, ishte akuzuar për herë të parë në maj të këtij viti në lidhje me skandalin e ndihmave ndaj Shqipërisë: atëherë bëhej fjalë për ndihma ushqimore dhe farmaceutike. Akuza e dytë tregon se ky skandal është zgjeruar, se ky aktivitet i paligjshëm mund t’i përkasë jo vetëm pjesës së parë të ndihmave prej njëzet miliardë liretash nga ana e Levant. Co. të Barit, por edhe ndihmave të pasistemuara. Bëhet fjalë gjithmonë për të rëndat, shpërdorimi frakurore e Romës, që janë kryer deri më 1991.
Një hetim mbi këtë çështje, siç dihet, vazhdon dhe në Shqipëri, ku Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa eksponentëve politikë të qeverisë së mëparshme, ndër të cilët Fatos Nano, ish-kryeministër dhe udhëheqës aktual i Partisë socialiste. Nano gjendet prej dy muajsh në burgun e kryeqytetit, i akuzuar (si Vitalone) për shpërdorim detyre pasi i kishte krijuar kurrizhet lehëtuesë shoqërisë «Levant. Co.», që është përfshirë në hetimin e prokurorisë Canale.
Edhe në hetimin gjyqësor italian shfaqen ndërmjet të të pandehurve, emra shumë të njohur të panoramës politike: i pari të gjithë është ai i ish-ministrit të Jashtëm, Gianni De Michelis, dhe të pakten dhjetra funksionarëve të kësaj ministrie. Një kopje e dosjes iu dërgua në maj unjat e kuart e Gjukatës së ministrave në Romë, e cila në korrik ia ka dorëzuar prokurores Canale, duke ndarë me vete çështjen e De Michelis, për të cilin kanë filluar hetime të veçanta. Nga korrikua e deri më sot gjykatësja Canale ka vërtetuar disa aspekte të kësaj çështjeje dhe vendosi dje për një akuzë të re. Kjo është shenjë e qartë që skandali po zgjerohet.
Në muajin korrik ish-kreu i zyrës së Kooperimit italian, ambasadori Santoro, i kishte treguar gjykatësve të Romës edhe për çështje të tjera të paligjshme, që janë kryer nëpërmjet e ndihmave prej 50 miliardë liretave të çaktuara për Shqipërinë, që vinin nga shoqëria Ferruzzi, president i së cilës, Raul Gardini, pak kohë më parë vuri veten.
Ish ministri Claudio Vitalone
Vrasje në periferi
Policia arreston tre persona
TIRANE / Në lagje hakmarrja shkakton tre viktima
Tragjedia filloi pas një zënke banale. Nga një goditje sopate mbeti i vdekur një i ri
TIRANE — Hakmarrja vazhdon ende të vrasë. Këtë herë në Tiranë dhe aspak për motive pronësie, sipas mos të fundit.
Janë dy persona të vrarë dhe një i plagosur, një shtëpi me 6 dhoma e djegur deri në themel, një kriminel i larguar në drejtim të panjohur dhe së fundi tre persona të tjerë që arrestohen nga Policia. Është ky bilanci — por ndoshta jo përfundimtar — i një hakmarrjeje të lindur midis një fisi të lagjen periferike të Farkës së Tullës? Në Tiranë. E gjithë historia e hakmarrjes përmbledhet në harkun e pak ditëve. Shkaku: një grindje banale mes fqinjve, ka përfunduar në vrasje, me sopatë dhe automatike. Ku viktimë është edhe gruaja e të ndodhurit; e cila ka mbetur e vrarë nga një goditje e sopatës që i kishte qëlluar në kokë. Pëkërkueshtë në fund edhe pjesa tjetër e kësaj historie të re hakmarrjeje. Kur kanë kaluar vetëm disa ditë, një mbiemër, në orën 20.30, tre persona të armatosur kanë hyrë në bilardon e lagjes. Një terror i vërtetë. Nga të tre personat e armatosur, dy ishin shqiptarë. I armatosuri ishte Haxhia. Në bilardo karikatori i automatikut ka qëlluar pa dallim, ndonëse në të nuk kishte vetëm të afërm të personit që kishte vrarë nipin e tyre. Për më tepër, ndërmjet të rinjve që ndodheshin brenda, ka mbetur i plagosur vetëm pronari i lokalit, Fatmir Sina, 19 vjeç. Në ekstazë e sipër, të tre personat e armatosur, duke menduar se kishin larë hakun e nipit të tyre, kanë dalë në kreun e rrugicës së ngushtë dhe — përmes errësirës — kanë shkrehur të gjithë karikatorin e automatikut. Por këtë herë mrekullia nuk ka vazhduar. Një vjehushë 45 vjeçare, nëne e tre fëmijëve, bëhet rastësisht, viktimë e plumbave të hakmarrësve. Lule Lleshi, e merakosur për fëmijën e saj 14 vjeçar, kishte dalë nga shtëpia sapo kishte dëgjuar të shtënat. Ditën e varrimit të viktimës Lleshi, po atë mbremje, digjet deri në themel shtëpia e vëllezërve Haxhia, dy prej të cilëve kishin terrorizuar dhe vrarë disa orë më parë. Për fat familjarët e tyre nuk ishin atë natë në shtëpinë që ishte vendosur të digjej. Hetuesit thonë se të zotët e shtëpisë kanë treguar se ishin larguar, pasi i kishin kërcënuar për t’i vrarë. Në datën 29 shtator, Policia mundi të kapë të tre personat e armatosur, të fshehur jashtë Tiranës.
Në këtë lagje — të qetë në sipërfaqe — tashmë duket vetëm biri i një shtëpie të djegur. Dikush pyet qanë këtë per viktimat, ndërkohë që disa të tjerë fshihen nga frika e hakmarrjes së mëtejshme. Ndërsa Hetuesia vazhdon hetimet.
Rajoni 13 i Policisë
Buka: privatët mundin shtetin
Shkodër, 280 bukëpjekës në asistencë
SHKODER — (p. re.) — Ndërmarrjet private shtyjnë në falimentim ato shtetërore.
Kjo konkurrencë së fundi nxorri në asistencë 280 punëtorë të Fabrikës së Bukës në Shkodër. Ikste e vetmja fabrikë shtetërore që kish furnizuar Shkodrën dhe fshatrat e saj, me një kapacitet 18.000 bukë në ditë. Funksionimi i 38 fabrikave private të bukës — shifra më e lartë në Republikë — ka bërë që prodhimi i Fabrikës të arrijë nivelin e 8.000 bukëve.
“Numri i 120 punëtorëve që ka mbetur, muajin tjetër do të reduktohet në 80 — i tregon Gazetës Nikolin Radovani, drejtor i Fabrikës — cilësia e miellit që na ishte rezervuar ishte shumë e dobët dhe si rrjedhojë bukën tonë askush s’do ta kishte gefi ta hante”. Tashmë u la prodhimi — e shogëruar edhe me nxjerrjen në asistencë të mjaft punëtorëve — ka detyruar drejtuesit e fabrikës që të luftojnë me konkurrencën e fortë të fabrikave private. Por edhe konstrukcioni i fabrikës krijon vështirësi. “Ndërtimi i fabrikës është sabotuar”, thotë Radovani, duke bërë fjalë për njërën nga ndërtesat e kësaj fabrike, ndërtuar qysh në vitin 1982. Kjo ndërtesë tashmë pushon ashtu si edhe 280 punonjësit e saj që presin asistencën. Mbijetesa e këtij drejtori dhe punonjësve që kanë mbetur në punë varet vetëm nga cilësia e bukës që do të nxjerrin ata në treg. Sipas tyre tashmë po punohet vetëm për ndryshimin e mjetëshm të saj.
Jo vetëm në Shkodër, por në të gjitha rrethet e vendit, nisiasi vatrat private, thuajse kanë zgjidhur problemin e bukës. Tashmë radhat e gjata për bukë janë zgjidhur në radhë të vogla për cilësi.
Pamje rrënqethëse në morg: viktimë pa kokë nga Greqia
Një tjetër refugjat i masakruar pret identifikimin
TIRANE — (Ed. La.) — Edhe dy viktima të tjera në radhët e refugjatëve shqiptarë.
Por këtë herë emrat e tyre nuk dihen dhe ata ende presin — në Morgun Qëndror të Tiranës — familjarët e tyre. Dje, sipas punonjësve të Morgut, askush s’ka shfaqur interes për ta. Ndoshuta — pas njoftimeve të TVSH — do të bëhet edhe identifikimi i tyre. Janë viktima të shpërthyera, në rrethana që ende s’dihen, njëri pa kokë dhe tjetri i masakruar në fytyrë dhe në trup. Ne Shërbimin Qendror Universitar të Ekspertimit Mjeko-Ligjor ekzistojnë vetëm dokumentat përkatëse të Spitalit të Selanikut, ku në greqi janë shtrehur ketë e të identifikuar? “Nderkohë në funksionar i Ambasadës Shqiptare në Athinë i tregon Gazetës se priten të vijë edhe kufoma e tretë. “Ne gjithëmonë njoftojmë nga spitalet përkatëse — vazhdon ai — dhe pastaj njoftoemi në Ministrinë tonë të Jashtme dhe atë të Ndërtimit, që është ngarkuar për transportimin e viktimave”. Vazhdon kështu pa ndërprerë dhe kthimi i vdekur i refugjatëve shqiptarë. Vetëm pak ditë më parë në Sarandë ishte kthyer nga Korfuzi një tjetër shqiptar i mbytur.
Problemi i shqiptarëve të ardhur si viktima nga Greqia para disa muajsh kishte krijuar problem edhe në Morgun Qëndror të Tiranës. Sipas punonjësve të kësaj qendre të porsona — që s’mund të identifikoheshin për një kohë të gjatë — u varrosën nga Ndërmarrja Komunale e Tiranës. Tmerret të vdekjes i shtohet kështu edhe tmerri i familjarëve që presin pa ditur për vdekjen e njerëzve të tyre të afërm.
Refugjatë në kufirin Shqiptaro-Grek
Futboll në Shkodër: policët fitojnë ndaj kolegëve nga Korça
Ka filluar kampionati i forcave të ndryshme së shpejti
SHKODER — (ar. ça.) — Një spektakël i veçantë do të zhvillohet këtë edicion në Shkodër.
Para shkodranëve të apasionuar si gjithnjë për futbollin, këtë herë, dy skuadra krejt të veçanta janë ndeshur në fushën e blertë: repart i ndërhyrjes së shpejtë të Korçës dhe kolegët e tyre të Shkodrës. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë midis kolegësh, por një aktivitet i organizuar deri në mjetësinë më të vogël. Vazhdon, kështu një kampionat i veçantë, sikurse është vetë misioni i këtyre djemve. Inicialet është marrë disa kohë më parë nga djemtë e repartit 88 të Tiranës dhe është përkrahur nga ndërhyrja e shpejtë e 7 rretheve.
Policët e Shkodrës e ndjenë veten më të favorizuar. Ndeshja zhvillohej në fushën e tyre: në kendin sportiv të Fabrikës së Kepuceve. Për më tepër aty rreth 1/4 e njerëzve të pranishëm e 500 kolegëve të tyre të Degës së Rendit dhe të shumë bashkëvjetërëve ku... Kjo përfundoi me fitoren e tyre, të cilën e morën me rezultatin 2 me 1. Një rezultat shpresëdhënës i ngushtë që tregon se rivaliteti ishte i lartë.
Dje në Shqipëri
FEDERATA E RINISË DISKUTON PER TOLERANCËN — «Toleranca në shoqërinë postdiktatoriale» ishte tema e simpoziumit të Federata e Rinisë Shqiptare organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Lektorë të të gjitha moshave dhe profesioneve si dhe personalitete të artit dhe kulturës e trajtuan këtë temë duke parë në këndvështrime të ndryshme dhe diskutuar se toleranca duhet të kuptuar drejt dhe jo abuzuar pse pastaj tolerancë maksimalë në një shtet demokratik nuk mund të ketë. Përkudimi i urrejtjes dhe i pogjes, dhuna ndaj shtypit dhe liria e shtypit për dhunë, sensi i masës në tolerancë, letërsia e realizmi socialist si predikues e intolerancës, ekskluziviteti demokratik dhe anarkia, raportet shtet, ligj dhe individ, përplasja e brezave dhe problemi i intolerancës tek ata, shembja e mitit lete dhe ruajtja e miteve të kthimit të kokës prapa, shoqëria përballë sfidës së tolerancës, realizimi i demokracisë nga toleranca e vepruar — ishin disa nga temat që u trajtuan me mjaft kulturë nga diskutantët në këtë simpozium.
KONGRESI I SHOQËRISË TARE DHE ITALIANE JAPONI KONCERT NË STADIUMIN E QYTETIT TË DURRËSIT — Euse koncerti i parë që do të vi në këtë stadium nga këngëtarja shqiptare dhe italiane Shirli Polena, Miki dhe Pino D'Angelo, kompleksi italian «Colla» u ishin protagonistë i një spektakli, spektakli i cili do të pasohen nga koncerte të tjera në shtat qytet të Shqipërisë.
TAKIMI I EKOLOGJISTËVE NË TIRANË — ...
«Vazhdimi e natyrës dhe mbrojtja e mjedisit...»
NE BRENDESI
Në gusht indeksi i çmimeve arrin në 838.3
Ku është e fshehta e superlekut
NE FAQEN 3
Tërmet në Indi janë 30 mijë të vdekurit
Keqësohet situata, ndihma ndërkombëtare
NE FAQEN 2
Sot si dhuratë panorama e vjetër e Lecces
Lexuesit do të marrin sot falas panoramën e re të një qyteti që shpërndahet çdo të dielë në bashku me Gazetën Shqiptare. Panorama e sotshme është riprodhimi i një figure të vjetër të Lecces.