Drejt Durrësit ngarkesa e kapur në Itali
Operacioni i Rojeve të Financës ende i rezervuar
1.320 koli me «Marlboro» vlenin 2 milion dollarë
TIRANË — Ka moni mbante një ngarkesë të çmueshme: 13 tonë cigare kontrabandë, me një vlerë që kap 3 miliard lireta.
Drejt Durrësit ngarkesa e kapur në Itali
Cigare kontrabandë sekuestrohen 13 ton
Operacioni i Rojeve të Financës ende i rezervuar
1.320 koli me «Marlboro» vlenin 2 milion dollarë
TIRANË — (p. re.). Kamioni mbante një ngarkesë të çmueshme: 13 tonë cigare kontrabandë, me një vlerë që kap 3 miliard lireta. Roja Italiane e Financës e bllokoi në kufi me Zvicrën, por s'ka dokumentave që kishte shoferi, ky mall ishte destinuar për në Durrës.
Ja një nga shumë misteret ndërkombëtare që drejtpërdrejt ose indirekt, përfshijnë Shqipërinë. Pas 38 kilogram heroinë të sekuestruar në Maqedoni, që duhet të mbërrinin deri në Durrës dhe që pastaj të transferoheshin në Itali, kjo është radhë e cigareve.
Të 1.320 arkat me ”Marlboro” vinin nga Anversa, në Belgjikë dhe trafikantët i kishin fshehur prapa një mali tjetër. Sigurisht në faktura nuk flitej për cigare, por për “mallra të ndryshme”. Hetimet zhvillohen në sekret të madh sepse të shpien zyrtarët e Rojes së Financës — nuk duhet të komprometohen zyrtarët e hetimit. Dhe kështu ende nuk është dhënë emri i shoferit, që në Shqipëri, do të kishte importuar ngarkesën me vlerë, as nuk janë bërë të ditur emrat e personave të denoncuara deri tani në Hetuesinë Italiane. Gjatë një konferencë shtypi të bërë në Milano, vetëm është shpjeguar që bëhet fjalë për persona “të lidhur me organizata kriminale dhe me elementë shumë të njohur të keqbërësve italianë”. Di të më parë një tjetër ngarkesë me cigare — edhe këtë herë të ardhur nga Jugu i Italisë — bllokuar në Puglia ndërsa ishte në pritje për t'u nisur drejt një vendi të huaj ende të paditur.
Çmime më të larta
Hetohet në Fier
tre ndërmarrje
Propozohet shkarkimi i drejtorëve
ANDREA STEFANI
TIRANË — Janë bërë denoncime në Prokurori, janë vënë gjoba dhe është propozuar shkarkimi i drejtorëve të dy ndërmarrjeve.
E gjithë kjo, pas një kontrolli që Dega e Policisë Financiare e rrethit të Fierit kishte bërë në disa ndërmarrje të sistemit të naftës në Patos.
Nga inspektimi i kryer ka rezultuar se ndërmarrjet e shpim-shfrytëzimit dhe Uzina Mekanike Patos, kanë blerë me çmime të larta lloje të ndryshme kushtinash nga firma ASV në Tiranë.
Në këtë rast është shkelur vendimi numër 400 i Këshillit të Ministrave në bazë të të cilit, çdo blerje e realizuar nga ndërmarrjet shtetërore në sektorin privat, duhet të bëhet pas shqyrtimit nga një komision i posaçëm i jo më pak se tre ofertave.
Këto tipe kushtinash mund të bliheshin me një çmim më të lirë në ndërmarrjen Nafta Impeks. Diferenca në çmimin e blerjes është rreth 388.700 lekë.
Të tilla shkelje janë vërtetuar dhe në NN Marinës ku është blerë llamarinë nga privati me çmim 58 lekë për kilogram, kur i njëjti artikull, tregohet nga ndërmarrja Nafta Impeks me çmim 36 lekë për kilogram. Diferenca në çmimin e blerjes llogaritet 1.085.590 lekë.
Një pjesë e llamarinës së blerë, ka qenë mbi nevojat e përdorimit të ndërmarrjes dhe është rishitur përsëri ndërmarrjeve të tjera dhe privateve. E njëjta dukuri u vërtetua dhe në N.N. Patos, e cila ka blerë tuba çeliku nga firma Tringa në Tiranë.
Nga punonjësit e Policisë Financiare dyshohet se këto shkelje të ligjshmërisë janë bërë për qëllime përfitimi. Duket se fenomeni Levante Co, loja me çmimet e shitblerjes për fitime të parregullta, po bëhet një dukuri e përhapur edhe për tregun e brendshëm shqiptar.
Drejtësi dhe dhimbje
TIRANË — Pamja i ngjan një sekuence të njohur nga filmi mjaft i shikuar në Shqipëri, “Catia”. Kanë ndryshuar interpretuest, që këtë herë janë origjinalë, banorë të një lagjeje periferike në Tiranë. Dhe në mënyrë absurde ka ndryshuar skenari: Policia këtë herë ka prishur shtëpinë e tyre pa leje. Kjo familje e tashme shesh me dhimbje shtëpinë e rrëzuar, është një nga të 17-at mbi të cilat kanë vepruar operacionet e Komisionit të Bashkisë së Tiranës për Prishjen e Ndërtimeve pa Leje. Është një pamje që mund të përsëritet edhe 1.700 herë të tjera, aq sa janë aktualisht edhe ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Dje në Shqipëri
SEMINARI I KARITASIT SHQIPTAR NË DURRËS
SEMINAR I KARITASIT SHQIPTAR NË DURRËS — Përfundoi në Durrës seminari i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare. Seminari i filluar më 4 tetor kishte si temë ”Pastorizimi i dashurisë në kishën lokale”. Në hapjen e seminarit mori pjesë dhe ambasadori i Selisë së Shenjtë, Nunci Apostolik, Monsinjor Ivan Dias. Gjatë tri ditëve të punimeve, u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë ”Shqipëria sot”, në të cilën u mbajtën kumtesa të ndryshme.
NË PANAIRIN E SHKUPIT CIGARET SHQIPTARE DHE PANAIRIN ME MEDALJE — Rikthehen pas një periudhe të gjatë me çmimet ndërkombëtare për prodhimet shqiptare. Kater medalje ari dhe 1 argjendi për cigaret e prodhuara në Durrës. Këto ishin çmimet më të cilat u nderua pavioni shqiptar në panairin e përvitshëm që u organizua në Shkup të Maqedonisë nga 28 shtator deri më 2 tetor. Shqipëria në këtë panair u paraqit me mallra të industrisë së lehtë. ”Diamant”, ”Gent”, ”DS”, dhe ”Iliria” cigaret fituese, ndërkohë që nga disa rezultate të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, ”Gent”, ”DS” së bashku me disa cigare të tjera që quarkollojnë në tregun shqiptar, tejkalojnë normativat e KE për tregtimin e cigareve.
SHQIPËRIA DHE KAZAKISTANI VENDOSEN MARREDHENIE DIPLOMATIKE — Ministri i Jashtëm Seregi dhe homologu i tij kazakistanas Toulenat Suleimanov nënshkruan marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh, midis Shqipërisë dhe Kazakistanit.
APROVOHET PROGRAMI I PUNËS SË PARLAMENTIT PËR MUAJIN TETOR — Diskutohet dhe aprovohet programi i punës që Parlamentit do t’i ndjekë gjatë muajit tetor. U paraqitën projektligjet që do të diskutohen, midis të cilave ai ”Mbi shtypin” dhe ”Taksat për mallrat e importit”. Po gjatë këtij muaji do të paraqiten në interpelancë zëvendëskryeministri Kopliku dhe ministri i Financave Ruli.
Medalja «Nënë Tereza» Marchini Camias me rastin e largimit
TIRANE — Antonio Marchini Camias, përfaqësuesi të Italisë në Shqipëri, iu dha medalja ”Nënë Tereza”. Medalja, e akorduar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, iu dha me rastin e largimit të tij nga Shqipëria. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Berisha shprehu konsideratën e tij të lartë për aktivizimin dhe ndihmën e çmuar që Camias ka dhënë në ecurrinë e proceseve demokratike gjatë dy viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri.
Meksi në Turqi «Do të nisim bashkëpunimin në të gjitha drejtimet»
TIRANE — Një program i ngjeshur takimesh me disa nga autoritetet më të larta turke e ka pritur Meksin gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara. Si edhe herë të tjera në rendin të bisedimeve problemet e rritje së mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat e mundshme dhe situata tepër e acaruar në rajonin e Ballkanit. ”Takimi me Kryeministrin turk — u shpreh Meksi në përfundim të bashkëbisedimit të tij me Çiller — ishte shumë i frytshëm. Diskutuam për çështje të interesit të përbashkët, për çështjet e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe në fusha të tjera midis dy vendeve.
Gjatë vizitës së Meksit në Ankara është biseduar edhe për problemet e mprehta të situatës në Ballkan, pas fillimit të konfliktit në ish-Jugosllavi. ”Gjendja është alarmante për të gjithë, por sidomos për shqiptarët. Të Turqia ne gjejmë një mik të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë”, u shpreh Meksi.
«Hyrja në Shqipëri me flokë të qethur»
Gafe e pabesueshme e një manuali të sivjetëm udhëtimesh
TIRANE — (an. st.) ”Qeveria Shqiptare ndalon hyrjen e turistëve që nuk pafoten me kërkesat ekzistuese për pamjen e jashtme dhe veshjen. Janë të ndaluara këto modele veshjesh: minifundet, maksifundet dhe pantallonat ekstravagante”. Ky pasazh është shkëputur nga një prej numrave të këtij viti, të Manualit Informativ të Udhëtimeve (TIM), botim i shoqërisë internacionale të fluturimeve IATA. Ai e hedh kuturu çdo shqiptar në vitet ’90, kur lëvizjet për ”revolucionarizmin” e gjithë ideologjisë arrijnë kulmin e tyre. Për autos[a] e gazetës në fakt nuk i rekomandohen së kaluarës, por të tashmes. Në parathënien e këtij manuali të mundur gjithë kryeqyteti i vendit të tij, turistët t’i informojë për, aventurat e tyre për perjeksionet e industrisë së udhëtimeve, me informacion korrekt zyrtar mbi rregullat shtetërore të udhëtimeve, procedurat dhe kufizimet në udhëtimet ajrore për gati 200 vende. Është vërtetë të besohet se informacioni i mësipërm i dhënë nga TIM, të jetë marrë nga burime zyrtare të Shtetit Shqiptar. Por nga ana tjetër e ka të vështirë të mos i besosh këtësisë së manualit, aq më tepër kur shikon se vendi i botimit të tij është Hollanda. E megjithatë, mungesa e saktësisë matet me vite. Një dezínformacion i tillë, i përhapur nëpërmjet manualit në 200 vende të botës, i dëmton shumë përpjekjet e diplomatëve shqiptarë për përmirësimin e imazhit të vendit të tyre. A thua të jetë edhe ky informacion i rremë, një nga shkakqet e ngurrimit të investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri?
«Kufiri Kosovar: më i nxehti»
Viziton Shqipërinë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë
Nga një gazetë e Beogradit një sinjal alarmant
TIRANE — Përfundon sot vizitën e tij në Shqipëri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjenerali Gjyresh. Ushtaraku i lartë turk vizitoi Shqipërinë me ftesë të posaçme të Shefit shqiptar të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtënant Vasho. Gjyresh është i shoqëruar në Shqipëri si zyrtari i parë i lartë nga ushtria e huaja që vizitoi Shqipërinë menjëherë pas kalimit të saj në sistemin demokratik.
Gjatë vizitës së tij të parë Gjyresh vizitoi edhe objekte strategjike, që deri atëherë ishin mbajtur rreptësisht sekret. Për herë të parë gjatë vizitës së tij televizion transmetoi pamje nga baza detare e Shëngjinit.
Në kontekstin aktual të ngjarjeve në ish-Jugosllavi, vizita e dytë e Gjyresh ka një rëndësi të veçantë. Turqia është treguar gjithnjë shumë e vëmendshme për ecurinë e konflikteve në këtë rajon të nxehtë të Evropës.
Në fakt, gjendja në kufijtë shqiptarë me ish-Jugosllavinë vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të represionit serb ndaj Kosovës. Këtë gjendje e pohojnë edhe vetë serbët. Sipas një shkrimi të gazetës beogradase ”Borba”, ”zona kufitare e Kosovës me Shqipërinë, afër Gjakovës, është kufiri më i nxehtë në Evropë”.
NE BRENDSI
Rusi Tashmë Eltsin sfidon Republikat
Dy guvernatorë shkarkohen
Bllokohet shtypi
Boris Eltsin
NE FAQEN 2
Rregullorja e Universitetit pesë nene rigoroze
Frekuentimi bëhet i detyrueshëm
Ndidzet polemika
NE FAQEN 3
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe ”paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë ”Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
SUORA
Interpretimi psikologjik: Në përgjithësi ky imazh përmban një ndjenjë të fortë faji të fortë të kujt ëndërron (për më tepër është fjala për gratë): për të shlyer një mëkat të bërë dhe për të pasur pastërtinë e një surori. Një figurë e tillë mund të paraqesë ndjenjën e vuajtjes, dhimbjes, dorëheqjes.
Parashikimet: Në qoftë se personi që ëndërron është në gjumë, vizioni i suores paraqet një të ardhme të begatë; në qoftë se është një burrë, ëndrra për nji mungesë besnikërie ndaj të dashurës, në qoftë se ëndërruesi vesh rrobat e suores, është duke lindur një dashuri e madhe.
TAPET
Interpretimi psikologjik: Në psikologji, qilimi, shpesh mbulon, mbështjell, përfaqëson gruan, për këtë arsye është një gjë që vlen edhe për tapetin.
Shpesh ai mund ta simbolizojë dëshirën tonë për të fshehur një faj apo një problem. Tapeti është fasada që jemi të detyruar të mbajmë për të mos lënë të duket gjendjen tonë shpirtërore reale.
Parashikimet: Ky vizion parathotë që sekretet duhen të mbahen fshehur.
BRESHKA
Interpretimi psikologjik: Breshka është një prej atyre kafshëve primitive që në ditët tona të kujtojnë epoka të afërta të përherëta. Kjo ëndërr vë në dukje dhe frikën e mbijetesës, mungesën e shkathtësisë në realizimin e projekteve, në gratë mund të shprehë edhe frikën për të mbetur shtatzënë.
Parashikimet: Intriga sekrete për thurjen mbrapa shpinës suaj.
TAVOLINA
Interpretimi psikologjik: Tavolina lidhet me situatën sentimentale. Një tavolinë e shtruar mirë, p.sh. shpreh një sens thjeshtësie shoqërore dhe jetë dhe humor të pasur e të ndryshme. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për një tavolinë bosh e të zhveshur, që shpreh vetmi. Nëse tavolina është e rrumbullakët, me pjata e tenxhere të grumbulluara, kush ëndërron fsheh dëshirën e tij për t’u zbavitur situatës së dashuruar, që ka arritur tashmë në fazën përfundimtare.
Parashikimet: Një tryezë e shtruar me të gjitha gjërat që nevojiten është një paralajmërim i mirë për ditë të lumtura e të pasura me dëfrime, në të kundërt një tavolinë e pastruar sheh diçka të bukur dhe të lumtur, por në qoftë se tavolina thyhet apo përmbyset atëherë parashikimet janë mekmë për gjithë familjen.