Qarkore speciale për gjykatat
Kryetari i Kasacionit kërkon dënime të rrepta. Nis polemika.
EDMOND LAÇI
TIRANË — “Ndërsa kriminaliteti në Shqipëri është në rritje, politika e dënimit ka qenë e butë”. Pikërisht duke u nisur nga ky fakt — sipas Zef Brozit, Kryetar i ri i Gjykatës së Kasacionit — që prej datës 30 shtator 1993 të gjitha Gjykatat e Trevëve dhe atyre të Apelit u është shpërndarë një Qarkore e brendshme. Bëhet fjalë për dënime që duhet të jenë më të ashpra, për mosaplikime të zbutjes së dënimit ose të dënimeve me kusht si dhe heqja fare e dënimit me riedukim nëpërmjet punës. Të gjitha këto të parashikuara edhe aktualisht në Kodin Penal të Shqipërisë. Është një Qarkore që ka shkaktuar reagime të ndryshme dhe kontradiktore në Drejtësinë Shqiptare. Ende nuk dihet se a ka filluar të zbatohet, aq më tepër që Qarkorja duket se ka tone imperative.
Sipas Qarkores, shkak për të marrë një vendim të tillë, janë bërë gjykimet e çështjeve gjatë tre viteve të fundit: “Kjo ka ndikuar negativisht në luftën në mënyrë parandalimin e kriminalitetit dhe krijimin e një opinioni që vë në dyshim ndershmërinë dhe objektivitetin e gjykatave”, ka shkruar Zef Brozi në këtë Qarkore. Sipas tij kjo masë u muar “për një orientim të drejtë në politikën penale dhe për të rritur besimin e njerëzve në dhënien e drejtësisë”. Ja në pesë pikat kryesore të përmendura nga Qarkorja.
1) DENIMI MINIMAL OSE ME KUSHT: “Për krime si grabitja, vrasja e qëllimshme, marrëdhënia seksuale me dhunë ose me të miturat, prodhimi dhe tregtimi i drogës, armëmbajtja pa leje, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për krime të tjera të rënda, dënimet duhet të jenë të ashpra. Asnjë rast për veprime të tilla nuk ka vend aplikimi i dënimit minimal ose me kusht”.
2) ZBUTJA E DENIMIT: “Në asnjë rast nuk duhet të aplikohet zbutja e dënimit në kufijtë e parashikuar nga Ligji. Jo bëhet për faktin se shumë gjyqtarë kanë abuzuar, duke favorizuar padrejtësisht shumë kriminelë të rrezikshëm”.
3) DENIMI ME KUSHT: “Do të aplikohet vetëm për kundravajtjet penale dhe në asnjë rast për autorë që kanë kryer krime. Edhe kur do të zbatohet për kundravajtjet penale, duhet të përmbahet rigorozisht kritereve ligjore”.
4) LIRIMI PARA KOHE ME KUSHT: “Ky vendim do të zbatohet nga gjykatat vetëm kur autorët janë dënuar me më pak se tre vjet heqje lirie. Gjithashtu lirimi para kohe me kusht nuk duhet të zbatohet për të dënuarit për vrasje.”
5) DENIMI ME RIEDUKIM NEPERMJET PUNES: “Në kushtet aktuale është i paefektshëm dhe i pazbatueshëm, prandaj nuk ka vend që të zbatohet nga gjykatat”.
Gjykata e Tiranës
Opinionet
Janë pozicionuar qendrime kontradiktore menjëherë pas lëshimit të Qarkores për Gjykatat e Rretheve dhe ato të Apelit. “Qarkorja e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, është e kundraligjshme — i thotë Gazetës Përparim Sanxhaku, avokat — Kjo gjykatë është hallkë gjyqësore dhe merr vendime për bashkëshumërinë në ligj të çështjeve që shqyrton. Mund të ketë edhe dispozita të gabuara dhe pengesë për Drejtësinë, por i takon vetëm Parlamentit që t’i riparojë ato. Sugjeroj që të anullohet menjëherë kjo Qarkore”.
Por ndryshe mendon vetë protagonisti i kësaj Qarkoreje, Zef Brozi, Kryetar i Gjykatës së Kasacionit: “Qarkorja e re nuk është ligj, por një orientim — i bazuar mbi ligj — për punën e gjykatave. Kjo njihet edhe si praktika ndërkombëtare. Kupotohet se ulja e kriminalitetit nuk mund të bëhet me një qarkore, por ne kërkojmë të disiplinojmë gjykatat. Po të realizohet kjo do të rriten edhe mundësitë e pazarellëqeve avokatë-gjyqtarë.
Një ligj do të ndalojë blerjen e cigareve nga gjithë adoleshentët
Askush nuk do të tymosë në ambientet publike
Projekt po hartohet në Ministrinë e Shëndetsisë
FATOS BAXHAKU
TIRANË — Një projektligj i ashpër kundër duhanit po përgatitet nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë. Projekti parashikon masa të rrepta kundër vesit të duhanit dhe synon në radhë të parë kufizimin e tij në mënyrë të ndjeshme në ambientet publike dhe në radhët e të rinjve. Ekspertët po punojnë tani për hartimin përfundimtar të projektligjit i cili do të diskutohet edhe me dikasteret e tjera të interesuara: para së gjithash me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe atë të Arsimit.
Sipas këtij projektligji është parashikuar që të ndalohet shitja e duhanit dhe produkteve të tij për një moshë të caktuar të rinjsh. Kjo ende nuk është fiksuar por do të luhatet midis 16 dhe 18 vjeç. Në se ky projektligji miratohet pas shumë ndryshime, ndoshta nuk do të shohim më të rrugët e qyteteve tona fëmijë dhe të rinj që tregtojnë paketa. Një nga nenet e tij e ndalon në mënyrë të prerë edhe shitjen e cigareve nga të rinjtë dhe të miturit.
Synohet që të kufizohet shumë edhe ambienti i lejuar i duhanpirësve. Një pjesë shumë më e madhe projektligjit do t’i kushtohet pikërisht kësaj teme. Ekspertët kanë parashikuar edhe një projektligj tjetër që po diskutohet kohët e fundit, ai për mbrojtjen e konsumatorëve. Edhe në të gjitha llojet e aktiviteteve sportive reklama e duhanit do të ndalohet. Në fakt, pak kohë më parë dhe Komiteti Olimpik Shqiptar e ka nënshkruar konventën e KON-it mbi ndalimin e reklamës së duhanit në ndeshjet ndërkombëtare në aktivitetet sportive.
Me masat e këtij projekti edhe duhanxhinjtë do ta kenë më të vështirë të blejnë cigaret e tyre të përditshme. Një nen i veçantë parashikon rritjen e çmimit të cigareve mbi nivelin e inflacionit. Edhe përmbajtja e nikotinës dhe katranit do të jetë në përputhje me normativat e KE. Po kështu, të gjitha importet e duhanit do të etiketohen ose vulosen nga organet shqiptare të kontrollit. Kështu synohet të mbahen nën kontroll këto prodhime.
Është padyshim një projektligj i guximshëm, i ngjashëm me ligjet homologe të vendeve të zhvilluara perëndimore dhe me ato të vendeve më të përparuara të Lindjes si Çekia apo Hungaria. Por ekspertët kanë frikë se kur projekti të shndërrohet në ligj ai mund të mbetet në letër nëse nuk arrihet sensibilizimi i opinionit publik mbi këtë problem.
Dje në Shqipëri
NJË GRUP VILLASH PËR FËMIJËT JETIM NË TIRANË — Janë 500 mijë dollarë, që do të investohen për ndërtimin e 8 vilave për fëmijët jetimë në Tiranë. Ky projekt do të financohet nga fondacioni amerikan “Bethany International Servis” nga Michigan. Grupi i vilave, të cilat do të ndërtohen prapa pallatit të Brigadave, do të realizohet në dy faza.
RRETH 25 MILION USD KREDI PËR TRANSPORTIN — Kuvendi Popullor ratifikon një kredi prej 18 milion dollarë të akorduara nga Asociacioni Ndërkombëtar i Zhvillimit dhe 8,7 milion dollarë nga Fondi Kuvajtian. Kjo kredi do të shkojë e gjitha për zhvillimin e transportit si, asistencë teknike për Ministrinë e Transportit, rehabilitimin, kompletimin e zgjerimin e disa rrugëve kryesore si edhe sjelljen e disa makinerive dhe pajisjeve për Portin e Durrësit.
NXITET RIPËLLIMI I PUNËS PER NDERMAR-RJET — Janë dhënë 18 ECU (rreth 23 milion dollarë) nga KE për të nxitur rifillimin e prodhimit në industrinë shqiptare. Kjo vlerë konsiston në 30 mijë tonë lëndë të parë dhe pjesë këmbimi që u janë dhënë dhe vazhdojnë tu jepen ndërmarrjeve të ndryshme shqiptare. Se shpejti, do të jetë do të paraqesë KE projektin për leverdimin e 5 milion ECU të tjera për ekonominë shqiptare.
RISTRUKTUROHET QENDRA ORTOPEDIKE NE DURRËS — Pas rreth një viti, nën kujdestarinë e Karl tas-të të Barit, përfundoi ristrukturimi i qendrës ortopedike të ri të riaftësimit të fëmijëve në Durrës. Përveç ndihmave për kompletimin me pajisje të këtij spitali, specialistët italianë punuan edhe për ristrukturimin e rrjetit elektrik dhe të nyjeve hidrosanitare. Me këtë rast u organizua dhe një ceremoni përuruese.
Policët e Ballkanit në Futboll: Shqipëria fiton 4-1
TIRANË — (Uv. Za.) - Shqipëria ka fituar 4-1 ndaj Bullgarisë në futboll. Ndeshja e zhvilluar në Tiranë për Kampionatin e Unionit Ballkanik të Ministrive të Rendit Publik, ishte e pesta për ushtritë shkëputare që tashmë kanë arritur në kuotën e 4 pikëve. Më parë ato ishin mundur në Bullgari e Rumani dhe kishin barazuar dy herë në Tiranë ndaj kolegëve grekë e turq. Golat për shqiptarët u shënuan nga Kurti (2), Dibra dhe Dhehari, ndërsa për miqtë nga Vlladov. Kampionatin vazhdon ta kryesojë Rumania me 6 pikë. Ndeshjen e ardhshme ekip shqiptar, që drejtohet nga trajneri Nelsi Cobani, do ta zhvillojë në Greqi më 10 nëntor të këtij viti.
Sukses në treg i flamujve kombëtarë shqiptarë
TIRANË — Krahasuar me dy vjet më parë, është dhjetëfishuar në treg kërkesa për blerjen e flamujve shqiptarë. Tashmë blerësit nuk janë vetëm shqiptarët e diasporës, por edhe mjaft turistë të huaj që vijojnë nga vende të ndryshme. Ky pohim bëhet nga mjeshtri Kazazi, që drejton të vetmen punishte të qëndisjes së flamujve dhe kostumeve kombëtare në Tiranë. Rritje vërehet dhe në blerjet e realizuara nga blerësit. Kjo dukuri është me sa duket rrjedhojë e rritjes së traditës së lashtë shqiptare të zhvillimit të dasmave me flamuj kombëtarë.
«Vjedhja në hotel ishte tentativë»
Gjykata liron dy shokët e akuzuar
TIRANË — (Ed. La.) - Janë dënuar nga Gjykata e Tiranës dy adoleshentët që ishin ndaluar një muaj më parë në tentativën e katit të dytë të Hotel “Dajti”. Pas hetimeve nga Hetuesia e Tiranës, pardje Enkel Qerimi dhe Endrit Kopliku dolën para Trupit Gjykues nën akuzën “Përvetësim të pasurisë së tjetrit, në bashkëpunim, në shumën 100 lekë”. Në përfundim Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve, për përvetësim të pasurisë së tjetrit në shumën 100 lekë, por të mbetur në fazën e tentativës dhe i dënoi ata me një muaj heqje lirie — aq sa edhe koha e paraburgimit — që ishte kryer prej tyre në Burgun e Tiranës.
Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor prokurori kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurve, gjë të cilën e pranuan edhe dy adoleshentët e akuzuar. Bëhej fjalë, sipas akuzës, vetëm për një shishe fernet, të cilën ata kishin tentuar ta merrnin në një nga dhomat e katit të dytë të Hotel “Dajti”. Këtë shishe ekspertët e kishin vlerësuar me vlerën e 100 lekëve. Në këtë proces gjyqësor — të zhvilluar me dyer të hapura — paraqitën si dëshmitarë edhe pjestarë nga personeli i Hotelit, të pranishëm në mbrëmjen e asaj ngjarjeje. Pas përfundimit të këtij procesi Enkel Qerimi dhe Endrit Kopliku dolën — sipas vendimit të Gjykatës — nga Burgu i Tiranës.
«Shporrini dhitë nga Shqipëria»
Dy milion krerë janë shumë. Ekologjisti i trembet katastrofës/
Apel i kujdesshëm për të mbrojtur pyjet
Dy milion krerë janë shumë. Ekologjisti i trembet katastrofës/
«Shporrini dhitë nga Shqipëria»
Apel i kujdesshëm për të mbrojtur pyjet
ANDREA STEFANI
TIRANË — “Dy milion kokë dhi janë faktori nr.1 shkatërrues për pyjet në Shqipëri. Janë këto që shkaktojnë 80 për qind të dëmit në to, ndërkohë që 20 për qind është shkaktuar nga taracat e bëra dikur, si dhe prerjet pa kriter të shpeshëzuara kohët e fundit”. Këtë pohim e bën për Gazetën ekologjisti italian Franco Marzocchi. Ai ka përfunduar dy vjet shef pyjesh Shqipëri dhe shpreh shqetësimin për dëmtimin e ambientit e gjallë — pjesë e rëndësishme e këtij janë pyjet. Dhe në detyrën e vështirë të një ekologjisti për të zgjedhur se si të mbrohet, një pjesë e madhe e problemit qëndron te dhitë, pohon “shporrini dhitë nga Shqipëria”, ose rrugë.
Në pikëpamje historike hipoteza e Marzocchit duket e bazuar e besueshme në pjesë të mirë të terrenit shqiptar dhe kushdo që e njeh, i detyrohet këtij veprimi inkoherent të këtyre kafshëve të buta, papyesore për të dreq gjithmonë të uritura. Pasi përplasin bismët, ato i lënë faqet e rrënuara me mbishkrime e shkul, që nga ana e tyre shpëllau shtresat e dhurave duke nxjerrë ne pah shkëmbinjtë. Marzocchi i trembet pikërisht përshpejtitjes së një katastrofe të tillë ekologjike në Shqipëri: “Shpata e sal e mund të konstatohet që sol — tha ai — në pikën dominuese e Qafë-Thanës mund të krahasosh pyllin maqedon, që ngrihet rreth 10 metra, me atë shqiptar as një metër. Shkaku janë pikërisht sht dukë që hanë të gjitha filizat”.
Për ekologjistin Marzocchi, bashkëjetesa e dhive me pyllin është diçka e pamandatuar. “Në majat vende të Evropës është ndjekur politika e rallimit të kësaj specie në mënyrë që pyjet të vëprohet dhe në Shqipëri. Pas shkatërrimit e dhive, do të duhen 10 vjet që pyjet të rriten. Gjatë kësaj kohe duhen të jepen kompensime financiare që të kompensohen njerëzit fshatarë për të kanë dhitë si mjet jetese”. Për shkak të shpohën tepr pyjet s’ka problem! Le t’i kthehemi dhive.
Shau mustaqet e Stalinit Hoxha e kishte masakruar
FIER — Zbulohet pas 40 vjetësh skeleti i viktimës së regjimit
FIER/ Zbulohet pas 40 vjetësh skeleti i viktimës së regjimit
Shau mustaqet e Stalinit Hoxha e kishte masakruar
Ishte një intelektual nga Shkodra
FIER — (Su. Bo.) - Vazhdon ende të nxjerrë eshtrat e kundërshtarëve të komunizmit toka e Fierit. I fundit — pas zbulimit të kushërinjve Kabashi, që vite më parë punonin CIA-së kishin dashur të rrëzonin regjimin — është shkodrani Zef Shuk Nënshati. Viktima ishte “pushkatuar” 40 vjet më parë, në moshën 42 vjeçare, nga neni 1 përbindësh i “agjitacion e propagandës”, ndonëse ende në asnjë prej organeve përkatëse nuk figuron një dokument i tillë. Aq më tepër që viktima tashmë është gjetur i masakruar, pa duar dhe pa këmbë. Stalini këtë herë kishte vrarë drejtpërdrejt në Kërçovë në Shqipëri: për akuzën ndaj Nënshatit kishte mjaftuar vetëm një shprehje e tij kundër mustaqeve të diktatorit gjeorgjian.
“Pas 40 ditë hetimesh në qelitë e errëta — tregon për ato ditë i biri i viktimës — nën vend të babait na sollën lajmin e vdekjes së tij”. Pastaj vite të tëra të pasqaruara familjarët që kalonin pranë varrit të pahjuar, pa ditur se aty ndodhej i dashuri i tyre. Gjetja e eshtrave të Nënshatit — 1 diplomuar për inxhinieri dhe mbrojtës i katër guvave të huaja — bë në sa kohë memories së Kol Kalemit, punonjës i vjetër i varrezave të krishtera në qytetin e Fierit. Zef Shuk Nënshati është këtu radhën e viktimave që tregojnë me skeletet e tyre krimet e sistemit komunist shqiptar, të kryera për më tepër se 40 vjet. Toka ka filluar të rrëllapet tashmë jo vetëm në Fier, por gjithkund. Duke qaruar edhe mjaft nga misteret, të mbuluara jo vetëm me harresë, por edhe me dhe.
Fotografi e një guri/monumenti me mbishkrimin “TONIGHT ...”
Dje në Shqipëri
Policët e Ballkanit
Sukses në treg
Gjykata liron dy shokët e akuzuar
NË BRENDSI
NE BRENDËSI
Somalia fillon të frikësojë amerikanët
Një shock i vërtetë për marinsat e vrarë
NE FAQEN 2
Turne i parë koncertesh i artistëve të Operës
Drejt Italisë 85 orkestrantë
NE FAQEN 3