10/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 tetor 1993

Intoksikuar nga uji i ndotur

TIRANE/ Nga defektet në tubacion në rubineta dalin ujërat e zeza Fillojnë riparimet por alarmi mbetet TIRANA — Alarm për ndotjen e ujit të pijshëm. Dhjetra banorë të intoksikuar, kryesisht fëmijë, si dhe një qytetar i shtruar urgjentisht në spital, janë pasojat të këtij fenomeni shqetësues që prej disa ditësh, po preokupon qytetin e Tiranës. Mungesa e njohur tashmë e ujit u shoqërua dhe me ndotjen e tij. Rreth 1.500 banorë të rrugës Qemal Stafa u përfshinë nga ky problem. Gjithçka është e lidhur me çarjen e një tubi të ujësjellësit ujrat e të cilit janë përzier me atë të ujrave të zeza. Përveç 2-3 rasteve të verifikuara në zona të vogla në javët e mëparshme, kjo është ngjarja më e rëndë për këtë vit në Tiranë. Shenjat e para, u dhanë në disa familje e pastaj mbërthyen një grup të tërë pallatesh. “Në fillim — i tha Gazetës Sonë Limani, një shtëpiake që banon në këtë zonë — menduam që para se të pinim ujin, ta zienim. Ishte i turbullt, kishte pothuajse ngjyrë të verdhë dhe enët visheshin nga anët”. Ditë më pas, filluan të dilnin edhe mbeturina të ndryshme. “Në shtëpitë tona — tregon Vladimir Kondi — nuk mund të qëndrohej. Sapo hapej rubineti, errërat e këqija mbushnin gjithë ambientin përreth”. Gjendja u keqësua kur filluan shenjat e para të infektimit në masë. Banorët ndjenin dhimbje të forta në bark dhe diarre të vazhdueshme. Tek fëmijët kjo ishte akoma më e rëndë. Një burrë, Fuat Memeli, pasi humbi ndjenjat në banesën e tij, u shoqërua në mesnatë në spital ku u shtrua menjëherë në reanimacion. Pas njoftimit në Drejtorinë e Ujësjellësit dhe analizave të para laboratorike, në të gjithë këtë zonë u bllokua furnizimi me ujë në shtëpi. Ai filloi të vijë me autobot. Për banorët, veçanërisht ata të kateve të sipërm, tanimë të stërvitur me mbushjen e ujit me bidona e kova të ndryshme, kjo nuk paraqiste ndonjë problem serioz. E rëndësishme ishte që të pinin ujë të pastër. Papritmas, një ditë autoboti nuk u duk më dhe banorët rifilluan kërkimet. Gjendja nuk kishte ndryshuar aspak. Punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit kanë më se dy javë që punojnë. Nuk dihet akoma se kur do të përfundojnë. Ndërkohë një tjetër incident: megjithëse analizat e laboratorit të Higjienës dhe Epidemiologjisë janë akoma negative, disa kanë filluar të përdorin ujin e rubinetit. “Nuk është faj i yni — i thotë Gazetës Astrit Hana, Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellësit — kemi të bëjmë me kanalizime të vjetra, pothuajse të amortizuara dhe të ndërtuara me shkelje të kritereve teknike”. Në të vërtetë, tubacionet e ujit të pijshëm kalojnë paralel me ato të ujrave të zeza. Kur nuk ka një furnizim të bollshëm me ujë, ndodh ajo që ne quajmë “sifonazh”, ose më qartë, zbrazëtira e krijuar shkakton thithje të lëndëve të jashtme nga ana e tubit. Është një problem që do të ngelët përsëri i pazgjidhur plotësisht. Furnizimi i rregullt me ujë do ta eliminonte pjesërisht. Më e rëndësishmja është restaurimi i plotë i një rrjeti tashmë të amortizuar. Për zgjidhjen e problemit të furnizimit të rregullt me ujë, shpresohet në rezervuarin e Bovillës që së shpejti do të fillojë nga punimet. Këto ditë pritet të shpallet fituesi i konkursit të organizuar midis firmave të ndryshme, për ristrukturimin e rrjetit të brendshëm të Tiranës. Ndërkohë urojmë që defektet të eliminohen sa më shpejt dhe uji i pijshëm t’u rikthehet familjeve.

Bulgizë/ Tmerr në Gjykatë: ka vrarë e djegur babanë është dënuar me pushkatim

Pas dy ekzekutimeve në Tiranë, tjetër dënim me vdekje BULQIZË — Një tjetër dënim me vdekje në Shqipëri. Premtim Tole, 23 vjeç, është dënuar me pushkatim nga Gjykata e Rrethit të Bulqizës. Trupi Gjykues ka provuar se i pandehuri ka kryer krimin e vrasjes me dashje për motive të dobëta. Tole do të jetë kështu — nëse Vendimi i Shkallës së Parë do të lihet në fuqi edhe nga Apeli e Kasacioni — viktima e dytë e familjes së tij në pak muaj. Në maj të këtij viti kryefamiljari i familjes — baba edhe i të dënuarit me vdekje — është vrarë nga i biri i tij. Në gjyqin e datës 7 tetor mori pjesë edhe një pjesëtar e familjes Tole, por jo si dëshmitarë, siç ndodh zakonisht në raste të tilla. Është dënuar me 10 muaj heqje lirie edhe mamaja e Premtim Toles, për moskallzimin e krimit të kryer nga i biri ndaj bashkëshortit të saj. Tashmë i pandehuri Tole pret ekzekutimin në Burgun e qytetit të Peshkopisë. Historia e shkatërrimit të familjes Tole do të fillonte pesë muaj më parë. Atëherë kur Premtim Tole kish kryer një tjetër krim, atë të marrëdhënieve seksuale me kunatën, bashkëshorten e vëllait të tij. Pikërisht pas kësaj kanë filluar edhe krimet monstruoze. Babai i Premtimt ka reaguar aq sa i biri të mendonte edhe për krimin tjetër: vrasjen e babait të tij. Është një vrasje makabre — siç u vërtetua edhe nga Abaz Dede, kryetari i Trupit Gjykues — Premtim Tole pasi ka vrarë babain e tij, i ka djegur plotësisht trupin për të humbur gjurmët dhe më vonë e ka fshehur në një tunel. Pas pesë muaj arrestit nga Dega e Rendit Publik të Bulqizës, Gjykata e këtij rrethi nuk ka as më të voglin dyshim. Dhe ka vendosur pushkatimin e tij. Pak ditë më parë publikua [?] ekzekutimit për dy të dënuar në Tiranë, shkaktoi reagime të veçanta. Edhe ata ishin dënuar për të njëjtin krim: vrasje me dashje. Ndonëse në Shqipëri ende ekzistojnë mendime kontradiktore për dënimin kapital, bashkë me Tolen — i dënuari i fundit me vdekje — janë edhe 20 persona të tjerë që presin ekzekutimin e tyre. Drejtësia Shqiptare vazhdon të vrasë ata që kanë vrarë. Dy vëllezërit të varur në shesh në një foto të arkivit

Nano, përsëri polemikë

TIRANE — Çështja Nano përsëri në plan të parë. Gjykata e Rrethit të Tiranës — nëpërmjet zëdhënësit të saj — ka sqaruar pardje se procesi i parë i Fatos Nanos që qenë plotësisht në përputhje me ligjin. Sipas agjencisë zyrtare shqiptare sqarohet: “duke marrë shkas nga disa interpretime të gabuara ose edhe me keqdashje të bëra nga disa organe shtypi”. Në këtë seancë Gjykata e Tiranës kishte rrëzuar ankesën e Nanos për heqjen e masës së arrestit, i cili është akuzuar dhe dërguar në Burg që para dy muajsh për shpërdorim të ndihmave italiane.

Afër Shkodrës zbulohet një ton pluhur larës kontrabandë

KOPLIK — Një tjetër tentative e dështuar kontrabandë si dhe për të thyer embargon kundrejt Malit të Zi. Këtë herë Policia Financiare nuk ka sekuestruar cigare ose karburant por 927 kilogram pluhur larës. Kontrabandistët ishin thuajse afër suksesit. Pluhuri ishte dërguar në bregun e Liqenit të Shkodrës nga tregtarë ende të panjohur. Prej andej ai do të transportohej përtej kufirit me varka nga fshatarë të zonës. Kështu lista së mallrave që tentohen të tregtohen kontrabandë në zonën Veja e Vrakës-Hani i Hotit, lu shtua dhe një element tjetër.

Vidhen automatikë në një depo armësh

Arrestohen 6 ushtarakë të repartit TIRANË — (p. re.) - Vidhen përsëri armë. Janë 5 automatikë të cilët zhduken nga një depo armati mi të Divizionit të Shtatë. Në tunelin, ku ndodhej depoja nuk u gjend asnjë gjurmë. Para disa ditësh, rreth orës 4 të mëngjesit, dy ushtarët e rojes, vunë re se dera e hekur[t?] e një prej tuneleve ishte e hapur. Menjëherë, ata dhanë alarmin, duke qëlluar me breshëri në ajër. Në vendin e ngjarjes, mbritën menjëherë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Por ishte tepër vonë. Në tunel nuk u gjet asnjëri. Brava e portës ishte këputur dhe rrjeta e telit ishte shqyer. Më i çuditshëm është fakti se në atë natë me shi, nuk u gjet asnjë gjurmë balte në brendësi të depos. Vetëm 5 automatikë që mungonin, si dhe 2 dyer të brendshme të sigurimit që ishin të hapura. Magazinieri Amulla Reshka, i cili u ndalua menjëherë, kishte harruar të mbyllte. Së bashku me të u morën në arrest dhe 2 ushtarët e rojes, të dy nga Tirana si dhe një nënoficeri i rojës. Pas disa ditësh, policia ndaloi dhe 2 ushtarë të tjerë. Nuk dihet akoma nëse ka vazhduar kontrolli për të saktësuar më tej, gjendjen e depos së armëve.

Njëmbëdhjetë klandestinë shpëtohen nga mbytja

NE BRENDesi Njëmbëdhjetë klandestinë shpëtohen nga mbytja Në prag të tragjedisë në ujërat e Otrantos

Sot si dhuratë panorama e vjetër

Lexuesit do të marrin sot falas panoramën e re të qytetit të sotëm, në të cilën shpjegohen çdo gjë dhe e bashku me Gazetën Shqiptare. Panorama e sotme është riprodhim i një fotografie të vjetër të Brindizit.

Disa këshilla

TIRANE — (br. ca.) Çfarë mund të bëhet për të evituar intoksikimin nga uji i ndotur? Ja disa këshilla të dobishme për kushtet e familjeve shqiptare: Së pari, duhet të evitohet sa më shumë që të jetë e mundur, pirja e ujit të rrjedhur nga fëmijët e vegjël. Megjithëse ata konsumojnë pak ujë mund të përdoret për ta një mineral. Një shishe me ujë të tillë e prodhuar në vend kushton 50 lek. Së dyti, kur shikohet se uji është i ndotur këshillohet zierja e ujit dhe valimi i tij të paktën për dhjetë minuta dhe në fund të këtij procesi, pasi ftohet uji mund të hidhen disa pika limoni në të. Së treti, klorifikimi i ujit apo përdorimi i kimikateve të tjera në të për ta sterilizuar ujë në nuk këshillohet për kushtet e shtëpisë. Në rast të kundërt, për shkak të mungesës së eksperiencës dhe formimit të nevojshëm, mund të ndodhin dhe gjëra të paparashikuara. Mirë është të njihen edhe simptomat e helmimit nga uji i ndotur, me qëllim që të ndyhen menjëherë. Një i sëmurë i tillë ka këto simptoma: temperatura të lartë, diarre dhe të përziera.

Dj(e) në Shqipëri

NDIHMA NGA ANGLIA PËR GJIROKASTRËN — Rreth 120 mijë dollarë ndihma nga ishulli Xhersi i Anglisë kanë mbërritur për qytetin e Gjirokastrës. Këto ndihma që u mblodhën nga banorët dhe qeveria lokale e Xhersit, do të shkojnë për shkollën pedagogjike dhe për spitalin e Gjirokastrës. Ndërkohë, një grup prej 14 vetësh, specialistë filluan punën pranë shkollës së mesme të këtij qyteti. “GJERMANIA PËR NJË KOSOVË AUTONOME” — “Kosovës duhet t’i kthehet statusi i autonomisë së vitit 1974.” Ishte kjo deklarata e deputetit gjerman Peter Rosenbah, dhënë në konferencën e shtypit mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Rosenbah, konfirmoi edhe një herë mbështetjen që Gjermania do t’i japë Shqipërisë si në fushën ekonomike ashtu dhe atë politike. NË TIRANË NË SHËNJESTËR KRIMINALITETIT TEK TË RINJTË — Kriminaliteti në rritje i të rinjve shqiptarë. Ishte ky rezultati i faktit të sjellë nga pjesëmarrësit e seminarit të organizuar nga Federata e Rinisë Shqiptare. Në këtë seminar, u trajtuan shkaqet sociale dhe politike të këtij fenomeni. MJEKË OKULISTË ITALIANË NË KOPLIK — Një grup okulistësh italianë vizituan Koplikun në kuadrin e ndihmës shëndetësore që qeveria italiane ka akorduar për Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të tyre ata bënë vizita mjekësore në shumë fëmijë. Mjekët do të sjellin një ilaçi me op[t?]ikën për fëmijët që rezultuan me sëmundje të dobët. Ata do të ndërtojnë gjithashtu dhe ndihma humanitare për banorët e këtij qyteti.

E gjithë faqja e tretë i është kushtuar ekonomisë

Ja çmimet e automjeteve të përdorur NE FAQEN 2