Ndihet gjallërimi i prodhimit bujqësor
Flasin përfaqësuesi i FMN dhe ministri Ruli
Treguesit kryesorë
Disa të dhëna mbi tendencën e treguesve kryesorë të ekonomisë shqiptare sipas burimeve zyrtare:
Të dhëna 1992 Tendenca 1993
Inflacioni 686.2% +
Papunsia 312.000 +
Borxhi i jashtëm 624.6 milion USD –
Defiçiti Buxhetor 8 miliard lekë –
Prodhimi i Përgjithshëm 400 USD për frymë +
Eksportet 5.7 miliardë lekë +
Importet 13.1 miliardë lekë +
ANDREA STEFANI
TIRANË — Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e prodhimit nuk kanë qenë të bëra vetëm me industrinë, por për gjithë ekonominë. Rritja është vërtetuar kryesisht në sektorin bujqësor dhe jo atë industrial. Ky ishte një nga aspektet e Jacques R. Artus, zëvendëspresidentit të Departamentit I për Evropën në FMN, lidhur me parashikimin e bërë nga institucioni që ai përfaqëson mbi rritjen e prodhimit në Shqipëri për vitin 1994. Kështu Artus evidenton edhe një herë faktin se sektori i prodhimit industrial, vazhdon të mbetet më problematiku në kuadrin e reformës ekonomike.
Industria shqiptare vazhdon të mbetet në gjendje amullie dhe vështirësitë për ta nxjerrë atë prej andej janë të mëdha. Paraliza e saj i bën erozion gjallërimit të vërejtur në prodhimin bujqësor dhe sukseset e arritura në fushën fiskale e monetare i bën të duken mjaft të brishta. Ndohsta është kjo arsyeja që Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ruli — i pranishëm në një konferencë shtypi në krah të përfaqësuesit të FMN — i cilësoi sukseset e arritura me shumë si fitore normale.
Duke i qëndruar besnike si asnjë vend tjetër programeve të hartuara nga FMN, Shqipëria ka arritur disa suksese në stabilizimin e disa treguesve makroekonomikë. Ble veçanërisht në sy ulja e ritmit mesatar të rritjes së inflacionit. Ngritje e shthtë vërejtur në sektorët e bujqësisë, tregtisë dhe ndërtimit. Faktor me mjaft peshë kanë qenë dhe ndihmat e shumta ushqimore, financiare dhe kreditë që Qeveria ka mundur të thithë nga jashtë. Lehtësimit të vështirësive ekonomike të popullatës i janë shëbyer mjaft dhe të ardhurat nga emigracioni. E megjithatë ekonomia nuk ka arritur të shpërthejë darën e krizës ekonomike dhe askush nuk është i sigurt mbi të papriturat që mund të përgatisë e nesërmja. “Vështirësitë janë shumë të mëdha — thotë Artus — sepse ju keni filluar nga një situatë jashtëzakonisht e rënduar”. Ekonomia shaq kështu edhe anën negative të medaljes. Numri i të papunëve ka ardhur duke u rritur në një kohë që sektori privat, i angazhuar ende në një mori biznesesh të vogla, nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Mjerisht, procesi i tërheqjes së investimeve të huaja, që do t’i shërbente gjallërimit të prodhimit të madh, po ecën shumë ngadalë. Mungesa e një kuadri të plotë garantues për investimet, ekzistenca e ekuivokeve në çështjen e pronësisë së tokës, zvarritjet burokratike si dhe situata e nxehtë e Ballkanit, vazhdojnë t’i mbajnë larg investitorët e huaj. Ndërkohë thuajse po afro momenti i shkëputjes së ekonomisë shqiptare nga ndihmat e emergjencës dhe për të dëshmuar se është në gjendje të jetojë në mjedisin e bashkëpunimit dhe konkurrencës me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Hapet procesi i birësimeve: ish-prokurori i Republikës para gjyqit
Nesër në Tiranë
TIRANE — Do të hapet nesër në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj ish-Zëvendësprokurorit të Republikës, Vasil Plaku, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe fallsifikim dokumentash lidhur me atë që është quajtur çështja e birësimeve.
Së bashku me të në bankën e të akuzuarve do të ulet edhe Myzejen Belshaku, ish-Drejtoreshe e Shtëpisë së Foshnjes në Durrës. Hetimet për këtë çështje kanë vazhduar për shumë kohë. Hetuesit kanë kryer një punë voluminoze. Me qindra dosje janë shqyrtuar që nga koha e fillimit të hetimeve në korrik të vitit të kaluar. Në atë kohë Komisioni i Birësimeve vërejti edhe parregullësitë e para. Në mbi 300 rastet e adoptimeve të të miturve, që janë gjykuar nga gjykatat shqiptare gjatë periudhës qershor 1991-mars 1992, hetimet kanë verifikuar shkelje të rënda procedurale. Vasil Plaku dhe Myzejen Belshaku, janë dy personat e parë që do të gjykohen për këtë histori. Vetë Plaku, në cilësinë e Nënkryetarit të Gjykatës së Tiranës, ka gjykuar 96 raste birësimesh. Prokuroria ka marrë në ndjekje penale shtatë ish-gjyqtarë e avokatë, shumica e të cilëve kanë arritur të largohen me kohë jashtë shtetit. zuar në disa galeri ameri-kane. Por janë vetëm copëra nga nga dy prej monumenteve më të mëdha, tashmë të copëtuara, që u ngritën pas vdekjes së diktatorit. Nga dy prej skulptura monumentale të Hoxhës — nga ajo që dikur ishte e vendosur në hollin e ish-Muzeut që mbante emrin e tij dhe nga ajo që ishte e vendosur në Gjirokastër — dikush ka pasur idenë origjinale që të rikrijonte figura artistike. Mermert i kushtueshëm i cilësisë më të lartë, i ardhur nga Greqia dhe Italia, ishte gjynah të shkonte kot. Vetëm një skulptor e kupton çdo të thotë të gdhendësh mbi një mermer të tillë. Kështu filluan të marrin jetë figurat e para nga dalta e skulptorit tashmë të njohur Perikli Guli. Pas disa ditësh këto vepra — janë tetë punime që peshojnë 150 kilogram — do të fluturojnë drejt statujës së lirisë mbi bordin e një avioni të ”Seissair-it”. Ato do të ekspozohen, nga 26 tetori deri në fund të nëntorit, në disa galeri amerikane të Nju-Jorkut, Washingtonit e Connecticut. Iniciativa interesante përfshin edhe krijimet e disa artistëve të tjerë të njohur nga artet figurative. Në këtë grup marrin pjesë edhe Edi Rama, Ilia Xhokaxhi, Edi Hila, Ilir Pojani dhe disa artistë të tjerë. ... mënyra e organizimit kësaj here ka ndryshuar. Janë vetë ekspertët e agjencisë amerikane që organizon aktivitetin, ata që kanë bërë zgjedhjen e artistëve dhe veprave të tyre, gjatë vizitës që bënë në Tiranë e Shkodër një muaj më parë. Iniciativa artistike është mbështetur nga Fondacioni ”Soros”, i cili ka marrë përsipër të paguajë shpenzimet e qëndrimit dhe të udhëtimit të artistëve shqiptarë. Jo më shumë se dy vjet më parë, atëherë kur statujat ndodheshin ende në vendet e tyre, një nga punëtorët që merrreshin me çmontimin e tyre i kishte treguar Gazetës një studim të tijin për të prerë në mënyrë të rregullt statujën e bardhë të hollit të piramidës. Ishte një plak i ujëterë cili nuk i kishte dale ende frika nga regjimi qe po jepte shpirt. ”Nuk i dihet ende kush do të ftoje” — ishte shprehur ai me ndryshim — nëse e presim në mënyrë të rregullt do të jetë më e lehtë për t’u montuar po të ftojmë komunistët”. Por koha nuk e provoi frikën e plakut. Tashmë copët e mermertit të gdhendura në formën e tigrit, po ambalazhohen për t’u nisur me mijëra kilometra larg. Një gjë që i vjen tërë kurre nuk e kishte shkuar në mend.
Për në New Jork copa nga statujat e Enver Hoxhës
Do marrin pjesë në një ekspozitë
Monumenti i Enver Hoxhës në Gjirokastër përpara se të rrëzohej
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Do të rikthehen përsëri në sallonet e artit skulpturat kushtuar Enver Hoxhës. Madje, këtë radhë ato do të kapërcejnë Atlantikun për t’u ekspozuar në disa galeri amerikane. Por janë vetëm copëza prej skulpturave monumentale të Hoxhës — ish-Muzeut [teksti i prerë]
tistë të tjerë të njohur. Është një nga eventimentet më të rëndësishme artistike të këtij viti në fundin e tij. Është e para ekspozitë e artistëve shqiptarë që organizohet në SHBA pas më shumë se 50 vjetësh. Edhe zgjedhjen e artistëve dhe veprave të tyre, gjatë vizitës së bërë në Tiranë e Shkodër në muaj maj të parë. Iniciativa artistike është [teksti i prerë]
Shkodër/ Kapen pa dokumenta të rregullta katër shtetas nga Mali i Zi
SHKODER — Ndalohen nga Policia Shqiptare 4 shtetas jugosllavë, që tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
SHKODER — Ndalohen nga Policia Shqiptare 4 shtetas jugosllavë, që tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në pikën kufitare të Murqanit, pranë Shkodrës.
Pas kontrollit, të gjithë rezultuan pa dokumenta kalimi. Të ndaluarit — banues në Sukovina, një komunë e Ulqinit — ishin Azir Kollakaj 36 vjeç, Shefet Lukovic 28 vjeç, si dhe dy kushërinjtë Fenad Kurti, 13 vjeç dhe Cezim Kurti, 14 vjeç.
Ata i deklaruan autoriteteve të kufirit, se donin të bënin thjesht një vizitë te miku i tyre, Idriz Kocaj, banues në Oblik të rrethit të Shkodrës.
Antifashistët italianë në Shqipëri Një konferencë në Tiranë
Antifashistët italianë në Shqipëri
Një konferencë në Tiranë
TIRANE — ”Pjesëmarrja e antifashistëve italianë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe vendi i saj në histori”.
Nën këtë temë u organizua në Tiranë, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, konferenca, e cila i bëri të rihënë 50-vjetorit të themelimit të Batalionit të partizanëve italianë ”Antonio Gramsi”.
Gjatë konferencës u rikujtua edhe një herë pjesëmarrja në Luftën e Dytë Botërore e ushtarëve italianë — pas kapitullimit të Italisë fashiste — përkrah forcave çlirimtare shqiptare.
Letër Huan Carlosit «Shpëtomë o mbret!»
Pas refuzimit të kërkesës për lustrac…
TIRANE — (fa, baz.) — Për shumicën në Shqipëri, të jetojë në Perëndim është ende një ëndërr.
Një ëndërr për të cilën janë gati të bëjnë edhe sakrifica, shpeshherë edhe me pasoja. Gazetat dhe lajmet televizive thuajse paprerë tregojnë për raste të tilla nga më spektakolaret. Por ka edhe një rrugë tjetër, që dikush po e tenton këto ditë: strehimi politik.
Personazhi i kësaj skëpmarre u re nuk është i panjohur për publikun. Vitin që shkoi në shtyp bëri bujë historia e tij. Ai është ish-gazetari Xhemal Lamçellari. Pasi ka tentuar të gjitha mënyrat për të hyrë në punë, Lamçellari ka vendosur t’i drejtohet në një numri personalitetesh të larta në Perëndim. Në listën e atyre që kanë marrë letër prej tij, kanë hyrë tashmë edhe mbreti Juan Carlos, mbretëresha Sofja, Cmistin von Kohl dhe mbreti i Spanjës, Huan Carlos. Lamçellari e siguron Madhërinë e Tij se ”edhe në Spanjën e bukur jetësën do ta sigurojë me punë”. Letra për Huan Carlosin është e shoqëruar edhe me një tjetër letër interesante drejtuar Presidentit Berisha. Presidenti shqiptar Lamçellari i lutet — nuk dihet pse pa e siguruar ende azilin politik — që të mos e pengojë për të shkruar në vendin ku ka ndërmend të jetojë dhe e siguron se ”edhe në Spanjë do të mbetet shqiptar”.
Por Lamçellari është bërë protagonist edhe i një historie tjetër kohe e fundit. Ka dorëzuar pranë organeve lokale të Durrësit, një kërkesë për të hapur një kioske për të ilustruar kepucët. Dhe dikush nga autoritetet i ishte përgjigjur: ”Ju në mënyrë të prerë: Kërkesa refuzohet, ajo është skërkacion demokratik”. Edhe pse zyrari kuptohet që ka bërë shaka, personazhi i atyre, Lamçellari, ende s’ka lëshuar lejen për të ilustruar këpucë.
Pamje e sheshit me një statujë dhe godinë.
Letra nga përtej detit
Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Nëse ndodheshe në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africa-no 264, 70100 Bari. Në se jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Ba-jram Curri 370, Tiranë.
Staf Likcani, i cili ndodhet i punësuar në Greqi, njofton familjen e tij në Burrel se ndodhen të punësuar në Greqi dhe është shumë mirë me shëndet. Ai përshëndet familjen e tij dhe i njofton që ta telefonojnë në këtë numër telefoni në Greqi: 0030 68428987.
Staf Likcani — Greqi
Nikollë Frrok Prelal nga Shqipëria kërkon adresën e zotërisë Gal Marini që drejtonte punimet italoshqiptare në kantierin e Qafë Malit në vitin 1942-1943, përgatitë rugës automobilistiko Shkodër-Kukës. Ju lutemi të gjithë të afërmve, miqve dhe dashamirëve të të dy punëtorëve italianë që kanë punuar në këtë kantier, me përgjegjës Gal Marini, që të na ndihmojnë për gjetjen e adresës. Do t’i jemi mirënjohës të gjithë atyre që interesohen për gjetjen e kësaj adrese, nëse mund të na ndihmojnë me anë letërash apo numër telefonit. Unë gjatë asaj periudhe kam punuar me z. Marini dhe e bashkova me të gjitha ata që punonin në atë kantier komi shumë respekt për të. I urojmë shëndet, jetë dhe lumturi të gjithë miqve italianë. Adresa ime është: Nikoll Frrok Prelal, Lagjia 5, Sanxhak-Kamp, rrethi i Laçit.
Shkodër/ Kapen pa dokumenta
Dje në Shqipëri
Antifashistët italianë
NE BRENDESI
PER NGRITJEN E SISTEMIT TELEFONIK CELU-
Dje në Shqipëri
PER NGRITJEN E SISTEMIT TELEFONIK CELU-LAR 10 MILION DOLLARË - Është në nga iniciativat më të shpejta të kompanisë “Saudi Kembell” në Shqipëri. U bë e ditur kështu pas takimit të Presidentit të kësaj kompanie, Sheikut Khalib Alireza, gjatë takimit në Tiranë me Kryeministrin Shqiptar, Meksi dhe personalitete të tjera të larta si Kopliku, Ruli e Xhaja. Fushat më me interes të kësaj kompanie janë industria e naftës, bakrit, turizmi dhe telekomunikacioni. Në këtë kuadër, kjo kompani — nëpërmjet Bankës Islamike — do të kreditojë Telekomin Shqiptar.
NE SARANDE PRITEN ULLINJ PER TE HAPUR SHESHE NDERTIMI. Vazhdon prerja e ullinjve në fshatrat Metoq e Gjashtë të Sarandës, për të siguruar kështu sipërfaqe për shesh ndërtimi. Dukuria — mjaft e përhapur në këto dy fshatra — është rrjedhojë edhe e një akumulimi disavjeçar të kërkesave të fshehura për ndërtim të reja. Ky fakt u ekspozua edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku Kryeplaku i Metoqit paraqiti 100 kërkesa për sheshe ndërtimi. Ndërkohë që urbanistika po punon për studimin topografik dhe urbanistik të këtij fshati — studim që pritet të përfundojë brenda këtij viti — ullinjtë vazhdojnë të priten.
NE DURRES TAKOHEN TITULLARET SHQIPTARE TE HEKURUDHAVE DHE ATO MAQEDONAS. Pika e lidhjes midis dy hekurudhave do të jetë anës Liqenit të Pogradecit, në kuotën 729,1 metra dhe stacioni i përbashkët ai i Linjit në territorin shqiptar. Kështu u ra dakord në Durrës pas takimit të të dy drejtoreve — shqiptarë e maqedonas — të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave. Sipas tyre pikat e bashkëpunimit dypalësh do të konsistojnë në fushat e qarkullimit, infrastrukturës, sinjalizimeve dhe informatikes. Takimi u krye edhe pse ende deri tani midis Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk ekziston ndonjë lidhje diplomatike. U përfundua me mendimin e përbashkët se vizitat reciproke dhe shkëmbimi i eksperiencës janë të rëndësishme për të dyja palët.
NE BRENDESI
Greqi, do të ndryshojë politika e jashtme
Efektet jofitore së Papandreut
NE FAQEN 2
Me 1 nëntor fillon zbatimi i rregullave të repta
Ndalohet duhani e fotot porno në transport
NE FAQEN 3