17/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 tetor 1993

Ndihma të papërdorshme Fundi i aparateve mjekësore

Nga jashtë vjen gjithçka, edhe pajisjet defektoze ANDREA STEFANI TIRANE — Sistemi shëndetësor në Shqipëri, me gjithë përmirësimet e vërejtura, është ende në krizë. Tablolja e tij mund të përshkruhej sot me ngjyra më optimiste, sikur ndihmat mjekësore të ardhura nga jashtë të kishin shfrytëzuar tërësisht. Mjerisht një sasi e konsiderueshme aparaturash mjekësore të sjella nga shoqata humanitare të vendeve të ndryshme, kanë kohë që qëndrojnë të hedhura nëpër depo dhe larg përmbushjes së qëllimit human për të cilin janë sjellë. Pra, përveç tonelatave me ilaçe të skaduara, bëhet fjalë edhe për aparatura që kushtojnë mijra dollarë. Në Qendrën e Radiologjisë në hyrje të së cilës dikur kishte një dynjye të madhe njerëzish, tani ka qetësi. Shkaku është mungesa e aparaturave të nevojshme për veprimtarinë normale. Në fund të korridorit ndodhet një dhomë ku qëndrojnë të mbuluara bashkë me aparatura të tjera dhe dy aparate universale radiologjie vlera e çdo njerit prej tyre llogaritet të shkojë deri 1000 dollarë. “Janë aparatura shumë të nevojshme për ne — i tha Gazetës specialistët e kësaj Qendre — por na i kanë sjellë me pjesë mangut. Në disa raste mungojnë manualet e domosdoshme për të njohur mënyrën e montimit dhe të funksionimit të tyre”. Para një viti në kabinetin radiologjisë të Spitalit 1 në Tiranë, u çmontua aparati ekzistues. Arsyeja: shoqata humanitare angleze “Feed the Children” kishte sjellë një aparat të ri. Edhe sot e kësaj dite, megjithëse janë bërë instalimet mekanike, ky aparat nuk funksionon. Mungon manuali për instalimet elektrike. “Përfaqësuesit e shoqatës na premtuan se do të riktheheshin për të bërë instalimet — thotë zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Spitaleve — por megjithëse kemi 6 muaj që iu dërgojmë fakse, nuk është dukur më njeri”. Në këtë drejtori të tregojnë se krahas 3 aparateve rëntgen, jashtë funksionimit ndodhen edhe 2 aparate “Eko” me vlerë deri 15.000 dollarë secili, 3 autoklavla dhe aparatura të tjera. Kjo e ka detyruar këtë drejtori, të krijojë një grup pune biomjekikal, që do të shfrytëzojë mundësinë e vënies në punë të këtyre aparaturave. Por me sa duket ajo ç’ka mund të konstatosh pavioneve është vetëm pjesa e dukshme e aisbergut. Një sasi e madhe aparatesh dialize, rëntgeni, sisteme kompjuterizimi, ndodhen larg pacientëve, në Depon Qendrore të furnizimit të Shëndetësisë apo në Lunder. “Janë 98 për qind aparatura të një teknologjie tashmë të vjetëruar — thotë inxhinieri i Drejtorisë së Spitaleve — me pak shpresë për t’u rivënë në punë”. Me sa duket këto aparatura i sollën në Shqipëri për të dhënë shpirt, e jo për të shpëtuar pacientët. Depot janë në morgu dhe varri i tyre.

Pas dy vjetësh kthehet në Tiranë Cossiga

Vizitë e shkurtër TIRANE — Vazhdon të vijë në Shqipëri ish-Presidenti. Pas vizitës së amerikanit Jimmy Carter, është radha e Francesco Cossiga, ish-presidentit italian dhe tashmë senator. Kësaj here gjen një Shqipëri të ndryshuar, më pak të shqetësuar, siç u shpreh ai vetë. Vizita e tij e parë ishte bërë në një situatë politike dhe ekonomike tërësisht të ndryshme nga ajo që gjeti tani. “Unë — theksoi Cossiga në fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve — erdha në një moment dramatik dhe në një periudhë delikate. Megjithatë u prita mirë”. Cossiga, iniciator i operacionit “Pelikan”, vjen kësaj here si themelues i një fondacioni për Shqipërinë. Fondacioni “Scanderbeg”, i cili u përurua pardje, lindi si bashkëpunim me komunitetin fetar të Sant’Egidio në Itali. Ky fondacion, do të ndihmojë në zhvillimin e mjetshëm në fushat social-kulturore dhe për një rritje të Shqipërisë në planin e brendshëm si dhe në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër, Cossiga u prit nga Presidenti Berisha, Kryeministri Meksi dhe Ministri i Jashtëm Serreqi.

Berat, mbyllet fer(r)i

Berat, mbyllet ferri BERAT — (p. re.) — Është një pamje e bshme që e kanë detyruar Dukeshën e Jorkut Sarah Ferguson — përmes udhëtimit të saj të papublikuar në Shqipëri — që të afrojë pranë këtij mjedisi, tashmë të zbrazur. Por ajo nuk ka përtuar që të udhëtojë edhe në qytete të tjera për t’u falur nga një dhuratë simbolike handikapëve të vegjël. Kujdesi për këtë kategori njerëzish, është një “modë” mjaft e përhapur në botë dhe thuajse e panjohur në Shqipëri. Të mos harrojmë: ferri i Beratit është mbyllur vetëm para disa ditësh dhe ka ekzistuar para syve tanë. Ishin pikërisht këto imazhe të dhimbshme që e kanë detyruar Dukeshën e Jorkut Sarah Ferguson — përmes udhëtimit të saj të papublikuar në Shqipëri — që të afrohej pranë këtij mjedisi, tashmë të zbrazur.

Prokurori ka mohuar intervistën: një gazetar në Gjykatë

Elbasan, shitëshin dëftesa: në burg një drejtor shkolle

Akuzohet për falsifikim edhe një polic

ka mohuar intervistën: një gazetar në Gjykatë

TIRANË — Edhe një gazetar tjetër merret i pandehur nga Prokuroria. Ndrekë Gjini, gazetar i agjencisë zyrtare shqiptare, është akuzuar për veprën penale të shpifjes së bërë ndaj një prokurori të Prokurorisë së Tiranës. Tashmë materialet e kësaj çështjeje i kanë kaluar Gjykatës së Tiranës dhe së shpejti pritet edhe procesi hetimor. Gjatë kësaj kohe ndaj gazetarit Gjini, Prokuroria ka marrë masën e detyrimit për moslargim. Procesi u vu në lëvizje nga ankimi i të dëmtuarit, pas një njoftimi që Gjini për ATSH, por të publikuar më pas edhe në RD, Radio e TV. Disa ditë më vonë pas këtij lajmi, vetë Gjini — përmes ATSH — ka sqaruar se fjalët e atribuuara për prokurorin nuk ishin shprehur nga ai.

Elbasan, shitësin dëftesa: në burg një drejtor shkolle

ELBASAN — (p.re.) Një tregti e re ka filluar të lulëzojë. Por është gjithashtu i dyti rast brenda pak ditësh që Policia zbulon matrapazët e kësaj tregtie. Bëhet fjalë për falsifikime dhe shitje të dëftesave shkollore. Aq më tepër që përsëri në këtë histori rezultojnë të ngatërruar edhe punonjës policie. Ashtu sikurse në Shkodër — ku ishin vërtetuar 74 raste falsifikimesh dëftesash shkollore — edhe në Elbasan arrestohen dy persona. Por këtë herë Ismail Sula, drejtor i Shkollës së Mesme Bujqësore dhe Sali Bajo, punonjës policie, akuzohen dhe për shitje të këtyre dëftesave, pasi i kanë falsifikuar ato më parë. Sipas burimeve zyrtare, Ismail Sula ishte procesuar në vitin 1991 për një veprim të ngjashëm. Atëherë Sula akuzohej për falsifikimin e 42 dëftesave shkollore. Për dy të arrestuarit tashmë ka filluar çështja hetimore, por ende materialet nuk i janë dorëzuar Gjykatës së Rrethit të Elbasanit. Kjo gjë më parë ishte bërë në Shkodër, ku midis 70 rasteve, ishte provuar që 14 punonjës policie kishin falsifikuar dëftesat e shkollave të të mesme. Ky veprim — sipas hipotezave të para — ishte kryer për mundësimin e futjes në radhët e Policisë, ndërkohë që kushti për këtë gjë ka paracaktuar edhe kryerjen e një shkolle të mesme. Për rastin e Elbasanit ende — për shkak të hetimeve — nuk është bërë e qartë përzierja e punonjësit të policisë në këtë histori.

Vritet në Haiti ministri i Drejtësisë

Clinton kërcënon mbylljen e rrugëve detare NË FAQEN 2

Problemi i privatizimit: flet Zëvendës Kryeministri Kopliku

Në dhjetor përfundon gjysma e procesit NE FAQEN 3

NE BREN DESI

Një panoramë e Tarantos

Sot si dhuratë një pamje e vjetër Lexuesit do të marrin sot falas panoramën e tretë nga ato që shpërndahen çdo të dielë së bashku me Gazetën Shqiptare. Panoramë e sotme është riprodhim i një piktura të vjetër të Tarantos. Një panoramë e Tarantos

Dje në Shqipëri

SEMINAR NË TIRANË MBI ASISTENCËN TEKNIKE DHE PROFESIONALE — U mbajt në Tiranë, seminari mbi asistencën teknike e kualifikimin profesional. Ky seminar organizohej nga Eurotec, shoqëria e parë e konsulencës dhe asistencës teknike në bashkëpunim me IPOA, Institution pranë Dhoma e Tregtisë së Regjionit të Italisë në Itali. Objektivi kryesor i seminarit ishte rëndësia e menaxhimit që ka në këto momente kualifikimi profesional. Në këtë kuadër, Eurotec do të veprojë në Shqipëri si partnere e IPOA, në fushën e konsulencës dhe asistencës teknike e logjistike në sektorë të ndryshëm. MBERRIN NË TIRANË PROFESOR REXHEP QOSJA — Mbërriti pardje në Tiranë Profesor Rexhep Qosja i shoqëruar nga bashkëshortja. Ai erdhi me ftesë të disa intelektualëve shqiptarë. Gjatë këtij qëndrimi Qosja do të bëjë takime me institucionet e ndryshme politike e shoqërore, si dhe me personalitete të letrave dhe politikës. PËRGJENJËSHTROHET VENDOSJA E TATIMEVE NË FSHAT — Ministri i Bujqësisë Halluli, përgënjeshtron zërat e përhapur kohët e fundit rreth vendosjes së tatimeve në fshat. Halluli, theksoi se vendosja e tatimeve dhe taksave i përket Kuvendit Popullor, i cili nuk e ka marrë akoma në shqyrtim këtë çështje. Ai vuri në dukje gjithashtu, se as Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit së bashku me ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, nuk e kanë trajtuar akoma këtë problem. I cili do të kalojë më parë për shqyrtim Qeverisë e pastaj Kuvendit Popullor. Parlamenti është, i vetmi organ me pushtet ligjvënës. MASA TË REJA SIGURIMI PËR DREJTUESIT E TRAMES “KOCI” — Ndryshohet masa e arrestit e shprehur për tatim Kokin, i firmës i njohur në vëllezërit Koci. Tashmë ai ka kaluar në burg. U mor në proces dhe u nis për arrest shtëpie edhe zëvendëspresidenti Rrapush Meta, ndaj të cilit nuk ishte marrë asnjë masë sigurimi. Mbi ta rëndon dhe akuza se kanë mashtruar për qindra milionë duke u tërhequr shumë dollarësh për t’u kryer me vepra bashe me përgjegjësinë.