24/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 tetor 1993

Tani pijnë alkool edhe vajzat

Vesi i të pirit në rritje te të rinjtë Rezultati i një sondazhi të bërë nga Ministria e Shëndetësisë ARMAND MERO TIRANË — Rritet përdorimi i pijeve alkoolike te të rinjtë dhe femrat shqiptare. Shëndetësia është e shqetësuar: “Nuk kemi mjetet e duhura për ta luftuar”. Ndërkohë, statistikat e rendisin Shqipërinë, nën mesataren europiane në përdorimin e alkoolit. “Nuk ekzistojnë akoma të dhënë të plota e të përpiluara shkencërisht — tregon Gazetës Dhimitra Stratobërda, Drejtor në Drejtorinë e Edukimit Shëndetësor — por sondazhet dhe anketimet e bëra flasin për një rritje të alkoolit sidomos te rinia dhe femrat shqiptare, rezulton se alkool-pi përgjithësisht ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre shpirtërore. Problemi i alkoolit, që i përket jo vetëm të rinjve, është bërë një problem shqetësues për shëndetësinë shqiptare, e cila parashikon një rritje të mëtejshme të përdorimit të tij. “Është e nevojshme — i deklaron Gazetës Arfim Dangëllia, mjek në Spitalin Neuropsikiatrik të Tiranës — që të krijohet një qendër rehabilitimi të alkoolizuarve. Kjo qendër duhet të ketë një laborator të sajin dhe mjekë të specializuar”. Tani për tani, kurimi i alkoolistëve bëhet në pavione të ndryshme të këtij spitali. “Ky trajtim — sqaron Irma Dilaveri, mjeke në pavionin e rehabilitimit psikik — i është lënë me spontanitetit. Ilaçet mungojnë. Shpesh herë të sëmurët detyrohen t’i blejnë vetë në farmaci e me çmime të larta”. Në këtë spital, trajtohen kryesisht të alkoolizuar që paraqiten me vullnetin e tyre. “Ishte dëshira ime — tregon Gazetës Kujtim Luku, 40 vjeçar nga Shijaku, i cili më shumë se gjysmën e jetës e ka kaluar pranë gotës — çdo ditë filloja që nga mëngjesi e deri në darkë. Pijen e shoqëroja vetëm me pak kripë ku ngjyeja gishtin. Nëse nuk pija, më dridheshin duart”. Të njëjtën gjë tregon edhe 25 vjeçari G.B. nga Tirana, i cili ka pirë edhe alkool frënash — për automjetet — pasi raki ia dukej e butë. Megjithatë, statistikat e radisë Shqipërisë (4-5 litra alkool për frymë) nën mesataren evropiane (7-8 litra alkool për frymë). Kjo ka shpjegimin e saj. “Ndërsa shqiptarët — tregon Stratobërda — përdorin pije të forta alkoolike, gjë që nuk i lejon të pijnë sasi të mëdha, në vendet e tjera pihet kryesisht birrë e pije relativisht të buta e që mundësojnë një përdorim në sasi më të shumta”. Pije dhe verëra në shilj[e] në Tiranë

Takim me liderët serbë: Përplasje midis partive

Aleanca shpjegon: «Akt i guximshëm politik» Ndërsa Selami denoncon: «Veprim antikombëtar» Akuza të rënda për «AD» pas vizitës në Beograd EDMOND LAÇI TIRANË — Shpërthejnë polemikat dhe akuzat pas kthimit nga Beogradi të Partisë Aleanca Demokratike. Në Tiranë dhe në Prishtinë dy deklarata të forta kundër kësaj vizite, i janë ofruar opinionit të ndjeshëm shqiptar në të dy anët e kufirit. Një ditë më parë dy nga pjesëtarët e delegacionit të AD — Imami e Ngjela — u detyruan të përballojnë në breshërinë e pyetjeve të gazetarëve vendas e të huaj. Por deklaratat e komentent kundër kësaj vizite kishin filluar më parë. Gjatë ditëve që tërshëja e AD bisedonte në Beograd me politikanë të pozitës e opozitës, Parlamentit Shqiptar — përmes grupit parlamentar të PD — kishte aprovuar një deklaratë ku dënon vizitën e pjesëtarëve të kësaj partie në Serbi. “Është një veprim antikombëtar dhe antidemokratik që favorizon regjimin e Millosheviçit”, shprehej në deklaratën e tij, Eduart Selami, Kryetar i PD. Në të njëjtën ditë edhe Ibrahim Rugova, President i Republikës së Kosovës u shpreh ashpër kundër kësaj vizite, që sipas tij ishte “një gafë e plotë”. Madje Rugova avancon kur tha se: “Ajo parti nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës askund e as për qëllime të ulta politike”. Në fakt edhe vetë AD e quajti këtë akt si një “shembull të guximt politik”, përmes një Komunikate Shtypi. Përgjigjes së ftesës së Institutit të Politikës dhe Ekonomisë Ndërkombëtare të Beogradit, të përfaqësuesit e AD i bashkuan edhe një fakt takime me personalitete të politikës së sotme serbe, ku mungon vetëm lideri i regjimit serb Milosheviç. “Nuk e takuam Milosheviçin — u shpjegua Ngjela — sepse menduam që nuk kemi nivelin politik për të takuar dhe tjera sepse në Shqipëri ka filluar një nivel i lartë besimndesh mes Presidentit të Maltit të zi dhe Presidentit Shqiptar”. Një nga anëtarët me të forta të përgjedhjeve të bëra nga Imami e Ngjela në konferencën e shtypit ishte ajo që partia e tyre avancon një precedent që lidhet me pritjen e Bulatoviçit në Shqipëri nga zyrtarët tanë. “Të ulesh në tavolinë e të vish sot në ndihmë Partisë Socialiste të Millosheviçit — kundërshtoi në deklaratën e tij Selami — është një xhest që me të drejtë lëndon të gjithë shqiptarët si dhe forcat antikombëtare demokratike”. Por polemikë krijoi edhe fakti që propaganda e Beogradit ka folur për AD si partinë më të madhe të opozitës në Shqipëri. “Kjo vizitë ishte e studiuar mirë dhe u shfrytëzua plotësisht për të shtyrë ditët e regjimit kriminal të Millosheviçit”, akuzoi Selami me deklaratën e tij, duke komentuar faktin që vizita e AD në Serbi, u dha rast atyre për të mashtruar edhe opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar si “negociatorë për zgjidhje paqësore”. Vizita e Cekës, Imamit e Ngjelës në Beograd është e pari rast — të paktën pas vitit 1981 kur u shua edhe represioni serb mbi Kosovën — që politikanë shqiptarë udhëtojnë për të zhvilluar bisedime bilaterale me palën serbe. Edhe pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri asnjë parti nuk kishte marrë hap të tillë. Bëjnë përjashtim vetëm vizita e ish-kryeministrit serb Paniç në Tiranë apo edhe takimi, po në Tiranë, Berisha-Bulatoviç.

Pezullohen punimet e kompleksit të fabrikave

Një panoramë e Foggias

Memorandum bashkëpunimi me Anglinë në fushën

Pezullohen punimet e kompleksit të fabrikave pranë Vorës

TIRANË — Pezullohen punimet e Kompleksit të Fabrikave në qytetin e Vorës. Këshilli i Territoreve të Shqipërisë ka vendosur t'i bllokojë ato derisa të paraqitet projekti i plotë i fabrikave. Prej disa muajsh, punimet e këtij kompleksi, të cilat janë marrë përsipër nga Kato Aromatic, shoqëri egjiptiane, kanë ngelur në vend. Deri tani janë hedhur vetëm themelet, për të cilat, kjo shoqëri deklaron se ka shpenzuar rreth 250 milionë dollarë. Ndërkohë, Presidenti i kësaj shoqërie i është kërkuar të paraqesë projektet e plota. Projektet ekzistuese përfshijnë vetëm planimetrinë e disa objekteve të tjera kryesore të këtij projekti si magazina dhe mensa.

Sot si dhuratë një pamje e vjetër

Lexuesit do të marrin sot falas panoramën e tretë nga ato që shpërndahen çdo të dielë së bashku me Gazetën Shqiptare. Panorama e sotme është riprodhimi i një pikture të vjetër të Foggias. Një panoramë e Foggias

Memorandum bashkëpunimi me Anglinë në fushën e mbrojtjes

TIRANË — Një tjetër bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes. Ministri Zhulali, nënshkroi pardje një memorandum bashkëpunimi, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Britanisë së Madhe. Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Anglisë në NATO, Zhulali vuri në dukje se nënshkrimi i këtij memorandumi ka rëndësi edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë. Pas marrëveshjes në Pentagonin, ky memorandum është marrëveshja e dytë e rëndësishme, nënshkruar në fushën e Mbrojtjes brenda harkut të disa ditëve. Ushtria Shqiptare këto ditë sapo ka filluar gjithashtu edhe fazën e tretë të ristrukturimit të saj.

TIRANË — Mbase nuk do të ketë më radhë përpara Ambasadës Italiane, e pakën për ata që kërkojnë legalizimin e dokumentave. Në të vërtetë nga java e ardhshme, në dokumentacionet që rregullohen e që do të legalizohen në Konsullatës për t'i dorëzuar që të hyjnë në zyrën përkatëse, nuk do të duhet të dokumentat. Deri tani mund t'i hynin vetëm 40 persona. Disa nga dokumentat e legalizuara mund të lëvizin e të përdoren në të gjitha zyrat. Po studiohet gjithashtu mundësia që t'u jepet sa për të gjithë, sepse shërbimi në të gjitha ditët, nga ana e punonjësve me sa shpjegojnë në Ambasadë “Nuk mund të jenë të detyruar të presin në radhë për të gjithë ata që janë pastaj kur nuk hyjnë në zyrën e …”, duke u larguar pa u zgjidhur problemi i tyre. Radhë e Ambasadës Italiane

Dje në Shqipëri

SHPRESA TË PAKTA PËR NJË RREGULLIM TË SHPEJTË TË FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM NË TIRANË — “Do të duhen edhe dy vjet të tjerë që banorët e Tiranës të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm”, deklaroi Astrit Hana, Drejtor i Ujësjellësit, në konsultën e bërë në Bashkinë e Tiranës. Kjo konsultë ishte së gjashti vjeten e mundshme për të sistemuar furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm. Vendosja e kontratave, shtimi i sasisë së ujit si dhe ulja e humbjeve teknike u vlerësuan si disa nga rrugët për stabilizimin e situatës së tanishme. RITHEKSOHET NEVOJA E NJË BASHKEPUNIMI TE METEJSHËM ME KE — “Një angazhim i mëtejshëm i Komunitetit Europian për të mbështetur reformën ekonomike në Shqipëri është shumë i rëndësishëm”, theksoi Kryeministri Meksi në një takim të posaçëm që ai bëri me Elio Germano, Ambasador i Komunitetit Europian në Shqipëri. Germano nga ana e tij vuri në dukje se ekzistojnë të gjitha mundësitë për një nivel të ri cilësor bashkëpunimi. SE SHPEJTI NE SHKODER NJE QENDER E KULTURES FRANCEZE — Do të hapet së shpejti, qendra e kulturës franceze në qytetin e Shkodrës. Kjo qendër e cila hapet me iniciativën e Komitetit për Liri e Demokraci në Shqipëri do të ketë rreth 5000 libra francezë, kompjuter dhe do të organizojë kurse specializimi për njohjet e bazave të marketingut e të financës. BURSA STUDIMI NE GJERMANI PER STUDENTË DHE TË DIPLOMUAR — Do të akordohen nga Ambasada Gjermane në Tiranë, disa bursa studimi për në Gjermani. Këto bursa do të jepen me afat të shkurtër për studentët dhe afatgjata për të diplomuar apo studiues nga fusha të ndryshme të shkencës.

NE BRENDSI

NE BRENDEsi

Shpërthen debati pas miratimit të projektligjit në Qeveri Dikasteri kërkon mbikëqyrjen e aktivitetit NE FAQEN 3 Një bombë shpërthen në Gjykatën e Padovës Asnjë i plagosur, shumë dëmtime NE FAQEN 2