Avokatët kërkojnë që çështja të mos mbyllet
Nano, hetime o proces?
Sot Gjykata duhet të vendosë
Ish kryeministri Fatos Nano
Gjykata e Tiranës
EDMOND LAÇI
TIRANË — Edhe pak orë mister për procesin e Nanos. Sot përfundimisht Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse procesi i tij do të zhvillohet brenda 9 nëntorit apo do t’i kthehet edhe një herë hetimeve të mëtejshme. Por në seancën përgatitore — të kërkuar nga avokatët e Nanos — do vendoset edhe fati i personave të tjerë, Sokrat Plaka, Robert Gjini dhe Hasan Alukja, të akuzuar bashkë me liderin socialist për skandalin e ndihmave italiane. Kështu sot, në ora 10, do të rivihet edhe një herë përballë njëri-tjetrit gjykatësi, prokurori dhe avokatët. Por do të mungojnë protagonistët e vërtetë: ata për të cilët deri tani, Prokuroria bashkë me aku-za në ka hedhur hijen e dyshimit. Këtë herë si mbrojtës i akuzës është vetë Arben Qeleshi, Prokuror i Rrethit të Tiranës, të cilit — sipas marrëveshjes me kolegët e tij italianë — i duhet të largohet menjëherë pas kësaj, për të kontaktuar me hetuesen Evelina Canale në Romë, e cila heton funksionarët italianë të kësaj historie. Ndërsa do të mbesë përsëri si Gjykatës Agim Bendo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës dhe Kryetar i Trupit Gjykuës, që kishte hedhur poshtë para disa ditësh kërkesën e Nanos për revokimin e masës së arrestit.
“Është një veprim zyrë”, thonë avokatët për seancën përgatitore që do të fillojë sot. Pas kërkesës së Fatos Nanos nga qelia e Burgut të Tiranës, avokatët kanë insistuar pranë Gjykatës: “Nuk janë zbatuar kërkesat e Nenit 102 të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet e drejta e të pandehurit për t’u njohur me materialet e çështjes si dhe parashtrimi i mendimeve rreth tyre”. Është ky shans i fundit për të pandehurit që akuzohen në skandalin e ndihmave dhe i avokatëve të tyre, që dëshirojnë rikthimin e çështjes në hetuesi. Deri tani është pranuar vetëm kërkesa e parë, ajo e zhvillimit të kësaj seance përgatitore, sepse tjetra — më e rëndësishmja — do të përcaktohet përfundimisht sot.
Ditët e pritjes së procesit të paralajmëruar — sipas ligjit ai duhet të bëhet një muaj pas dorëzimit të materialeve në Gjykatë — nuk i kanë shqetësuar avokatët që të studiojnë materialet në ngarkim të klientëve të tyre. Avokatët e Nanos, Sanxha-ku e Tirana kanë pohuar për Gazetën se ato ende nuk i kanë parë këto materiale voluminoze që, sipas tyre, do të kërkojnë mjaft kohë për t’i verifikuar. Sidoqoftë pas pak orësh do vendoset: ose gjyqi i shpejtë, ose hetimet e tjera.
Në Berat zbulohen 3 skelete viktimash të regjimit
Janë identifikuar
Në Berat zbulohen 3 skelete viktimash të regjimit
BERAT — (p.re.) Vazhdonë të nxirren nga nëntoka eshtrat e viktimave të diktaturës komuniste. Këtë herë në rrethin e Beratit. Pas një periudhe kërkimi të mundshëm, dega e Shoqatës së Ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, ka mundur më në fund të zbulojë varrin e përbashkët të tre viktimave: Jakup Salçi, Ymer Buzi dhe Asqeri Numani. Ishin pushkatuar në nëntor të vitit 1945 dhe groposur në një vend, thuajse të pa ditur, periferisë së qytetit. Shkaku i këtij ndëshkimi të llah-tarshëm është tashmë ai i njohur: viktimat akuzoheshin për bindje dhe veprimtari antikomuniste.
Lista e personave të ekzekutuar gjatë 45 vjet dhune diktatoriale në Shqipëri është shumë e gjatë. Vendi i groposjes së viktimave, thuajse gjithmonë kolektiv, bënte pjesë në sekretet apo misteret e shumta të shtetit. Kështu, një pjesë e mirë e tyre, kanë marrë një ndëshkim të dyfishtë. Përveç humbjes së jetës, ata vazhdojnë të vuajnë edhe një dënim tjetër në botën e vdekjes, të mos kenë varr. Është ky shkaku që ringjallja e eshtrave të tyre — gjë që kërkohet me insistim nga familjet dhe të afërmit — mbetet gjithmonë një ndërmarrje e vështirë dhe që në disa raste ka përfunduar pa sukses.
Milani bllokohet
Sport
Kugëzinjtë barazojnë 1 me 1 në Milano kundër Juventusit
Milani bllokohet
Edhe Parma në krye të klasifikimit
Melli i Parmës, i penguar pa rezultat nga Zanutta i Reggianës, gjuan dhe shënon golin
Në faqen 4 ndeshjet e serisë A
Në faqen 3 kampionati shqiptar
Në faqen 4 Automobilizëm Formula 1
Dj[e] në botë
TURQI, 41 SEPARATISTË VRARE NGA FORCAT E RENDIT — Forcat turke të rendit kanë vrarë 41 separatistë kurdë gjatë një operacioni të gjerë, që ka nisur që më 9 tetor me mjete ajrore dhe tokësore në zonat malore të Senyayla (provinca e Diyarbakirit), në Turqinë juglindore.
SPANJA, TRE PIKTURA JO ORIGJINALE TË GOYA-s TË ZBULUARA NË MUZEUN E PRADOS — Muzeu i Prados në Madrid ka në dispozicion tre piktura të rreme të Goya-s, që i përkasin pikturakës. Ky zbulim u bë gjatë një kontrolli e kuadrove të piktorit spanjoll që ka jetuar nga 1746 deri 1828. Por lajmi i pikturave jo origjinale, që po qarkullon këto ditë, u përgënjeshtrua nga zëvendësdrejtoresha e muzeut Manuela Mena, që sqaroi se nuk janë mbi pikturat po bëhen analiza të tjera.
KOPOJEN EMBRIONET NJERËZORE — Në një eksperiment, i pari i llojit të tij, shekencëtarë amerikanë arritën të dyfishojnë embrionet njerëzore, duke pasur si rezultat dy ose tre kopje identike nga pikëpamja gjenetike: shkruan gazeta The New York Times, duke saktësuar se këto kopje (gjenetikisht njëlloj me origjinalin) nuk janë akoma vendosur në ndonjë mitër për shtatzëni, por janë hedhur poshtë. Janë konsideruar si të papërdorshme “për arsye teknike”. Ishin akoma në gjendjen e pak qelizave.
ALGJERI, RREMBEJNË TRE PUNKSIONARË TË KONSULLATËS FRANCEZE — Shtatë persona të armatosur në Paris janë vënë herë në pak javë janë rrëmbyer zyrtarë francezë në Algjeri, me si që nga militantët e islamit dhe dhur me integritetin dhe akoma të jenë të lirë. Sekretari i trembër dhe një nga qytetarët e treme për vendin që dëndër e qytetarë funksiona të konsullatës franceze të Algjerit dhe u rrëmbyen duke kërkuar për punë.
Dje në Shqipëri
VDES NGA NJË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KRYETARI I DEGËS SË RENDIT PUBLIK TË LUSHNJËS — Ishte një aksident automobilistik që solli vdekjen e GJovalin Marashit, Kryetar i Degës së Rendit Publik në Lushnjë. Bashkë me të vdiq edhe i jati, i cili e shoqëronte në makinë. Aksidenti ndodhi të shtunën, pranë Urës së Milotit.
NË TIRANË SEKTORI PRIVAT MBULON MBI 40 PËR QIND TË PRODHIMIT TË BUKËS — Janë një numër i madh pikash prodhimi buke — vetëm brenda këtij viti janë ngritur 33 të tilla — të cilat mbulojnë mbi 40 për qind të prodhimit të përgjithshëm të këtij produkti në Tiranë. Kapaciteti i tyre prodhues — rreth 1.000 kuintalë në 24 orë — po rritet gjithnjë e më tepër. Ky fenomen po mbështetet fuqimisht edhe nga Bashkia e Tiranës. Seksioni i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore pranë kësaj bashkie, po bisedon me prodhuesit e rinj për një shpërndarje proporcionale në të gjithë kryeqytetin.
BRENDA NENTORIT NE TIRANE DO TE PERFUNDOJE PRIVATIZIMI I BANESAVE — Në Tiranë kanë mbetur rreth 20 për qind të banesave, të cilat do të privatizohen brenda muajit nëntor. Ky ishte përfundimi që rezultoi nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe rastet e banesave që nuk do të privatizohen. Ato do t’i përcillen për miratim Këshillit të Ministrave.
NE SARANDE E DELVINE PERUROHET NDERTIMI I 2 KISHAVE ORTODOKSE — Kryepeshkopi Janullatos përuroi gjatë një meshe fillimin e punimeve për ndërtimin e kishës së Shën Harallambit, e cila ndodhet në hyrje të Sarandës. Gjithashtu dhe në Delvinë u përurua ndërtimi i kishës së Shën Triadhës, për të cilën Kryepeshkopata e Tiranës ka dhënë 180 milion lekë.
Rrëmbëjnë fëmijë për t’i bërë hajdutë
FIER/ Ndalohet pesë persona
FIER — Fëmijët do të përdorëshin si vjedhës jashtë shtetit. Ky ishte qëllimi i një grupi këqëbërësish nga Fieri, të cilët u ndaluan nga policia.
Kërkimi filloi pas zhddukjes së çuditëshme të 2 fëmijëve nga Skrapari. Për disa ditë me radhë, nuk u morr vesh asnjë lajm. Vetëm të shtunën, policia e Skraparit, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Fierit mundi të kapë 5 persona dhe dhe të fëmijët u gjetën. Qëllimi i grabitësve së tyre nuk ishte aspak i zakonshëm. Ai të kujton ngjarjet e filmit të njohur “Oliver Tulst”. Fëmijët e grabitur do të stërviteshin për t’u bërë hajdutë. Por e veçanta e kësaj grabitjeje nuk përfundon këtu. “Profesionin” e tyre fëmijët nga Skrapari, do ta ushtronin jashtë shtetit. Tani gjithnjë e më tepër, fëmijët po bëhen pre e tregëtivë dhe metodave më të fëlliqura për fitim. Skandali i parë që kishte lidhje me fëmijët, shpërtheu në fund të vitit 1990, me çështjen e birësimeve. Në atë kohë u fol shumë për ekzistencën e një trafiku me fëmijët e mitur. Parregullsitë në dokumentacionet përkatëse — proces i cili sapo u mbyll këto ditë — bënë që të hidhen dyshimet për tregti të organeve. Pas kësaj skandali, ky është rasti i dytë, ku fëmijët përdoren si burim i paligjshëm fitimesh.
Në kufirin me Greqinë 9 refugjatë kanë vrarë rojen greke
TIRANE — Vritet një roje greke në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas njoftimeve nga burime shtypi nga Athina, 9 shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin kanë vrarë një roje civile greke. Pandalës Zeka, roja 25 vjeçare — që i përkiste trupave të armatosura të Milicisë — po shoqëronte shqiptarët për në postën më të afërt të policisë. Gjatë rrugës, referojnë burimet e shtypit, të nëntë shqiptarët e hodhën atë — për shkaqe që ende s’dihet — duke i shkaktuar vdekjen. Nga njoftime të deritanishme, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me atë të pak ditëve më parë — në të njëjtën zonë — ku u gjetën të masakruar nga rojet e kufirit grek trupat e 3 shqiptarëve.
Greqi, politika e jashtme përmbledhur në pesë pika
ATHINE — “Duam t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë, me kusht që Tirana të respektojë të drejtat e minoritetit grek”, Kryeministri i ri grek, socialisti Andreas Papandreu.
ATHINE — “Duam t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë, me kusht që Tirana të respektojë të drejtat e minoritetit grek”, Kryeministri i ri grek, socialisti Andreas Papandreu, diktuon kushtet Shqipërisë dhe botës për të vendosur marrëdhënie të mira me qeverinë e saj. E vetmja mbërritje e parë mbetet ajo me Maqedoninë. Në deklaratat e para papër gazetave, Papandreu ka premtuar ta transformojë Greqinë në një urë midis Ballkanit dhe Europës. Nga 1 janari vendit të tij i takon drejtimi i radhës i Komunitetit Evropian për gjashtë muaj. Por të shohim cilat janë idetë e Papandreut në temën e politikës së jashtme:
EUROPA — Greqia kërkon të futet në Komunitetin Evropian me “një rol të barabartë”.
SHQIPËRIA — Vullneti është i 1 përmirësimi i raporteve midis dy vendeve pas një ashpërsimi me dashje të marrëdhënieve nga Mosgota. “Votimi kusht i vënë është mbrojtja e minoritetit grek nga ana e qeverisë shqiptare.
MAQEDONIA — Asnjë mirëkuptim për ish-republikën Jugosllave, e akuzuar se “është bërë zotëruese e historisë”, për simbol-et dhe për caktimin e ekzistencës së të vetmes Maqedoni, asaj greke”. Papandreu i ka kërkuar qeverisë së Shkupit për të kryer hapin e parë në kërkim të një pika takimi, sepse qeveria greke “nuk merr hak, por nuk është e predispozuar të bëjë kontratë me sovranitetin dhe historinë e saj”.
TURQIA — Papandreu i propozon Stambollit që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të zgjidhur të vetmen mospërputhje që kanë, atë të shfrytëzimit të vendbimeve të naftës në Detin Egje.
SHTETET E BASHKUARA — Kryeministri është deklaruar krejtësisht i predispozuar për “një hapje” me Shtetet e Bashkuara, me të cilën nënshkruan të bashkëpunojë në planin politik dhe ekonomik. Presidenti Klinton e ka ftuar atë për një vizitë në Washington, e cila do të bëhet brenda vitit.
Kryeministri grek, Andreas Papandreu
FIERT/ Ndahen pesë persona
Dje në botë
Dje në Shqipëri
FIER/ Ndahen pesë persona
Në kufirin
NË BRENDSI
NE BRENDSI
Lakurıq... para artit
Akoma turp të pozosh nudo
Akademia e Arteve në kërkim të modeleve
NE FAQEN 2
Barletta, sukses i madh i Filarmonisë shqiptare
U ekzekutuan Beethoven, Brahms dhe Grieg
NE FAQEN 2