29/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 tetor 1993

«Fshesa» e parë e Papandreut

Rifillon riatdhesimi me forcë i refugjatëve nga Greqia Një diplomat: «Është tension artificial» Por politika nuk bëhet nëpërmjet hakmarrjes Rifillon operacioni “fshesa”. Kanë filluar përsëri me muaj nga e turpshmja, reprazalje e fundit. Në Greqi u ndërrua një qeveri, kryeministri i ri i buzëqeshi Europës duke premtuar se do të sillej mirë, por ndërroi sjellje. Duke filluar që nga emri i operacionit policia filloi për të dy-tën herë kundër emigrantëve shqiptarë një operacion të quajtur “fshesa”, duke aluduar në mënyrë provokuese në kaptimin e fshesës së pisllëkut dhe të pastrimit. Gati një pastrim etnik. Gjuha e politikës bëhet kështu shantazh, i rëndë kudo, por akoma më i rëndë për një vend si Greqia që në më pak se dy muaj do të udhëheqë Komitetin Europian. Mbetet padrejtësia e fundit, ajo e aktivizimit të shantazhit pikërisht kundër emigrantëve, pjesa më e dobët e popullsisë, në Greqi si dhe në Shqipëri. Është e vërtetë, problemi i emigracionit ekziston, por vjen dyshimi që të parët që nuk duan ta zgjidhin janë pikërisht ata drejtues që e rezervojnë për ta përdorur pikërisht në momentin e duhur. Duke preferuar ndaj dialogut politik, hakmarrjen. EDMOND LAÇI TIRANE — “Fshesa” e parë kundër refugjatëve shqiptarë nga Qeveria e re e Papand-reut. E martë dhe e mërku-rë kësaj jave ka sjellë pranë kufijve jugorë të Shqipëri-së — të përzënë nga policia greke — mijëra shqiptarë. Përsëriten kështu edhe një herë skenat e dhunshme, të provokuara nga politikat shqiptaro-greke në lidhje me pretendimet greke për të drejtat e minoritetit në Shqipëri. “Tensioni artificial i krijuar gjoja për të drejtat e minoritetit — i thotë Gazetës Sekretari i Ambasadës Shqiptare në Athinë — ka cuar në pastrime në masë të shqiptarëve nga territori grek në këto dy ditë”. Vetëm ditën e martë, u kthyen në pikën kufitare të Kakavijës 2150 refugjatë, 48 e të cilëve me dokumente të rregullta, ndërkohë që 5 të tjerë treguan se u ishin grisur vizat e rregullta njëzëçare. Edhe një ditë më pas po në këtë pikë kufitare — deri në orën 17.45 — ishin kthyer me forcë 323 refugjatë, ku midis tyre — sipas pamjeve të dhëna nga TV — kishte edhe të tjerë shqiptarë fizikisht nga policia greke. Marrëdhëniet shqiptaro-greke rrëshqasin të tendoseshin përsëri pak ditë pas zgjedhjes së qeverisë së Papandreut. Janë e kaluar tre shqiptarë që kishin tentuar të hynin në territorin grek vdiqën në një humnerë pas të shtënave nga rojet kufitare të Greqisë. Pas kësaj ngjarjeje, ku autoritetet greke mohuan përgjegjësinë, shpërthyen përsëri polemikat dhe akuza. Këtë herë për minoritetin grek në Shqipëri. Shkaku ishte ngjarja e datës 22 — në fshatin Kranes të Delvinës — ku gjatë ndeshjes së tokës, ishin verifikuar konflikte. Sipas deklaratës së Ministrisë së Rendit Publik, ndër punonjësit e policisë që kishin shkuar për ndihmë, pesë prej tyre ishin plagosur. Ndërkohë që për të njëjtin incident pala greke ka dhënë një version krejt tjetër. Incidenti në këtë fshat ka pasuar edhe një të dytë. Sipas mjeteve greke të informimit një 76-vjeçare ka vdekur pas keqtrajtimit nga policia shqiptare. Akuza greke u hodh poshtë menjëherë nga Ministria e Jashtme Shqiptare, e cila për vdekjen e Stamatο Thanasi[t] sqaroi se ishte asfiksuar gjatë një zjarri që shkaktoi vdekjen, aq më tepër që ajo ka ndodhur një ditë pas incidentit të tokës. Edhe pse “Fshesa” e re filloi pas këtyre akuzave të ndërsjella, duket se ajo nuk do të zgjasë si herët e tjera. Të mërkurën vonë, mjetet shqiptare të informimit lajmeruan se kishte rënë fluksi i madh i refugjatëve të kthyer, dhe se numri i tyre po afrohej te ai i zakonshmi. Një sinjal tjetër pozitivi u bë i ditur po këtë ditë, kur zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Shqiptare, konfirmuan vizitën e mundshme në Shqipëri të Papulias, ministri i ri i Punëve të Jashtme Greke. Vizita e këtij funksionari të lartë grek — rreth datave 10 dhe 12 nëntor — është e para e tij drejt vendeve të tjera të Ballkanit. për të kërkës... greke rrezikuan Pashkët. Javën e kaluar tre shqiptarë që kishin tentuar ... për të njëjtin ... Edhe pse “Fshesa” e re filloi pas këtyre akuza ve të ndërlidhura, duket se ajo nuk ... një ditë pas incidentit të tokës. 12 nëntor — Ballkanit. të ketë funksionuar të lartë grek — rreth datave 10 dhe 12 nëntor — Ballkanit. të kalonte në anën tjetër të kufirit nëpërmjet Bunës me varkë. U dallua dhe u ... — “Qëndrimi i Tomës ... oresin pyetje-përgjigje gjykatësi Faimeri? Refugjatë shqiptarë ndërsa riatdhesohen

Dënohet një ish-oficer vrau 6 persona në kufi

SHKODER/ Masakra ndodhi në 1990 Dhjetë vjet burg për ushtarakun që pengoi arratisjen nga Shqipëria, në Veri të saj SHKODER — Hапet faqja e parë e vrasjeve të shumta në kufi, të kryera në regjimin e vjetër. Gjykata e Shkodrës e cila zhvilloi procesin ndaj Engjëll Tomës, ish-komandant në postën e kufirit Rrushkull, në zonën e Dajçit, dha edhe dënimin e parë për këtë krim: 10 vjet heqje lirie. I pandehuri Toma, 30 vjeç, i arrestuar pas 20 ditësh martese, 13 muajt e arrestit deri në ditën e gjyqit të 27 tetorit, i kaloi në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Aktakuza: “krim i shkeljes së shërbimit të rojës, përgjegjës për vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve gjatë periudhës 21 prill-20 dhjetor 1990”. Sipas dëshmitarit Nazmi Kurti, nëoficer i kësaj poste të kufirit në atë kohë, me datën 21 prill 1990, rreth orës 1 të natës, njësiti — ku Toma ishte komandant — dhe vetë ai qëlluan drejt një çifti të fejuarish që donin të kalonin kufirin. Djali quhet Elez Kraja dhe vajza menjerë, kurse e fejuara e tij Dhurata Sokoli, mori plagë të rënda në trup dhe megjithë ndihmën që iu dha, nuk mundi të shpëtonte. Rasti i dytë i po kësaj natyre i përket 20 dhjetorit 1990. Fjala është për një grup tjetër që do të kalonte në anën tjetër të kufirit nëpërmjet Bur-nës me varkë. U dallua dhe u shtie me automatik nga po ky njësit. Si pasojë gjetën vdekjen 4 persona, tre nga të cilët donin të varrosur me të tokën ish-jugosllave nga vetë vendasit dhe një tjetër u mbyt në ujërat e Bunës. Familjarët e viktimave pas tre vjetëve tani u mblodhën në sallën e gjyqit për të mësuar vendimin përfundimtar për të akuzuarin. Prokurori Prodan Rrokaj e quajti Engjëll Tomën plotësisht fajtor. “Veprimi i tij në kundërshtim me ligjet solli vdekjen e 6 personave, ndër të cilët edhe të një 18 vjeçari” — u shpreh ai. Ndërsa mbrojtësi i tij Ali Orizi tha: “Qëndrimi i Tomës është i justifikuar, përderisa vetë koha e regjimit komunist i quan shkelësit e kufirit — tradhtarë të atdheut”. Vetë i akuzuari në fjalën e tij të fundit kërkoi pafajësinë, sepse — sipas tij — ai nuk kishte shtënë asnjëherë me automatik, përveçse në ajër. Por ky fakt gjatë seancës u mbështet vetëm nga një dëshmitar, ndërsa katër të tjerët e hodhën poshtë. Pas pesë orësh pyetje-përgjigje gjykatësi Fatmira Laska që drejtoi seancën, bashkë me Trupin Gjykues morën vendimin që Engjëll Toma të dënohet me 10 vjet heqje lirie. Ish selia e Komitetit Qendror në Shkodër

Turizmi shqiptar një bilanc aktiv

Për 6 muaj 428 milion lekë TIRANË — (p.re.) Përseri diskutim mbi potencialet që ekzistojnë në Shqipëri për zhvillimin e Turizmit. Këtë herë në një seminar pesëditor me specialistë të turizmit shqiptar, të organizuar nga Komisioni i Komunitetit Europian. Seminari trajtoi mjaft probleme lidhur me diagnostikimin e potencialeve turistike, kushtet materiale të funksionimit të rrjetit turistik si dhe për elementë që lidhen me të: siguria fizike, qetësia publike, rrjeti i transportit dhe infrastrukturës. Turizmi është përcaktuar si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Disa specialistë të huaj mendojnë se ardhmja e vendit duhet të bazohet te Turizmi, sepse në Shqipëri ekzistojnë mjaft potenciale për zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit. Krahas tyre ka edhe shumë vështirësi, ndër të cilat mungesa e rrugëve, telekomunikacionit dhe infrastrukturës në tërësi. Megjithatë, në sezonin turistik të këtij viti, u konstatuan një farë gjallërimi i veprimtarisë turistike krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë, janë regjistruar 92.584 turistë, prej të cilëve, 17.732 janë huaj. Të ardhurat nga ky aktivitet janë 428 milion e 221 mijë lekë.

Spital fluturues në Rinas

Ndërhyrje kirurgjike në avion TIRANË — (Ar.Me.) Një spital modern për mjekimin e syve në Rinas. Nuk është një ndërtesë shumëkatëshe, por një avion. Ky spital fluturues zbriti në Shqipëri para tre javësh. Që nga ajo ditë, “ekupazi” i tij — 27 specialistë okulistë — ka kryer rreth 150 ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale. “Janë mjekë amerikanë dhe nga vende të tjera — thotë për Gazetën Tritan Shehu, Ministër i Shëndetësisë — që kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar e për të dhënë eksperiencën e tyre në fushën e okulistikës”. Dhe spitali i tyre është një avion. Aty — ka edhe sallë operacioni — ata kanë kryer vizita e madje dhjetra ndërhyrje kirurgjikale. Gjithçka që këta mjekë kanë bërë është, është falas. Pacientët e tyre kanë qenë qytetarët të mosha të ndryshme, të cilët vuanin nga sëmundje të syve. Por veprimtaria e 27 mjekëve nuk u kufizua vetëm në vizita dhe operacione. Ata patën takime me mjekë shqiptarë të ardhur nga disa rrethe të vendit. “Është bërë një shkollë — tregon Shehu — ne kemi thirrur okulistë nga e gjithë Republika. Ata kanë zhvilluar leksione e kanë biseduar së bashku”. Kjo veprimtari u bë e mundur në sajë të shoqatës humanitare “Orbis”. Kjo shoqatë vepron në mjaft vende të botës dhe fondet për të ustrruar aktivitetin e saj i grumbullon nga qeveri, individë e organizata të ndryshme. Për realizimin e projektit për Shqipërinë, një pjesë e madhe e fondit është dhënë nga Qeveria Amerikane. Për t’u takuar me këtë personel mjekësor, ishte parashikuar dje, edhe një vizitë e Sali Berishës, President i Republikës dhe Tritan Shehut, Ministër i Shëndetësisë. Nesër, spitali zog do të ngrihet përsëri në fluturim. Sepse njerëz të tjerë si shqiptarët presin shërim nga ai.

Dje në Shqipëri

NE TIRANË NJË GRUP TREGTARËSH KROATË — Nën kujdesin e Dhomës Shqiptare të Tregtisë në Tiranë u organizua një takim i tregtarëve dhe specialistëve shqiptarë me një grup prej 45 tregtarësh të ardhur nga Kroacia. Këta të fundit prezantuan gatishmërinë dhe mundësitë e tyre për të zhvilluar veprimtari tregtare dhe prodhuese në Shqipëri. Nga ana e palës shqiptare, u evidentuan mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për biznes si për shembull, fusha e lirë punëtore apo mundësitë e pastra ekologjike. Në takim u bënë dhe oferta dhe kërkesa konkrete nga të dy palët. NE TEPELENE ZBULO-HET KUFOMA E NJË NJERIU TË MBY-TUR — Është gjetur në lumin Vjosa kufoma e një të riu me moshë 20-25 vjeç. Është akoma i paidentifikuar, por sendet e gjetura në trupin e tij, shpresohet se do të ndihmojnë për përcaktimin e kësaj vështirësie. Gjithashtu, grupet e komisariateve të rretheve iu janë dërguar të dhëna rreth kufomës, për të mundësuar identifikimin sa më të shpejtë të personit. NDIHMA TE KARITASIT ITALIAN PËR BANORËT E TEPELENËS — Janë 220 familje të qytetit të Tepelenës që kanë përfituar nga një ndihmë humanitare e dërguar nga Karitasi Italian si dhe shoqata “Zoti e do Shqipërinë”. Ky kontribut i ndihmës, i siguruar me ndërmjetësinë e Bashkisë së qytetit, përbëhet kryesisht nga veshmbathje. Ato iu ndanë banorëve nga një komision bashkiak i ngritur posaçërisht. NE SHKODËR NJË SEMINAR PËR TEKNIKAT E BIZNESIT — Në bashkëpunim me organizatën amerikane për rehabilitimin përmes kualifikimit (ORT), shoqata e tregtarëve të peshkut kimik dhe imputëve bujqësore (AFADA) organizoi një seminar dyditor për përvetësimin e teknikave të biznesit. Në seminar referuan specialistë amerikanë. Një shoqatë ka planifikuar të zhvillojë edhe tre seminare në Vlorë e në qytete të tjera.

Autobus, shkallë e semafor

TIRANË — Në majë të shkallës, mbi tavolinën e një autobusi për të montuar semaforin në qendrën e qytetit. Sa një moment ekuilibri të jashtëzakonshëm të fotografuar nga një lexues i “Gazetës” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arti i shkathët për të ruajtur këtë moment në këtë errësirë kur munguan mjete. Një kompliment për zgjuarsinë e punëtorit dhe për kurajon e tij. Nga ana tjetër operacioni i instalimit të semaforit në kryeqytet vazhdon me ritme të shpejta dhe një pjesë tashmë po funksionojnë, duke kontrastuar me zgjidhjen e problemit të trafikut. E vetmja kështjellë që mbetet për t’u dhënë është që të lihen gjatë natës.

Gjirokastër, folklor a nostalgji?

Një aktivitet përkon çuditërisht me përvjetorin e lindjes së diktatorit GJIROKASTER — (p. re.) Përpjekje të fanatikëve të Enver Hoxhës për të përkujtuar ditëlindjen e tij? Në 16 tetor — dita e 85-vjetorit të lindjes së diktatorit — një grup polifonik nga Gjirokastra ka dhënë një koncert improvizant, repertori i të cilit ishte kryesisht me këngë që i kushtoheshin Hoxhës. Kështu, pas dy vitesh nga rrëzimi i bustit të tij, diktatori Hoxha kujtohet nga nostalgjikët. Këtë herë i vjen në ndihmë folklori, të cilën ai e kish vetëmbushur me “herozizmat” e tij. Në prag të 16 tetorit të sjellë në Gjirokastër u zhvillua një festival i grupeve polifonike popullore. I cili të kujtonte festivalet e bujshme që organizoheshin çdo pesë vjet në kalanë e Gjirokastrës. Aktiviteti — i zhvilluar në një nga sallat më të mëdha të Gjirokastrës — u zhvillua ashtu siç kishin premtuar grupet, pra duke mos pasur në repertor asnjë këngë që i kushtohej lindjes së diktatorit. Por pas koncertit zotimi u prish: një grup polifonik dha një koncert të dytë — këtë herë jashtë sallës, te monumenti i Çerçiz Topullit — duke kënduar këngë edhe për diktatorin Hoxha. Bazamenti i monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë përpara se të liqej

Për 6 muaj 428 milion lekë

Iniciative e shoqatës humanitare «Orbis» NE BRENDESE (Die në Shqipëri)

NE BRENDSI

Festivali kombëtar i teatrit 21-28 nëntor në Tiranë Shqetësim për mungesën e trupës së Kosovës NE FAQEN 3 Gjermani, përsëri urrejtje kundër të huajve Dy atentate kundër turqve NE FAQEN 2