30/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 tetor 1993

Në burg milioneri i parë Është akuzuar për falsifikim

Marsel Skëndo u bë më i njohur pas emisionit të RAI2 EDMOND LAÇI TIRANË — Vetëm një javë më parë bashkëshortët e tij e kishin ndjekur me kuriozitet atë që RAI 2 e quajti milionerin e parë shqiptar. Marsel Skëndo, President i Drejtorive të Ndërmarrjeve të Përbashkëta ADA, pardje në orën 13.15 u shoqërua nga një eskortë policie për në Burgun e Tiranës. Akuza: “Falsifikim i dokumenteve zyrtare”, u shoqërua nga Prokuroria e Tiranës me masën e arrestit. Skëndo, 44 vjeç, që ishte marrë i pandehur — por në gjendje të lirë — qe para tre muajve, hetohet edhe për një çështje tjetër: historia e blerjes së bombave me gaz lotsjellës që i përket vitit 1990 e për të cilën Prokuroria kishte arrestuar pak ditë më parë Muharrem Sakon, Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Gjergj Toton, ish-specialist pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme. Por menjëherë pas arrestimit të Skëndos, ka reaguar francezi Zhylien Rosh — edhe ky nën hetimin e organeve shqiptare, me masën e detyrimit për moslargim — dhe që ka 50 për qind të aksioneve të ADA. Në një letër drejtuar Alush Dragotit, Prokuror i Republikës, Rosh ka kërkuar që edhe të arrestohet si bashkëpunëtor në të gjitha veprimet e ADA. Skëndo, President i të pares ndërmarrje të përbashkët në Shqipëri, u ballafaqua me urdhërin e arrestit ndërsa po intervistohej në zyrën e tij nga një gazetare. Për herë të parë Marsel Skëndo ishte i marrë i pandehur nga ky organ që para një viti. Akuza e parë për të ishte referuar shpërdorimit të detyrës. Në tetorin e vitit të shkuar një Vendim i Qeverisë kish urdhëruar shkrijen e ndërmarrjes ADA, por që më vonë e anuloi Gjykata Kushtetuese. Këtë herë akuza që e dërgoi në qelitë e Burgut të Tiranës, është e lidhur me një dokument që, sipas organëve hetimore, quhet i rremë. Është rasti i dokumentit të 26 gushtit të vitit 1991 — drejtuar institucioneve shtetërore — në të cilën pretendohej se ishin gjendje 100 tonë cigare, kur faktikisht ishin vetëm 40 tonë. Një kontradiksion rreth sasisë që nuk dihet se çfarë fshihet. Por është edhe një çështje tjetër për të cilën Skëndo vazhdon të hetohet. Bëhet fjalë për skandalin e 220 mijë dollarëve, të cilat në vitin 1990 ishin nxjerrë jashtë Shqipërisë në nevojën e blerjes së bombave me gaz lotsjellës. Kjo shumë, deri me të humbur, si dhe hetimi për të, kishin dërguar para arrestimit, Skëndo dhe bashkëpunëtorët e tij në burg. Ja foto: Marsel Skëndo pak minuta pas arrestimit të tij ish-funksionarë: Muharrem Sako dhe Gjergj Toto. Por mister mbetet hetimi edhe ndaj Zhylien Rosh, bashkëpresidentit të ADA. Dihet vetëm se për të hetohet dhe është nën masën e sigurimit të detyrimit për moslargim, por jo akuza. Marsel Skëndo pak ditë para arrestimit kish deklaruar për Gazetën: “Jemi në demokraci dhe vetëm në demokraci, mund të ne dë- mokraci, mund të akuzohesh, mund të gjykohesh, por edhe mund të fitosh”. Përballë janë tani akuza dhe besimi i tij. Në foto: Marsel Skëndo pak minuta pas arrestimit të tij

Korrenti më i shtrenjtë

E nevojshme të përballohen kostot e prodhimit Korrenti më i shtrenjtë Çmimi rritet më shumë në përdorimin shtëpiak ANDREA STEFANI TIRANË — Sapo është marrë nga Këshilli i Ministrave një vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike si për popullatën ashtu dhe për industrinë. Do të vazhdojnë të mbeten tre limite konsumi për zona të ndryshme: me 250, 150 dhe 70 kilovat, por çmimi i blerjes së energjisë brenda këtyre kuotave, do të ndryshojë. Nga 0.5 lekë, ai do të bëhet 0.8 lekë për kilovat orë. Në rast se këto kuota konsumi tejkalohen, çmimi që do të paguhet nuk do të jetë 1 — 1.5 lekë por 3 lekë. Ky i fundit ishte çmimi më i lartë në shkallëzimin e deritanishëm që hynte në fuqi vetëm për periudhën e dimrit. Por tashmë edhe industria do ta blejë energjinë elektrike më shtrenjtë. Nga 1.8 lekë për kilovat orë çmimi do të rritet në 2 lekë për kilovat orë. Janë të shumtë faktorët që e kanë detyruar Qeverinë të marrë një vendim të tillë. Ministri i Energjitikës, Abdyl Xhaja, në mbledhjen e Qeverisë ku u mor ky vendim, evidentoi si parësore rëndimin e situatës energjetike si rrjedhojë e thatësirës së tejzgjatur. Por krahas kësaj ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë që janë akoma më përcaktues. Më kryesori është me sa duket një projekt i Bankës Botërore. Ai synon që gradualisht ta barazojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike me koston reale të prodhimit dhe të mos ketë subvencione. Janë konform këtij programi që edhe në të ardhmen, dukej se do të jetë dominant në përcaktimin e politikës për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Në programin afatmesëm të Qeverisë pohohet rritja e ndjeshme e tarifave të energjisë për popullatën në kuadrin e një programi për rehabilitimin e sektorit energjetik. “Për vitin 1994 — pohojnë për Gazetën Zana Kallfa, supervizore për energjinë elektrike në Ministrinë e Energjitikës — çmimi është projektuar të rritet 4.2 lekë për kilovat orë”. Dobësia e rrjetit të kabllove që shpërndan energjinë elektrike nëpër banesa, ka qenë dhe një faktor më shumë që ka favorizuar rritjen e çmimit të energjisë. Mendohet se largësia e çmimit, do të shërbejë si një digë mbrojtëse ndaj tendencave për konsum të tepruar të energjisë elektrike dhe që shpesh ka shkaktuar djegien e rrjetit shpërndarës ose të transformatorëve. S’ka dyshim, që ky ndryshim do të perceptohet në mënyra të ndryshme, e në radhë të parë sipas gjendjes ekonomike dhe të ardhurave. Pavarësisht nga arsyet objektive, është disi e vështirë dhe dhe kështu ndodh thuajse gjithmonë në këto raste — që njerëzit ta presin me kënaqësi si këtë rritje çmimi. Të vetmit që mund ta duratrokasin atë ndoshta do të jenë punonjësit e energjitikës, të cilët te ky vendim shikojnë mbijetesën e Korporatës Energjetike. Nëje shtyllë korrenti Fatura të vjetra e të reja Ja çmimet e energjisë elektrike si janë dhe si do të bëhen. SI JANE: Për konsumatorët 0,5 lekë për kilovat/orë. Me tejkalimin kuotës deri në 50 kilovat orë në blloqet 250 kilovat, 150 kilovat dhe 70 kilovat, çmimi shkonte në 1 lek për kilovat orë. Në rast konsumimi mbi këto kuota, çmimi ngrihej 1,5 lekë për periudhën prill-tetor dhe 3 lekë për periudhën nëntor-mars. Për industritë 1,8 lekë për kilovat orë. SI BEHEN: Për konsumatorët 0,8 lekë për kilovat. Çdo tejkalim mbi blloget respektive prej 250 kilovat, 150 kilovat dhe 70 kilovat çmimi ngrihet 3 lekë për kilovat/orë. Për industritë 2 lekë për kilovat/orë. lekë për kilovat/orë. Për industrinë 2 lekë për kilovat/orë.

Në Durrës një qendër e re ortopedike për fëmijë

BARI — Është inauguruar në Durrës një qendër Ortopedike riaftësimi për fëmijë. Qendra është rikonstruktuar me ndërhyrjen e Qendrës së Solidaritetin me Shqipërinë e Karitasit të Bari-Biton to. Struktura e re ka 10 vende dhe ka 65 nëpunës. Çmimi i përgjithshëm i ndërhyrjeve është 150 milionë lira, financimi i të cilave ka filluar të bëhet nga Caritas në vitin e gjysmë më parë. Të gjitha punët janë realizuar nga teknikë italianë dhe shqiptarë. Në inaugurim ishin të pranishëm, midis të tjerëve, Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Tritan Shehu dhe presidenti i Karitasit shqiptar dhe apostolik, imzot Ivan Dias.

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË SHKODËR

— Jonuz Begelani — 40 vjeç — është viktima e një aksidenti automobilistik në Shkodër. Ngjarja ndodhi pardje, rreth orës 13.00 në një nga rrugët kryesore të këtij qyteti. Begelani, i cili po kalonte me rrugën, u shtyp nga një autoveturë që po ecte me shpejtësi dhe vdiq në vend. Drejtuesi i automjetit, Alfred Ndoja, u ndalua nga policia.

NË TIRANË EDHE NDERMARRJET USHQIMORE KRIJOJNË JOINT-VENTURE

— Edhe industria ushqimore në rrugën e bashkëpunimit me firma të huaja. Në Tiranë, 2 ndërmarrje të kësaj industrie — ajo e pijeve freskuese dhe e prodhimit të vajrave — kanë lidhur kontrata Joint-Venture me firma italiane. Kanë filluar tashmë investimet e para në pajisje dhe rregullimin e mjediseve. Së shpejti pritet të fillojë prodhimi.

NË TROPOJË POLICIA NDALON NJË PERSON: MBANTE ARMATIME

— U ndalua në Tropojë Shkëlzen Zallti, 31 vjeç — banor në një fshat të këtij rrethi — pasi mbante armë. Gjatë një kontrolli të bërë në shtëpinë e tij, u gjetën 12 pako me fishekë automatikë, 240 copë fishekë si dhe pajisje të tjera ushtarake. Këto materiale i kishte marrë në repartin ushtarak ku ai punonte. Gjithashtu, po në Tropojë, policia ka ndaluar edhe persona të tjerë për armëmbajtje pa leje.

KONFERENCË SHKENCORE NË SHKODËR E SHOQATËS SË MIQËSISË SHQIPERI-AUSTRI

— U mbajt në Shkodër, me rastin e 38-vjetorit të krijimit të shtetit modern austriak, një konferencë shkencore. Kjo konferencë — gjatë së cilës u mbajtën 6 kumtesa me tema të ndryshme — u organizua nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Austri me qendër në Shkodër.

Vallëzime në bunker

Disko-rock në Gjirokastër GJIROKASTER — Tjetër mënyrë origjinale për t’i bërë të vlefshme punën dhe shpenzimet kolosale për ndërtimin dhe instalimet e dhjetra mijëra bunkerëve në vendshtrirjen në të gjithë Shqipërinë. Simboli i vjetër i luftës tashmë dëshirohet të kthehet për paqen, madje për këngën dhe të rinjtë. Pas bunker-it-doganë të Lushnjës, e tillë ishte edhe ideja origjinale e Bexhet Serjanit dhe Zhija Shoshajt, të dy gjirokastriotë. Ata e kanë kthyer një nga vendstrehimet e shumta të qytetit në qendër argëtimi: diskotekë. Këtë rifuxhio, ata e morën me qera. Më pas, bënë mjaft punime, të cilat ishin të nevojshme për të transformuar pamjen ushtarake të tij, e për t’i dhënë pamjen e një diskoteke. Për këtë ata shpenzuan rreth 350 mijë lekë. “Bar-Diskotekë Rinia” — ky është emri me të cilin është pagëzuar vendstrehimi — do të jetë padyshim një nga diskotekat më origjinale jo vetëm të vendit, por edhe të botës. Muret prej betonarmeje të këtij vendstrehimi — të përshtatura enkas për bombardimet e armëve — tani u tutje do të dëgjojnë vetëm tinguj muzike. Ndoshta ato muzikë e huaj e sulmuar nga regjimi me ashpërsi, simbol i të cilës, është po ky bunker.

Nesër si dhuratë një pamje e vjetër

Një panoramë e Barit . Lexuesit do të marrin nesër falas panoramën e një pamje nga të famshmenja [?] e qytetit të Barit në Jug të Shqipërisë. Panorama e bregdetit me [?] dhe portin e vjetër të Barit.

Kujdes nga dollarët fallso

Ja si të mbrohemi nga kartmonedhat e rreme të rikthyera në treg TIRANË — (p. re) — Kthehen në qarkullim dollarët fallso. Policia dje me parë ndaloi nga qarkullimi disa banknota 100 dollarëshe fallso. Por si t’i njohim që të evitojmë mashtrimin? Ja disa këshilla të dobishme: 1) Gjëja e parë që duhet bërë është të kontrollohet banknota në pëllëmbën e dorës. Në banknotat e vena në qarkullim në 1990 e më parë, duhet të dallohet nga transparenca (në krahun e majtë) një fije e hollë e shkruar me të vogla “100 USA”. Por ato që janë vënë në qarkullim më parë nuk kanë një fije të tillë. 2) Është e rëndësishme renditja e prerë për përbërja e letrës. Banknotat e vërteta janë më të forta se ato falso. 3) Duhet të preket me mollëzën e gishtit jaka e xhaketës së Presidentit Franklin ku është stampuar në qendër të banknotës, ose të preket korniza e saj të zezë. Ato që janë autentike kanë një sipërfaqe më të ashpër, ndërsa ato falso janë më të lëmuara si fletë e gjithë banknota. 4) Kartmonedha e përdorur për banknotat origjinale është në ngjyrë të bardhë në gri dhe ka disa shenja të vogla të zeza që ngjashëm me copa (gjëmash floku) të shpërndara në mënyrë të parregullt. Ndërsa banknotat falso janë në të bardhëshle më të qarta dhe krejtësisht të pastra. 5) Për një kontroll më të sofistikuar, shikoni nëpër një aparat me rreze ultraviolet që është në gjendje të dallojë banknotat e vërteta nga ato falso. Një aparat ankhas për të bërë këtë kontroll ekziston, në fund të fundit, pranë të gjitha bankave. Dollarë fallco të sekuestruar

NË BREN DËSI

Lajme dhe kuriozitete mbi kampionatin shqiptar NE FAQEN 3 I bëhen fotografitë e fundit trupit të balsamosur të Leninit NE FAQEN 2 Gjermani, kundër krizës do të punohet 4 ditë NE FAQEN 2