02/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 nëntor 1993

Skandali Arsidi: në burg edhe dy persona të tjerë

Arrestohet për dëshmi të rreme bankieri Samsuri Vilson Ahmeti i ndryshohet masa sigurimit pas 8 muajsh arresti shtëpiak EDMOND LAÇI TIRANË — Zgjerohet edhe më tej skandali Arsidi. Të premten dhe të shtunën dy persona të tjerë kanë përfunduar në burg. Për rikthimi Samsuri, bankieri më i vjetër shqiptar, është shoqëruar për në Burgun e Tiranës, i arrestuar nën akuzën “dëshmi e rreme” e që lidhet me çështjen e tij si dëshmitar në gjyqin e shkallës së parë ndaj Ahmetit, Saliut dhe Tartarit. Vetëm disa orë më vonë Prokuroria firmos një tjetër arrestim: këtë herë vetëm duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj ish-Kryeministrit Vilson Ahmeti, por jo jo akuzën për të. Kështu arrin në pesë numri i të burgosurve që lidhen me skandalin Arsidi. Një javë më parë ishte arrestuar edhe Ardian Xhyheri, Drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare. Akuzat ndaj Perikli Samsurit — 47 vjet bankier në Bankën e Shqipërisë, është e lidhur me dëshmitë e tij në procesin — të rrezuar nga Apeli — që dënoi me 15 vjet heqje lirie Ahmetin, Saliun e Tartarin. Bëhet fjalë për njoftimin e ish-Guvernatorit Hoti nga ana e Samsurit për kontabilizimin e kambialit 1.6 milionë dollarësh. Hoti ka pranuar në lidhje me këtë se ai e është njoftuar disa muaj më vonë, arsyetim ky i pranuar më vonë edhe nga Samsuri. Tashmë mbi të rëndon akuza e “dëshmisë së rreme”. Gjithashtu në burg është dërguar edhe Vilson Ahmeti, Kryeministri i jetëshkurtër i qeverive shqiptare. I ndodhur në arrest shtëpiak që prej shkurtit të këtij viti, Prokuroria — me të njëjtën akuzë — i ka ndryshuar masën e sigurimit. Burgu i Tiranës

Hetuesia e Tiranës: shkarkohen nga detyra 6 juristë

TIRANË — Ndryshime të tjera në fushën e Drejtësisë. Janë gjashtë hetuesa të Prokurorisë së Tiranës, të cilët janë shkarkuar nga detyra pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pak kohë më parë po nga Prokuroria e Tiranës ishin shkarkuar edhe 14 të punonjës të tjerë në kuadrin e ristrukturimit të këtij organi. Pas kësaj menjëherë ishin emëruar në detyrën e prokurorit 10 hetuesa, të cilët do të kryenin njëkohësisht të dy detyrat. Shkarkimet e fundit ende — deri ditën e hënë — nuk ishin komunikuar, por pjesa më e madhe e tyre e konfirmojnë largimin nga ky organ. Midis tyre figurojnë edhe Dino Leli, Vladimir Bineri, Gafar Leka si dhe Vladimir Hodo. Ndërmjet këtyre hetuesve ka edhe nga ata që kanë pasur në stazh jo të gjatë pune. Por kohët e fundit është vënë re edhe një fluks kërkesash për t’u liruar nga detyra në organet e Prokurorisë. Juristët çdo ditë e më tepër po preferojnë profesionin e ri të avokatit.

Hiqet nga froni Milan

Në ditën e dhjetë të kampionatit italian revolucion në kreun e klasifikimit Juve dhe Sampdoria të parat Sport Në faqen 3 ndeshjet e kampionatit shqiptar Në faqen 4 ndeshjet e kampionatit italian Ruud Gullit shënon golin e fitores, ndërsa Paolo Maldini e vështron

Dje në Shqipëri

KAPET NË DURRËS NJË VRASËS I ARRATISUR — Pas më shumë se dy vjet kërkimesh policia e rrethit të Beratit ka mundur të rikapë 26 vjeçarin Adriatik Fadi Lala si autor të vrasjes së qytetarit Xhemil Brahimi. — Pas më shumë se dy vjet kërkimesh policia e rrethit të Beratit ka mundur të rikapë 26 vjeçarin Adriatik Fadil Lala si autor të vrasjes së qytetarit Gëzim Ibrahim. Në të njëjtën kohë policia kish mundur ta arrestonte atë që në kohën e kryerjes së krimit dy vjet më parë por ishin organet e drejtësisë në rreth që e trajtuan si të papërgjegjshëm dhe e dërguan në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Kjo i dha mundësi Lalës të arratisej, dhe vetëm pas dy vjetësh, u bë e mundur kapja e tij. NJË KONKURS I VALLZIMIT MODERN NË PORGRADEC — Një veprimtari disi e veçantë e ndjekur me interes nga qytetarët e Pogradecit. Është fjala për një konkurs të vallzimit modern ku rivalizuan të rinj e të reja nga shkollat e mesme të këtij qyteti. E shoqëruar dhe me recitimin e disa krijimeve të poetëve më të rinj të qytetit, shfaqja u bë edhe më tërheqëse. Fitues i këtij spektakli, u shpall çifti Darova — Vertopi. NË KORÇË PASDITE TEMATIKE PËR TRE VËL-LIME POETIKE — Në një nga sallat e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës ishin poetesha Irina Vreto, Vjollca Naci dhe Afroviti Gusha, që prezantuan përkatësisht tre vëllimet e tyre, “Syte e Jetës”, “Brigje Malli” dhe “Vjeshtë e Egër”, të botuara kohët e fundit. Jo vetëm rrefimet për ditët e krijimit nga autorët, të disa poezive, eviden-tuan përpara publikut të mbledhur me kë rast, vlerat artistike të kësaj krijimtarie. NË KUKËS NJË SHKOLLË E RE TETE VJEÇARE — Janë 8 milionë lekë për punimet ndërtuese dhe 2 milionë lekë për bazën e nevojshme materialo — mësimore të investuara nga shteti për një shkollë 8 vjeçare të sapo përfunduar nga qytezin e Kukësit. Shkolla ka 2 klasa e kabinete, ndërsa ngrohja e mjediseve të saj, bëhet me anë të një kaldaje qendrore.

Dy shqiptarë që po mbyteshin

Pasi u sollën në Otranto, u riatdhesuan

Sot në Tiranë vjen Galloni: numri një

i drejtësisë

Dje në botë

IRLANDA E VERIUT, 7 TË VRARË NË NJË BAR BAR — Edhe një ditë tjetër e përgjakshme në Irlandën e Veriut, ku të shtunën në mbrëmje dy persona ka- — Edhe në ditë tjetër e përgjaksme në Irlandën e Veriut, ku të shtunën në mbrëmje dy persona kanë hyrë me forcë në një bar dhe kanë qëlluar mbi klientët duke lënë të vrarë shtatë persona dhe duke plagosur nëmbëdhjetë të tjerë. Kjo ngjarje ndodhi në fshatin Greysteel, në afërsi të Londonderry, ku shumica e popullsisë është katolike. Shtatë persona janë ndaluar nga policia po zhvillohen hetimet. KATER DELFINE SHPETONJNE EKUIPAZHIN E NJE ANije PESHKIMI — Një gjë e pabesueshme, por që nuk i mrekullon aspak shkencëtarët. E përdit-shmja «The Sunday Telegraph» referon se katër prej këtyre gjitarëve kanë shpëtuar javën e kaluar ekuipazhin e frikësuar të një anijeje peshkimi, që ndodhej në vështirësi në ujërat e bregdetit të Britanisë. Delfinët kanë punuar disa orë për ta nxjerrë atë nga shkëmbinjtë, ku kishte ngecur për shkak të detit të keq, dhe më pas e kanë shtyrë deri në një distancë të afërt nga bregu, në mënyrë që incidenti nuk mund të përsëritet më. LIBI, EDHE NJERËZ BESNIKË TE GEDAFIT TË PERZIER NË KOMPLOTION USHTARAK — Përpjekja ushtarake, në tetor, për të përmbysur regjimin e Muammar Gedafit ka zgjuar tre ditë, dhe kanë marrë pjesë edhe oficerë të lartë të Warfales, që është përkrahës i hapur i udhëheqësit libian: kjo bëhet e ditur nga e përditshmja arabe «Al Hayat» që botohet në Londër dhe që shtypet edhe në Kajro, që e gazetari parë që dha lajmin e revoltës ushtarake në Libi, e shtypur me gjak nga forcat e qeverisë më 11 tetor.

Dy shqiptarë që po mbyteshin shpëtohen në çastet e fundit

Pasi u sollën në Otranto, u riatdhesuan po mbyteshin shpëtohen në çastet e fundit TOTI BELLONE OTRANTO — Dy qytetarë shqiptarë nga Vlora, Uran Xhafa 42 vjeç dhe Ahmet Isai 37 vjeç, u kapën në mes të Kanalit të Otrantos, të premten në agim, nga ekuipazhi i anijes ushtarake të Natos, «Almond», anije me flamur hollandez. Në det mbi një anije të vogël shoqëruese që kishte pësuar defekt që prej 5 ditësh, ata të dy kishin lëshuar një sinjal SOS të kapur nga një anije tregëtare greke, «Nissos Kythos» e nga kjo joftuar qendrat të ndihmës ajrore greke e italiane. Por para se anija hollandeze të takonte barkën e dy shqiptarëve, sipas tregimit të të dy djemve, duhej të kishin kaluar pesë ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Uran Isai e Ahmet Xhafa kishin ngrënë vetëm bukë e pirë ujë që kishin në një pagure të vetme. Ata ishin shtyrë larg brigjeve shqiptare në kërkim të trupave të bashkatdhetarëve të tyre të mbytur me fundosjen e peshkarexhës «Joni» që kthehej në Shqipëri nga porti i i Brindizit nga i cili kishte dalë disa javë më parë. Avaria e barkës së tyre prej gjaashtë metrash që rezultonte e paregjistruar në Brindizi dhe konditat e këqia meteorologjike gjatë disa netësh, i kishin shtyrë në qëndër të Kanalit, në kufirin e ujrave territoriale italiane. Të uritur dhe të tërhequr nga të ftohtët, mbase ndihmës që morrën nga ushtarët hollandezë, dy qytetarët shqiptarë u transferuan mbi motovedetën CP 2049 të Kapitanerisë së Portit të Otrantos dhe u kthyen në atdhe së bashku me 44 klandestinët të tjerë të bllokuar gjatë kësaj kohe gjatë rrugës pranë bregut që lidh Otranton me kryqendrën e provincës, Leçe. Barka e tyre u sekuestrua në portin italian, në pritje të skjarimeve që duhen bërë nga autoritetet e portit të Otrantos në raport me pronësinë dhe nga vinte anija.

Sot në Tiranë vjen Galloni: numri një i drejtësisë italiane

TIRANË — Mbërrin sot në Tiranë një delegacion italian i kryesuar nga Giovanni Galloni, zëvendëspresident i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Galloni është deputet i parlamentit dhe figura numër një e drejtësisë italiane. Ai vjen në Shqipëri i shoqëruar edhe nga një delegacion i UNICRI, e cila është një agjenci e OKB për asistencën dhe formimin juridik. Ekspertët dhe specialistët e kësaj agjencie, kanë qenë dhe më parë në Shqipëri. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është vendosja e lidhjeve dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë shqiptare. Gjatë qëndrimit të tij, Galloni do të bëjë takime me homologun e tij Cela dhe me personalitete të tjera të larta shqiptare.

Do të fshihet fytyra e një të kaluare që duhet harruar

Punime për ristrukturimin e Hotel Tiranës TIRANË — (c. bo.) — Hotel Tirana — një nga simbolet, për të mirë ose për të keq, të kryeqytetit — në këto kohë kryeqyteti do të ndryshojë fytyrë. Nesër do të firmoset kontrata përfundimtare që do të shënojë fillimin e punimeve për ristrukturimin e tij. Një projekt prej më shumë se 20 milion dollarësh, realizuar nga Albturist në bashkëpunim me shoqatën italiane «Di Vincenzo Esteri», me Insig, me Arkën e Kursimit Shqiptar dhe Bankën Evropiane për Zhvillimin dhe Rindërtimin, që siguron një pjesë të financimeve. Firma e kontratës do të bëhet gjatë një ceremonie zyrtare që do të zhvillohet në vetë Hotel Tiranën nesër pasdite, në të cilën do të marrin pjesë — përveç përfaqësuesve të shoqatave që do të ndjekin ristrukturimin — edhe kryeministri Meksi, ministri i Turizmit, Spaho dhe ambasadori italian Foresti. Ka mundësi që të ndodhen për këtë ballinë të shkurtër edhe presidenti i Republikës, Sali Berisha. Punimet — që do të fillojnë brenda pak javësh — parashikojnë një ristrukturim pothuaj absolut të Hotelit, i cili është më i madhi i Shqipërisë. Nga struktura e tanishme do të ruhet vetëm disa mobilje dhe dyshemetë prej druri. Sipas projektit, Hotel Tirana përfundon në të cilën ndërmarrja do të përfundojë brenda Krishtlindjeve 1994 dhe do të kthehet në një hotel «tre yjesh» (pra luksosh), me 180 dhoma, 1 bar, 2 restorante (njëri prej të cilëve do të jetë i hapur natë dhe ditë), 1 tavernë, 5 salla konferencash, 8 dyqane të brendshme dhe 1 qendër estetike. Do të ndërtohen në të njëjtën ndërtese edhe mjaft zyra. Do të ndërtohet pjesa e përparme e hotelit (që do të respektojë, megjithatë, karakteristikat arkitektonike të sheshit Skënderbej) dhe do të instalohet një sistem ajri të kondicionuar. Për punimet e ristrukturimit do të angazhohen rreth 100 punëtorë shqiptarë dhe 60 italianë. Në drejtim e menaxhimit të hotelit do të punësohen 160 shqiptarë dhe 8 italianë. Shumë punime dhe furnizimi me materiale do t’i bëhet shoqatave të shqiptarëve ndërsa Italia do të arrijë në mënyrë të veçantë mobiljet dhe pajisjet për mbushjen e dhomave. Shoqata «Di Vincenzo Esteri» është bërë në gru-për të 1992: në atë periudhë ishin 32 shoqata të tjera që kishin bërë të njëjtën kërkesë. Marrëveshja e parë konkrete u firmos më 19 shkurt të 1993 ndërsa projektet e fundit u firmosën midis shtatorit dhe tetorit. Firma është e kontraktorit përfundimtare do të kryhet nesër pasdite. Hotel Tirana përfaqëson sigurisht një prej simboleve të kryeqytetit, i dashur dhe i urryer në të njëjtën kohë. Madhësia e ndërtesës është përkjekur të përfaqësojë fuqinë e një regjimi që në fakt ishte destinuar të shkatërrohej. Dhe ishte pikërisht regjimi që kishte transformuar Hotel Tiranën në një simbol edhe të mizorisë së tij. Kati i fundit, i rezervuar nga njerëzve, ishte përdorur për shërbime vet si strehë e sigurt e Sigurimit të shtetit të cilin disidentët politikë mbylleshin dhe merreshin në pyetje për ditë të tëra para se të transferoheshin në burgjet komuni-ste. Të rindërtosh Hotel Tiranën shërben sot edhe për të prishur përfundimisht fytyrën e një të kaluare që duhet harruar. Hotel Tirana