04/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 nëntor 1993

Firmoset Ligji

Nga sot në gazeta e vërteta dhe vetëm e vërteta TIRANE — (c. bo.) — Ligji mbi Shtypin lindi. Pas javësh diskutime, propozime, debate, madje edhe një grevë, Presidenti i Republikës firmosi Ligjin e aprovuar me 11 tetor nga Parlamenti. Që të hyjë në fuqi duhet të kalojnë vetëm 15 ditë nga publikimi i saj në Fleto-ren Zyrtare. Një procedurë rutinë. Çështja juridike tashmë është mbyllur. Por në mënyrë paradoksale hapet tashmë kapitulli më i rëndësishëm. Si do të ndryshojnë gazetat — të gjitha gazetat — tani që ka rregulla të reja për të respektuar? Si do të sillen betuesit e thirrur për të zbatuar ligjin? Po lexuesit? Do ta ndryshojnë gjykimin e tyre kritik organet e informacionit? Rregulli i parë i caktuar nga ligji, më i rëndësishmi nga të gjithë, është pikërisht rregulli i së vërtetës. Nuk mjafton më të shkruash “për atë që ke dëgjuar”, por duhet të tregohen fakte konkrete, lajme, histori të vërteta, të konfirmuara. Po opinionet? Nuk mund të shkruhen më sipas dëshirës, sepse duhet të paraqesësh argumente konkrete, të paraqesësh pozicione politike që do të kenë më në fund emër dhe mbiemër. Gazetat do të pushojnë së qeni gjykata pa garanci. Dhe duke shkruar vetëm të vërtetën, do të shohin vetëm rritjen e prestigjit dhe të fuqisë së vet: gënjeshtrat asnjëherë nuk kanë bërë fuqi. Asnjë ligj demokra- demokratik, asnjëherë nuk mund të mohojë të drejtën e kritikës, por të jesh opozitar — sikurse edhe të biesh në konsensus — që këtë e tutje duhet të respektohesh të drejtat e të gjithëve, duke filluar nga e drejta e atij që lexon. Ligji mbi Shtypin përcakton një tjetër rregull të rëndësishëm: atë të raportit midis gazetarëve dhe institucioneve. Secilit të drejtat e veta, secilit detyrimet e veta, secilit përgjegjësitë e veta. Ligji është i qartë: institucionet kanë për detyrë të japin informacione, gazetat kanë të drejtë t’i publikojnë. Dhe nëse rastësisht gabojnë, askush nuk mund t’i fusë në burg. Sigurisht kjo nuk është e gjitha, ky Ligj nuk është i përsosur. Por sigurisht është një pikënisje tepër e rëndësishme. Është hapi i parë thelbësor drejt demokracisë së informacionit.

Dollarët e PPSH te PS?

Misteret e një fondi sekret Më parë verifikoi Kontrolli i Shtetit, tashmë ndërhyn Hetuesia CARLO BOLLINO TIRANE — Është misteri i fondeve të solidaritetit. Një llogari bankare me miliona dollarë e hapur në 1964 nga Partia e Punës e Enver Hoxhës, e përdorur për të financuar 40 partitë marksiste—leniniste në të gjithë botën, për të formuar grupe ushtarake të huaja, por që do të shërbejë për të financuar Partinë Socialiste aktuale. Janë 151 mijë dollarë, të cilat Partia Socialiste i ka përvetësuar në 1992, duke i tërhequr nga kjo llogari komuniste dhe që sot kërkohen që të kthehen. Sebashku me 400 mijë dollarë të derdhura për gazetën “Zëri i Popullit” në vitin 1990, kur ishte ende organ zyrtar i Partisë së Punës. Një histori plot mistere mbi të cilat tani po punon Hetuesia. Denoncimi ndodhet në një raport të përgatitur nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit pas shumë muajsh verifikimi. Inspektorët e Komisionit kanë sekuestruar të gjitha dokumentet ekonomiko-financiare të “Fondit të solidaritetit” që ndodhen në arkivin e PPSH. Më tepër se 500 faqe vendime në të cilat Komiteti Qendror i destinonte miliona dollarë qëllimeve të ndryshme të partisë, pavarësisht se populli i saj ndërkohë po vidhej e urie. Midis 1964 dhe 1991 janë derdhur totalisht më shumë se 11 milion e 500 mijë dollarë, që ende edhe sot nuk dihet me saktësi se nga vinin. Dihet vetëm që rreth 6 milion dollarë janë nxjerrë nga buxheti i shtetit, por ky veprim është bërë pa firmosur në dokumentacion. “Në këtë pikë — shkruan në raportin e tij Kryetari i Komisionit të Shtetit, Blerim Çela — kemi pyetur edhe Ramiz Alinë që kishte udhëhequr personalisht përdorimin e fondit: por ai as, as bashkëpunëtorët e tij, nuk janë prononcuar për të dhënë shpjegime”. Por nëse fondet e financimit të “Fondve” përbëjnë pjesërisht ende mister, një dokument sigurisht është origjinal: Komisioni i Kontrollit të Shtetit ka zbuluar që më 15 maj 1990 kanë ardhur 84 milion dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Po, pikërisht nga ai vend që në atë kohë konsiderohej ende armiku i madh i Shqipërisë. Dhurata është bërë nga një grua (së cilës nuk i njihet emri) që në testamentin e saj kishte shprehur dëshirën t’ia dhuronte atë shumë Partisë së Punës. Një bamirëse e botës Oqeanit. Ndërmjet shumë mënyrave që janë përdorur për milionat e dollarëve të “Fondit të solidaritetit”, është zbuluar që më shumë se 2 milion kanë përfunduar në arkat e partive marksiste-leniniste të huaja, 1 milion e 200 mijë dollarë janë përdorur për t’i dhënë mikpritje vizitorëve të huaj miq të PPSH, rreth 1 milion e gjysëm janë përdorur për të ndërtuar Pallatin e Kongreseve dhe 400 mijë për industrinë e rëndë. Dhe në fund, në 1990 janë caktuar 400 mijë dollarë për “Zërin e Popullit” ndërsa, në 1992, Partia Socialiste ka tërhequr (në mënyrë “ilegale” thonë inspektorët e Shtetit) 151 mijë dollarë. Duke i kaluar çështjen Hetuesisë, Komisioni i Kontrollit të Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës që Partia Socialiste dhe “Zëri i Popullit” të detyrohen t’i kthejnë paratë e arkëtuara. “Problemi nuk i përket gazetës — shpjegon për këtë çështje Shyqyri Meka, zëvendëskryeredaktor i ”Zërit të Popullit” — kjo çështje do të zgjidhet me Shtetin dhe me partinë tonë. Ne jetojmë, falë suksesin që kemi nga shtypi”. Selia e ish Komitetit Qendror

Ligji i ri do thërrasë investimet nga jashtë

Sapo është aprovuar nga Parlamenti Do të ketë më pak procedura burokratike dhe më shumë garanci për të huajt TIRANE — (An. St.) — Sapo është miratuar nga Parlamenti ligji “Për Investimet e Huaja në Shqipëri”. Është një nga rastet e rralla në jetën e sotme parlamentare, që një projektligj miratohet me unanimitet të plotë dhe thuajse pa asnjë objeksion. Me sa duket ritmet e ngadalshme të hyrjes së investitorëve të huaj në Shqipëri, i kanë bindur totalisht deputetët, pavarësisht nga pozicioni politik, për domosdoshmërinë e ndryshimeve cilësore në këtë sferë me rëndësi jetike për ekonominë. Bëhet gjithashtu evidente se projektligji për investimet e huaja, i hartuar nga specialistë të ish-Ministrisë së Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, i ka përmbushur këto aspirata mbarëparlamentare. Në të vërtetë Ligji në fjalë, i prezantuar kohë më parë nga vetë Presidenti Berisha si mjaft liberal, përmban mjaft ndryshime në krahasim me paraardhësin e tij të trashëkuar. Ai do të shkurt-ojë procedurat burokratike për investitorët e huaj dhe do t’u japë garanci esenciale atyre, për transferimin e kapitalëve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shpre-shohet shumë që ky ligj të ndikojë në përshpejtimin e procesit të investimeve të huaja në Shqipëri. Hyrja e Parlamentit

Drejt përdërit nga Shkodra... Do lindë televizioni lokal

«Transmetimet fillojnë javët e para të 1994» SHKODER — (Ed. La.) — Shumë shpejt në Shqipëri do të shikohen dy stacione të ndryshme televizive. TV Shkodra — që do të fillojë transmetimet në fillim të vitit 1994 — bëhet kështu televizioni i parë lokal që do të bashkohet me TV shtetëror, i vetmi aktualisht. “Njoftimin e konfirmoi zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit — thotë për Gazetën David Luka, drejtor i Radio Shkodrës — shumë shpejt për këtë iniciativë arrin në Shkodër edhe kryeinxhinieri i Radiotelevizionit, i cili do studiojë instalimin e aparaturave televizive”. Tashmë edhe ndërtesa ku do të instalohet TV Shkodra është zgjedhur. “Presin vetëm e ardhjen e aparaturave — vazhdon Luka — sepse Korpusi Qëndror, prapa Radio Shkodrës, është gati”. Por edhe problemi i aparaturave duket drejt zgjidhjes. “Një pjesë e pajisjeve të mbetura pas instalimit të studios së re televizive në TVSH — për programin e ri satelitor — sqaroi për Gazetën Qemal Sakajeva, drejtor i TVSH — do të dërgohen për televizionin e Shkodrës”. Kështu shumë shpejt Shkodra, qyteti me 35 mijë të asituar, qyteti aq pranë embargos, por edhe qyteti i kulturës, artit, sportit, humorit dhe muzikës, do të ketë TV e saj. Selia e Radios në Shkodër

Komfort, elegancë dhe shumë ujë: ja hoteli me «tre yje» në Shqipëri

Përurohet para pak ditësh në Tiranë hoteli privat «Diplomat» EDMOND LAÇI TIRANË — Edhe Shqipëria e ka tashmë një hotel me tre yje, “Diplomat” — i ndërtuar në Jug të Tiranës — është kështu iniciativa e parë për të përdorur një strategji të luksit të shërbimit në to. Pas hapjes së diskotekave 24-orëshe, restorantit kinez, një “Fast Food” po në qendër të Tiranës, kryeqyteti shqiptar i kësaj mënyre edhe hotelit me yje. “Diplomat”, me projekti dhe pronar shqiptar, është dhurata e fundit luksoze për Tiranën. Madje një gaz në qendër e sa) bukur është ditës aty nuk mungon ujë i ngrohtë dhe i ftohtë, ndërkohë kjo ende e pa-realizuar jo vetëm për banorët e kryeqytetit, por edhe për hotelin me të mirë shqiptar “Dajti”. Por pronari i saj treg(g)on edhe shëndet e tera të luksit që kanë përçaktuar në numrin e yjeve të hotelit, siç është ajri i kondicionuar, televizorët e telefonat në çdo dhomë, shërbimi i taksive apo parkingu. Janë gjithsej 7 dhoma fjetjeje, 4 prej të cilave me 2 shtretër dhe secila me tualete moderne. “Diplomat” me tre yje sapo ka filluar të presë bujtësit e parë. Dhe midis atyre që kanë provuar luksin e tij para hotel me yje në Shqipëri, figuron edhe Qemal Derulish, Drejtor i Bankës Botërore.

Si ishte / Si është

Si ishte 1) Investimet e huaja kryeshin në bazë të autoritetit të lëshuar nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë. 2) Transferimi i kapitaleve jashtë bëhej pas një verifikimi të kryer nga Banka e Shqipërisë lidhur me shlyerjen e detyrimeve. 3) Nuk trajtohej mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis një investitori të huaj dhe një ortakut shqiptar, privat ose shtetëror. Si është 1) Eliminohet procedura e marrjes së autorizimit për kryerjen e investimit nga Këshilli i Ministrave apo dikastere e organe të tjera. 2) Garantohet investitori i huaj për transferimin e kapitalit dhe fitimeve jashtë Shqipërisë, duke eliminuar edhe procedurën e verifikimit nga Banka. 3) Parashikohet procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes investitorit të huaj dhe të palës shqiptare. Do të njihen vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Dje në Shqipëri

«Transmetimet fillojnë javët e para të 1994» FRANCA PARAQET TRE PROJEKTMARRËVESHJE ME SHQIPËRINE - Alen Lamasur, Ministri francez për Çështjet e Europës i dërguar Sekretit, Ministër i Punëve të Jashtme, tre projektmarrëveshje të Francës për Shqipërinë. Ato përmbajnë një “Traktat miqësie bashkëpunimi midis dy vendeve”, “Marrëveshje për mbrojtjen e investimeve franceze në Shqipëri” si dhe “Marrëveshje për heqjen e taksave të dyfishta midis dy vendeve”. Lamasur — i cili bëri këto ditë një vizitë në vendin tonë — deklaroi gjithashtu se Franca ka dëshirë të bëjë më shumë për Shqipërinë, për kapërcimin e vështirësive të tranzicionit. NE SHKODËR SEMINAR MBI PROBLEMET E PUSHTETIT LOKAL - “Organizimi i pushtetit lokal në Zvicër dhe përvoja e pasur e këtij vendi për Shqipërinë” ishte çështja kryesore rreth së cilës u diskutua në seminarin rajonal për Shqipërinë e Veriut. Ky seminar u organizua nga Kuvendi Popullor në bashkëpunim me Fondacionin zviceran për Partitë e Lindjes. Aty u diskutua mbi gjendjen aktuale të Shkodrës, për modele të vetadministrimit komunal dhe problemet në ndryshimet të pushtetit lokal. PËRUROHET NJË SPITAL MODERN NË VLORË - U përurua në Vlorë, një spital i ri modern. Ky spital u realizua falë një ndihme të dhënë nga qeveria amerikane. Këtu shtunë sjellë një numër i madh aparaturash mjekësore, ndërmjet të cilave edhe 5 aparate radiografie, 25 frigoriferë e 8 monitorë. Priten të vijnë ndërkohë edhe pajisje të tjera. Në ceremoninë e përurimit të këtij spitali, Ministri i Shëndetësisë Shehu, deklaroi se në fillim të vitit 1994 — falë një kredie prej 5 milion dollarë nga Banka Botërore — do të fillojë ristrukturimi i spitalit të Vlorës dhe ai i Shkodrës.

NE BRENDSI

NË BRENDSI

Program i Federatës së Rinisë Moda, nga Tirana në Paris Do të seleksionohen 15 fotomodele NE FAQEN 3 Tanxhente, të dhënat e para mbi rrëfimin e Crahit Dorëzohet presidenti i Olivettit NE FAQEN 2

Miqtë dhe ëndrrat

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen me shpesh. TË BIESH - Interpretimi psikologjik: Është një ëndërr tipike që na ndodh shpesh, sepse është e lidhur me lindjen. Në fakt ndjenja e humbjes së ekuilibrit dhe e zbraztirës që provo vet gjatë kësaj ëndrre na con në momentet e lindjes, kur fëmija del nga një hapësirë e ngushtë dhe mbrojtëse për të hyrë në botën e madhe. Një përvojë e tillë, edhe pse nuk kemi qenë të vetëdijshëm kur e kemi jetuar, na ka lënë mbresa të mëdha dhe kthehet te ne vetëm nëpërmjet ëndrrave. Të rrëshqasësh në tokë mund të simbolizojë një lloj dënimi moral: “Kam rënë shumë poshtë është shprehja që përdorim shumë shpesh për të dënuar veten për ndonjë veprim jokorrekt që kemi kryer. Ja pra si ndjenja e fajit ravijëzohet më të rrënet nga ndonjë lartësi. Parashikimi: Nuk është mirë kur shikojmë dikë tjetër tek bie. Fatkeqësisht në këtë rast janë në përgjithësi ekonomike. Rënia nga dritarja: humbje parash. E njëjta gjë edhe kur bie nga shkallët. Të blesh në një pus: nam i keq. Të blesh në një pus: nam i keq. TË ECURIT - Interpretimi psikologjik: Mënyra juaj e të ecurit i përket mënyrës suaj të jetesës: të ecësh ngadalë dhe me pavendosmëri lë të kuptohet se jeni të pasigurt. Në se ecim me hap të shpejtë, mund të jetë dëshirë e përballojmë jetën me vendosmëri dhe guxim. Në se vazhdojmë të ndryshojmë objekivisht dhe nuk ejojmë shtegut e duhur, ose më keq akoma ecim në drejtim të kundërt, nuk jemi të aftë të përftojmë nga rastet dhe sillemi akoma me mënyra fëmijërore. Të ecurit në baltë parashikon një veprim imoral dhe të turpshëm. Është e rëndësishme të merren parasysh edhe përpjekjet e vendit ku ecim, pasi al reflekton edhe gjendjen shpirtërore. Parashikimi: Të ecurit me të shpejtë i paraprin pengesave dhe të papriturave. E njëjta gjë vlen edhe për të ecurit duke çaluar. Të ecësh mbi ujë shpeshdo herë keqart. SHTRAT - Interpretimi psikologjik: Shtrati nuk është vetëm vendi ku ëndërrojmë, por edhe ku lindim dhe ku vdesim, ku bëjmë dashuri. Kur na paraqitet në ëndërr, tregon për gjendjen tonë shpirtërore përballë këtyre ngjarjeve të jetës sonë. Të shohësh në ëndërr se je në krevat i ngushtë është shenjë e gjumit të thellë dhe ëndërrimtarit. Pamja e shtratit, në se është e shoqëruar nga një ndjenjë ankthi, tregon për pikëllimin e sëmundjet dhe vdek... Parashikimi: Shtrati i madh premton lumturi bashkëshortore. Nëse shtrati i rregullt tregon për sekrete të fshehura.