09/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 nëntor 1993

Emergjenca e të pastrehëve 50 mijë janë pa shtëpi

Njëqind mijë familje të tjera presin të zgjerohen Por a do të mjaftojë projekti i Qeverisë për të dalë nga situata? Njëqind mijë familje të tjera presin të zgjerohen Emergjenca e të pastrehëve 50 mijë janë pa shtëpi Por a do të mjaftojë projekti i Qeverisë për të dalë nga situata? ANDREA STEFANI TIRANE — Çështja e banesave vazhdon të mbetet një problem i madh për Qeverinë aktuale shqiptare. Mbi 150.000 qytetarë presin përgjigje pozitive nga pushteti i sotëm, lidhur me kërkesat për strehim që ata ia patën paraqitur pushtetit të djeshëm. “Paraliza e sektorit të ndërtimit, rritja e çmimit të lëndëve të para, si dhe fluksi i madh i popullsisë nga zonat fshatare drejt qyteteve — i tha Gazetës Adem Duka, drejtor grejtori në Ministrinë e Ndërtimit dhe Rregullimit të Territorit — e kanë rënduar problemin akoma më shumë”. Në totalin e kërkesave për strehim që rriten vazhdimisht, 50.000 i përkasin familjeve që janë fare pa strehë. Prej tyre veçohen 10.000 që kanë një karaktern akoma më urgjent. Ato i përkasin ish-të përndjekurve politikë dhe qytetarëve banues në ndërtesa, që sipas ligjit, duhet t’i kthehen ish-pronarëve në fund të vitit 1995. Përballë kësaj plage sociale, prej së cilës burojnë një përqindje e konsiderueshme e konflikteve gjyqësore, ndodhet një shtet ende i dobët ekonomikisht. Gjithsesi ai ka marrë përsipër të zgjidhë dhe në radhë të parë dramën e 50.000 të pastrehëve. Shpresohet shumë të një program emergjent për ndërtimin e 10.000 banesave me financimin e Bankës së Kursimeve, që do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Drejtim i rëndësishëm do të jetë ndërtimi i 14.000 apartamenteve të mbetura pa përfunduar. Nga shteti janë investuar 1 miliard lekë për 5.000 prej tyre, që më në fund të përfundojnë në fund të këtij viti. Një kredi prej 5 milion dollarë, e dhënë nga Banka Botërore, do të përdoret për përfundimin e 5.000 apartamenteve të tjera të kësaj natyre. Pjesa e mbetur — rreth 4.000 apartamente — i është besuar ndërmarrjeve ekonomike. Shteti iu ka falur atyre vlerën e punimeve të kryera deri në janar 1993, duke iu njohur edhe të drejtën të përdorin një pjesë të fitimit për përfundimin e tyre. Gjithsesi, rreth 120.000 kërkesa mbeten të pambuluara dhe me këto ritme ndërtimi, strehimi mund të mbetet edhe për shumë vjet një gangrenë. Duket se fjala e fundit dhe vendimtare, do t’u takojë veprimtarive private dhe investimeve të huaja në fushën e ndërtimit. Por ndërsa në ndërtim vërehet një gjallërim, investimet e huaja nuk po duken. “Ka shumë oferta nga të huajt për ndërtimet në zonat të tjera — thotë Duka — por pengesë për konkretizimin e tyre është bërë çështja e pronësisë mbi tokën”. Drama në shifra GJENDJA E TË PASTREHËVE — 150.000 kërkesa për strehim — 50.000 familje pa strehë — 10.000 familje me nevojë urgjente për strehim — 14.000 apartamente të papërfunduara INVESTIMET DHE PROJEKTET NË NDËRTIM — 1 miliard lekë për ndërtimin e 5.000 apartamenteve — 5 milion dollarë kredi nga Banka Botërore për 5.000 apartamente — 4.000 apartamente të papërfunduara do t’u besohen ndërmarrjeve ekonomike. — 10.000 apartamente do të ndërtohen në bazë të një programi emergjence emergjencë që do të nisë me fillim të vitit të ardhshëm ...kanale që në këtë periudhë gjegjësit italianë e skandali, do t’i kthej vizitën kolegëve të saj, duke ardhur në Shqipëri. Këto janë hapat e para të bashkëpunimit italo-shqiptar për skandali — që në fakt — i përket të dy vendeve.

Përgatiten tetë vizat: prokurorët do hetojnë në Itali

Ndihmat TIRANE — Është zgjidhur më në fund problemi i vizave për prokurorët shqiptarë dhe sot ata mund të nisen për në Itali. Pengesa — si zakonisht burokratike — kish detyruar 8 personat e delegacionit shqiptar që do të shkonin në Itali për të hetuar mbi skandalin e ndihmave, që ta shtynin pothuajse për një javë etapën e tyre hetimore në Romë. Tashmë Ambasada Italiane në Tiranë — pasi ka pritur kërkesën zyrtare nga Ambasada Shqiptare në Romë dhe pastaj nga Ministria e Jashtme Shqiptare — ka realizuar të gjitha procedurat e nevojshme. Priten të ndriçohen mjaft pika të errëta të skandalit të ndihmave me etapën e re investiguese të prokurorëve shqiptarë në Itali. Midis personave të rëndësishëm që priten të hetohen janë — kjo detyrë i është lënë organeve të Prokurorisë edhe nga Gjykata e Tiranës — edhe ish-Ambasadori Italian, Torquato Kardilli si dhe Giuseppe Pernicola, administratori i Levant Co., shoqëria bareze në qendër të skandalit. Në Itali prokurorët shqiptarë do takohen me hetuesen e njohur Evelina Canale, e cila ditët e fundit ka kontaktuar përmes telefonit me kolegët e saj shqiptarë. Pas hetimeve shqiptare në Itali, Canale që heton për përgjegjësit italianë në këtë skandal, do t’i kthejë hapat e para të bashkëpunimit italo-shqiptar për skandalin — që në fakt — i përket të dy vendeve.

Parma e mrekullive

Ditë surprizash në kampionatin italian Teuta vendos hegjemoninë Sport Ditë surprizash në kampionatin italian Parma e mrekullive Teuta vendos hegjemoninë Bergkamp humb rastin e barazimit të Interit për shkak të ndërhyrjes së portierit të Milanit, Rossi, pak minuta përpara mbarimit të takimit

Emërohet Komisioni Evropian i Kontrollit të Ligjeve

TIRANË — Janë emëruar të pesë anëtarët e Komisionit të ngarkuar nga Këshilli i Evropës për të egzaminuar legjislacionin ekzistues në Shqipëri. President do të jetë Guido Gerin, president i Institutit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Trieste. Në të njëjtin komision bëjnë pjesë edhe Erwin Denin Duchin i Universitetit të Gottinghenit, Pietro Grilli i Universitetit të Romës, Kjell Torbjorn i Universitetit të Strasburgut e Anton Prennu-shi i Institutit të të Drejtave të Njeriut të Triestes. Gjatë kësaj jave Komisioni do të vijë në Shqipëri për të realizuar takimet e para me përfaqësues të Qeverisë dhe të Parlamentit. Detyra kryesore është ajo e ekzaminimit të legjislacionit përkatës të të drejtës së pronës dhe lirisë së tregut.

Dje në botë

USHTARËT AMERIKANË NDIHMUAN IRAKUN KUNDËR IRANIT — Personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka ndihmuar trupat irakiane gjatë luftës kundër Iranit, gjatë kohës kur ishte president Xhorxh Bush, thuhet e ditur në librin që do dalë së shpejti në Angli, “Pëlhura e merimangës”, i shkruar nga gazetari i “Financial Times”, Alan Friedman. Gjithashtu sipas autorit, funksionarët e Shtëpisë së Bardhë autorizonin dhe drejtonin transportimin e paligjshëm të armëve në Irak. SIRIA KA REFUZUAR BISEDIMET SEKRETE — Presidenti sirian hafez El Asad ka refuzuar ofertat e Izraelit për fillimin e bisedimeve sekrete të paqes: këtë e pohoi kryeministri izraelit Itzhak Rabin në një intervistë të botuar nga e përditshmja spanjolle El Pais. “Siria refuzon çdo lloj bisedimi jo zyrtar — pohon Rabin — E kam ftuar shumë herë Asadin në Jeruzalem, por ai nuk ka pranuar të vijë ose të më presë. 7 NENTOR, TRE MIJE VETE MANIFESTOJNE NE PERIFERINE E MOSKES — Rreth tre mijë persona, sipas asaj që thotë agjencia Interfax, kanë manifestuar pasditen e së dielës, në një zonë periferike veriore të Moskës, për të festuar 76 vjetorin e Revolucionit bolshevik. Komunistët nostalgjikë, sidomos persona të moshuar, janë mbledhur në lagjen Babushkin, jo larg nga stacioni “Medvedkovo” i metrosë, pasi forcat e rendit ua kishin ndaluar të manifestonin në Sheshin qendror të Kaluzhskaja (ish Sheshi Okstiabrskaja), në afërsi të monumentit të famshëm të Leninit.

Ish-pronarët rimarrin kopshtet: fëmijët në rrugë

MIRDITË — Ta-shmë janë dhe fëmijët që po vuajnë pasojat e çrregullimit dhe përplasjeve së interesave në çështjen e pronave. MIRDITË — (p. re.) — Tashmë janë dhe fëmijët që po vuajnë pasojat e çrregullimit dhe përplasjeve së interesave në çështjen e pronave. Lokalet e kopshteve të fëmijëve në mbi 50 për qind të fshatrave të rrethit të Mirditës janë zënë nga ish — pronarët e tokave mbi të cilët janë ngritur këto lokale. Por organet lokale të pushtetit nuk kanë mundur të gjejnë lokale të tjera. Si rrjedhojë, numuri i fëmijëve që nuk ndjekin arsimin parashkollor është rritur. Kështu e drejta e pronarëve është vënë në vend, por atë të fëmijëve nuk dihet se kush do ta mbrojë.

Dje në Shqipëri

MIDIS RADIO TIRANËS DHE RADIO VATIKANIT — U nënshkrua në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi midis Radio Tiranës dhe Radio Vatikanit. Kjo marrëveshje përfshin shkëmbime përvoje në fushën e gazetarise si dhe kualifikimin profesional dhe teknik të personelit shqiptar. Gjithashtu, Radio Tirana do të fillojë transmetimin në gjuhën shqipe të emisioneve të Radio Vatikanit. LARGO HET NGA PORTI I DURRËSIT FREGATA ANGLEZE “LONDON” — U largua dje nga Porti i Durrësit fregata angleze “London” e cila kishte ardhur për një vizitë miqësore. Gjatë qëndrimit të saj disaditor, marinarët anglezë shpërndanë disa ndihma për spitalet. Ndërsa 60 prej tyre punuan disa ditë në ristrukturimin e rrjetit elektrik të befotrofrit në këtë qytet. Anija u vizitua nga mjaft ushtarakë shqiptarë të divizionit të Durrësit. SHFAQET NË TIRANË PREMIERA E DRAMËS “BREGU I PIKE LIMIT” — U shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë, premiera e dramës “Bregu i Pikëllimit”. Drama me autor Teki Dervishin, është vënë në skenë nga regjisori kosovar Agim Sopi. Në rolet kryesore janë aktorët Artan Imami, Xheli Tagani, Marjeta Ljarja dhe Andon Qesari. NË SARANDË POLICIA ARRESTON NJË PERSON QË KËRKOHEN PREJ DISA MUAJSH — Pas disa muajsh kërkime, në fund Policia e Sarandës arriti të arrestojë Edmond Omerin, 36 vjeç. I arrestuari — i cili në bashkëpunim me persona të tjerë kishte kryer vjedhje në dyqane të ndryshme të qytetit — prej disa muajsh ishte larguar në Greqi. Tre bashkëpunëtorët e tij — të cilët policia kishte kohë që i kishte ndaluar — janë dënuar tashmë me heqje lirie.

Shpëtoni këtë vogëlush

DURRËS/Apel Italisë për të shëruar një fëmijë DURRËS — (p. re.) — Apel nga Italia për të shpëtuar një fëmijë. Quhet Rexhep Salati, është tre vjeç e dyshëm dhe rrezikohet të vdesë në spitalin pediatrik të Durrësit, ku mjekët pohojnë se nuk disponojnë pajisjet dhe ilaçet e duhura për ta shpëtuar. Fëmija është goditur nga një sëmundje e rëndë, “mononukleoze infektive” dhe në orët e fundit është rënduar më shumë të ndjeshme pasi ka marrë edhe një bronkopneumoni. Aktualisht është shtruar në pavionin e terapisë intensive të spitalit të Durrësit, por deri tani nuk jep asnjë shenjë përmirësimi. Prindërit kanë lëshuar pra një apel autoriteteve italiane, nëpërmjet një të afërmit të tyre që jeton në Puglia. Mesa zhështë transmetuar edhe nga RAI 3 dhe tani priten ndërhyrjet. Djali ka mbërritur edhe në kontigjentin “Pellicano” të ushtrisë italiane, që mund të bashkëpunojë (ashtu siç ka bërë edhe shumë herë të tjera) për të transportuar të sëmunin e vogël në Bari. Spitali “Giovanni XXIII” në qendrën e Puglias, tashmë ka ofruar disponibilitetin e saj për ta pritur djalin e vogël. Për fëmijën: bëhet fjalë për një nga qendrat shëndetësore më të pajisura të Italisë Jugore. Edhe Drejtoria Shëndetësore e spitalit të Durrësit po tregon ndjeshmëri të madhe, duke bashkëpunuar në përgatitjen e dokumenteve shëndetësore që tregojnë gjendjen e rëndë shëndetësore të fëmijës. Për të tentuar që të zgjidhet sa më shpejt problemi i transferimit të vogëlushit Rexhep Salati në Itali, është kërkuar, ndërhyrja e “Gazetës Shqiptare”. Nga ana jonë do të sigurojmë të gjithë impelimin e nevojshëm, duke garantuar se kemi nisur tashmë kontaktet e nevojshme me Ambasadën Italiane. Spitali i fëmijëve në Bari

Provokacion i anijes greke

Incident në det, ndërsa pritet vizita e Papulias TIRANË — Një tjetër incident i rëndë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Të premten në mëngjes një anije luftarake greke hyn në ujërat territoriale shqiptare. “Ky është një provokacion i rëndë që cenon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare. Më datë 5 nëntor në orën 9.12 minuta organet e vrojtimit të forcave luftarake shqiptare diktuan një anije të huaj që shkeli ujët territorial të Shqipërisë. Rojët bregdetare të forcave shqiptare detare, iu afruan menjëherë anijes së huaj. Ishte anija luftarake greke “Mattis”, e cila kishte hyrë rreth 2 milje në brendësi të ujrave territoriale të Shqipërisë. Rojët bregdetare shqiptare i bënë të ditur anijes greke se ajo kishte shkelur në mënyrë flagrante ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe kërkuan largimin e saj të menjëhershëm. Por përgjigja e palës greke ishte se ajo po bënte detyrën e saj të patrullimit dhe kështu vazhdoi të lundronte në ujërat shqiptare. Vetëm rreth orës 10.00, anija greke u largua e ndjekur deri në momentin e fundit nga anija shqiptare. Pas incidenteve të shumta që kanë ndodhur javët e fundit në zona të ndryshme të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë ky veprim konsiderohet si një provokacion mjaft i rëndë. Ministria Shqiptare e Mbrojtjes iu përgjigj menjëherë duke deklaruar se “forcat tona detare shqiptare janë të angazhuara dhe të gatshme të ruajnë paprekshmërinë e ujërave tona territoriale”. Ky incident ndodh pikërisht kur Papulias, shefi i II i diplomacisë greke, po përgatitet të ndërmarrë një vizitë në Shqipëri ku do të diskutohet për probleme që janë bërë shumë shqetësuese në marrëdhëniet midis dy shteteve, veçanërisht jo refugjatëve shqiptarë në Greqi dhe ato e pakicave greke në Shqipëri. Mendohet se kjo vizitë do të ule tensionin e krijuar kohët e fundit midis dy vendeve.

Në faqen 3 rezultatet e kampionatit shqiptar Në faqen 4 rezultatet e serisë A

NE BRENDE SI

Pse filma të huaj në ekran? Televizioni nuk mund të blejë Prodhimi shqiptar shihet shtrenjtë NE FAQEN 2 Sukses i orkestrës së Teatrit të Operas e Baletit në Itali Artistë italianë duan të luajnë tek ne NE FAQEN 2