10/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 nëntor 1993

«Lindin mafiozët shqiptarë»

Emigrantët në trafikun e drogës Një gazetë amerikane denoncon: «Janë më të fortët në Evropë» CARLO BOLLINO TIRANË — E quajnë “Albanian connection” dhe është përcaktuar si “më e reja dhe më e fuqishmja e organizatave mafioze që drejtojnë trafikun ndërkombëtar të drogës”. Në udhëheqje, falë aleancave të forta me mafien turke, qënkan mijëra emigrantë shqiptarë të aftë për të sfiduar deri edhe “Cosa nostra”. Alarmi këtu vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku gazetat-hetesues të gazetës “Washington Post” kanë botuar një dosje me dokumenta mbi kriminalitetin e ri në Evropë dhe në Ballkan. Dhe e reja më e bukur është pikërisht roli që papritur kanë marrë shqiptarët e mërguar — në mënyrë të veçantë ata që janë me banim në Zvicër — në duart e të cilëve sot kalon pjesa më e madhe e drogës që qarkullon në Evropë. Artikulli është titulluar: “Fitimtari i luftës në Ballkan: heroina” dhe rindërton kursin e ri të drogës, të hapur pas shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavi. “Turqit — shpjegon Pierre Duc, shefi i antidr-ogës së Gjenevës — e kanë parë të bllokuar rrugën e Beogradit, ku kohë më parë kalonte pjesa më e madhe e drogës e destinuar për në qendër të Evropës, por që sot për shkak të luftës nuk konsiderohet më një rrugë e sigurtë. Dhe kështu shqiptarët e Kosovës janë favorizuar”. Pierre Duc shton që një pjesë e drogës kalon edhe nëpërmjet Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër transportohet nga Rumania dhe Hungaria. Një frikë kjo e paralajmëruar edhe nga autoritetet e Tiranës që shpesh herë i kanë kërkuar Evropës (dhe në mënyrë të veçantë Italisë) që të pajisen me mjete më moderne për të zbuluar trafikantët e drogës. Pierre Duc shton që “mafia shqiptare kontrollon tashmë 70 për qind të tregut zviceran të heroinës dhe vetëm në qytetin e Gjenevës janë në shumë se 2.000 shqiptarët e mbuluar me burg për trafik droge”. Shqiptarët janë bërë kështu të fuqishëm në tregtimin e heroinës, duke krijuar jo pak shqetësim, por edhe mafias italiane. Shkruan Washington Post: “Kursi i ri i drogës i hapur nga lufta në Ballkan, ka bërë të shfaqen në Evropë mafia të reja dhe, në mënyrë të veçantë, ajo shqiptare. Mafia italiane po kërkon të hyjë në pazarin e madh duke përcaktuar lidhje me mafian e ruse”. Gazeta amerikane (e mbajtur gjithnjë si një gazetë më të informuar e të besueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), madje edhe zbulojnë që ditë më parë është zbuluar një takim i nivelit të lartë në Berlin midis eksponentëve të klanit italian dhe eksponentëve të klanit rus për të arritur në një marrëveshje dhe për të kufizuar fuqinë e shqiptarëve. “L'Albanian connection” mbështet Werner Keuth, shefi i antidr-ogës austriake — është bërë qendra e sistemit, duke dëbuar së pari edhe mafian turke, që megjithatë vazhdon të ketë vendin e parë në furnizim”. Heroinë, në fakt, prodhohet në Stamboll nga opiumi që vjen nga Pakistani, Afganistani dhe Irani. Pastaj shpërndahet në Evropë. Zbulimi në Shqipëri i një plantacioni me lulekuqe për opium — që ndodhi në korrik në Fier — nuk duket e majftueshme për të besuar se prodhimi i heroinës mund të ketë ardhur këtu vetëm tranzit. Është e sigurtë që në Shqipëri prodhohet marihuanë: mjaft plantacione janë zbuluar nga Policia Financiare e Jugut dhe e Veriut të vendit. Të prodhosh marihuanë, megjithatë nuk është njësoj si të prodhosh heroinën sepse interesat janë më të vogla, por ndërkohë mbetet një sinjal shqetësues. Tani shefat e antidrogës evropiane kanë kërkuar ndërhyrjen e FBI, qëndresë famshme të ndjekjes amerikane. Shifrat janë të pabesueshme: trafiku i drogës, në botë, ka një xhiro prej 420 miliard dollarësh dhe ndërkohë po bëhet problem numër një i gjithë shoqërisë civile. Një ngarkesë droge e sekuestruar në Francë dhe që vinte nga Rusia

Vetëvrasja, një sëmundje e përhapur tek të rinjtë

Janë 170 raste tentativash në vit dhe 6 viktima vetëm për 1993 Midis moshës 18-25 vjeç, 80 për qind e tyre janë femra Mjekët toksikologë denoncojnë fenomenin e dhimbshëm ARMAND MERO TIRANË — Po rriten gjithnjë e më tepër rastet e tentativave për vetvrasje në Shqipëri. Mbi tre të katërtat e këtyre tentativave i përkasin moshave të reja. Por më shqetësues është fakti se ky fenomen ka një përhapje shumë më të madhe te femrat. Alarmi këtë herë vjen nga Reparti i Toksikologjisë në Spitalin Qendror të Ushtrisë në Tiranë. Nga rreth 200 raste të helmimeve që trajtohen në këtë repart, afro 90 për qind e tyre janë me qëllim vetvrasjeje. “Shkaqet kryesore të këtij fenomeni mjaft shqetësues janë sociale — i thotë Gazetës Zihni Sula, shefi i repartit të Toksikologjisë — gjithashtu, kjo është e lidhur dukshëm edhe me nivelin e zhvillimit kulturor në përgjithësi si dhe të vetë individit”. Kështu shpjegohet edhe fakti se rreth 75 për qind e rasteve të helmimit parasuicidal — ose tentativë për vetvrasje — janë mosha të reja nga 18 deri 25 vjeç. Janë individë që në gjuhën mjekësore quhen me predispozicion të deklaruar, pra persona që tentojnë të vrasin veten kryesisht për shkaqe emocionale. I tillë ishte edhe rasti i ditëve të fundit, kur një gjimnaziste nga Tirana kërkoi marrë 40 aspirina dhe gjumësjellës. Ajo i shpëtoi vdekjes vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve të repartit të Toksikologjisë. Por kjo gjimnaziste nuk është e vetmja që kryen këtë akt. Femrat zënë 80 për qind të të gjitha këtyre rasteve. “Armët” që të dëshpëruarit zgjedhin për t’i dhënë fund jetës, janë krijesat si ilaçet — të përdorura në doza të mëdha — si dhe pesticide e kimikate të ndryshme. Por jo gjithmonë mjekët arrijnë t’i shpëtojnë. Vetëm këtë vit ka patur 6 vdekje. “Në të shumtën e rasteve — tregon Sterjo Karanxha, mjek toksikolog — të intoksikuarit vijnë në gjendje shumë të rëndë dhe kërkojnë një terapi intensive”. Të gjitha rastet e intoksikimit — jo vetëm ato me qëllim vetvrasjeje — trajtohen në Repartin e Toksikologjisë në Spitalin Qendror të Ushtrisë, i cili është dhe qendra nacionale e helmimeve akute, duke shërbyer si pikë referimi për spitalet e tjera. Deri më tani këtu janë paraqitur kryesisht vetëm persona të vetëhelmuar apo intoksikuar nga kryeqyteti si dhe ata që e kanë afërta me të. Kështu ende mungon në Shqipëri një pamje e plotë dhe një statistikë për të gjitha rastet e vetvrasjeve. Por problemi nuk mbeten vetëm rastet e vetëhelmimeve, por edhe ato të shkaktuara pa vetëdije. Për këtë mjekët po përpiqen për të vendosur lidhje e kontakte dhe me organizata të ndryshme mjekësore. “Rritja e dukshme — 5 deri 10 për qind në vit — e rasteve me intoksikim e bën të domosdoshëm zgjerimin dhe rritjen e nivelit të shërbimit në repartin tonë — thotë Sula — shumë e nevojshme për të parandaluar këto raste është informacioni dhe propaganda shëndetësore”.

Ndihma të reja për Shqipërinë: Në mision edhe Kooperimi Italian

TIRANË — Mision së Shqipëri i Drejtorisë së Përgjithshme të Kooperimit Italian, në prag të mbledhjes së G-24 që do të mbahet në Bruksel. Të shtunën do të jenë në Tiranë Francesco Aloisi de Lardarel, kryetar i Zyrës së Kooperimit të Ministrisë së Jashtme, dhe funksionarët e saj më të lartë. Aloisi, bashkë me arkitektin Ramundo — përgjegjës i Kooperimit Italian për Shqipërinë — do të takohem me shumë autoritete, së bashku do të përgatitësin një listë të nevojave të reja të vendit. Duke filluar nga 16 nëntori, në Bruksel, do të mbahet mbledhja e G-24 — herën e fundit ajo ishte zhvilluar në Tiranë — që do të merret pikërisht me problemet e Shqipërisë.

Është bllokuar konkursi për pastrimin e Tiranës

Qeveria ende nuk ka akorduar fondin e nevojshëm TIRANË — (Ar. Me.) Plani për të vazhduar më tej mbulon akoma Tiranën. Shpresa e zgjidhjes së shpejtë të këtij problemi nëpërmjet konkursit i cili do t’ia besonte pastrimin e kryeqytetit firmave private — ka mbetur pezull. Konkursi nuk do të zhvillohet. Të pakën brenda këtij viti kjo mundësi përjashtohet. Qeveria nuk ka akorduar shumën — mendohet të jetë afro 100 milion lekë — e cila do t’i jepet firmës apo firmave fituese për të mbuluar punimet. Deri tani ky aktivitet është organizuar nga Bashkia e Shkodrës dhe kryhet nga tre ndërmarrje me 900 punonjës. Rreth 90 për qind e pastrimit dhe evadimit të mbeturinave bëhet me mjete primitive. Gjatë 1992 këtu u gjetën vetëm 2 makina pastrimi dhe 30 transportues. Ndërkohë që çdo muaj krijohen afro 2.000 metra kub dhe e mbetjet ndërtimore. Gjatë dy viteve të fundit për këtë sektor nuk është dhënë asnjë fond. Vetëm në fillim të 1993 — për të krijuar fonde të posaçme — filloi të aplikohej taksa e pastrimit dhe duhet të paguajë çdo person apo firmë që kryen aktivitet privat. Pikërisht kjo gjendje e rënduar e pastrimit të kryeqytetit e detyroi para disa muajsh Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, të organizojë konkurs për eliminimin e mbeturinave. Për realizimin e kësaj sipërmarrjeje u ofruan mjaft firma private, shqiptare dhe të huaja. Nëpërmjet konkursit synohej të realizohej një investim që do të mundësonte jo vetëm pastrimin e qytetit, por do të hapte dhe fazën e parë të përpunimit industrial të mbeturinave. Tashmë, kur kanë kaluar disa muaj nga afati i caktuar për zhvillimin e ankandit, në Bashki pohojnë se ai nuk do të zhvillohet. Tani për tani do të konkuruesve janë mbyllur.

Një faqe e tërë dedikuar shëndetit

NE BRENDSI Një faqe e tërë dedikuar shëndetit Këshilla, thellime dhe kuriozitete NE FAQEN 3

Ministrja italiane: asnjë rrezik nga ilaçet

Hetohët mbi gjakun e infektuar NE FAQEN 2

Stacion i ri për t’u parë Rai Tre mbrrin në Tiranë

RAIUNO RAIDUE RAITRE Vlen vetëm një antenë për tre stacionet shtetërore italiane Stacion i ri për t’u parë Rai Tre mbrrin në Tiranë EDMOND LAÇI TIRANË — Mbërrin në Tiranë edhe RAI 3. Për herë të parë në antenën e kanalit të përbashkët e kryeqytetit shikuan në ekranet e tyre stacionin e vendit që i jep mundësi nga tre stacionet publike italiane. Tashmë në përpjekjet 10 vat është vënë në dispozicion të RAI 3 dhe që sot e prapa, çdo televizor njerëz me pilë onda do të ketë edhe një stacion më tepër. E vërteta kjo pa instalim të RAI TVSH që me fonde e saj — nënshkruar kontratën me produksionet italiane të përmesuar televizive, “Tele…” Mjaftuan kështu vetëm 8.725 dollarë që RAI 3 të arrinte — sikurse RAI 1 dhe 2 — në Tiranë. Përse është më shumë me polarizim vertikal do të krijojë mundësitë që me një antenë të vetme shikuesit të shikojnë edhe antenë të tre stacionet publike italiane, por kush është “RAI 3”? I televizian… Tani në Itali gëzon një fame të veçantë. Në të vërtetë konsiderohet stacioni televiziv më pararojë, me programet më të nivelit në rrugë kulturor dhe kërkime gazeta… Përcaktohet si kanali më pak i… kur nuk kish filluar reforma që ka depol… …tizuar të gjithë RAI-n — RAI 3 ishte në pushtet të gjatë në PDS (Ish-Partia Komuniste Italiane), dhe kjo ka bërë që shpesh programet e tij të… Tani me përk… …drazh është i pavarur. Nder programet më të ndjekura, përmenden “Kush e ka parë?”, që bën fjalë për persona të zhdukur, “Këtu në…”, që merret me kërkime gazeta…, probleme të mafias dhe të jetës politike italiane. Për të dashuruarit e kinemasë, ka “Jashtë orarit”, një program që transmetohet natën… filmat më të… të cilët janë filmat më të vlera të medias artistike.

Dje në Shqipëri

PRESIDENTI BERISHA DEKRETON LIGJIN PËR KRIJIMIN DHE PRISHJEN E DISA MINISTRIVE — Që këtë e tutje tre ministri, e Financave dhe e Ekonomisë, ajo e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit me Jashtë si dhe ajo e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës nuk do të jenë më. Presidenti Berisha sapo ka dekretuar shpalljen e Ligjit për shkrirjen e tyre. Në vend të tyre do të funksionojnë Ministria e Financave, Ministria e Industrisë dhe e Tregtisë si dhe Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetike. NË POGRADEC SEKUESTROHEN CIGARE KONTRABANDE — Dogana e Pogradecit ka sekuestruar 25.000 paketa cigare të markës “Jugoslavia”. “Ato u gjendën gjatë kontrollit të një ngarkese, të fshehura në mes të arkave me birrë. Njëherazi është konstatuar se dhe 2.000 litra birrë nuk ishin deklaruar. I tërë mall i futur kontrabandë kap vlerën 660.000 lekë. NË SHKODER KAPET NJË GRUP VJEDHËSISH — Policia e Rendit në Shkodër ka ndaluar katër të rinj të moshës nga 15 deri 18 vjeç. Shkaku është se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kryer vjedhje në tre prej spitaleve të qytetit. Vlera e dëmit që kishin shkaktuar autorët llogaritet afro 200 mijë lekë. Punonjësit e Policisë mendojnë se pjesëtarët e këtij grupi mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në objekte shtetërore. KALAJIA E KRUJES OBJEKT I NJË FILMI TË RI ARTISTIK — Që sot e tutje mjediset e Muzeut Historik “Gjergj Kastrioti” dhe sheshi brenda Kalasë së Krujës, do të kthehen në studio kryesore për regjisorin Fatmir Koci. Për filmin e ri artistik “Nekrologji” do luajnë në rolet kryesore aktorët Radoja, Bulku e Enver Petrovci.