17 nëntori? Vendoset me ligj data e Çlirimit Kombëtar
TIRANE — (Ar. Me.) do të kthehet përsëri në kalendarin e festave dita e Çlirimit të Shqipërisë.
Tashmë ka mbetur për tu caktuar vetëm data. Parlamenti Shqiptar gjendet kështu para një diskutimi historik. Partia Presidenti Berisha iu drejtua Parlamentit me një mesazh për caktimin e datës së saktë të Çlirimit të vendit, e përkufizuar në të kaluarën më 29 nëntor e që një vit më parë nuk u festua. Një komision i Institutit të Historisë në Tiranë i ka paraqitur Presidentit dokumentat dhe faktet, të cilat hedhin dritë mbi të vërtetën e kësaj ngjarjeje historike. Duke u mbështetur në to, Berisha i propozoi Parlamentit që 28 nëntori të shënojë përfundimin e Luftës në Shqipëri. Në mesazhin e Presidentit hidhet ideja se si ditë e Çlirimit Kombëtar mund të konsiderohet edhe 17 nëntori, për vetë faktin se Tirana është kryeqyteti dhe çlirimi i saj u bë atë datë. Kjo praktikë — shkruante në mesazh Presidenti Berisha — është e njohur edhe në vende të tjera. Mundësia e dytë u propozuan për të shmangur përplasjen e datave të çlirimit me atë të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, më 28 nëntor 1912. Ndërkohë nuk është akoma e qartë cili do të jetë qëndrimi i deputetëve ndaj këtij propozimi. Një vit më parë, mosfestimi i 29 nëntorit u shoqërua me polemika mjaft të ashpra, të cilat vazhduan për një kohë të gjatë. Ky version u quajt atëherë nga opozita si tentativë për të harruar e lënë menjëanë luftën historike ndaj fashistëve. Shumë dokumenta e fakte që kundërshtojnë njëra-tjetrën vazhdojnë të qarkullojnë edhe tani. Veteranët e Luftës insistojnë të vërtetojnë se luftimet në Shkodër – qyteti i fundit që u çlirua nga forcat partizane – kanë vazhduar edhe në ditën e 29 nëntorit. Ndërsa nga ana tjetër, kjo datë konsiderohet si një djallëzi dhe falsifikim i Hoxhës, për të realizuar platformën e bashkimit me Jugosllavinë. Kështu pra këto ditë, Parlamenti Shqiptar ndodhet para këtij diskutimi historik që me ligj përfundimisht do të sqarojë mëdyshjet rreth ngjarjeve nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare.
Pelikani të Shqipërinë
Brenda javës së parë të dhjetorit mobilizohen bazat
Përse largohet para afatit?
DURRES — (c. bo.). “Pellicano” largohet. Pas dy vjetësh impenjim, pas mijëra kilometrash të përshkuara, pas mijëra tonelatash ushqime të dërguara, pas duartrokitjesh, përqafimeve dhe mirënjohjes të gjithë popullsi, misioni ushtarak italian e lë Shqipërinë.
Punimet e çmontimit nga kampi i Durrësit kanë filluar tashmë. Janë në fazën e kthimit edhe marinërët e Grupit Detar XXI. Brenda javës së parë të dhjetorit dy bazat mund t’i jenë kthyer autoriteteve lokale, madje edhe para kohe nga data e caktuar që ishte 31 dhjetori. Përse?
Askush nuk jep informacion, si në Tiranë ashtu edhe në Romë. Është një heshtje misterioze dhe e trishtuar që bie në kontrast në mënyrë të dukshme me oshëtimat dhe entuziazmin që shoqëruan dhënien e 1.200 ushtarëve të “Pellicano”-s, në Shqipëri në 18 shtator 1991, kur vendi ishte pushtuar nga uria dhe varfëria, i kërcënuar nga mungesa e stabilitetit politik dhe nga mijëra tensione sociale që ata ushtarët e çarmatosur kontribuan për ta qetësuar.
Të përshkosh historinë e “Pellicano”-s është njësoj si të rindërtosh odiseën e një vendi në të cilin era e demokracisë e ardhur nga larg, fryu kaq shumë sa bëri të shkatërrohen statuja dhe regjime dhe ktheu mbrapsht mendjet dhe ekonominë, por që në fund ishte e aftë të kthente dalengadalë lirinë dhe mirëqenien, deri në lindjen e demokracisë. Dhe kur demokracia lindi — ashtu si ndodhi në Shqipëri — ushtarët të ardhur për të ndihmuar dhe përballuar emergjencën nuk janë më të nevojshëm. Sot funksioni i “Pellicano”-s kryhet nga një rrjet dhe mjete të shtetit dhe të privatëve shqiptarë, që kanë nisur kështu të ashtuquajturin “Operacionin Shqiponja”. Por atëherë pse është bërë e gjithë kjo kaq e qartë, nisja e ushtarëve italianë shoqërohet me kaq shumë heshtje?
Në disa gazeta në Itali është shfaqur ditë më parë lajmi sipas të cilëve Qeveria Shqiptare paskësh shqiptuar tërheqjen e kontigjentit “Pellicano” brenda 30 nëntorit. Lajmit — që në të vërtetë nuk ka gjetur asnjë konfirmim zyrtar në Tiranë — i është përgjigjur Ministri i Mbrojtjes, Fabbri duke folur me gazetaret: “Operacioni tashmë është në përfundim, tërheqja graduale është duke u bërë, kontigjenti është reduktuar nga 800 në 200 njerëz. Objektivat janë arritur”.
Në muajt e shkuar kishin filluar tratativat e para midis Qeverisë Italiane dhe asaj Shqiptare për një marrëveshje dypalëshe në fushën e Mbrojtjes. Që atëherë nuk është marrë vesh më asgjë. Marrëveshje për të njëjtin funksion janë nënshkruar tashmë në Shqipëri me Greqinë, Shtetet e Bashkuara, Bullgarinë, Turqinë, Anglinë dhe — pak ditë më parë — me Austrinë.
Një shpjegim i mundshëm mbi kthimin e parakohshëm të “Pellicano”-s mund të jetë ajo e lidhur me çështjen e bilancit: misioni i kushton përafërsisht Qeverisë Italiane 20 miliard lireta në muaj dhe krijohet e rëndomë që me kriza e rënda ekonomike që po kalon Italia mund ta ketë shtyrë Romën që të vendosë të ndërpresë një prani jashtë vendit, tashmë jo më të nevojshme.
suar. odiseën e një vendi në të cilën era e demokracisë e ardhur nga larg, përmes të cilave PD, i përgjigjet denoncimeve që Alessì ka bërë vazhdimisht kohët e fundit përbishët mbi skandalin Arsidì: 1) fujta demokrati-kate PD në fushatën elektorale nuk kishte – nëpërmjet deklaratës – skandalin dhe krimin Arsidì”, “Vendet e tjera – përfundon deklarata – Shqipëri të nëpërkëmbur nga Alessi dhe miqtë e tij”. përshkosh [sic] historinë... erdhi... demokracia lindi – ashtu si edhe në Shqipëri – ushta-rët të ardhur për të ndih-muar dhe përballuar emer-gjencën e Ballkanit, me mirëmenien, deri në linjën e demokracisë. Dhe kur atëherë kaq e qarë, njëja e ushta-rëve italianë shoqërohen të kaq shumë heshtje? Në disa gazeta të Italisë është Operacioni “Shqiponja”. Forca atëherë pse nëse është e gjit-tha kaq e qartë, disa gazeta të Italisë është ... të ndërprerë në prani jashtë vendit, tashmë jo më të nevojshme.
Baza e kontigjentit «Pellicano»
Vlorë, Dukesha Sarah para dhimbjes
VLORË — Është imazhi i parë i vizitës familjare të Sarah Ferguson në Shqipëri, më dramatikja nga të gjitha. Dukesha e Jorkut erdhi në Tiranë në ditët e para të tetorit: një mision humanitar i realizuar në fshehtësi absolute me urdhër të vetë dukeshës që nuk donte të informonte Mbretëreshën e Anglisë. E ndjekur nga dy kamiona plot me ndihma, dukesha brodhi për katër ditë në të gjithë vendin duke shpërndarë lodra dhe ilaçe për fëmijët e varfër dhe të sëmurë. Ishte një udhëtim në mënyrë të veçantë emocionues, i jetuar vetëm nëpërmjet tregimeve të pak dëshmitarëve: Gazeta arriti ta zbulonte vetëm disa ditë pasi ajo kishte ikur.
Tani, më në fund mbërrijnë edhe imazhet e saj. Në foto dukesha e Jorkut i qëndron pranë një të sëmuri të spitalit psikiatrik të Vlorës: një njeri të shkretë të shtrirë mbi krevat edhe pa dyshek. Një skenë që flet vetë.
«Arsidi i ndihmuar nga Nano»
Partia Demokratike akuzon Alessin
TIRANE — (p. re.) “Nikola Arsidi, në Shqipëri — sipas dokumentave që disponon Qeveria e Shqipërisë — është futur nga ish-Kryeministri Fatos Nano”.
Është akuza më e re — le-juar në një deklaratë të PD — e cila përfshin në skan-dalin Arsidi edhe liderin socialist Nano, deri tani i aku-zuar për skandalin e ndih-mave italiane. Deklarata e PD, publikuar ditën e enjte, është një kundërshtim i ashpër ndaj parlamentar-it italian Alessi, i cili bashkë me të tjerë — sipas zëdhë-nësit të PD — janë angaz-huar në një fushatë shpif-jesh të ulta ndaj PD dhe qeverisë së saj. Janë katër pikat kryesore, përmes të cilave PD, i për-gjigjet denoncimeve që Alessi ka bërë vazhdimisht kohët e fundit pikërisht mbi skandalin Arsidi: 1) futja e financierit francez në Shqip-ëri për nëpërmjet Nanos; 2) ngarkimi i tij si negociator nga ish-Kryeministri tjetër Ahmeti; 3) Qeveria demo-kratike ka denoncuar tak-tikisht të gjithë përgjegjësit e këtij skandali; 4) PD në fushatën elektorale nuk ki-shtë përdorur asnjë qindar-kë nga burime financiare të dyshimta apo të paligjshme. “PD i ka patur dhe i ka llo-garitë e hapura ndaj çdo re-vizioni shqiptar apo të huaj”, është përgjigjja e PD ndaj dyshimeve të hedhura mbi të edhe nga Alessi se, rreth 400 mijë dollarë i janë dhuruar asaj para zgjedhje-ve që të siguroan edhe fito-ren. Por ndërsa PD — nëpër-mjet deklaratës — i përgjig-jet pikë për pikë të gjitha dyshimeve të hedhura nga Alessi, tashmë e akuzon atë. “Ai është bashkëpunë-tor në skandalin dhe kri-min Arsidi”, shkruhet në deklaratë, madje duke he-dhur hijen e dyshimit mbi të si një person që mund të ketë mbushur edhe xhepin e tij me 9 milion dollarët e ndihmave italiane. “Vendet e tjera — përfundon dekla-rata — do të kenë një par-tner të denjë dhe jo një Shqipëri të nëpërkëmbur nga Alessi dhe miqtë e tij”.
Eduard Selami
Mbërrin sot në Tiranë Ministri i Kulturës së Rusisë
TIRANE — (p. re.) Sot mbërrin për një vizitë tre ditore në Shqipëri Ministri i Kulturës i Republikës Ruse Evgenij Sidorov.
Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Lidhjeve me Jashtë në Ministrinë e Kulturës. Qëllimi i vizitës është nënshkrimi i një marrëveshje mes dikastereve të kulturës së Rusisë dhe Shqipërisë që do të shërbejë zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale në këtë fushë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri Sidorov do të bisedojë me homologun e tij shqiptar Anagnosti. Ai do të pritet gjithashtu edhe nga Kryeministri Meksi dhe Ministri i Jashtëm Serreqi.
Nesër si dhuratë një pamje e vjetër
Një panoramë e Matarës
Iniciativa e Gazetës Shqiptare për t’i dhuruar lexuesve panoramën e vjetër të disa qyteteve italiane ka patur sukses të madh. Madje, shumë persona që kanë qenë mundur t’i gjejnë piktikisht për të kërkuar për pikturat e tyre. Piktura e sotme është një panoramë e vjetër e qytetit italian të Materës. Kjo panoramë e vjetër [pjesë e palexueshme]
«Do riatdhesohen ikonostaset»
Bëhet fjalë për dy vepra me vlera të paçmueshme
TIRANE — (An. St.) Filloi të shpërndahet një lajm që kish mbështjellë çështjen e dy ikonostaseve mjaft të çmu-eshëm, që ndodhen në Itali prej marsit të vitit 1992.
Një vendim i Gjykatës së Tiranës ka shfuqizuar kontratën e nënshkruar mes Institutit Shqiptar të Monumenteve të Kulturës dhe koleksionistit privat italian Angelo Casa. Por në vendimin organal mund të përmbyse çdo gjë për të rikthyer ikonostaset në Shqipëri.
“Jemi në prag të terheqjes së tyre”, pohon për Gazetën Valter Shtylla Drej-tor në Institutin e Monumenteve të Kul-turës. Shpresohet shumë që ikonostaset të riatdhesohen, duke i dhënë fund një-rezgjat polemikash, marrëveshjeve dhe frikës mbi humbjen e tyre të përjetshme para disa kohësh dhe nga shtypi dhe masmedia.
Thuaçse në ultë e kryer me parë, mes koleksionistit italian Casa dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës u firmos një kontratë. Ajo i jepte të drejtë shtetasit italian, të merrte në Itali për qëllime ek-spozimi dhe restaurimi dy ikonostase me vlera të mëdha artistike. Konkretisht në të bëjë fjalë për ikonostasin e Kishës së Vithkuqit dhe atë të Kishës së Shën Vlladimirit.
Përmes një kontrate ishin fiksuar dhe detyrimet e koleksionistit italian. Ai du-het t’i japë Institutit dy automjete, disa pajisje dhe të financojë vënien në lëvizje dy specialistëve shqiptarë, që do të merreshin me konservimin e ikonostaseve. Kontrata do të mbulonte një hark ko-he kohor prej 1 viti 1992 deri në mars të vitit 1994, pra një periudhë 2-vjeçare. Der-gjimit i dy objekteve artistike në Itali nuk u shoqërua me përmbushjen e detyrimeve nga Casa. Kështu kjo u ngrit në shkaqet që autoritetet shqiptare dhe të çështjen në gjyq dhe kërkuan prishjen e kontratës vetëm disa muaj para afatit të skadimit të saj. Faktor tjetër ishin dhe disa akuza apo dyshime — ndoshta dhe nga përvoja e hidhur e zhdukjes së mjaft vlerave kulturore kohët e fundit — mbi mundësinë e grabitjes apo humbjes së tyre. Fatmirësisht koha, me sa duket, po provon paqëndrueshmërinë e shumicës së ngritur për këtë problem. Policia e Palermos ka verifikuar ekzistencën e ikonostaseve në sallonin privat të Casa-s. Vetë ky i fundit ka pranuar — nëpërmjet një bisede telefonike — vendimin e Gjykatës së Tiranës. “Jemi në pritje të një faksi — thotë Shtylla — që do të rikonfirmojë pranimin nga pala italiane të prishjes së kontratës. Ndërkohë po bëjmë përpjekje për tërheqjen e ikonostaseve”. Por gjithsesi mbetet kyçë e mbuluar për sa nëse ekzistonte një pasiguri u vogël. Specialistët mendojnë se veprimet e regjistruara në operacionet italiane mund të mos jenë, se bëri në rregull dhe se kjo e mund të pengojë dërgimin e ikonostaseve nga Italia.
Deklaratë e ashpër ndaj Deputetit italian
Mbërrin sot
NË BRENDSI
NE BREN DËSI
Dy ish ministra italianë hetohen për fondet sekrete
Memin të hollat nga shërbimet sekrete?
NE FAQEN 3
Tre vendet e para e luajnë jashtë shtëpisë ndeshjen e dhjetë
Masa të reja të Komisionit Disiplinor
NE FAQEN 2
Dje në Shqipëri
PARLAMENTI NUK MIRATON PROJEKT-LIG-JET MBI PRONAT E PARAPARAQITUR NGA SHOQATA “PRONËSI ME DREJTËSI” — U hodh poshtë nga Parlamenti, projektligji i paraqitura nga shoqata “Pronësi e drejtësi” për njohjen e pronësisë mbi tokën dhe për kthimin e ndërtesave dhe trojeve të shtetëzuara ish-pronarëve. Ishte hera e parë që një projektligj, i paraqitur Parlamentit nga një shoqatë, “Pronësi dhe drejtësi” e kishte bërë këtë kërkesë në bazë të 20 mijë firmave të mbledhura në zgjedhjet e ndryshme.
NËNSHKRUHET NJË MARRËVESHJE BASHKË-PUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË BOLONJËS DHE ATIJ TË SHKODRËS — U nënshkrua në Shkodër Shkodrës. “Kjo marrëveshje do të afrojë besimin në të ardhmen tonë”, deklaroi në përfundim të nënshkrimit Oljovard Kolombi, Rektor i Universitetit të Shkodrës — duke uruar dhe edukalisht vlerësimin e plotë — Profesorit italiane, propozauan që ky bashkëpunim, i nisur si zgjeruhet edhe me aparatin dhe shpër-marrësi.
HOMAZHE NË VARREZAT E USHTARËVE FRANCEZË NË KORÇË — Përkujtohen ushtarët francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ambasadori francez në Shqipëri bëri homazhe dhe vendosi një kurorë në varrezat e ushtarëve në Korçë.
HAPET NJË BIBLIOTEKË ME LIBRA GJERMANE NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA NË TIRANË — U hap një bibliotekë e re me libra gjermanë, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Biblioteka përmban rreth 3 mijë tituj. Për organizimin e saj Qeveria Gjermane akordoi një shumë prej 16 mijë markash.