LEKA I PARE / Kështu u largua nga Shqipëria i biri i Mbretit
Ministri i tij: «Me një dokument si ky unë kam hyrë edhe herë të tjera në Tiranë» - Takimi në aeroport me një deputet - Ndalohet nga policia një bashkëpunëtor i gazetës sonë
CARLO BOLLINO
TIRANE — Dukeshin si pasagjerë të zakonshëm, kur nëpërmjet radios nga bordi i Jet-it privat, kërkuan të uleshin në ”Rinas”. Ishte ora 4 e pasdites së premte, kur në aeroportin e kryeqytetit ata rridhnin me rutinën e përditshme. Nga bordi i avionit zbritën dy zotërinj elegantë, valixhet në njërën dorë dhe pasaportat në tjetrën. Por pikërisht aty në atë dokument, në ngjyrë të kuqe, me mbishkrimin në frengjisht ”Passeporte diplomatique” dhe në shqip ”Mbretëria e Shqipërisë” fshihej misteri. Pastaj emri Leka Ahmet Zogu dhe profesioni: ”Mret i Shqipnisë”. Askush nuk dukej se dyshonte dhe aspiranti i frikët të një mbretërie që nuk ekziston, kishte kaluar qetësisht çdo kontroll, duke përfunduar, në dhomën ”21” të Hotel Dajtit, një mërgim të gjatë 54 vjet. Nuk ishte vetëm ”sovrani” Leka I. Me të ishte edhe Abedin Mulosmani, edhe ai ”Ministër” i një ”oborri” ekzistues vetëm një gjysëm shekulli më parë dhe pasataj e fshirë nga ligjet e Kushtetutës së Enver Hoxhës.
Por qëndrimi në Shqipëri i Lekës I (që ishte larguar nga Atdheu sëbashku me të atin kur kishte vetëm 2 ditë jetë) edhe këtë herë zgjati vetëm pak orë: në orët e pasdites së shtunës Policía i ka vajtur në dhomën e tij në Hotel, duke i treguar parregullsinë e pasaportës së tij. Në orën 16.40 Zogu dhe shoqëruesi i tij u ngjitën në avionin e tyre dhe u larguan nga Atdheu.
Dhe lindi kështu nga një kontroll kufiri i shkujdesur, një ”çështje” që i impenjoi në një fundjavë me shi, forcat e policisë dhe gazetaret. Pasoja pati edhe një bashkëpunëtor i ”Gazetës Shqiptare”, Agim Kajrani, i ndaluar nga Policia brenda në aeroport, ndërsa tentonte të fotografojë për telepër Gazetës ”sovranin” dhe shoqëruesin e tij që largoheshin nga Shqipëria. Një episod i veçantë, përnshtë i pakëndshëm.
Por le ta shohim më hollë siht kronikën e kësaj çështjeje. Leka Zogu kishte ardhur në Shqipëri sëbashku me Abedin Mulosmanin për të marrë pjesë në 50 vjetorin e themelimit të partisë ”Legalitetit”. ”Sovrani” do të qëndronte deri më 28 nëntor, Festën e flamurit”, i shpjegoi Gazetës Abedin Mulosmani pak minuta para ngjitjes në avionin ”Sabre liner” që do ta çonte sëbashku me ”mbretin” e tij ”në një nga vendet mike të Mesdheut”. Kishte qenë po Mulosmani që kishte nxjerrë dhe firmosur pasaportën e tij dhe atë të Zogut, falë cilësimit (pikërisht atë të ”Ministrit të Oborrit”) që asnjë ligj shqiptar nuk mund t’ia njohë sot.
”Kjo historia e pasaportës është e çuditëshme – shton Mulosmani – unë kam ardhur edhe pëse herë të tjera në Shqipëri po me këtë dokument. Shiko, këtu janë vizat e hyrjes dhe të daljes: askush nuk e kishte kundërshtuar vlefshmërinë e saj. Me 26 qershor ka ardhur madje i gjithë Oborri Mretor dhe të gjithë kishin këtë tip pasaporte”. Është një mister tjetër.
I gjí shqiptar nuk mund t’a njohë sot.
”Kjo histori e pasaportës – shton Mulosmani – unë kam ardhur edhe e fundit me atë tip gjithë kishin këtë tip pasaporte”. Është një mister tjetër.
Pasi ka arritur në dhomën e tij në Hotel, të premten në mbrëmje Leka Zogu kishte takuar të paktën pesëmbëdhjetë persona, të gjithë simpatizues të Monarkisë. ”Ne duhet të vijmë nga sigurimi e tij — tregon një nga pesë rojet e tij të trupit — dhe kur erdhi darka në dhomë, preferuam që të mos e hante, duke konsumuar ushqimet të sjella me valixhe”. Masa me të vërtetë të ekzagjeruara. Gjatë natës, më në fund, mbërriti Policia, me një jetë të pasaportat dhe ftesën për të plotësuar dokumenta të rregullta. Dhe meqenëse Leka dhe Abedini nuk i kishin, nga Ministria e Rendit Publik mbërriti ftesa për t’u larguar nga Atdheu.
”Sovrani” dhe ”Ministri” i tij rreth orës 8.30 të së shtunës e shoqëruan deri në aeroportin e ”Rinasit”: duhet të kishin ikur me një avion të linjës, por Zogu nuk kishte pranuar, duke kërkuar të priste Jet-in e tij privat me të cilin erdhi, urdhri (nëpërmjet telefonit satelitar personal të familjes Mbretërore) të nisej nga Amman, kryeqyteti i Jordanisë. Tetë orë pritje në një sallë të aeroportit gjatë së cilës mbreti aspirant pati një bisedë të gjatë me deputetin Abdi Baleta. ”Po, e takova Leka Zogun”, i konfirmoi Gazetës parlamentari, duke evituar komente të tjera. Në fund, në orën 15.55, ardhja e avionit, furnizimi me karburant dhe pasataj — në orën 16.40 — nisja drejt një destinacioni: Mërgimi vazhdon.
zgjati vetëm pak orë: në orët e pa-
shku pasaportën e tij dhe atë të Zogut, falë cilësimit (përkthyesit atë të "Ministrit të Oborrit") që asnjë
Kjo historia e pasaportu-tës është e çuditshme — thonë Mulosmani — unë kam adhuruar dhe pse e kishte kundërshtuar vleftësimin
që në fuqi i Landit gjerman të Nordrhein-Westfalen dhe në për Ligjin në Westfalen dhe — natyrisht — "Gazetës Shqiptare".
Abedin Mulosmani tregon pasaportën pak përpara largimit të tij nga Shqipëria (foto A. Babani)
E njëjta dyshe
Sport
Parma e Milan kthehen përsëri së bashku në krye të klasifikimit
E njëjta dyshe
Në faqen 4 ndeshjet e serisë A
Në faqen 3 kampionati shqiptar
Kroati Alen Bokšić i Lazios, në dyluftim me futbollistin e Torinos Grecucci
Në faqen 4 ndeshjet e serisë A
Në faqen 3 kampionati shqiptar
DJE NË BOTË
FRANCE: GJASHTË TURQ VDESIN NË NJË SHPËRTHIM ZJARRI — Gjashtë turq, (dy të rritur, tre të rinj dhe një vajzë e vogël) vdiqën të karbonizuar në zjarrin që shpërtheu në agim, në banesën e tyre të vogël në Mulhorse (Franca qendrore). E bënë të ditur burimet e zjarrfikësve. Sipas dëshmive të disa të afërmve, ishte fjala për një burrë dhe gruan e tij, të dy mbi dyzet vjeç, të dy fëmijëve të tyre, 15 dhe 20 vjeç, dhe të një vajzëlusheje që e u kishte besuar atyre nga disa migje me të cilët kishin kaluar mbrëmjen.
KATASTROFË AJRORE NË MAQEDONI, 115 TË VDEKUR — Janë 115 viktimat e fatkeqësisë ajrore që ndodhi në Maqedoni. E komunikuar burimet e policisë në radion e Shkupit. Sipas burimeve ishte vetëm një që mbijetoi, një i ri rreth 20 vjeç.
ADIDI KËRKON HETIME MBI «TERRORIN E TRUPAVE» OKE — Zoti i luftës somalez Mohamed Farah Adidi ka kërkuar në një letër dërguar sekretariatit të përgjithshëm të legës arabe Esmat Abdel Meguid hapjen e një «hetimi të paanshëm mbi veprimet e bëra nga trupat e OKB-së në Somali. E konfirmoi një zëdhënës i organizatës panarabe.
PIKËT E GREVISTËVE KOMUNISTË KUNDËR MBYLLJES SË MUZEUT TË LENINIT — Rreth 200 persona kanë organizuar në Moskë një piketë përpara muzeut Lenin, në afërsi të Sheshit të Kuq, për të protestuar kundër vendimit të presidentit Boris Jeltsin për transferimin e mbetjeve të Leninit në një depozitë dhe ta bëjë palatin, selinë e ardhshme të «Dumës» (këshilli bashkiak i Moskës).
DJE NË SHQIPËRI
NË FIER KOMPJUTERIZOHET KONTROLLI I EKSPORTIT TË KARBURANTEVE — Në Degën e Policisë Financiare të rrethit të Fierit sapo është vendosur një kompjuter. Nëpërmjet një sistemi elektronik parlamentar dhe me antenë satelit, kompjuteri do të sigurojë shkëmbimin e mesazheve me grupin e embargos së naftës kufi me Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë dhe me pikat e tjera kufitare. Kjo bën të mundur një kontroll më të shpejtë të destinacioneve të karburanteve dhe koordinimin më cilësor të punës për forcimin e embargos.
NË KUKËS TETË FIRMA PRIVATE NË PRAG TË FALIMENTIMIT — Kane krijuar borxhe të mëdha ndaj shtetit dhe subjekteve të tjera private. Kjo është simptomë kryesore që dëshmon falimentimin e afërt të tetë firmave private në rrethin e Kukësit. Zyra e tatim-taksave njofton se ato nuk janë në gjendje të derdhin rregullisht detyrimet fiskale. Tashmë po përgatitet dokumentacioni i falimentimit. Perspektivë jo të qartë paraqet dhe Fabrika e Tullave. Çmimi i lartë i shitjes së tullave që ajo prodhon, ka larguar blerësit dhe për rrjedhojë në sasi shumë e madhe e prodhimit ka mbetur stok.
NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS CIKEL LEKSIONESh PËR SOCIOLOGJINË — Sapo është çelur në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të qytetit të Shkodrës një kurs sociologjie. Në të do të marrin pjesë pedagogë, studentë, mësues të shkollave të mesme dhe qytetarë shkodranë. Hapja e kursit u bë e mundur nën kujdesin e Bashkisë së qytetit dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të ndjekin një cikël leksionesh nga profesori italian Luigi Xa i Universitetit të Leces dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjirokastër së shpejti mjaft ujë
Ujësjellësa
GJIROKASTER — Është një projekt zbatimi i të cilit do të sjellë sasira të mjaftueshme uji nga burimet e Gurres dhe të Picarit.
Duket se nëpërmjet këtij projekti — të shqyrtuar nga Këshilli i Rrethit — qyteti i Gjirokastrës do të mund të shpejtojë krizën së mungesës së ujit të pijshëm.
Aktualisht me ujë përballohen vetëm 1/3 e nevojave të qytetit.
Projekti shpejtimtar do të kushtojë 10 milionë lekë. Në fazën e parë të tij do të stabilizohen prurjet në ve-rë e dimër. Në fazën e dytë do të synohet të shtohet sasia e ujit.
Shtypi në Shqipëri një tjetër diskutim
TIRANE — Do të flitet për lirine dhe Ligjin mbi Shtypin sot në Pallatin e Kongreseve. Fondacioni shtetëror gjerman "Friedrich Ebert" organizon seminarin me temën: "Liria e shtypit, dinjiteti i njeriut".
Është një rast tepër i rëndësishëm për të diskutuar me ekspertë të Ligjin e ri mbi Shtypin Shqiptar. Ligji i aprovuar së fundi nga Parlamenti është nxjerrë, në fakt, nga lig-
që në fuqi i Landit gjerman të Nordrhein-Westfalen dhe ndër refuzuesit kryesorë do të jetë Kurt Braun, jurist dhe ekspert për problemet e shtypit gjerman. Kurt Braun do të flasë për Ligjin në Westfalen dhe — natyrisht — do të shpjegojë me detaje edhe atë shqiptar.
Seminari, i kërkuar dhe i organizuar nga Ambasada Gjermane, sëbashku me fondacionin "Friedrich Ebert", do të zgjasë një ditë të tërë. Fillimi është caktuar për në orën 8.30. Për të shpjeguar problemet e informacionit në Shqipëri do të flasë Ylli Rakipi, president i Lidhjes së Gazetarëve shqiptarë. Është ftuar për të ndërhyrë, midis të tjerëve, edhe Carlo Bollino, përgjegjës në Shqipëri i "Gazetës Shqiptare".
Placido: Kam gjyshen shqiptare
Mbërrin në Durrës aktori italian
TIRANE — "Kam një gjyshe shqiptare, unë jam nga Pulia: është e natyrshme që ta dua Shqipërinë".
Këto janë fjalët e para me të cilat Michele Placido komentoi Gazetës kthimin e tij në Shqipëri për të vazhduar xhirimin e filmit të Gianluca Amelio-s. Aktori — mjaft i njohur në Shqipëri për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjen e Miss Albanias — mbërriti në aeroportin e Rinasit të shtunën në mesditë. Aktuali ndodhet në Durrës ku trupa e Amelio-s ka transferuar grupin e xhirimeve. Michele Placido interpreton rolin e tregtarit italian të ardhur në Shqipëri për të realizuar trafik jo shumë të qartë.
Aktori Michele Placido
NË BRENDSI
Një projektvendim përcakton raportet me pronarët
Po zhduket një pasuri me vlerë
NË FAQEN 2
«Nëse përsëriten incidente të tjera do të tërheq Fondacionin»
Xhorxh Soros vjen përsëri në Shqipëri
NË FAQEN 2