26/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 nëntor 1993

3 dhjetor, regjim në gjyq

Akuza e dhjetë të pandehurve: «Shkelje e barazisë së Shtetasve» Fiksohet procesi i bllokmenëve EDMOND LAÇI TIRANË — Për herë të parë në Shqipëri — kur kanë kaluar tre vjet nga përmbysja e komunizmit — dalin para Gjykatës funksionarët më të lartë të regjimit. Më 3 dhjetor në Gjykatën e Tiranës do të vihen para akuzës dhjetë prej ish-anëtarëve të Byrosë Politike, njerëzve më të besuar të Hoxhës dhe Alisë. Fillojnë kështu — thuajse pas arrestimit të gjithë kastës së vjetër — proceset e para gjyqësore kundër tyre. “Shkelje e barazisë së shtetasve”, është akuza e dhjetorit, të cilën Trupi Gjykues — tashmë i zgjedhur — do të mundohët ta provojë për dhjetë ish-anëtarët e Byrosë Politike. Ndërsa për Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuranë Isain, Simon Stefanin dhe Manush Myftiun — të pestë në Burgun e Tiranës — Prokuroria heton për akuza edhe më të rënda. Për Besnik Bekteshin, Foto Çamin, Hajredin Çel ikun, Lenka Çukon, Llambi Gegpriftin, Muho Asllanin, Pali Miskën, Prokop Murrën, Qirjako Mihalin dhe Vangjel Çërravën, çështja penale është filluar në qershorin e vitit 1991, për “vjedhje e shpërdorim” në bashkëpunim. Dy vjet hetime — të një grupi special hetuesish — përfundimisht kaluan për Nenin 107 të Kodit Penal: “Krijimi i privilegjeve, i pabarazisë kombëtare, si dhe çdo veprim tjetër që shkel të drejtat e palicakëve kombëtarë, kur vepra nuk përbën krim kundër shtetit”. Edhe pse duket sikur ky Nen bën fjalë mirëfilli për pakicat kombëtare dhe krijimin e pabarazisë kundër tyre, mbrojtësit e akuzës përdorën këtë nen për të akuzuar dhjetë ish-bllokmenët shqiptarë. Sipas tyre: “Ky Nen ka tre objektivë, midis të cilave, edhe krijimi i privilegjeve, së cilës i është referuar akuza”. Procesi i 3 dhjetorit është i pari që do të gjykojë shpërdorimin e vjetër komunist. Vejusha Hoxha — bashkëshortja e diktatorit — vetëm kishte hapur serinë e denimeve ndërmjet emrave të njohur të regjimit të Hoxhës. Dënimi për të — përfundimisht 11 vjet heqje lire — ishte dhënë për akuzën “vjedhje dhe shpërdorim”, edhe pse drejtëpërdrejt Vejusha Hoxha nuk kishte drejtuar politikën e errët në Shqipëri. Ndërsa akuza për dhjetë ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, i referohet pikërisht vendimeve dhe udhëzimeve që kishte marrë kjo byro për trajtimin e veçantë të vetvetes. Për herë të parë gjithashtu — ish-funksionarët e lartë të regjimit të vjetër — nuk do të gjykohen për kafetë e tepërta apo tapetet e shtëpive të tyre luksoze, por përmes një akuze më dinjitoze — për krijimin e përfitimeve për një grup të vogël njerëzish, përballë të tjerëve mizëri të mijëra e mijëra shqiptarëve. Nëse — gjatë procesit të 3 dhjetorit — do të kërkohet nga Gjykata vetëm prova e “shkeljes së barazisë së shtetasve”, e cila është edhe akuza e vetme ndaj dhjetë ish-anëtarëve të Byrosë Politike, kuptohet se nuk do të ketë nevojë edhe për shumë dëshmitarë. Baçevanët, kamerierët apo edhe shërbyesit e vilave nuk mund të dëshmojnë për vendimet dhe udhëzimet e Byrosë Politike. Firmat e hedhura dhe shpjegimet e vetë të akuzuarve mund ta përfundojnë në këtë proces gjyqësor — pa pazakontë për nga pjesëmarrja — shumë më të shpejtë nga sa mendohet duke parë dosjet mjaft voluminoze të të akuzuarve. Sipas Kodit Penal aktual, akuza parashikon dënim deri në 10 vjet heqje lirie. E veja Hoxha gjatë procesit dhe përbri, Gjykata e Tiranës shpërdorim” në bashkëpunim. Dy vjet hetime — të një grupi special hetuesish — shkël pushtetin e vjetër komunist. Vejusha Hoxha — bashkëshortja e diktatorit — vetëm ishte hapur seninë e dënimeve të — përfundimisht 11 vjet heqje lirie. NËNSHKRUHET NË TIRANË NJË MARRËVESHJE PËR LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT — U nënshkrua në Tiranë një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Sllovenisë. Marrëveshja kishte të bënte me vendosjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. Ky akt i rëndësishëm u nënshkrua nga Agron Musaraj, Ministër i Rendit dhe homologu slloven, Ivan Bizjak. PRESIDENTIT TË BANKËS ISLAMIKE I JEPET URDHËRI “NAIM FRASHËRI” — Presidenti i Republikës Sali Berisha i akordoi urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, Ahmed Muhamet Ali, President i Bankës Islamike. Ky urdhër i jepet “për kontributin human dhe financiar në ndihmë të popullit shqiptar për të përballuar pasojat e rënda social-ekonomike të komunizmit”. Ai nga ana e tij theksoi se ky ishte një nder që i bëhet të gjithë miqve të Shqipërisë. PËRKUJTOHET KRYEMINISTRI I BRIGADËS SË DYTË SULMUESE TË LUFTËS NÇL — U mbodhën për të festuar 50 vjetorin e krijimit të Brigadës së Dytë Sulmuese, ish-partizanë dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve. Në këtë takim mori pjesë dhe Safet Zhulali, Ministër i Mbrojtjes. Zhulali theksoi se fitorja e demokracisë do ta vlerësojë luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Gjatë viteve të luftës, Brigada e Dytë Sulmuese veproi në zonë të ndryshme të vendit si në Tiranë, Korçë e Përmet. “MBYLLEN” PËR ARSYE FINANCIARE REVISTA “ALBANICA” — Revista “Albanica” nuk do të botohet më”, deklaron editori i saj Arshet Pipa. Arsyeja është mungesa e fondeve financiare për të përballuar publikimin e saj. Kjo revistë — që filloi të publikohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1990 — ishte disa gjuhëshe. Deri tani ajo ka botuar vetëm 4 numra.

Programi i zhvillimit afatmesëm nga Meksi

TIRANË — (p.re.) — Optimizëm që përfshin të djeshmen dhe të nesërmen, u rrezatua nga Kryeministri Meksi gjatë paraqitjes përpara Parlamentit të programit afatmesëm që Qeveria Shqiptare do të ndjekë gjatë viteve 1993 — 1996. Gjithçka që është realizuar gjatë viteve 1992 — 1993: stabilizimi i prodhimit, ulja e ritmit të rritjes mujore të inflacionit në masën 0,5 për qind, reduktimi i deficitit buxhetor nga 45 në 20 për qind, ecja e privatizimit si dhe tregues të tjerë, u servirën në funksion të konkluzionit optimist për të djeshmen e veprimtarisë së Qeverisë së “pjesa më e madhe e këtij programi është zbatuar”. Pas kësaj Meksi paraqiti në detaje politikën makroekonomike afatmesme, objektivat e ristrukturimit të prodhimit kombëtar, investimet publike dhe strategjinë e shpërndarjes së tyre. Kryeministri shprehu besimin në mundësinë e rritjes së investimeve 15 për qind, uljen e inflacionit në kuotën 20 për qind në vit, si dhe të deficitit të pageseve në 20 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në vitin 1992. Duket se dhe në të ardhmen politika e shtrënguar fiskale do të mbetet një nga levat kryesore të Qeverisë. Në 1996, të ardhurat nga taksat do të zenë 30 për qind të buxhetit nga 17 për qind që zënë sot. Masa të gjithanshme, por të domosdoshme do të jenë mbyllja e ndërmarrjeve me humbje. Në program parashikohet edhe shumë decentralizim të ristrukturimit të bujqësisë, transportit, ecurisë së privatizimit dhe përbësjes së kuadrit ligjor.

Do mjaftojë vetëm një vizë për të shëtitur në Evropë

Lehtësira të reja edhe për Shqipërinë Nga shkurt nuk do të përdoren më vizat tranzite Lehtësira të reja edhe për Shqipërinë Do mjaftojë vetëm një vizë për të shëtitur në Evropë Nga shkurt nuk do të përdoren më vizat tranzite TIRANË — (p.re.) — Shpejt shqiptarët mund ta kenë më të lehtë për të hyrë në Perëndim: do të mjaftojë vetëm viza e një vendi për të vizituar të gjithë Evropën, përfshirë Italinë dhe Gjermaninë. Pardje, Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me 129 vende që do të përfitojnë nga “Traktat i Shengenit” dhe Shqipëria është përfshirë në to. Por çfarë është Traktati i Shengenit? Bëhet fjalë për një marrëveshje që parashikon një seri masash për lëvizjen e lirë të personave dhe të mallrave në Evropën e Bashkuar. Ndërmjet shumë të rava që ishin parashikuar, duke filluar që nga 1 shkurt 1994, qytetarët e këtyre 129 vendeve të treguara në listën e re (pra edhe shqiptarët), mund të vizitojnë të gjitha shtetet që kanë nënshkruar marrëveshjen, duke patur vetëm vizën e njërit prej tyre. Nëse për shembull, do të kenë vizën për Gjermani, me të njëjtën vizë mund të hyjnë edhe në Itali, Francë, Greqi e kështu me radhë. Të vetmet shtete të Komunitetit Evropian që nuk kanë hyrë në “Traktat” janë Danimarka, Anglia dhe Irlanda. Lista e 129 vendeve duhet të aprovohet tani edhe nga 9 shtetet që bëjnë pjesë në “Traktat”, por nuk duket — që të paktën për Shqipërinë — të ketë pengesa. Në një fazë të dytë, Komisioni Evropian do të propozojë edhe një model të vetëm për vizat dhe do të vendosë normat për të përcaktuar vendet në të cilët viza nuk do të jetë më e nevojshme. Por a është më të vërtetë qartë? “Sigurisht, sot secili nga vendet vendos që janë anëtarë të ‘Shengenit’ ka rregullat e veta për dhënien e vizave. Franca dhe Gjermania janë shtetet me rregulla më të rrepta, Italia dhe Greqia kanë në këtë kundërt, norma mjaft të buta. Traktati parashikon që normat për dhënien e vizave të bëhen të barabarta për të gjithë, por duhen përshtatur në ato që janë më të rrepta dhe jo në normat e buta. Kjo do të pakësojë një nga teorike, sepse duhen pritur direktivat e Komisionit Evropian. Sigurisht mbetet mundësia nga ana e një shteti — për shembull të Italisë — që të japë një vizë shpejt: por në këtë rast kjo vlen vetëm për vendin që e ka dhënë. Kështu në këtë rast traktati i Shengenit nuk aplikohet”. Domethënë ankthi i vizave të hyrrjes do të përfundojë? “Nuk duhet të jemi tepër optimistë. Traktati i Shengenit nuk është në marrëveshje — dhe ndryshon ligjet mbi imigracionin. Madje për disa aspekte e kufizon”. Mund të shpjegohen më (Foto)

Të dielën Peres në Tiranë

TIRANË — Do të vijë në Tiranë Shimon Peres, Ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit, pikërisht më 28 nëntor. Është hera e parë që një funksionar izraelit i këtij rangu viziton Shqipërinë. Peres — që do të qëndrojë vetëm dy ditë — do të pritet dhe do të zhvillojë bisedime me homologun i tij shqiptar Sereqfi. Gjithashtu, mendohet se ai do të takohet me personalitetet më të larta shqiptare. Shimon Peres, është një nga figurat kryesore të politikës së Izraelit. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbuluar shumë funksione të larta shtetërore.

Avokatët s’paguajnë taksat

Gjoba për 16 mbrojtës të ligjit TIRANË — (An.St.) Edhe avokatët — mbrojtësit e ligjit — i fshihen detyrimeve ligjore. “Këna fshehur të ardhurat e realizuara dhe nuk kanë paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit”. Është një akuzë — kundër mjaft avokatëve — që gjendet e formuluar thuajse njëlloj në mjaft relacione të dërguar nga policia financiare të qyteteve e rretheve të ndryshme. Pra këtë herë, në vend të ndonjë subjekti prodhues apo tregtar, në shënjestër të ligjit janë vënë avokatët. Në një periudhë gati një mujore, kundër 16 avokatëve është vendosur një gjobë totale 178.054 lekë. Nga kontrollet e ushtruara prej policëve të financës rezulton se këtyre njohësve të mirë të ligjit, në disa raste nuk iu ka pëlqyer respektimi i tij. Në Korçë janë konstatuar pesë raste kur avokatë të ndryshëm kanë falsifikuar dokumentacionin, duke zvogëluar të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i profesionit, si dhe nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Për këtë shkelje të ligjit, ata janë gjobitur nga organi i Policisë Financiare qytetit me 37.000 lekë gjobë. Në Tepelenë dy avokatëve iu janë sekuestruar 7.054 lekë të ardhura, të fshehura si fitim i paligjshëm. Nga 5 avokatë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Krujës, katër prej tyre rezultuan me shkelje në drejtim të pajisjes me licencën e profesionit si dhe në mbajtjen e dokumentacionit financiar. Ndaj tyre janë vendosur 116.794 lekë gjoba dhe sekuestrime. Tre nga pesë avokatët e gjobitur në Berat, nuk kishin në rregull dokumentacionin e personelit të punësuar pranë tyre. Gjoba, që organet e Policisë Financiare vendosën për këtë shkelje, kap shumën 11.000 lekë. Dy kolegët e tyre — që pësuan këtë dënim ndëshkim — veç këtë herë në masën 7.000 — lekë ishin përpjekur t’i shmangëshin detyrimeve duke mos regjistruar të ardhurat personale. Ndërkohë kontrollet i Policisë Financiare për këtë problem vazhdojnë edhe në qytete të tjera të vendit.

Robërit në Bosnje përdoren si bomba njerëzore

Zbulime të një gazete angleze NE FAQEN 2

Më mirë një gjarpër se një meze tjetër

Vlorë, menua e një inxhinieri VLORË — (e.l.) Zbulohet në Vlorë një shqiptar mjaft i ambientuar me ngrënien e gjarpërinjve. Nuk është as i pastruar dhe as i uritur, madje është ushqyer nga R. K. 92 vjeç me kënaqësinë më të madhe nën natë. R. K. 92 vjeç me këtë “meze” e paska zëvendësuar — ka treguar para korrespondentit të AT. SH edhe me këto hobby të tij. “Ishte viti 1986, kur për herë u parë hëngra një gjarpër të gjallë — rrëfen vlonjati antintel — tani nuk kam problem që keq përtypem të kryej edhe blerjen e një meze. Por inxhinieri i mësuar me këto gjëra është sekret për ushqimin e tij të zakonshëm, duke thënë se është i kënaqur me atë që konsumon. “Duket se R. K. aty dikush ka ka krijuar një formë ‘normalizimi’ të një mënyrë të re ushqyerje në ushqimin e gjarpërinjve. Përndryshe vlonjati nuk do preferonte më shumë e tyre të ushqyer peshkun.”

DJE NË SHQIPËRI

NË BRENDSI

Përballë njëri-tjetrit ide të kundërta të dy studentëve

Problemi i besimit fetar midis të rinjve NE FAQEN 3

Një ditë e mrekullueshme

Çdo njeri kur flet ndërvepron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ndërveprime janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. PUS Interpretimi psikologjik: I thellë e misterioz si pavetëdija dhe i gruas, në ëndrrat tona mund të marrë mbretërin apo jetërin kuptim. Shpesh imazhi i tij shoqërohet me ndjenjë ankthi: frika nga e panjohura dhe nga errësira e madhe si malet. Por frika nga pusit dhe ngashmërisë e tij me organin gjenital femëror, mund edhe të jetë lidhur edhe me ndonjë traumë të natyrës seksuale. Parashikimet: Figura e pusit është e lidhur me martesen në qoftë se uji është i kulluar, martesë do të jetë e lumtur, por nëse uji është i turbullt, jo. Një pus bosh është një paralajmërim për vdekje. Të marrësh ujë nga pusi është shenjë bollëku. BURGU Interpretimi psikologjik: Në përgjithësi kjo ëndërr fsheh dëshirën e fortë për vetmi dhe largim nga shoqëria. Nëse se o shohim veten të mbyllur në burg, nxjerrim në pah ndjenjën e fajit, ndërsa nëse e do të shohim dikë tjetër, shpreh shpresën dhe këmbënguljen për ta ndihmuar dikë tjetër. Parashikimet: Të qenit në burg: gëzim dhe shëndet të plotë, dalja nga burgu: rrezik. LISI Interpretimi psikologjik: Simbolizimi i tij përkon në mënyrë të përsosur me atë të pemës që përmendim: madje, ai po mësohet të përfaqësojë madhështinë, fortësinë dhe mbrojtjen. Lisi përfaqëson gjithashtu, një personalitet shumë të fortë dhe të sigurt. Në shumë raste të tjera ravijëzimi i figurës së lisit… Parashikimet: Lisi parashikon një jetë të gjatë dhe të qetë. Por në qof… të jetë i shëndoshë dhe pa gjethe, do të thotë shëndet i rrëzuar dhe më të mirave materiale. Një lis i rrëzuar nga një rrufe tregon për rrezik vdekjeje. BALLKON Interpretimi psikologjik: Të dalësh në ballkon është metafora e daljes në jetë. Rruga e rrëzimit nga ballkoni është njëra sinonimi i dështimeve dhe pasigurive, ndërsa një ballkon me një pamje të këndshme nënkupton një mendim optimist për jetën. Mjaft apo ankon? Në ballkon? Kjo tregon për marrëdhënie shumë të mira me kë ju rri afër. Parashikimet: Profecitë nuk janë të mira dhe janë të lidhura me vështirësi profesionale.