02/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 dhjetor 1993

Familja dhe tradhëtia

Çiftet / Ja pse burrat dhe gratë sot janë më të pabesë Janë shtuar divorcet në Shqipëri Çiftet / Ja pse burrat dhe gratë sot janë më të pabesë Familja dhe tradhëtia Janë shtuar divorcet në Shqipëri ARMAND MERO TIRANE — Një fenomen po kërcënon familjet shqiptare. Dhe nuk është vetëm gjendja ekonomike apo emigracioni por një modë e re: tradhëtia bashkëshortore. Rastet e divorceve janë në rritje dhe konfirmimet vijnë nga sallat e gjyqeve. “Po, është e vërtetë — pohonjë vetë të gjykatësit — shumica e rasteve që vijnë për të divorcuar, janë për shkak të tradhëtisë”. Shpesh arsyet e tradhëtisë është se njëri nga partnerët nuk tregon kujdesin e duhur për tjetrin. “Një grua tradhëton burrin — tregon një gjyqtar — sepse ky i fundit nuk lahej shpesh dhe nuk vishej mirë”. Nëse burrat vazhdojnë të jenë më të pabesë se gratë, të dhënat mbi divorcet tregojnë se edhe ky fenomen po ndryshon. Vetëm gjatë muajve të parë të 1993, gratë kanë bërë 705 kërkesa për divorc, ndërsa burrat 639: sepse në shumicën e rasteve janë tradhëtuar nga gratë. Numri i divorceve në përgjithësi po vjen duke u rritur. Nga 2480 martesa të zgjidhura në vitin 1992, këtë vit numri parashikohet t’i afrohet 3 mijëshit. Në 6 muajt e parë të 1993 janë 1344. Tirana vazhdon të ruajë edhe këtë vit rekordin e vitit 1992 ku zinte një të katërtat e divorceve në gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet, në çdo tre çifte që martohen njëri përfundon në gjyq. Mjaft i mbrapshtë ka qenë ky vit për familjet e Telenës: brenda 6 muajve të parë kanë tejkaluar me 150 për qind numrin e përgjithshëm të divorceve për 1992. Ndërsa Gramshi mesa duket i ka zgjidhur vjet problemet dhe grindjet familjare: nga 27 divorce, këtë vit nuk i ka kaluar 4. Ndërsa habia më e madhe ndodhi në Shkodër. Treguesi i ndarjeve është zero. Atëherë mbetet vetëm një gjë për t’u sqaruar: ose shkodranët kanë gjetur partnerët idealë, ose komuniteti i Ministrisë së Drejtësisë ku janë listat e të gjitha rasteve nuk ka dashur të tregojë të vërtetën. Statistikat nxjerrin në pah edhe një tjetër të dhënë kurioze. Për çiftet shqiptare kurioziteti i dy vetëve është i madh dhe kryesorë gjatë të cilës partnerët arrijnë të njohin njëri-tjetrin. Pas vitit të dytë të martesës ndodhin edhe rastet më të shpeshta të ndarjeve. Ndosh­ta me këtë lidhet dhe fakti se divorcet më të shumta lindin midis çifteve që nuk kanë fëmijë ose kanë vetëm një. Megjithëse si gratë ashtu edhe burrat kërkojnë pothuajse në të njëjtën masë divorcin, fëmijët nuk i besohen babait por i lihen nën kujdes më tepër nënës. Nga 5 raste vetëm në 1, burri arrin të marrë fëmijën. Si çdo fenomen edhe ky i ka disa zgjidhje. E para: nuk duhet të jesh i papunë. Statistikat tregojnë se 50 për qind e divorceve ndodh kur njëri nga partnerët nuk është në marrëdhënie pune. E nëse nuk dëshiron që martesaa nuk të përfundojë me një ndarje tragjike, atëherë hyj në ushtri. Mesa duket disiplin­ua ushtarake ndikon në marrëdhëniet bashkëshortore. Nga çiftet ku partnerët janë ushtarakë gjatë këtij viti ka ndodhur vetëm një divorc. Pra, oficerët nuk janë vetëm strategë të zotë por edhe burra besnikë. Kriza në raportet në brendësi të familjes shqiptare nuk vjen vetëm nga faktorë të tipit ekonomik, por edhe nga tradhëtitë e grindjet. Në foto një grindjet në familje

Futbollistët e Partizanit ndalohen nga Polic ia

Vjedhje? Futbollistët e Partizanit ndalohen nga Policia TIRANE — (Ed. La.) — Kanë përfunduar në qelitë e izolimit të Komisariatit të I të Policisë së Tiranës, dy futbollistë të ekipit kampion Partizani. Kapiteni Shulku dhe sulmuesi Hoxha janë ndaluar nga punonjësit e Policisë në mëngjesin e së martës dhe ndaj tyre ka filluar menjëherë edhe procesi hetimor. Sipas punonjësve të këtij Komisariati, futbollistët e njohur të Partizanit, por edhe të Kombëtares Shqiptare, akuzohen se kanë përdorur makinën e një personi tjetër pa pasur më parë lejen e tij. “Po, futbollistët Shulku e Hoxha gjenden të ndaluar nga Komisariati 1 — konfirmojnë për Gazetën Shqiptare të martën në mbrëmjen përgjegjësit e Komisariatit — por, për shkak të hetimeve nuk mund të japim shpjegime më të hollësishme”. Sipas tyre shkaku i ndalimit të Shul­kut dhe Hoxhës është denon­cimi i një qytetari për grabitjen e makinës nga dy persona. Incidenti siç duket ka ndodhur dy ditë pas triumfit të Partizanit ndaj kryesuesve të Flamurtarit, ku Shulku dhe Hoxha ishin protagonistët kryesorë. Tifozët urojnë që incidenti e tyre ta zgjidhin brenda masës së ndalimit — që zgjat 48 orë — fundin e kësaj historie, për t’i parë ata edhe në sfidën e fundit të Fazës së Parë: Lushnja-Partizani.

Edhe kompjuterat mund të montohen në Shqipëri

Propozim për furnizimin me earka regjistrimi Nëse konkursi vendos se cila firmë do t'i sigurojë TIRANE — Për herë të parë në Shqipëri mund të montohen edhe kompjuterat. Nënshkrimi i një letërbesimi ndërmjet Ndërmarrjes Elektronike të Ushtrisë — Llokacioni — dhe firmës italiane “Sarema”, parashikon gjithashtu që në mjediset e gatshme të ndërmarrjes shqiptare të montohen edhe pajisje të tjera elektroshtepiake. Propozim për furnizimin me earka regjistrimi Edhe kompjuterat mund të montohen në Shqipëri Nëse konkursi vendos se cila firmë do t'i sigurojë EDMOND LAÇI TIRANE — Për herë të parë në Shqipëri mund të montohen edhe kompjuterat. Nënshkrimi i një letërbesimi ndërmjet Ndërmarrjes Elektronike të Ushtrisë — Llokacioni — dhe firmës italiane “Sarema”, parashikon gjithashtu që në mjediset e gatshme të ndërmarrjes ushtarake shqiptare të montohen edhe pajisje të tjera elektroshtepiake. Firma italiane është pjesëmarrëse në tenderin që do të organizojë nesër Ministria e Financave, e cila duhet të shpallë edhe firmën që do të marrë përsipër prodhimin dhe montimin e arkave regjistruese të kuponave tatimore që do të përdoren në shpejti në Shqipëri për të gjithë aktivitetin tregtar. Uzina e Llokacionit kishte dy vjet që thuajse e kishte ndërprerë aktivitetin, duke nxjerrë në asistencë mbi 300 punonjës të saj. Drejtuesit e ndërmarrjes tregojnë për “Gazetën Shqiptare se disponojnë gjithë fushat, mjediset dhe njerëzit e kualifikuar, për të bërë të mundur prodhimin e arkave të regjistruese — kasat elektronike — në ndërmarrjen e tyre, në bashkëpunim me firmën “Sarema”. Kjo veprimtari — sipas tyre — do të shënonte edhe rihapjen e aktivitetit për Uzinen e Llokacionit. Por në tenderin që do të organizohet nga Ministria e Financave janë edhe mjaft konkurren­të të tjerë. Për herë të parë gjithashtu provon prodhimin e kasave regjistruese edhe Samsung në Shqipëri — në Drejtorinë e Durrësit — ish URT — një ndërmarrje me 90 për qind kapital të huaj dhe 10 shqiptar. Ndërkohë në këtë tender është paraqitur edhe vetë firma të tjera. Veprimtaria tatimore e bazuar mbi dokumentat e kontabilitetit, muaj më parë e kish detyruar Qeverinë Shqiptare që të hartonte një projektligj për instalimin e kasave elektronike në të gjithë veprimtaritë e prodhimit, tregtisë, shërbimeve të profesioneve të lira. “Deri në fillim të vitit të ardhshëm — thanë “Gazetën Shqiptare” në Drejtorinë e Kontabilitetit të Ministrisë së Financave — do të instalohen në Shqipëri 5 mijë arka regjistruese”. Kjo edhe për vetë faktin se pajisja e menjëhershme e të gjitha njësive me këto aparatura shihet si e pamundur. Tashmë kur gjithcka është vendosur pritet vetëm përfundimi i tenderit dhe shpallja e fituesve. Shumë shpejt blerësit shqiptarë — për herë të parë — do të jenë të detyruar të marrin prej shitësit pas blerjes, edhe faturën e mallit që blenë aty.

Terroristët vrasin një kalimtar

— (p. re) - Akt terrorist ndërmjet rrugës automobilistike Durrës-Tiranë. Disa persona ende të paidentifikuar — kanë qëlluar me breshëri nga makina e tyre, duke vrarë një kalimtar dhe duke plagosur dy të tjerë, njëri prej të cilëve 14 vjeç. Sipas Komisariatit të Policisë së Durrësit akti i shëmtuar ka ndodhur pranë fshatit Sallmone dhe dëshmitarët kanë treguar vetëm se plumbat kanë ardhur nga një makinë e errët, tip ”Benz”. Edhe viktima, por edhe të plagosurit kanë mbërritur të ndryshëm, çka tregon se akti nuk mund të ketë qenë për motive hakmarrjeje.

Italia konfirmon bursat

Nisen studentët fitues të 1992 Për cili është fundi i konkursit të këtij viti? TIRANË — (br. ca.) - Së shpejti nisen për në Itali fituesit e bursave me afat të shkurtër. Bëhet fjalë për bursat e vitit 1992-1993, të cilat për mundësi financiare, mundësohen vetëm gjatë vitit 1994. Janë 13 studentë që do të studiojnë në peridhën të shkurtër, tre dhe katër mujore, pranë Universiteteve në Siena dhe Perugia të Italisë. Studentët që do nisen për në Perugia janë: 1) Gentiana Bitri (4 muaj); 2) Gentiana Nako (3 muaj); 3) Artan Alushi (3 muaj); 4) Blendi Reso (3 muaj); 5) Alfred Shestani (3 muaj); 6) Arben Ramaj (3 muaj); 7) Alma Balli (3 muaj). Ndërsa studentët që do të nisen për në Siena janë: 1) Brikena Cani (3 muaj); 2) Ardian Ismailati (3 muaj); 3) Melis Ballata (3muaj); 4) Kejda Kostreci (3 muaj); 5) Rezarta Binaj (3 muaj); 6) Vasil Shamo (3 muaj). Ambasada Italiane i njofton studentët e mësipërm, që më 4 dhjetor ora 10.00 1993, të paraqiten pranë Zyrës së Kulturës të kësaj ambasade, të pajisur me pasaportat dhe me katër fotografi — për të kryer praktikat e nevojshme — për marrjen e vizave dhe për të marrë informacionin e nevojshëm. Ndërkohë vetë Ambasada ka marrë masat për t’i njoftuar të interesuarit me telegram. Kurset e studimit në Siena dhe Perugia për këta studentë fillojnë më 10 janar të vitit 1994. Deri në ditët e para të janarit studentët e mësipërm do të jenë pajisur me viza dhe do të nisen. Specialiteti i studimit do të jetë për letërsi, gjuhë, histori,ografi, histori arkitekture. Specialiteti për çdo student është vendosur në bazë të formularëve të dhënë nga vetë Ambasada dhe të mbushur nga këta studentë. Në ditët e para të nëntorit u nisën për në Itali studentët që do të ndjekin studimet me afat të gjatë pranë Universiteteve të ndryshme të Italisë. Ishin edhe këta studentë, që duhet të ishin nisur që vitin e kaluar. Por mundësitë financiare bënë që ato të shtyheshin për këtë vit. Po bursat e vitit shkollor të vitit 1993-1994? Ende nuk është vendosur për to. Është Ministria e Jashtme italiane që duhet të japë sinjalin e nisjes.

«Hajdeni dhe flini në spital mjaftojnë 15 dollarë për një natë»

Një pavilon transformohet në Hotel vetëm për të huajt TIRANË — (Ar. Me) - Shpikët një mënyrë origjinale për të përshatur shëndetësinë me ekonominë e tregut. Për më shumë se një muaj, është kthyer në hotel — ndonëse jo për të gjithë — një pavilon i Spitalit Civil të Tiranës. Dhe frytet e para nuk ka munguar. Deri tani nga ky aktivitet janë përfituar mbi 80 dollarë. Pasin për t’u kthyer në hotel, e parë Pavilion 12 i Spitalit I. Brenda një kohe të shkurtër mjediset e tij kanë përfituar bukur e parë. Në njërën në dhomë dyshe, tre banjo me dush dhe me vaskë, një arua që shërben si dhe menjëherë falas, mund t’i kesh — për një natë — vetëm me 1.500 lekë. Megjithatë, jo të gjithë mund të shfrytëzojnë këtë hotel: ai është destinuar vetëm për të huajt që kanë lidhje me shëndetësinë. Dhe nëse i huaji është në një nga vetë spital, atëherë ai mund flejë pa para. Por më duket se kjo politika është perfekte në këtë kohë. Para derës së tij njërën në bujtësi ka shkuar në anglisht, duke treguar me një shigjetë rrugën: “the water here is difficult” (këtu është e vështirë të kesh kamarier).

DJE NË SHQIPËRI

KOMUNITETI EVROPIAN MBËSHTET MBJELLJEN E GRURIT NË SHKODËR — Komuniteti evropian po mbështet nëpërmjet PICU-së — qendër e tij pranë Ministrisë së Bujqësisë — 10 fermerë shkodranë për mbjelljen e grurit. Për këtë ala kanë financuar me farëra, pesticide, plehëra kimikë si dhe shpenzimet për punimin e tokës. Eksperienca që do të marrin këta fermerë — të shpërndarë në 10 zona të ndryshme — PICU kërkon ta përhapë dhe te fshatarët e tjerë. NË BUKËS 50 PER QIND E FSHTATARËSISË E MERREN BUKËN FALAS — Shteti shqiptar vazhdon të subvencionojë zonat më pak të zhvilluara. Në Kukës rreth 50 për qind e fshatarëve marrin bukën falas. Mbështetja e shtetit në këtë rreth — dhe kryesisht në zonat më zhvillim të ulët — ka konsistuar edhe në ndihmën teknike për të rritur prodhimin e bujqësor. BLLOKOHEN PIJE ALKOOLIKE JASHTË STANDARTIT NË BERAT — Policia Financiare në Berat bllokoi tregtimin e pijeve alkoolike në lokalin e Hotel-Turizmit. Këto pije ishin jashtë standartit të lejueshëm për shitje. Nga analizat e bëra, rezultoi se do lishin të holluara dhe niveli i alkoolit ishte 7 deri 10 për qind më i ulët. NË BULQIZË INAUGUROHET NJË UJËSJELLËS I RI — Një ujësjellës i ri u tha qytetit të Bulqizës. Rreth 13 milionë lekë që u shpenzuan për ndërtimin e tij ishin akorduar nga Qeveria. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Pjetër Arbnori, Kryetari i Kuvendit Popullor dhe Safet Zhuli, Ministri i Mbrojtjes. Ky ujësjellës do të sigurojë furnizimin e rregullt të Bulqizës me ujë të pijshëm. Në këtë mënyrë ky problem në këtë qytet do të zgjidhet për një prespektivë 20 vjeçare.

NË BRENDËSI

Andreata Gazetës Shqiptare «Ja si do të jetë Evropa e re» Kosova në qendër të vëmendjes NE FAQEN 2 Rognerrrezikon bllokimin? Ish pronarët kërkojnë Gjygj Pesë familje duan pronat e tyre NE FAQEN 3