Mbi 500 mijë dollarë duhen zhdëmtuar
PROCES / Prokurori Gjokutaj kërkon 67 vjet heqje lirie për dhjetë bllokmenët
TIRANE — Rrezikojnë të mbeten pa dekoratat e t’‘tiut e komunizmit, me 67 vjet heqje lirie dhe të paguajnë mbi 500.000 dollarë së bashku dhjetë ish-funksionarët më të lartë të regjimit — që po gjykohen prej tetë seancash në Gjykatën e Tiranës — dëguan të dëlen pretendencën e Prokurorit të procesit të tyre, Genc Gjokutaj. Përfunduan kështu shpjegimet e të pandehurve, të dëshmitarëve dhe ekspertëve kontabël që llogaritën shumat respektive të shpërdoruara — sipas akuzës — nga çdo i pandehur. Sot përfundimisht do të mbrojnë avokatët, ndërsa fakti i klientëve të tyre do të vendoset nesër pas Vendimit të Trupit Gjykues.
Ishin vetëm 50 minuta pretencë. Gati pesë minuta për çdo të pandehur. Midis bliceve e kamerave televizive — këtë herë të ardhur jo për shkëlqimin e tyre — bllokmenët dëgjojnë historitë e vetvetes në krye të Shtetit Shqiptar, por jo të përmbledhur në një akuzë: “Shkelje e barazisë së shtetasve në bashkëpunim, nëpërmjet krijimit të privilegjeve”. Por jo vetëm kaq, tashmë dhjetë ish-bllokmenët mund të ngelen edhe pa “pasurinë” që i kish falur Hoxha e Alia në ditët e suksesit të tyre politik. “Kur një i pandehur dënohet mbi dhjetë vjet heqje lirie — shpjegon prokurori Gjokutaj — detyrimisht atij i hiqen edhe titujt e nderit apo dekoratat, ndërsa kur dënimi është nga 1-10 vjet, atëherë Gjykata çmon mbi natyrën e veprës penale”.
Duke i deklaruar fajtor të dhjetë të pandehurit nën akuzën e një neni që parashikon deri në dhjetë vjet heqje lirie, arrin edhe momenti i dënimeve që kërkon mbrojtësi i akuzës. Janë gjashtë deri në tetë vjet heqje lirie, ku Mihali e Gëgrifti dallojnë nga kolegët e tyre me një ose dy vjet më tepër. Ashtu sikurse edhe për shumat që duhen zhdëmtuar, sërish Mihali e Gëgrifi — këtu herë edhe Çuko — kanë vlerën më të madhe, të tre mbi 400 mijë lekë. Sipas prokurorit Gjokutaj në këto shuma të shpërdorimeve të kryera nga bllokmenët, janë përfshirë shpenzimet për rikonstitucionet apo shpenzimet për vitat luksoze. Edhe shpenzimet e tjera, për shembull paratë e tërhequra nga përfaqësitë shqiptare jashtë shtetit, janë llogaritur vetëm për diferencat në pagesë që duheshin kryer nga të pandehurit pas kthimit të tyre në Shqipëri.
Ka përfunduar kështu akti i parafundit i procesit të pandehur mbi ish-funksionarët më të lartë të regjimit komunist. Ku janë kërkuar 67 vjet heqje lirie, mbi 500 mijë dollarë zhdëmtim dhe heqje dekoratash e titujsh të fituara e gëzuara deri në momentin e procedimit të tyre penal nga Prokuroria e Tiranës. Sot për herë të fundit dhjetë bllokmenët do të tregojnë historitë e jetës së tyre, duke kërkuar — sikurse edhe në fillim të procesit — deklarimin të pafajshëm.
Një moment marrë procesi i bllokmenëve
Burg e borxh
TIRANE — Ja dënimet që u kërkuan në pretencën e Prokurorit për çdo të pandehur si dhe shumat që duhen zhdëmtuar prej tyre:
1) Qirjako Mihali: 8 vjet heqje lirie dhe 441.343 lekë.
2) Pali Miska: 7 vjet heqje lirie dhe 334.963 lekë.
3) Besnik Bekteshi: 6 vjet heqje lirie dhe 371.747 lekë.
4) Vangjel Çërrava: 6 vjet heqje lirie dhe 201.698 lekë.
5) Prokop Murra: 6 vjet heqje lirie dhe 504.553 lekë.
6) Llambi Gegprifti: 8 vjet heqje lirie dhe 406.508 lekë.
7) Muho Asllani: 6 vjet heqje lirie dhe 271.951 lekë.
8) Hajredin Çeliku: 6 vjet heqje lirie dhe 310.149 lekë.
9) Foto Çami: 7 vjet heqje lirie dhe 341.920 lekë.
10) Lenka Çuko: 7 vjet heqje lirie dhe 461.899 lekë.
Ja skuadrat që ëndërrojnë Kupën e Botës
Datat e ndeshjeve botërore (në faq. 4) | Partizani zë vendin e dytë në Turne (në faq. 3) | Rezultatet e Kupës së Shqipërisë (në faq. 3)
Arrin ambasadori shqiptar
LONDER — Shqipëria dhe ish Republika jugosllave e Maqedonisë kanë lidhur me 24 dhjetor marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.
LONDER — Shqipëria dhe ish Republika jugosllave e Maqedonisë kanë lidhur me 24 dhjetor marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash, njofton e përditshmja “ATSHA”.
Sipas ministrisë së Jashtme shqiptare, vendimi shënon një zhvillim të rëndësishëm në relatat midis dy popujve ballkanikë.
Maqedonia dhe Shqipëria kanë njohur kohët e fundit momentet të shumta të tensionit për shkak të aktiviteteve, që sipas Maqedonisë janë “shkaktuar” nga grupet etnike shqiptare. Mbi planin ndërkombëtar Greqia është në ndër të paktat që nuk ka njohur Shtetin e ri.
Anija shqiptare «Lukova» gjendet në vështirësi
I ndalohet nga Italia leja për të ankoruar
FOGGIA — Një aventurë e anijes shqiptare «Lukova» që përfundoi keqërkoi të ankorojë përgatë brigjeve puljeze për shkak të kohës së keqe, por kërkesa e saj nuk u pranua nga autoritetet detare.
Anija shqiptare kishte ngritur spirancën me të 23 dhjetor nga porti i Pesk arës si rrjedhim i një mase të marrë për dëbimin e saj nga Italia pasi ekuipazhi i saj, sipas policisë, ishte përgjegjës për disa vjedhje në qytet. Në bordin e anijes ndodhen 15 pjestarë të ekuipazhit dhe shtatë shtetas të tjerë, për të cilët autoritetet e Pesk arës kishin dhënë urdhër të riatdhesoheshin në bordin e anijes «Lukova» pasi ishin pa dokumenta.
Pasi u larguan, të shoqëruar nga roja e kufirit, në drejtim të Durrësit, anija u mor në dorëzim nga një motovedetë e kapitenarisë së portit të Manfredonias (Foggia) për t’u shoqëruar jashtë ujërave territoriale italiane. Por kur arriti shtatë milja në veri të Viestes, komandanti nuk pranoi të vazhdonte rrugën për shkak të detit të keq dhe kërkoi të zbarkonte ekuipazhin. Pas urdhrit të kapitenarisë së portit për t’u rinisur, komandanti dha urdhër që anija të largohej ngadalë.
Vetëm pasi koha u qetësua, u akoma më shumë, anija u dha leja të ndalojë në radën e gadishullit të Garganos, në një distancë të vogël nga brigjet puljeze.
Komandanti i anijes, kishte diktuar në orët e vona të pasdites një avari në centralin e vogël elektrik të bordit të anijes dhe, si rrjedhim — sipas tij — nuk mund të vazhdonte udhëtimin në det të hapur. Shqiptarët, që nuk kishin ushqim të mjaftueshëm, kërkuan përsëri të ankorojnë, por autoritetet detare italiane, në marrëveshje me ministrinë e Brendshme, nuk pranuan kërkesën.
LAJMET E FUNDIT
SHPËRTHIM SHKATËRRON NJË KISHE ORTODOKSE NË KARLOVAC — Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një kishë ortodokse afër së cilës ndodhet një muze, në qytetin kroat Karlovac, që ngrihet rreth pesëdhjetë kilometra larg kryeqytetit Zagreb.
RUSI, PENGJE NË HELIKOPTER — Kater banditë që, nga dita e enjte mbanin si pengje në një helikopter në aeroportin e Mineralnyer Vodit lidheshin të dielën në mbrëmje dy studentët e fundit të sekuestruar në Rostrov dhe shoferin e autobuzit që i kishte çuar në aeroportin e atij qyteti.
EGJIPT, RENIE E THELLE E TURIZMIT NE VITIN 1993 — Fitimet nga turizmi në Egjipt në vitin ’93 kanë rënë 42,5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sidomos për shkak të dhunës që ka shpërthyer nga grupet integraliste islamike, njoftoi ministri i Turizmit egjiptian, Mamduh el Beltagui. Në vitin 1992 turizmi — një nga burimet kryesore të vendit së bashku me naftën, në Kanalin e Suezit — i kishte ofruar Egjiptit rreth tre miliard dollarë.
30 MIJE DOLLARE POLICEVE QE VRANE ESCOBAR — Një shpërblim prej 30 mijë dollarësh do t’i dorëzohet secilit prej 17 policeve dhe ushtarëve kolumbianë që kanë marrë pjesë në operacionin nëpërmjet të cilit, më 2 dhjetor, u vra Escobar, kryetari i narkotrafikantëve të “kartelit Medellin”.
Bëhet fjalë për shpërblimin që presidenti Cesar Gaviria i kishte premtuar të gjithë atyre që do të merrnin pjesë në operacionin për kapjen “të gjallë ose të vdekur” të bosit Escobar.
SHBA: DJEG SHTEPINE E FITUESES SE ÇMIMIT NOBEL TE LETERSISE — Zjarri ka shkatërruar shtëpinë që banonte krejtësisht në afërsi të Nju Jorkut shtëpinë e shkrimtares amerikane Toni Morrison, që fitoi këtë vit çmimin Nobel për letërsinë.
Sipas të dhënave të një nga përgjegjësve të zjarrfiksave, kur flakët u lëshuan me vrull në shtëpi ndodhej vetëm një djalë i shkrimtares, që arriti të shpëtojë. Dy pompierë mbetën të plagosur duke u munduar të shuajnë zjarrin.
DJE NE SHQIPERI
NE KORÇE NJE PERSERITËS TELEVIZIV PER PROGRAMET E SATELITIT — Janë 25 mijë dollarë që do të shpenzohen për të hedhur dhe pesë stacione të tjera dhe për përmirësimin e të gjitha programeve — lëvizjet e sotme në qytetin e Korçës. Ky investim — I bën përfundimisht me qendër në këtë qytet — do të shkojnë firmat private që vënë në përgjegjësi televizionet që do të jenë të gjitha për ndërtimin e një pike transmetimi që do të jetë i gjithë për ndërtimin me qindra stacioneve të huaja. Ja bëri transmetimin nga sateliti i disa stacioneve të huaja.
SHQIPËRIA DO TË ORGANIZOJË NË 1996 FESTIVALIN BALLKANIK TË TEATRIT TË KUKULLAVE — Do të zhvillohet në Tiranë, në teatrin e kukullave. Propozimin për këtë e bëri vetë pala shqiptare, e pranishme në të parin Festival të këtij lloji që u zhvillua në qytetin e Bullgarisë. Shfaqja e Teatrit të Kukullave të Tiranës “Gërosti ose Katallani” u prit mirë nga specialistët.
NE KUKES 60 PER QIND E LOKALEVE TREGTOJNE ALKOOL — Janë 300 lokale që tregtojnë alkool. Rrill që ka të gjitha rrjetit i kanë kërkesat e tregtimit nga shkolla. Ja e përmirësimit u bëjnë ka ardhur krysisht nga shumë lokale. Brenda në muaj, në këtë rreth me afro 90 mijë banorë, konsumohen 1.500 litra pije alkoolike.
NE GJIROKASTER NUMRI I MAKINAVE PRIVATE KA KALUAR MBI 2 MIJE — Janë mbi 2 mijë automjete private që qarkullojnë tashmë në Gjirokastër. Kjo rritje shpejtë ka bërë dhe ndryshime edhe në rrjetin e trafikut. Shumë nga rrugët kanë filluar të qarkullohen më me vështirësi.
Shiu përmbyt gjysmën e Evropës
Mijëra persona janë mobilizuar për të hequr baltën
Shiu përmbyt gjysmën e Evropës
Dëme në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Francë
BERLIN — Tashmë nuk ekziston më rreziku i një përmbytje të re, pas «shtrëngatave të shkul(l)ta» dhe përmbytjeve të ditëve të kaluara. Ka filluar një operacion gigant esh pastrimi nga balta e ardhur nga lumenjtë në zona të ndryshme të Gjermanisë, Hollandës, Belgjikës dhe Francës veriore. Mijëra persona kaluan Krishtlindjet “në ujën”, në rrethinë dhe fshatra, ndërsa të tjerë u detyruan të braktisnin në shtëpi e makinat e tyre. Ndërsa në Itali, koha e keqe është në maksimum e saj.
Në Gjermani, e goditur me më të vegjë dhe nga vërshimet e lumit Reno, Mosella dhe Saar, shumë persona kanë filluar të tërhiqen duke lëjuar kështu fillimin e operacioneve. Situata analoge në Hollandë: në Limburg (në jug-lindje të vendit) niveli i ujërave ulet ngadalë ndërsa në veri-lindje Reno dhe Ijsel janë nën kontroll.
Në Belgjikë autoritetet kanë sinjalizuar një ulje të përgjithshme të ujërave, por një ulje e duhur të kalojë një javë pa rënë shirash për të mund të kthehen në gjendjen normale. Në Francë situata mbetet akoma kritike përtej departamentit Aisne, dhe qytetin Soissons ku në mënyrë të veçantë lumi ka arritur të kalojë 6,30 metra duke iu afruar rekordit të vitit 1924 (6,36).
Qyteti hollandez Venlo, krejtësisht i përmbytur
Sport
Foto historike e futbollistëve gjermanë që gëzojnë pasi kanë fituar Kupën e Botës në vitin 1990
Gjithçka mbi kampionatin e futbollit ’94
Datat e ndeshjeve botërore (në faq. 4)
Partizani zë vendin e dytë në Turne (në faq. 3)
Rezultatet e Kupës së Shqipërisë (në faq. 3)
NE BRENDËSI
Programi i natës së Vitit të Ri për familjet shqiptare
Humor, këngë popullore dhe intervista
NE FAQEN 2
Vepra e çmuar e Migjenit pasvyrë e një jete
Një studim i kritikut Rinush Idrizi
NE FAQEN 2