Nga janari, ngritje e re pagash dhe pensionesh për çdo shqiptar
Pritet së shpejti vendimi përfundimtar i Qeverisë Nga janari, ngritje e re pagash dhe pensionesh për çdo shqiptar Do të jenë afro 30 përqind ndryshimet që do të aplikohen TIRANË — Do të sjella edhe një ngritje të re pagash shqiptarëve viti 1994. Pikërisht në harkun e kësaj jave pritet që Qeveria të aprovojë një vendim për ngritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore dhe të pensioneve. Kjo rritje mendohet se do të kapë shifrën e 30 përqindësh për të gjithë sistemin shtetëror, ndërkohë që ka patur edhe mendime për një rritje jo të barasvlershme, por të përkallëzuar sipas sektorëve. Vendimi që pritet të miratohet shumë shpejt, do të hyjë në fuqi që në muajin e parë të 1994. Kjo ngritje e përgjithshme e pagave bëhet pas ndryshimeve të viteve të tjera dhe për sektorë të veçantë. Të fundit që përfituan gjatë këtij viti ishin arsimtarët. Në tetor të këtij viti — pas shumë insistimeve edhe nga ana e sindikatave — Qeveria miratoi një ngritje prej disa për qind të pagës së tyre. Por edhe ndryshimet që mendohet të bëhen së afërmi si dhe entuziazmi që ato do të sjellin, do të kenë ndoshta në sfond, frikën e një rritjeje të mundshme të çmimeve. Ky fenomen — shpjegojnë specialistët — është i pranishëm për vetë faktin se një rritje pagash do të thotë edhe forcim të fuqisë blerëse. Aktualisht në Shqipëri, sektori shtetëror vazhdon të ketë të punësuar një numër më të madh personash se sa sektori privat. Megjithatë, gjatë vitit 1993 është vënë re një dukuri pozitive dhe në krahasim me vitet e shkuara. Këtë herë — në ndryshim me 1992 ku çmimet u ngritën me ritme mbi 10 herë më të mëdha se ato të pagave — ritmi i rritjes së pagave ka qenë më i lartë se rritja e indeksit të çmimeve. Kështu gjatë 6-mujorit të parë të 1993 — sipas të dhënave statistikore — paga mesatare është rritur rreth 145 për qind në krahasim me 1992, në një kohë kur indeksi i çmimeve është rritur rreth 85 për qind. Kështu gjatë këtij viti është ngushtuar disi ajo hapësirë e madhe e krijuar mes pagave dhe çmimeve si rrjedhojë e rritjes galopante të këtyre të fundit gjatë 1992. Një rritje tjetër e pagave do ta bënte akoma më të prekshëm shkurtimin e kësaj distance në rast se nuk do të shoqërohet nga një tjetër rritje e çmimeve, që në të vërtetë është një mundësi së cilës i tremben specialistët. Zbatimi i Reformës Ekonomike edhe në fushën e pagave filloi për herë të parë në vitin 1992. Sistemi i pagave në tërësi pësoi ndryshime rrënjësore duke u ristrukturuar pothuajse i gjithë. Ky sistem u ndërtua në bazë të një ndarjeje të shkallëzuar e të përbërë nga 22 klasë, ku diferenca midis klasës më të lartë dhe asaj më të ulët ishte 10 herë. Gjithsesi liberalizimi i pagave është arritur të realizohet plotësisht vetëm në sektorin privat, ndërkohë që në atë shtetëror ekzistojnë ende standarde të caktuara krahas dhe një sitëmi shpërblimi për tejkalimet në prodhim. Disa ndërmarrje shtetërore të detyruara të njoftojnë në ujërat e ekonomisë së tregut, kanë filluar t'i ndjejnë kufizimet e këtij sistemi shpërblimi dhe kanë kërkuar liberalizimin e tij. Ar. Me. … nxit për nderçim — tregon për Gazetën Shqiptare Altin Millo, njëri prej fëmijëve pro- pak a shumë në formën e një llampe që përdorim në zakonet … turinë e Luftës së Dytë Botërore. Sepse para … vend që … … pasur shumë njerëz u udhëta- rë. Viktima të shpërthimit të saj, janë bërë vetëm ato shtatë persona që kanë qenë rreth saj, ndërsa shihnin
Shpërthim në aeroport
RINAS/ Nga granata e mistershme plagosen shtatë persona
Shpërthim në aeroport
Një 23-vjeçar humb njërën dorë
TIRANË — Frikë dhe tension në aeroportin e Rinasit. Shpërthimi i një granate të mistershme në hyrje të parkingut të këtij aeroporti, ka shkaktuar shtatë plagosje, njëra prej të cilave shumë e rëndë. Mentor Millo, 23 vjeç, pas ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale në Qendrën Kombëtare të Traumatologjisë dhe Ortopedisë në Tiranë, ka ngelur pa dorën e majtë, e cila thuajse i ishte copëtuar nga plasja e befët e granatës. Viktima të këtij incidenti, që ndodhi të hënën në mëngjes — rreth orës 10 — janë edhe tre fëmijë 12-14 vjeçarë, që tashmë ndodhen edhe këta të shtruar në të njëjtën klinikë dhe me plagë të ndryshme: në fytyrë, duar e këmbë. Ndërsa Edmond Sula, Kujtim e Vladimir Kullai, pas ndihmës së parë mjekësore, u shoqëruan për në banesat e tyre.
Gjithçka kishte filluar si një lojë fëmijësh. Disa prej tyre në këtë mëngjes të lagësht kanë menduar të gjuajnë me llastiqe për zogj. E ndërsa kanë vazhduar disa minuta zbavitjen e tyre, shumë pranë gardheve rrethues të aeroportit, dikush në një ferrë ka shikuar diçka të çuditshme. Që nga ky moment “lodra” që tashmë qëndron e fshehur në shehpin e një prifti, është bërë edhe objekt kurioziteti për të tjerët. “Ajo ishte në zakonisht për ndriçim — tregon për Gazetën Shqiptare Altin Millo, njëri prej fëmijëve protagonistë e që tashmë gjendet në repartin e Traumatologjisë — me ngjyrë të kuqe dhe me kuadrata të vogla”. Ndërsa të afërmit e fëmijëve që prej orësh kujdesen bashkë me ekipin mjekësor për shëndetin e tyre, tregojnë se granata është gjetur shumë pranë gardheve të aeroportit, në perimetrin e tij. “Edhe pse fëmijët janë të tronditur e nuk janë në gjendje të tregojnë në nëse kjo granatë ishte e re apo jo — thotë njëri prej tyre — mendoj se ajo ka qenë e re, ose të paktën nuk është mbeturine e Luftës së Dytë Botërore. Sepse para tre vitesh më kujtohet majft mirë që ai vend është pastruar i tërë e me siguri do të shikohej që më parë”. Por për ministrin e brendshëm dhe vendgjetjen e saj shumë pranë të vetmit aeroport civil në Shqipëri, menjëherë janë interesuar edhe organet kompetente. Edhe pse — për shkak të sekretit të hetimeve — ende asgjë nuk është shpallur, dihet që grupi i specialistëve të hetimit ka vajtur menjëherë në vendin e incidentit, madje edhe në klinikën ku ende gjenden me plagë të ndryshme katër persona.
Sic tregojnë vetë protagonistët, në momentin e plasjes së granatës, para aeroportit ka pasur shumë njerëz dhe udhëtarë. persona që kanë qenë rreth thertollut saj, ndërsa shihnin dikë që e përplaste — granatën — në tokë, duke e provuar. “Pastaj asgjë s'më kujtohet më” — thotë njëri nga fëmijët, 14-vjeçar — e gjitha më ngjan si një ëndërr e gjatë”. Pranë grupës që ka hapur shpërthimin i granatës, disa momente më vonë shuhen vetëm disa copëza metali, ndoshta ora e ndonjërit prej të plagosurve dhe shumë shenja gjaku. Rreth orës 18 të kësaj mbrëmjeje, 23-vjeçari Mentor Millo, ende është në efektet e narkozës, por — sipas mjekëve — jashtë rrezikut. Edhe të afërmit Gentian e Albert Kullai — të dy 12-vjeçarë — ndonëse me plagë, nuk mund të quhen më të rrezikuar.
Ed. La.
Aeroporti i Rinasit
Tre motobarka 34 persona dhe burokracia
VLORË — Tridhjetë e katër persona lënë në duart e dallgëve dhe të burokracisë. Ekuipazhet e tre imbarkacioneve, dy italiane dhe një shqiptare, ku fuan festat e Krishtlindjes në tokë të huaj (të parë të bllokuar në Vlorë, të tretë në Peskara) sepse akuzo-
VLORË — Tridhjetë e katër persona lënë në duart e dallgëve dhe të burokracisë. Ekuipazhet e tre imbarkacioneve, dy italiane dhe një shqiptare, ku fuan festat e Krishtlindjes në tokë të huaj (të parë të bllokuar në Vlorë, të tretë në Peskara) sepse akuzohen për krime. Italianët peshkonin pa leje, shqiptarët kishin në bord të anijeve të tyre mall të zgjedhur.
Por ka një kondidencë dësh në këto ngjarje dhe i lidh një fill i tërë: në të dyja rastet burokracia e shtetit urtë në rrëzik jetën e ekuipazheve. Ja kronika e dy episodeve.
Peskara, 22 dhjetor: anija shqiptare «Lukowoa» ndodhet në port. Policia italiane në bllokon një pjesëtar të ekuipazhit ndërsa pjesa tjetër e bordit e anijes me mall të plehduar në një supermarket. Në një moment të parë mendohet arrestohen të gjithë, pastaj arrin urdhri i kundërt: ekuipazhet, peshkatarë burra, duhet të largohen menjëherë nga Italia, anija duhet të ikë në portin. Me një urdhër të posaçëm hipen në anije dhe shtatë peshkatarë shqiptarë të ardhur në mënyrë klandestine në Itali. Deti është shumë i dallgëzuar por urdhri nuk ndryshon. Anija «Lukowoa» fillon të lundrojë në mes të dallgëve, koha keqësohet e kushtet komandanti i kërkon autoriteteve italiane leje për të hyrë në port, por për periljet është e qartë. Me pas përpshet dhe eti i amiant elektrik i anijes, komandanti kërkon ndihmë, por përgjigja nuk ndryshon. Anija rrezikon të mbytet e komandanti lëshon sinjalin e alarmit vetëm në këto moment arrin një pje për t’i afruar pranë bregut. Anija «Lukowoa» hyn në portin e vogël të gadishullit të Gargaros: kjo vetëm për pak minuta, derisa të arrijë një motovedetë që do ta shoqërojë deri në kufirin e ujrave territoriale shqiptare.
Vlorë, 13 dhjetor: dy peshkarexha, «Saverio Padre» dhe «Europa» të nisura nga porti i Molës, ndalohen nga autoritetet shqiptare ndërsa peshkojnë në ujërat e Vlorës pa leje. Ekuipazhet (gjithsej dymbëdhjetë persona) detyrohen të paguajnë një gjobë prej 25 milionë liretash. Shuma e e hollave arrin nga Italia, gjoba paguhet — por — gjithashtu — peshkarexhat nuk i lejohet të rikthehen në Itali. Me sa duket pas gjobës është dhënë një urdhër për sekuestrimin e peshkarexhave. Ndërkohë arrin festa e Krishtlindjes por autoritetet shqiptare nuk ndryshojnë vendimin: peshkatarët nuk mund të kthehen në vendin e tyre. Edhe në Shqipëri arrin shtrëngata, ekuipazhi kërkon të ankorohet në një vend më të sigurt barkat e tyre por i ndalohet të lundrojnë. Nuk kanë ushqime në bord, ngrihet për tyre — Paskal Cositrutta, 56 vjeç — është në gjendje dhe ka nevojë për një mjek. Ndërhyn Ministria e Jashtme italiane, pastaj ambasada në Tiranë dërgon një dirigjent të saj në Vlorë për 11 çuar ushqime ekuipazhit.
Janë ditë feste dhe nuk na pëlqen të tregojmë histori si kjo. Është e vërtetë që burokracia nuk i intereson në këto të dhëna, por askush nuk ka u drejtuar e gabuar kur ato që kanë në gojë për ndihmë janë vëllezër të një populli mik. Një zë i ngjashëm, por edhe dhe më i makthës, që duhet të vlejë për të gjithë në Romë dhe në Tiranë.
«Zhduken nëpër postë pakot e refugjatëve»
Vetëm në tre muaj kanë humbur 38 thasë
TIRANË — Dhjetra dërgesa të humbura te Postës së Jashtme, janë ato që i japin tone të pakëndshme bilancit të veprimtarive së Ndërmarrjes së Postave Shqiptare në këtë fundviti.
Bëhet fjalë për thasë të dërguara nga Zvicra apo Gjermania e në pjesën dërmuese nga refugjatët shqiptarë. Përveç letërkëmbimit të zakonshëm, ngarkesat e këtyre thasëve përmbajnë shuma parash në valutë të huaj si dhe pako me mallra. Çuditërisht ato kanë humbur — versioni më i përhapur është se janë grabitur — dhe en nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Kështu vetëm për periudhën qershor-korrik-gusht nga Zyrat janë dërguar në linjë postare në Aeropor-tin e Rinasit 23 thasë. Sipas dokumentacionit të kontrollit të kryer nga specialistët të Ndërmarrjes së Postave, nga Rinasi janë tërhequr vetëm 16 thasë, të cilat i janë dorëzuar komisionit të sektorit të Postës së Jashtme. Si për 7 thasët e mbetur në Rinas, ashtu dhe për 16 të tjerët, nuk ekziston gjurmë dokumentacioni që të tregojë se ku kanë përfunduar. Ndër ta 11 thasë kanë qenë me etiketa të kuqe, që dëshmon se ngarkesa nuk ka qenë ordinere. Po kështu për dërgesat nga Frankfurt, përveç ngarkesave të humbura, është konstatuar dhe mungesa e vleftës së parave të deklaruara në përmbajtje të ngarkesave që kanë mbërritur në sektorin e përpunimit postar. Po për të njëjtën periudhë rezulton se nga Rinasi nuk janë tërhequr dhe 12 thasë me një ngarkesë prej 19 kolishë, të dërguara nga Gjermania, ndërkohë që në Rinas nuk kishte asnjë gjendje thasësh. Drejtorinë e Ndërmarrjes së Postave pohojnë se për gjithë këto çrregullime janë pushuar nga puna 4 punonjës që po ndiqen edhe penalisht dhe se vetëm postës Gjermane i detyrohen 3.000 dollarë amerikanë.
(An. St.)
Një vajzë shqiptare e rrahur dhe e përdhunuar
Me pushime në Romë, nuk kishte dashur të bëhej prostitutë
Është tetëmbëdhjetë vjeçare, bija e një funksionari të lartë të Ministrisë së Financave
ROMË — Kishte ardhur në Itali për të kaluar pushimet e Vitit të Ri. Në Romë kishte takuar bashkëatdhetarët e saj, ndërmjet monumenteve dhe vitrinave të ndriçuara u përdhunua e plagos rëndë sepse refuzoi të «punonte si prostitutë». M.R., 18 vjeç, (të parën pak ditë më parë), është e Shqiptare: tani ndodhet e shtruar në Poliklinikën Umberto Primo të Romës ku mjekët tentuan t’i shpëtojnë syrin e djathtë të dëmtuar seriozisht. Sipas policisë, përgjegjësi i dhunës së egër është një tjetër i shqiptar, mik i vajzës.
M.R. kishte arritur në Romë me aeroplan në 10 dhjetor. Nëpërmjet disa mikeshave që jetojnë në Itali, johoha bashkëatdhetarët të ndryshëm. Një prej tyre, duke u ofruar të shoqëronte për ta futur në shoqërinë romane, u bë frekuentues i rregullt i vajzës. Kur i propozoi të punonte si prostitutë dhe vajza refuzoi dhe vendosmëri e madhe, e përdhunoi dhe e rrahu me egërsi.
Në datën 13 dhjetor, vajza u paraqit në spitalin e Romës por, e tmerruar nga kërcënimet e të rikshem të përdhunuesit të saj, nuk tregoi asgjë nga ato që i kishin ndodhur duke u munduar ta fshihte personin. Funksionarët e Komisariatit, të cilëve u besua rasti i saj, pasi e dëgjuan në mënyrë të përsëritur, pak nga pak duke bashkuar copëzat arritën të rindërtojnë ngjarjen.
Hetimet për të vuajtur përgjegjësinë e dhunës vazhdojnë, për momentin, kanë arrestuar një mikun e tij. Saimir Asmani, 24 vjeç, që kërkohet për shkak të një urdhëri burgimi në adresë të tij nga ana e gjykatës së Barit, sipas të cilit i duhet të kryejë një dënim prej tetë vjetësh për tentativë vrasjeje, si dhe për një tjetër urdhër burgimi të gjykatës së Venecias, edhe ai për tentativë vrasjeje.
Reparti i spitalit ku është shtruar vajza shqiptare
Zgjatet me Maqedoninë marrëveshja
TIRANË — Do të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë afati i Protokollit për Transportin Rrugor midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kjo marrëveshje — që u arrit së fundi në një takim të organizuar midis përfaqësuesve të Ministrive të Transportit të dy vendeve — i parapriu skadimit të afatit të mëparshëm në fund të këtij viti. Parashikohet gjithashtu që brenda muajve të parë të 1994 të nënshkruhet edhe një marrëveshje për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Ndërkohë, më datë 22 dhjetor, Shqipëria vendosur edhe marrëdhënie diplomatike — në nivel ambasadorësh — me Republikën e Maqedonisë.
Tre motocikleta
DJE NË SHQIPËRI
Vetëm në tre muaj kanë humbur 38 thasë
NE BRENDESI
DJE NË SHQIPËRI
RRITET FLUKSI I SHQIPTARËVE QË KTHEHEN PËR TË FESTUAR VITIN E RI NË ATDHE — Është pothuajse trefishuar numri i shqiptarëve që mbërrijnë në Portin e Durrësit. Ata vijnë në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri me të afërmit e tyre. Për të përballuar këtë fluks është shpeshuar edhe itinerari i trageteve që mbërrijnë në Durrës.
DO TË PIKTUROHEN BRENDA-SIA E KATEDRALES SË SHKODRËS — Është piktor shqiptar Lin Delia që ka shprehur dëshirën për të pikturuar brendësinë e Katedrales së Kishës së Shkodrës që numërohet si ndër më të mëdhatë në Ballkan. Delia së bashku me një ekip piktorësh vendas do të bëjë veshjen e brendësisë së Katedrales me afreske dhe ikona.
NË BURREL PAS TRE VITESH HAPET EKSPOZITA E PARË E PIKTURËS — Hapet pas tre vjet heshtjeje artistike në qytetin e Burrelit, e para ekspozitë pikture. Janë 20 punime të piktorit matjan Agim Derwishi që japin kështu sindjal e ringjalljes së jetës artistike — të kësaj gjinie — edhe në këtë rreth. Pikturat e Derwishit — të ekspozuara në Qendrën Kulturore të Ushtarakëve — janë kryesisht peizazhe dhe grafika.
NE BRENDSI
Sa janë dhe me se merren shqiptarët në rajonin e Puljes
Një studim paraqet këtë situatë
NE FAQEN 3
Në Egjipt rifillon lufta kundër turistëve
Sulm ndaj një autobuzi: 16 të plagosur
NE FAQEN 2