Menu e re në spitale e burgje
Ora 24, dikush kujdeset për ata që gëzojnë
TIRANË — Është e vështirë të gjesh festë më e përbotshme se kjo e natës së Vitit të Ri. E megjithatë në prapaskenën e saj, thuajse larg gezlimit të përgjithshëm që ofron darka e famshme, ka dhe njerëz të madhe njerëzish që do të jenë në punë e sipër. Por edhe ata, ndonëse me një farë veçorie, nuk do të mund t’i shmangen ligjit universal të festës: do të punojnë e festojnë në njëherazi. Të parët mjekët dhe infermierët e turneve të natës janë ata që duke uruar njëri-tjetrin për një vit të mbarë, nuk do të shkëpusin vëmendjen nga kujdesi për pacientët. Vetëm në spitalet e Tiranës do të jenë afro 1 mijë të sëmurë që fati i shtrëngon të “festojnë” Vitin e Ri larg familjeve. Gjithsesi edhe ata mes dhimbjeve do uronin dhe do presin urime që 1994 t’ju sjellë një shërim të shpejtë. Për të gjithë ata, jo vetëm nga të afërmit, por dhe nga personeli shëndetësor, është përgatitur një menu e veçantë — mish, ëmbëlsira, fruta dhe coca-cola — por natyrisht, aq sa mund të lejojë dieta e domosdoshme për kurim.
Edhe mjaft nga punonjësit e Rendit do të kenë këtë short. Të shpërndarë me qindra në të gjithë vendin, ata do të jenë në ruajtje të qetësisë dhe gëzimit të festës. Sikurse edhe kolegët e tyre të shërbimit zjarrfikës. Në këtë bashkësi do të bëjnë pjesë dhe punonjësit e Elektrikut. Nga puna e tyre e pandërprerë jashtë shumë familje që presin nga një “mrekullitë” e festës: një rreze e vitit të ri të mos e mbulojë errësira.
Por festa do të jetë e pranishme edhe aty në qendën më të ngushtë të Botës: në burgje. Atyre që ju është privuar liria nga Drejtësia, nuk i është hequr e drejta për të festuar. Por më shumë se shtesë së menusë, shumë prej tyre ndoshta do t’i gëzohen armit — bashkë me festën — afatit të lirimit dhe pragut të një jete të re...
Karnevalet arrijnë në Tiranë
TIRANË — Një surprizë e këndshme aq dhe e papritur ishte për banorët e kryeqytetit shqiptar, shfaqja thuajse e befasishme në sheshin “Skënderbej”, të një kortezhi shumëngjyrësh dhe gazmor karnevalesh. Ka më shumë se një gjysmë shekulli që “Karnevalet” — kjo festë e përbotshme e popujve — është e ndaluar të praktikohej në Shqipëri. Tashmë është Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, që kanë dhënë sinjalin e parë të rilindjes së kësaj feste. Një karnavalçinge e ngarkuar deri në buzë me pasagjerë të çuditshem: arinj, ujqër, lepuj, rosakë e dhelpra, ka tërhequr interesin e kalimtarëve dhe shumê shpejt është rrethuar nga një turmë e madhe që ka bllokuar trafikun. Por këtë herë Inspektoriati Rrugor nuk ka ndërhyrë për të ndëshkuar këtë “shkelje” të trefishtë të rregullave të qarkullimit, madje ishin dhe disa punonjës të këtij shërbimi që morën pjesë në këtë hare të përgjithshme. Por jo vetëm kaq. S’dihet se si hareja e rrugës ka vajtur shumë shpejt deri lart në Qeveri. Kryeministri Meksi nuk i ka bërë dot ballë tundimit. Ka “braktisur” për disa minuta kabinetin dhe “ka marrë takim” me pionierët e karnavaleve: aktorët e Teatrit të Estradës, të Cirkut dhe të Teatrit të Kukullave. (An.St.)
DJE NË SHQIPËRI
NË TROPOJË KRIJOHET KOMISIONI I POSAÇËM PËR TË KONTROLLUAR SHPERNGULJET E POPUL-
Si mund t’i zbuloni kartmonedhat falso
Në treg 500 lekësha të rremë
DJE NE SHQIPËRI
NË TROPOJË KRIJOHET KOMISIONI I POSAÇËM PËR TË KONTROLLUAR SHPËRNGULJET E POPULLSISË — Krijohet në Tropojë një Komision i posaçëm për të vënë nën kontroll shpërnguljet e shumta të popullsisë në këtë rreth. Ky Komision do të punojë gjithashtu për t’u krijuar — familjeve që kërkojnë të largohen kushtet e nevojshme dhe për sistemimin e tyre. Shumica e banorëve që vazhdojnë të shpërngulen i përkasin familjeve, tokat e të cilave janë përmbytur nga liqenet e Fierzës dhe Komanit.
NË DURRËS NXIRREN NË ANKAND EDHE NËNMARRJET E MESME — Janë disa ndërmarrje të mesme në rrethin e Durrësit që kanë dalë në ankand. Këto ndërmarrje — midis të cilave edhe ato e tullave e qeramikave në Shijak, ndërmarrja ushqimore dhe fabrika e qumështit — do të jenë tashmë të gatshme për t’u shitur. Deri tani në këtë rreth janë blerë ose dhënë me qera mbi 35 objekte. Një pjesë e mirë e tyre është dhënë edhe investitorëve të huaj e kryesisht atyre italianë.
Si mund t’i zbuloni kartmonedhat false
Mjafton të ndiqni këto tre këshilla
Në treg 500 lekësha të rremë
TETIT SHQIPTAR
CG 051687
500
PESËQIND LEKË
TIRANË — Kanë dalë përsëri në qarkullim kartmonedha 500 lekëshe të falsifikuara. Por edhe pse jemi kaq shumë pranë tregut — këto ditë të festës së Vitit të Ri — nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Mjafton vetëm pak kujdes për të dalluar kartmonedhat false nga ato të vërteta: 1) Kartmonedhat falso kanë një të kuqe më të theksuar se origjinalet; 2) 500 lekëshat e vërtetë në bordurat e bardha anash kanë të shkruara lehtë BSHSH; 3) Te origjinalet mund të shquhet lehtë edhe shiriti i sigurisë që ato falso nuk e kanë. e.l.
Koncert — dhuruar Ansamblit
Sabuha në skenë
TIRANË — Mbërriti në Shqipëri për herë të parë edhe kërcimi oriental.
Mbërriti në Shqipëri për herë të parë edhe kërcimi oriental. Mbrëmë në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, kërcimtarja Sabuha Shahnez dhe ansambli i saj “Assada”, dha një koncert me vallëzimin e bukur të orientit. E veçanta e këtij koncerti nuk mbeti megjithatë vetëm muzika dhe kërcimi. Të gjitha të ardhurat që u siguruan nga shitja e biletave të shfaqjes do të shkojnë për të ndihmuar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Megjithatë, koncerti i mbrëmshëm nuk përbënte kontaktin e parë të Sabuh Shahnez me publikun shqiptar. Shahnez — e ardhur në Tiranë para disa ditësh — paraqiti për herë të parë kërcimin dhe lëvizjet ritmike të trupit të saj në spektaklin “Rreth fatit për 12 netë”. Shahnez, që jeton në Gjermani, ka një shkollë të posaçme ku jep mësime mbi kërcimin dhe muzikën orientale.
«Një shtëpi, ëndrra e viftit që do të vijë»
TIRANË — “Nuk do të ketë Vit të Ri për ne”, janë fjalët e përsëritura të familjeve, që do ta festojnë natën e sotme jashtë, në errësirën e natës e në mes të ...
Uler në një divan në mes të baltës, ata do të presin ndërrimin e viteve me një dëshirë të vetme, të kenë një strehë të veten të jetojnë.
Janë mbi 20 veta — familje, të moshuar — që prej 6 vitesh jetojnë në mes të rrugës, të pastrehë. Ishte përse ...? Lëvizja, barkat e inter... në Gramsh të Lushnjës ... pranë Tiranës. Gjetën ... një shtëpi. Pasi u ... përkohësisht në një ... pranë një ... Grameno — ata ... jashtë. Të ... është tre ... ... “Ne u ...”.
Shqiptare Shërbim Dalla, njëri prej kryefamiljarëve — nuk e deshëm as për dyqan e as për diskotekë”.
Prej kohësh ata po tentojnë — nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, Shoqatës së ish-të Përsekutuarve — të gjejnë shtëpi, por deri tani nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje. Përsëri plaçkat e tyre — divane, susta shtrëterish dhe jorganë e batanije të mbuluara me plasmas — janë akoma jashtë. Ndërsa para tyre ngrihet ndërtesa 2 katëshe e një kopshti që mban vetëm 10 fëmijë.
Dhe megjithëse për ta nata e sotme nuk do të ketë asnjë ndryshim nga netët e tjera, duan të urojnë njerëzit që ndoshta festojnë: “Ta kalofshi të gëzuar dhe mos paçin fatin tonë”. Ar. Me.
Erdhi Viti i Ri
Urime mes shpresave e frikës
TIRANË — Fëmija, i veshur me rroba, takon plakun që vjen nga larg. I lodhur tashmë nga jeta, dëshiron urtësinë e tij dhe fluturon larg. Kështu e imagjinon tradita popullore kalimin nga viti i vjetër te i ri: një transferim ideal i kulturës, i njohjes dhe i energjisë për të përballuar sa më mirë dymbëdhjetë muajt që do të vijnë. Dhe e gjithë kjo, lutjet dhe shpresat për vitin e ri, përmblidhen si zakonisht në një fjalë të vetme: urime.
Urime Shqipërisë, atëherë, në një ditë si kjo — ditë bilanci. Kthejmë kokën prapa dhe kujtojmë gjëra të rëndësishme (të mira dhe të këqija), që 1993 na solli: ligje të reja, një vlerë të kufizuar të inflacionit, hapa përpara në reformat ekonomike dhe shoqërore, zhvillim i veprimtarisë ekonomike dhe i prodhimit bujqësor, një rritje e përgjithshme e mirëqenies. Por edhe më shumë të papunë, çmime më të larta, ndonjë incident i diplomacisë ndërkombëtare, vonesa në fillimin e aktivitetit industrial. Por si do të jetë 1994?
Urime, mbi të gjitha, ligj-shëllë atyre në gjendje më të mirë. Urime të sëmurëve, që kanë në drejtë të gjejnë në vendin e tyre struktura shëndetësore më të përshtatshme, dhe urime edhe të shtunave në spitalin e Tepelenës, që të gjithë duam të mbyllet sa më shpejt, ose të rindërtohet.
Urime fëmijëve dhe të moshuarve, anëtarë më të dobët të çdo shoqërie. (Nuk mund të rrimë pa menduar për vogëlushen Juljeta Hoxha, fëmija që u zhduk në mënyrë të mistershme dy vjet më parë në Tiranë: ndoshta sot vogëlushja është e lumtur në ndonjë familje tjetër, por prindërit e saj kanë të drejtë të jenë në dijeni të asaj që ka ndodhur me të. Dhe ne kemi detyrën t’i ndihmojmë për ta zbuluar). Urime studentëve që përballojnë këtë vit mes qindra vështirësive dhe urime intelektualëve që kultura e tyre të bëhet dituri e të gjithëve.
Një urim i veçantë grave: të rejave, nënave, shtëpiakeve, gjysheve. Roli i tyre në shoqëri duhet të rritet gjithmonë e më shumë, që dinjiteti dhe respekti të mos bazohen sipas gjinive.
Urime të papunëve që...
Urime, mbi të gjitha, ligjënësit e do të miratojnë një të jerash, Kushtetutën e re që është shtylla kryesore për zhvillimin e demokracisë. Urime partive të shumicës dhe atyre të opozitës, nga debati i të cilëve të gjithë mund të shpresojnë më mirë. Urime gjykatësve dhe policëve, që kanë detyrën e vështirë të respektojnë ndaj ligjit, duke respektuar ata vetë vullnetin e ligjit. Urime rojëve të burgut, humanitarëve e të cilëve duhet të shërbejë për ta bërë gjendjen e të burgosurve një moment reflektimi dhe jo vetëm ndëshkimi. Dhe urime edhe të të dënuarve: brenda për brenda secili e di se sa i drejtë apo i padrejtë është ndëshkimi që ka marrë. Duhet të jetë në interes të të gjithëve (të Shtetit, të popullit dhe të Komunitetit ndërkombëtar) që pas hekurave të jenë vetëm fajtorët e vërtetë. Urime emigrantëve dhe familjeve të tyre që do të kalojnë këtë festë të Vitit të Ri larg njerëzve të tyre, por që shpejt mund të kthehen së bashku. Urime më të varfërve, që ky 1994 mund t’i ... urim i veçantë grave: të reja, rritet gjithmonë e më shumë, që njëjështi dhe respekti të mos bazohen sipas gjinisë. Urime të pa punëve e paguajd në më shumë se të gjithë, qëmin e reformave dhe të zhvillimit ekonomik. Një urim të gjithë shqiptarëve, që 1994 të shënojë demokratik të jetë mëtejshme dhe më të fortë. Demokracia më e mirë është një fjalë boshe: demokracia jemi të gjithë ne, veprimet tona, liritë tona. Demokracia është sintezë e të drejtave dhe detyrave të çdo qytetari. Le të na lejohet në fund një urim privat. Është urimi për lexuesit tanë, që rriten në numër ditë pas dite. Dhe së bashku me urimin edhe një premtim: ai i vazhdimit të respektit ndaj tyre, duke u përpjekur të rëfjejmë gjithmonë dhe vetëm të vërtetën. Të urojmë dhe ta bëjmë së bashku — 1994 të jetë më i mirë për të gjithë. Carlo Bollino
Për çdo rast
Ja numrat e telefonave shpëtimtarë
Ja telefonat që mund t’ju shpëtojnë — në rast se do të keni nevojë — gjatë natës së Vitit të Ri:
— Shërbimi i zjarrfikësve — 22-222
— Urgjenca e Spitalit — 32-121. Në këtë numër do të përgjigjet centrali që do t’ju japë ndihmë për çdo problem që të keni
— Ambulanca Qendrore — 22-122
— Spitali Ushtarak — 26-601. Në këtë numër do të përgjigjet centrali ku mund të kërkoni për çdo rast helikopterin, Repartin e Infektokimeve
— Materniteti — 22-609
— Shërbimi i elektrik-ut — 22-616
— Shërbimi i ujësjellësit — 22-762
— Komisariati i Policisë 1 — 24-445
— Komisariati i Policisë 2 — 24-529
— Komisariati i Policisë 3 — 23-322
— Komisariati i Policisë 4 (zona e shfatrave) — 25-479.
NË BRENDSI
Koço Devole rrëfen historitë e Sillos pas komandantit
Tjetër akt nga komedia
NE FAQEN 3
Hakmarrje në SHBA me pakot-bomba
Pesë të vrarë, tre të arrestuar
NE FAQEN 2
Sabuha në skenë
Koncert dhuruar
Lexuesve
Për shkak të festave të Vitit të Ri Gazeta Shqiptare nuk i paraqitet lexuesit për tre ditë: gazeta do të dalë përsëri të martën më 4 janar. Gëzuar të gjithëve nga ana e redaksisë së Gazetës Shqiptare
Ylli dhe ëndrrat
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndërra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objektëve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
AEROPLAN
Interpretimi psikologjik: Ky simbol ëndrrash ka hyrë kohët e fundit në simbol-ogjinë dhë imazhi i tij është i lidhur me atë të zogut. Në simbologjinë frojdiane, aeroplani shpreh anëtarimin mashkullor, pra për këtë arsye fluturimi shpreh eksitimin seksual dhe aktin e dashurisë. Në të kundërt aeroplani që nuk ngrihet nga toka simbolizon për burrin impotencë ndërsa për gruan frigiditet.
Më përgjithësisht, aeroplani që ngrihet drejt hapësirave të larta përfaqëson ambicie e dëshirë për t’u realizuar.
Parashikimet: Ndryshime të mëdha në pritje, aeroplan që bie: falimentim i një projekti.
SHPONJË
Interpretimi psikologjik: Është mbretëresha e qiellit, simbol i fuqisë, forcës, mbretërimit; në këtë drejtim është simboli i atij që lehtësisht mund të transformohet nga simboli negativ në atë pozitiv të egos së tiranit. Cilësitë e tij kryesore janë inteligjenca e mbrojtësia. Imazhi i saj mund të përfaqësojë vullnetin e padronit, dëshirën për liri.
Parashikimet: Shqiponja që fluturon: paralajmërim suksese, shqiponjë në kafazin: turp në familje, shqiponjë e bardhë: trashëgimi e bollshme, shqiponjë mbi sup: zi në familje, shqiponjë e ngordhur: fitime të papritura.
ARME
Interpretimi psikologjik: Kur shfaqet në ëndrrat tona është gjithmonë në pritje të tensionin, një konflikt i brendshëm. Në të shumtën e rasteve armët simbolizojnë seksin mashkullor; të jesh i kërcënuar nga një armë do të thotë dëshirë për të qenë të joshur, por në të njëjtën kohë frikë nga joshja.
Parashikimet: Të zotërosh një armë: grindje, të ushtrohesh me armë: ndere dhe famë.
VRASES
Interpretimi psikologjik: Është një ankth që u përket të gjitha moshave dhe nëse imazhi i saj nuk ka qenë i fiksuar nga një ëndërr film i shikuar një natë më parë, ai presupozon një gjendje ankthi të fortë.
Në qoftë se asistojnë një vrasje do të tregonte frikën e agresionit mashkullor, ndërsa të vrasësh refuzimin instiktiv.
Në qoftë se jemi në vrasësit, duam të eliminojmë atë pjesë të vetes sonë që përfaqësohet nga personi i vrarë.
Parashikimet: Të shohësh një vrasës: gëzime të papritura të arrish t’i ikësh: rëndë pak kohë disa frikëra do të dalin të pajustifikuara, të jesh i vrarë: një imponon vlerë e madhe.