Qeveria, largohet edhe PSD
Kundërshtohet emërimi i Laços si Ministër i Kulturës
Qeveria, largohet edhe PSD
Gjinushi: «Koalicioni mbaroi»
Socialdemokratët nuk e konsiderojnë të tyin postin që iu caktua në kabinetin e ri
TIRANË — Një tjetër forcë politike ka braktisur koalicionin qeveritar, pas emërimeve të ministrave të rinj. Tani janë socialdemokratët që kanë reaguar me forcë. Eshtë kryetari tyre Gjinushi që i ka treguar Gazetës Shqiptare qëndrimin e tyre të ri politik. Koaliconi mes nesh kishte kohë që nuk funksiononte. Tani mendoj se se ai që i ka ardhur vërtet të fundit". Nga ana tjetër Ministri i Kulturës dhe i rendit i qeverisë ende në detyrë nga deputetët e PSD, Teodor Laço, ka filluar punën në postin e tij, i vërtetë i njohur si përfaqësues i socialdemokratëve. Të hënën një deklaratë zyrtare e PR e ka bërë publike vendimin që Godo i kishte komunikuar që të dielën Meksit. Dy aleatët e vjetër të PD e tashmë nuk janë më në "linjë" qeveritare. Ajo që zëlon të kthehet kështu në një qeveri njëngjyrëshe.
Gjinushi ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të fundit. "Askush nuk na e pyetur për propozimet tona — tha kryetari i PSD — askush nga PD por edhe vetë Teodor Laço më të cilin nuk komunikoja prej kohësh. Koalicioni mund të shkonte përpara në qoftë se vetë mazhoranca do t'i përgjigjej propozimve tona për përmirësimin e drejtimit të vendit por edhe për funksionimin me rregull të koalicionit. Për sa pe sa propozimet për zgjerimin e koalicionit ishin vetëm një farsë". Po atëhere cilin forcë politike përfaqëson Ministri aktual i Kulturës në Qeveri? "Atë mund ta dijë vetëm Teodor Laço — përgjigjet Gjinushi — sigurisht e dinte atëherë kur doli pro Kushtetutës të cilën e rrëzoi Referendumi i 6 Nëntorit. Për ne një gjë është e qartë, ai nuk përfaqëson Partinë tonë".
Vetë Laço — në qendër të kritikave nga një pjesë e udhëheqjes së partisë së tij — ka nisur tashmë që të hedhë punën në postin e ri. Nga zyra e tij në Ministrinë e Kulturës ai përgënjeshtron zërat përhapura lidhur me partinë e re që ai mendon të formojë. Po të hënën ishin përhapur zëra konsistentë mbi aprovimin e kësaj partie nga Ministria e Drejtësisë: ishte folur madje edhe për emrin e saj të mundshëm: Bashkimi Socialdemokrat Shqiptar. Një hap i tillë do të nxirrte në koalicion qeveritar me PD një forcë të re politike.
E hëna ka qenë dita e parë e punës e ministrave të rinj. Një urim i shkurtër i Kryeministrit dhe menjëherë diskutimi i çështjeve të shumta të grumbulluara nga java e shkuar, ky ka qenë në të gjitha ceremonial i ministrave të rinj. Thuajse për emrin e saj të mundshëm: Bashkimi Socialdemokrat Shqiptar. Një hap i tillë do të nxirrte në koalicion qeveritar me PD një forcë të re politike.
Dita e parë e ministrave të rinj
Të hënën paradite ministrat e rinj kanë marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Në të majtë mes kolegëve të tjerë dallohet Ministri i ri i Industrisë e Transporteve Albert Brojka
(Foto: A.Bani)
resardhjes për ta. Thuajse në të njëjtën kohë, vetëm disa qindra metra më larg — në Pallatin e Kongreseve — ka filluar dialogu i partive për konsensusin mbi Kushtetutën. Asnjë rezultat konkret nuk është arritur dhe këtë herë. Thuajse të gjithë — me përjashtim të një grupit parlamentar me përjashtim të PPD — kanë këmbëngulur fort në qendrimet e tyre tashmë të shprehura prej kohësh.
(f.b)
Të hënën paradite ministrat e rinj kanë marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Në të majtë mes kolegëve të tjerë dallohet Ministri i ri i Industrisë e Transporteve Albert Brojka (Foto: A.Bani)
Tmerr në restorant
Shpërthim në mesnatë. Rrafshohet «Chateau du Bois»
Tmerr në restorant
Pronari i fundit vdes mes flakëve
TIRANË — Duke u gdhirë e hëna, "Chateau du Bois" — lokali i famshëm përballë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" — është shndërruar në një lokal tmerri. Zjarrfikësit që kanë mbërritur menjëherë pas shpërthimit të zhurmshëm — ndoshta nga prania e bombulave të gazit — këtë herë nuk kanë mundur të shpëtojnë as lokalin, por as edhe jetën e një personi që në atë moment ish ndodhur brenda. Mes flakëve ka vdekur pronari i lokalit, 31 vjeçari Naim Bajziti, që disa orë më pas do të priste punësitë e Zyrës së Përmbarimit. Një nga rrethana të mundshme sipas hetuesve — mund të shpjegojë origjinën e incidentit. Nga rreziq i dhjetëra flakëve kanë mundur të shpëtojnë banorët e pallatit, në katin e parë të të cilit për shumë kohë kish ështur lokali me emrin "Chateau du Bois".
Misteri i parë që kanë ndriçuar hetuesit e Komisariatit 2 të kryeqytetit, ka qenë ai i identifikimit të viktimës. Duket që prej mëngjesit të së hënës i shtetë bosh nga Bajziti, të gjithë kohësh mbanin me gojë "Chateau Du Bois". Duhet të ketë qenë një natë tmerri për 36-vjeçarin Bajziti, i djegur i gjallë mes zjarrit, shkakët e së cilit nuk janë sqaruar ende. Ekspertiza nuk ka dalluar asnjë shenjë dhune në trupin e tij, apo diçka tjetër të dyshimte që të tregonte pamundësinë e viktimës — detyruar nga personat të tjerë — për t'i shpëtuar vdekjes. Ndoshta shpërthimi i bombolave të gazit i ka dhënë fund gjithçkaje, edhe pse lokali ish konstrukturar nga brenda i tëri me dru pishe. Por misteri që tashmë po përpiqen të ndriçojnë hetuesit e specializuar të Komisariatit 2, është shkaku i këtij zjarri. Tani po hetohet rreth një hollësie.
"Chateau Du Bois" prej ditësh i përkiste edhe një çështje gjyqësore, ku përballë gjenden ish të njërës pronarë i lokalit dhe qiramarësi, avokati Bajziti. Sidoqoftë hetuesit pohojnë se asnjëherë dhunës të konfliktuara në këtë çështje civile, nuk ishin vënë re as shenjat më të vogla të konfrontimeve, apo të kërcënimeve.
Misteri më i madh i përket faktit se përse pikërisht në orën 3 të mëngjesit, viktima Bajziti — i vetmi që kishte çelësat e lokalit — ish ndodhur pikërisht aty. Aq më tepër që deri rreth orës 1.30 të asaj nate aty kish qenë edhe roja i jashtëm i restorantit.
Disa orë pas tragjedisë në lokalin — që prej ditësh ka pushonte — do të paraqiteshin dhe punonjësit e Zyrës së Përmbarimit të Gjykatës së Tiranës. Eshtë kjo ndoshta çelësi i misterit të natës së tmerrit.
(Ed.La.)
Një javë muzike rock në kryeqytet
Festivali i parë
Një javë muzike rock në kryeqytet
TIRANË — Tingujt të fortë të kitarës dhe dritat e qiellit rinjve kanë hapur në kryeqytet festivalin e parë të "rockut shqiptar". Kanë qenë dy grupet muzikore "ARB" dhe "Fish Hook" që të ngjitur në skenën e improvizuar në sheshin "Demokracia" të Qytetit Studenti, kanë dhënë rrugë kështu një aktiviteti që synon të bëhet i përvitshëm. Këngët dhe meloditë e rokut do të vazhdojnë të derdhen në këtë shesh gjatë gjithë kësaj jave — është quajtur "Java e Rinisë" në kujtim të katër të rinjve të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 — ku do të paraqiten me radhë grupe të ndryshme muzikore nga gjithë vendi.
Festivali i "rokut do të shoqërohet dhe nga aktivitete të tjera të rinisë. Studentët e Akademisë së arteve kanë hapur një ekspozitë me piktura. Ndërkohë një tjetër ekspozitë do të jetë me fotografi nga ngjarjet e dhjetorit '90.
Thatësirë rekord në Shqipëri: nuk ish parë prej 40 vjetësh
Specialistët: «Faji është i anticiklonit»
Thatësirë rekord në Shqipëri: nuk ish parë prej 40 vjetësh
Bie ndjeshëm niveli i ujrave të lumenjve e liqeneve
TIRANË — Thatësia krejt e pazakontë për këtë prag dimri. Natyra duket sikur ka marrë kërkon të regjistrojë vjeshtën më të thatë ndonjëherë. Që prej 12 nëntorit, asnjë pikë shiu nuk ka rënë në Shqipëri. Sipas të dhënave të regjistruara çdo ditë në Stacionin Sinoptik në kryeqytet, në pjesën veriore të vendit, reshjet kanë munguar që prej fundit të tetorit. Specialistët e saj pohojnë se kjo situatë është lidhur me praninë e një anticikloni të vendosur në Europën Qendrore, por ato parashikojnë se këto ditë do të fillojnë reshjet e para.
Një mungesë e tillë rrëshjesh figuron e rrallë për të gjitha rrethet e vendit tonë në këto 40 vjetët e fundit. Shifrat që dhanë për Gazetën Shqiptare të Institutit të Hidrometeorologjisë tregojnë se vetëm katër herë — saktësisht më 1953, 1957, 1967 dhe 1986 — nuk ka patur shi gjatë 15 ditëshit të dytë e parë të dhjetorit. Vjeshta ka hyrë tashmë në javën e parë të dhjetorit dhe akoma nuk po duket në retë e para.
Edhe në sistemin hidroenergjitik mungesa e reshjeve ka bërë të vetën. Niveli i liqenit të Fierzës ka rënë në kuotën 250 metra, kur maksimumi do pikë kuotike e tij përkatësisht mban 295 dhe 238. Edhe prurjet e Drinit, të regjistruara ditën e diel, kanë rënë në 148 metër kub/sek, 40-50 metrarkub në sekondë, në një kohë kur prurja mesatare për këtë periudhë të vitit është 200-230.
(d.b.)
Kamera lëvizëse për të ruajtur thesarin e Marubit
Fototeka ndërron shtëpi
Kamera lëvizëse për të ruajtur thesarin e Marubit
SHKODËR — Masa të repta ruajtjeje për fototekën e famshme të Marubit. Një godinë e re dhe kamera të lëvizshme do të kenë të mbikqyrë tanë e tutje pasurinë e madhe kulturore e historike të trashëguar nga artisti shkodran. E gjithë do të bëhet e mundur brenda një kohe të shkurtër, nga institucionet që janë marrë me këtë çështje qysh më parë.
Sipas projektit të parashikuar të 400 mijë kopjeve origjinale të fototekës do të zhvendosen nga vendi ku ruhen prej vitesh — shtëpia muze e Marubit — dhe do të transferohen në një godinë të re pranë Galerisë së Arteve të qytetit. Këtu do të jenë gjithnjë nën vëzhgim disa kamera të vogla lëvizëse që do të jenë në funksionim për 24 orë me radhë.
Masa e re e ruajtjes për fototekën përbën një ngjarje të rëndësishme. Ato jo vetëm do të luajnë rol në sigurimin e këtij thesari por do të rifitojnë para publikut këtë pasuri e cila kishte kohë që ishte mbyllur për shkak të tentativave për grabitje që ishin bërë gjatë këtyre viteve të fundit.
Sponsor edhe për t'u martuar
REALITET KURSIV
Sponsor edhe për t'u martuar
ELBASAN — Fenomeni i sponsorizimit ka mbërritur deri te... dasma. Shembulli i parë — me sa dihet i vetmi deri tani — është bërë këtë fund të javës në Elbasan, këtu u gjetën e kaluan edhe zhurmë u zhurmë ceremoninë e dasmës dy Jetmirëve — e zhviluar në hotelin "Shkampa" të qytetit, atë organizues e quajnë "urxhe mi j etër" — ka patur të ftuar të rëndësishëm, mes të cilëve edhe vetë Kryetari i Partisë Agrarie Pjeter Arbnori[?].
Dy të rinjtë, Drira Kororri[?] e Spartak Abdullai pasi ishin siguruar në martesë me ndihma në shtëpi, kishin vendosur të martohen. Shoqata e jetimëve — familja e tyre e vetme — për të lehtësuar shpenzimet e kësaj dasme, që zhvillohen u një lokal që tashmë nuk konsiderohet nder të lirë, iu drejtua firmave tregtare të Elbasanit për ndihmë. Këtu lajmi i martesës së çunit ka marrë dhe edhe dhe ka mbërritur menjëherë ndihmat e para. Në solidaritet me ta qyteti nuk ishte parë prej kohësh. Të dielën tregëtarët kanë gjetur të martën e dasmës. Bashkë me ta mbi 100 ftuar i kanë dhënë jetë gëzimit të jetës në "Skampa". Ajo natë ishte shndërruar në një me aq shumë solidaritet për këdo që ka mundësi të ndihmojë ata që kanë nevojë.
(Me.Ki.)
«Të përmbyturit» sërish në grevë
Prefekti: «Eshtë e paligjshme, por s'duhet dhunë»
«Të përmbyturit» sërish në grevë
Kukës, 100 vetë në protestë urie
KUKËS — Rikthehen të ngujuara në grevë urie familjet kuksiane trojet e së cilave u përmbytën nga liqeni i Fierzës. Që nga dita e shtunë afro 100 vetë janë mbyllur në njërën nga sallat e Pallatit të Kulturës së qytetit. Kërkesat janë kryesisht po ato të paraqitura gjatë grevës që ato kishin bërë në qershorin e këtij viti e që ishte përfunduar më pas me një marrëveshje me qeverinë.
Tani historia përsëritet. Në peticion i firmosur nga grevistët kërkon kompensimin e pronave, transportimin e familjeve në zonën e Shqipërisë së mesme e në shkretë prej drejtpërdrejtë e shtëpive të reja. "Unë u jap të drejtë grevistëve" — thotë për Gazetën Shqiptare prefekti i Kukësit, i cili është takuar me ta gjatë së shtunës — por nuk jam dakort me mënyrën e zgjedhur prej tyre dhe për këtë pikërisht në një moment kur qeveria po shkallëzon plotësimin e kërkesave të tyre". Por kundërshtimi i Prefektit vazhdon edhe më tej: "Greva është e paligjshme. Nuk është bërë asnjë lajmërim paraprak ashtu siç parashikohet nga ligji". Po atëhere çfarë qëndrimi do të mbajë ai në se do të zgjedhë të ndërhyjë policia? Prefekti përgjigjet mundësinë e ndërhyrjes së policisë: "Unë nuk dua të parashikoj përdorimin e forcave të armatosura. Ky problem mund të zgjidhet me anë të bisedimeve".
a.in.
Në foto ndërtesa ku u bë greva e qershorit
DJE NE SHQIPERI
Prokurori: "23 vjet burg për vrasësin"
Janë kërkuar 23 vjet burgje lidhur për Asllan K., njerin i cili ka vrarë me çifte një të afërmin e tij. Si pas akuzës — prokurori A. Leka ka kërkuar gjykata ta japë këtë dënim të rëndë — të cilën provat tregojnë fajësinë e plotë të akuzuarit shprehu se krimi i Mursatit Kazazi e shtiu bërë e qëllimishtëm. Tani pritet që çështja të kalojë në mbrojtjes. I akuzuari gjatë gjithë procesit ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe asnjëherë s'ish shprehur aksidentalisht. Edhe më pas gjykatësve që do të japin vendimin përfundimtar.
Ekip i Nato-s në Tiranë
Një ekip me përfaqësues të Nato-s po bën një vizitë në Shqipëri. Sipas deklaratës së Aleancës, kryetarët e delegacionit, Shpëtim Bellaiish[?] është si një takim bëhet si rojtar. Bellkashi Delegacioni ushtarak i Aleancës së atlantikut. Anëtarët e grupit kanë zhvilluar bisedime për standardizimin e veshjeve të Natos. Ndërkohë është bërë e delegacionit kanë zhvilluar edhe bisedime mbi stërvitjet ushtarake.
Deputetët në konferencë
Kohëgjatja Konferencës së Parlamentarëve të Evropës Veriore dhe të Shqipërisë ka nisur sot e përfundon nesër me dy takime dhe seanca dëgjimore ku do të diskutohet mbi gjendjen e zhvillimit në vend. Deputetët e dy vendeve do të merren në mënyrë të veçantë me çështjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve ekonomike.
NATO-ja e shqetëson presidentin Jelcin
NE BRENDESI
NATO-ja e shqetëson presidentin Jelcin
«Rreziku i paqes së ftohtë»
NE FAQEN 2
«Rikthimi» i Beatles
Sukses pas 25 vjetësh
Këngët e grupit në radion angleze
NE FAQEN 3