11/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 dhjetor 1994

SOS i drithëve në Qeveri

Hiqen akcizat dhe tatimi mbi qarkullimin për vajgurin dhe gazin e importit. Do hapen pika të reja ambulante për lëndë djegëse NGROHJA Meksi urdhëron forcat e Rendit të pengojnë kalimin për në Veri të makinave që transportojnë karburant. Që sot vetëm me tren TIRANË — Ankthi i drithave ka mbërritur deri lart në Qeveri. Marrja e masave urgjente, për përballimin e problemeve që ka shkaktuar fillesat e këtij dimri, kanë qenë në qendër të diskutimeve të një mbledhjeje të fundit të saj. Dhe vendimet e marra parasikojnë nxj­tjen — nëpërmjet mekanizmave ekonomikë më së fundi — e konsumatorëve drejt përdorimit për ngrohje të vajgurit, gazit madje dhe avullit, për të lehtësuar disi kështu, rritjen e “rraskapitutur” elektrik që rrezikon të shkatërrohet. Ka qenë vajguri që është parë si “goma” e shpëtimit të rrjetit të energjisë elektrike nga një black-out total. Për shtuar importet, Qeveria ka vendosur heqjen e akcizave dhe tatim qarkullimin për vajgurin. Veç deri më sot, konsumatorët shqiptarë nuk kanë vuajtur nga mungesa e importeve të vajgurit — në çdo periudhë ato kanë qenë më të mëdha se nevojat e vendit — por nga rieksportimi i tyre te kufijtë veriorë të vendit. Është ky shkaku i një urdhëri të posaçëm të lëshuar nga vetë Kryeministri Meksi. Ai detyron çdo automjeti — deri më sot ka qenë rrjeti automobilistik që është përdorur më dendurisht nga kontrabandistët — që tenton transportin e vajgurit. Për plotësimin e nevojave që zonat veriore kanë për këtë lëndë energjetike, do të përdoret këtë ketë, vetëm linja hekurudhore. Meksi ka kërkuar gjithashtu dhe përforcimin e barrierave kufitare që shërbejnë për bllokimin e kontrabandës në vendet e ish-Jugosllavisë. Po për nxitjen e konsumit të vajgurit, vendimi i Qeverisë parashikon hapjen e shumë pikave ambulante të shitjes së tij si dhe uljen — 8.5 mijë në 4 milje — të rreth 20 mijë sobave me vajguri të importuara nga Gjermania. Nuk është lënë në harresë dhe një rezervë tjetër, gazi i lëngshëm. Krahas heqjes së akcizës dhe tatim qarkullimit për nxj­tjen e importit të tij — që në fakt ishte thuajse i paralizuar — Qeveria nuk ka harruar dhe kënaqjen e interesave të subjekteve që e shis­in atë në tregun vendas, nëpërmjet ndryshimit të çmimit nga 40 në 50 lekë për litër. Ndërkaq, për disa zona e qytete si Bulqiza apo Korça, do të merren masa për realizimin e ngrohjes me avull. Vendimi përfshin dhe masa për prendalimin e humbjeve në rrjetin e energjisë elektrike, të cilat me llogaritjen dalë prej mesatarisht 20 milionë dollarë në vit. Ndër të, përfshihet dhe pajisja me kontatorë elektrikë të mbi 100 mijë familjeve nëpërmjet një projekti që mbështetet nga Banka Botërore. Qeveria aprovoi dhe dhënien e një kompensimi prej 500 lekësh për punonjësit e institucioneve buxhetore, nga 350 lekë që kish qenë deri sot. Ngjarja, e ndodhur vetëm para pak ditëve, ka vënë në lëvizje dhe prokupim autoritetet doganore të Kakavijës. Të siguruar — pas pohimit të doganierit — se vula nuk ishte bërë objekt i një grabitjeje të qëllimshme, por vetëm i një pakujdesie, të gjitha rrufetë e kritikave janë shkarkuar mbi punonjësin e pandërgjegjshëm. Është lajmëruar menjëherë Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë e cila ka dërguar të martën specialistët e saj. Të mërkurën është bërë një tjetër mbledhje ku sërish doganieri fajtor ka treguar se ka humbur pincën e tij ndërsa kishte qenë jashtë zyrës së tij duke kërkuar diçka personale. Një rrëfim ku doganieri nuk është munduar t’i shmanget përgjegjësisë, duke pohuar pakujdesinë e tij. Sinqeriteti, megjithatë, nuk duket se do të mjaftojë për ta shpëtuar punonjësin e Kakavijës. Drejtuesit e tij nuk kanë hezituar që të kërkojnë pushimin e menjëhershëm nga detyra dhe ky ka qenë propozimi që ata i kanë përcjellë dhe Drejtorisë në Tiranë. Tani ende nuk dihet verdikti i kësaj të fundit, por me siguri që edhe nga zyrat e kryeqytetit nuk do të mungojë “ndëshkimi”. Andrea Stefani

Kakavijë, zhduket vula e doganierit

Urdhërohen të gjitha pikat e kontrollit të mallrave t'i ruhen «kodit» të humbur Shqetësimi mbërrin në Tiranë GJIROKASTËR — Shqetësim në doganën e Kakavijës. Njëra nga pikat e pakta që bëjnë vulosjen e mallrave e kamionëve — përgjegjësit në pikat doganore, të tilla ka shumë pak dhe numri i tyre është 2 deri në 3 — ka humbur. Mëgjithë kërkimet e shumta deri tani është mundur të gjendet vetëm fajtori: është njëri prej doganierëve të Kakavijës i cili e ka pohuar vetë faktin që ka preokupuar deri instancat më të larta doganore të vendit. Tashmë në të gjitha pikat kufitare dhe ato të kalimit e kontrollit të mallrave është lëshuar sinjali paralajmërues i shoqëruar me njoftimin për numrin e pincës: të gjitha vulosjet të kontrollohen me kujdes e të bllokohen mallrat që mbajnë kodin e vulës së humbur. “Në këtë mënyrë — shpjegojnë specialistët e doganave — do të evitohet të paktën mundësia e përdorimit të saj për abuzime e fallsifikime”.

Misteri i «Albatros»: pikëpyetje për fatin e një peshkarexhe

Shëngjin: «Conte klandestinë» TIRANË — Ku ka përfunduar peshkarexha “Albatros”? Pyetja ka mbetur deri tani një mister mes Shqipërisë e Italisë. Pronari i saj shkodran ka deklaruar prej kohësh që ajo është mbytur në Bari pas një stuhie, madje që pohen përpjekje për ta nxjerrë atë nga fundi i detit. Ndërkaq, në portin e Barit zyrtarisht nga “Albatros” nuk ekziston asnjë gjurmë që prej marsit të këtij viti. Çështja — megjithëse janë përgjigje të ndryshme — rrezikon të kthehet kështu në një nga misteret tipike të rrugëve detare që përshkojnë hapësirën mes dy brigjeve të Adriatikut. Sinjali i parë për hipotezën e mbytjes së peshkarexhës — të regjistruar në portin e Shëngjinit — u dha vetëm pak ditë më parë nga agjencia zyrtare e lajmeve. Në një korrespondencë të saj nga Lezha, agjencia theksonte se “nga peshkatarë të Shëngjinit pohohet se kjo motopeshkatore ka qenë e bllokuar nga autoritetet italiane në portin e Barit”. Në këtë njoftim është shfaqur për herë të parë edhe emri i pronarit, Xhafer Kraja nga Shkodra, i cili ka deklaruar: “gjatë një stuhie anija është përplasur në portin e Barit dhe është mbytur. Deri tani kanë dështuar përpjekjet për ta nxjerrë”. Në Shëngjin i tregojnë Gazetës Shqiptare gjithshka ditët zyrtarisht për “Albatrosin”. “Ka punuar në Shëngjin rreth tetë muaj — ka thënë Dilaver Nazeraj, Kapiteni i Kaptinerisë së portit të vogël verior — herën e fundit është larguar nga Shëngjini me datën 27 mars 1994, rreth orës 14 ... Ka pasur me vete 800 kilogram peshk. Që atëherë nuk Kapitenërisë së portit të vogël verior — mars 1994, rreth orës 14 e 30. Ka patur me vete 800 kilogram peshk. Që atëherë nuk kemi marrë asnjë sinjal zyrtar për fatin e mjetëshëm të saj”. Këtu si kapiten është regjistruar Dragan Paulovic që ka deklaruar kombësi kroate, ndërsa zëvendës i tij është shkodran. Pikërisht këtu dalin papritur hollësi të reja që hedhin dritë mbi fatin e “Albatros”. Komandanti i pikës së kalimit të kufirit në këtë port, Feim Hoxha, deklaron: “Diten e largimit të kësaj peshkareshe kishte të dhëna se ajo kishte klandestinë në bord. Shtafi i policisë së kufirit është dënë menjëherë në ndjekje të saj, madje është gjuajtur edhe në ajër, por ajo ka arritur të dalë në ujërat ndërkombëtare”. Objektivi i peshkarexhës në udhëtimin e saj të fundit është një tjetër mister. Në portin e Barit ajo është regjistruar zyrtarisht më 17 mars dhe është nisur prej andej vetëm një ditë më pas. Lajmin e konfirmojnë kapiten Paulumbo, i kapitanerisë së portit italian. Këtë njëjtë e kanë regjistruar një shqiptar, ndërsa Dragan Paulovic, marinar. Ku ka qenë anija që nga 27 marsi i kaluar? Përse ekuipazhi figuron njëherë shqiptaro-malazez dhe një herë shqiptaro-kroat? Nëse vërtet anija është mbytur pas stuhisë në Bari, si është e mundur që autoritetet italiane këtë nuk dinë gjë për aksidentin dhe aq më tepër për përpjekjet për ta nxjerrë atë? Ndoshta vetëm dëshmitë e ekuipazhit do të jenë në gjendje të sqarojnë pikëpyetjet e shumta të kësaj ndodhie detare. Deri tani çdo përpjekje e jona për të folur me marinarët dhe pronarin e “Albatros” ka rezultuar pa sukses. Fatos Baxhaku Irfan Rama Fotografi e një peshkarexhe në port.

Zbulohet një bandë grabitësish të rinj

Durrës, ndalohen 10 pjestarët Midis tyre edhe një polic nga Fieri Durrës, ndalohen 10 pjestarët Zbulohet një bandë grabitësish të rinj Midis tyre edhe një polic nga Fieri DURRËS — Përfundon në qelitë e Komisariatit të Policisë së Durrësit një bandë prej dhjetë të rinjsh 20-vjeçarë, të gjithë akuzuar për vjedhje. Dhe midis tyre edhe një punonjës i Policisë Kriminale të Fierit. Ndalimi i bujshëm është bërë menjëherë pasi pjesëtarët e kësaj bande kishin çarë mbulesën e një automjeti — të një shtetasi turk — duke marrë prej andej gjithçka nga pajisjet elektronike “Samsung”. Sipas konfirmimeve nga Komisariati i Policisë, Durrës, ndalimi i dhjetë të rinjve është bërë vetëm pak orë pasi ata kishin kryer këtë grabitje. Ndërkohë që nga kontrolli i banesave të tyre janë zbuluar edhe mjaft sende të tjera, të cilat dysho- hen se janë grabitur në kohë dhe vende të ndryshme. Dhe ka qenë ndoshta vetëm kjo “hollësi” që i ka detyruar specialistët e hetimit, të mend- dojnë se dhjetë të rinjtë — tashmë në gjendje ndalimi — i përkasin një bande të organizuar, e cila kish kohë që vepronte nëpër qytetin e Durrësit. I vetmi fakt ende i mistershëm — ndoshta për shkak të hetimit — është ai i pjesëmarrjes së punonjësit të Policisë kriminale të Fierit dhe lidhja e tij me bandën e grabitësve durrsake. Sidoqoftë dhjetë të rinjtë ende janë vetëm persona të akuzuar dhe tashmë do të jetë organi i Prokurorisë, ai që do të vendosë përfundimisht për fatin e tyre, sikurse edhe për vetë ndriçimin e së vërtetës. (Gë. To.)

«Black out» në haur: vidhet delja e vetme

Jashtë loje «sistemi i alarmit» LEZHË — Mungesa e korrektësit ka krijuar kushte të favorshme edhe për vjedhësit, madje edhe atë ku sistemet e alarmit janë nga më origjinalet. Nga një ikje e zakonshme dritash e ka pësuar një qytetar nga Lezha. Ndonëse dëmi që ka pësuar ka qenë vetëm një dele, ai ka mbetur më tepër i zhgënjyer nga “semobilizimi i sistemit të tij të alarmit”. I lodhur nga netët e kaluara pa gjumë me ruajtjen e deleve, A.M. ka vendosur më në fund të bëjë një “shpikje” për ta kuruar një “sistem alarmi” elektronik. Dalia e një deleje në kasollen e tij do ta vësh në mendje alarmin në kasollen e A.M. Kështu, hajduti ka mundur të hyjë, për pak kohë, pa u parë dhe të dalë me një dele të vetme, e cila nga funksioni duhej ta zgjonte. Për më tepër sistemi edhe në ha[k]ur. [Caption] prej ikjeve të shpeshta të korentit në Lezhë. Delja ka dëmtuar kushtet e saja ku sistemi i alarmit ka mbetur pa ushqimin — nuk funksionon — nuk funksionon fare. (Ir. Ra.)

DJE NË SHQIPËRI

Serreqi kthehet nga kurimi i gjatë Është kthyer në gjendje të përmirësuar shëndetësore — pas një kurimi shumëvjeçar në SHBA — ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Alfred Serreqi. Burime familjare pohuan për Gazetën Shqiptare se Serreqi tashmë ndjehet më mirë dhe pas disa ditësh mund të hyjë sërish në zyrën e tij. Lideri i diplomacisë shqiptare, pasi ishte ftuar në një mbledhje të radhës në OKB, kish përjetuar një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore, çka e kish detyruar atë që për disa kohë të qëndronte larg obligimeve diplomatike. Krujë, 25 vjet burg për një vrasje Ka përfunduar me 25 vjet burg, gjykimi i Naxhir Bregmes, i akuzuar për vrasjen e 27 dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas hetimit gjyqësor 33 vjeçari Rama — nga fshati Burizanë — kish vrarë për hakmarrje bashkëfshatarin e tij, Riza Leka. Një histori — siç u përmend edhe nga ngjarjet — kish nisur qe para tetë muajsh, kur një nip i viktimës Leka kish vrarë të jatën e të akuzuarit, 76-vjeçarin Ahmet Brema. Sipas vetë të pandehurit — që e ka pranuar aktin e rëndë — kjo vrasje nuk ish kryer për motivin hakmarrës, por vetëm si një vetëmbrojtje. Ndërsa për gjykatësit gjyqësorë, i pandehuri në 25 vjet burg do të jetë.

NE BRENDSI

Ebola: virusi i ri vdekjeprurës Në faqen 2 Të burgosur shqiptarë arratisen nga Greqia Në faqen 2 Bie ndjeshëm transporti i mallrave Në faqen 3

Bli dhe shes

KË NDONJË GJE PËR TË SHITUR? KE NDONJË GJE PËR TË BLERË? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgojema shënimet që më të gjata se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264. Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën.