05/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 gusht 1994

Ja dokumenti mbi Nanon

Në Gjenevë presin përgjigjet Përmbajtja e raportit «konfidencial» aprovuar nga Komiteti ndërkombëtar CARLO BOLLINO GJENEVË — Një kërkesë për sqarime drejtuar autoriteteve shqiptare mbi dyshimet e procesit gjyqësor dhe atë të burgimit të Fatos Nanos dhe asnjë lloj gjykimi politik: është kjo ajo që përmban në dokumentin «konfidencial» të aprovuar ditët e kaluara nga Komiteti i të Drejtave njerëzore të parlamentareve, këtu në Gjenevë, dhe që deri në këtë moment nuk është bërë akoma e njohur publikisht. Dokument që përmban një deklaratë të rezervuar mbi çështjen e liderit të Partisë socialiste, që Komiteti zviceran ka filluar të shqyrtojë më 12 prill, dhe mbi të cilën, do të kthehet për ri-shqyrtim vetëm në shtator. Me këtë rast, gjatë mbledhjes që do të mbahet në Kopenhagën, autoritetet ndërkombëtare do të vlerësojnë përgjigjet e marra nga Tirana dhe do të vendosin nëse do të mbyllin çështjen apo do ta marrin përsëri në shqyrtim para Këshillit Ndër-parlamentar. Por çfarë është shkruar në këtë dokument, mbi të cilin kanë qarkulluar shumë hipoteza por asnjëra s’është e sigurt? Këtu në Gjenevë saktësojnë që relacioni është «konfidencial», por në ambientet gazetareske diçka është arritur të zbulohet. Anëtarët e Komitetit vënë re, mbi të gjitha shumë kontradita midis deklaratave të dhëna nga burime jozyrtare nga njëra anë dhe informacioneve të komunikuara nga autoritetet zyrtare nga ana tjetër. Që këtu — shkruhet në dokument — del nevoja e sqarimeve të mëtejshme. Një takim i Komitetit i Gjenevës kërkon të njohë nga autoritetet shqiptare në se Fatos Nanos i është bërë e mundur leximi i gazetave, dhe në se ka mundësi të vizitohet nga familjarët e të kryejë ai vetë takime. Sipas një denoncimi që ka ardhur në Gjenevë — në fakt — Nano «nuk shikon familjen e tij në burg edhe për dy ose tre muaj me radhë, sepse leja që duhet t’u lëshohet familjarëve nga autoritetet gjyqësore nuk jepet rregullisht». Një fakt ky, që Komiteti i Gjenevës kërkon të verifikojë. Një tjetër informacion i kërkuar nga Komiteti është gjendja shëndetësore e Nanos dhe mundësitë reale për kurim. Së fundi kërkohet sqarime mbi parashikimin e limitit të tij apo me mundësitë e rishikimit të procesit. Natyrisht duhet të saktësojë, më ç’ky dokument është aprovuar, para se Gjykata e Kasacionit të Tiranës, të konfirmonte dënimin e vendosur nga gjykatësit e Apelit. Rrethana kjo, që mund të ndryshojë gjendjen e burgut. Një fakt që, nëse Komiteti i Gjenevës kërkon të verifikojë. Duke falenderuar Presidentin e Parlamentit shqiptar «për bashkëpunimin e tij», Komiteti i Gjenevës shkruan se «shpreson se informacionet, që do të merren me këtë rast të shërbejnë për të sqaruar çdo dyshim dhe kështu të mos dalë e nevojshme paraqitja e çështjes para Këshillit Ndër-parlamentar me një raport publik të shoqëruar me një skemë rezolute». Dokumenti mbyllet me angazhimin që do të vazhdojë studimin e kësaj çështje në mbledhjen e ardhshme të Kopenhagënit që do të mbahet në mes të shtatorit. Vëzhguesit politikë dhe ata ndërkombëtarë këtu të kuptohet se në dokument nuk i referohet asnjëherë «të burgosurit politik ose procesit politik», por thjesht «minister Nanos» (dokumenti është i shkruar në anglisht). Dhe kjo ka shumë të ngjarë të ketë humbur shpresat e atyre që besonin se do të njihen, në çështjen gjyqësore të skandalit të ndihmave, një përmbajtje politike, që, në fakt, edhe në Gjenevë deri tani është injoruar. «Çështja Nano», me pak fjalë mbetet një çështje gjyqësore që ka të bëjë me një personazh politik.

Për «Omonia» Republika të ashpra mes Tiranës e Athinës

Për «Omonia» Republika të ashpra mes Tiranës e Athinës TIRANË — Shpërthejnë përsëri polemika mes Greqisë dhe Shqipërisë. Çakmimi i datës së gjykimit për ekspeditën e organizatës minoritare «Omonia», të akuzuar për tradhëti ndaj atdheut dhe për veprimtari në favor të shërbimeve sekrete të vendeve të huaja, ka shkaktuar edhe një herë reagimin e Athinës. Në një deklaratë zyrtare zëdhënësi i Qeverisë së Papandreu, Venizellos, kishte protestuar ashpër ndaj akuzave të cilat ai i konsideroi «të pamë themelta». Deklarata e Athinës është lëshuar në një kohë kur në Greqi — siç ndodh zakonisht në të tilla raste — çështja e jashtme minoritare e arrestuar ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në shtyp e në opinionin publik. Personazhe publike dhe fetare greke ishin përfshirë në kritikat që lëshohen ndaj Tiranës si «shtypëse të drejtave legjitime të grekëve». Është kundërpërgjigjur menjëherë diplomacia shqiptare. Në një deklaratë të veçantë, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare i konsideroi shpërthjet e përdorura nga Venizellos si «ndërhyrje brutale e të papranueshme në punën e organeve të drejtësisë» dhe të punëve të brendshme të Shqipërisë. Zëdhënësi shqiptar deklaroi, nga ana tjetër, se Tirana shpreson që kjo çështje të mos ketë prirje të qëndrueshëm në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe se ky proces nuk e implikon aspak minoritetin grek në tërësi.

Greva e gazetarëve: Qeveria kundërshton

Sot dita e dytë e protestës së shumë organeve Greva e gazetarëve: Qeveria kundërshton «Ndoshta ulim vetëm taksat doganore mbi materialet tipografike» TIRANË — Qeveria i është përgjigjur ashpër kërkesave të gazetarëve grevistë. Duke i cilësuar ato si «krejtësisht të papranueshme dhe të bazuara në nashtrimin dhe hipokrizinë e vjetër socialiste të shoqërisë socialiste pa taksa», zëdhënësi i Qeverisë Meksi ka lënë të kuptoje menjëherë se ajo është e prirur të zbatojë vetëm njërën prej tyre, uljen e tarifave doganore për të gjitha materialet tipografike. Në përgjigjen e të njëjtës ditë, gazetat greviste e kishin quajtur “diskriminim” ekzistencën e taksave “absurde” dhe “indiferent” qëndrimin e Qeverisë ndaj një problemi të bërë të njohur prej kohësh. Hapi i Qeverisë ishte shoqëruar më parë me kontaktet e para mes disa redaksive në grevë dhe ekspertëve të Ministrisë së Financave, të cilët janë ofruar për njohjen e problemeve. “Një qëndrim i çuditshëm — deklaroi një nga krerët grevistë — problemet tona ne i kemi bërë të njohura me kohë”. Është pikërisht kjo Ministri që pas ndryshimit të Presidentit Berisha ka marrë në shqyrtim problemin. Pavarësisht nga kjo, qëndrimi i prerë i gazetarëve grevistë nuk ka ndryshuar. Të mërkurën — sipas burimeve zyrtare — janë bashkuar me grevistët edhe dy organe të tjera: “Balli i Kombit” dhe “E djathta”, ndërsa nuk kanë munguar edhe solidarizimet individuale. Një hap tjetër, sipas grupit grevist, ka nëndërmarrë disa gazetarë të stafit të Alternativa SD. Është vendosur tashmë edhe kohëzgjatja e protestës së gazetarëve. Pas një diskutimi në komisionin drejtues, është vendosur që të dielën gazetat të jenë në shitje. “Megjithatë vendosëm që gazetaret të jenë në shëtije. “Megjithatë vendosëm që gazetat të jenë në shëtije. “Megjithatë vendosëm që gazetat Ndoshta është vendosur që të dielën grevë duhet ulur në bisedime”. Rakipi ndërkaq e mohon faktin se Republika është në grevë: “Kam marrë konfirmime nga gazetaret e mi se një gjë e tillë nuk është vendosur”. Kritika mbi organizimin e grevës kanë ardhur edhe organi i Sindikatave të Pavarura. Arben Bllaci, Kryeredaktor i Sindikalistit, shpreh rezervat e tij: “Me kërkesat sigurisht që jam dakord, por kam rezervat e mia për mënyrën si u organizua greva, tani në përputhje me ecurinë e saj do të vendosim edhe ne”. Kështu vazhdon mes polemikash të ashpra një grevë krejt e veçantë, ajo e gazetave, që ndoshta do të vazhdojë edhe për disa kohë të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit. Fatos Baxhaku është arritur të zhbulohet. Anëtarët e Komitetit vënë në ... mbi të gjitha shumë kontradiktë midis deklaratave të dhëna nga burime Joz- ... fare nga njëra anë dhe informacionet e komuni- ... nga autoritetet zyrtare nga ana tjetër. Që këtu — në Gjenevë — në fakt — Na- ose tre muaj me radhë, sepse le- ... duhet t’u lëshojë ... mijëra nga autoritetet gjyqësore nuk jepet rregull- ... sitë e rishikimit të procesit. Natyrisht duhet të saktësoj- ... me ky dokument ishte mund të ndryshojë gjendjen e bur- ... një përmbajtje politike, që, në fakt, edhe në Gjenevë de- ... r çështje-gjyqësore që ka të bëjë me një personazh politik. ... në çështjen gjyqësore të skandalit të ndihmave, në heshtje shqiptare të mos ketë veprim e implikon aspak minoritetin grek në tërësi. një diskutimi ... ... të dhënat edhe solidarizimet individuale. Një hap tjetër i rëndësishëm gazetares, ... ... cilës figuron në deklaratën e saj entjes — i përsakthyer nga greva, tani në përputhje me grevën e saj do të vendosim edhe në”. Kështu vazhdon mes polemikash të ashpra ndërmjet të vëmendjes së opinionit. Fatos Baxhaku

LEZHË, CAKTOHEN SIPËRFAQE PËR SHPËRNGULJEN E POPULLSISË VERILINDORE

— Janë caktuar në Lezhë afro 240 hektarë tokë në të cilat do të vendoset popullsia e disa fshatrave nga zona e Pukës, toka e të cilave është përmbytur nga ujërat e liqenit të Fierzës. Lind në këtë fund një sinjal që shpërngulja e popullsisë verilindore do të mund të jetë e drejtuar dhe e kontrolluar. Tokat e caktuara për familjet e Pukës janë përfituar nga investimet e Ish-Ndërmarrjeve Bujqësore. ENEL DHURON KËMBANA PËR KISHAT — Në Kishën e Dom Lleshit në Lezhë janë montuar këmbanat. Ato janë dhuratë e një prezence italiane, Enel. Kjo shoqëri i ka montuar ato me kontributin e specializuar të saj dhe së ëmës? parashikon që të vendosë të tilla edhe në Kishën e Troshanit po në këtë rreth. NDIHMË NGA KE PËR SHKOLLAT E VENDIT — Komuniteti Europian ka hartuar një plan ndihme për shkollat shqiptare i cili do të fillojë të zbatohet në shtator. Shuma e përgjithshme që do të investohet nga KE për riparimin dhe vënien në eficiencë të disa dhjetra shkollave është 6 milion e 300.000 ECU. Ministri i Arsimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e KE ka përcaktuar tashmë shkollat ku do të fillojë zbatimi i këtij plani. Ato janë Fresku, Surrel, ... Ndërmarrja në rrethin e Fierit, Rrëmulli, Jam Madh, Kurqari, Cerru, Fulgjet, Darës, Bejku i Majtë, Sagdani, Qyral, Pali në Rrethin e Elbasanit. PREZANTOIHEN NË DURRËS POZITAT E NJË 18-VJEÇAREJE — Është prezantuar në Durrës një vajzë për të organizuar në linë? ... Porti? ... poeti i 16-vjeçares Lea Tyl. Pozita e vajzës ... Në fund ... të ... së jetës ... Talenti i Lea ... [pjesë e prerë / e palexueshme]

Vdekje në depon e naftës

Ende mister DURRËS — Mister në kantierin detar të Portit të Durrësit. Një person është gjetur i vdekur ditën e martë në depot e karburantit të këtij kantieri. Trupi i tij, i ndodhur mes cisternave — nga hetimet e para nuk ka rezultuar të ketë qenë i goditur — është zbuluar për herë të parë nga punëtorët ndërkohë që po bënin furnizimin e anijeve. Deri të mërkurën, është mësuar vetëm se ai ishte një punonjës i hekurudhës por nuk janë bërë të ditur të dhënat e tjera. Gjithashtu të panjohura e të pasqaruara kanë mbetur edhe shkaqet e vdekjes së tij.

Lirohet presidenti i «Anonime Kakavijë»

Ish arrestuar para 5 muajsh Gjirokastër, nuk provohet akuza GJIROKASTER — Ka dalë tashmë nga burgu Vasil Naçi, presidenti firmës “Anonime Kakavijë” ose siç njihej ndryshe “Bosi i Vriseraës”. Ditën e martë pasdite, rreth orës 17.00 Naçi, ka lënë pas vetes celulën ku ka kaluar 5 muaj jetë, për t’u rikthyer në jetën normale e pranë biznesit. Mesa duket akuzat që rëndonin mbi Naçin nuk janë vërtetuar, pasi lirimi i tij është bërë pa u nënshtruar më parë një procesi gjyqësor. Megjithatë, ndonëse i ka shpëtuar burgut, atij do t’i duhet të paguajë — sipas të dhënave të para jozyrtare — një sasi të madhe parash në formë dëmshpërblimi ndaj shtetit. Naçi është vënë përballë prangave në fund të shkurtit të këtij viti i akuzuar për krimin e kontrabandës së cigareve. Në të njëjtën ditë me të, ishin arrestuar dhe tregtarë të tjerë si dhe 5 doganierë nga Gjirokastra e Tirana. Menjëherë pas arrestimit, avokati i Naçit kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurimit të marrë nga Prokuroria. Por kjo kërkesë e tij është hedhur poshtë nga Gjykata e Tiranës në ditët e fundit të marsit të këtij viti. Ndonëse tani i lirë, Naçi nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për përfaqësuesit e masmedias në Jug të Shqipërisë. Ra. Ko.

Dy fëmijë mbyten në liqen

CËRRIK — Dy vogëlushe Florida Omari dhe Doriana Çala — përkatësisht 11 dhe 13 vjeç — kanë humbur jetën në ujrat e një liqeni të vogël në afërsi të qytetit të Çërrikut. Dy shoqet ishin zgjuar nga shtëpitë pa lajmëruar prindërit. Dhe besohet se dëshira për “detin” i ka çuar ato drejt fundit tragjik. Disa orë pasi familjet kishin dhënë alarmin për humbjen e tyre, dy trupat e vajzave të vogla u gjetën pa jetë në ujrat e liqenit. Dhe ekspertiza e policisë hedh poshtë versionin e një krimi: Janë mbytur nga dëshira për të notuar. Me.Ki.

Masakër mbi shalqinjtë e kryeplakut

REALITET KURSIV KAVAJË — Ka qenë një atentat i vërtetë ndaj një kryeplaku në Luz të Madh të Kavajës — fshat me pesë hektarë shalqinj... KAVAJË — Ka qenë një atentat i vërtetë ndaj një kryeplaku në Luz të Madh të Kavajës — fshat me pesë hektarë shalqinj. Një person i panjohur e kanë dëmtuar rëndë kryeplakun e fshatit. Sulmi është bërë në pikën më të dobët që ka çdo fshatar: në pronën e tij. Personi ende i panjohur kanë shkatërruar barbarisht të gjithë shalqinjtë e pritur për t’u ... një sipërfaqe prej dy dynymësh të mbjellë. “Dy milion lekë u detyra të humbura në një natë”, ka humbur naftari i kishte? [pjesë e paqartë] ... Por shkatërruesit nuk janë mafiozë vetëm me kaq. Një mulltar bari — ushqim i destinuar për lopën gjatë dimrit — është përfshirë në të njëjtën kohë nga flakët e zjarrit. Ende nuk dihen ç’i ka shtyrë agresorët misteriozë në këtë veprim ekstrem. Ata kanë vepruar duke shfrytëzuar errësirën e natës dhe gjumin e thellë të fshatarëve të lodhur nga punët në vapë. Kryeplaku i alarmuar nga drita që lëshonte mullari në flakë ka lajmëruar policinë. Por deri tani çdo kërkim ka qenë i kotë. Nuk ka ndihmuar madje edhe qen i ndjekjes, i cili ka nuhatur më kot në grumbullin pa vlerë të shalqinjve të dëmtuar.

Vdes në pus duke kërkuar ujë të pijshëm

Elbasan — Thatësira i mori jetën. Nuri Çala nga fshati Mollas, i ish futur në fund të pusit të shtëpisë uji të cilit kish shterruar për shkak të vapës së nxehtë. Befas ka ndjerë mungesë në frymëmarrje. Thirrjeve për ndihmë të 20 vjeçarit Çala, iu është përgjigjur fqinj i tij V. Zdrav a. Me shpejtësi ka zbritur në fund të pusit por ka pësuar të njëjtin fat: është asfiksuar nga mungesa e oksigjenit. Ishte vetëm një ndërhyrje rastësore o disa persona të tjerë që mundësoi nxjerrjen e dy të asfiksuarve në sipërfaqe. Por ndërsa vazhdon të degërdet në spital, për Çelën ndihma mbërriti mjerisht shumë vonë. Të gjitha përpjekjet e mjekëve për ta rikthyer në jetë dështuan. Dhe janë po këta që konfirmojnë: është mbytur e asfiksuar në thellësi të pusit të parë që i mori jetën zoti të [paqartë]. Me.Ki.

NE BRENDESI

Algjeria gjithnjë më e tronditur nga terroristët Vazhdon vala e atentative NE FAQEN 2 Itinerari i helmeve që do të largohen Operacioni i evakuimit me 5 shtator NE FAQEN 3